Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Grupi Arbėresh - Ullania

    Arbėreshėt nė Tiranė - Pėr tė dėshmuar qė gjuha arbėreshe ėshtė ende gjallė, grupi folk “Ullania” nga San Benedetto nė Itali, ka dhėnė dje njė koncert me kėngė dhe valle arbėreshe

    Kur gjuha ron edhe pas 500 vjetėsh


    Alma Mile

    Ngjyra tė ndezura, ritme e lėvizje qė tė kujtojnė deri diku vallet gorarēe e tė rinj, qė kėndojnė shqip. Disa e flasin nė shtėpitė e tyre gjuhėn arbėreshe, tė tjerė, janė tė kėnaqur, vetėm qė mund ta kėndojnė atė. Gjithsesi ata sjellin me vete, pak nga tradita e etėrve e gjyshėrve dhe bashkė me to njė copėz historie. Me rastin e Festės Kombėtare tė Italisė, nė Shtėpinė e Ushtrisė nė Tiranė, u mbajt dje njė koncert, me kėngė e valle arbėreshe, sjellė nga treva e San Benedetto Ullanos, prej grupit folk “Ullania”. Ky grup folku ėshtė krijuar rreth 20 vjet mė parė dhe ėshtė i pranishėm nė tė gjitha gėzimet dhe festat e kėsaj krahine, me njė popullsi prej 2 mijė banorėsh. Kėngė e valle tė njohura nga shqiptarėt, si “Vemi o s’vemi”, “O e bukura More”, “Yll i bukur”, “Kostandini e Jurendina”…, janė interpretuar nga tetė tė rinjtė arbėreshė, shoqėruar edhe nga publiku, i cili ka duartrokitur e kėnduar bashkė me ta. Tė gjitha kėngėt janė prezantuar dhe komentuar me njė shqipe perfekte prej krijuesit tė kėtij grupi, profesorit dhe kantautorit, Alfio Moccia. Sipas tij, kėnga “O e bukura More”, ėshtė njė kėngė vaji, qė arbėreshėt e ikur nga viset jugore tė Shqipėrisė, e morėn me vete. Ata kėndonin dhe qanin. Ndėrsa pėr vallen “Kostandini dhe Jurendina”, njė valle e re mbi njė legjendė tė lashtė, ai e ka quajtur simbol tė besės, nderit dhe fjalės, tė cilat vlejnė edhe sot. Njė situatė “komike” ėshtė krijuar gjatė prezantimit tė valleve “Kopile moj kopile” dhe “Vallja e leshit”, tė cilat pėr shkak tė polisemisė sė gjuhės, kanė shkaktuar tė qeshura tek publiku. Krahas kėngėve tė vjetra tradicionale, nė skenė pati edhe krijime tė reja, si kėnga “Dallėndyshja”, apo ndonjė valle, ku gėrshetoheshin ritmet tipike arbėreshe me ato tė Shqipėrisė sė Mesme. Gjallėri ka krijuar edhe “Tarantela”, njė valle kalabreze, kėrcyer nga tė rinj tė veshur me kostume arbėreshe. Ndonėse njė koncert i shkurtėr, nuk mund tė kishte njė dėshmi mė tė mirė e mė tė gjallė tė mbijetesės sė traditės dhe gjuhės nė njė vend tė huaj, edhe pas 5 shekujsh.



    26/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Flet krijuesi i grupit tė kėngėve dhe valleve “Ullania”, arbėreshi qė jep mėsime nė lice pėr letėrsinė dhe gjuhėn italiane

    Alfio Moccia: Jemi vitalė, do tė rojmė edhe 500 vjet tė tjerė


    Shekulli

    “Jemi popull vital dhe do tė rojmė tė paktėn edhe 500 vjet tė tjerė”. Kėshtu tė thotė Alfio Moccia, themeluesi i grupit tė kėngėve dhe valleve nga zona e arbėreshe Ullania, ardhur nė Tiranė, pėr tė dėshmuar ruajtjen e traditave shekullore shqiptare nė Itali. Ai ka ardhur edhe herė tė tjera nė Shqipėri, nė festivalet e Gjirokastrės, ku ka kėnduar edhe vetė, por kėtė herė, preferon tė jetė nė rolin e prezantuesit, e t’ua lėrė vendin mė tė rinjve, tė cilėt sipas tij, duhet ta ēojnė mė tej traditėn dhe gjuhėn arbėreshe.
    E flisni mjaft mirė gjuhėn shqipe. Si ėshtė e mundur?
    Jeni me fat tė takoni njė arbėresh qė ka studiuar dhe qė ka qenė shumė herė nė Shqipėri, nė raste kulturore artistike, sidomos nė Festivalet Folklorike tė Gjirokastrės. Pak nga pak e kam mėsuar gjuhėn shqipe, e cila nuk ndryshon shumė nga gjuha arbėreshe. Janė vetėm disa fjalė qė ndryshojnė dhe kjo ėshtė normale, pas 500 vjetėsh.
    Si ruhet gjuha dhe tradita arbėreshe nė zonėn e Ullanos?
    Deri 10 vjet mė parė, gjuha ruhej nė shtėpi, pranė zjarrit, vatrės, nė sheshe… Ne nuk patėm kurrė shkolla nė gjuhėn shqipe dhe pėr 500 vjet, shkolla jonė ka qenė zjarri, vatra, gjyshi, nėna, babai dhe kėshtu mėsuam brez pas brezi traditėn, gjuhėn, zakonet e vjetra.
    A e dinė tė rinjtė gjuhėn arbėreshe?
    Tashmė nė kohėn e lėvizjeve tė mėdha globale, ėshtė mė e vėshtirė tė ruash gjuhėn dhe zakonet, pasi shumė tė rinj, largohen dhe nuk punojnė e jetojnė nė katundet ku u lindėn, por shkojnė nė qytete tė tjera italiane, ku traditat janė tė ndryshme. Fėmijėt nuk flasin. Edhe disa prej tė rinjve qė kanė interpretuar sot nuk e flasin gjuhėn arbėreshe, pasi vijnė nga familje tė pėrziera dhe nė kėto kushte ėshtė e vėshtirė qė gjuha tė ruhet.
    Por cila do tė jetė e ardhmja e kėsaj gjuhe?
    Kemi gjetur disa mjete, qė na mundėsojnė tė mėsojmė gjuhėn shqipe. Prej dy vjetėsh ka dalė njė ligj i ri qė e mbron gjuhėn dhe kemi mundėsi ta mėsojmė atė edhe nė shkollat fillore, apo nė universitete, ku mėsohet letėrsia shqiptare dhe arbėreshe, si nė Kozencė, Palermo, Romė, ku ka mė tepėr arbėreshė. Kėshtu qė mendoj se tradita arbėreshe do tė rojė ende. Ndėrkohė qė mė parė, mėsimi i gjuhės arbėreshe financohej prej shoqatash tė ndryshme, tė interesuara pėr ruajtjen e gjuhės. Unė kam njė nip tė vogėl, i cili mėson gjuhėn arbėreshe, kėshtu qė ėshtė e sigurtė qė tradita do tė ruhet edhe 50-60 vjet tė tjera, aq sa do tė rojė im nip.
    Momentalisht ju jeni profesor letėrsie, cila ėshtė lidhja juaj me muzikėn?
    Jam profesor nė njė lice dhe jap mėsime tė historisė botėrore, letėrsisė dhe gjuhės italiane. Pra njė arbėresh qė u mėson italianėve gjuhėn dhe letėrsinė italiane.
    Ndėrsa pėrsa i pėrket faktit qė merrem me muzikė, kjo lidhet vetėm me dashurinė pėr muzikėn, gjuhėn dhe traditat arbėreshe.
    Pėrveē kėngėve tradicionale, nė koncert dėgjuam edhe kėngė tė reja…
    Ne arbėreshėt jemi njė popull i lashtė, por edhe i gjallė, qė duam tė jetojmė shumė gjatė, tė paktėn edhe 500 vjet tė tjera dhe kėngėt e reja e tregojnė kėtė. Ne duam ta ēojmė mė tej traditėn.
    Keni ardhur nė Shqipėri edhe gjatė viteve tė diktaturės, a shihni ndryshime tani?
    Kjo ėshtė e natyrshme, gjithēka ka ndryshuar. Mjafton tė pėrmend faktin qė kur kam ardhur atėherė, kėtu ekzistonte vetėm njė televizion, ndėrsa vetėm sot, unė pashė shumė kamera dhe gazetarė. Jam i mendimit, qė njė kopėsht ėshtė mė i bukur, kur ka larmi lulesh.




    26/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Grupi Arbėresh - Ullania


  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Grupi Arbėresh - Ullania


  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Grupi Arbėresh - Ullania


  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Grupi Arbėresh - Ullania


  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Grupi Arbėresh - Ullania

    Viki Macrģ dhe Adriana Ponte me grupin "LULET E REA" ka Shėn Mitri (Cs).

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-02-2021 mė 00:55

Tema tė Ngjashme

  1. At Andon Bellushii, njė arbėresh mes arvanitasve tė Greqisė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-01-2015, 00:07
  2. Eparkia arbėreshe nė Kalabri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 23:13
  3. Rreth emrit shqiptar?
    Nga Xhemis nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 06:24
  4. Jeronim De Rada
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-03-2003, 08:30
  5. Antonio Bellushi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 15:36

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •