Vrulli poetik i Zef Serembes
Zef Serembe
1844-1901
Zef Serembja lindi mė 6 mars 1844 nė fshatin arbėresh San Kozmo Albaneze tė Kalabrisė ose Strigari, si i thonė vendėsit, ku zakonet dhe gjuha shqipe janė ruajtur deri sot. Fshati ndodhet mbi njė kodėr tė veshur me vreshta, me portokalle dhe limonė, me pamjen e detit Jon nga lindja. Kjo natyrė e ėmbėl dhe e ashpėr, qė tė kujton deri diku Shqipėrinė, u bė njė element me rėndėsi i veprės sė poetit. Personaliteti i Serembes si krijues u formua nė vitet e zjarrta tė lėvizjes kombėtare italiane tė viteve 1848-1860, ku i ati mori pjesė aktive, aq sa u dėnua me vdekje nė mungesė nga qeveria burbone dhe u detyrua tė endej maleve si komit. Ndėrkaq, lėvizja kombėtare nė Shqipėri u fuqizua, u shpeshtuan kontaktet e arbėreshėve me kėtė lėvizje. Edhe Serembja tregoi interes tė gjallė ndaj pėrpjekjeve pėr liri tė vėllezėrve pėrtej detit. Madje, ai ishte i pakėnaqur nga dobėsia e kėsaj lėvizjeje dhe i hodhi shigjeta, satira tė dhimbshme nė vjershėn Vrull. Gjurmė tė thella tė dhimbshme nė shpirtin dhe krijimtarinė e poetit la dashuria e pafat pėr njė fshatare arbėreshe, qė mė vonė kishte emigruar nė Brazil, ku edhe vdiq pas pak kohe. Dėshira pėr tė parė varrin e kėsaj vajze si dhe shpresa qė tė pėrmirėsonte gjendjen e vet ekonomike, e bėnė poetin tė nisej mė 1875 pėr nė Brazil. Pa kaluar as njė vit ai u kthye nė Itali. Por pėrsėri duke mos mundur tė duronte gjatė atmosferėn mbytėse qė sundonte nė Italinė e Jugut edhe pas zhdukjes sė tiranisė sė Burbonėve, poeti u nis sėrish pėr nė Brazil. Aty e mbyll krijimtarinė e tij letrare me dy poezi, qė dėshmojnė se ai nuk e humbi kurrė shpresėn te lėvizja kombėtare shqiptare. Mė 1901 ai e mbylli jetėn nė San-Paolo tė Brazilit, nė njė gjendje ēmendurie.
Zef SEREMBE
KĖNGA E MALLIT
TĖ PARė
Dėgjo, vash, kėngėn e par
qė ta thot njė djal bujar,
Dėgjo, vash kėtė kangjele
qėshtė e butė posi dele.
Njė e djelė ishte pagdhirė
tėrė dritė e gaz tė dlirė.
Dolla jashtė e skish njeri,
kisha helm, jo lumtėri:
E njė vashėzė kėrkonja
po hirplote, siē e donja.
* * *
Mesha e madhe, ja po bie
e nga kisha mėn i shtije;
Dola: vashėzat po vinin.
qetė e lehtė nė kishė hynin.
Asnjė vash smu duk e mirė
e asnjė s m ip dėshirė,
Dhe kjo zemėr psherėtonte,
se nuk gjente kė kėrkonte.
Po kjo zemėr u gėzua
tur njė vashėz u afrua,
Kur te sheshi ajo shkonte,
tėrė sheshi dritė lėshonte.
I shkėlqenin ata sy
qė nuk shihnin as njeri,
Si njė fluturėz e lehtė
vej nė kishė e zhdukej vetė.
* * *
Kur e vrejta, kur e pashė,
Sa e bukur! sakaq thashė.
Qė ahere spat pushim
ky i mjeri shpirti im.
Ditė e natė un e kujtonj,
nat e ditė e dėshėronj;
Posi hije pas i rri,
e vėshtronj me dashuri,
Kur mė sheh e mė ve re,
ndjej tė madhe njė hare.
Kur mė flet e mė shikon,
zemrėn njė shigjet ma shpon.
E kur vjershėn ajo shtije
duket se mė vjen tė bije!
* * *
E kur gjumi pra mė zė
unė nė paqe smund tė flė:
Me at sy n ėndėrr mė rri,
qė tė fshehur kan magji.
Se mdo fort ajo mė thotė
edhe nxjerr dy pika lotė:
E tek veshi mė rrėfen
se sa mall pėr mua ndjen.
Asaj dorėzėn ja ngas,
buz mė buzė asaj i flas,
Edhe mezin ja shtrėngonj:
duke e puthur un gėzonj.
Pra si nj ėndėr vete e shkon,
po nė zemėr mė qėndron.
Kushedi a mė dėgjove,
mallin tim a e kuptove?
Kushedi tek ti a foli
malli e zemrėn a ta ndolli?
Me gjith zemrėr un t dua,
se fort mė pėlqeve mua.
Ti me mua, vashėz, eja,
se tė dua si veteja.
Tok tė rrojmė te ky dhe
si nė zi e nė hare.
Tok tė rrimė nė rini,
tok edhe nė pleqėri.
MĖ TĖ BUKURĖS
QĖ ĖSHTĖ NĖ STRIGAR
Nga katundi u largova posi i bjerr,
vajta nė luftė e u gjeta i vetmuar:
Atje, larg nga ty, rrinja zemėrējerr,
Midis tė huajve u gjeta i shkretuar:
E zėmra ty keq fort tė dėshironte
Edhe pika mė ra se stė takonte.
Gjaku rridhte nė truall si ujė kroi
Dhe fare jetėn time se mendova,
Mbi mua vapa e madhe e bora shkoi,
Me nxitim tėrė honet i kaptova
Dhe dėnuar si hutaq nė gjithėsi
Pėr ty mendonja plot me dashuri.
Pėrnatė, tash qė u mblodha nė shtėpi,
Te dera jote si bilbili kėndoj.
O faqemollė, o vash me synė e zi,
Ta shkoj jetėn me ty un dėshiroj,
O mollė e ėmėl, qė nė degėz rri,
O gozhdėz ari, qė mė vjen nė gji.
E pse mė bėn tė qaj me psherėtime?
Vėrtet, zemėr nuk ke, o ti moj vashė?
Mbaje, se lule e rrallė ėsht zėmra ime,
Dhe mirė e di se tyja krejt ta dhashė.
Shumė e keqe mė duket mua kjo jetė,
Po jetova pa ty me tė vėrtetė.
O vashėz faqekuqe, qysh aherė
Unė po qaj me lot e me dėnesė,
Se pa ty e ndjej veten krejt tė mjerė,
Nuk di ēėsht paqa dhe po rroj pa shpresė,
Dhe vetėm varri do mė jetė i lehtė,
Kur i harruar do tė jem nė jetė.
Vrull
Zogj tė bukur kėndojnė me hare,
po zemra do tmė plase mua nė gji.
I helmuar e shkoj jetėn te ky dhe,
mėrzitem nė katund, nė vetmi.
Hapet pėrpara meje deti i shkėlqyer,
qė zgjon nė trutė e mi mendime shumė,
e shqetėsimi zemrėn time ējerr,
aq sa vetėm pushoj kur bie nė gjumė.
Arbėri matanė detit na kujton,
se ne tė huaj jemi te ky dhe.
Sa motė shkuan! E zemra nuk harron,
qė nga turku mbetem pa mėmėdhe...
Krijoni Kontakt