Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Një pilot shqiptar në Formula 1

    Pershendetje,
    duke shfeltuar gazetat shepejt e shpejt me zuri syri o tek shekulli o tek gazeta shqiptare nje artikull qe kishte kete titull, per nje pilot shqiptar ne Formula 1.
    Kush ka me shume dijeni rreth keti informacioni, po qe ta postoj ketu.

    Me duket emrin e kishte Avni Ropoca, dhe eshte Shqiptar prej Kosoves qe eshte ne Formula 3 aktualisht.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    EKSKLUZIVE : AVNI ROPICA - NJE SHQIPTAR NE FORMULA 3
    Avni Ropica është shqiptari i parë në garat e automjeteve FORMULA.
    27 vjeçari nga rrethinat e Prishtinës është vetëm një kampionat larg FORMULA 1 dhe instruktorët e tij shpresojnë për “rezultate shumë të mira“.

    Nga qendra e Londrës deri në Northamptonshire të Anglisë qendrore është rreth 120 kilometra. Përkrah meje, në sediljen e shoferit është ulur një djalë që këtë distancë mund ta përshkojë për më pak se 25 minuta. Por jo me Ford Vectra, jo në rrugën nacionale dhe jo me mua e një kameraman në kabinë.

    Avni Ropica ka arritur në Britani para 5 vjetësh pas një endjeje nëpër Europë. Idenë për t’u marrë me automobilizëm thotë se e ka pasur ëndërr fëmijërie dhe se në Angli i është bërë realitet.
    Pas një ndalese të shkurtër për kafe dhe dy orësh rrugë në trafi k të dendur, Silverstone na uron mirëseardhjen me fl amurët e garave dhe gumëzhitjet karakteristike të automjeteve FORMULA. Shoqëruesi dhe personazhi ynë ngadalëson shpejtësinë, tregon lejekalimin dhe para nesh shfaqet Qendra Britanike e Automobilizmit, vendi ku zhvillohen garat Foster’s British Grand Prix.

    ***



    Na drejtojnë për në zyrën e shtypit. Një javë më parë na është dashur të shkëmbejmë disa fakse dhe telefonata identifi kimi dhe për të shpjeguar motivet e vizitës. Plotësojmë një formular tjetër, na veshin një përparëse me numër dhe shenjat dalluese të Silverstone dhe na lënë në shoqërinë e Mike Read, pronar i REON CLUB me një flotë automjetesh Formula:
    “Me Avniun kemi 3-4 vjet që punojmë. Atë e kemi marrë në provë me rekomandim të Graham White, një nga individët që i ka dhënë emër garave britanike me makina. Ai ka mësuar shumë shpejt dhe gradualisht me kalimin e sezoneve të garave e ka shtuar edhe shpejtësinë. Nga fundi i sezonit të kaluar e kemi futur në garat ekipore të Formula 3. Ai mëson shumë shpejt, u përshtatet shpejtësive dhe këtë vit shpresojmë ta fusim në gara gjatë gjithë sezonit. Ai është i shpejtë, përshtatet dhe i kupton shpejt kërkesat e duhura teknike. Duhet të dalë mire”.
    Është ditë e ngarkuar me stërvitje dhe në Silverstone nuk nxitojnë vetëm shoferët. Në zonën ku janë parkuar automjetet e Reon Club, një grup teknikësh rendin me bateri e goma, të tjerë komunikojnë me zë të lartë të dhënat kompjuterike të Formulave.
    Ëndrra e Avni Ropicës për të hyrë në botën e këtij sporti ka pasur një fillim të rastësishëm. Të hysh në një pistë stërvitore ku gjendet për vëzhgim një emër i madh i garave britanike do të thotë të jesh në vendin e duhur, në kohën e duhur:
    “Kisha kursyer para për të bërë një provë. Duhen kaluar disa procedura dhe nëse kandidati plotëson disa kushte teknike, mund të futesh në pistë me instruktor. Në përfundim të provës, Graham White, ish-kampion britanik i Formulas, kërkoi të bëja edhe një cikël tjetër e pastaj edhe një tjetër. I thashë se jam nga Kosova. I tregova se kisha vetëm pak kohë në Angli dhe asnjë mundësi fi nanciare për ta përballuar automobilizmin, megjithëse më pëlqen më shumë se çdo sport tjetër. Më dha një numër telefoni. Kështu nisi të bëhej realitet ëndrra ime. Kot nuk thonë se rasti është mbret i botës“.
    Që prej asaj dite, Avniu i sheh më rrallë miqtë e tij në Londër, por i janë shtuar të njohurit në pistat e ndryshme ku stërvitet e bën gara.
    “Fillimisht më është dashur të studioj një vit në Shkollën e Garave për të marrë lejen e plotë për gara. Hapi tjetër ishte përfshirja në garat e Formula Ford 1600. Pas kryerjes me sukses të tyre, kam fi lluar të merrem me Formula Ford 2000, që është automjet më i madh se Formula 1600. Është dashur të kaloj këto dy faza para se të marr pjesë në kampionatin e sivjetëm. Për të ardhur deri në Formula 3 më është dashur punë dhe studim i pandërprerë. Më ka ndihmuar shumë klubi dhe drejtuesi i tij”.
    Anglia është vendi ku Avniu mendon se do t’i ecë fati pas orvatjeve në Itali, Gjermani e Hollandë. “Talenti është e vetmja gjë që merret parasysh. Nuk kam pasur asnjë vështirësi si i huaj”.
    Teknikët e Reon Club po merren me kolaudimet përfundimtare para futjes së mjeteve në pistë dhe na përshëndesin pa shumë vëmendje. Një prej FORMULAVE ka të shkruar “AVNI ROPICA” përgjatë trupit të saj. Bashkë me kameramanin e programit PASAPORTË jemi të parët gazetarë shqiptarë që hyjnë në mjediset e brendshme të Silverstone. FORMULA e famshme të bie deri tek kupa e gjurit dhe timoni montohet vetëm kur shoferi ulet në sedilje, ndryshe nuk ka vend për të hyrë.
    Por si çdo shofer Formule, Avniu është shumë krenar për automjetin e tij. Me këtë të fundit ushtrohet që prej shkurtit të ketij viti. Në një nga pistat e shpejtësisë më të lartë në Th ruckstone ka arritur të bëjë 300 Km në orë. Formula e tij mban numrin 53. Avniu thotë se është numër me fat.
    “Kjo është FORMULA 3 e tipit Renault që e ka motorin 300 kuaj fuqi. Ky automjet peshon deri 340 Kg, mund të arrijë shpejtësinë deri në 290-300 km në orë dhe me këtë mjet do të marr pjesë në kampionatin e Anglisë.”
    Parku i Reon Club në Silverstone është në lëvizje të përhershme. Teknikët të përgjigjen pa e ngritur kokën nga puna. Shoferët perçapen pranë automjeteve me kokat dhe mendimet e fshehura nën skafandra. Në pistë sapo ka fi lluar një test. Duke ngritur zërin për t’u dëgjuar mbi zukamën e automjeteve të shpejtësisë së lartë, e pyesim instruktorin Mike Read nëse ka besim tek shoferi i tij shqiptar në këtë kampionat:
    “Avniu ka marrë pjesë me shumë sukses në garat ekipore, ka dalë mjaft mirë. Ai është në formë të mirë, është shumë i përkushtuar dhe me pak mësime në pista, me më shumë prova, sepse provat nuk ka gjë që i zëvendëson në garat me makina, ai do të ketë rezultate shumë të mira.”
    Në kampionatin e sivjetëm, Avni Ropica do të ndeshet në 10 gara. Në fi llim të qershorit fi llon përpjekja për realizimin e një ëndrre tjetër. Edhe sigurimi i vendit të tretë do t’i hapte mundësi për të kaluar në Formula 1 në Kampionatin Europian:
    “Unë e di se Avniu dëshiron të hipë në Formula 1, thotë instruktori Mike Read. Ndoshta kjo është e mundur në garat e sezonit EURO Boss që organizohet për motoristët e moshës mbi 19 vjeç me automjete të Formula 1 dhe Formula 3000. Është fj ala për një veprimtari shumë të rëndësishme. Ai i ka aftësitë për të dalë shumë mirë në të gjitha këto kategori“.
    Herë pas here, grupe teknikësh shtyjnë drejt pikave të servisit automjete të difektuara gjatë ushtrimeve. Aksidentet janë gjë gati e zakonshme në pistat e shpejtësisë së lartë. Garancitë teknike të automjeteve të shtrenjta nuk ofrojnë gjithmonë siguri të plotë për shoferët e tyre. Megjithatë Avni Ropica duket se nuk e ka mendjen tek rreziku kur del në pistë: “Me të thënë të drejtën, më i sigurtë ndjehem në automjetin FORMULA se sa në atë që përdor për punë”.
    Fordit të ri të Avniut nuk i duket as gervishtja më e vogël. E pyes nëse ka pasur ndonjë aksident me FORMULËN:
    “Me automjetin e garave kam pasur tre aksidente, jo të mëdha. Për shkak të shpejtësisë kam dalë nga pista, jam rrotulluar disa herë, por pa ndonjë dëmtim. Automjeti është me të vërtetë shumë i sigurtë. Ai është ndërtuar për të qenë i tillë. Kur hip në të nuk kam as frikë as nuk e ndjej rrezikun”.
    Çdo dalje në pistë e një automjeti i kushton Reon Club të paktën 7 mijë dollarë. Pas 15 orësh punë, motori i FORMULËS dërgohet për shërbim të plotë. Çdo procedurë e tillë kushton disa dhjetëra mijë dollarë të tjerë. Është një nga sportet më të shtrenjta të botës.
    Bosi i Reon Club, zoti Read thotë se nuk është i papërballueshëm vetëm për shqiptarin Avni Ropica.
    “Automobilizmi është sport i kushtueshëm për shoferët e të gjitha kombësive. Është e nevojshme të punohet shumë për të gjetur njerëz që mund të përfi tojnë nga përkrahja që ju japin shoferëve të Formulës. Ne nuk na pëlqen fj ala sponsorizim, dëshirojmë të punojmë me përkrahësit tanë, për t’u dhënë mundësi që të marrin diçka nga ndihma që u japin shoferëve. Unë punoj me shumë individë që përpiqen të gjejnë sponsorë për të marrë pjesë në gara. Përgjithësisht ata janë britanikë, thotë zoti Read. Një shqiptar në këtë sport përbën në vetvete një tregues shumë të mirë tregu, sepse sjell diçka të ndryshme. Dhe është e nevojshme t’i shtosh diçka të ndryshme këtij biznesi për të dalë në pah. Talenti, aftësitë, përkushtimi dhe paratë nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Këtu bëhet fj alë për shumë tregues dhe dikush që i shton ekuacionit diçka të ndryshme, i sjell një ndihmesë të madhe vetë këtij sporti.
    Avniu sapo e ka mbaruar ushtrimin e ditës dhe ekipi teknik e ndihmon të dalë nga FORMULA. Në dorë mban skafandrën kuq-ezi që thotë se e ka zgjedhur sipas ngjyrave të fl amurit. Në kostumin me të njëjtat ngjyra ka mjaft vende bosh për stemat e sponsorëve.
    “Sporti është shumë i shtrenjtë dhe vetëm nuk ia dal dot. Por mendoj se në të ardhmen do të arrij të fi toj përkrahje për t’ia dalë mbanë.“

    * * *



    Nga kabina e Formulës në atë të Fordit. Lëmë pas Silverstone dhe drejtohemi për në Londër. Gumëzhima e Formulave fi llon të mpaket, ndërsa banderolat e sponsorëve VODAFONE e FOSTER shihen edhe prej larg. Avni Ropica i përmbahet me fanatizem regjimit sportiv. Ai nuk e ngre një gotë as për festa. Por shumë dashamirës të tij mezi presin të marrin telefonata nga ndonjë sponsor dhe të ngrenë dolli për sukseset e mëtejshme të shqiptarit të parë në FORMULA.

    Shkruan SOKOL GRUDA* ( www.gazetaTRIBUNA.tk & www.Sportdashesi.com )

    * Sokol gruda eshte gazetar i emisionit'pasaporte" qe prodhohet ne londer per TVSH



    *-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Pershendetje,
    duke shfeltuar gazetat shepejt e shpejt me zuri syri o tek shekulli o tek gazeta shqiptare nje artikull qe kishte kete titull, per nje pilot shqiptar ne Formula 1.
    Kush ka me shume dijeni rreth keti informacioni, po qe ta postoj ketu.

    Me duket emrin e kishte Avni Ropoca, dhe eshte Shqiptar prej Kosoves qe eshte ne Formula 3 aktualisht.
    Ndjehem krenar per kete,dhe i urroj fat dhe sukses me tutje Avniut.
    Forza Avni
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Aspak nuk i uroj sukses Avniut neper keto garat idiote te Formules..
    Duket qe ai jeton jasht halleve te atdheut..pra eshte nje kok teneqe qe synon milionat me kete metode vrasese. Garat e makinave kane dy faqe ne medaljen e tyre..
    Fitime perallore per Boset qe reklamojne dhe vrasje kolegu kolegut per te fituar Milionat..Pra asgje humane..
    Avni rokopoci sme ben krenar aspak..
    Nje djal egoist qe kushedi sa ka shtypur me pare me pasionin e tij te cmendur e qe eshte marrosur si shum te tjere mbas Shpejtesive qe hane koka njerzish..
    Do ti uroja Avniut qe ti kthehet shendoshe nenes se tij katundare aty ne rrethinat e Prishtines e meqe Kosova ka nevoje per njerez energjike si Avniu.. le te sherbeje ne Shtetin e Kosoves si instruktor i shoferave (vozitesve) te makinave te ambulancave, Zjarrfiksave, autobuseve etj.. qe keta te jene te afte e gjakftohte ne kryerjen e detyres delikate te transportuesve te Njerezve hallexhij..

    qashtu..

  5. #5
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Hajt me kem te mbar o Albanez AVNIU

    Brari po ajo dihet qe rreziku ne keto raste, esht per qellime fitimi kolosale
    Po kur punon ne nje pun te rend si ndertim nuk e ke ven jeten ne rezik? E per sa per 2 lek, kshuqe mir e ka zgjeth kte rug avniu
    LINDI EDHE "ANDREA"

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Aspak nuk i uroj sukses Avniut neper keto garat idiote te Formules..
    Duket qe ai jeton jasht halleve te atdheut..pra eshte nje kok teneqe qe synon milionat me kete metode vrasese. Garat e makinave kane dy faqe ne medaljen e tyre..
    Fitime perallore per Boset qe reklamojne dhe vrasje kolegu kolegut per te fituar Milionat..Pra asgje humane..
    Avni rokopoci sme ben krenar aspak..
    Nje djal egoist qe kushedi sa ka shtypur me pare me pasionin e tij te cmendur e qe eshte marrosur si shum te tjere mbas Shpejtesive qe hane koka njerzish..
    Do ti uroja Avniut qe ti kthehet shendoshe nenes se tij katundare aty ne rrethinat e Prishtines e meqe Kosova ka nevoje per njerez energjike si Avniu.. le te sherbeje ne Shtetin e Kosoves si instruktor i shoferave (vozitesve) te makinave te ambulancave, Zjarrfiksave, autobuseve etj.. qe keta te jene te afte e gjakftohte ne kryerjen e detyres delikate te transportuesve te Njerezve hallexhij..

    qashtu..
    O Brar,
    cpate or daj? Spo e morr vesh ket mllefin tat, nqs di ndonje gje per kete person na e posto ketu ta dime dhe ne, sic ka postu ene dodoni. Se marr vesh ket shperthim ! Ne shyqyr qe po ngrihemi ne sporte, ka plot qe luajn gjithandej dhe me kombetaren dhe me ngjyrat e tyre.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    E paska inat Formula 1.:P
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e swat
    Anëtarësuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Prapa DiEllIT
    Postime
    618
    hey me behet qefi qe nje shqiptar qenka ne F3
    edhe ishalla kalon ne F1
    do na behej qefi ndonje dite sikur ne podiumin e futuesve te valvitej flamuri yne edhe te kendohej hymni yne
    (paksa e zorshme per tu besuar, por mbase pse jo perderi sa eshte talent ishalla i ecen )

  9. #9
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Ndjehem krenar per kete,dhe i urroj fat dhe sukses me tutje Avniut.
    Forza Avni
    Gjithashtu urime dhe fitore!


    P.S. Brari, shijet personale nuk jane objekt paragjykimesh, se me tingellove si gjyshja qe thoshte "c'eshte ky hajvallek qe beni" kur ishim te vegjel e luanim me top, meqe nuk ishte aktivitet qe ajo pelqente dhe per me teper nuk ishte aktivitet buke-prodhues lol

  10. #10
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Aspak nuk i uroj sukses Avniut neper keto garat idiote te Formules..
    Duket qe ai jeton jasht halleve te atdheut..pra eshte nje kok teneqe qe synon milionat me kete metode vrasese. Garat e makinave kane dy faqe ne medaljen e tyre..
    Fitime perallore per Boset qe reklamojne dhe vrasje kolegu kolegut per te fituar Milionat..Pra asgje humane..
    Avni rokopoci sme ben krenar aspak..
    Nje djal egoist qe kushedi sa ka shtypur me pare me pasionin e tij te cmendur e qe eshte marrosur si shum te tjere mbas Shpejtesive qe hane koka njerzish..
    Do ti uroja Avniut qe ti kthehet shendoshe nenes se tij katundare aty ne rrethinat e Prishtines e meqe Kosova ka nevoje per njerez energjike si Avniu.. le te sherbeje ne Shtetin e Kosoves si instruktor i shoferave (vozitesve) te makinave te ambulancave, Zjarrfiksave, autobuseve etj.. qe keta te jene te afte e gjakftohte ne kryerjen e detyres delikate te transportuesve te Njerezve hallexhij..

    qashtu..




    Rafmet paste Brari!
    Kokerr gruni, e shkreta mendje!
    Perendi...sa kam qesh kur e lexova...





    PS: Suksese atij pilotit!

  11. #11
    Shqiptari qe kerkon nje timon ne formula 1


    Data e Publikimit: 19/02/2006

    Autori i Lajmit:
    Henrik Vasili, G Sh.


    Avni Ropicës, pilotit të vetëm shqiptar që garon në Formula 3 i kushton jo më pak se 19 mijë euro një ditë stërvitje, ndërkohë një edicion 400 mijë euro, pa llogaritur aksidentet, por vetëm shpenzimet për goma. Ropica, të shtunën gjatë qëndrimit në Prishtinë ka shpjeguar interesin e tij për bashkëpunim me bizneset kosovare dhe leverdinë që mund ta kenë këto të fundit. Avni Ropica, shqiptar i afirmuar në sportin e shpejtësive të mëdha, të shtunën në mesditë është dukur për herë të parë para opinionit kosovar, në ambientet e hotel “Victory” në Prishtinë. Ropica para mediave ka zbuluar planet e tij, me këtë edhe nevojën që t’i dilet në ndihmë në rrugën drejt sukseseve. Avni Ropica në shtigjet britanike paraqitet me bolidin e tij të tipit Renault, që ka 300 kuaj-fuqi dhe peshon 340 kg, ndërsa shpejtësia maksimale arrin deri në 300 km/h. Në këtë bolid gjithmonë figuron flamuri shqiptar, me të cilin Avni Ropica identifikohet si piloti i vetëm në këtë sport. Ropica, në Formula 3 si profesionist ka filluar të paraqitet prej vitit 2002, pasi më parë ka kaluar nëpër të gjitha testet e parapara për të arritur deri këtu (Formula Ford 1600, Formula Ford 2000, Formula Palmer Audi). Ai është 29-vjeçar dhe në Angli ka migruar nga Prishtina, gjashtë vjet më parë. “Ky është promovimi im i parë në Kosovë. Askush nuk më ka besuar kur kam filluar me këtë sport, por dëshira e madhe dhe vullneti kanë bërë që të arrij këtu ku jam”, ka deklaruar Ropica, i cili në vitin e shkuar në Formula 3 ka triumfuar në pesë gara. Piloti kosovar bëri të ditur se tashmë i ka tri rrugë të hapura. “Pas sukseseve të shënuara në Formula 3, instruktori dhe skuderia kanë vendosur që të paraqitem në kampionatin aziatik. Përveç kësaj i kam rrugët e hapura edhe për kampionatin evropian të Formula 1 dhe Formula Palmer Audi”. Në këtë promovim, ai ka kërkuar që të mbështetet financiarisht nga sponsorë kosovarë, të cilët po ashtu do të përfitonin prej paraqitjeve të tij nëpër shtegun e kampionatit aziatik të Formula 3. “Për të kaluar në garat ndërkombëtare duhet një partneritet, thjesht është ftesë për mbështetje ekonomike nga firmat kosovare, emrat e të cilave përmes bolidit të Avniut do të barten nëpër pistat e Kinës” është shprehur në këtë promovim përfaqësuesi i Avniut, Daut Dauti, dikur zëdhënës i Qeverisë së Kosovës. “Kjo është një ofertë shumë e mirë për firmat dhe të interesuarit, ngase me investimin e tyre në Avniun do të përfitonin edhe ata”, tha Dauti.

    Shqiperia.com

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Mbi konfliktin në Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •