Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26

Tema: Bipolar

  1. #1
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119

    Bipolar

    Cikel i deshtuar

    (...sepse jam i sigurt se disa nga ju do ta vene ne dukje deshtimin...)

    Cikli verdalloset rreth te njejteve persona; (perderisa cikli, verdallosja dhe rrethi i referohen dickaje te rrumbullaket) vuajne te njejten jete, te burgosur te te njejtit trup dhe ne te njejten hapesire/kohe - aq sa hapesira dhe koha s'paten me rendesi.
    ______________________________________

    Gjysėmsferė



    Koha eshte e pafundme…
    …koha eshte e pamjaftueshme (per makinen e kohes sime)


    *
    * *


    Struktura te dikujt, ndihen te pafuqishme
    para meje
    Me eshte dashur t’i mesoj…per t’i harruar shpejt.
    Pastaj me eshte dashur t’i shkaterroj para te gjitheve…atyre qe nuk me besojne…
    …Endesha ne vetvete si lundertar i humbur…ne oqeanin e pafundem dhe pak kozmik…
    Prisja qe lundra ime te mbytej dhe une, i lire, te takoja vetveten. Mos kujto se me njeh!
    Ti endesh brenda meje…vetem ty te degjoj…kudo…ketu.
    Atje takohem me naten e bukur, qe s’di te flase. Mundohem te komunikoj me gjeste. I tregoj historine e nje mikes sime, dicka te te ciles e lexova tinez dhe u kenaqa…
    Nata me shikon, e di – ajo nuk i kupton njerezit, as mua…por ajo eshte e bukur dhe gje tjeter nuk me intereson!

    Ajo, e kapercen malin me shpejtesi, fershellen neper peme, shtremberon nje kollone te shemtuar tymi ne nje oxhak gri, rreh floket e mija dhe futet brenda meje…
    …e ftohte…ajo. Ajo ngjan me eren.

    (Ai ulerrin: “rrathet nuk jane te rrumbullaket, rrathet nuk jane te plote”)

    “Ai vrau nje pulebardhe ne qiell
    Ajo nuk ra, vazhdoi te fluturonte ende
    U ngjit akoma me lart dhe u zhduk…
    Atehere ai shtiu perseri, i vrau te gjitha pulebardhat, por…
    …asnjera nuk ra. Ai u bind se gjuetia e shpirtrave eshte e veshtire!

    Pse lundra ime, qe ka mundesi te zgjedhe pafundesi rrjedhash uji per te shkumezuar, duhet te mbytet? Pse ajo nuk mund te zgjedhe detin e syve te tu?
    Por ti…ti me puth dhe nuk pergjigjesh kure. Dhe une duhet te ik…te mesoj te ndertoj vapore te fuqishem dhe te pambytshem…dreq…ka valle ne bote anije qe i rreziston detit tend? E imja kurrsesi!


    *
    * *


    Ndertoja makinen e kohes qe ecte vetem mbrapsht, ne menyre perfekte.
    (Ndertoja dhe nje per ty)
    Koha tani ishte vec nje gjysemsfere ne duart e mija, qe kur e rrokullisja, bente zhurme, lekundej rreth boshteve te saj gjysmake ne te gjitha drejtimet dhe ndalonte. Dhe une e rrokullisja prape dhe prape … dhe njihja vetveten (qenkam trazovac vertet)
    Gjysmen tjeter te saj nuk do ta gjeja dot; gjate gjithe jetes ajo do te mbetej thjesht nje gjysmesfere – kohe … e kaluar.
    Atehere e besoja qe nuk mund te arrija te ardhmen me forcat e mija. Jeta ishte nje mori castesh te tashem, qe casti pasardhes i vret duke i futur ne gjysmesferen qe kisha ne dore…
    …te arrija.


    Shkathtesia e gjishtave te saj eshte e pabesueshme. Arrij te kape c’do gje me ta. Menyra se si thur me grep ato shkronja te cilat une nuk jam ne gjendje as t’i shkruaj me tremb. Megjithate ajo eshte thjesht nje pikture, nje vijueshmeri e bukur (dhe shume e rregullt) boje ne nje cope leter qe mund ta gris fare kollaj…por nuk e bej kete sepse ajo pikture me pelqen. Me pelqejne syte e zinj dhe cuditerisht dhe ato shkronja te huaja qe duken si skela muratoresh a si nje njeri me paterica… Nuk kam per te mesuar kure gjuhen kineze…


    *
    * *


    Pluhuri sot ka nje shije te keqe.
    Nje femije duke vizatuar nje rreth ne rere, flak shkopin dhe iken me vrap drejt te emes qe e thirri gjithe inat. Le nje rreth te paperfunduar …po te rrumbullaket mjaft.

    Vapa me lidh pas vetmise; cdo gje e tepert eshte nxehtesi e padurueshme. Edhe fjale te kota te dala nga goje te deformuara mesimdhenesish me bejne te djersij…
    …megjithate me pelqen te djersij me ty…gjate nates se bukur…

    “Dielli humbi ne nje re…kur ti me the – Eja me mua se te dua” – kendoje cdo dite-nate, kufirit te dites me naten, kur dielli takonte rete e lagura ne horizontin e drejte te “detit plak.” Tani uroj t’ia kendosh vetem vetes, sic ia kendoj dhe une.


    _________________________________________

    Sirtaret dhe pasqyrat e trazovaces sime


    Si cdo mengjez nise te trazoje sirtaret e tu qe aty brenda dhe te nxirrje prej tyre gjithe ato fjale te bukura e te shemtuara, me te cilat ishe mesuar te trazoje te tjeret. E kisha vene re se nuk harroje kurre t'i futje perseri neper kuti imagjinare e me pas, te amballazhuara per bukuri, t'i sistemoje ne sirtaret e tu te vjeter, per t'i rinxjere mengjezin tjeter. Ata sirtare nuk me pelqenin vec nga nje gje: hapeshin shume lehte. Ata ndjenin ngacmine qe per shqisat njerezore nuk ekzistojne dhe ato t'i klasifiklojne si shkaqe per t'u hapur perseri, perseri. Ti ke sirtare gjithandej brenda asaj gdhendje te bukur qe mban mbi shpatulla dhe qe e quan koke, brenda asaj biruce qe mban te burgosur dhe mendjen time.
    Shikohesh neper pasqyra dhe me pas, nje buzeqeshje te ndricon nen hunde. Dukesh e kenaqur nga vetja, te pelqen. Ky eshte shkaku qe shikohesh aq shume neper pasqyra te cilat, kur mungojne, te afrojne drejt meje per te me thene: "ke nga nje pasqyre brenda syve" dhe pastaj me puth. Dhe une, kur jemi te dy, mundohem te gjej me aq mund ndonje vend pa pasqyra, qe ti te me afrohesh perseri dhe te me thuash frazen qe me pelqen.
    Mendohem cdo nate para gjumit qe te gjej nje menyre per te zhdukur gjithe pasqyrat e botes...dhe...do ta gjej...
    Kishim filluar atyre neteve te ndanim bashke zakonin e ri per ty. Gjithsesi nuk jam une fajtori, megjithese duhet te ndihem. Ty te pelqente te fluturoje dhe ia arrije shume bukur. Mundohesha dhe une te te arrija ne fluturim; kur nuk mundja, vrapoja, vrapoja derisa te ta kaloja. Por ti e nisje fluturimin para meje qe kisha nisur te fluturoja prej kohesh...dhe kjo gje qe mund te duket anormale, dihet se keshtu duhet te ndodhe...
    ...te pelqente era e saj, edhe mua...vazhdon te me perseritesh se te pelqen akoma, por nuk te besoj, goje e genjeshtres!


    _____________________________________


    E letert (prej letre)



    Zvarritej mureve...
    ...te larte...
    ...te keshtjelles...
    ...thyhej, rrezohej...
    ...dhe rindertohej, jashte kohes.

    Terhiqte me vete...
    ...mollen e helmuar...
    ...te mekatit fillestar...
    ...qe meritonte kafshime te helmeta.

    Udhen ia prisnin carcafe te lagur
    Qe i benin hije mbi koken e thinjur...para moshe.
    Kjo e kishte munduar prej kohesh.
    Si t'ua bente carcafeve
    Ata s'donin t'ia dinin!
    Te lagur,
    te ftohte!

    Prekte, ferkonte, kruante lekuren e djegur nga rrezet e henes.
    Duhet te mjekohej dhe...
    ...Hene s'kishte gjekundi.
    Sa here e kishte ngaterruar ai abazhuri i vogel! E flak tutje.

    Ecte nen fragmente filmash, ku bashkeshorte diktatoresh ndihmonin xhelatet ne ekzekutimin e tyre - Ua prisnin koken me gershere?!
    - Si?
    - Dhe kete gje e benin me ndergjegje, sikur kjo t'i vriste aq shume per mekatet e jetes presidenciale.
    - Shko pi litiumin se nuk je mire!
    - Jo, duroj dhe pak.

    Veshtronte dypasqyrimin e tij ne uje: vetvetja dhe vellai i tij." Ti nuk ke vella! Kam! (ngjanin shume)

    Nuk vinte re asgje, pervec asaj qe kishte te bente me emrin e tij - Lodhje...dhe kjo e clodhte pamase.
    Kishte filluar te shikonte endrra te liga dhe pikturat i interpretonte si humbje, erresire, frike.

    - Qe kur s'kam pare diell me sy?
    - Sot kur dolem mbreme. Na pije!
    - Jo jo. Degjo! Ik qe ketu.
    - Ika.

    _________________________


    Dial O G




    …Dhe e para ishte fjala…

    ...pastaj u fol shume dhe nuk iu dha me rendesi fjaleve...
    Sa ishte ora e sakte? Nuk perdorej ora atehere. Pse? Po c’do ta donin? Nuk kishte rendesi sa do ishte ora…cdo gje kishte vendin e ne kohe dhe hapesire. Ne ke hapesire? Ne kete qe eshte dhe tani! Vetem se atehere nuk ishte kaq plot. Plot me se? Me mua, me ty, me ata qe takuam ne dreke dhe me ate profesoren time…me njerez dhe kafshe…ai macoku im nuk ishte atehere, s’kishte kaq shume kafshe. Paska qene rehat atehere. Ishte vertet…dhe ai krijoi njeriun sipas shembelltyres se tij…do te kete qene patjeter mengjez; nuk i ishin aktivizuar akoma qendrat aktive te mases gri qe do kete brenda kafkes; dhe na la ne kete gjendje te mjere injorance dhe mosarritje te ndricimit. E ka bere me vetedije te plote, mos fol kot. Pse i duhemi te zgjuar ne atij? Ai ka shkaterruar cdo menyre lindje te ndonje Prometeu te mundshem. Asnje nuk mund te na jape zjarrin? Po cigaren me se do e ndezim? Po … as ate s’e ndezim dot… Mos ki merak se mendoj une per ate gje. Pse cfare do besh ti? Nuk ta them, te pakten jo sot, flije mendjen.
    Bota u popullua…dhe as i beri pershtypje te madhe njeriu…dhe u popullua shume. Me fliste per racizem…fundja s’dua, eshte puna ime. Njerezve u pelqen te rrine afer te ngjashmeve, nuk ka racizem fare. As eshte njeri ne gjendje te me fajesoje mua per kete. Te pakten deri me sot nuk ka njeri aftesite e duhura per kete. Po ti cfare i the? I thashe qe kam frike. Dhe pashe cfare ngjyre ka cudia tek njerezit e ngjyres tjeter – teresisht te njejte, asnje ndryshim. Eshte po ajo ngjyre gri ne blu, qe te le shije te hidhur shpesh, dhe teper rralle te kenaq. Vetem qe kishe frike i the? Mhm vetem aq i thashe. Pastaj ika. Nuk kisha ndermend te te beja ty te prisje, e di sa ndyre eshte te presesh dike dhe te mos vije ne oren e lene. Por megjithate vete mundohem te vonohem qe te mos e provoj ate shije. Cfare shije te pelqen ty? Shija e…shija e… ne mengjez me pelqen shija e qumeshtit te ftohte, sa me i ftohte qe te jete, vetem jo i akullt. Qumeshti i ngrire nuk pihet. Nga ora 11 jam perseri ne te njejten dileme. Dhe me dreke me pelqen shija e mishit. Vetem kaq? Jo me pelqen dhe buke me cokollate dhe luleshtrydhe dhe qumesht. Dhe me pelqen te kem gjithnje zjarr me vete kur … Po patjeter, per ate mendon vete ti. Po mendoj vete per ate. Me thuaj ndonje gje te bukur. Sa te bukur? Te bukur dhe ti…me thuaj. Pashe nje enderr te bukur. Ohu prape me endrrat ti? E mire as po te them me gje tjeter…


    …Pse s’me thua ti ndonje gje te bukur? Sa te bukur? Shume te bukur. Hena eshte e bukur. Po, eshte, tjeter? Hena naten eshte akoma me e bukur. Mja me henen, me thuaj ndonje gje qe merr fryme te pakten. Macoku yt eshte i bukur. Mos qesh kaq shume. Nuk qesh…
    Pse e tha ate fjalen ajo? Ajo vete nuk rri vetem me njerezit e saj? C’pune ka me mua. Pastaj dhe frike mund te kem. Popull magjistricash. Do nje keshille? Jo! Jo ne lidhje me kete gje. E di, me thuaj c’te bej me kompiuterin. Lere fare, mos e perdor me. Por me duhet dhe tiii. Une as e perdor ndonjehere. C’pune kam une me c’perdor apo jo ti? Ke pune ke…Kam!

    Te pelqen molla? Jo dhe aq. Me mire nje luleshtrydhe…dhe akoma me mire, shume luleshtrydhe. Po une vetem molle kam; na kafshohe. S’dua. Kafshohe vete e para. Mire e kafshoj vete. Na, radha jote. E di qe kjo molle ishte e mire? Mos qesh! Ajo nuk qesh me. Nuk qesh me asgje rreth e rrotull. E gjen veten te shkelmuar larg dhe ndjen dhimbje ne te ndenjura. Molla eshte e mire, e kam akoma shijen e saj ne goje…pas kaq shume kohe…sa dhe vete plaku Darwin nuk ka pasur guxim te imagjinoje; ajo shije eshte akoma atje. Sa molle te tilla kam ngrene… ta haje dreqi…lere te shkretin te haje mollet e tij.

    Nderto nje varke te madhe…! Ku nderton dot varke aq te madhe…dhe as varke por “arke.” Te gjitha llojet? Te gjitha! Ku t’i gjej te gjitha? Dhe mbahen ato bashke? Pse nuk m’i sjell ti dhe…ndertome dhe nje arke dhe po, s’e pate bezdi, futi dhe brenda…je qe je…Sa te rri te merrem me ty…po e bej vete, por ti te pakten mblidh famijen dhe behu gati. Dhe gruan? Dhe gruan! Ne rregull, si te thuash ti. Prerje. Shkeputje. Ripopullim? Mja se nuk ka llogjike ne kete mes. Fundja perse u dashka te kete llogjike ne te gjithe meset e kesaj bote? Qe te nxjerrim fajtorin, ai e ka fajin, c’do gjeje i gjen nje mes ne nje menyre apo nje tjeter. Jam vertet e ngopur. Dhe une jam i ngopur, por do ta kafshoj dhe njehere mollen dhe pastaj do fle. Pse kaq shpejt do heret do flesh ti? Po! Gjume te embel atehere…Gracias senorita. Hey, degjo. He fol. C’u be me ate varken? Ishte arke ajo, por lundronte. Sipas nje literature interesante qe lexova para tre ditesh, jo kater ditesh, ndaloi ne malin Arafat (duhet te ishte Ararat) ne Kanada. Ne Kanada? Ashtu shkruhej. Qesh, qeshim, na degjojne qe qeshim me te madhe dhe i bien murin qe te pushojme. Nuk pushojme! Te pakten per gjysem ore. Sa ishte gjysem ore ne ate kohe? Shume e shkurter. Ai njeriu i arkes lundruese qe ndaloi ne Kanada, jetoi nja 800 vjet. Keshtu qe ajo kohe duhet te kete qene 9-10 here me e shkurter sec eshte sot; nganjehere e shkurter ne pafundesi. Neser ka per te qene akoma me e gjate…prandaj me zgjo heret. Fle

    _____________

    sistemim dhe ripostim
    The end is the beginning is the end

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Lere Brarin te te lexoje nje here pastaj e "kritikojme."

    Ndersa une te lexova dy here Lit. Them dy here se nja dy jave me pare me ra rasti te sorollatesha andej nga forumi i vjeter duke kerkuar "Betoveni dhe Revolucioni Freng" te Nolit, kur me zune syte keto gjysmesferat. Nuk e ka keq Brari kur permend xhojsin jo...ta them une qe i ngjan ca ne ato dialogjet e fundit kur perdor-- se perkthej dot ne shqip dreqin-- "stream of consciousness." Filozofia nuk eshte gje tjeter vecse poezi ne shkallen me te larte, prandaj dhe po ta quaj kete proze poetike. Vecse ti nuk vuan nga vertigo, megjithese "lekundesh" gjate lundrimit.

    Mbase jam gabim por, ve re nje spontanitet te zhdervjellte ne shkrimet e tua, pastaj, te thashe qe me pelqen me shume ne shqip se ne anglisht?

    fine work!
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Lit, une nuk te kam lexuar tek forumi i vjeter...keshtu qe per mua je krejt i ri.(te me falesh per kete)
    Ndersa ne lidhje me krijimet, jane te mrekullueshme. Por ne nivelin qe ka rene forumi , ka pothuaj nje vit( a ndoshta me shume) keto te tuat, ndihen ashtu si u komentuan, ndaj dhe ndoshta krijmi yt, nuk kuptohet, apo ...
    Forumi yne ka lexues medioker.... ndaj dhe talentet jane larguar(keshtu me duket mua) e ne nuk jane larguar te gjithe, shkruajne rralle.
    Edhe nje here , te kam lexuar qe kur je kthyer me poezine e pare... e me ke pelqyer shume fare. Dhe kjo proza poetike , esse, apo gjithe c'mund ta quaj e gjithe c'mund te jete, me shkalloj fare.Me pelqen e gjitha c'thua e c'ke dashur te thuash.Artistikisht me pelqen dyfish, pese fish.Ka mandim, gjetje , detaji artistik, ngjyre, metafore,fantazi (ka te gjitha elementet qe nje pune (krijim) e bejne veper. Sinqerisht fl, qe i hodhe ne forum, e qe pata shans e kenaqesi t'i lexoj. URIME...........
    Ndersa brarin , akoma nuk e mora vesh se me c'letersi eshte mesuar kaq fanatikisht.Dhe ajo qew do te kisha dashur te pyes, eshte -C'lidhje kishte emri "visar" ne ate qe i je drejtuar litit? E ke perdorur si emer me kuptim , apo si krahasim me visar Zhitin?
    Ndersa ato qe thua per poezine dhe prozen , poetet dhe prozatoret, ma ke mbushur mendejn qe, ti nuk ke asnje opinjon origjinal per asgje , aq me teper per letersine, vec thua ca fjali standarte , te thena prej ca mediokrish , qe kishin mbushur shtepine botuese "naim frasheri" ne vitet para 90-es.Ndersa ironia qe perdor duke u shprehur ne dialketin qe nuk eshte i yti, te ben edhe me shume "asgje" se ashtu si kerkon te dukesh "interesant" apo "i panjohur"....


    me perkushtim macia_blu!

  4. #4
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    faleminderit
    ___________

    Cikli s'ka te mbaruar, te pakten akoma jo.
    ________________________________________________

    Hapje

    Anashkalimi qe eshte vecse ndergjegjesimi i humbjes, me bente te zija veshet ndaj asaj lloj kakofonie te fjaleve te saj. Ishte e para here qe kisha pesuar deshtim te tille, me aq sa arrita te deduktoj dhe me mbetej vetem te pranoja rete te uleshin mbytshem, paturpesisht, te shkrehnin rrufe germash, te derdhnin rreke fryumesh dhe une, ngjeshur me impermeabilen-duart e mija, ecja sa andej-kendej duke kerkuar paqen qe akoma s'isha bindur se e kisha humbur pergjithmone. Kjo mungese paqeje kishte marre pamjen e vet, kishte rreshkitur labirintheve tejfundoses se rrenjeve te tymta qe kam ne radake, ishte perhapur kudo si nje rrjete e dendur merimangash qe infekton dallueshmerine e mureve te dhomes ku isha braktisur.
    Hap nje dere qilari; ti: C'ke? Kam. Nuk je i pari. Kush je ti qe kujton se mund te me japesh keshilla? Ti me njeh mire kush jam dhe se cfare jam ne gjendje te bej. Ta zeme se nuk te njoh, c'do me thoshe qe te pershkruaje veten me pak fjale? Ose jo, sasia e fjaleve s'ka rendesi fare. Perdor lirshem sa fjale te duash dhe te premtoj nje pergjigje komentuese. Ti je i cmendur! Ha, ti me njeh se c'jam, une s'te njoh. Me thuaj c'je! Jam, jam ajo dhe ti e di shume mire se kush jam; te lutem mos me lodh. E ke inat lodhjen? Gjithmone! S'ka asnje mundesi qe lodhja te te pelqeje? Mendohu mire. E leme me kaq.
    Me mire flas me vete, ve duart tek veshet dhe thurr rrjeta te tjera infektive. Te flasesh me vete nuk eshte shenje cmendurie per sa kohe ajo behet pa ze. Ajo pershkruan veten me fjalet e mija, ose une imagjinoj ate te beje cfare i pata kerkuar me siper. Te tilla dallime s'kane me rendesi tani, une e di dhe ajo e di kete, gjithashtu. Zhytem ne mjegull, nje vranesire pamore qe me ben te ndihem mire, qete, i mbrojtur, ... kush tha "i cmendur?" Ajo afrohet me ato rroba, ngjyra e te cilave kamuflazhon me mjegullnajen qe zgjodha te krijoja...e tymte...ajo! Me ngjitet tek veshi dhe perserit dhjetra here te njejten ide, duke u munduar te thurre fjalet ne menyren me te pranueshme te mundur. Hap syte dhe shoh tjetren, ate pak me te vertete se kjo e fundit, dhe e di qe e mjegullta me pelqen me shume. Ajo eshte e bindur, e bukur, e...iu jap fund pershkrimeve dhe mbledh te gjitha vemendjet tek veshet...Cfare je? Jam pjese e jotja, ushqejme njeri-tjetrin, simbiotikisht. Nuk ben dot pa mua? Jo! Sa kohe kam qe te njoh? Qe kur fillove te njohesh. Do shpetoj ndonjehere nga ty? Nuk ke pse te kerkosh shpetim nga une. Mire.
    Leviz njeren dore sikur te isha duke rrahur vertet nje avull qe me kishte zene pamjen. Ku patem deshtuar? Me bejne hije vetem duart ne ate dhome tmerresisht te bardhe, aq te bardhe sa dukej sikur donte t'i jepte perkufizimin kesaj ngjyre...Dikur rrija nen hije pemesh, shtrire pija cigare dhe qeshja me faktin se njeri nga guret i rezistonte vendosmerisht vijes se ujit poshte te tatepjetes. Uji gerryente gurin me durimin e nje medituesi budist...apo...apo ishte ky i fundit qe perpiqej te imitonte vijen e ujit? Do te ishte shume me mire sikur guri te dorezohej dhe te na kursente kohe te gjitheve: mua, ujit, vetes, dhe medituesit. Budisti me therret ne koke, "hiqe ate dreq guri, levize vete..." dhe shperhapet si tymi i cigaret qe pija shtrire, nen hije pemesh.
    Te pyes prape, c'me ndodhi? Pse s'jam me duke ndjekur vijen e ujut? Pse kam filluar te ushqehem vetem me gazra dhe kush dreqin jane keta njerez ne te bardha, qe me japin te pi ilace pas ilacesh, ne nje kohe kur ti s'je kurre ne harmoni me bardhesine e gjithe kesaj situate? Mu pergjigj! Une jam dhe s'jam; ti kerkon pergjigje te kota. Nuk jane te kota. Ashtu jane! Kush eshte racionaliteti i gjithe kesaj? Kush tha se ka dicka racionale ketu? Mungesa e arsyetimit te ka mbyllur ne kete dhome. Kerkon te dish deshtimin cfare eshte? Deshtim racionaliteti. Kur me humbi ky i fundit? Kur fillove te me njohesh mua!
    The end is the beginning is the end

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Hirushjaa
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Vendndodhja
    ..ne krahet e princit
    Postime
    36
    ke menduar ti permbledhesh ne ndonje liber keto shkrime?
    Urime dhe shume suksese...Lit

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Jam i bindur qe edhe Gabriel Garcia Marques te shkruante ne kete forum,do shpalosnit repertorin e brockullave mospelqyese.
    Me kujtohen ca fjale te nje miku tim thinjebardhe"Ne si popull vuajme ose nga mbidituria e tepert ose nga mizerja"

    Urime per krijimet,megjithese replikat e shumta i kthejne ne dytesore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 26-05-2004 mė 23:58
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #7
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119

    Ciklikisht

    Fragmentikisht, cunguar

    Ajo i kendonte naten per ta vene ne gjume.


    Tre dite me pare kishin eksploruar ndjesite e zenkes se pare. Ai kujtonte se kishte arritur te ndjeje alternativitetin e rrymes tek llamba elektrike; ajo ishte munduar t'i shpjegonte se ato luhatje te verbeta te drites ishin ulje dhe ngritje te tensionit, por ai nderkohe kishte marre formen e flutures qe vertitet rreth llambes, perplaset, fluturon prape...derisa bie ne toke e ngordhur. Ngordhja e tij ishte gjumi. Per here te pare ai nuk i kishte kerkuar asaj qe t'i kendonte para se te leshohej ne ujerat narkoleptike, carja e siperfaqes se te cilave ishte frikesuese, alarmuese, tragjike, spazmike, riperteritese, joshese, genjeshtare, marramendase dhe clodhese ne te njejten kohe, cpim te cilin ai e quante enderr.
    Ajo nuk kishte per t'ia falur kurre kete. Ishte dhene kaq shume pas ninullave sa mund te konsiderohej si enciklopedi e gjalle; nje pjese te mire te dites e kalonte duke bere kerkime kengesh ne gjuhe te ndryshme, i merrte, lexonte dhe lodhej duke u perpjekur te perfeksiononte gjithcka para se te paraqitej tek publiku i saj i vetem - ai. Kete gje e bente me qejfin me te madh dhe sikur te mund te zgjidhte vetem dy gjera per te marre me vete nga kjo bote para shkaterrimit, ato ishin ninullat dhe ai. Ia kishte bere te qarte se e vetmja lodhje qe mund t'i shijonte ishte ajo e muzikes...ai binte ne gjume si femije kur ajo kendonte...opiumi magjik qe ninulla kishte brenda gatuar me drobitjen e saj. Tani ajo bote ishte shkaterruar dhe ajo kishte mbetur vetem. I kishte thene atij me dreke se kishte gjetur nje kenge te re dhe te ishte gati kur ajo te kthehej. Ninullen e kishte gjetur ne nje liber folklori slloven, qe e kishte blere lire tek nje shites ambulant ne te dale te nderteses ku kishte pasur intervisten e fundit te atij muaji dhe shitesi, nje gjigand me ze eunuku, i kishte falur dhe nje shall mendafshi duke ngaterruar ca fjale ne nje gjuhe te paqene, te shoqeruara me gjeste te pakuptimta, por qe te krijonin nje ndjenje mbiqenjeje. Melodioziteti i fjaleve kendonte dhe pa u shoqeruar me notat e shkruajtura, si zakonisht, siper tyre. E ulur, mbeshtetur mbi tavoline, me syzet qe i vareshin mbi hunde dhe stilografin qe ishte mesuar ta mbante kafshuar, shfetoi disa fjalore per t'u nxjerre kuptimin vargjeve.
    The end is the beginning is the end

  8. #8
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119

    Riciklim

    Rikthim


    Ulur, krehu floket mbare e prape, me kujdesin me te madh, sic dinte te bente vetem ajo dhe u pa para pasqyres ovale qe varej e mberthyer tek muri ne krah te majte te krevatit i cili markonte bindshem qendren e dhomes me ngjyre te gjelber. U ngrit me kembe dhe hapi dritaren. Pa oren dhe me nje shprehje te alarmuari stamposur ne fytyre, u vesh nxitimthi dhe mori rrugen jashte pa u pare me ne pasqyre.
    Dimri sundonte i plotfuqishem dhe shfynte hundet me ere veriu. Ajo shtrengoi shallin qe ia kishte dhuruar nje shites ambulant para shume kohesh dhe futi duart ne xhepat e palltos kafe per t'iu shmangur plasjes se lekures, qe i ndodhte shpesh atij dimri te prape. Dora e majte e mbledhur grusht, sikur te perpiqej te ndalonte cdo fryme te mundshme ngrohtesie nga brenda, iu corr ne nje qoshe te mprehte letre te palosur...me aq sa arriti te kuptonte per momentin. Me gishtat e saj pershkoi te gjithe objektin dhe u bind per cfare kishte dyshuar. E nxori letren nga xhepi dhe e lexoi me syte te hapur tej permasave te syzeve:

    ___

    Shushatje

    Takova token per pak kohe,
    Pas lutjes qe thoshte "mos zbrit"
    Ne kete ferr te parajses sime.
    Hodha pak dhe mbi supet e mi...
    ...nuk duhet te rri...

    Miqesi me benin hijet e reve...
    Kishin humbur rrugen ketu poshte
    Mes siluetash veshtrimesh tinzare.
    Nje ze me thirri "nuk do te jetosh me gjate...
    ...nen kete diell..."

    Prisja te mbushej kupa e helmet.
    Ata ulerinin "sa dreqin zgjati?"
    Nen fytyren e saj te paqarte
    Lundronte nje enderr e keqe.

    Ti duhet te kesh vdekur prej kohesh.
    Shoh ne syte e tu vec vetmi.
    Bashkova esencat e gjithe luleve,
    I shtrydha dhe nxorra pak dashuri...
    ...per vete...

    Renda pa lene gjurme,
    Udheve te parqeve tradhtare.
    Qyteti kishte vdekur nen shtrengimin
    e reve - mendimeve te tij te lashta dhe te kota.

    Pse me ofron dicka qe nuk do te ma japesh?
    Tymi ngrihet i trashe, mendueshem,
    Nen zerin e tij te mbytur,
    Qe vetem une di ta degjoj...
    ...kur me therret...shushatje...

    Thitha gjurmet e lashta te njerezimit,
    Qe m'u shpalosen nen hunde me djegie.
    Zoti shtrihej nen toke, i pafuqishem...
    ...Per pak kohe emri i tij ndryshoi - ushqim krimbash.

    Varret jane te bukur...
    ...te medhenj...
    ...te thyer...si zemra jote...
    ...pjesen pa jete ma dhe mua!

    __

    Ishte shkruajtur me stilolapsin e saj dhe me nje shkrim qe ajo e njihte shume mire. Prape? - e vetmja pyetje qe arriti t'i ndertonte vetes dhe pa me inat oren.

    *
    * *

    Ai po dridhte nje cigare me syte nga dritarja.

    _____________________
    U shkruajt dicka dhe nga ky kapitull.
    ________________________
    Delirium, kjo ka per te perfunduar ne nje menyre apo nje tjeter dhe cilado rruge qofte, do te jete e drejte, e asfaltuar dhe me peme te celura bliri anash; me trotuaret e gjera, te shtruar me pllaka dhe rrugicat e tjera me kalldrem, qe i derdhen si perrenj.
    The end is the beginning is the end

  9. #9
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119

    Zot Endrrash

    Ritmikisht e rrotullueshme

    Zot Endrrash

    Gelltisja gjumin dhe naten,
    Ciftin qe lindte endrrat e mija.

    Kaloja naten shtrire...
    .........Shtrire ne shtratin e vjedhur tinez...
    .........................Erresires.
    Dhe krijoja salla te medha
    ...Te braktisura...
    ........Te papuna...
    ...................Hipnotizuese.
    Endesha i plotfuqishem
    ................Ne boten time...
    .........................Ku jetojne vetem...
    te vdekurit.

    Trembem...
    ...kur shikoj veten time...
    .............nga siper...
    ....................shtrire ne dysheme...
    Sapo kisha cpuar vete...
    .........Me vdekjen e bukur...
    ........................te lengshme...
    ...............................te kuqe, te shumte.
    dhe prisja.
    Prisja efektine saj...
    ...........dhe te xhelozise....
    ...............qe kisha filluar te ushqeja...
    varferisht.

    Te vdekur...
    .....kendojne gjallerisht...
    .........per detin,
    .................engjijt,
    .....................djajte,
    ...sikur t'i kishte marre malli per to.

    Atehere e kisha kuptuar
    se isha une perendi endrrash...te mijat endrra...
    dhe sodisja dypasqyrimin e xhelozise tek syte tane.
    Thyeja te gjitha...
    ...pasqyrat e nates...
    .................ku fshihej ajo.
    Une, kafshoja eren e bredhave
    dhe futja koken ne halat qe me cponin hundet e zena.
    Caja muret e holla...
    .............vena, arterie...
    boshe.
    Pergjoja afrimin e gjakut...
    .....................gjithmone me vonese...
    ...........................................zhurmsh em...
    kuqshem.
    I lodhur nga pritja, enderroja molle te vizatuara nga nje laps i mprehur,
    shtrenguar ne gishtat e holle te nje femije...
    ....molle...
    ........krimba...
    ...............qe ngjajne si lidhese
    kepucesh.
    Kujtohesha qe kisha harruar te lidhja te mijat...
    ......shtrenguar...
    .........vrapoja ne ere...

    Neteve kur me pelqente kronologjia e te mijave endrra.
    The end is the beginning is the end

  10. #10
    Mire se erdhe te Vargu i Lire!!!

  11. #11
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    Te lutem, vdis! Fytyre e bukur; kur je larg meje, te mos te te shikoje askush.
    Ngjallu me mua.

    Varg i c-lire

    Mos fol


    Dhe hidhesha prapa vetes sime...
    Dikur kisha degjuar nje kenge te bukur.
    E kisha fershellyer mijera here;
    Fliste per te heshtur, per t'u puthur.

    E di qe kjo kenge te pelqen dhe ty.
    I ke mbyllur shpesh frazat me ate titull
    Dhe shfrytezoje heshtjen, pa fjale,
    Duke me puthur, shume e uritur.
    The end is the beginning is the end

  12. #12
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    shkruar dikur nga Delirium...atehere kur krijoja kenge

    Xhaketen rrembej
    Deshiren per t'u larguar
    Bulevardeve te varfer
    Duke vrapuar

    Petalet luleve
    Ngadale do t'u heq
    Te shoh
    Ne me dashuron vertet

    Mos i fshi lotet me duar
    Leri te rrjedhin te lire
    Porsi frazat e nje poezie
    Padashur te krijuar

    Portretin tent
    Te buzeqeshur do ta kthej
    Endrrat e mija
    Derdh buzeve te tua

    Duke u rrezuar
    Ne enderrimet e tua
    Nese s'me kupton
    Lutu ti per mua



    P.S. Mbaj mend qe s'te erdhi shume mire kur i futa muzike brenda...duke e konsideruar si kengen time te pare. Megjithate ajo eshte...Ringjall kohet kur u thurrnim vargje (nje goxha shuk letrash ne xhepin e prapme) fytyrave te pakuptimta...jo dhe aq te paqena.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lit : 04-06-2004 mė 02:14
    The end is the beginning is the end

  13. #13
    une e konsideroja te humbur kete "copez". Gjithesesi...., per mua nuk kishte asnje vlere. Kjo eshte nje pershtatje e disa vargjeve nga "SANE", per kenge. Nuk me kujtohen rrethanat ne te cilat ta kam dorezuar, por ..., jam i sinqerte me veten, se ... per hir te nje kenge po perpiqesha te "mprehja" rrimen.
    Tani, i ripertypa keto vargje, dhe ... perseri jam i mendimit se ..., rrima e jashtme eshte shkaktarrja e cektesise neper liqenet, ... formojne vargjet.
    kam nje ide ... e ke sjelle te perpunuar. Mua me kujtohet se ... ka qene "xhaketen xhins rrembej..." apo jo? (ndoshta jam gabim)!!!
    Me thuaj kur te nxjerresh librin e pare, me shume kenaqesi do te deshiroja te te ndihmoja perbrenda mundesive te mia, (i kam parasysh ca fytyra te mykura po vrenjten - po hap cadren!!!)

  14. #14
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    Mire-se-te-kam-gjetur prej kohesh. Xhaketa eshte xhins, patjeter. Per te publikuar ne liber s'e kam ushqyer trurin, por s'ma do mendja se do e beja. Forumi eshte me se shume.

    Anticiklike

    Pas Vjedhjes


    Me vodhen celesin tim te brendshem
    Naten kur ecja ne terr, vone.
    Bleva nje te ri celes, te eger.

    Hap dritare thelle ne dhe'
    Ne dhe', dritare, dyer...
    Te di ne ka shpirt kjo toke.

    Objekte satelitare fshihen ne ate...
    ...carcafin e bardhe...
    qe ajo e quan ndergjegje.
    Kur kisha nevoje per clodhje
    Me folen per hajduteri.

    Me vodhen nje ore te vjeter kujtimesh.
    Trembem se vetem celesi i saj
    Hapte sirtare. Ndjej mall.

    Nate shtazarake sharrjesh
    Deformon gojet.
    Terhiqet nga te dy anen nga Dita
    Duke zgjatur agonine e shikuesve
    Ne pritje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lit : 05-06-2004 mė 02:45
    The end is the beginning is the end

  15. #15
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    Fragmente endrrash te "asaj" qe s'mund te enderroje

    Anti-tunel

    "Me nxirrni jashte," - cirrej dhe ulerinte si dreqi...qe kishte brenda.
    Ishte ajo qe e mbante mbyllur.
    Shihte fundin e saj tek bllokonte rrugen per jashte...bllokonte vetem nje grusht rrezesh dielli qe formonin nje rreth hije ne mes te dhomes - anti-tunel...
    Drita futej prej cdo bashkesie hapesire qe e rrethonte dhe i jepte hijes nje pamje triumfuese, pamposhtesie.

    - Si ka mundesi qe asnje s'pergjigjet?
    - Nuk ta kane nevojen.
    - Do t'ua shperbleja...
    - Nuk u intereson asnje perfitim prej teje!

    Nje cilinder i vogel, i bute...nje nga gjerat me te parendesishme te kesaj bote, e ndante nga cdo mundesi per te rijetuar.
    Ai ishte skllav i askujt dhe kjo gje e tmerronte. Historikisht, lloji i tij i kishte sherbyer plotesimit te cdo deshire te "zoterise." Ndjente parendesine e rrahjeve te zemres qe dukeshin sikur masnin gjatesine e asaj kohe te manget; ajo rendohej, ntrashej dhe e shtypte nga siper, pameshirshem.

    Boshlleku nuk ka permasa.
    Koha nuk ka permasa kur i perket nje hapesire bosh.
    Dicka e tille nuk mund te quhet se ekziston - kjo gjendje e mundonte deri ne dyshimin e vetekzistences.

    "Hapeni porten...
    .................rrugen...
    e qelqet."

    Rrumbullaktesia e nditshme e dhomes i shkaktonte dhimbje mbi orbitat e syve, siper kufirit te ballit. Sinuset e mbushur me leng te dhimbshem. Mbyllja e syve nuk ishte zgjidhje.

    Boshlleku nuk ekziston per sa kohe ka jete idea e tij. Cfare mund te jete nje gje qe s'eshte? - Asgje! per sa kohe ti s'mendon per te. Atehere, ai ushqente qenien e asgjese qe ishte mesuar te jetonte...te pakten.
    I drobitur, gjuante me grusht qelqin qe e burgoste...jo!...me shume e mposhtte ajo gje atje siper. Hija e saj i shkulte frymen nga gjoksi dhe ia flakte jashte qelqit.
    Mospercaktueshmeria e hartave te trurit te tij ia kishte mohuar te drejten e endrrave. Raca e tij vuante nga nje pavetedije kronikisht e varfer, gati e mosqene, gati...bosh. Mbante frymen, qe ajo, hija, te mos ia prekte dhe imagjinonte fundin e tij...vdekjen qe donte te shikonte (nese ndonjehere do te kishte mundesi) ne endrrat e tija vetvrasese.
    Vetes i percaktonte fatin e virusit. Cfare i falte jete atij ishte gjithcka jashte ngushtesise se qelqit, mbylltesine e te cilit ai vuante.
    Ne gojet e te tjereve ai ishte vetem nje xhind brenda nje shisheje, paturpesisht te mbyllur me tape.
    The end is the beginning is the end

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Pershendetje Lit,
    shume interesante kjo teme me shume e hape sepse para ca javesh nje burre po qante dhe ore minute po merrte cdo spital duke pyeter per gruan e tij qe ishte bipolar dhe suicidal... me erdhi kaq keq, god bless them.
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  17. #17
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    ekzistencializem, absurd-izem, e pse jo edhe budizem :)

    E lexova! U ndjeva krejt e zbrazet....dhe zbrazetia ka nje veti te mrekullueshme: te kthjellon veshtrimin. C'fare pashe? Ate "qe cirrej dhe ulerinte si dreqi...qe kishte brenda"....ajo ishte vete objekti dhe subjekti--ajo ishte gjithckaja dhe asgjeja! Nje minute! Si ka mundesi qe "gjithckaja" te jete ne te njejten kohe "asgjeja"? Ka vetem nje mundesi...kur ajo eshte nje enderr. Ajo vete - nje enderr, nje ide! Me merr vesh????????????

    "Ai ishte skllav i askujt dhe kjo e tmerronte"--me kete i ke thene te gjitha!

    Lit--ti shkruan ekzaktesisht pas shijes sime. Nese do ti kisha rezervuar vetes kenaqesine e te shkruarit, do kisha dashur te te ngjaj! Ah, se mos harroj: ke marre persiper nje pune kolosale kur mundohesh te ndricosh labirinthet e trurit. Dikush mund te thote qe vuaj nga "bipolar disorder" por s'kam piken e keqardhjes. Fundja, pa "hyper" and "hypo" harta e trurit do te ish krejtesisht e papercaktuar (paradoks?! ehhh...) pasi do ti mungonin kufijte.

    "Cfare i falte jete atij ishte gjithcka jashte ngushtesise se qelqit, mbylltesine e te cilit ai vuante." Pikerisht, jashte kadavres jeton qenia--asgjeja!

    Natan. u rrezofsh ne endrra te pambukta
    Summertime, and the livin' is easy...

  18. #18
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    cikl-on

    Gjysmerruzull

    Kohe e keqe! Gjysmesfera qe me ka mbetur ne dore perjetesisht, nuk do te luaje me. Ajo tani eshte bere e rende, plastike, e perthyeshme, e turbullt...

    Shoh nga dritarja, sic me pelqen te bej kur dredh cigare. Qielli me duket shume i ngjashem me gjysmesferen time. Ka harruar te qeshe, nxin dhe ashtu i ngrysur, sheh hijen e tij tek mbyt qytetin me gjithe c'ka brenda. Ai me duket sikur po tregon me gisht drejt meje me anen e nje reje me forme te cuditshme. Une hul grilat sepse nuk kam qejf te me shikojne ne kete ore te dites.

    Shtrengoj neper gishta ate cope te manget rruzulli. E ndjej siperfaqet dhe cuditerisht dhe brendesine e saj. I ngjan nje cope plasteline te gatshme per t'u punuar. E deformoj dhe e flak jashte deres, ne korridor dhe ndjej sesi ajo dhemb.

    Ajo ndjek me sy te gjitha veprimet e mija, ngrihet, merr gjysmesferen qe tani kishte marre nje pamje gati te cthurrur dhe ma perplas ne dore. Ka dite qe nuk flasim. Cdo komunikim eshte joverbal, i papercaktuar. Eshte thjesht nje veprim-kunderveprim i ndersjellte, i ndergjegjshem, qe s'ka nevoje per fjale. Nuk e di sesi kemi arritur te krijojme kete situate, por pak me intereson.

    Ndjej rete te tregojne me gisht nga mua dhe perpiqem te heq mendjen nga to.

    I jap forme plastelines pa marre kurre mundimin qe te krijoj dicka me shume se nje gjysem rruzulli. E kaluara s'mund te kete tjeter forme. Gjithcka fillon ne nje fare poli, zgjerohet dhe hapet deri ne ekuatorin e perjetshem te se tashmes qe ushqen pambarimisht rrezen e saj. Poli tjeter arrihet cuditerisht menjehere, pa paralajmeruar, gjithmone kur s'e ke mendjen dhe i jep fund paturpesisht nje sfere qe rrokulliset tatepjete, tatepjete...

    Ajo me shikon dhe me puth, e kenaqur nga skulptura ime. Ajo - ndergjegjja ime.
    The end is the beginning is the end

  19. #19
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119

    Brenda

    copez nga Brenda (draft)

    Brenda...
    Trillet jetojne
    Te vertetat shtrydhen
    Aludimet mbreterojne
    Zhgenjimet zgjohen nga gjumi
    Harresat dalin jashte dhe...
    Duam te nxjerrim kuptim te fjaleve qe hyjne
    Brenda.
    "Jashte" jeton vetem per "Brenda"
    Asgje s'ka rendesi per sa kohe eshte
    Jashte.
    Jashte eshte e zbehte
    Merr ngjyre vetem brenda.
    Gjithcka qe nuk arrin te futet eshte e humbur.
    Brenda mundohet te sistemo-je/het.
    Kur isha mesuar te mbaja rregull zbulova se kaosi eshte me i embel.
    Jashte, eshte pa shije.
    Jam mesuar te perafroj ngjyrat me shijet
    E hirta eshte e athet
    Blu eshte e tharta
    Ka gjithmone ngjyre te gjelber e hidhura...vrer
    Procesoj kobshem embelsirat e kuqe...
    ...Brenda.

    ____________

    Dedikuar perkohesisht, Mi_Corason
    (perjetesisht, perjetesisht)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lit : 09-07-2004 mė 03:09
    The end is the beginning is the end

  20. #20
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    (cikl-iste)

    Copez


    Dymbedhjete





    Duke pikasur perseri veshtrimet tinzare te reve dhe duke imagjinuar thashethemet e tyre qe gumezhinin ne ajer bubullimisht, dredh cigare.
    Pres qe akrepat e ores se murit te arrijne njeri-tjetrin dhe te puthen ne gjunjet e dymbedhjetes.
    Pres dhe dredh cigare...dredh cigare kur pres...
    M'u kujtua se si ajo me pat porositur nje nate te rregulloja kaligrafine tek me shihte te zhgaravitja firmen ne dysheme. Ate e kisha mbi koke, gjithmone...s'mund ta hiqja qafe.
    Ora dymbedhjete eshte me e zhurmshmja. Perpjasja ndodh aq fuqishem sa jashte mund te shihen dhe vetetima qe cajne uniformitetin e ajrit dhe arrijne te shperbejne avujt qe lekunden gjithandej pa itinerar. Kete te fundit e kisha lexuar ne nje reviste shkencore per femije, bashke me nje artikull te sterzgjatur rreth drethjes se cigareve ne Kube. S'eshte shume me vend qe artikuj te tille te strehohen ne revista femijesh...fundja, kujt po ia paraqisja kete konstatim?
    Ajo u zgjua dhe me kthen pergjigjen e perhereshme, te paraprire gjithmone nga e njejta pyetje: "C'po te pjell mendja sot?"- pastaj shton me ton te egerrsuar - "Shikoji duart! Nuk je duke dredhur asnje cigare. Sheh revista rrotull? Te duket vend per te mbajtur revista ky? S'je ne vete!"
    Nuk i duroj dot llapacitjet e gojes se saj. Gjithmone kunder.
    Cuditerisht ajo eshte i vetmi njeri qe e njoh mire dhe perseri nuk e mbaj mend si e kam njohur. Por kjo pak rendesi ka tani. Ajo fillon te cjerre veten dhe te ulerije pyetjet e saj, kthen mbrapsht tavolinen, tund hekurat e krevatit dhe perplas karrigen fatkeqe pas murit duke origjinuar nje gropez qe thith drite pangoperisht. Por pasqyra ne te majte me genjen - reflekton imazhin tim duke bere te gjithe zhurmen e mepareshme. Ajo tregon si nje film pa ze dhe me xhirim te shpejte nje tablo te asaj qe ndodh duke me vendosur ne rolin e privilegjuar te personazhit kryesor.
    Ajo eshte e padukshme ne pasqyre. Therret dhe perplaset pas murit. Nuk gjen rehat ne asnje vend, duke kercyer ne dyshemene si fushe shahu te dhomes, shmangshem pllakave te bardha dhe une, gjithmone brenda pasqyres duke imituar cdo veprim te cmendur te saj. Sikur kjo te mos mjaftonte, akrepat e ores terhiqen pas njeri-tjetrit, turpshem, para dymbedhjetes qe i veshtron me nje buzeqeshje perverse poshte perdredhjes se siperme te dyshit. Dera hapet me potere dhe dhoma mbushet me silueta qe me mberthejne nga krahet dhe me kryqezojne forcerisht ne krevatin e hekurt. Vetetimat dhe bubullimat tashme kane shperthyer, duke sjelle nga jashte nje ere te djegur - avujt e ujit qe shperbehen si nje elektrolize gjigande. Siluetat nuk i besojne pafajshmerine ne fjalet e mija; ato refuzojne te me degjojne. Cuditerisht "ajo" i shpeton gjithmone ketij gjyqi te njeanshem dhe me qesh tani nga prapa pasqyres. I lidhur pas hekurave te krevatit shoh me lakmi shiringen qe behet gati te caje rrugen per brenda venes se krahut te djathte. Lengu shtrydhet me presion duke pushtuar te gjithe rrjeten venoze dhe arteriale brenda meje. E ndjej qe hyn lavdishem ne teritoret e zoteruara te trurit dhe zbaton ligjin e tij gjumesjelles, qe permbush gjithashtu dhe deshiren qe i dhashe jete pak me pare. Siluetat treten ne ajer siper syve qe refuzoj ti mbyll dhe "ajo" qendron solide tek me puth ne balle dhe ul siparin e shfaqjes...
    Bie rende ne ate bote te erret, monotonina e se ciles prishet here pas here nga kthetrat e endrrave bardhe e zi qe ua dija te gjitha kuptimet. Ky ishte i vetmi moment qartesie qe me kishte mbetur...si heshjta perpara shtrengates se ardhshme te ores dymbedhjete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lit : 03-08-2004 mė 02:34
    The end is the beginning is the end

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •