Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Antarsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    far kuptimi ka fjala dashuri n kontekstin fetar ?

    Pershendetje,

    Pyetja ime eshte rreth dashurise ne kontesktin fetar.

    Cila eshte rrelevanca e saj (si manifestohet, cfare rroli ka etj) ndaj Krijuesit, njeriut, prinderve etj ?

    Cdo te mire
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Perjashtuar Maska e MATJANI
    Antarsuar
    30-05-2004
    Mosha
    39
    Postime
    6
    Dashuria ndaj Allahut

    O Cyclo asht icik i gjate si shkrim por lexoje se asht i bukur.

    5. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i cili thotë: Kush posedon tre gjëra, do të shijojë ëmblësinë e imanit: ta don Allahun dhe Pejgamberin më shumë se çdokënd, ta don vëllain e tij vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër (mosbesim) pasi që Allahu e ka shpëtuar, ashtu siç urren hyrjen në zjarr. (Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotë: Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë. (Ali Imran 31), poashtu thotë: dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë (Bekare 165)


    Ky është një hadith madhështor, është themel perj themelve te Islamit. Dijetarët [rahimehumull-llah] thonë: kuptimi i fjalës ëmbëlsia e imanit është kënaqësia që ndien besimtari gjatë bindjes së tij ndaj Allahut dhe përballimit të vështirësive për të qenë Allahu [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të pajtuar me të duke i dhënë gjithë kësaj përparësi ndaj të mirave të kësaj bote. Dashuria e robit ndaj Allahut [subhanehu ve teala] realizohet duke aplikuar urdhërat dhe duke braktisur ndalesat e Tij, në të njejtën mënyrë realizohet edhe dashuria ndaj Muhamedit a.s.. Kadi Ijadi thotë: ky hadith ka të njejtin kuptim sikur hadithi: Ka shijuar imanin ai i cili është i kënaqur që zot i tij të jetë Allahu, fe e tij Islami dhe i dërguar i tij Muhamedi për arsye se nuk ka dashuri të realtë ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberit a.s., as ndaj muslimanit për hir të Allahut siç nuk ka urrejtje të vërtetë të kthimit në kufër (mosbesim) përveç tek ai që krahas imanit të tij i forcohet edhe bindja, i qetësohet shpirti, i zgjerohet zemra, e imani përzihet me mishin dhe gjakun e tij. Ky është ai i cili shijon ëmblësinë e imanit. (Sahihul Muslim-sherh Ennevevij 2/13-14)

    Nëse njeriu mendon thellë, vëren se të gjitha dhuntitë që i posedon janë nga Allahu, Ai është Mirërbërësi dhe Dhuruesi i tij i Cili e krijoi nga asgjëja, ia dhuroi dëgjimin, shikimin, forcën, diturinë, pasurinë dhe autoritetin. Ai është Zoti i Gjithmëshirshëm, Hyji Bujar, Furnizuesi i Urtë i cili ka cilësi të përsosura dhe të larta. Tërë kjo obligon dashurinë e plotë dhe të pastër ndaj Allahut, derisa ta dojë tërë atë që e don Allahu dhe ta urrejë atë që e uren Allahu. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht. (Nisa 65), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: Asnjëri nuk ka besuar në atë me të cilën jamë dërguar përderisa pason epshin e tij. (Transmeton Begaviu në Sherh essune, kurse Ibën Rexhebi gjërësisht ka studiur këtë hadith në libirin e tij Xhamiul ulumi vel hikem). Atëherë kur dashuria rrënjoset në zemër, trupi lëvizë në përputhje me atë dashuri dhe urrejtje.

    Dashuria ndaj Allahut ndahet në dy pjesë: farz (obligim i patjetërsueshëm) dhe mustehab (obligim i preferuar)

    Dashuria e patjetërsuar është ajo dashuri e cila shkakton zbatimin e urdhërave të Allahut, mosrënien në mëkate dhe pajtimin me kaderin (paracaktimin) e Allahut. Ai i cili bie në mëkat bën një vepër të ndaluar apo len pas dore ndonjë obligim, ai e ka të cunguar dashurinë e tij ndaj Allahut [subhanehu ve teala] për arsye se i jep përparësi epshit të tij. Mangësimi i imanit ndonjëherë është rezultat i lëshimit të shfrenuar në gjërat e lejuara (mubah) e cila trashëgon jovigjilencën dhe kjo e fundit bëhet shkak për rritjen e shpresës në mëshirën e Allahut dhe më pas mësyerjen e mëkateve dhe rënien në to. Për këtë të fundit aludon hadithi i Pejgamberit a.s.: nuk është besimtar laviri në kohën kur bën kurvëri (transmeton Ibën Maxhe)

    Dashuria e preferuar është frekuentimi i veprave vullnetare dhe largimi nga dyshimet. Ata të cilët kanë këtë cilësi, zakonisht janë të rrallë. (Fet-hul Bari 1/61)

    Thëniet pejgamberike vërtetojnë se dashuria ndaj Allahut është faktor i mjaftueshëm për të arritur shpëtimin. Një njeri e pyeti Pejgamberin a.s.: kur do të ndodhë kijameti o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi .a.s tha: çke përgatitur për atë ditë? Ai u përgjigj: nuk kam përgatitur namaz të shumtë, as agjërim e as lëmsohë, mirëpo unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e tij. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: ti në botën tjetër do të jësh me atë që e ke dashur (Buhariu)

    Prej shenjave të dashurisë ndaj Allahut [subhanehu ve teala] është zbatimi i urdhërave të Allahut dhe largimi nga ndalesat e Tij. Sa i takon asaj që pretendojnë disa mëkatarë gjoja se e duan Allahun e nga ana tjetër bëjnë mëkate, ajo është gënjeshtër dhe shpifje e tyre. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë (Ali Imran 31)

    Imam Shafiu një rrast thurri këto vargje:

    Kundërshton Zotin e pastaj pretendon dashurinë ndaj Tij?!


    Kjo është absurditet i qartë për atë që logjikon.


    Sikur dashuria yte të ishtë e sinqertë, do ti bindeshe Atij!


    Sepse ai që don ndonjërin edhe e dëgjon!


    Ebu Jakub Ennehrexhurij thotë: çdonjëri i cili pretendon se e don Allahun [subhanehu ve teala] dhe punët e tij nuk përkojnë me urdhërat e Allahut, pretendimi i tij është i kotë. çdonjëri që mendon se e don Allahun dhe nuk i frikohet Atij , ai është i mashtruar.

    Jahja ibën Muadhi thotë: nuk është i sinqertë ai që pretendon se e don Allahun dhe nuk i rrespekton kufinjtë e Tij.

    Ruvejmi një herë kur u pyet për dashurinë ndaj Allahut, tha: dashuria është përputhshmëria në të gjitha çështjet.

    O Allah, bëre dashinë ndaj teje më të dashur për ne se vetvetet tona, familjet, pasurinë dhe fëmijët tonë. Bëre dashurinë ndaj Teje më të dashur për ne se sa uji i ftohtë kur jemi të etur!

    O Allah, pastroi zemrat tona nga varshmëria e ndokujt tjetër përveç Teje dhe na bën prëj atyre që i don dhe të duan!


    Ahmed Muadh Hakkij

  3. #3
    Perjashtuar Maska e MATJANI
    Antarsuar
    30-05-2004
    Mosha
    39
    Postime
    6
    Dashuria ndaj Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem]



    DASHURIA NDAJ PEJGAMBERIT

    [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]

    6. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili thotë: Asnjëri nuk ka besuar përderisa të mos jem më i dashur tek ai se babai i tij, fëmija, vetvetja dhe njerëzit në përgjithësi. (Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotë: Thuaj (o i dërguar): Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.


    Kuptimi i fjalës së Pëjgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] në hadithin e lartëpërmendur Asnjëri nuk ka besuar është: asnjëri nuk e ka plotësuar besimin (imanin) e tij.

    Dije vëlla musliman, ti që do këtë Pejgamber bujar, se dashuria ndaj tij është e ndërlidhur me dashurinë ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe është fryt i saj. Çdo musliman obligohet që ti jep përparësi dashurisë në Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ndaj vetvetes së tij, pasurisë, prindit, fëmijës dhe tërë njerëzve në përgjithësi. Omer ibën Hattabi [radijall-llahu anhu] një rrast i tha Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] : O i Dërguar i Allahut, vërtet ti je më i dashur tek unë se çdo gjë përveç vetes time! Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: jo, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, derisa të jem më i dashur se vetvetja yte. Omeri [radijall-llahu anhu] më pas tha: tash, pasha Allahun, je më i dashur për mua se vetvetja ime. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: tani po o Omer. (Buhariu)

    Njeriu e don një tjetër ose për shkak vyrtyteve me të cilat stoliset ai ose për shkak ndonjë të mire që ia ka bërë. Për Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] Allahu [subhanehu ve teala] thotë: Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali! (Kalem 4). Nëse njeriu mediton rreth dobisë që ka përfituar nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili e nxori atë prej errësirave të kufrit në dritën e imanit, drejtpërsëdrejti apo me shkak, do të kuptojë gjithashtu se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] është shkaktar për qëndrimin e tij të përjetshëm në begatitë e Xhennetit, do të kuptojë se kjo është dobia më e madhe në të gjitha aspektet dhe për këtë arsye Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] meriton që dashuria ndaj tij të jetë më e madhe se dashuria ndaj tjerëve, sepse dobia e cila është shkak për të dashur atë është më e madhe se dobitë tjera, mirëpo njerëzit dallojnë nga kjo pikpamje varësisht prej kjelltësisë apo jovigjilencës së tyre. Nuk ka dyshim se Sahabët (shokët e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ) [radijall-llahu anhum] në mënyrë më të plotë e kanë kuptuar këtë sepse ky është fryti i kuptimit, kurse ata më mirë e kuptuan këtë gjë.

    Kurtubiu thotë: çdonjëri i cili beson me besim të vërtetë në Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk mund që të mos gjejë në veten e tij diçka prej kësaj dashurie që i kalon të gjitha dashuritë, vetëm që ata dallojnë mes tyre. Ndonjëri e gjenë këtë dashuri të përmbushur, e tjetri tepër të mangët sikur ai i cili është fundosur në lezatime, i mpirë nga jovigjilenca në kohën më të madhe, mirëpo shumë prej tyre kur përmendet Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] përmallohen dhe dëshiron ta sheh atë, e mbivlerëson ndaj familjes, fëmijës, pasurisë dhe prindit të tij, e vëndon veten në rrezik. Në veten e tij gjen një nxitës që nuk ka mëdyshje në të. (Fethul Bari/1-59)

    Prej shenjave të kësaj dashurie është të kapurit për sunnetin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe zbatimi i urdhërave të tij. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. (Ahzab 36)

    Prej shenjave të kësaj dashurie është të ndriçuarit me dritën e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] si dhe të udhëzuarit me udhëzimin e tij, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: Juve ju erdhi nga All-llahu dritë, dhe libër i qartë. (Maide 15), Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë (Ali Imran 31).

    Prej shenjave të kësaj dashurie është të stolisurit me moralin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] , Allahu [subhanehu ve teala] thotë: Ju keni shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut (Ahzab 21)

    O Allah i ynë! Ndriçoi zemrat tona me dashurinë ndaj Teje, ndaj Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ndaj atyre që juve ju duan!


    Ahmed Muadh Hakkij

  4. #4
    Perjashtuar Maska e MATJANI
    Antarsuar
    30-05-2004
    Mosha
    39
    Postime
    6
    Dashuria për hir të Allahut, subhanehu ve teala

    Kjo asht ne lidhje me dashurine ndermjet njerezve.

    7. Transmeton Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] i cili thotë: Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Nuk do të hyni në Xhennet përderisa të besoni, e nuk keni besuar përderisa ta doni njëri tjetrin. A doni që tju tregoj një fshehtësi të cilën po e vepruat do ta doni njëri tjetrin? Përhapni selamin mes jush! (Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotë: Edhe ata të cilët para tyre patën shtëpitë e tyre(në Medine) dhe pranuan Besimin, - i duan ata që u shpërngulën tek ata (Hashër 9)

    Dashuria për hir të Allahut është fryt i dashurisë ndaj Allahut [subhanehu ve teala] , ajo ështtë begati hyjnore, shkëlqim perendie dhe dritë që Allahu e hudh në zemrat e besimtarëve, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i Gjithëfuqishëm, i Urtë. (Enfal 63)

    Merrudhij thotë: është pyetur Ebu Abdullah Ahmed ibën Hanbeli: çështë dashuria për hir të Allahut? Ai tha: të mos e duash ndokend për ndonjë të mirë të kësaj bote që e posedon ai. (Transmeton Muslimi)

    Kjo dashuri jep fryte në këtë botë dhe botën tjetër. Nga ato fryte veçojmë:

    - besimtari ndien ëmbëlsinë e imanit, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: Kush posedon tre gjëra, do të shijojë ëmblësinë e imanit: ta don Allahun dhe Pejgamberin më shumë se çdokënd, ta don vëllain e tij vetëm për hir të Allahut

    - ata që duan njëri tjetrin për hir të Allahut do të jenë nën hijen e Arshit, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: Allahu [subhanehu ve teala] Ditën e Kijametit thotë: ku janë ata të cilët kanë dashur njëri tjetrin për hir Madhërisë Time? Sot do të jenë nën hijen Time, në këtë kur nuk ka hije tjetër pos hijes Time. (Muslimi)

    - në këtë ditë të vështirë (Ditën e Kijametit) ata do të jenë të siguruar në podiume të dritës, të cilëve ua kanë lakmi madje edhe pejgamberët dhe shehidët, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: Allahu thotë: ata që duan njëri tjetrin për hir të madhërisë Time, ata kanë podiume të dritës dhe ua kanë lakmi pejgamberët dhe shehidët. (Tirmidhiu)

    - mbi të gjitha, ata fitojnë dashurinë e Allahut ndaj tyre. Ah sa i lumtur që është ai që fiton dashurinë e Allahut! Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: një njëri vendosi të vizitojë vëllain e tij (për nga feja, sh.p.) në një qytet tjetër. Allahu ia caktoi një melek në rrugë. Kur iu afrua meleku e pyeti: për ku je nisur? Kam një vëlla në këtë qytet dhe desha që ta vizitoj, tha ai. Meleku e pyeti përsëri: a mos të ka borxh ndonjë pasuri dhe shpreson ta përvetësosh? Ai tha: jo, vetëm unë e dua për hir të Allahut. Meleku tha: unë jam i dërguar prej Allahut te ti për të të lajmëruar se Allahu të don sikur që e deshe vëllain tënd për hir të Tij. (Muslimi) Sikur dashuria për hir të Allahaut të mos kishte fryt tjetër përvç këtij do të majftonte. Atë të cilin e do Allahu ai është njeri i Zotit, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: Allahu thotë: kur ta dua ndonjërin, bëhem dëgjimi i tij me të cilin dëgjon, shikimi me të cilin shikon, dora me të cilën prek dhe këmba më të cilën ec. Nëse më kërkon diçka Unë ia jap, nëse më lutë që ta mbroj Unë e mbroj atë. (Buhariu)

    - prej gjërave të pakontestuara është se atë që e don Allahu e duan edhe banorët e qiellit dhe tokës, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: Kur e don Allahu një rob, thërret Xhibrilin: Allahu e don filanin, pra duaje edhe ti, dhe Xhibrili e don. Pastaj Xhibrili thërret banorët e qiellit: Allahu e don filanin, pra duajeni edhe ju, dhe banorët e qiellit (melekët) e duan, pastaj Allahu bën që njerëzit të pranojnë prej tij. (Buhariu)

    - prej fryteve të dashurisë për hir të Allahut është fitimi i Xhennetit, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: Kush viziton një të sëmurë apo ndonjë vëlla të tij, për hir të Allahut, thërret një thirrës: Të lumtë dhe lum për ecjen tënde, ke përgatitur në Xhennet një shtëpi! (Tirmidhiu)

    - dashuria për hir të Allahut [subhanehu ve teala] është e pakëputur në këtë dunja dhe ne Ahiret, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi. (Zuhruf 67)

    Në këtë kohë ku zotëron matrealizmi dhe mirësia matet me peshoret e saj, kemi nevojë të madhe që të njohim mënyrat e thellimit dhe përforcimit të kësaj dashurie, po përmendim më të rrëndësishmet:

    - përhapja e selamit sikur që u përmend në hadithin e parë të këtij kapitulli: A doni që tju tregoj një fshehtësi të cilën po e vepruat do ta doni njëri tjetrin? Përhapeni selamin mes jush! (Muslimi)

    - kur të takojë vëllai vëllanë le të buzëqesh, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: mos përçmo asgjë nga punët e mira, madje as buzëqeshjen kur ta takosh vëllain tënd. (Muslimi)

    - kur vëllai të ndahet prej vëllait të tij le të kërkoj që të lutet për të duke qenë në vetmi. Transmetohet nga Ibën Omeri [radijall-llahu anhu] se Omeri [radijall-llahu anhu] mori leje prej Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] për të bërë një Umre. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] e lejoi dhe i tha: o vëlla, mos na haro gjatë lutjes tënde. Disa të tjerë nga Medineja i thanë: vëlla! Na shoqëro në lutjet e tua. Omeri [radijall-llahu anhu] tha: nuk ka qenë për mua diç më e dashur se fjala e tij o vëlla. (Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij, Tirmidhiu në Xhami dhe thotë: hadithi është hasen sahih)

    - nëse ndonjëri don vëllain e tij, le ta informoj atë se e don. (Ebu Davudi)

    - tI ofrojë vëllait të tij hedije, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: jepni njëri tjetrit dhurata që të duheni (Imam Maliku në Muvetta)

    Më bëftë Allahu mua dhe juve prej atyre që duan njëri tjetrin për hir të Tij dhe që fitojnë dashurinë dhe pajtimin e Tij.


    Ahmed Muadh Hakkij

  5. #5
    Perjashtuar Maska e MATJANI
    Antarsuar
    30-05-2004
    Mosha
    39
    Postime
    6
    Bamirësia ndaj prindërve



    8. Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: Është i mërishëm, është i mërishëm, është i mrishëm! Thanë: kush o i Dërguar i Allahut? Tha: ai që arrinë prindërit e tij duke qenë ata të vjetër, njërin apo që të dy, dhe nuk hyn në xhennet. (Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotë: Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet. (Ankebut 8), poashtu thotë: Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as of - oh, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.

    Rreth kësaj teme ka shumë hadithe të verteta dhe të njohura të cilat nxisin mirëbërësinë ndaj prindërve dhe sqarojnë shpërblimin e madh për këtë vepër. Këto hadithe na mësojnë se bamirësia ndaj prindërve duke iu shërbyer atyre, duke shpenzuar për mirqenien e tyre dhe të tjera, janë shkak për hyrjen në Xhennet. Ai i cili le pas dore këtë obligim nuk arrinë këtë shpërblim dhe Allahu [subhanehu ve teala] e merr mëri.

    Bamirësia ndaj prindërve është prej punëve më të dashura tek Allahu [subhanehu ve teala] pas namazit në kohë të tij. Abdullah ibën Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë: e pyeta Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] : cila është puna më e dashur tek Allahu i Madhëruar? Tha: namazi në kohë të tij. Mëpastaj pyeta: pas kësaj, cila? Tha: bamirësia ndaj prindërve. Përsëri pyeta: pas kësaj? Tha: xhihadi në rrugë të Tij. (Buhariu)

    Bamirësia ndaj prindërve është shkak për pranimin e duasë (lutjes) siç qëndron në rrëfimin e tre personave të cilët u strehuan në një shpellë, pastaj rrokulliset një shkëmb dhe e mbyll hyrjen e shpellës. Pas kësaj i thonë njëri tjetrit: shikoni cilat punë të mira i keni bërë për hir të Allahut dhe luteni me to, ndoshta gjëjmë shtegdalje. Njëri prej tyre tha: O Allah i im! unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk ju kam dhënë të hanë e as të pijnë fëmijëve të mi e as mallit tim (shërbëtorëve). Një ditë më hutoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time, e nuk ju erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t'i trazoj, por edhe që t'i ushqej para tyre familjen dhe shërbëtorët, andaj kam pritur me enë në dorë dhe kam shikuar kur do të zgjohen, e kjo pritje ka zgjatur deri në agim. Fëmijët e mi aty te këmbët e mia klithnin të uritur, të cilëve u kam dhënë qumësht pasi janë zgjuar prindërit dhe e kanë pirë qumështin të cilin ua kisha sjellur. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty, e për askënd tjetër, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpelle në të cilën gjendemi! Allahu ua lëvizi shkëmbin aq sa të shohin qiellin (Buhariu)

    Prindërit janë ata që më denjësisht meritojnë sjelljen e mirë. Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] thotë: erdhi te Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] një njeri dhe e pyeti: kush më tepër meriton sjelljen time të mirë? Tha: nëna yte. Tha: pastaj cili? Tha: nëna yte. Tha pastaj cili? Tha: nëna yte. Tha pastaj cili? Tha: babai yt. (Buhariu)

    Prej bamirësisë ndaj prindit është rrespektimi i dashamirëve të tij, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: Bamirësi më e mirë është që njeriu të mbajë lidhje me dashamirin e babait të vet. (Tirmidhiu sahih)

    Mosdëgjimi i prindërve është prej mëkateve më të mëdha. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] iu tha shokëve të tij: A doni t'ju njoftoj për mëkatet më të mëdha? Ne i thamë: Gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut! Tha: All-llahut nëse i përshkruhet shok (shirk) dhe mosdëgjimi i prindërve. Ishte (ulur) i mbështetur, pastaj u drejtua dhe tha: Veni re, edhe fjala e kotë, edhe dëshmia e rrejshme, dhe vazhdimisht e përsëriti këtë saqë thash: Ah, sikur të heshtte! (Buhariu)

    Hasan Basriu u pyet për bamirësinë ndaj prindërve dhe tha: të shpenzosh për ta atë që posedon, ti rrespektosh në atë që të urdhërojnë nëse urdhëri i tyre nuk është mëkat, argument për këtë është fjala e Allahut [subhanehu ve teala] : E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre. (Lukma 15)

    I është thënë Ali ibën Husejnit [rahimehull-llah]: ti jë bamirësi më i madh ndaj nënës tënde mirëpo nuk të shohim duke ngrënë së bashku më te! Ai tha: kam frikë të mos i paraprij në ndonjë gjë që syri i saj e ka dashur dhe me këtë të bëhem mosrrespektues ndaj saj.

    I është thënë Omer ibën Dherrit pasi që vdiq i biri i tij: si ishte bamirësia e tij ndaj teje? Ai tha: kur ecnim së bashku gjatë ditës çdoherë ecte pas meje, e kur ecnim gjatë natës çdoherë ecte para meje. Asnjëherë nuk është ulur në ndonjë vend më të lartë se sa vendi që ulesha unë.


    Ahmed Muadh Hakkij

Tema t Ngjashme

  1. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName n forumin Komuniteti katolik
    Prgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  2. Katekizmi i Krishter Orthodhoks
    Nga Eni n forumin Komuniteti orthodhoks
    Prgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58
  3. Ja dhe nje tjeter, per Dashurine
    Nga green n forumin N krkim t romancs
    Prgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:25
  4. Kuptimi i shehadetit
    Nga Klevis2000 n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 13:56
  5. Eshte komedi apo tragjedi ?
    Nga Dito n forumin Tema shoqrore
    Prgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 12:43

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •