Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    "Aristidh Kolën e vranë shërbimet sekrete greke"

    25Maj 2004

    diplomacia

    Ilir Malindi, ekspert i marrëdhënieve greko-shqiptare, zbardh incidentet e pathëna nga politika zyrtare e dy vendeve në vitet 1992-1994



    Lëvizjet e qarqeve nacionaliste greke dhe investimet e tyre për gjetjen e realizuesve të politikës së" Vorio-Epirit" në Shqipëri


    Ilir Malindi

    Nuk kisha për ta dorëzuar para kohe librin tim “Ne dhe Greqia”, i cili do të jetë së shpejti në dorë të lexuesit, për vetë momentet që po kalon Shqipëria në marrëdhëniet me Greqinë.

    Megjithatë, kam mendimin se këto marrëdhënie, dita-ditës po okupojnë jetën politike dhe ekonomike të vendit tonë, duke varfëruar e shkatërruar gjithçka shqiptare. Duke lexuar në një gazetë të përditshme kujtimet e një gjenerali grek, këshilltar i ish-kryeministit Kostandin Micotaqis, që ndërtoi platformën e re kundër vendit tonë, edhe pse gruaja e tij, Marika, është bijë e arvanitasve mjaft të pasur të Lamisë, më lindi idea për të publikuar pjesë të kujtimeve të mia dhe jetën në Athinë në vitet 1991-1994.

    Si fillim, dua të them se gjeneralin Niko Grilaqis e kam njohur personalisht dhe më ka bërë përshtypje fakti që ai ka shprehur në një libër të tij, të gjitha detajet e politikës greke, pavarësisht se këto kamufloheshin në atë kohë nga politika zyrtare.

    Në librin “Ne dhe Greqia” kam përdorur mjaft materiale që m´i ka servirur një miku im patriot, emrin e të cilit nuk dua ta përmend, pasi atij dhe familjes iu bë atentat, por mundën të shpëtojnë për mrekulli. E falenderoj mikun tim për gjithë këtë punë të lavdërueshme kombëtare. Ky botim është edhe njëherë kujtesë për të gjithë ata politikanë të ndershëm, që të jenë të kujdesshëm ndaj strategjisë greko-serbe, që kanë marrë përsipër shkatërrimin e gjithçkaje shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë. Këto shkrime janë edhe kujtesë për disa politikanë që kanë shitur jo vetëm veten dhe familjen e tyre, por edhe çdo gjë shqiptare për dy pare të qelbura.

    Po radhis në vazhdim disa ngjarje të rëndësishme dhe takime me “miq” në Athinë, ku vendin kryesor, më të rëndësishmin, e zë vdekja e personalitetit të padiskutueshëm kombëtar, të madhit arvanitas Aristidh Kola.

    Humbje e madhe; na e vranë Aristidh Kolën
    Më 11 tetor të vitit 2000, në një spital të Athinës, në moshën 55-vjeçare mbylli sytë një nga kolosët e letrave shqipe të shekullit XX, historiani, juristi dhe studiusi arvanitas, Aristidh Kola. Ai lindi në Thiva të Greqisë Qendrore, zonë e cila banohet tërësisht nga shqiptarët, që në Greqi thirren arvanitas. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat shqiptare, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme, prej afërsisht 10 milionë banorë, ku 1/3 e saj përbëhet nga popullata shqiptare, si dhe pjesa tjetër nga kombe dhe kombësi të ndryshme.

    Aristidh Kola studioi për jurispudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të shqiptarëve në Greqi. Ai përfundoi librin e tij të famshëm, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, që bëri një jehonë të jashtëzakonshme në të gjithë Greqinë, si dhe në diasporën e saj jashtë vendit; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën tashmë të njohur, “Besa”, si dhe revistën tjetër periodike, “Arvanon”. Këto revista bënin edukimin e shqiptarëve të Greqisë me traditat e shkëlqyera të tyre historike. Këto flisnin, gjithashtu, për autoktoninë e shqiptarëve të Greqisë, si dhe kultivonin kulturën, traditat, zakonet shqiptare në këtë vend. Dihet, se në Greqi ka influenca të tjera të kombeve dhe kombësive, siç janë sllavo-bullgarët, që shtrihen në veri të Greqisë, turqit, që shtrihen në veri-lindje të këtij shteti, romano-vllehët, evgjitët, që nuk janë pak në këtë shtet, por i kalojnë tre milionë banorë, si dhe popullata katolike, izraelite dhe egjyptiane. Pra, për të mbrojtur këto doke dhe zakone, në këtë konglomerat popujsh të ndryshëm të Greqisë, këto revista kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë për të ruajtur ndjenjat kombëtare të arvanitasve.

    Kontributi i tij kombëtar
    Aristidh Kola botoi thirrjen e shqiptarëve të Greqisë, që u bë në fund të shekullit XIX, gjë që hodhi dritë mbi lidhjet e shumta të shqiptarëve të Ballkanit, të cilët kërkonin një shtet të bashkuar, që fillonte nga Veriu i Shqipërisë së asaj kohe, në Nish të Serbisë e deri në Selanik të Greqisë. Ky shtet do të kishte një popullatë shqiptare me pakica greke dhe sllave, në shumën jo më pak se 13 milionë banorë. Në vargun e shumë librave të Aristidhit, është edhe libri “Greqia në çarkun e Jugosllavisë së Millosheviçit”, i cili u botua edhe në gjuhën shqipe. Aty Kola përshkruan në mënyrë reale marrëdhëniet greko-sërbe dhe njëkohësisht, denoncon kombinacionet e tyre karshi kombit shqiptar dhe influencat negative mesjetare të ortodoksizmit greko-serb në Ballkan. Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë, Antonio Belushi, në Kozenca të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës, nga të cilët kishte dalë edhe i madhi Napoleon Bonoparti. Kola, në mënyrë heroike mbrojti në dhjetëra emisione televizive, si dhe në mjetet e informimit grek, luftën e UÇK-së, e ju kundërvu propagandës së neveritshme e të ndyrë të qarqeve ultranacionaliste greko-serbe, kundër vëllezërve tanë kosovarë, gjatë masakrave të barbarëve serbë në Kosovë dhe përkrahu bombardimet e NATO-s në të ashtuquajturën Jugosllavi.

    Kopla, si kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë “Marko Boçari”, do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke, vazhdimisht për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës, si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, që ai i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atë e hodhën në gjyq përfaqësues të organizatave ultranacionale greke, të cilat e kërcënuan edhe me vdekje. Nuk është rastësi që në të gjithë Athinën, në pranverën e vitit 1999, në ngjarjet e Kosovës, ishin shkruar me dhjetëra parulla ku kërkohej varja në litar e Kolës, pra, vdekja e tij.

    Miku i madh i të gjithë shqiptarëve
    I qeshur dhe i dashur, Aristidhi ishte mik i të gjithë shqiptarëve në Greqi, që shkuan atje gjatë këtyre viteve të fundit dhe sidomos, i intelektualëve shqiptarë, të cilët ai i ndihmoi jashtëzakonisht shumë. Dera e shoqatës së shqiptarëve të Greqisë “Marko Boçari”, ka qenë gjithnjë e hapur. Kjo shoqatë, që drejtohej nga Kola, organizoi në të gjithë Greqinë tubime, aktivitete politiko-kulturore e të tjera, për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme shqiptare të Greqisë.

    Aristidh Kola i përket brezit të kolosëve të kombit tonë. Ai, së bashku me Antonio Belushin, bënë të njohur zyrtarisht në vitin 1988, pranë organizmave ndërkombëtare se në Greqi jetonin mbi 2 milionë shqiptarë, si dhe kishte 600 qendra shqipfolëse. Kjo u bë publike edhe në shumë mjete të informimit, si dhe te revista “Lidhja e Kozencës”.

    Aristidh Kola, së fundi ishte duke përgatitur fjalorin arvanitas-grek, që do të mund të bënte diferencimin e gjuhës shqipo-arvanitase me atë zyrtare greke.

    Aristidhi u sëmur në gusht të vitit 2000 me diagnozën leuçemi në gjak. Jam i sigurt se kundër tij janë përdorur doza vdekjeprurëse radioaktive ose goditje me mikrovalë, përballë zyrës së tij. Këtë ma kishte thënë më parë, vetë i ndjeri Aristidh, në kohën kur vuante nga e njëjta semundje, mbesa e tij. Ajo kishte dhembje koke dhe të dridhura, gjithmonë kur punonte në zyrën e Aristidhit. Më pas, familjarët e tij janë shprehur se nga kampionët e gjakut të Aristillit, dërguar jashtë Greqisë, niveli i radioaktivitetit në gjakut rezultoi nga 40 deri 50 herë mbi normalen.

    Idea e madhe
    Kola kishte hedhur idenë: “Greqisë nuk i vjen asgjë e keqe, nëse riktheheshin shqiptarët e përzënë në shekullin e kaluar, nga trojet shqiptare të Çamërisë. Përkundrazi, do të forcohej akoma më shumë miqësia me kombet dhe kombësitë, që e përbëjnë sot Greqinë.

    Unë pata rastin që ta vizitoja Aristidh Kolën në ditët e fundit të jetës në spitalin e Athinës “Evangjelizmos” dhe e pashë gjendjen e pashpresë të tij. Aristidhi më tha se ishte i gëzuar që gazetat e Shqipërisë kishin shkruar për sëmundjen e tij. I dhashë kurajo, duke i thënë se do të shërohej shpejt. Së bashku me ambasadorin shqiptar në Greqi, mikun tim të vjetër, Kastriot Robo, e kishim shprehur dyshimin për “sëmundjen” e Kolës dhe mundësinë e eliminimit të tij nga shërbimet sekrete greke. Dy ditë para vdekjes së Kolës, më 09.11.2000, së bashku me zotin Robo, e vizituam atë përsëri. Pak para se të ndaheshim, Aristidh Kola na tha: “Ju lutem, mos ushqeni asnjë iluzion; mua më vranë dhe kështu si me mua, kanë vepruar edhe me dy kryetarët e tjerë të shoqatës “Marko Boçari”, të cilët vdiqën po nga “leuçemia”. Unë këto fjalë ua kam thënë të gjithë miqve të mi”.

    Më erdhi shumë keq për vdekjen e tij më 11 tetor 2000, atë natë kur ekipi ynë kombëtar mundi me rezultatin 2 me 0 ekipin grek në Tiranë.

    Ne kishim humbur një nga njerëzit më të medhenj të kombit tonë, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare të Greqisë e më tej.

    Aristidh Kola u varros më 13 tetor 2000 në varrezat e Athinës, i përcjellë nga qindra e qindra shqiptarë të Greqisë dhe Shqipërisë.

    Në varrin e të madhit Aristidh Kola u vendosën kurora të shumta nga personalitete të ndryshme arvanitase të mbarë botës, nga presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, si dhe kryeministri shqiptar, Ilir Meta.

    Si e njoha këshilltarin e Kostandin Micotaqis
    Ishte pranvera e vitit 1991 kur u drejtova për të kërkuar azil politik në një zyrë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Athinë, që ndodhej pikërisht në rrugën “Arakovis 39”. Rastësisht, takova një të njohur nga Himara, që kishte punuar si mësues në Skrapar. Me këtë njeri isha njohur në rrethana të vështira, atëhere kur im atë, Teki Malindi, e shpëtoi nga burgu për veprimtari antiqeveri. Më vonë, mësova se ai ishte në lidhje me shërbimet sekrete greke dhe ishte në përpunim nga Sigurimi i Shtetit.

    Himarioti më këshilloi që të mos kërkoja azil politik, pasi sipas tij, të gjithë zyrtarët e këtij institucioni ndërkombëtar, ishin agjentë të shërbimeve greke. Po ashtu, sipas tij, “kundër” meje ishte edhe fakti se në kërkesën e paraqitur për azil, përmendej edhe veprimtaria ime për pavarësinë e Kosovës. Miku im, nisur nga këto, mendonte se nuk isha i përshtatshëm as për agjent dhe as për azil politik, madje, do të përndiqesha deri në largimin tim nga Greqia, një vend që nën peshën e ortodoksizmit ekstrem të kishës greke, do të poshtëronte shqiptarët, do të tallej me ta, për mëse 14 vjet me radhë.

    Një ditë maji të vitit 1991, miku nga Himara më ftoi në një kafene, pasi do të takohesha me njerëz tepër të fuqishëm, që kishin në dorë fatet e Shqipërisë së Jugut, të ashtuquajturin nga ultranacionalistët grekë, “Vorio-Epir”. Në atë bisedë ishte edhe Nikos Grilaqis, këshilltar i kryeministrit grek Kostandin Micotaqis, Niko Benetis, avokat dhe përfaqësues i drejtpërdrejtë i Nikolas Gejxh, si dhe disa drejtues të shoqatave “vorioepirote” të Athinës.

    Ish-mësuesi nga Himara më prezantoi si një mikun e tij, jurist me përvojë në Shqipëri. Ai kishte dalë garant për mua dhe dihej që gjithçka që do të bisedohej, do të mbahej sekret.

    Të them të drejtën, u befasova kur në bisedë e sipër, Benetis, përfaqësues i Nikolas Gejxh dhe Kris Qirkos, kryetar i Federatës Panepiriote në Amerikë, Kanada dhe Australi, diskutonin për copëtimin e Shqipërisë, si dhe drejtimet që do të merrte politika greke në lidhje me këtë.

    Ishte muaji i pestë i vitit 1991 dhe ne shqiptarët që kishim ardhur në Athinë nuk e kishim aspak të qartë atë që do të bëhej me marrëdhëniet mes dy vendeve.

    Më tej, Niko Grilaqis tha se qeveria greke ka njerëz në Shqipëri, të cilët po punonin për këtë qëllim. Ai tha se Nikolas Gejxh kishte marrë kontakte me opozitën shqiptare, shumë kohë para ardhjes së demokracisë dhe se po punonin shumë për të imponuar politikën greke kundër Shqipërisë.

    Faktikisht, unë nuk dija greqisht dhe përkthimin nga kjo gjuhë e bënte mësuesi nga Himara. Biseda nisi “të merrte flakë”, sepse në këtë kohë, Antonis Benetis tha: “Ne jua kemi dhuruar çekun e bardhë. Ne i dhamë Partisë Demokratike me miliona dhrahmi. Tani dhe priftin tonë grek e kemi gati t’ia dhurojmë Shqipërisë. Helenizimi i Shqipërisë është çështje muajsh dhe ditësh”. Menjëherë pas deklarimeve të tij, ai qeshte me të madhe. Isha tepër i tronditur nga ato që dëgjoja dhe pas disa ditësh, shkova në ambasadën tonë në Athinë. Atje takova një diplomat dhe i thashë ato që kisha dëgjuar. Ai më tha: “Shiko të gjesh ndonjë punë dhe mos u merr me këto gjëra, se do të hash kokën”. Më vonë mësova se ai ishte larguar për në Amerikë dhe se përfaqësuesi i shërbimit sekret shqiptar në ambasadë, pas vitit 1992, ishte rekrutuar nga EIP-ja, Shërbimi Informativ i Greqisë. Ky shërbim kishte investuar në Shqipëri me qindra milionë dhrahmi, duke vënë në shërbim të tij biznesmenë, njerëz të veçantë e madje, edhe politikanë, të cilët do të bënin “mësymjen totale”, shkatërrimin e çdo gjëje shqiptare deri në shkatërrimin e shtetit në Shqipëri, siç ndodhi në vitin 1997, por faktori ndërkombëtar dhe miqtë tanë, bënë që të dështojnë pjesërisht planet e shovinistëve grekë.

    Takimi me agjentin sekret, Takis Themelis
    Nuk do ta harroj kurrë takimin në Kakavijë me punonjësin e Shërbimit Informativ të Greqisë, Taqis Themelis. Takimi ishte personal dhe lidhej me dyshimin që punonjësit grekë në pikën e kalimit kufitar, kishin për rregullsinë e vizës sime.

    Taqis ishte nga zona e Çamërisë dhe e zotëronte gjuhën shqipe, pavarësisht se ai bënte sikur nuk e kuptonte atë. Faktikisht, pas disa provokimeve, ai përmendi fjalë në gjuhën tonë. Megjithatë, biseduam greqisht dhe në bisedë e sipër, kur ra fjala për Jugosllavinë, i thashë se e kisha vizituar Beogradin dhe më kishte pëlqyer. Ai e miratoi atë që përmenda. Atëhere, nuk m’u durua dhe i thashë: “Ju shkoni në Beograd për të blerë dosjet e agjentëve serbë në Shqipëri, të cilët më parë i kishte në lidhje UDB-ja”. Pas kësaj, zoti Taqis më pa rreptë, më tha se duhet ta linim këtë bisedë dhe kërkoi që të sqaroja vetëm problemin që kisha me vizën.

    E thashë atë që përmenda më sipër, sepse kur kisha qenë në Zvicër, këtë gjë po bënin edhe zviceranët me agjentët e tyre serbo-kosovarë, të cilët i merrnin në lidhje, në shumë drejtime.

    Vizita e kryeministrit shqiptar në Athinë
    Më 17 maj të vitit 1993, kur po shoqëroja në kafen e mëngjesit kryeministrin Aleksandër Meksi, ndjeva se optimizmi i tij “si grip”, më ishte ngjitur edhe mua. Ndërsa zoti Meksi po dilte nga hotel “Grand Britania”, për të shkuar 500 metër më tutje në rezidencën e kryeministrit grek, besova me gjithë shpirt se do të bëheshin gjëra mjaft të dobishme në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, e sidomos, për emigrantët shqiptarë, që tashmë e ndjenin deri në palcë peshën e robërimit e të poshtërimit.

    Mbaj mend se të dy kryetarët e shteteve, i cilësuan bisedimet tepër konstruktive e rezultative dhe, madje, nuk harruan të citojnë formulën e zakonshme se “një etapë e re u çel në marrëdhëniet dypalëshe”. Ndërkaq, Athina e kishte lënë pa përgjigje ftesën e Tiranës për nënshkrimin e një traktati miqësie e bashkëpunimi. Të dy burrat e shtetit, Micotaqis dhe Meksi, nuk dhanë hollësira për këtë. Po atë natë, unë do të pyesja ministrin e Jashtëm, Papakostandinu, nëse pati ndonjë problem në bisedime që nuk e mundësoi nënshkrimin e këtij traktati, por ai më tha se nuk kishte ekzistuar ndonjë problem në to.

    Në të vërtetë, sinjali i parë se diçka nuk kishte shkuar mirë në bisedime, u dha të nesërmen në gazetën “Elefthero Tipos”, e cila është një nga gazetat më të mëdha të Partisë Demokracia e Re, që ishte në pushtet.

    Me një titull, që zinte gjysmën e faqes së parë, gazeta jepte alarmin: “Po ligjërohen shqiptarët”. Vetëm disa orë më pas, zëdhënësi i qeverisë, Vasilis Manginas, do të deklaronte para gazetarëve se mes Micotaqis dhe Meksit nuk ishte diskutuar fare çështja e emigrantëve klandestinë shqiptarë. Ishte ndoshta hera e parë që zëdhënësi e përgënjeshtronte shefin e vet. Nëse, Micotaqis, në konferencën për shtyp kishte thënë se po shqyrtohej mundësia e nënshkrimit të një marrëveshjeje që do të ligjëronte praninë në Greqi të shqiptarëve si punonjës sezonalë, zëdhënësi thoshte se nuk ligjërohet asnjë shqiptar në Greqi dhe se ato që shkruheshin, nuk i përgjigjeshin realitetit. Nga ana tjetër, në deklarimin e saj presidentja e Institutit Shtetëror të Fuqisë Punëtore thonte se do të jepeshin 30 mijë leje pune për të papunët e Shqipërisë fqinje e se këta punëtorë do të aktivizoheshin në punët e stinës në bujqësi. Më 18 maj gazeta “Ta Nea” e paralajmëronte me tone më të buta ligjërimin e emigrantëve kur shkruante: “Me një tjetër tërheqje të palës greke në çështjen e emigrantëve klandestinë, u realizua në Athinë takimi Micotaqis-Meksi”. Natyrisht, mes këtyre deklaratave, nuk ishte i vështirë qëndrimi kontradiktor i Micotaqis, i cili bënte lojë me dy porta...

    Panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kete artikull e kam lexuar disa here, dhe aq here e lexoj po aq here semurem nga ato qe lexoj.
    Shpresojme ne nje te ardhme, politika shqiptare do pastrohet, dhe te tille njerez do kene suportin e plote te qeverise sone.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    Alba

    Alba bobobobobboo sa gjate me duhej te pakten 10 minuta ta lexoja kete histori. pak me shkurt mi yllo permblidhu nejse nga cfare lexova te them te drejten nuk gjeta ndonje te re te madhe pasi pabesia dhe nacionalizmi ekstrem grek tashme njihen. Me sillni grekun me te bukur dhe shikoni c`jam ne gjende ti bej.

    Me respekt Odeoni

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Cfare dine shqiptaret per Aristidh Kolen ?
    Cfare ka bere shteti shqiptar per ti ardhur ne ndihme keti njeriu te ndritur ?

    Me vjen keq si esht braktisur kjo teme, qe me thene te drejten mendoja se duke qene e hapur per kaq shume kohe njerezit do e kishin sadopak deshiren per te hulumtuar rreth jetes dhe veprimtarise se Arvanitasit te madh.
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates së Shqiptareve "Marko Boçari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuçemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    VRASJA E DYTE E ARISTIDH KOLES



    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më
    vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret
    tjere te Shoqates së Shqiptareve "Marko Boçari", te
    cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuçemia".
    Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...

    Fjalet e Aristidh Koles ne shtratin e vdekjes.

    Kush nuk e ka njohur nga afer shkrimtarin e madh arvanitas, ase nuk ka arritur te lexoje veprat e tij,kurr nuk mund ta mendonte se sa prane me nocionin e vdekjes rronte ai njeri, e kjo per dy shkaqe, se pari, se ai, tere jeten germoi neper shtigjet, sa te ndritura, dhe aq te errta te historise, ku mpleksej trimeria me pabesine, helmi me plumbin dhe thiken, ç'ka percaktoi fundet tragjike te shume udheheqeseve arvanitas qe kane bere emer ne historine e Greqise.
    Se dyti, edhe se neper skutat e kthinat e sotme te falangave te megaloidhese qe kerkon pushtimin e Shqiperise madje deri me gojen e ish presidenteve si Saratzetaqis, apo te kapsalioteve qe kerkojne publikisht kthimin e Stambollit ne kryeqytet te Greqise, perpunoheshin plane per neutralizimin e vepres se Aristidh P.Kola dhe nese ishte e mundeshme edhe eleminimin e tij fizik.
    Ne gazetat e krahut nacionalist ekstremist, Aristidh Kola cilesohej si armiku i Greqise, si agjent i shqiptareve, si nje mallekim, duke hedhur mbi te te gjitha te zeza qe mund te thuhen per nje, kushdo qe e njihte nga afer shkrimtarin arvanitas mund te konstatonte se kishte te bente me nje njeri zemermire, i shtruar, i qete, i dashur, i durueshem, qe kishte per nder qe ishte qytetar grek, por te njejten kohe, ndjente krenari per gjakun shqiptar qe i vlonte ne zemer.
    E pikerisht gjaku shqiptar ishte ajo qe urrenin me teper fantazmat e megaloidhese,çka shprehej dhe nga nje sportist renegat shqiptar Piro Dhima qe thoshte se nese kishte gjak shqiptar ne damare do ti priste damaret qe te mos i ngelte as dhe nje pike nga ai vend e nga ai popull ku lindi dhe u rrit.
    Ne kete klime e perbuzese ndaj shqiptareve dhe arvanitasve jetonte shkrimtari dhe studiuesi Aristidh Kola . Por nuk mjaftonte vetem klima e pergjitheshme, por ishin dhe kercenime sa te fshehta aq dhe publike per jeten e tij, kercenime per te cilat i kishte folur dhe mikut te tij shqiptar, piktorit Robert Alia Dragot i cili ka i punuar dy kopertina te librave te tij.
    Letra, telefonata, pergjime telefonike, ndjekja ne çdo hap, madje kur zhvillohej lufta ne Kosove, ne ankthet proserbe e antishqiptare qe jetonte shoqeria greke, guximi i ekstremisteve grek u be akoma me i madh dhe arriten deri atje qe te mbushnin muret e kryeqytetit grek me parulla ku kerkohej denimi me vdekjev i autorit te librit "Greqia ne kurtin e serbeve te Millosheviqit".
    Aristidh Kola , pati kurajon qytetare, qe ne nje mjedis filoserb siç ishte Greqia,te mbronte luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së, në dhjetëre emisione televizive,si dhe kudo në massmediat greke, duke iu kundërvu asaj propagande histerike kundër vëllezërve tanë kosovarë, gjatë masakrave të barbarive serbe në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s mbi mbeturinat e të së ashtuquajturës Jugosllavi.
    Aristidh Kola, si kryetar i Shoqatës së Arvanitasve të Greqisë "Marko Boçari", do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste orthodokse greke, vazhdimisht, për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës,( "Edhe une jam kosovar- shkruhej ne revisten e tij "Arvanon"), si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, të cilët edhe i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij - të njohur nga ligjet greke. Ishte ajo atmosfere qe e ktheu nje bisede televizive te drejtuar nga komentatorja e televizionit grek, "Skaj", Liana Kaneli, ne nje sulm te pacipe edhe te diskutanteve te tjere fanatike e mediokerr mbi shkrimtarin e ftuar Aristidh Kola , sikur ky ti armik i Greqise.
    Sulmeve te pacipa publike deri ne masmedia, shkrimtari arvanitas i priti me gjakftohtesi, pa acarime, me nje kulture qe i shkonte pershtat emrit te tij si shkrimtar e studiues i shquar, veprat e te cilit kishin perhapje te gjere dhe ribotoheshin shume here. "Shume miq ne telefonuan per te shprehur indinjaten per balten qe hodhi mbi mua zonja Liana Kaneli, gjate emisionit televiziv ne "Skaj" 5 Maj 1999, dhe me pyeten perse e perballova me qetesi , kur duhej te kundersulmoja...
    Miqt e mi mos u merzisni e mos u hidheroni per kete, sepse " e drejta del vjen kur ti vije ora". ...E kam dashur dhe e dua vendin tim por dashuria ime nuk eshte me fjale por me veprat e mija te cilat do te kujtohen kur balta e z.Kaneli te kaloje ne harresen e shekullit.
    Kam preferuar gjithmone te shkoj kundra rrymes e jo te shkoj nga shkon rryma dhe fryjne ererat.Nuk jam lepire e nuk kam puthur kurre kembet e permjera dhe per kete e paguaj shtrenjte dhe ne menyre te perditeshme me nderin e dinjitetin dhe lirine time..."
    Por gjithesesi zemra e madhe e Aristidh Kola e dinte se sa shqetesim e sa deme i sillnin me krijimtari, sa tundime madje edhe ne rrethin familjar, sepse presioni i opinjonit shoqeror binte edhe mbi familjen e tij, mbi te afermit e miqt.
    Aristidh Kola gjithashtu ndiqej ne heshtje, pergjohej,ne perpjekje per t'ja bere jeten ferr sepse ishte njeriu qe ringjalli tek qindra mijra arvanitas ane e mbane Greqise dinjitetin e neperkembur, qe nocionin e asaj popullsie te perbuzuar ta ktheje ne dinjitet e krenari.
    Ishte Aristidh Kola i pari shkrimtar arvanitas qe ne librat e fjalen e tij tha se arvanitasit duhej te ishin krenar sepse 90 perqint te heronjeve te revolucionit e pavaresise se Greqise ishin arvanitas nga gjaku dhe gjuha.
    Por fale aftesive te tij per kerkime ne histori, per te cilen braktisi dhe profesionin e juristit, ai u faktoi se jo vetem bijt e arvanitasve ishin herojt kombetare te Greqise, por edhe se kultura e arti arvanitas tashme ishte bere pjese e tradites kombetare greke duke perfshire kenget,veshjet dhe shkoi deri atje sa te spjegoje nepermjet gjuhes se arvanitasve mitologjine e lashte greke, emrat e perendive te Olimpit, çka nuk mund te behej kurrsesi me nepermjet gjuhes greke.
    Libri i tij "Arvanitet dhe prejardhja e grekeve", botuar se pari ne 1983, liber voluminoz me mbi 500 faqe njohu mbi dhjete botime ne Greqi, dhe u be si bibla per arvanitasit te cilet e kishin mbajtur mbyllur kaq vjet ndjenjat e veta te krenarise per origjinen e gjakun shqiptar.
    Bashke me librin "Gjuha e Perendive",botimi i pare 1989, te cilin A.Kolia e konsideronte si pjese a kapitull te librit te madh "Arvanitet",ato perbejne dy monumente qe Artistidh Kola ngriti per popullin e vet, e me kete monument emri i tij mbetet i pavdekshem.
    Ai, së bashku me të madhin Antonio Bellushi, në vitin 1988, pranë organizmave ndërkombëtare, bëjnë të njohur zyrtarisht se në Greqi jetonin mbi 2 milion shqiptarë, si dhe se atje kishte mbi 600 qendra banimi shqipfolëse. Kjo u be publike në shumë mjete të informimit, duke filluar nga revista e Kozencës "Lidhja", që e nxirrte Papas Bellushi.
    Ishin pikerisht shembja e vepres se tij monumentale qellimi dhe perpjekjet e ekstremisteve nacionaliste greke, te cilet enderronin djegiet e tyre publike si ne gjyqet e inkuzicionit, bashke me autorin e tyre si heretik.
    Duke mos pasur fuqi ligjore ( legjislacioni grek eshte demokratik), ata perdoren metodat me te sterholluara per t'ja bere jeten e padurueshme me shprese se ai do te hiqte dore nga vepra e vet.
    Pra ata kerkonin se pari, vrasjen e vepres duke e shuar jehonen e saj, duke çpifur se autori eshte nje tradhetar i Greqise, per te arguar arvanitasit nga vepra e tij, nga organizimi i veprimtarive, nga blerja e leximi i revistes qe nxirrte Aristidh Kola si drejtues i Qendres se Studimeve Arvanite, ne fillim me emrin "Besa" e me pas "Arvanon". Perdornin dhe metoden tjeter te sterholluar e cila ishte dhe platforme e masmediave greke, shtypit dhe televizionit, njollosja publike e emigranteve shqiptar si vrases te lindur dhe hajdute. Arriten deri atje keto lloj propogandash saqe ne nje fshat ne afersi te Athines, Kryekuq, e banuar me arvanitas, te ngrihej i tere fshati ne ndjekje te shqiptareve, duke perdorur armet e zjarrit dhe vegla bujqesore duke perfshire sopata, me synimin per ti çfarosur emigrantet.
    Aristidh Kola e ndjente se ç'po ndodhte, e nuhaste qellimin e mbrapsht te propogandes zyrtare qe me nje gur vriste dy zogj, njolloste emigrantet shqiptare si presion ndaj qeverise shqiptare per leshime ne jug te Shqiperise, dhe e dyta te neveritej popullsia arvanitase nga vllezerit e vet te nje gjaku shqiptaret e ardhur rishtas ne Greqi si ata shekuj me pare. Shkrimtari arvanitas kishte kurajon e guximin ti stigmatizinte keto perpjekje dinake te masmedias greke qe binte mrekullisht ne sinkrone me ultranacionalistet e shovenistet e Greqise.
    E tere ajo propogande antishqiptare, e tere ajo klime mbytese e dinjitetit te te qenit shqiptar llogaritej te fashiste deshiren e arvanitasve qe ta konsideronin vehten te nje gjaku me emigrantet e perbuzur qe benin pune skllavi per pak dhrahmi pa vlere, e rrjedhimisht vepra e Aristidh Kolias do te zbehej, do te lihej ne nje ane si perçartjet e nje njeriu qe nuk di se ç'thote.Mirepo nuk ndodhi krejt keshtu. Vepra e shkrimtarit te madh arvanitas njohu nje perhapje gjithnje e me te gjere, revista e tij me studime per traditat e kulturen arvanitase kerkohej, dhe nga ana tjeter Kolia vazhdonte te nxirrte vepra te reja.
    Kishte shume libra neper duar.Kishte shume pune per te bere.
    Së fundi ishte duke përgatitur fjalorin Arvanitas-grek, i cili do të mund të bënte dallimin e gjuhës arvanitase me atë zyrtare greke. Kishte kohë që kishte hedhur idenë e botimit të një fjalori me alfabet latin të shqiptarëve të Greqisë per ta afruar sa me afer me gjuhen shqipe dhe komunikimin me historine,kulturen e artin shqiptar.
    Aristidh Kola bashkëpunonte me të gjitha rrethet e Diasporës Shqiptare në botë. Ai mbante lidhje dhe gjithnjë bashkëpunonte me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë e me bashkëstudiuesin Papas Antonio Belushi-n në Kozencë të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe të Shqipërisë. Ai ishte i lidhur deri dhe me Arbëreshët e Korsikës Sikur ta ndjente rrezikun qe do ta kercenonte, ai botoi nje veper, ne pronovimin e te ciles thirri studiues, miq e shoke te shumte, nga Greqia, Shqiperia dhe Italia. Kishte ardhur dhe miku i tij i ngushte, studiuesi arberesh nga Italia Antonio Bellusci si dhe ambasadori shqiptar ne Athine Kastriot Robo.
    Ishte data 24 maj. Pikerisht ne pronovimin e librit shkrimtari 55 vjecar Aristidh Kola ndjen dhembje te papritura qe kurr nuk i kishte ndjere me pare. Diçka po ndodhte me organizmin e tij. Parandjente diçka ogurzeze.
    I shkuan ndermend gjitha ato mallekime dhe kerkesa per vdekjen e tij jo me shume se nje vit muaj me pare. Kaloi nje vere te nxehte athinjote me shqetesime te jashtezakoneshme per gjendjen e papritur dhe fatin e veprave te veta qe i kishte neper duar. Shtatori e vuri ne shtrat. Tetori po e dermonte trupin e tij. I vinin shoke e miq te shumte por ai nuk gjente ngushellim. Si nje vizion i tmerrshem i kalonte neper mend fati i personazheve historike arvanitase per te cilet kishte shkruar ne vepren e vet madhore "Arvanitet".
    Teodor Kollokotronin e helmuan ne burg, edhe pse kurr me fjale nuk e tha publikisht se ishte arvanitas, paçka se mbiemri i tij i vertete brez pas brezi ishte Bithguri, Gjergj Karaiskaqin e vrane ne prite dhe fjala e fundit qe tha kur e mori plumbi ishte ne gjuhen arvanitase.
    Kishin vrare dhe te tjere perfshire dhe heroinen arvanitase Laskarina Bubulina.
    E kush nuk e di historine e kafes me helm qe u perdor per te zhdukur arvanitasin e shquar te shekullit te kaluar, gazetarin nga Salamina, Anastas Kullurioti?
    Deri vone kishte ardhur rrjedha e helmit e plumbit, duke marre dhe jeten e dy presidenteve te shoqates arvanitase "Marko Boçari".
    Keto te fundi i fiksoheshin ne kujtese sepse ishin shume me afer kohes se tij. Kishin qene adhe ata, si ai, president i arvanitasve te Greqise. Dhe diagnoza e te dyve ne vdekjet e papritura kishte qene e njejte: Leuçemi. E njejta siptome vdekjeprurese per tre presidente te arvanitaseve te Greqise. Dy jeteve te rrembyera mizorisht, nga duar qe kurre nuk dalin ne skene, po i afrohej dhe nje e trete. Ish jeta e tij.
    Ne nje nga takimet e fundit prane shtratit te vdekjes i kishin shkuar ambasadori shqiptar bashke me nje avokat po shqiptar I.M. cili me pas deshmon:
    "Unë pata rastin që ta vizitoja të madhin Aristidh Kola, në ditët e fundit të jetës së tij, në spitalin e Athinës "Evangjelizmos" dhe pash gjendjen e tij të pashpresë. Më tha se ishte gëzuar që gazetat e Shqipërisë kishin shkruar për sëmundjen e tij...
    I dhash kurajo, duke i thënë se do të shërohej shumë shpejt dhe se së bashku do të vazhdonim me studimet dhe publikimet e reja, mirëpo... Ahhh! Ai, me trishtim dhe krenari të njëkohësishme na tha edhe këto fjalë:
    "Ju lutem mos ushqeni asnjë iluzion. Mua më vranë dhe kështu kanë vepruar edhe me dy kryetarët tjerë të Shoqatës së Shqiptarëve «Marko Boçari», të cilët vdiqën, edhe këta, nga "leucemia". Këto fjalë ua kam thënë edhe miqve të tjerë të mij"... " Kam shkuar ta shoh serisht ne ditet e para te tetorit -, me thote ambasadori shqiptar ne nje bisede telefonike nga Athina- por kur e mora ne telefon nga kati i pare i spitalit "Evangjelizmo", qe eshte prane ambasades, me tha se ate dite ndjehej shume keq, dhe do ta mirepriste viziten e tij ne nje nga dite e ardheshme.
    Kater dite me pas me njoftojne se Aristidhi vdiq. Ishte nje lajm tmerresisht i pikellueshem". Ishte 11 tetori 2000 dita kur ndodhi fizikisht vrasja misterioze e shkrimtarit dhe udheheqesit arvanitas, per ta mbeshtjedhe edhe kete vdekje me nje enigme tjeter greke ne histori.
    Por gjithesi vrasja e dyte vazhdon. Dhe kjo eshte e senderzuar ne nje platforme po as mistike e te rafinuar si eleminimi fizik i shkrimtarit.
    Behen tere perpjekjet per ta varrosur bashke me trupin dhe vepren e tij. Ne Athine per vdekjen e Aristidh Kola, shkroi vetem nje gazete greke. Revista "Klan" ne Shqiperi refuzoi botimin e shkrimit me rastin e vdekjes me shkakun se " kete teme e ka trajtuar gazeta "Albania"." Shoket e miqt e tij te afert arvanitas kane rene si te shushatur prej gjemes dhe mbase prej frikes. Pyetjes qe i bera presidentit te sotem te arvanitasve Jorgo Jeru, nese keni ndermend te botoni ndonje nekrologji, shpallje a komunikate per vepren e veprimtarit te madh me tha se nuk kemi ndonje plan.
    Vdekja u pasua me nje heshtje ogurzeze.
    Hienat e nacionalizmes greke nga skutat e errta, si ju gezuan zhdukjes fizike te arvanitasit te madh qe ringjalli "gjuhen e perendive", tani pergatiten te hidhen ne sulme po aq vdekjeprurese ndaj vepres se tij. Nese arvanitasit dhe shqiptaret nuk do ta kuptojne kete mision te zi te megaloidhese shoveniste, qe nuk i kursen as parate dhe as helmin, per qellime makabre ndaj arvanitasve, emigranteve dhe mbare popullit shqiptar, atehere gjitheseicili prej nesh, ka marre pjesen me heshtjen e tij ne vrasjen e dyte te Aristidh Kola.
    Vepren e arvanitasit te madh Aristidh Kola, qe meriton nje vend nderi ne historine e letrave shqipe, mund ta vrase edhe indiferenca dhe kopracia jone.
    Le te mendojme sot qe te mos na vrase ndergjegja neser!

    KOLEC TRABOINI, Boston, 24 nentor 2000

    Botuar ne :
    "Dielli" Vol.91, Nr.4 2000
    "Illiria" Nr.1115 , 27 shkurt 2001
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates së Shqiptareve "Marko Boçari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuçemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Shoh dicka interesante me datat. Te jete 2004 valle artikulli i pare qe eshte botuar nga gazetat shqiptare ?
    Me sa po shoh fill mbas vdekjes shqiptaret e amerikes paskan qene shume me perpara ne gjetjen e shkaqeve te vdekjes, madje dhe me prononcimet e tij.
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates së Shqiptareve "Marko Boçari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuçemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  7. #7
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    me behet qejfi pa mase qe hapet edhe nje teme per Aristidh Kolen,rilindasi i fundit shqiptar,fatkeqesisht i pavleresuar akoma ne Panteonin e Shqiptareve! Kam pasur rastin ta njoh nga afer kete simbol te rralle te shqiptarizmes ne mes te vendit me antishqiptar ne bote-Greqi. Ishte periudha e luftes se Kosoves dhe here pas here Aristidhi ftohej ne studion televizive te stacionit grek SKY ne nje debat perballe 10-15 te ftuarve serbe dhe greke,qe te gjithe antishqiptare.Sikuir vetem ai kontribut i tij te njihej ne Shqiperi,vetem ato replika te guximshme te tij,do te mjaftonin qe vendi i tij ne historine e shqiperise te ishte me i ndrituri nga te gjithe.Kur shoh te popullarizohen hermafrodite kombetare cdo nate neper mediat tona vizive me vjen per te vjelle dhe pelcas nga marrazi kur mendoj se nga kush e pret ndricimin udha e erret dhe e dyshimte e kesaj Shqiperie qe i ka humbur cdo shenje e dinjitetit! Aristidh Kola ishte vertete nje shqiptar shume i madh dhe e meriton nje statuje te madhe ne mes te Tiranes,si simbol i qendreses shqiptare-arvanitase deri ne castin kur "vdiq nga leucemia".
    Pra gjate ketyre debateve televizive ne Athine,rastisi te lidhem telefonikisht edhe une me studion dhe Aristidhi nder te tjera me tha qe te lija ne sekretarine e redaksise numrin tim te telefonit.keshtu u be qe u takuam dhe u beme miq shume te mire,madje nje liber i imi me poezi eshte botuar pikerisht ne shtepine e tij botuese "THAMIRIS". Prej tij kam kujtim disa libra te tij me autografin dhe shenimin e tij,si edhe koleksionin pothuajse te plote te revistes se tij BESA.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    PERSHENDETJE,

    Un i kam librat e tij, dhe kohet e fundit jane perkthyer gati te gjitha ne shqip me sa di un. Nuk e kam vene re tirazhin, por jam i sigurte se sdo jete dhe aq i madh sac duhet. Kryesisht librat e tij i blejne emigrantet. Do ishte mire qe ju qe i njihni keto persona te shkruani memoire a ku di un cfare behet ne te tilla raste. Un te kisha patur fatin ta takoja ate person nuk do rrija pa shkrujt pershtypjet e mia apo qofte tip transkriptesh takimesh. Vetem keshtu formohet literatura jone ne vend qe te rrime te merremi me fushen e lopatollogjise, llafollogjia me i llaf, sic merren disa ketu me probleme fetare e derci verci qe e mbajn veten si peshkop e kaluar peshkop.

    Nje pershendetje per kontributin qe i keni bere temes. Shpresoj te vine me shume artikuj per te, e me kismet mbase dhe libra te tjere nese gjinden.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    PERSHENDETJE,

    Un i kam librat e tij, dhe kohet e fundit jane perkthyer gati te gjitha ne shqip me sa di un. Nuk e kam vene re tirazhin, por jam i sigurte se sdo jete dhe aq i madh sac duhet. Kryesisht librat e tij i blejne emigrantet. Do ishte mire qe ju qe i njihni keto persona te shkruani memoire a ku di un cfare behet ne te tilla raste. Un te kisha patur fatin ta takoja ate person nuk do rrija pa shkrujt pershtypjet e mia apo qofte tip transkriptesh takimesh. Vetem keshtu formohet literatura jone ne vend qe te rrime te merremi me fushen e lopatollogjise, llafollogjia me i llaf, sic merren disa ketu me probleme fetare e derci verci qe e mbajn veten si peshkop e kaluar peshkop.

    Nje pershendetje per kontributin qe i keni bere temes. Shpresoj te vine me shume artikuj per te, e me kismet mbase dhe libra te tjere nese gjinden.

    Keni plotesisht te drejte!!!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Shume dakorte me ju siper. Un them se Aristidhi duhet te analizohet mire nga intelektualet shqiptare e te komentohet per punen qe ka bere, te kritikohet per te ne kuptimin kritik te fjales, dhe gjithashtu te shkruhet me teper per te nga jeta private. Vetem keshtu mund te lejme tek brezi pasardhes nje trashegimi qe do vlente me shume se ajo ekonomike, pasi do mbarte dhe do rriste njerezine me kulture dhe me vlera. Aristidhi eshte nje simbol i jo ekstremizmit, nje simbol humanist qe kerkonte te drejtat e shqiptareve arvanitase dhe azgje me teper. U luftua sikur te ishte nje demon i mirfillte. Detyra jone esht ta ngrejme atje ku e meriton.
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates së Shqiptareve "Marko Boçari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuçemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2004
    Postime
    53
    Alba te falenderoj per kete tem te bukur"

  12. #12
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    SI E NJOHA UNE ARISTIDH KOLËN…

    Ka qenë koha kur filluan bombardimet e NATO-s mbi Serbinë e Miloshevicit.Ishte momenti kur Greqisë si antare e NATO-s i kërkohej të miratonte zyrtarisht këtë politikë të aleancës northatlantike dhe të dërgonte edhe ajo ca avionë bombardues me ekuipazh grek në bazat ajrore italiane nga të cilat niseshin avionët drejt Serbisë.Pikërisht në këtë kohë mediat vizive greke hapën debate të përnatshme televizive në studiot e të cilave përvec gazetarëve histerikë grekë ftoheshin exponentë të njohur botërisht si flamurtarë të megalidesë greke,kryetarë forumesh dhe organizatash antishqiptare,”vorioepirotë” të thekur,si edhe një duzinë basketbollistësh apo sportistësh të njohur serbë që luanin në Greqi.Për netë të tëra emigrantët shqiptarë që i ndiqnin këto debate nga ekrani e kuptuan më së miri të vërtetën e madhe : Jo vetëm shteti dhe politika greke janë antishqiptarë,por edhe ai që quhet popull grek në ato ditë e tregoi pa maskë dhe pa ekuivok jo vetëm dashurinë për “vëllain” sërb,por edhe urrejtjen ndaj barbarëve shqiptarë!( Nëse ndokush brenda dhe jashtë forumit dyshon në këtë të vërtetë le t’i referohet shtypit dhe medias greke të atyre ditëve).
    Pikërisht në mes të këtij terrori mediatik antishqiptar në studion e kanalit televiziv grek SKY u shfaq Aristidh Kola.Nuk do të zgjatem për ato replika dhe argumenta historikoshoqërore brilante që buruan nga KY SHQIPTAR I MADH në ato studio të terrorit antishqiptar,pasi ca gjëra u shkruan edhe më lart në forum nga Kolec Tropoini dhe Ilir Malia.
    Kështu sic e kam shkruajtur edhe në një postim të mëparshëm shkëmbyem numrat e telefonëve me Aristidhin dhe e lamë të takoheshim para pallatit në katin e 5 të të cilit (në mos gaboj) ai jo vetëm jetonte,por edhe kishte transferuar edhe Shtëpinë e tij Botuese me emrin kuptimplotë THAMIRIS që do të thotë THA TË MIRA,THOTË TË MIRA.

    Kështu rreth orës pesë të një pasditeje qershori,ndërsa prisja para derës së jashtme të pallatit të tij diku pranë kryqëzimit të rrugëve Kiffisias me Alexandras,para meje u shfaq një burrë trupvogël,mëse I zakonshëm,me një këmishë vishnje me mëngë të shkurtëra që në të dyja duart mbante ca qese me zarzavate dhe ushqime.Iu prezantova dhe ai me një buzëqeshje aprovoi me kokë dhe tepër thjeshtësisht më zgjati njërën nga ngarkesat e duarve të tij që ta ndihmoja pasi duhet të hapte portën e pallatit.Gjëja e parë që më ra në sy në studion e tij ishte një fotografi e madhe e Thimi Mitkos dhe një poster I librit të tij BËLETA SHQYPTARE!
    Mbi tryezën e punës mbante një bust të vogël të Skënderbeut.”Paskeni edhe bustin e Skënderbeut!” I thashë ndërsa vështrimi im përpinte titujt e shumtë shqip mbi bibliotekën e tij.”Ai nuk quhet Skënderbeu,por Gjergj Kastrioti! Këtë mos e harro kurrë!”
    Më pas më pyeti shqip se nga isha.I tregova dicka për origjinën time cam nga babai dhe vlonjat nga nëna,por I lindur dhe rritur në Peshkopinë veriore.”Pra ti je ndjehesh dibran?” “Sigurisht!” iu përgjigja.U mahnita kur pas ca castesh ai burrë nisi të më fliste e të më tregonte në dialektin dibran dicka për historinë e kësaj treve të ilustruar herë pas here edhe me ndonjë fjalë të urtë apo shprehje krahinore dibrane.Dikur gjatë bisedës i tregova një dosje me poezi të miat të shkruara në greqisht dhe në shqip.(Kisha pothuajse 8 vjet që jetoja në Athinë). I lexoi të dy variantet dhe i pëlqyen shumë. I telefonoi një mikut të tij gazetar që punonte në gazetën TA NEA dhe pasi I lexoi një nga poezitë e mija në greqisht( eshte ajo poezi e postuar ne forum me emrin Misioni Paranoik) e pyeti duke e provokuar se e kujt autori të njohur grek ishte.Zëri përtej linjës përmendi dikë,por Aristidhi iu përgjigj me mburrje që poezia është e një emigranti shqiptar dhe nuk është përkthim por e shkruar direct në greqisht.”Këto poezi do t’i lësh te unë që t’i lexoj!”,më tha para se të ndaheshim.Madje pak caste më parë më foli edhe për njerëz të tjerë të artit dhe letërsisë shqipe,miq të tij, e më përmëndi dy emra që unë po i them këtu,njëri ishte Kolec Tropoini dhe tjetra poetesha Majlinda Zeneli.
    Pas dy ditësh më telefonoi dhe më dha komplimentat e tij për poezitë.” Do të t’i botoj unë!”,më tha dhe më ftoi për një kafe fundjavën e ardhshme.Vërtetë libri u botua(MISIONI PARANOIK-80 poezi) në dy gjuhët greke dhe shqiptare.
    Më pas sa herë që mundja ndiqja veprimtaritë e shoqtës së Arvanitasve të Greqisë në konferenca apo takime të ndryshme kulturore.Prej tij kam si kujtim një koleksion pothuajse të plotë të revistës BESA si edhe të gjithë librat e tij me autugrafin dhe shënimin përkatës.
    Isha në Shqipëri kur mora vesh lajmin e vdekjes së tij.U hidhërova pa masë dhe nxitova ti dërgoj një telegram ngushllimi vajzës së tij.Ishte shuar përgjithmonë shpresa e vetme e atyre heshtjen e të cilëve Aristidhi e theu duke iu kujtuar që janë arvanitas,janë shqiptarë e të jenë krenarë për këtë fat!

    ps.Duke perifrazuar një thënje të dikujt tjetër do ta mbyllja këtë shkrim me fjalët: SA MË SHUMË NJOH VEPRËN E RILINDASIT TË FUNDIT SHQIPTAR ARISTIDH KOLËS,AQ MË SHUMË MË NEVERITEN PSEUDOINTELEKTUALËT QË SOT PËRBËJNË TË ASHTUQUAJTURËN ELITË TË SHOQËRISË CIVILE SHQIPTARE


    per te gjithe ju,CRAZY.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  13. #13
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    JA PSE E VRANE

    "Nuk ka ekzistuar absolue asnjë rast kthim feje me dhunë nga ana e turqve."(Aristidh Kolaj, "Arvanitët", Athinë, 1985)


    Arsyen e kthimit të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në myslimanë na e sqaroi Aristidh Kolja në librin "Arvanitët", Athinë 1986, duke thënë se: "Ndërrimi i fesë së shqiptarëve me anë të dhunës është pjellë e fantazisë dhe shpikje e murgjëve dhe nuk është aspak e hijshme që ta pretendojnë këtë historianët". Të vjen keq që disa lakej në shërbim të shovinizmit grek mbështetin tezën e kthimit me dhunë. Këtë tezë kryetari i arbërorëve të Greqisë, Aristidh Kolja, e quan një "gënjeshtër qëllimkeqe". Për këtë citojmë autorin: "Nuk ka ekzistuar absolutisht asnjë rast kthim feje me dhunë nga ana e turqve".

    Sipas Aristidh Koljes "shqiptari i pabindur, krenar dhe egoist dhe me prirje për konflikte, nuk honeps dot përuljen dhe thirrjen, "Duajini armiqt tuaj". Ai nuk duron dogmat e përulësisë dhe të varfanjakëve nga mendja dhe nuk ka durim të presë që të marrë atë që i takon në jetën e ardhshme, gjë që, sipas tij, është e pasigurtë. Përveç këtyre shqiptari nuk është fare i predispozuar që t'i japë faqen e majtë atij që i ka dhënë një shuplakë në faqen e djathtë. Feja e krishterë mbështetet në mëshirën. Shqiptari nuk e do mëshirën. Kështu mund të themi se ndërrimi i feve nga shqiptarët konsiston në interesin ekonomik për të pasurit dhe karakterin e traditës së lashtë të të varfërve. Shumica dërrmuese e shqiptarëve ishin gjithmonë të varfërit, ishte gjithmonë populli. Shumica e popullsisë nuk u mor me tregëti, me zanate, me bakallekë dhe rishiqet. Nga do t'i nxirrte populli të hollat? "Zanati" kryesor ishte dyfeku dhe shpata. Feja islame, përveç motiveve që referuam, ishte shumë më afër karakterit të tyre luftarak".

  14. #14
    Trim me flete pambuku
    Anëtarësuar
    07-04-2005
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    7
    Kur ndodhesha ne Athine gjate Luftes se Kosoves kam degjuar Kolen dhe kam krijuar per te nje ndjenje respekti te thelle dhe mirenjohjeje. Ishte ne fakt nje ze i vetmuar ne mes te shkretetires.
    Por nuk mund te pajtohem ne gjithsha me shkrimin e pare te temes, pasi ne te mjaft gjera me duken te stisura dhe diletante.
    Lind pyetja:
    Cfare pozite kishte artikullshkruesi kur lejohej te hynte ne biseda me aq spec te nje niveli te larte?
    Po kur i drejtohej Ministrit te Jashtem?
    Po Kryeministrit te Shqiperise?
    Si mund te jete i bindur per aq shume gjera delikate dhe te kete aq shume informacion deri ne piken qe te dije se njeriu i SHIK-ut tone ne Athine te ishte Rekrutuar nga EIP???
    Jane ca gjera qe nuk uadrojne per mendimin tim.

  15. #15
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    116
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Kete artikull e kam lexuar disa here, dhe aq here e lexoj po aq here semurem nga ato qe lexoj.
    Shpresojme ne nje te ardhme, politika shqiptare do pastrohet, dhe te tille njerez do kene suportin e plote te qeverise sone.
    Aristidhi Kola ishte shqipëtar i Madh...
    Në greqi,prej vitit 1990 e gjer më sot kanë shkuar sipas statistikave më të reja rreth 700 mijë shqiptarë nga shqipëria.Të gjithë këta që kanë mësyer Greqinë janë të aftë për punë dhe shkollë.Të gjithë e dijnë se kush është Greqia dhe kushtet që i presin atje..."dashuria" dhe "demokracia" greke-Ortodoxe!
    Pra mos kërkoni që me reagimin e mundshëm të shtetit shqiptar kundër keqtrajtimit të shqiptarëve në Greqi të vrisni këta shqiptarë të pafajshëm...Keqtrajtimi,diskriminimi,konvertimi edhe ndonjë vrasje apo plagosje nuk janë elemente të mjaftueshme për prishjen e marëdhënjeve shtetërore në mes Greqisë dhe Shqipërisë edhe më shumë .Një gjë të tillë nuk e lejojnë edhe vet këta të mjerë po t`i pyesë dikush!
    Shqipërisë për t`u futur në evropë,nga Strasburgu i është caktuar rruga : Nëpër Greqi!
    T`i marrim gjërat ashtu si janë e jo siq do t`i dëshironim ne!

    Për të dijtur sa i Fortë je,duhet t`i njohësh tërë garuesit e botës dhe referët!

  16. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Po e Kosoves nga kalon ... se un sja kam haberin shume ketyre autostradave.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anëtarësuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    I kam pare emisionet ku ai ftohej ne Greqi per te mbrojtur luften e UCKse. Ishte argumentues shum i mire dhe grekeve u shkonin nervat ne stratosfere.

  18. #18
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anëtarësuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    Pse është harruar kjo temë ?

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga Gjinokastra Lexo Postimin
    Pse është harruar kjo temë ?
    sepse do merremi me te drejtat e sumcave, me sa burra ka fjetur ne shtrat nje bushter, c'a keni ngrene dhe kur keni patur gazera heren e fundit, c'fare po i ndodh serbeve ne Kosove, kush fe eshte me e bukura dhe me simpatikja, e shum e shum te tilla...............
    PRA VLLAU JEM MUS U CUDIT ..........
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  20. #20
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anëtarësuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    sepse do merremi me te drejtat e sumcave, me sa burra ka fjetur ne shtrat nje bushter, c'a keni ngrene dhe kur keni patur gazera heren e fundit, c'fare po i ndodh serbeve ne Kosove, kush fe eshte me e bukura dhe me simpatikja, e shum e shum te tilla...............
    PRA VLLAU JEM MUS U CUDIT ..........
    Kur them unë që minoritarët po n'a e fusin !

    Ruaje veten prej tyre !

Tema të Ngjashme

  1. Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 08-06-2011, 15:24
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •