Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 43
  1. #21
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    NJERIU I ZI


    Ah, mik, o mik,
    Jam shumė, shumė i vrarė.
    S’e marr vesh nga m’u shpik kjo lėngatė kėshtu.

    S’e marr vesh,
    Fishkėllin nėpär fushėn pa jetė erė e marrė,
    Apo mos, si gjethnaja nė pyll,
    Po mė bie alkooli nė tru.

    Koka veshėt m’i tund,
    Siē i tund zogu flatrat;
    Bėn tė ikė prej qafės,
    S’duron dot aty.
    Njė i zi, njė i zi,
    Njė njeri krejt i zi,
    Sterrė i zi,
    Vjen e m’ulet te shtrati.
    Njė njeri sterrė i zi
    S’po mė lė tė mbyll sy.

    Dhe ky sterrė njeri
    Mban njė libėr tė ndotur nė duar.
    Papo, krrusur mbi mua,
    Si murg mbi dikė nėn qefin,
    Seē fillon mė lexon
    Pėr njė palo rrugaē tė mallkuar
    Dhe nė shpirt mė kall tmerr e mė ngrin.
    Ky njeriu i zi,
    Sterrė i zi!

    “Pa dėgjo, pa dėgjo –
    Nis mė thotė, -
    Te ky libėr ka plot
    Endėrrime dhe plane.
    Ky njeri paska rrojtur
    Nė njė vend tė botės,
    Ku harbojnė gjithkund sharlatanė.

    Dhe, pėr dreq, n’atė vend
    Esht’ e pastėr dėborė e dhjetorit,
    Papo qerthuj gazmoė
    Sajojnė tufanėt atje.
    Ky njeri paska qenė
    Ndėr horrat, mė horri,
    Ndėr ata qė takohen
    Fort rrallė mbi dhe.

    Ish i pashėm,
    Madje dhe poet.
    Mbase pak i fuqishėm,
    Por qė mbresė tė linte nė zemėr;
    Dhe ky quante vashėz fisnike,
    Mikeshėz tė vet,
    Njė dyzet e kusur vjeēe femėr.

    Mendje e shkathėt dhe duar,
    Ja ē’duhet, - thoshte ai, -
    Shpirtrat e plogėt janė fatzes gjithėnjė.
    Tjetėrsohu me gjeste,
    Ja ē’ka mė fort rėndėsi;
    Do tė vuash paksa,
    Por, s’ka gjė!

    Nė shqotė e shtrėngatė,
    Nė thėllimet e jetės,
    Ndėr humbjet e rėnda,
    Kur mezi i mban lotėt,
    Tė shtiresh i qeshur, i qetė,
    Ja ky ėshtė arti m’i lartė nė botė!”

    “O njeriu i zi!
    Mos e zgjat, se durimi m’u sos!
    Ti nuk je polumbar,
    Ndaj tė zhytesh mė tej mos guxo!
    As mė duhet nė qėnkej dikur
    Njė poet skandaloz;
    Gjej tė tjerė e lexoua kėto!”

    Njeriu i zi
    Mė vėshtron gjithė krupė,
    Sytė i bėhen jeshilė prej vrerit,
    Sikur do tė mė thotė
    Se s’jam veē kusar i paskrupullt,
    Qė mendjen rri vras
    Qysh t’i turrem, si brac, ndonjėrit.

    Ah mik, o mik,
    Jam shumė, shumė i vrarė.
    S’e marr vesh nga m’u shpik kjo lėngatė kėshtu.
    S’e marr vesh,
    Fishkėllin nėpėr fushėn pa jetė erė e marrė,
    Apo mos, si gjethnaja nė pyll,
    Mė ka rėnė alkooli nė tru.

    Nata e akullt.
    Hesht udhėkryqi tutje.
    Vetėm fill po qėndroj nė dritorez.
    Mysafirė nuk pres tė mė vijnė.
    Fusha, mbuluar me pluhur gėlqereje tė butė.
    Si kalorės mbi kuaj,
    Drurėt nė kopėsht po rrinė.

    Diku qan njė zog nae i harruar.
    Po trokojnė kalorėsit e drunjtė.
    Pa u drojtur aspak,
    Prpaė njeriu i zi
    Vjen mė rri nė kolltuk i shpenguar,
    Ngre cilindrin paksa,
    Pastaj rendigotin flak.

    “Pa dėgjo, - mė gėrthet
    E mė sheh nė fytyrė,
    Papo duke u pėrkulur,
    M’afrohet mė shumė. –
    Batakēi tė kėtillė
    S’mė ka zėnė syri,
    Qė tė vuajė kot
    Pėr gjumė.

    Ah, dhe mbase gabohem!
    Por, ē’hėnė pėrjashta! Vėshtro:
    I dehuri vallė
    Ē’ dashka ende qė tė kotet?
    Ndoshta, me kofshėt e trasha,
    Fshehtas tė vjen “ajo”
    Dhe ti do tė rrish t’i lexosh
    Ndonjė vjershė tė mekur, plot lotė.

    Milet i lezetshėm poetėt!
    I dua vėrtet! –
    Pothuaj tė gjithė
    Tė njėjtit avaz ia thonė:
    Njė kursanteje, me puēėrza ballit,
    Njė pėrbindėsh me flokė tė gjatė i flet
    Pėr botėra e botėra,
    Kapluar prej epshesh gjithmonė.

    Na ishte dikur nė njė fshat,
    S’mė kujtohet tani,
    Nė njė familje tė thjeshtė fshatare,
    Diku nė Kalugė a Rjazan –
    Nuk e di –
    Njė djalė sykaltėr
    E me flokė si ar...

    Dhe ky djalė u rrit,
    U bė dhe poet,
    Mbase pak i fuqishėm,
    Po mbresė tė linte nė zemėr,
    Dhe quante vashėz fisnike,
    Mikeshėz tė vet,
    Njė dyzet e kusur vjeēe femėr”.

    O njeri sterrė i zi!
    Mysafir shėmtarak!
    Kėtė nam e ke ti qysh prej kohėsh,
    Jo unė!
    Mbushem me mllef,
    Zemėrohem, tėrbohem
    Dhe turinjve
    Ia vesh me bastun...

    Hėna vdiq,
    Kaltėron nė dritorėz agimi.
    Ah, moj natė, moj natė!
    Ē’ishe sonte kėshtu kaq e zhgrryer?
    Vetėm fill rri tani, me cilindėr nė kokė,
    Nė dhomėzėn time.
    Vetėm fill...
    Me pasqyrėn e thyer.

  2. #22
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nga Moska do iki se duhet ikur
    C'dreq me policet e regullon
    per cdo gjestin tim prej pijaniku
    Cohu Sergei,marsh ne Rajon!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  3. #23
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323

    Esenin

    ''AH memedhe, c'u bera qesharak!
    Nje e skuqur me shket faqeve dhe druaj
    T'i flas ndokujt, se s'me kupton aspak...
    Ne vendin tim po ndihem krejt i huaj!''

    C'te besh, atdhe!
    Ketu arriti puna
    Kujtoja se me ty jam shkrire pergjithnje.
    Po sot s'u dashka arti im, as une,
    Me c'po shikoj, tani s'u dashkam me!


    Sa here e kam peshperitur kete strofe, jo rralle edhe denesur si femije, dhe me vinte cudi pse nuk e kisha shkruar un po dikush tjeter, dhe ne nje gjuhe tjeter. Por erdhi nje cast e u kujtova se zhgenjimet e mia i kane perjetuar edhe te tjere, madje dhe ne vendin qe naivet e pandehnin parajsen e rruzullit Jorgo Bllaci (duke perkthyer Rusia Sovjetike te te madhit Esenin)


    Brengosem kur te shoh ne sy
    nga dhimbja zemra s'di te heshte.
    S'ka mbetur me per ne te dy
    Vec bakri i shelgjeve ne vjeshte.

    Te tjera buze, une e di,
    Ta thithen afshn' e perveluar
    Tani rigon vec pakez shi
    Nga shpirti yt pergjysme shuar.

    Po pune e madhe! Frike s'ndjej.
    Diku mendimin duke tretur,
    Nje lloj gezimi prape e gjej,
    Packa se mes batakut mbetur.

    Per buzeqeshje e qetesi
    As e kam ndrydhur jeten time
    pak rruge shkelem kushedi,
    por kemi bere kaq gabime.

    O c'jete qesharake kjo,
    Plot paradokse dhe genjeshtra!
    Varreze kopshti, pa shiko
    Meshteknave u zbardhin eshtrat!

    Ashtu do mbesim edhe ne,
    As do lulojme, as do zhurmojme,
    Kur dimri lule s'ka perse
    Per to te rrime e te vajtojme?



    Mbremja vetullat ngrysi. Se c'kuaj
    Hingellijne n'oborr, por nuk po di
    Dje na humbi rinia, me thuaj,
    Dje u puthem se fundi te dy?

    Trojke e vone, c'gerhet? Me ngadale!
    Jeta jone as la gjurme gjekund.
    Ndoshta neser, ne shtrat te spitalit
    Do te prehem ne paqen pa fund.

    Apo ndoshta papritur do ndihem
    I sheruar e plot gjalleri
    Dhe do rrij te mbaj vesh, gjer te shkrihem,
    Shushurimn'e qershive nen shi.

    Do harroj c'plage zemre me brejten
    keta vite te turbullt stuhish
    O fytyrez, e dashur, e shtrenjte!
    Nder kujtime, vec ti do me ndrish.

    Mund qe neser te dua nje tjeter,
    Po, ta dish, dhe asaj, ore e cast,
    Vec per TY, per mikeshen e vjeter
    i permallur gjithnje do t'i flas.

    Do t'i flas per te bukuren kohe,
    kur ne shkriheshim n'endrra BLU...
    koka ime e krisur, moj koke
    Ku tu shkrep te me shpiesh keshtu?



    C'ke qe me ngerdheshesh? Doren pse ma tund?
    Ty as neper mendje nuk te shkoj gjekund.

    Kam nje mike tjeter, kaq, besoj, e di
    As ti hodha syte, as erdha tek ti

    Dola kendej pari, jo se s;rrija dot,
    Desha vec dritaren te shikoja kot .



    Ti s'me do? S'te dhimbsem sado pakez?
    Nuk ta mbushkam syrin apo si?
    Prapseprap ti ndizesh e merr flake,
    Tek shterngohesh supeve te mi.

    Mike, epsh e tera, lajka s'dua,
    As i vrazhed nuk te sillem dot,
    Vec me thuaj: sa keshtu si mua,
    Puthur e shternguar ke gjer sot?

    Une e di, te gjithe hije u bene
    Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
    Preher pa ulur ti s'ke lene,
    Si po rri tani ne preherin tim.

    Nese keto caste ndonje tjeter
    sjell ndermend ti, syckat tek pulit
    mos pandeh se po merzitem teper,
    Tjeterkend dhe un kam ne shpirt.

    S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte
    po nje flake casti vec ta dish:
    Sic te njoha rastesisht i qete
    "Mirembetsh" do te te them serish.

    Edhe ti do marresh udhen tende
    Do besh pluhur ditet plot merzi
    Vecse mos lakmo ti marresh mendjen,
    Kujt s'ka njohur puthje e dashuri.

    Krah per krah me ndonje tjeter djale,
    udhes kur te shkosh ti, ku ta dish,
    Mbase edhe un do kem dale
    Per shetitje, e shihemi serish.

    Ti me fort pas tjetrit do te ngjitesh
    dhe me kryt ulur ftohtesisht,
    "mirembrema!" do me peshperitesh
    kurse une:'' mirembrema, miss!''

    DHE ASGJE NUK DO TE ME TURBULLOJE,
    S'DO ME DRIDHET SHPIRTI PER ASGJE:
    KUSH KA DASHUR, S'MUND TE DASHUROJE;
    KUSH U DOGJ NJEHER, S'DIGJET ME.


    E fundit dhe my favorite gjithashtu

    Miku im i shtrenjte, lamtumire!
    Ty ketu ne shpirt te kam ta dish!
    Fati po na ndan sot pa meshire,
    Po diku do te shihemi serish.

    Lamtumire, mik, pa fjale e lote!
    Vetullat t'i ngrysesh s'ke perse,
    Vdekja s'eshte e re ne kete bote,
    As te rrosh nuk eshte gje e re.
    LuM i RrEmByEr

  4. #24
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pershendetje Vjosa!

    Per Eseninin eshte hapur dikur nje teme ne te cilen jane vendosur pothuajse gjithe poezite nga vellimi i botuar para disa vitesh ne Shqiperi. Une nje prej kontribuesve te atehershem.

    Moderatorit i lutem te bashkoje temat.



    Per mua me e bukura ajo qe e mban dhe ti per favorite


    Miku im i shtrenjte, lamtumire!
    Ty ketu ne shpirt te kam ta dish!
    Fati po na ndan sot pa meshire,
    Po diku do te shihemi serish.

    Lamtumire, mik, pa fjale e lote!
    Vetullat t'i ngrysesh s'ke perse,
    Vdekja s'eshte e re ne kete bote,
    As te rrosh nuk eshte gje e re.

  5. #25
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    nuk e kam pare ,,,po mua me ra ne dore botimi i tij dhe nuk prita ,, shkrujta disa

    sa bukur edhe ti ate ke favorite ciao
    LuM i RrEmByEr

  6. #26
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anėtarėsuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499
    Dita, shum faleminderit!
    te gjitha keto i rilexova javen e kaluar ne rumanisht por sonte me kane pelqyer me teper se kurre!!!
    edhe njeher...faleminderit

    p.s: preferoni te dyja, te preferuaren time
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    leter nenes ( Sergej Esenin)

    LETER NENES
    Gjalle je, nenoke? Edhe une
    Gjalle jam. Shendet me pac, shendet!
    Drite e befte krejt kjo mbremje e lume
    Izben tende, qe me mall me pret.

    Thone se je ligur e je tretur
    Nga meraku im, po nuk ankon,
    Se, peshtjelle me nje shall te vjeter,
    Fillikate rruges shpesh kalon.

    Dhe kur mugetire e kalter bie,
    Nje vegim i zi te kall ty frike,
    Sikur ne nje sherr diku ne pije,
    Vjen dikush e ma keput me thike.

    Kot, e dashur, vuan kaq, besome,
    Brenga t’i fanit keto nder sy.
    S’jam aq pijanec i lig sa c’thone,
    Si do vdes pa te te pare ty?

    Une jam po foshnje, si nje here,
    Dhe nje shprese vec ushqej ne gji:
    T’iki nga ky tym e kjo potere,
    Te shtepiza jone aty te vij.

    Dhe do vij, kur kopshti yne i bardhe
    Anekend te vishet me blerim.
    Vetem ti, si tete vjet me pare,
    Mos me zgjo aq heret ne agim.

    Mos e zgjo ate qe shkrumb iu bene
    Endrrat e moshes plot hare.
    Me ka vrare jeta mjaft, o nene,
    Dua vec te shlodhem e te fle.-

    As t’i lutem Zotit mos me thuaj,
    Si dikur ne t’arten mituri.
    Ti ke mbetur ngushellim per mua,
    Drite e parrefyer, vetem ti!

    Ndaj merak ti mos m’u bej aq teper,
    Tek e liga mendjen mos e co,
    Dhe aq shpesh me shallin tend te vjeter
    Fillikate rruges mos kalo.

    * * *
    Brengosem kur te shoh me sy,
    Nga dhembja zemra s’di te heshte.
    S’ka mbetur me per ne te dy
    Vec bakri i shelgjeve ne vjeshte.

    Te tjera buze, une e di,
    Ta thithen afshn’ e perveluar.
    Tani rogon vec pakez shi
    Nga shpirti yt pergjysme shuar.

    Po pune e madhe! Frike s’ndiej.
    Diku mendimin duke tretur,
    Nje lloj gezimi prape e gjej,
    Packa se mes batakut mbetur.

    Per buzeqeshje e qetesi
    As e kam ndrydhur jeten time.
    Pak rruge shkelem kushedi,
    Po kemi bere kaq gabime.

    O c’jete qesharake kjo,
    Plot paradokse dhe genjeshtra!
    Varreze kopshti, pa shiko,
    Meshteknave u zbardhin eshtrat!

    Ashtu do mbesim edhe ne,
    As do lulojme, as do zhurmojme.
    Kur dimri lule s’ka, perse
    Per to te rrime e te vajtojme?

    * * *
    C’ke qe me ngerdheshesh? Doren pse ma tund?
    Ty as neper mendje nuk te shkoj gjekund.

    Kam nje mike tjeter, kaq, besoj, e di,
    As t’i hodha syte, as erdha tek ti.

    Dola kendej pari, jo se s’rrija dot,
    Desha vec dritaren te shikoja kot.
    ERIS RUSI

  8. #28
    rrotull asgjekundi
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    61
    faleminderit shume juve

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    PUTHME , MOJ E DASHUR (Sergei Esenin)

    Sergei Esenin

    PUTHME , MOJ E DASHUR

    Puthme moj e dashur puthme
    Gjer ne dhimbje gjer ne gjak
    S’e duron dot ftohtesiren
    Zemra ndezur zjarr e flake

    S’eshte kupa e permbysur
    Mes gazmoreve per ne
    Ti nje gje kupto moj mike
    Vec nje here rron mbi dhe

    Shih ne mes te erresirs
    Henen qe shkelqim vershon
    Sikur t’ish nje korb I verdhe
    Permbi toke fluturon

    Puthme de se kalbesia
    Kengen time ma kendoi
    Ka te ngjare qielli lart
    Fundin tim parashikoi

    Eh moj force qe venitesh
    Do te vdes kjo s’ka dyshim
    Vetem dua t’I puth mikes
    Buzet gjer ne fundin tim

    Qe pa turp edhe pa drojtje
    Embelsisht kur t’enderroj
    Tok me shushurima vishnjesh
    “Jam e jotja” – te jehoje

    Qe si shkuma permbi kupe
    Drita mos na shuhet ne
    Ndaj kendo moj mikja ime
    Vec nje here rron mbi dhe


    Perkthyer nga Jorgo Bllaci
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #30
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Yjet

    Yje te qarte, yje te lartme!
    Cka mbani ne vete, c'fshihni?
    Yje, perqendrim idesh te thella
    Si shpirtin fort ma roberoni?

    Yje te shpeshte, yje te afert!
    Mos cka keni te bukur, siperane?
    Qe me rremben, yje te qiellit,
    Me force diturite ne flakadane?

    Dhe perse keshtu, kur ju shkelqeni
    Mahnitur ne qiell, krahapur n'perqafje?
    Shikoni me kujdes si zemren ma prekni
    Yje qiellore, te largetit yje!
    wrong verb

  11. #31
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Lotet

    Lotet... serish keta lote te hidhur,
    shkreti trishtimi dhe zi.
    Perseri merzi ... dhe endrrat e coptuara
    qe shkojne pambarim ne largesi.

    Cka mandej? perseri kesi tronditjesh?
    Jo, mjaft ... eshte koha per te pushuar
    per te harruar keta tinguj vajtimesh,
    dhe keshtu gjoksi eshte perveluar.

    Kush kendon nen hije ne carshi?
    Zera te njohur po me duken-
    Jane ata lote ... Ata lote perseri
    dhe melankoli per vendlindjen.

    Qenkam ne vendlindjen e shtrenjte
    dhe me lote shkallmoja gjoksin tim.
    Eh, ... me c'duket vetem ne varrin e ftohte
    te harroj do te mundem dhe do fle pa zgjim.
    wrong verb

  12. #32
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260

    Essenini Eshte i Pavdekshem!

    Nga Essenini kane perkthyer Bllaci,Agolli dhe Shehu.

    Ketu kishte perkthime nga Bllaci dhe nga Agolli, keshtu thash te vendos diēka nga Shehu. Per mendimin tim perkthimi i tij tingellon me embel.

    Poezia gjendet dhe me lart e shkruar, versioni i me poshtem eshte i perkthyer nga Agim Shehu.


    Bluzė blu. Sykalter. C`duhet mė pastaj ?
    S`u dhash nje te drejte fjaleve te saj.

    M`u lut qete, e mira:"Ngrica po na vdes !
    Te ndezim ca soben ... te hedhim mbulese...!

    Iu pergjigja qete:" Lart nga qiejt prush
    petale te bardha po na hedh dikush.

    Po ti soben ndize, shtro dyshek, jorgan ....
    Veē pa ty une zemren do ta kem kallkan

  13. #33
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    ESSENIN


    ***

    Ē`pret,me puth e dashur
    gjer ne gjak,sa s`duron dot!
    Une deshire kurre s`kam pasur
    buzet akull t`i prek kot.

    Ca te tjere,sot te lumtur
    ngrejne kupat plot me vere.
    Me kujto ti,vajze e bukur,
    jeta jepet veē nje here.

    Pa shiko pak qete nga brenda
    neper mjergullen me vese!
    Si nje korb i verdhe, hena
    sillet, dridhet me pertese.

    Puthme pra,ashtu te dua!
    Kendo per mua veē nje here!
    Me ngjan,vdekjen ma ka shkruar
    diku lart nje shpirt mister.

    Pa fuqi,po nis te krrusem.
    Ne ardhte vdekja,do ta pres.
    Veē ti, gjer ne gjak te buzeve
    te me puthesh,e te vdes!

    Pa u ndrojtur, si femije
    nen kaq endrra blu perqark,
    ne ēdo gjeth te feshferije
    "une jam e jotja"- vetem kaq-

    Dhe qe bota tere trazime
    mos te shkrihet kot,e qete,
    pi e puth o mikja ime,
    veē nje here vjen ne jete.


    Perkthyer nga Agim Shehu

  14. #34
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    ESSENIN


    ***

    Gjithėshka e veēante ne jetė
    i ka dhene shenjat me parė,
    Tė mos isha poet,pa tjeter
    do te isha rrufjan a kusar.

    Si i shkurter,i thare,i mjeruar
    mes femijeve hero - kalorsiak,
    o sa shume me hundė te bluar
    kthehesha ne shtepi tėrė gjak!

    Trembur,nenes i merrej goja.
    Dhembethyer,une flisja i qetė:
    "Nuk ka gje ... te nje gur u pengova,
    dhe qysh neser,as shenje s`do ketė!"

    Sot serioz,zemra ftohte me ngeli
    pa marrinat me goca e djem.
    Veē ai duf i rrembyer rrebeli
    me rrjedh lirshem me nerv ne poemė.

    Vargjet vijne me mendim te ēmueshem.
    Po mes strofash shiko si nxjerr kokė
    mbushur xixa guxim i dikurshem
    i te hershmit sherran ēamarrok!

    Jam krenar,si dikur mes femijeve.
    Veē hedh hapat nje bote me larg.
    Ne se dje me bluanin turinjve,
    sot me vrasin shpirtin ne gjak.

    Veē s`i qahem nenes si dikur,
    po nje maskarai qe s`mu nda.
    E prapė them:"Me pengoi nje gur!
    Nuk ka gjė,neser shenje nuk ka!"


    Perkthyer nga Agim Shehu

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar BlackEagle pėr postimin:

    Brisil (05-07-2015)

  16. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-01-2006
    Vendndodhja
    Norway
    Postime
    28
    E palodhura Dita ,pergezime prej ma te mirave.Nese te kritikon ndokush thojn se i ke punet shum mir,andaj mos u ndal por vetem suksese .
    Njiherit te uroj shum shum fat ne ket vit te ri dhe qdo te mir ne jete.
    Me respekt te pershendes.
    Motra e mjellmes,Finetja.

  17. #36
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Lirika Sergej Esenin (2001) jane permbeldhur perkthimet e bėra prej:

    Ismail Kadare
    Vedat Kokona
    Dhori Qiriazi
    Qazim Sheme
    Harallamb Qesko
    Ēobo Skenderi
    Klara Kodra
    Myzafer Ēela
    Zyber Elshami
    Ibrahim Rugova
    Sutki Malohaxhiqi
    Esad Mekuli
    Luan Rexhepi
    Vangjush Ziko
    Dritero Agolli
    Lasgush Poradeci
    Faslli Haliti

    Meqe ka mbetur dhe ndonje pa perkthyer:


    Pushkinit

    Ėndėrroja madhoren dhuratė
    tė cilėn rusi e pati kėsmet,
    ndalur nė Tvėrski bulevard,
    ndalur dhe folur me vete.

    Bjond, pothuajse bardhosh,
    tretesh si mjegull nė legjenda,
    O Aleksandėr! ti ishe kodosh,
    si unė sot rrugaē u enda.

    Por argėtimet e dashurisė
    pamjen tėnde s'e nxirosėn
    dhe nė bronxin e derdhur tė lavdisė
    ti krenarisht tund kokėn.

    Tė bėj sikur krihem gjej rast
    dhe tė pėrgjigjem pa nguruar:
    nga gėzimi unė vdes kėtė ēast
    me tė tillė fat i nderuar.

    Por me dėbim i dėnuar
    ende pėr gjatė do tė kėndoj...
    sa pena qė do tė mė ketė pasuar
    mjeshtėrisht bronxin tė ma tingėllojė.

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bili99 (11-09-2018)

  19. #37
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Njė version tjetėr nga Pėrkthimet qė i janė bėrė poezive tė Esseninit

    Letėr Nėnės



    Gjalle me je, e shtrenjteza nenoke!
    Gjalle dhe une. Te fala, shpirt nga larg
    U mbulofte paqe izba jote
    nga dritat e muzgjeve perqark!

    Thone ti, e dhembshura e heshtur,
    per mua te mbyt nje brenge e rende
    edhe del ne rruge e shkujdesur
    mbeshtjell me te vjetrin shallin tend.

    Per mua te behet here pas here
    se ne terr te mbremjes, ne nje skute,
    ne taverne, pas pijesh me sherre,
    dikush thiken ne zemer me fut!

    Ti m'u shlodh o shpirti im! Rri e qete!
    Kjo qe sheh eshte enderr, nje perēart.
    Une s'jam me i ligu nder poetė
    qe te vdes, pa pare nenen prape!

    Jam ai i pari, shpirtfloriri
    veē nje enderr bluaj perseri,
    qe se shpejti, me mallin prej biri,
    vatres sime t'i vij prape ne gji.

    Do te vij, kur kopsht' i perterire
    te bleroje, e gjethi i ri te dale
    Dhe ti s'do me zgjosh me qe pa gdhire
    siē me zgjoje tete vjet me pare.

    E ē'ta zgjosh te zgjuarin nga te tjeret!
    Ē'ta shqetesosh te prerin keq ne bese!
    Ndodhi, jeta m'i dha teper heret
    lodhje e humbje, me helmin ne mes.

    Dhe mos me meso si behet lutja!
    Ē'ta kujtojme ate qe na la shkrete!
    Gaz e zemer kam vec ty, e urta!
    Ti, e vetmja drite, qe pres ne jete.


    Alexander Sergey Essenin!

    P.S : izba= shtėpi


    Pėrkthyer nga Agim Shehu

    Vlerėsimet midis pėrkthimeve i jepni vetė, Poezinė : Letėr nėnės e gjeni dhe mė lartė nga njė parashkrues.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlackEagle : 09-03-2008 mė 15:21

  20. #38
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Pergezimet e mia te gjithe perkthyesve dhe percjellesve te poezive te ketij poeti te madh te cilin e njoha fale jush.

    Vertet me pelqeu ky poet.

  21. #39
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    ***

    It's sad to look at you, my love,
    And it's so painful to remember!
    It seems, the only thing we have
    Is tint of willow in September.

    Somebody's lips have outworn
    Your warmth and body trepidation,
    As if the rain was drizzling down
    The soul, that stiffend in congestion.

    Well, let it be! I do not dread.
    I have some other joyous gala.
    There's nothing left for me except
    For brown dust and grizzly colour.

    I've been unable, to my rue,
    To save myself, for smiles or any.
    The roads that I have walked are few
    Mistakes that I have made are many.

    Thus funny life and funny split.
    So it has been and will be ever
    The grove with birch-tree bones in it
    Is like a graveyard, well I never!

    Likewise, we we'll go to our doom
    And fade, like callers of the garden.
    In winter flowers never bloom,
    An so we shouldn't grieve about them.
    ------------------------------------------------

    ***

    C'me dhemb kur te shikoj te shtegu!
    S'di, eshte mundim a vaj njerezor?
    Te dy nje ngjyre te bakert shelgu
    mbajme ne trup kete shtator.

    O trupi yt afsh e finese,
    ē'buze te huaja pa mbi vete!
    Thua nje shi i holle perves
    nje trup te ftohte pa shenje jete!

    Po ashtu qofte, e pres ate!
    M'u hap nje rreze me e mire.
    Nga ē'pata dje, s'me mbeti gje,
    vec kalbezim e lageshtire!

    S'e rruajta rrebelen koke
    per jete te qete me gaz ne buze.
    Sa rruge te shkurter beme tok
    dhe sa gabime ne aq rruge!

    Sa tallje, sa grindje te kota
    pati kjo jeta jone plot kthesa!
    Bejrozat si eshtra te ftohta
    ngulur ne kopesht dru varrezash!

    Keshtu lulezojme permbi ta
    ne, miq te kopeshtit plot zhurme.
    Nese ne dimer lule s'ka,
    per lulet kot trishtohesh shume.


    Gjithmon nga i Paarritshmi Aleksandėr Sergey Essenin

  22. #40
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Ndikimi i Persise te poeti rus Sergei Esenin

    Sergej Aleksandrovič Esenin - Сергей Александрович Есенин, lindur ne Konstantinovo, me 3 tetor 1895 – vdiq ne San Pietroburgo, me 28 dhjetor 1925)
    _-_-_-_-_-_-_-_-_-_-_-_

    Krijimtaria e poetit rus Sergei Esenin ėshtė ndikuar edhe nga letėrsia perse.
    Shembulli qė sollėn nė takimin ndėrkombėtar nė Tiranė studiuesit Anna Rykova dhe Xhevdet Zeka i takon "motiveve perse", dhe sidomos vargjeve nga "Shagane moj Shagane".


    Ndikimi qė kultura perse ka pasur nė vendet e Ballkanit ishte tema kryesore e konferencės "Trashėgimia Kulturore Perse nė Ballkan". Rreth 26 studiues paraqitėn mendimet e tyre nė lidhje me ndikimet qė kjo kulturė ka pasur nė shumė aspekte tė jetės si nė letėrsi, arkitekturė, fe, etj. Mes gjithė kėsaj larmie mendimesh vetėm dy studiues kishin bashkėpunuar pėr tė njėjtėn tezė.

    Atasheu Kulturor nė Ambasadėn Ruse Anna Rykova dhe Prof. i Didaktikės Pedagogjike nė Universitetin "Aleksandėr Xhuvani", Xhevdet Zeka sollėn analizėn "Esenini dhe ndikimi pers". Studimi i bėrė enkas pėr kėtė takim ilustron me shembuj ēfarė ka marrė nga kjo kulturė poeti rus Sergey Esenin (Sergej Esenin, 1895-1925) , aq i njohur pėr lexuesin shqiptar, tė paktėn mbi 25-vjeēar.


    Vėllimi "Motive persiane" me 15 poezi, u ka dhėnė dorė studiuesve tė argumentojnė "lidhjet persiane" tė Eseninit.


    Poezia mė pėrfaqėsuese dhe qė tregon mė sė miri se ēfarė ka marrė Esenini nga letėrsia perse ėshtė "Shagane, moj Shagane".

    Me kėtė poezi, sipas dy studiuesve, ai - Esenini njihet pėr jetėn e vrullshme dashurore qė pati nė jetėn e tij tė shkurtėr, pėr lidhjet me gra tė famshme dhe tė bukura - i drejtohet Sashės qė ia ka robėruar shpirtin, syzezės, vetullzezės, lekurėfarfurisė me nur princeshe. Ku qė nė strofėn e parė nuk harron t'i kujtojė:

    "Nga veriu unė jam, tė kam thėnė...". Dhe nė strofėn e dytė Shirazi i Orientit u kundėrvihet fushave tė pamata tė Riazanit kur ai thotė: "Hapėsira riaziane ia kalon bukurisė Shiraze...". Dhe nuk vonon shpjegimi: "Sepse jam nga veriu, flokėt i kam me thekėr.../ Ndaj kėndo, moj mikja ime./Veē njė herė rron mbi dhe"!

    Zeka shpjegon se secila strofė ėshtė mbyllur me njė unazė qė natyrisht tė kujton shaminė e kokės qė pėrdorin persianet, tė stolisura me rupa dhe temina. (Njė persian qė kėngės ja thotė/Kurrė nga Shirazi s'mund tė jetė).

    Nė tė njėjtėn kohė, motivet poetike duke u gėrshetuar dhe bashkėrendur tė ndėrmendin qilimat persianė me motive tė spikatura qė qėndrojnė veēmas, por njėherazi shkrihen nė njė tė tėrė tė harmonishme.


    "Po kur shterr kjo vlagė krejt, dhe zemra,/Mbetet si njė shkėmb floriri i shkretė?/Vetėm hėnė e Teheranit kėngės /S'mund t'i japė ngrohtėsi dhe jetė...".
    Mė tej Prof. Zeka tregon mė shumė pėr elmentet qė Esenini ka marrė nga letėrsia perse.


    Ku jeni bazuar pėr kėtė aspekt tė lidhjeve persiane qė ka krijuar pak poezi nga ajo krijimtari e gjėrė qė ka Sergej Esenini?

    Tek vėllimi poetik "Motive persiane". Duhet tė dini njė fakt se Irani dhe Turqia nuk e pranuan asnjėherė Eseninin pėr shkak te jetės sė tij "tė shthurur", pėr mėnyrėn se si jetonte dhe dashuronte. Ai aktin e vėrtetė, mrekullinė pas poezisė "Letėr nėnės" e ka shkruar tek "Motivet persiane".

    Gjithmonė flasim pėr poezinė lirike, jo pėr atdheun, patriotizmin, shoqėrinė. Nė kėtė cikėl janė rreth 15 poezi (mund tė ketė edhe mė shumė por kaq kemi gjetur ne), nė tė cilat ndihet shumė ndikimi pers. Nė figurat letrare, nė vargje, nė rimė, nė mėnyrėn e shprehjes sė dashurisė qė tė kujton "Rubairat" e Khajamit.

    Ēfarė vendi zė nė krijimtarinė e tij ky vėllim poetik?

    Kėto poezi i ka shkruar nė fund tė jetės sė vet, nė fund tė vitit 1924 dhe fillim 1925. Nė kėtė vit ai vdiq, e vranė apo u vra nuk u mor vesh. Vėllimin e ka shkruar nė kulmin e pjekurisė sė vet. I lodhur nga njė dashuri me njė amerikane, gjermane, apo perėndimore ndoshta gjeti qetėsinė duke iu referuar kėtyre motiveve perse. Ndonjėherė negativizmi bėn punėn e tij. Ai nuk u lejua ta prekte Iranin dhe Turqinė fizikisht por e preku shpirtėrisht.

    Kur u njoh pėr herė tė parė me poezinė perse?

    Mėsuesja e parė e Eseninit thuhet tė ketė qenė njė grua portreti i tė cilės shėmbellente me atė tė njė gruaje iraniane. Nė kohėn e studimeve ai u njoh mė nga afėr me kulturėn perse dhe poezinė e shkruar nė atė gjuhė. Besoj se lidhjet e ngushta i krijoi rreth vitit 1910. Normalisht kėto janė vepra qė tė rrėmbejnė, nuk i kupton se si i lexon.

    Cilėt janė ato elementė tė letėrsisė perse qė "ka pėrvetėsuar" Esenini?

    Nga gjithė ajo pasuri, tre janė elementėt thelbėsorė qė kanė tėrhequr vėmendjen e tij. Ai ka bėrė krahasimin e pjesės ku ka jetuar nė planin gjeografik, e cila krijoi pastaj vargje tė pastra pėr tė dhėnė ndjenjėn pėr tė bukurėn, pėr dashurinė, pėr lirinė.

    Ai merrte Persinė dhe vendlindjen e vet, dhe vendosej vetė nė mes. Brenda kėtyre gjėrave, nė hapėsirė gjeografike ai krijoi poezi. Ka marrė vargun e shkurtėr si tip rubaire.
    Gjithashtu ka pasur parasysh elementė tė veshjeve dhe tė jetės sė pėrditshme, si qilimat, shamitė e grave, sixhadet, ngjyrat, tė pirit, gjithė zakonet dhe traditat tė cilat i shpreh nė poezitė e veta.

    Edhe me elementė tė thjeshtė, edhe me njė varg ai shpreh, nėpėrmjet figurave pėrfytyrimeve tė imazheve apo tė femrave persiane. Po tė shohėsh kėtė poezi do tė vėsh re se edhe vargu ėshtė i njėjtė si nė poezinė perse, AA/BB. Figurat e shumta letrare, sinonime, krahasime, toponimi.

    Ai ka krijuar edhe emra. Shpeshherė mbyllte poezitė e veta me njė tip unaze njė gjysmė hėne e cila ėshtė shamia qė mbajnė gratė nė kokė. Padyshim qė edhe qilimi ėshtė njė element kryesor, Teherani gjithashtu.

    Njė nga poezitė qė ju merrni si shembull ėshtė "Shagane". Ēfarė do tė thotė ky emėr?

    "Shagane" ėshtė njė nga poezitė tipike ku ndihet ndikimi i letėrsisė perse tek Esenini. Shpeshherė pėr Shagane-nė kanė kujtuar se ishte produkt persian, dhe pothuajse askujt nuk i besohej qė ishte njė emėr i krijuar nga Esenini.

    Jo mė larg se javėn e kaluar kolegė tė mi pedagogė e morėn vesh kėtė fakt dhe nuk e besuan. U detyrova t'u jap versionin nė rusisht tė poezisė qė ta besonin.

    Ne qėndruam te "Shagane" edhe pėr faktin se ajo lidhet edhe me ish- tė dashurėn vizuale tė Eseninit tė cilėn e la nė vendlindje, por asnjėherė nuk u shkėput nga ajo. Esenini nė ndryshim nga Pushkini tė cilit nė dashuri i pėlqenin mė shumė marrėdhėniet seksuale, i pėlqente mė shumė imazhi i saj.

    Nė poezi ai dashuronte nga larg. Ėshtė i butė, i ėmbėl, i freskėt, pasionant. Mendoj se te Shagane-ja ai ka arritur tė shprehė dashurinė sipas filozofisė, pikėpamjes dhe natyralitetit pers.

    Kultura perse sipas studiuesit shqiptar

    Fondacioni "Saadi Shirazi" organizoi dje konferencėn shkencore "Trashėgimia Kulturore Perse nė Ballkan" nė kuadėr tė Vitit Ndėrkombėtar tė Gjuhėve, viti 2009, i shpallur nga UNESCO. Rreth 26 studiues paraqitėn nė kėtė sesion shkencor njėditor, pikėpamjet e tyre pėr sa i pėrket ndikimit tė kulturės perse nė atė shqiptare dhe kultura tė tjera.

    Disa nga lektorėt qė morėn pjesė ishin Mark Tirta, Dritan Egro, Lili Sula, Genciana Abazi, Fotaq Andrea, Xhevahir Spahiu, Jorgo Bulo, etj. Temat qė trajtuan paraqisnin kėndvėshtrime tė ndryshme mbi ndikimi e kulturės perse si:

    Kulti i letėrsisė nė traditėn perse dhe ndikimi i tij nė kulturėn shqiptare pėrmes bektashizmit, Funksionet protokollare-ceremoniale tė persishtes nė Perandorinė Osmane, Ndikimi i kodit poetik pers tek disa autorė shqiptarė tė viteve 1930-'40, Gruaja perse nė mendimin e Dora d'Istrias etj.

    Nė kėtė ditė fondacioni "Saadi Shirazi nė bashkėpunim me Arkivin Qendror tė Shtetit ekspozuan dokumente dhe dorėshkrime nė gjuhėn perse.

    Drejtoresha e Arkivit, Nevila Nika, e konsideroi fat faktin qė kėto dokumente kishin mundur t'i shpėtonin zjarrit qė ra nė vitin 1967 nė arkiv. Po nė kėtė ditė "Saadi Shirazi" prezantoi edhe dy libra "Historia e letėrsisė perse" dhe "Fjalė tė urta perse".

    Yllka Lezo | 12/02/2009 |Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •