Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Sergej Esenin

    Sergej Esenini pėr veten


    Jam njė bir fshatari. Kam lindur mė 21 shtator 1895 nė lokalitetin e Kuzminit tė qarkut tė Rjazanit, po nė gubernėn e Rjazanit.
    Qysh nė moshėn dy vjeē, meqė babai ishte i varfėr dhe kishte shumė frymė nė familje, mė dėrguan te gjyshi nga nėna, i cili ishte mjaft nė gjendje dhe kishte tre djem tė rritur beqarė, me tė cilėt kalova gjithė fėmijėrinė. Dajėt e mi ishin djem ēapkėnė dhe kokėkrisur. Kur u bėra tre vjeē e gjysėm, mė hipėn nė njė kalė pa shalė dhe mė lėshuan revan. Mbaj mend qė u tremba shumė dhe u kapa fort pas jeles sė kalit.
    Pastaj mė mėsuan tė bėja not. Njėri nga dajėt (dajė Sasha), mė merrte nė barkė, mė zhvishte e mė hidhte si kėlysh nė ujė. Unė pėrplasja krahėt si i ēoroditur e i tromaksur dhe, kur mua gati mė mbahej fryma, ai bėrtiste: „Eh kuēkė! S’je pėr asgjė! Fjalėn kuēkė ai e kishte pėrkėdhelje. Mė vonė nė moshėn tetė vjeē, njė daje tjetėr unė i zėvendėsoja shpeshherė qenin e gjahut, duke notuar nėpėr gjole pėr tė kapur rosat e egra. Isha mėsuar pėr bukuri tė ngjitesha nėpėr pemė. Pėr kėtė ua kaloja tė gjithėve. Kur mėllenjat nėpėr mėshtekna nuk e linin ndokėnd tė flinte, unė ngjitesha shpejt dhe merrja ēerdhet. Njė herė rashė, po nuk pėsova ndonjė gjė tė madhe, u gėrvisha pak nė fytyrė e nė bark, po theva njė shtamė me qumėsht qė do t’ia ēoja gjyshit qė po kosiste.
    Midis fėmijėve isha gjithnjė i parė dhe sherrxhi i madh, dhe kthehesha nė shtėpi pėrherė i gervishur. Pėr kėto prapėsira mė bėrtiste vetėm gjyshja, kurse gjyshi mė nxiste nganjėherė edhe vetė pėr sherr dhe i thoshste gjyshes: „Mos e nga moj budallaqe. Ashtu do tė bėhet mė i fortė“.
    Gjyshja mė donte me gjithė shpirt dhe dashuria e saj nuk njihte kufi. Tė shtunave mė lanin, mė prisnin thonjtė e mė lyenin kokėn me vaj, se flokėt e dredhur mezi mė kriheshin. Po edhe vaji s’mė bėnte shumė dobi. Pėrherė bėrtisja e madje edhe tani sikur s’para i pres me kėnaqėsi tė shtunat.
    Tė djelave mė dėrgonin gjithnjė nė kishė dhe qė tė siguroheshin se veja vėrtet, mė jepnin 4 kopejka. Dy kopejka pėr naforė dhe dy pėr t’i hedhur te kondizma e Shenjtorit, po unė paguaja vetėm pėr naforėn, kurse te shenjtori bėja sikur hidhja, po s’hidhja gjė dhe ia mbathja nė varrezė e luaja me kalamjtė.
    Kėshtu mė kaloi fėmijėria. Kur u rrita, donin tė mė bėnin mėsues fshati, ndaj mė shpunė nė njė eminar fetar, pas mbarimit tė tė cilit duhej tė shkoja nė Institutin Pedagogjik tė Moskės. Pėr fat tė mirė, nuk ndodhi kėshtu. Metodika dhe didaktika mė kishin ardhur nė majė tė hundės dhe as doja tė dėgjoja mė pėr to.
    Vjersha kam filluar tė shkruaj herėt, nėntė vjeē, por, me ndėrgjegje tė plotė, krijimtarisė i hyra kur u bėra 16-17 vjeē. Dhe vjersha tė kėsaj moshe i kam botuar nė librin tim tė parė “Pėrshpirtja“.
    Kur u bėra tetėmbėdhjetė vjeē, habitesha pse gazetat nuk m’i botonin krijimet qė u dėrgoja dhe befas ia mbatha nė Petėrburg. Atje nuk mė pritėn keq. I pari qė njoha ishte Blloku, i dyti, Gorodeckij. Kur takova Bllokun, mė rrodhėn djersėt ēurg, sepse pėr herė tė parė po shikoja njė poet tė gjallė. Gorodeckij mė njohu me Klujevin, qė s’ia kisha dėgjuar ndonjėherė emrin. Me Klujevin u bėmė miq tė ngushtė, miqėsi qė e vazhdojmė edhe sot, pavarėsisht se kemi gjashtė vjet pa u takuar.
    Tani ai jeton nė Viterg, mė shkruan se ha bukė me krunde e se ka mbetur pėr faqe tė zezė dhe se i lutet Zotit qė tė mos vdesė me turp.
    Viteve tė luftės dhe revolucionit, fati mė pėrplasi sa andej kėndej. I rashė Rusisė kryq e tėrthor nga Oqeani i Ngrirė i veriut, e deri nė detin e Zi dhe atė Kaspik, nga Perėndimi nė Kinė, Persi dhe Indi.
    Kohėn mė tė mirė tė jetės sime quaj vitin 1919. Atėherė kaluam njė dimėr me 5 gradė temperaturė brenda nė dhomė. S’kishim asnjė shkop dru.
    Nė PKR nuk hyra asnjėherė, sepse e quaj veten shumė mė tė majtė.
    Shkrimtari im mė i dashur ėshtė Gogoli.
    Kam botuar shtatė libra. Tani po punoj mbi diēka tė madhe, tė titulluar „Vendi i horrave“.
    Nė Rusi, kur s’kishte letėr, me Kusikovin dhe Mariengofin i shkruanim vjershat nė muret e manastirit tė Pėrkushtimit, ose i recitonim ku tė mundnim nėpėr bulevard. Amatorėt mė tė mirė tė poezive tona ishin prostitutat dhe banditėt. Me ta ishim miq pėrherė. Komunistėt na urrejnė tmerrėsisht.
    U dėrgoj pėrulėsisht tė fala gjithė lexuesve dhe pakėz vėmendje pėrpara tabelės „Lutem mos qėlloni!“

    Berlin, 14 maj 1922

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    Brisil (08-06-2015)

  3. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    VETEM MES RRAFSHINES SE SHKRETE


    **

    Mos mė shani. Kėshtu erdhi puna!
    S’di me fjalėn tė bėj tregti.
    Po e ndjej tė rėnduar si shumė
    Kėtė kokė me leshrat flori.

    Fshati s’mė tėrheq. Ca mė tepėr,
    As qyteti s’mė josh...Mori fund:
    Do flak tutje gjithēka, do lė mjekėr,
    Si rrugaē do tė bredh nga tė mund!

    Do hedh torbėn nė sup pėrngaherė
    Dhe pėr vjersha mė kokėn s’do ēaj;
    Ku ka kėngė mbi kėngėn e erės,
    Qė harbon nėpėr fushėn pa skaj!

    Erė rrepkash do qelbem e qepėsh,
    Do shfryj hundėt me duar, t’i kall
    Lemeri mugėtirės sė Stepės;
    Si i lojtur, gjithēka do ta tall!

    Dhe do ndihem mė lehtė e mė mirė,
    Kur tufanet tė rri t’i dėgjoj;
    Sepse s’mund, pa kėsi mrekullirash,
    Kėtė jetė mbi dhe ta kuptoj.


    **


    Fati im u vendos. Asnjėherė
    Nė tė dashurat fusha s’do tė kthej.
    Fėshfėritjen e flatrave n’erė
    Tani plepave mė s’do t’ua ndjej.

    Sa s’po shembet, pa mua, shtėpia,
    Qeni plak mė ka ngordhur. Ē’tė pres?
    Me sa duket e tha perėndia
    Nėpėr udhėt e Moskės tė vdes.

    Mė pėlqen ky qytet i pėrbaltur,
    I mufatur, i mplakur disi,
    qė Azia kupolat e larta
    Ia ka ngjyer gjithkund me flori.

    Kurse natėn, kur hėna ndrit natėn,
    Me ē’djall drite, e di veē ajo,
    Te rrugicė e tavernės hedh hapat,
    Sepse shpirti tavernė veē do.

    Dhe nėn duhmėn e saj, gjersa gdhihet,
    U kändoj, gjithė dhembje nė gji,
    Prostitutave vargjet e mia,
    Me banditėt tek dėndem e pi.

    Zemra dridhet e rreh flakė e ndezur.
    Rrumbull krejt nis pėrēart edhe flas:
    „Jam si ju edhe unė, o vėllezėr,
    S’kam ē’tė bėj, tani s’kthehm dot pas!”

    Sa s’po shembet, pa mua, shtėpia,
    Qeni plak mė ka ngordhur. Ē’tė pres?
    Me sa duket, e tha perėndia
    Nėpėr udhėt e Moskės tė vdes.




    **


    Ē’mė mundon me freskinė tėnde
    Dhe pse pyet sa vjeē jam vėrtet?
    Kam nė shpirt njė lėngatė aq tė rėndė,
    Saqė ndihem njė i verdhė skelet.

    Djalė fshati, njė herė e njė kohė
    Endėrroja mė tym se njė ditė
    Do tė bėhem i pasur, i njohur,
    E rreth vetes do mbledh dashuritė.

    Po, i pasur u bėra, dhe tepėr.
    Njė cilindėr qė kisha s’e kam;
    Prej kėmishės, njė gjoks mė ka mbetur
    Dhe potinjat s’mė kanė as taban.

    Edhe fama mė poshtė s’mė bie:
    Nga Parisi nė Moskė, emri im
    Zbatharakėve tmerrin u shtie,
    Si njė sharje plot mllef e pėrēmim.

    Dashuria? Ē’mė vjen pėr tė qeshur!
    Ti mė puth: akull unė, akull ti.
    Njenja ime, pėr dreq, ėshtė rreshkur,
    Ndenja jote tė ēelė nuk di.

    S’ėshtė ende kohė e brengės pėr mua,
    Po edhe nė ardhtė, aspak s’mė mjeron!
    Mė i florinjtė se leshrat e tua,
    Ndėr bregore laboti zhurmon.

    Ah, nė atė zhurmėrim sikur t’isha,
    Si njė herė e njė kohė, dhe sot,
    si ēunak, nė padi tė humbisja,
    T’ėndėrroja mė tym ashtu kot.

    T’ėndėrroja, po veē diēka tjetėr,
    Qė as toka, as bari s’e njeh,
    Qė nuk di si ta quash me emėr,
    Se me fjalė dot zemra s’e shpreh.




    LETER NENES

    Gjallė je, nėnoke? Edhe unė
    Gjallė jam. Shėndet mė paē, shėndet!
    Dritė e bėftė krejt kjo mbrėmje e lume
    Izbėn tėnde, qė me mall mė pret.

    Thonė se je ligur e je tretur
    Nga meraku im, po nuk ankon,
    Se, pėshtjellė me njė shall tė vjetėr,
    Fillikate rrugės shpesh kalon.

    Dhe kur mugėtirė e kaltėr bie,
    Njė vegim i zi tė kall ty frikė,
    sikur nė njė sherr diku nė pije,
    Vjen dikush e ma kėput me thikė.

    Kot, e dashur, vuan kaq, besomė,
    Brenga t’i fanit kėto ndėr sy.
    S’jam aq pijanec i lig sa ē’thonė,
    Si do vdes pa tė tė parė ty?

    Unė jam po foshnje, si njė herė,
    Dhe njė shpresė veē ushqej nė gji:
    T’iki nga ky tym e kjo poterė,
    Te shtėpiza jonė aty tė vij.

    Dhe do vij, kur kopshti ynė i bardhė
    Anekėnd tė vishet me blerim.
    Vetėm ti, si tetė vjet mė parė,
    Mos mė zgjo aq herėt nė agim.

    Mos e zgjo atė qė shkrumb iu bėnė
    Endėrrat e moshės plot hare.
    Mė ka vrarė jeta mjaft, o nėnė,
    Dua veē tė shlodhem e tė fle.

    As t’i lutem Zotit mos mė thuaj,
    Si dikur nė t’artėn mituri,
    Ti ke mbetur ngushėllim pėr mua,
    Dritė e parrėfyer, vetėm ti.

    Ndaj merak ti mos m’u bėj aq tepėr,
    Tek e liga mendjen mos e ēo,
    Dhe aq shpesh, me shallin tėnd tė vjetėr,
    Fillikate rrugėn mos kalo.



    **

    Eja, mike, tok tė rrimė,
    Hidhmi sytė drejt nė sy!
    Dua tė dėgjoj stuhinė
    Duke tė vėshtruar ty.

    Kėtė ar vjeshtor nė flokė
    Perėndia ma dha vetė,
    Mbase si shpėtim pėr kokėn,
    Me qė jam ēapkėn vėrtet.

    Fushat, prozhmet plot me fletė
    I braktisa, veē tė vi
    Tė harrohem mes qytetit
    Dhe tė hidhurės lavdi;

    Mendjen ta largoj prej kohės,
    Kur nėn vlugun pranveror
    Dhe nėn kėngėt e bretkocės,
    unė u rrita vjershėtor.

    Te dritaret, panja e blire
    Zgjasin degėt n’atė vend
    Dhe kėrkojnė n’errėsirė
    Gjithė ē’sjellin nėpėr mend.

    Ata s’janė mė nė botė;
    Mbi varrezė, hėnė e zbehtė
    Ndrin edhe „Ky kėnd,-na thotė-
    Pėrngamot dhe juve pret,

    Qė tė dergjeni pa halle
    Nė qetėsi e n’amėshim...“
    Vetėm rruga gjithė dallgė,
    Kujt jeton i fal gėzim.

    Ndaj afrohu, tok tė rrimė,
    Tė vėshtrohemi nė sy!
    Dua tė dėgjoj stuhinė
    Duke tė shtrėnguar ty!

  4. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Dita pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bili99 (11-09-2018),Brisil (08-06-2015)

  5. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    KUR NDIZET FLAKA

    Nga krijimet e hershme



    **

    Pėr qiejt shpirti mall mė ndjen.
    Ai s’banon nė kėto vise.
    Sa mė pėlqen tė shoh ndėr pemė
    Si flakė e blertė nis e ndizet.

    Degėt e trungjeve tė artė
    Njė frymė fshehtėsie i ngroh,
    dhe fjalė e yjeve tė zjarrtė
    Bulon me gjethin nėpėr to.

    Unė e kuptoj gjuhėn e fshehtė
    Tė kėsaj toke. Po s’arrij
    Qė pasqyrimn’ e njė komete
    Nga faqe e ujrave ta fshij.

    Me bishtin nuk arrin dot kali
    Ta fshijė hėnėzėn qė pi...
    Pse s’mbin vėshtrimi ynė vallė,
    Siē mbin qė thellė gjethi i ri!





    LOPA

    Dhėmbėt i ranė dhe brirėt
    Cipėz i vunė nga motet.
    Egėr sillet lopēari,
    Shkopin s’ia ndan nė kullotė.

    Zhurmėn s’e ka mė pėr zemėr,
    Minjtė e bezdisin nė stallė.
    Sjell ndėrmend, e shushatur
    Viēin e vet kėmbėbardhė.

    Erdhėn ia hoqėn nga gjiri,
    Pa iu gėzuar ende;
    Varur nė degėz tė shelgut
    Era lėkurėn ia rreh.

    Befas te grazhdi, si birin,
    Vijnė dhe nėnėn e kapin,
    Lakun ia hedhin nė qafė,
    Zvarrė ia shpien kasapit.

    Brirėt i zhgreu pas toke,
    Palli me zė vajtimtar...
    N’ėndėrr iu shfaqėn korije,
    Fusha, mbuluar me bar.




    **

    Mėshteknėz flokėblerta,
    O gjoks i vashės ti,
    Aq humbur nė mendime,
    Mbi pellgun pse po rri?

    Ē’tė pėshpėrin ty era
    Dhe rėra ē’tė zhurmon?
    Mos krehėrin e hėnės pėr flokėt ėndėrron?

    Tė gjelbėrat mendime
    Ē’trazim t’i ngryska vallė?
    Nė shushurimėn tėnde,
    Njė brengė ndjej, njė mall.

    „Kėtu, - o mik i dashur,-
    Mė thotė ajo dhe fshan, -
    Nėn yjtė e natės sonte
    Erdh qau njė ēoban.

    Dhe hėna shtroi hijet,
    Blerimin rreth ndriēoi...
    Ah, gjunjėt e zbuluar
    Ai seē m’i pushtoi.

    Dhe, pėrmes shushurimash,
    mė tha me zjarr nė gji:
    -Shėndet, gjersa tė kthehen
    Kojrillat pėrsėri!“

  6. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Dita pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bili99 (11-09-2018),Brisil (08-06-2015)

  7. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    JO ME KOT DY SY ME HODHEN CIKE

    Nga motivet persiane



    **

    Qė tė jesh poet, kjo do tė thotė
    Tė plagosėsh vehten kurdoherė
    Dhe, me gjak tė ndjenjave tė tua,
    ti nė shpirt tė ledhatosh tė tjerėt;

    do tė thotė qė tė thurėsh kėngė
    Vetėm pėr hapsirėn qė njeh mirė.
    Njė avaz kėndon poet – bilbili,
    Ndaj ai s’e ka aspak vėshtirė.

    Edhe kanarina qaramane
    Ka njė zė tė stisur, qė tė ēmend.
    Merrja si bretkosė, po tė duash,
    Veē ama kėndo me zėrin tėnd.

    Nė Kuran, me hile Muhameti
    Urdhėroi tė mos pihet kurrė;
    Ndaj paprerė kupa zbraz poeti,
    Gjithsaherė heq nė shpirt torturė.

    Edhe kur te mikja shkon poeti
    Dhe nė shtrat i gjen ndonjė dashnor,
    Dashuri’ e jetės i mban dorėn,
    Thikė ai nuk ngul nė kraharor.

    Tym prej xhelozisė, del e ikėn
    Dhe ia merr me vėrshėllimė e thotė:
    „Qėnka shkruar qė rrugaē tė vdiskam.
    Ja qė ndodhka edhe kjo nė botė“.





    **

    Duart e sė dashurės, dy mjelma
    Kredhur nė ar tė flokėve tė mi.
    Anekėnd nė kėtė botė njerėzish,
    Kėnga s’ka mbarim pėr dashuri.

    Dikur edhe unė kam kėnduar
    Dhe sėrishmi shpirti mė kėndon;
    Fjala vlagė merr nė kraharuar
    E ndėr vargje ėmbėlsisht buron.

    Po kur shterr kjo vlagė krejt, dhe zemra
    Mbetet si njė shkėmb floriri i shkretė,
    Vetėm hėnė e Teheranit kėngės
    S’mund t’i japė ngrohtėsi dhe jetė.

    Unė s’di si do mė vejė halli:
    Do mė djegė Shaga shkrumb e hi,
    Apo, kur tė plakem, i pėrmallur
    Do kujtoj ē’kėndova nė rini?

    Ka njė ēap tė tij sikush nė botė,
    A diēka qė na pėlqen vėrtet.
    Njė persian, qė kėngės keq ia thotė,
    Kurrė nga Shirazi s’mund tė jetė.

    Sa pėr mua dhe pėr kėngėn time,
    thoni vetėm kaq: do kish krijuar
    Kėngė mė tė mira, plot kumbime,
    Nga dy mjelma po tė kish shpėtuar.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    Brisil (08-06-2015)

  9. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    MIKU IM I SHTRENJTE, LAMTUMIRE!


    **

    Puthmė, moj e dashur, puhtmė,
    Gjer nė dhembje, gjer nė gjak.
    S’e duron dot ftohtėsirėn
    Zemr’e ndezur zjarr e flakė.

    S’ėshtė kupa e pėrmbysur,
    Mes gazmorėve, pėr ne,
    Ti njė gjė kupto, moj mike:
    Veē njė herė rron mbi dhe!

    Shih nė mes tė errėsirės
    Hėnėn, qė shkėlqim vėrshon:
    Sikur tė ish njė korb i verdhė,
    Pėrmbi tokė fluturon.

    Puthmė de! Se kalbėsia
    Kėngėn time ma kėndoi;
    Ka tė ngjarė qielli sipėr
    Fundin tim parashikoi.

    Eh, moj forcė qė venitesh!
    Do tė vdes, kjo s’ka dyshim!
    Vetėm dua t’i puth mikes
    Buzėt, gjer nė fundin tim.

    Qė pa turp edhe pa drojtje,
    Embėlsisht kur t’ėndėrroj,
    Tok me shushurima vishnjesh,
    „Jam e jotja“ tė kumbojė,

    Qė si shkuma pėrmbi kupė,
    Drita mos na shuhet ne,
    Ndaj kėndo, moj mikja ime:
    Veē njė herė rron mbi dhe!




    **

    Fishkėllin era, erė e argjendtė,
    Nėn tė mėndafshin zhurmim tė dėborės.
    Hera e parė qė kaq me vėmendje
    Vehten po shoh, si nė shputė tė dorės.

    Tutje dritares, veē lagėshtirė.
    Unė s’mėrzitem. Brenga mėu shua.
    Ndonėse mė rrodhi aq e vėstirė,
    Jetėn e desha, prapė unė e dua.

    Sa shoh njė femėr pakėz lozonjare,
    Dridhem i tėri, ethet mė kapin!
    Sa shoh njė trojkė, lėshohem pėrpara,
    lart i kėrcej e nuk di ku mbaj vrapin.

    O lumturi, o gėzimet e mia!
    Toka dhe vetė i do njerėzit tė lumtur.
    Kush gjithė dhėmbje qan si fėmia,
    Duket, jo larg, njė gėzim e ka humbur.

    Jeta do marrė ashtu si tė vijė,
    Lehtė dhe thjeshtė, pa vrarė fort mendjen,
    Ja pse, ēapkėne, tej mbi korie,
    Fishkėllin era, erė e argjendtė.





    **

    Endėrronjės unė jam, qė territ
    Ngjyrėn blu tė syrit e pėrhumb,
    Erdha te kjo jetė si tė tjerėt,
    Tok me ta, t’a shtyj ashtu siē mund.

    Nė tė puth, kėtė shprehi ma quaj,
    S’e kam puthur shumė gjer tani;
    Fije shkrepsesh sikur ndez e shuaj,
    Gjithsaherė flas pėr dashuri.

    „Vdes pėr ty“, „tė dua“, „pėrgjithmonė“, -
    Kurse shpirti thellė asgjė nuk ndjen.
    Po tė rrish e rėmosh pasionet,
    Tė vėrtetėn kurrė nuk e gjen.

    Ndaj s’ngushtohem fort pėr tė kėrkuar
    Zjarr e prush prej teje kot mė kot.
    Ti je njė mėshteknėz e krijuar
    Enkas dhe pėr mua, dhe pėr botė.

    Gjithsesi edhe pse kaq tė afėrt
    Ty tė mbaj e zgjedhėn ta duroj,
    Xhelozi nuk ndjej pėr ty dhe ashpėr
    As qė tė gjykoj e mallkoj.

    Endėrronjės unė jam, qė territ
    Ngjyrėn blu tė syrit e pėrhumb.
    Dhe me ty jam mpleksur si tė tjerėt,
    Tok me ta, ta shtyj ashtu siē mund..




    **


    Shkretėtirė bore. Hėna farfurin.
    Vendi anembanė dergjur nėn qefin.
    Dhe mėshteknat qajnė pyjeve pa jetė.
    Kush kėshtu ka vdekur? Mos vallė unė vetė?




    **


    Mbase vonė, a mbase herėt shumė,
    Ta shkoqis tani kėtė nuk mund,
    Don Zhuan i prapė u bėra unė,
    Njė poet qė era e hedh gjithkund.

    S’di se ē’mė ka gjetur, veē pėrditė,
    Mbi tė tjera gjunjė do mė gjesh.
    Dhe as ndjej mėshirė, as tronditem
    Qė harboj e tradhėtoj kaq shpesh.

    Zemrėn e kapitur kam dėshirė
    Sa mė pak me derte ta mundoj.
    Te kėta sy femrash, qė veē shtiren,
    S’e marr vesh ē’dreqin rri kėrkoj.

    Ndaj mos mė lėsho pėrbuzja ime,
    Mbamė si gjithnjė nė thonjtė e tu!
    Shpirti im ka veē tė ftohta vlime,
    Fėshfėritje jargavani blu,

    Nėpėr tė limontin muzg, ku shquhen
    Si nė mjegull zėrat tej e ndanė.
    Veē liri e ndjenjave paguhet,
    Ndaj prano dhe sfidat, Don Zhuan!

    Por, tek sfidat i pranoj i qetė,
    As qė ndjej ndonjė ndryshim nė gji.
    Shqotėn e kuptoj si maj tė blertė,
    Dhe ēdo dridhje vetėm dashuri.

    Ja se ē’mė ka gjetur, qė pėr ditė
    Mbi tė tjera gjunjė do mė gjesh.
    Lumturi kėrkoj dhe as tronditem
    Qė harboj e tradhėtoj kaq shpesh.





    **


    Miku im i shtrenjtė lamtumirė!
    Ty kėtu nė shpirt tė kam ta dish!
    Fati po na ndan sot pa mėshirė,
    Po diku do shihemi sėrish.

    Lamtumirė, mik, pa fjalė e lotė!
    Vetullat t’i ngrysėsh, s’ke pėrse
    Vdekja s’ėshtė e re nė kėtė botė,
    As tė rrosh nuk ėshtė gjė e re.

  10. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Dita pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bili99 (11-09-2018),Brisil (08-06-2015)

  11. #6
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Pershendetje Dita

    Te faleminderit Dita qe i solle ketu,dhe dua te shtoj se desha ti sillja dhe une sepse sapo me erdhen,po jo te tera.
    Te flm dhe njehere!

  12. #7
    Dita bashkohem me Lotin flm qe e solle ne forum. Esenini eshte nje nga poetet qe gjithmon e lexoj me deshire
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  13. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    firmos peticionin e falenderimit.
    shijoj ne shijen tende ngjashmerisht.
    (pra me pelqeu shume perzgjedhja)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  14. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    shume bukur.

    Dita ...rrofsh per lodhjen qe i solle keto xhevahire ketu.

    Nuk do ish keq te vesh dhe perkthyesin e atyre krijimeve sepse edhe ai ka pjesen e vet te nderit.

    urime!

  15. #10
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Perkthyesi eshte Jorgo Bllaci.
    Ai e ka perkthyer me sakte dhe me plote Esseninin.
    Do i lutesha Dites nese do te kishte mundesi te na postonte poezite "Leter nga nena" dhe "Tanushja"
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •