Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 71
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Altin, une e pranoj plotesisht se BOTA e pranon dhe e deshmon Muametin per profet. Ne kete pike ke te drejte400%. Mendoj se kjo eshte e vetmaj gje e VERTETE qe ti ke thene per profetin tend. Pikerisht deshmia e BOTES, verteton ploteisht se Muameti eshte profeti i saj.
    Deshmuesi

  2. #42
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Deshmues jezusi thote profete do ti njihni nga frutet e tyre dhe per keto frute po deshmojne dhe bota sot ose keto njerez te shquar te historise boterore.


    Nga Hindia e lashtë e e largët kemi burrështetasin e studiusin e madh MAHAT MA-GANDIN (1285-1367) Ai siç thamë edhe më lart ka qenë udhëheqës dhe studiues i njohur hindus, që me hollësi e kishte studiuar në atë kohë fenë islame e Kuranin dhe kishte thënë: “Feja Islame urdhëron që të adhurohet vetëm All-llahu (zot) i vetëm e i mbarë njerëzimit dhe Kur’anin e të gjitha veprat tjera fetare të krijuara nga ai.”

    “Në atë kohë kur ylli Islam në Lindje të botës i kishte sjellur lumturi, qetësi dhe dritë botës, Perëndimi ishte në errësirë të plotë e të tmerrshme. Feja Islame nuk është gënjeshtare dhe s’ka dhunë në të, ajo don vullnete të lira. Ajo është e thjeshtë dhe e natyrshme.”

    “Në Islam ndërmjet All-llahut dhe robit të tij (krijesës së tij më të dashur-njeriut) nuk ka ndërmjetës, në Fe Islame ka drejtësi shoqërore, në Fe Islame ka shpirt demokratik.”

    Gjithnjë jemi me dijetarë, filozofë e letrarë anglez, ndër ta edhe BERNARD SMITH- i cili për figurën e ndritur të fesë islame Muhammedin (a.s.) ka thënë:

    “Sipas tij Muhammedi (a.s.) ishte dritë e shkëlqyer, ishte dritë e Zotit që e dëshironte atë dritë ta pëhapte në tërë botën. Mirëpo bota nuk e kuptonte. Kërkova një njeri të tillë në histori e atë e gjeta tek i dërguari arab”.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Sa per frutat, vertet shume lehte mund ti shohesh ato ne vendet me udheheqje nen islam. Atje ka perparim, ka demokraci, ka paqe, ka zhvillim ka arsimim ka kulture dhe ekonomi te bekaur. E cte rendit me shume? Nuk kuptoj se si ti flet kaq pa pergjegjesi, dhe mendon se ne nuk jetojme ne toke dhe nuk shohim konkreisht frutat e islamit ne teren. Vertet Krishti tha, se profetet do ti njihni nga frutat, dhe une per frutat po te flas, ndersa ti me flet per fjalet e bukura. Shko te jetosh ne Iran dhe do ta shohesh edhe perparimin, edhe demokracine edhe lirine e besimit, edhe ekonomine dhe zhvillimin edhe plot mrekulli te tjera si keto.
    deshmuesi

  4. #44
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Profeti Muhamed .a,s thote ne nje hadith kur muslimanet ta lejne fene e tyre dhe ta konsiderojne hallallin(te lejuaren) haram(te ndaluaren) dhe haramin hallall atehere do ti ngreje Zoti jobesimtaret mbi to.

    Kur muslimanet e lane fene u bene koloni te vendeve te tjera dhe atehere ekonomia e tyre eshte keshtu sic eshte sot sepse dhe nese une amerikes do i vej taksa embargo do ia vjedh pasurite do te behej amerika me keq se disa vende afrikane .Pastaj ju flisni sikur krishterimi i ka bere te gjitha keto ekonomi .Po krishterimi se lejon kamaten qe fuksionojne bankat amerikane dhe ato hebreje sot.PSe me mburresh me perendimin kur ai eshte laik dhe nuk eshte aspak kristian.Fuqia ekonomike ne p[erendim u arrit vetem atehere kur u shkeput kisha nga shteti.Pastaj ka vende muslimane qe jane me te zhvilluara se vendet kristiane mireqenien ekonomike qe kuvajti se ka amerika po flas per te ardhura per fryme .Pra nuki jane kristianet ato qe sollen zhvillim ne perendim por me shume kanqe qene laike dhe kjo nuk justifikon mosbesimin e tyre .
    Pastaj kur te flasesh per frutat deshmues nuk merret nje periudhe kohore por shikohet historia cdo me thuash per shtetet e bashkuara te perandorise osmane.
    Prandaj lexo cthojne keta mendimtare te medhenj te botes sepse ato e kane studiuar me mire historine me shume se sa ty.

    Shkrimtari i mirënjohur anglez BERNARD SHOU për personalitetin e Muhammedit (a.s.) kishte thënë: “Fuqia e tij e të menduarit, durimi, luftrat kundër paditurisë e të prapa-mbeturisë e besimeve të kota dhe thirrjes 23 vjeçare e të pandërprera në Islam e mbushën plot suksese dhe fitore . Ai jeton për të vërteten dhe sipas tij heret a vonë bota do ta përqafojë Islamin”.


    Sipas ROBERT BRINFAULIT në veprën e tij të titulluar “ Krijimi i njerëzimit”- Ai ka thënë në atë vepër kështu: “ Kryesishtë se nuk është e mundur pa ndihmen e arabëve qytetërimi bashkë-kohor evropian të bëhët kurrë pa ndihmen e poziten e arritur që ka sot ajo. Evropa atë që sot e ka e ka arritur me ndihmen paraprake të kulturës dhe diturisë Islame.”

    Ndërsa sipas STENVARD COBIT: - “Islami ka qenë krijuesi i parë dhe i vërtetë i Renesansës në Evropë, ndërsa rilindasi i parë ka qenë Muhamedi a.s., i cili mendimin njerëzor e ka çliruar nga paragjykimet e kota. Ai ishte i dërguari i ndërrimeve të shumëta rrënjësore në tokë dhe në mendjen e njerëzve, që sipas tij çdo gjë fillon nga arsyea, idea dhe intuita. Ai fenë e ngriti në baza shkencore.

    Pra ky ishte ai i cili i dhuroi botës mendimin mbi unitetin e mbarë të njerëzimit.”

    E besimi islam duke iu falënderuar veçorive të veta ajo pranon se të gjithë njerëzit janë vëllezër, të barabartë pa marrëparasysh ngjyrën, racën, kombin, pasurinë e varfërinë. Të gjithë para All-llahut janë të barabartë.”
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    E di ti se, Turqia aq zhvillim sa ka e ka ne saje te Konstandinopojes? Po ti heqesh Turqise pjesen e Krishtere, eshte Avganistan?
    Une te dhashe FRUTA sepse ti kerkon fruta te islamizmit. E di ti se perse ne kohet e fundit islami eshte ngritur kaq eger kunder Izraelit dhe krishterizmit? Lexo profetin Jeremia dhe do te mesosh shume.
    Deshmuesi
    Ps, te lutem Altin mos mendo se ne jemi me gjysme truri dhe nuk njohim historite dhe zhvillimin e botes. U dashka Bernerd Shou dhe ti, qe te na tregoni islamin dhe zhvillimin plot mireqenie te tij?
    Deshmuesi
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 22-06-2004 më 17:52

  6. #46
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga deshmuesi
    E di ti se, Turqia aq zhvillim sa ka e ka ne saje te Konstandinopojes? Po ti heqesh Turqise pjesen e Krishtere, eshte Avganistan?
    Une te dhashe FRUTA sepse ti kerkon fruta te islamizmit. E di ti se perse ne kohet e fundit islami eshte ngritur kaq eger kunder Izraelit dhe krishterizmit? Lexo profetin Jeremia dhe do te mesosh shume.
    Deshmuesi
    Ps, te lutem Altin mos mendo se ne jemi me gjysme truri dhe nuk njohim historite dhe zhvillimin e botes. U dashka Bernerd Shou dhe ti, qe te na tregoni islamin dhe zhvillimin plot mireqenie te tij?
    Deshmuesi
    Kush eshte truri i kreshtere i Turqise?

  7. #47
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Deshmues shko meso kush ia ktheu driten europes .Lexo pak historine spanjolle ndoshta zgjohesh nga gjumi .

    Kryetari i kishës Anglikane – ISAK TAJLER për Islamin ka thënë: ”Feja Islame u përhap nga Maradeshi për në Xheva e nga Zanzibari gjer në Kinë gjithnjë në shpejtësi të madhe është përhapur e po përhapet kudo. Njerëzit po e shohin se Feja Islame po na paraqitet si më e mira përshkak të pastrimit të moralit të popujve të gjerë dhe për përparimin e qytetërimin e tyre të shëndosh. Në kohëra të hershme në Arabi kishte fise barbare që më parë adhuronin putat, ushqeheshin me mishin e njerëzve dhe i mbytnin e i varrosnin për së gjalli vajzat e tyre. Në vend të tyre ata tash vendosin shprehi të shëndosha si bie fjala: pastrimin (larjen trupore), vetënjohjen dhe kontrollimi i sjelljeve vetanake, pastaj dinjitetin dhe mirëpritjen. Mikëpritjen islame e nderojnë afërsisht si një kusht, apo detyrim fetar. Kështu me paraqitjen e Islamit n’ato vise filluan të zhduken pothu-ajse tërësisht ca shprehi të dëmshme njerëzore si: pijet alkoolike, bixhozi, falli etj. Shprehi që dëmtonin qenien e shoqërisë njerë-zore, kurse femrën e lartëson feja islame ndër më të shkëlqyerat detyra, ndërsa lëmoshën e këshi-llimin me njeri-tjetrin dhe dashurinë vëllazë-rore i njeh ndër urdhërat e para.”

    Kur e tërë Evropa e asaj kohe rrokullisej n’errësirën e paditurisë e kërkonte për të gjetur dritën e shkencës, nëpër vrimë të gjilpëres për të siguruar vetës gjallërim, atje ndër horizonte të Islamit shkëlqente një dritë e madhërishme shkenca, arti, etika e filozofia. Shpërthenin atje porsi diell me plotë rreze t’arta drita e diturisë. Qysh atëherë nga Bagdati, Basra, Samerkandi, Shami, Kirvani, Misiri, Gërnata e Kartabea u bënë qendra kulturore, e nga ato vende u përhap dituria tek popujt tjerë të botës, dhe popujt tjerë të Evropës e të botës së asaj kohe erdhen nga ata shumë zbulime të reja shkencore, shumë zeje, shumë arte e shumë dituri të çmueshme shkencore.”
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  8. #48
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Ndërsa sipas VILFRID HOFMANIT (MURAD VILFRID HOFMANIT) përndryshe ish amba-sador i Gjermanisë ka kaluar në fenë islame. Ai në veprat e Tia të mirënjohuta e të titulluara:



    1. ”Qasje filozofike në islam”, 1983

    2. ”Mbi rolin e filozofisë islame”, 1985

    3. ”Ditari i një muslimani gjerman”, 1987

    4. ”Islami si alternativ i vitit”, 1992

    5. ”Islami dhe perëndimi”

    6. “Islami 2000”



    Ai thotë se: “ Rilindja e Islamit do të vijë nga Perëndimi dhe se Perëndimit duhet t’ia afrojmë Islamin burimor, ashtu siç ishte në realitet, sepse ai si i tillë është i arsyeshëm dhe i pranueshëm për secilin.”

    Dhe së fundit ndër shumë koka tjera të ndritura që flasin në superlativ për fenë islame dhe të Dërguarin e saj Muhammedin (a.s.) është edhe shkrimtari i mirënjohur Gete me vepren e tij poetike të titulluar “Divani” ai ka thënë: “Nëse Islam do të thotë nënshtrim Zotit, ne jetojmë dhe vdesim të gjithë në islam.”
    Në bazë të gjitha mendimeve t’arta të dijëtarëve të lartëshënuar si dijëtarë, letrarë dhe filozofë joislamik për Islamin, mund ta rikujtojmë thënien KUR’ANORE ku thotë: “E fe gajre dinil lahi jebeune velelin Islame men fissemavati, vel erdi, vel t’alemunine nebe ehu ehu ba’del hinin, suda kall-llahu adhime. ”QË NË SHQIPQËRIM DO TË THOTË:

    “A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe tjetër, pos fesë së shpallur nga All-llahu (xh.sh.)? E Atij i është dorëzuar gjithë çka ka në Qiej e në Tokë, me dashje e padashje dhe tek Ai kthehet.”

    (Ali Imran-83)

    Dalëngadalë por të sigurt të gjithë dijetarët islam dhe joislam kanë filluar ta kuptojnë se Islami është fe hyjnore, e natyrshme, e vetme e pranuar tek All-llahu xh.sh.! me burim në Lindje, por ajo dinë të udhëtojë me kohën e vendin, dinë të ringjallet në Perëndim, Veri e Jug sipas nevojës. Ajo është kudo dhe ka për të qenë kudo, sepse është fe e mbarë njerëzimit. Heret a vonë njerëzimi do ta përqafojë Islamin si të vetme fe të tyre hyjnore e shpëtimtare të pranuar nga All-llahu (xh.sh.). Vetë All-llahu i Madhëruar në Kur’anin Kerim ka thënë:

    “Fe e pranueshme tek All-llahu është Islami” (Ali Imran,19)
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  9. #49
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    "Islami është religjioni i cili më së shpejti rritet në Amerikë, udhëheqje dhe shtyllë e stabilitetit për shumë nga njerëzit tanë..." Hillary Rodham Clinton, LOS ANGELES TIMES, 31 Maj, 1996, f.3
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 25-06-2004 më 18:36
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  10. #50
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Tani më me më tepër se një miliardë njerëz, Islami është religjioni që rritet më së shpejti në botë. ABCNEWS, Abcnews.com


    "Islami është religjioni që rritet më së shpejti në vend." NEWSDAY, 7 Mars, 1989, f.4


    "Islami është religjioni që më së shpejti zgjërohet në Shtetet e Bashkuara...." NEW YORK TIMES, 21 Shkurt, 1989, f.1


    Muslimanët janë grupi që më së shpejti rritet në botë..."USA TODAY, nga The Population Reference bureau, 17 Shkurt, 1989, f.4A


    "Muhammedi është më i sukseshmi prej të gjithë profetëve dhe personaliteteve religjioze." Encyclopaedia Britannica
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  11. #51
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Çka thonë të tjerët për Islamin, Kur'anin e shejtë dhe Muhammedin (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem)



    NË KOHËN KUR SHUMË RELIGJIONE PO ZVOGËLOHEN NË NUMËR, ISLAMI NË ANËN TJETËR PO RRITET. ISLAMI ËSHTË FEJA E CILA RRITET MË SË SHPEJTI NË BOTË. KY FENOMEN TREGON SE ISLAMI ËSHTË ME TË VËRTETË RELIGJION PREJ ZOTIT. ËSHTË E PAKUPTIMTË TË MENDOHET SE AQ SHUMË NJERËZ KANË PRANUAR ISLAMIN PA KONSIDERIM TË KUJDESËSHËM DHE MENDIM TË THELLË PARA KONKLUDIMIT TË TYRE SE ISLAMI ËSHTË E VËRTETA.



    Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se përkujtues-këshillë për (të gjitha) botërat. E ju gjithësesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë (e plotë) e tij. (38:87-88)




    Tani më me më tepër se një miliardë njerëz, Islami është religjioni që rritet më së shpejti në botë. ABCNEWS, Abcnews.com


    "Islami është religjioni që rritet më së shpejti në vend." NEWSDAY, 7 Mars, 1989, f.4


    "Islami është religjioni që më së shpejti zgjërohet në Shtetet e Bashkuara...." NEW YORK TIMES, 21 Shkurt, 1989, f.1


    Muslimanët janë grupi që më së shpejti rritet në botë..."USA TODAY, nga The Population Reference bureau, 17 Shkurt, 1989, f.4A


    "Muhammedi është më i sukseshmi prej të gjithë profetëve dhe personaliteteve religjioze." Encyclopaedia Britannica


    "Tani ka më tepër Muslimanë në Amerikën Veriore sesa Hebrenj." Dan Rathers, CBS NEWS


    "Islami është religjioni që më së shpejti rritet në Amerikën Veriore." TIMES MAGAZINE


    "Islami vazhdon të rritet në Amerikë, dhe askush nuk mund të dyshon në këtë!" CNN, 15 Dhjetor, 1995


    "Religjioni i Islamit rritet më shpejtë sesa cilado prej religjioneve tjera në botë." MIKE WALLACE, emisioni 60 MINUTES.


    "Pesë deri në gjashtë milion, Muslimanët në Amerikë tani tejkalojnë Presbiterianët, Episkopalianët, dhe Mormonët, dhe janë më tepër se Kuejkerët, Unitarianët, Adventistët e Ditës së Shtatë, Mennonitët, Dëshmitarët e Jehovës, dhe Krishterët Shkencëtar, sëbashku të kombinuar. Shumë demografë thonë se Islami ka tejkaluar Judeizmin si religjioni i dytë më i praktikuar në Amerikë; ndërsa tjerët thonë se është në tejkalim e sipër." JOHAN BLANK, USNEWS (20/7/98)


    "Në fakt, ekspertët e religjioneve thonë se Islami është religjioni i dytë me madhësi në Shtetet e Bashkuara... Islami ka 5 deri në 6 milion besimtarë, ipërcjellur nga Judeizmi, me përafërsisht 4,5 milion... Dhe besohet se Islami është religjioni që më së shpejti rritet në vend, me gjysmën e ekspansionit të tij që vijnë prej emigruesve të rinj dhe gjysma tjetër prej konvertimeve." Nga ELSA C. ARNETT, Knight-Ridder News Service


    Profesori Keith Moore, njëri nga shkencëtarët më prominent të botës në lëminë e anatomisë dhe embriologjisë. Universiteti i Torontos, Kanada. Më ka paraqitur një kënaqësi të madhe sqarimi nga Kur'ani për zhvillimin e njeriut. E kam të qartë se këto shpallje duhet të kenë arrdhur te Muhammedi nga All-llahu, ose All-llahu, pasi që pothuajse e tërë kjo dituri nuk ka qenë e zbuluar deri shumë shekuj më vonë. Kjo më vërteton se Muhammedi duhet të ketë qenë i dërguar i All-llahut.


    "Por Islami ka shërbim të mëtutjeshëm për t'i ja dhënë kauzës së njerëzimit dhe asaj humane. Ai qëndron pas të gjithave më afër Lindjes së vërtetë sesa Europa, dhe posedon një traditë mashështore të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndër-racor. Asnjë shoqëri tjetër nuk ka shënime të tilla të suksesit në bashkimin e njejtë të statusit, mundësive, dhe përpjekjeve të aq shumë racave të ndryshme të njerëzimit... Islami ende ka fuqinë të vendos paqë në mes elementeve dukshëm të pa pajtueshme, atyre racore dhe tradicionale. Në qoftë se ndonjëherë opozita e shoqërive të mëdha të Lindjes dhe Perëndimit zëvendësohen me bashkëpunim, ndërmjetësimi i Islamit është kusht i pashmangëshëm. Në duart e tij gjendet zgjidhja e problemit me të cilin Europa ballafaqohet në marrëdhënien e saj me Lindjen. Në qoftë se bashkohen, shpersa për një përfundim paqësor nuk mund të matet. Por nëse Europa, me refuzimin e bashkëpunimit me Islamin, e hedh atë në duart e rivalëve të tij, çështja mund vetëm të jetë shkatëruese për të dy palët." - H.A.R. Gibb, WHITHER ISLAM, Londër, 1932, f. 379.


    "Ai (Islami) e zëvendësoi murgërinë me burrërinë. I jep shpresë rrobit, vëllezëri burrërisë, dhe njohje të fakteve fundamentale të natyrës së njeriut." - Canon Taylor, Letër e lexuar para Kongresit Kishtar në Walverhamton, 7 Tetor , 1887; Cituar nga Arnoud në THE PREACHING OF ISLAM, ff. 71-72.


    Themelues i njëzet perandorive tokësore dhe një perandorie shpirtëtore, ai është Muhammedi. Sipas të gjithat standardeve me të cilat mund të matet madhështia njerëzore, ne mund edhe të pyesim, a ka ndonjë njeri më të madh se ai?" Lamartine, Historie de la Turquie, Paris 1854, Vol. 11 ff. 276-277


    "Po ta kishte zaptuar diktaturën e botës moderne një njeri si Muhammedi, ai do të kishte korrur sukses në zgjedhjen e problemeve që do ti sjellnin asaj paqën dhe lumturinë për të cilën ka shumë nevojë." George Bernard Shaw


    "Si për shembull, a mund ndonjë apel tjetër të qëndron kundruall atij të Muslimanit i cili, kur i afrohet paganit, pa marrur parasysh se sa obskur dhe i degraduar që të jetë, i thotë 'Përqafoje fenë, dhe ti në atë çast je i barabartë dhe vëlla i imi.' Islami nuk njeh vija të ndarjes." (S. S. Leeder,VEILED MYSTERIES OF EGYPT)


    Profesor William W. Hay është njëri prej shkencëtarëve më të njohur të marinës dhe detërave në Shtetet e Bashkuara, fotografisë satelitore dhe teknikave emocio-senzore. Profesor Hay u përgjigj: E gjej shumë interesante se ky lloj i informatave gjenden në shkimet e vjetra të Kur'anit të Shejntë, dhe nuk kam mundësi ta di se prej nga kanë arrdhur, por mendoj se është tejet interesante se ato gjinden aty dhe se kjo punë vazhdon për ta zbuluar kuptimin e disa pasuseve. Profesor Hay: Pra, unë do të kisha menduar se është qenia hyjnore!


    Profesor Yushudi Kusan: Drejtor i Observatoriumit të Tokjos,

    Unë mund të them, unë jam tepër i impresionuar me gjetjen e fakteve të vërteta astronomike në Kur'an.


    Profesor Alfred Kroner është njëri prej gjeologëve më të njohur.

    "Duke menduar për shumë prej këtyre pyetjeve dhe duke menduar se prej nga ka ardhur Muhammedi, ai ishte pas të gjithave beduin. Unë mendoj se është pothuajse e pamundur për të të ketë ditur për gjërat sikur është origjina e gjithësisë, pasi që shkencëtarët këtë e kanë zbuluar tek në vitet e fundit me ndihmën e metodave teknologjike të komplikuara dhe të avancuara. Por e vërteta është se ai e ka ditur.


    Dr. T.V.N. Persaud është Profesor i anatomisë dhe kryesues i departamentit të Anatomisë, poashtu profesor i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, Universiteti i Manitobës, Winnipeg, Manitoba, Kanada. Ai është autor dhe redaktues i 25 librave, dhe ka publikuar mbi 181 shkrime shkencore. Në 1991, ai pranoi shpërblimin më të madh që jepet në fushën e anatomisë në Kanada.

    "Duket se Muhammedi ka qenë një njeri i thjeshtë. Ai nuk dinte as shkrim e as lexim. Në fakt, ai ishte analfabet. Jemi duke folur prej para 1400 viteve. Ju keni para jush njërin i cili ka qenë analfabet dhe ka dhënë deklarata të thella të cilat çuditërisht janë të sakta në natyrën shkencore të tyre.

    Unë personalisht nuk shoh se si kjo ka mundur të jetë e rastit. Ka tepër saktësira dhe, si Dr. Moore, unë nuk kam kurrfarë vështërësi në mendjen time sa i përket asaj se kjo është vetëm se një inspirim hyjnor ose shpallje e cila e shpjeu atë në këto deklarata."


    Joe Leigh Simpson, Profesor i Obstetrikës dhe Ginekologjisë në North-Western University në Chicago në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Profesor Simpson tha: Jo vetëm që nuk ka kurrfarë konflikti në mes gjenetikës dhe religjionit, por në të vërtetë religjioni mund ta udhëheqë shkencën duke ia shtuar të shpallurën (revelatën) disa prirjeve tradicionale shkencore. Pasi që në Kur'an ekzistojnë fakte të vërtetuara nga shkenca, gjë e cila e përkrah diturinë në Kur'an që vjen nga Allahu.


    Profesor Palmer shkencëtar nga Sh.B.A.

    Na nevoitet një hulumtim në historinë e hershme të traditave gojore të Lindjes së Afërme që ta vërtetojmë se a janë transmetuar ndodhi të tilla historike.

    Në qoftë se nuk ka shenime të tilla, kjo e përforëcon besimin se All-llahu me anë të Muhammedit ka transmetuar pjesë të diturisë së Tij të cilën ne pak kohë më parë e kemi zbuluar për veten tonë. Ne shpresojmë se në të arrdhmen do të vazhdojmë me dialogun me temën e shkencës në Kur'an në kontekst të gjeologjisë. Ju faleminderit shumë.


    Profesor Tagata Tagasone, më parë Kryesues i Departamentit të Anatomisë dhe Embriologjisë në Universitetin e Shiang Mai në Tajlandë. Ai tani është Dekan i Kolexhit të Medicinës në këtë Universitet. Prej studimeve të mia dhe prej asaj që kam mësuar gjatë kësaj konference, unë besoj se çdo gjë që është shenuar në Kur'an në 1400 vitet e kaluara duhet të jetë e vërteta, kjo mund të vërtetohet me metoda shkencore. Pasi që Muhammedi nuk mund të lexonte as të shkruan, Muhammedi duhet të jetë i dërguar i cili e përcjelli diturinë e shpallur atij si ndriçim nga Ai i Cili është Krijuesi i Vetëm që mund ta bën këtë. Krijuesi duhet të jetë All-llahu, ose All-llahu. Për këtë shkak, unë mendoj se tash është koha kur duhet të them 'Laa ilaahe il-lallah', se nuk ka zot tjetër për tu adhuruar pos All-llahut, 'Muhammed Resuul All-llah', Muhammedi është i dërguari i Allahut...


    Profesor Armstrong, shkencëtar i cili punon në NASA. Jam i impresionuar se sa çuditëshëm disa prej këtyre shkimeve të vjetra korrespodojnë me Astronominë moderne dhe atë bashkëkohore. Patjetër duhet të ketë diçka mbi ate të cilën ne e kuptojmë si eksperiencë të rëndomtë nerëzore që i spjegon shkrimet të cilat i kemi parë.


    Profesor Dorxha Rao, Është vështirë të paramendosh se ky lloj diturie ka ekzistuar në atë kohë, mbi 1400 vite në të kaluarën. Noshta disa prej gjërave kanë ideja të thjeshta, por të përshkruhen ato në aq detaje të shumta është shumë vështirë. Pra, kjo definitivisht nuk është njohuri e thjeshtë njerëzore.


    "Zgjidhja ime që Muhammedi të udhëheqë listën e njerëzve më ndikues në botë mund të befason disa lexues dhe të duket e dyshimtë për tjerë, por ai ishte njeriu i vetëm në histori i cili ishte superior në dy nivelet atë religjioz dhe sekular." - Michael H. Hart, THE 100: A RANKING OF THE MOST INFLUENTIAL PERSONS IN HISTORY, New York: Hart Publishing Company, Inc., 1978, f. 33.


    Deklarata e kombit se është vend Krishterë po ballafaqohet me sfidën e parë: numri i muslimanëve e ka mësyer të tejkalon atë të Krishterëve Anglikan... Poashtu ka pasur një numër të konsiderueshëm të kovertimeve të profileve të larta prej Krishterizmit në Islam. Këto përfshijnë Mike Tyson, kampionin e mëparshëm botëror në boks; Chris Eubank, kampioni Britanik në boksim, i cili e ka ndërruar emërin e vet në Hamdan; dhe Cat Stevens, pop muzicienti, i cili tani quhet Jusuf Islam.... Princ Charles provokoi kontroverzitet më herët këtë vit kur e përsëriti deklaratën e tij se kur ai do ta trashëgon fronin, ai nuk don të jetë mbrojtës vetëm i fesë Krishtere.

    Rajeev Syal dhe Christopher Morgan, Sunday Times (Londër, U.K.)


    "E kam studjuar atë - njeriun e mrekullueshëm - dhe në mendimin tim larg prej asaj të quhet anti-Krisht ai duhet të quhet shpëtimtarë i njerëzimit." - George Bernard Shaw në "The Genuine Islam"


    "Muhammadi, njeriu i inspiruar i cili e themeloi Islamin, u lind në vitin 570 në një fis Arab të cilët adhuronin idhuj. Bonjak prej në lindje, ai gjithëmonë ishte i kujdesëshëm ndaj të varfurve dhe nevojtarëve, të vejave dhe bonjakëve, ndaj robit dhe të shtypurit. Në moshën njëzetvjeçare, ai ishte biznismen i sukseshëm, dhe së spejti u bë kryesues i karavaneve me deve për një të vejë të pasur. Kur arriti noshën njëzetepesë vjeçare punëdhënësja e tij, duke i njohur meritat e tij, i propozoi martesë. Edhepse ajo ishte pesëmbëdhjetë vjet më e vjetër, ai u martua për të, dhe tërë kohën derisa jetoi i mbeti burrë i devotshëm.

    "Sikur edhe çdo i dërguar para tij, Muhammedi e ndjeu veten të pa përgatitur për të shërbyer si transmetues i fjalës së Zotit, duke e ndjerë joadekuatësinë e tij. Por engjulli i urrdhëroi 'Lexo'. Aq sa dimë ne Muhammedi nuk dinte shkrim dhe lexim, por ai filloi ti dikton ato fjalë të inspiruara të cilat së shpejti do ta revolucionarizoj një segmet të madh të botës: "Ka vetëm një Zot".

    "Në të gjitha gjërat Muhammedi ishte thellësisht praktik. Kur djali i tij i dashur Ibrahimi ndërroi jetë, një eklipsë ndodhi, dhe së shpejti u shpërndanë thashetheme për ngushëllime personale të Zotit. Ku Muhammedi thuhet se ka thënë, 'Eklipsa është fenomen natyror. Është budallallëk të përvishen këso gjëra vdekjes apo lindjes të një njeriu.

    "Në vdekjen e vetë Muhammedit kishte tentim që të hyjnizojnë atë, por njeriu që do të bëheshte pasardhësi i tij administative e shuajti histerinë me njërën prej fjalimeve më fisnike në historinë religjioze: "Nëse në mesin tuaj ka prej tyre të cilët adhuruan Muhammedin, le ta dinë se ai ka vdekur. Por nëse është Zoti ai të cilin e adhuroni, dijeni se Ai jeton përgjithëmonë dhe nuk vdes." - James A. Michener, "Islam: The Misunderstood Religion," në READER'S DIGEST (Botimi Amerikan), Maj 1955, ff. 68-70.


    "Për pak më tepër se një vjet ai ishte udhëheqësi shpirtëror, nominal dhe sekular i Medinës, me duart e tij në levë e cila do ta dridhlte tërë botën." - John Austin,"Muhammad the Prophet of Allah," në T.P.'s dhe Cassel's Weekly për 24 Shtator 1927.


    "Çdo gjë kishte aq shumë kuptim. Kjo është bukuria e Kur'anit; ai kërkon të thelloheni në mendime dhe të rezononi. Kur e lexova Kur'anin më tutje, ai fliste për lutjen, mirësinë dhe lëmoshën. Ende nuk isha Musliman, por ndjenja se përgjigjeja e vetme për mua ishte Kur'ani të cilën ma kishe dërguar Zoti." Cat Stevens (Jusuf Islam), pop këngëtar i mëparshëm Britanik.


    "Katër vjet pas vdekjes së Justinianit, në 569, në Mekkë të Arabisë u lind njeriu, i cili prej të gjithë njerëzve ushtroi ndikimin më të madh mbi qenien njerëzore... Muhammedi..." - John William Draper, M.D., L.L.D., A History of the Intellectual Development of Europe, Londër 1875, Vol.1,

    ff.329-330


    "Muhammedi ishte shpirt i mirësisë, dhe ndikimi i tij u ndje dhe asnjëher nuk u harrua nga ata rreth tij." Diwan Chand Sharma, The Prophets of the East, Kalkuta 1935, f. l 22.


    "Njerëzit si Pasteuri dhe Salk janë liderë në kuptimin e parë. Njerëzit sikur Gandhi dhe Konfuçije në njërën anë, dhe Leka i Madh, Çezari dhe Hitleri në anën tjetër, janë liderë në kuptimin e dytë dhe ndoshta të tretë. Isai (Jezusi) dhe Buda i takojnë vetëm kategorisë së tretë. Ka mundlsi që lideri më i mash i të gjitha kohërave ka qenë Muhammedi, i cili i ka kombinuar që të treja funksionet. Në një gradë më të ulët edhe Musa (Mojsiu) e ka bërë të njëjtën." Profesor Jules Masserman.


    Ahmed Versi, redaktor i javores Muslim News tha, rritja e Islamit ka qenë konstante: "Gjenerata e re e muslimanëve të cilët i kam takuar unë bëhen më të vetëdijëshëm për identitetin e tyre Musliman she për atë shkak e praktikojnë fenë e tyre me gjallëri."


    "Zhdukja e vetëdijes racore mes Muslimanëve është njëra prej arritjeve madhështore të Islamit dhe në botën bashkëkohore ka, siç duket, nevojë alarmuese për propagimin e këtij virtyti Islam..." (A.J. Toynbee, CIVILIZATION ON TRIAL, New York, p. 205)


    "Sensi drejtësisë është njëri prej idealeve më të mrekullueshëm të Islamit, pasi që siç kam lexuar në Kur'an i shoh këto principe dinamike të jetës i shoh, jo sikur mistike por etikë praktike për sjelljen e përditëshme gjatë jetës të përshtatur për tërë botën." - Sarojini Naidu, Ligjerata mbi "Idealet e Islamit;" shih SPEECHES AND WRITINGS OF SAROJINI NAIDU, Madras, 1918, f. 167.


    "Sidoqoftë, Historia e bën të qartë, se legjenda e Muslimanëve fanatikë të cilët e përfshijnë botën dhe të cilët e imponojnë Islamin me majen e shpatave të tyre mbi racat e ngadhjyera është njëra prej miteve më fantastike dhe absurde të cilin historianët ndonjëherë e kanë përsëritur." - De Lacy O'Leary, ISLAM AT THE CROSSROADS, Londër, 1923, f. 8.


    "Shoqëria Muslimane është shumë më e vetëdijëshme për religjionin e vet dhe rolin/ përdorshmërinë të cilën religjioni e luan në këtë shoqëri." Dr Peter Brierley, drejtues i Christian Research Association, organizatë humanitare me qendër në Londër.


    "Gjithmonë e kam mbajtur religjionin e Muhammedit në shkallë të lartë për shkak të vitalitetit të tij të mrekullueshëm. Është religjioni i vetëm i cili më duket se posedon atë kapacitet asimilues për fazat e ndryshme të ekzistencës të cilat mund të jenë tërheqëse për çdo kohë. E kam studijuar - njeriun e mrekullueshëm dhe në mendimin tim larg prej asaj të jetë Anti-Krisht, ai duhet të quhet Shpëtimtari i Njerëzimit. Besoj se nëse një njeri sikur ai të kishte marrur diktaturën e botës moderne, ai do të kishte pasur sukses në zgjedhjen e problemeve të saja në mënyrë që do të sillte paqën dhe lumturinë e shumëpritur: Kam parashikuar për fenë e Muhammedit se ajo do të jetë e pranueshme për Europën e së nesërmes siç po fillon të jetë e pranueshme për Europën e sotshme." - G.B. Shaw, THE GENUINE ISLAM, Vol. 1, No. 81936.


    "Numër në rritje e sipër të Muslimanëve në Amerikë, më tepër se 40 përqind janë Afrikanë-Amerikanë," Charles Bierbauer, prej nga Senior Washington Correspondent


    "Ngritja e Islamit është ndoshta ndodhia më e çuditëshme në historinë njerëzore. Duke buruar prej një vendi dhe populli të lënë pas dore, Islami u zgjërua brenda një shekulli mbi gjysmën e botës, duke shkatëruar perandoritë e mëdha, duke rrënuar religjionet e themeluara kohëra më parë, duke i riformësuar shpirtërat e racave, dhe duke ndërtuar një botë plotësisht të re - botën e Islamit.


    "Sa më afër që e hulumtojmë këtë zhvillim aq më e jashtëzakonshme duket. Religjionet tjera të mëdha u rritën dal ngadal, me përpjekje të dhembëshme dhe më në fund triumfoi me ndihmën e monarkëve të fuqishëm të cilët kishin pranuar fenë e re. Krishterizmi pat Konstantinin, Budizmi kishte Aokën dhe Zoroastrianizmi - Cirusin, secili duke ja huazuar kultit të tyre respektiv fuqinë dhe forcën e autoritetit sekular. Por jo edhe Islami. I ngërritur në tokë shkretëtinore, rrallë e banuar me racë nomade, më parë e pa dalluar në analet e historisë njerëzore, Islami sulmonte befas në aventurën e tij me përkrahjen e dobët njerëzore dhe kundër gjasave më të rënda materiale. Por përsëri Islami triumfoi, çuditërisht me një lehtësi mrekullore, dhe dy gjenerata panë Gjysmëhënën shkëlqyese të lindur fitimtare prej Pirinejeve deri në Himalajet dhe prej shkretëtirës së Azisë Qendrore derin në Shkretëtirat e Afrikës Qendrore." - A.M.L. Stoddard, cituar në ISLAM - THE RELIGION OF ALL PROPHETS, Begum Bawani Waqf, Karaçi, Pakistan, f. 56.


    "Unë nuk jam Musliman në kuptimin e rëndomtë, edhepse shpresoj se jam 'Musliman' sikur 'njëri që i është dorëzuar Zotit', por besoj se atë që e përmbanë Kur'ani dhe burimet tjera të Islamit janë thesarë të mëdhej të së vërtetës hyjnore prej së cilës unë dhe perëndimorët tjerë kemi ende shumë për të mësuar, dhe 'Islami është padyshim konkurent për të pajisur kornizën themelore të një religjioni të ardhmërisë.'" - W. Montgomery Watt, ISLAM AND CHRISTIANITY TODAY, Londër, 1983, f. ix.


    'Besoj në Një Zot dhe Muhammedin të Dërguar të Zotit,' është të shprehurit e thjeshtë dhe të pandryshueshëm të Islamit. Shembëlltyra intelektuale e Hyjnisë asnjëherë nuk ka qenë e degraduar me ndonjë idhul të dukshëm; lavdëratat e të dërguarit asnjëherë nuk kanë tejkaluar shkallën e virtyteve njerëzore, dhe udhëzimet e tija kanë përmbajtur ëavdëratat e shoqëruesve të tij brenda kufijëve të logjikëshmes/arsyeshmes dhe religjionit." - Edward Gibbon dhe Simon Ocklay, HISTORY OF THE SARACEN EMPIRE, Londër, 1870, f. 54.


    "Ai ishte Çezari dhe Papa në një; por ai ishte Papa pa pretenzionet e Papës, Çezar pa legjionet e Çezarit: pa ushtri të rregullt, pa trupërojë, pa pallat, pa të arrdhura të fiksuara; nëse ndonjë njeri ndonjëherë ka pasur të drejtën të thotë se udhëheqë me dekret hyjnor, ai ka qenë Muhammedi, pasi që ai kishte tërë fuqinë në dorë pa instrumentet e saja dhe pa ndihmëset e saja." - Bosworth Smith, MOHAMMAD AND MOHAMMADANISM, Londër, 1874, f. 92.


    "Gatishmëria e tij që ti tejkalon persekutimet për besimet e tija, karakteri i lartë moral i njerëzve të cilët besuan në të dhe e pranonin ate si udhëheqës, dhe mashështia e arritjes së tij përfundimtare - të gjitha e argumentojnë integritetin e tij fundamental. Të supozohet se Muhammedi ka qenë i vetëquajtur krijon më tepër probleme sesa që i zgjedh. Ç'është më interesante, asnjëra prej figurave të mëdha historike nuk është aq dobët e çmuar në Perëndim sikur Muhammedi." - W. Montgomery Watt, MOHAMMAD AT MECCA, Oksford, 1953, f. 52.



    "Doktrina e vëllazërisë në Islam përshkon të gjitha krijesat njerëzore, pa marrur parasysh ngjyrën, racën apo bindjen. Islami është religjioni i vetëm i cili ka pasur mundësinë të realizon këtë doktrinë në praktikë. Muslimanët kudo që të jenë në botë e identifikojnë njëritjetrin për vëllezër." Mr. R. L. Mellema, Holandi, Antropolog, Shkrimtarë dhe Shkencëtar.



    "Është e pamundur për cilindo i cili mëson jetën dhe karakterin e Profetit të madh të Arabisë, i cili e din se si ka ligjëruar dhe si ka jetuar, të ndjenë asgjë tjetër pos respekt për atë Profet të madh, njëri nga të Dërguarit e mëdhej të më së Lartit. Dhe edhepse në ate që ju shkruaj juve do të them shumë gjëra të cilat do të jenë të afërta shumicës, por unë kurdoherë që i lexoj ndjejë, një mënyrë të re për admirim, një sens të ri të respektit për atë mësues të fuqishëm Arab." - Annie Besant, THE LIFE AND TEACHINGS OF MUHAMMAD, Madras, 1932, f. 4.



    "Elementi esencial dhe definitiv për këthimin tim ndaj Islamit ishte Kur'ani. Fillova ta studijoj para konvertimit tim me një frymë kritike të një intelektuali Perëndimorë... Ka disa ajete (versete) në këtë libër, Kur'anin, të shpallura më tepër se trembëdhjetë shekuj më parë, të cilat japin mësim për nocionet saktësisht të njëjta posikur shumica e shkencëtarëve modern hulumtues. Kjo definitivisht më bëri që ti këthehem Islamit." Ali Selman Benoist, France, Doktor i Medicinës.



    "I kam lexuar Shkrimet e Shenjëta të secilit religjionë; askund nuk kam gjetur atë me të cilën jam ballafaquar në Islam: përsosëshmëri. Kurani i Shejtë, i krahasuar me cilindo shkrim tjetër të cilin e kam lexuar, është sikur Dielli të krahasohet me një shkrepëse. Unë qëndroj i patundur në besimin tim se cilido që e lexon Fjalën e All-llahut me një mendje e cila nuk është totalisht e mbyllur ndaj së Vërtetës, do të bëhet Musliman." Saifuddin Dirk Walter Mosig, U. S.A.



    "Vëllezëria universale e Islamit, duke mos marrë parasysh racën, politikën, ngjyrën ose shtetin, më është sjellur në shtëpinë time disa herë gjatë jetës sime - dhe kjo është një karakteristikë tjetër e cila më tërhoqi në drejtim të kësaj Feje." Col. Donald S. Rockwell, SH.B.A. Poet, Kritik dhe Autor.


    "Islami i Mesjetës ka qenë teknologjikisht i përparuar dhe i hapur për zbulime. Ai arriti shkalla më të larta të shkrim-leximit sesa Europa bashkëkohore; ai asimiloi trashëgiminë e qytetërimit klasik Grek në ashtu shkalle që tani shumë libra klasike greke na janë të njohura vetëm përmes kopjeve Arabe. Ai zbuloi mullirin e erës, trigonometrinë, velën trekëndëshe diagonale, dhe bëri përparime të rëndësishme në metalurgji, inzhinjeringun mekanik dhe kimik dhe në metodat e irrigacionit. Në mesjetë rrjedha e teknologjisë ishte në masë dërmuese prej Islamit kah Europa sesa prej Europës kah Islami. Vetëm pas 1500 ngadal filloi të ndërrohet kjo rrjedhë." (f.253) Jared Diamond sociolog I njohur botërorë nga Universiteti i Californisë në Los Angjeles, dhe psikolog i cili fitoi shpërblimin Pulitzer për librin e tij: "Guns, Germs, and Steel."



    Shkencëtarët të cilët morën pjesë në këto dialogje ishin të gjith jo-muslimanë, shumica e të cilëve ishin duke spjeguar disa fakte të cilat ato i kishin mësuar para pak kohësh pas disa viteve të hulumtimeve dhe studimeve. Kur atyre ju tha se atë që posa e kishin zbuluar më veç ishte përmendur në Kur'anin e Shejtë në mënyrë direkte apo indirekte prej më shumë se 1400 vite më parë, ato treguan një befasi të madhe. Komentet e tyre ishin të ndryshme, por pothuajse të gjith prej tyre pranuan se ky Kur'an nuk kishte gjasa të ketë arrdhur prej ndonjë njeriu ose burimi të zakonshëm. Me të vërtetë, disa prej tyre ishin të bindur dhe pranuan se i Dërguari Muhammedi, paqa qoftë mbi të, është i dërguar i All-llahut, në atë shkallë saqë njëri prej tyre edhe e përqafoi Islamin duke deklaruar besimin me anë të "Shahadetit" dhe ashtu u bë musliman.




    Kur'ani i cili qe shpallur para 14 shekujve përmend fakte të cilat posa janë zbuluar nga shkencëtarë të mirënjohur. Kjo pa dyshim tregon se Kur'ani duhet të jetë fjala e vërtetë e All-llahut, e shpallur nga Ai të Dërguarit të Tij Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe poashtu vërteton se Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është me të vërtetë Lajmëtari dhe i Dërguari i All-llahut. Është e pamundur për mendjen njerëzore që ndonjëri ti din këto gjëra prej para katërmbëdjetë shekujve të zbuluara dhe të vërtetuara në kohën e fundit me pajisje të përparuara dhe metoda të sofistikuara. Përveç kësaj, i Dërguari Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) së bashku me Engjullin Xhibrilin e kontrolonin Kur'anin njëherë çdo vit dhe dy herë në vitin e fundit të jetës së tij. Prej ditës së shpalljes së Kur'anit deri më ditën se sotshme ka pasur një numër i madh i Muslimanëve të cilët e kanë mësuar përmendësh (memorizuar) tërë Kur'anin, shkronjë për shkronjë. Disa prej tyre kanë qenë në gjendje ta memorizojnë tërë Kur'anin deri në moshën dhjetëvjeçare. Asnjë shkronjë e Kur'anit nuk është ndërruar shekuj me rradhë.

    Pasi ta lexoni këtë, e pyes lexuesin... A është e mundur që ndokush ta ketë shkruajtur këtë libër prej më tepër se 1400 vite më parë?



    Me këtë përfundojmë dhe All-llahu e pranoftë këtë vepër të bërë sinqerisht për hirë të Tij, Amin
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  12. #52
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Altin, po kendej mi shan Amerikanet, tani kur Hillary na thote dy bindje politike(se vetem bindje me statistika nuk jane ato) na e thua sikur po citon ndonje dijetar te lashte. Me mire do ishe te vazhdoje linjen tende te sharjeve kunder imperializmit se sa te me japesh citime te tilla qe per mua jane vec se shenja hipokrizie te ketyre studiuesve te strumentalizuara nga politika e tanishme Amerikane qe kendej thote me Condolezzen dhe kush e di se sa keshilltare me shkolle ka ajo vete qe Islami eshte fe e dhunes dhe duhen te nderruar disa vargje, kendej mbahet linja e nje vleresimi pozitiv.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Vertet bota deshmon per Muametin sepse e ka profetine vet. Kete pohon katerciperisht bibla, prandja dhe une e pranoj se bibla deshmon per Muametin kur thote: 1Gjon:1:22-23.

  14. #54
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Ore jo hillary por gjithe bota te thote pro Islamit ose kundra tij te flasin per mua skane rendesi sepse une e reklamoj ose progandoj islamin si ideologji dhe sistem jete dhe jo si tregim njerzish ose si citate ose mynyre vleresimi qe njerzit i japin atij.Mjafton per mua si musliman qe ate e ka shpall Zoti dhe per kete ka miliona argumente kurse per ju qe se besoni ju bie disa vleresime te disa studiusve te cilet kane lexuar dicka rreth sialmit me shume se ju.

    Motoja ime eshte .

    "Merre prej te keqit te miren dhe lere prej te mirit te keqen"

    Sido qe te jete hillary ne shume gjera une marr te miren prej saj pavarsisht se ajo mund te jete hipokrite.
    Fundi fundit secilin njeri do ta gjykoje Zoti per zgjedhjen e tij dhe nuk do ta pyese pse nuk e more mendimin e hillaryt ose ndonje tjetri por pse s'me degjove urdherimet e mia dhe profeteve dhe pse s'ndoqe fene qe une e shpalla por ndoqe fene qe shpallen njerzit (laicizmin ose ndonje tjeter).
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 02-07-2004 më 16:59
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  15. #55
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Të jetosh dhe të vdesësh në Islam


    Johann Wolfgang von Goethe dhe marrdhënia e tij me Fenë


    Parathënie





    Johann Wolfgang von Goethe (1748-1832) është, pa dyshim, poeti dhe mendimtari më i njohur i Klasikës Gjermane. Si student i gjermanistikës, interesi im i veçantë për letërsinë gjermane në përgjithësi dhe Gëten në veçanti u bë shkak që të njihem me këtë botim interesant të Institutit Islamik të Vajmarit.

    Megjithëse përfundimet në të cilat arrin autori i këtij libri, jo pa të drejtë, mund të shihen nga shumëkush me skepticizëm, nuk mbetet asnjë shteg për të dyshuar rreth qëndrimit shumë pozitiv të poetit të madh gjerman ndaj Islamit.

    Duke qenë i mendimit se aspekti fetar i jetës J.W.v. Goethe-s dhe, në këtë kuadër, marrdhënia e tij me Islamin, që gjen shprehjen më të qartë në poemën “West-Östlicher Divan” (1819), janë të panjohura për shumë njerëz, dëshiroj të ndaj me lexuesin shqiptar dhe veçanërisht me dashamirësit e letërsisë kënaqësinë e një njohjeje më të gjerë me poetin e madh gjerman.



    Përkthyesi











    EVIDENCA



    Gëte dhe Krishtërimi





    Gëte tha në fund të jetës së tij: “Es ist gar viel Dummes in den Satzungen der Kirche (Ka shumë budallallëk në doktrinat e Kishës)” [Eckerman, 11.3.1832]

    Në poemën e tij “West-Östlicher Divan” Gëte thekson vlerën e çmuar të së tashmes në vend të qëndrimit të krishterë, të karakterizuar vetëm nga pritja për jetën e ardhëshme dhe, si rezultat, nga përçmimi i plotë i asaj që Zoti i dhuron njeriut në çdo çast të jetës së tij.

    Gëte hedh poshtë pikëpamjen e krishterë rreth Jezusit dhe pohon njëshmërinë e Zotit në njërën nga poezitë e poemës së tij “West-Östlicher Divan”:



    “Jesus fühlte rein und dachte

    Nur den einen Gott im Stillen;

    Wer ihn selbst zum Gotte machte

    Kränkte seinen heil’gen Willen.

    Und so muß das Rechte scheinen

    Was auch Mahomet gelungen;

    Nur durch den Begriff des Einen

    Hat er alle Welt bezwungen.”



    (Jezusi ndjehej i pastër dhe qetësisht mendonte

    [për] Një dhe të Vetmin Zot;

    Kush atë vetë në zot e shndërroi

    Ka fyer vullnetin e tij të shenjtë.

    Dhe kështu duhet e drejta ta ndriçojë

    Atë që edhe Muhamedit i mjaftoi;

    Vetëm konceptin e [Zotit] Një

    Ai gjithë botës ia imponoi.)



    (WA I6, faqe 288)







    Pranë Jezusit dhe Muhamedit (Allahu i bekoftë dhe u dhëntë paqe që të dyve!) në vargjet e mëpasme përmend Gëte edhe emrat e Abrahamit, Moisiut dhe Davidit si përfaqësues të Njëshmërisë së Zotit.

    Është një fakt i njohur se Gëte ndjente shumë përçmim ndaj simbolit të kryqit. Ai ka shkruar:







    “Und nun kommst du, hast ein Zeichen

    Dran gehängt, das unter allen…

    Mir am schlechtesten will gefallen

    Diese ganze moderne Narrheit

    Magst du mir nach Schiras bringen!

    Soll ich wohl, in seiner Starrheit,

    Hölzchen quer auf Hölzchen singen?…”



    (Dhe tash më vjen ti me një shenjë

    Varur atje, që mes të tjerash…

    Më tepër e përçmoj.

    Gjithë këtë çmenduri moderne

    Do të ma sjellësh në Shiras[1]!

    U dashka që unë, në gjithë obsesionin e saj,

    Të këndoj për dy copa druri të kryqëzuara?..)



    Madje edhe më fuqishëm:







    “Mir willst du zum Gotte machen

    Solch ein Jammmerbild am Holze!”



    (Dashke të bësh për mua zot

    atë figurë të mjerë në [atë copë] dru!)



    Gjithashtu, në “Wilhelm Meisters Wanderjahre” (libri 2, kapitulli 2) Gëte shkroi fare hapur se është “paturpësi e mallkuar… të luash me ato të fshehta, në të cilat qëndron thellësia hyjnore e vuajtjes.” Sipas tij, “mbi këto vuajtje duhet hedhur një vel” për t’i mbuluar.

    Së fundi, në poezinë e tij “Siebenschläfer (Shtatë të fjetur)” që bën pjesë në poemën e tij “West-Östlicher Divan”, Gëte e përshkruan Jezusin si profet:



    “Ephesus gar manches Jahr Schon,

    Ehrt die Lehre des Propheten

    Jezus. (Friede sei dem Guten!)”





    [Efesi për shumë vjet

    Nderon mësimin e profetit

    Jezus. (Paqja qoftë mbi të Mirin!)]

    (WA I6, 296)






    Të përmendurit dhe

    të lëvduarit e Zotit




    Gëte ishte, gjithashtu, i mrekulluar nga metafora mistike e Saadiut për “fluturën e dashuruar”, e cila u shua pak nga pak, duke humbur jetën e saj në dritën vezulluese. Për këtë mund të shihet, veçanërisht, poezia e “Divan…”-it për fluturën që fluturon nëpër dritë: “Selige Sehnsucht” (Mall i zjarrtë). Titujt më të hershëm të kësaj poezie kanë qenë “Selbstopfer (Vetëflijim)” dhe “Vollendung (Pëkryerje)”.

    Në kapitullin e “Divan…”-it për Rumin përshkruan Gëte të drejtuarit me lutje e lëvdime ndaj Allahut dhe bekimin për këtë: “Schon der sogenannte mahometanische Rosenkranz, wodurch der Name Allah mit neunundneunzig Eigenschaften verherrlicht wird, ist eine solche Lob- und Preislitanei. Bejahende, vorneinende Eigenschaften bezeichnen das unbegreifliche Wesen; der Anbeter staunt, ergibt und beruhigt sich (E ashtuquajtura rozare muhamedane, në të cilën emri i Allahut lartësohet me nëntëdhjetenëntë cilësi, është një litani e tillë lëvdimi. Cilësi pohuese e mohuese tregojnë të pakonceptueshmen Qenie [Wesen]; lutësi mbetet i mrekulluar, nënshtrohet dhe qetësohet.).” (WA I7, 59)





    Gëte dhe Islami



    Në rininë e tij Gëte kishte dëshirë të studjonte filologji dhe arabistikë (ndërkohë që i ati dëshironte që i biri të merrej me studime juridike); ai gjithmonë i admiroi udhëtarët e parë në Arabi (Michelis, Niebuhr) dhe lexoi i mrekulluar gjithçka që ata shkruan e botuan për udhëtimet e tyre.

    Në vitet 1814-1815, vite këto në të cilat hartoi “Divan…”-in e tij, u ushtrua Gëte me profesorët e orientalistikës Paulus, Sorsbach dhe Kosegarten (Jena) në të shkruarit dhe të lexuarit e arabishtes. Pasi pa dorëshkrime të arabishtes dhe u njoh me Kuranin, Gëte ndjeu një dëshirë të madhe për të mësuar arabishten. Ai kopjoi vetë tekste të shkurtra lutjesh dhe shkroi: “In keiner Sprache ist vielleicht Geist, Wort und Schrift so unanfänglich zusammengekörpert (Ndoshta në asnjë gjuhë tjetër shpirti, fjala dhe shkrimi nuk mund të trupëzohen në mënyrë kaq të pazgjidhëshme).” [Letër për Schlosser-in, 23.1. 1815, WA IV, 25, 165]

    Në moshën shtatëdhjetë vjeçare Gëte shkruan (Noten und Abhandlungen zum West-östlichen Divan, WA 17, 153) se synon të përkujtojë “me respekt atë Natë të Shenjtë, në të cilën Profetit iu soll Kurani nga lart”.

    Ai gjithashtu shkroi: “Askush nuk duhet të habitet me efikasitetin e lartë të Librit (Kuranit, sh.p.). Për këtë ai është cilësuar si jo i krijuar dhe i përjetshëm bashkë me Zotin nga ana e admiruesve të vërtetë të tij”. Më pas shtonte: “so wird doch dieses Buch für ewige Zeiten höchst wirksam verbleiben (kështu, pra, do të mbetet ky libër përjetësisht me efikasitetin më të lartë).” (WA 17. 35/36)

    Edhe në ditët e sotme ne ruajmë si dorëshkrimet e studimeve të tij të para kuranore nga vitet 1711-1772, ashtu edhe ato më të vonshmet. Gëte u lexonte me zë të lartë anëtarëve të familjes së Dukës së Vajmarit dhe miqve të tyre përkthimin në gjermanisht të Kuranit nga J. Hammer (ndoshta edhe përkthimin më prozaik në anglisht të G.Sale). Shileri dhe e shoqja, që kanë qenë dëshmitarë të këtyre leximeve, na njoftojnë për to. (Letra e Shilerit për Kimbelin, 22.2.1815).

    Gëte i ndjente mangësitë e të gjitha përkthimeve në latinisht, anglisht e frëngjisht dhe të përkthimeve më të reja. Në “Divan…”-in e tij Gëte thotë:



    “Ob der Koran von Ewigkeit sei?

    Danach frag’ ich nicht!…

    Daß er das Buch der Bücher sei

    Glaub ich aus Mosleminen-Pflicht”



    (Nëse Kurani është nga përjetësia?

    Për këtë unë nuk pyes!…

    Që ai është Libri i Librave

    Besoj nga detyrë e myslymanit)



    [West-östlicher Divan, WA I6, 203]



    Ai studjoi libra dore në arabisht, gramatikë, libra udhëtimi, libra nga jeta e profetit Muhamed (Allahu e bekoftë dhe i dhuroftë paqe!) dhe pati shkëmbime të shumta me orientalistë nga e gjithë Gjermania. Gëte e pëlqente përkthimin në gjermanisht të Hafis’ “Diwan”-it nga Hammer (Maj 1814) dhe studjonte përkthimet e ndryshme të Kuranit që ekzistonin në kohën e tij. E gjithë kjo e shtyu atë që të shkruante “West-Östlicher Divan”-in e famshëm, shumë nga poezitë e të cilit janë qartësisht dhe pa asnjë dyshim të frymëzuara nga ajete (vargje) të ndryshëm të Kuranit dhe të lidhura në mënyra të ndryshme me to (shih: Mommsen, faqe 269-274)

    Gëte bleu dorëshkrime origjinale në arabisht të Rumit, Xhamit, Hafisit, Saadiut, Attarit, komentime të Kuranit (Tefsir), lutje të ndryshme (Duâ), një fjalor arabisht-turqisht, tekste rreth çështjeve si lirimi i skllevërve, shitblerja, kamata dhe shkrime arabe nga sulltan Selimi.

    Gëte nuk mendonte se kishte pasur të bënte me rastësi, por me atë që Allahu kishte parapërcaktuar për të kur:

    - në vjeshtën e vitit 1813 atij iu soll një dorëshkrim i vjetër në arabisht prej një ushtari gjerman që kthehej nga Spanja në atdhe, dorëshkrim ky që përmbante suren (kapitullin) e fundit të Kuranit, të titulluar En-Nas (114). Më vonë Gëte u përpoq që ta kopjonte atë me ndihmën e profesorëve në Jena, të cilët e ndihmuan edhe për të zbërhtyer përmbajtjen e dorëshkrimit.

    - në Janar të vitit 1814 ai mori pjesë në një falje kongregacionale të së premtes (xhuma) bashkë me myslymanët e ushrisë ruse të Car Aleksandrit në gjimnazin protestant të Vajmarit. Në letrën për Trebran më 5.1.1814 (WA IV 24,91) ai shkruan:

    “Kur bëj fjalë për profeci, më duhet të vërej se në kohën tonë po ndodhin gjëra për të cilat asnjë profet nuk do ta kishin lejuar të fliste. Kush do të lejohej përpara disa vjetësh që të bënte të ditur se në auditorin e gjimnazit tonë protestant do të mbahej shërbesë hyjnore muhamedane dhe se suret (kapitujtë) e Kuranit do të murmuriteshin në të, por ja që kjo po ndodh dhe ne morëm pjesë në shërbesën bashkire, pamë mullain e tyre dhe u uruam mirëseardhjen princërve të tyre në teatër. Mua mu bë një nderim i veçantë duke mu dhuruar një hark dhe shigjeta, të cilat, në kujtim të përjetshëm, do t’i var mbi oxhakun tim sapo Zoti t’u ketë siguruar këtyre mysafirëve të dashur një kthim të mbarë”.



    Në një letër që mban datën 17.1. 1814 (WA IV 24, 110) dhe që i drejtohet birit të tij August, ai shkruan: “Shumë prej zonjave tona fetare kanë kërkuar në bibliotekë përkthimin e Kuranit”.

    Qëndrimi pozitiv i Gëtes ndaj Islamit i kapërcen të gjitha qëndrimet e kohës së tij në Gjermani. Më 24.2.1816 ai bëri publike këtë thënie: “Der Dichter… lehnt den Verdacht nicht ab, daß er selbst ein Muselmann sei” (Poeti [Gëte] nuk e mohon supozimin se ai vetë është një myslyman).” (WA I 41, 86)

    Në njërën nga poezitë e “Divan…”-it të tij Gëte thotë:



    “Närrisch, daß jeder in seinem Falle

    Seine besondere Meinung preist!

    Wenn Islam Gott ergeben heißt,

    In Islam leben und sterben wir alle.”



    (Çmenduri, secili në rastin e vet

    Mendimin e tij të veçantë lëvdon!

    Nëse Islam do të thotë nënshtrim ndaj Zotit

    Ne jetojmë dhe vdesim të gjithë në Islam.)



    (WA I6,128)



    Veç simpatisë së veçantë me të cilën ai e shihte gjuhën e Kuranit për shkak të bukurisë dhe paarritshmërisë së saj, Gëte ndjehej shumë i tërhequr edhe nga domethënia e saj fetare dhe filozofike. Njëshmëria e Zotit, bindja se Zoti shfaq vetveten në natyrë/krijim nëpërmjet cilësive të tij të përkryera, është nga temat qendrore të veprës së Gëtes.

    Gjatë studimeve të tij të para intensive të Kuranit në vitet 1771-1772 Gëte kopjoi dhe përmirësoi pjesërisht tekstin e përkthimit të parë të drejtpërdrejtë të Kuranit nga arabishtja në gjermanisht. Gëte vuri në dukje ajete të ndryshëm të Kuranit që i tregojnë njeriut se ai duhet t’i shohë natyrën dhe dukuritë e saj si shenja të ligjshmërisë hyjnore. Shumëllojshmëria dhe panumërsia e këtyre dukurive dëshmojnë për Një dhe të vetmin Zot. Referimi ndaj natyrës ashtu siç e paraqet atë Kurani, lidhja e ngushtë me të mësuarit e mirësisë hyjnore e njerëzore dhe Njëshmëria e Zotit, të cilat Gëte shkruan se i njohu në suren e dytë të Kuranit (El-Bekare), u bënë themelet mbi të cilat u ngritën simpatia dhe dashuria e tij për Islamin. Ai tha se ne duhet ta njohim “Madhështinë e Zotit në vogëlsi (Gottes Größe im Kleinen)”, duke iu referuar për këtë ajetit 25 të sures së dytë Kuranit, në të cilën është dhënë shembulli i mizës.

    Veçanërisht i impresionuar ndjehej Gëte edhe nga fakti se Allahu i flet njerëzimit nëpërmjet profetëve; kështu Gëte pohon profetin Muhamed (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe!): më 1819 ai, duke iu referuar sures “Ibrahim”, ajeti 4, shkruan:

    “denn es ist wahr, was Gott im Koran sagt: Wir haben keinem Volk einen Propheten geschickt, als in seiner Sprache!” (prandaj është e vërtetë ajo që Zoti thotë në Kuran: Nuk i kemi dërguar asnjë populli profet, përveçse në gjuhën e tij!) [Letër për A.O. Blumentahl, 28.5. 1819,WA IV 31,160]



    Duke iu referuar të njëjtit ajet, ai e përsërit atë në një letër për Carlyle: “Der Koran sagt: Gott hat jedem Volke einen Propheten gegeben in seiner eigenen Sprache (Kurani thotë: Zoti i ka dërguar çdo populli nga një profet në gjuhën e tij)” (WA IV 42, 270)

    Këtë pikëpamje e rishfaq Gëte edhe në një esé të tij në revistën “German Romance”, Vëllimi IV, Edinburgh 1827 (WA I 41, 307).

    Gëte theksoi hedhjen poshtë të sfidës së mosbesimtarëve ndaj profetit Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!), të cilët kërkonin që ai t’u bënte mrekullira:



    “Wunder kann ich nicht thun sagt

    der Prophete,

    Das größte Wunder ist daß ich bin”







    (Mrekulli nuk mund të bëj, tha

    Profeti,

    Mrekullia më e madhe është që

    unë jam).”



    (Paralipomena III, nga Divani,

    WA I, 41, 307)



    Në veprën “Mahomet” (Muhamedi) Gëte përfshiu këngën e tij të famshme të lavdisë “Mahomets Gesang” (Kënga e Muhamedit). Figura e profetit është simbolikisht e vendosur në metaforën e rrymës, e cila pasi ka nisur nga një përrua i vogël, rritet dalëngadalë duke u shndërruar në një forcë të pafundme shpirtërore për të përfunduar plot lavdi në oqeanin, si simbol të së hyjnishmes. Ai e përshkruan profetin e madh duke tërhequr pas vetes të tjerë njerëz, ashtu sikurse rryma, me forcën dhe madhështinë e saj, tërheq të tjerë përrenj e lumenj në udhën drejt detit.

    Në një dorëshkrim të Paralipomena III, 31 Gëte shkruan më 27.01.1816: “Oberhaupt der Geschöpfe/Muhamed” (Kreu i qënieve të krijuara/Muhamedi) (WA I6, 482).

    Një tjetër element domethënës i Islamit është vendosja e theksit tek sjellja e mirë e myslymanit. Veçanërisht në këtë kuadër pëlqente Gëte dhënien e sadakasë si ndihmë për të varfërit. Në disa poezi të tij, si p.sh. në “Buch der Sprüche”, përshkruan ai “die Wonne des Gebens (kënaqësinë e të dhënit)” dhe thotë: “Schau es recht und du wirst immer geben (Gjykoje drejtësisht dhe gjithmonë do të japësh)” (WA I6, 70).

    Ajo që e tërhiqte në këtë rast Gëten ishte fakti se ky akt nuk përbënte ndonjë investim për çastin apo për pak më vonë, por mbushte gjithë jetën plot bekime.

    Gëte ishte gjithashtu i mirënjohur për refuzimin e qartë nga ana e tij të konceptit të rastësisë:



    “Ajo që njerëzit, me përpjekjet e tyre, nuk e realizojnë apo nuk munden ta realizojnë dhe ajo që u ecën mbarë aty ku duhet të shkëlqejë më së miri madhështia e tyre, rastësia, siç e quajnë më vonë, pikërisht ajo është Zoti, i Cili ndërhyn aty drejtpërdrejt me Gjithfuqishmërinë e Tij dhe Lëvdon Vetveten edhe nëpërmjet gjësë më pak të rëndësishme”. (Bisedë me Reimer-in, nëntor 1807)



    Besimi i tij i palëkundshëm në parapërcaktimin e Zotit (shihni si shembull bisedën me kancelarin Müller më 12.8.1927, WA I 42, 212, WA I 32, 57) dhe vargu i një poezie të “Divan…”-it të tij: “Hätt’ Allah mich bestimmt zum Wurm,/ So hätt’ er mich als Wurm geschaffen (Nëse Allahu do të kishte vendosur që unë të isha krimb,/ Ai do të më kishte krijuar mua si krimb).” (WA I6.113), si dhe fjalët e tij: “ Parabolat (metaforat e “Divan…”-it) mësojnë Islamin e vërtetë, bindjen se askush nuk mund t’i ikë fatit të paracaktuar për të.” (WA I 7, 151), të gjitha këto rezultuan në qëndrimin e tij personal të nënshtrimit ndaj vullnetit të Zotit; d.m.th. Gëte e shihte atë si një urdhër që duhet pranuar me mirënjoheje dhe jo duke u rrebeluar.

    Në veprën e tij letrare gjejnë pasqyrim shembuj të fuqishëm për këtë, nga të cilët mund të përmendim “Egmont”, “Dichthung und Wahrheit”, “Urworte Orphisch”, “Wilhelm Meisters Wanderjahre” etj.

    Një shembull thellësisht prekës nga jeta e tij është reagimi ndaj një aksidenti që i ndodhi karrocës me të cilën udhëtonte kur ishte nisur në udhëtimin e tij të tretë për tek Marianne von Willemer (korrik 1816), me të cilën mendonte të martohej pas vdekjes së Kristjanës. Pas këtij aksidenti ai e kuptoi se nuk do ta shihte më kurrë Marianne von Willemer-in. Lidhur me këtë Gëte shkruan:



    “Und so müssen wir denn wieder im Islam verharren [Dhe, kështu, na duhet të qëndrojmë brenda Islamit (d.m.th.: në nënshtrim të plotë ndaj vullnetit të Zotit)]…”(WA IV 27, 123)



    Të njejtën gjë thotë ai edhe në një letër drejtuar Zelter-it më 20.9.1820: “Weiter kann ich nichts sagen, als daß ich hier mich im Islam zu halten suche (Më tepër nuk kam ç’them, përveç asaj se edhe këtu unë përpiqem të qëndroj në Islam).” (WA IV 33, 123)



    Kur më 1831 u shfaq një epidemi kolere nga e cila vdiqën shumë njerëz, nëpërmjet një letre Gëte e ngushëllon kështu një miken e tij, Louise Adele Schopenhauer: “Hier kann niemand dem anderen rathen; beschließe was zu thun ist jeder bei sich. Im Islam leben wir alle, unter welcher Form wir uns auch Muth machen (Këtu askush nuk mund të këshillojë njeri; secili duhet të vendosë vetë se çfarë duhet të bëjë. Ne të gjithë jetojmë në Islam, pavarësisht nga forma që zgjedhim për të inkurajuar vetveten).” (19.9.1831, WA IV, 49, 87)

    Më 22.12.1820 Gëte i shkroi një letër falenderimi mikut të tij Willemer, i cili i kishte dhuruar një libër me aforizma. Në këtë letër, mes të tjerash, Gëte shkruan: “Es stimmt… zu jeder religiosvernünftigen Ansicht und ist ein Islam, zu dem wir uns früher oder später alle bekennen müssen (Mbështetet… në çdo pikëpamje të arsyeshme fetare dhe është një Islam, të cilin ne, herët a vonë, të gjithë duhet ta pranojmë).” (WA IV 34,50)



    Si pjesëmarrës në Luftën e 1792-shit kundër Francës, shkruan Gëte më 7-8 tetor 1792 se besimi në parapërcaktimin e gjithçkaje nga Zoti gjen shprehjen e tij më të pastër në Islam:



    “…Die Mahomedanische Religion gibt hervor den besten Beweis (Feja Muhamedane jep shembullin më të mirë per këtë (WA I 33,123)



    Eckerman na njofton për një bisedë të tij me Gëten më 11.4.1827 rreth metodës së edukimit të myslymanëve. Sipas Gëtes, kjo metodë edukimi konsistonte në të vërejturit e vazhdueshëm nga ana e myslymanëve të kundërshtive në egzistencë; si rezultat vjen takimi me dyshimin, që, pas analizës së suksesshme të realitetit të gjërave, përfundonte në zgjidhjen e sigurtë[2]. Gëte e mbyll këtë diskutim kështu:



    “Ju e shihni se këtij sistemi nuk i mungon asgjë dhe se ne, me të gjithë sistemet tona, nuk jemi aspak më të përparuar, madje askush nuk mund të shkojë më përpara… Ky sistem filozofik i myslymanëve është një masë e shkëlqyer, të cilën njeriu mund ta aplikojë tek vetvetja dhe tek të tjerët për të mësuar se në ç’nivel të virtytit shpirtëror jemi”.

    Për gjëra që nuk arrijnë deri tek aftësia e njeriut për të kuptuar dhe që mund të shërbejnë si bazë për spekulime të ndryshme Gëte porosit në “Maximen und Reflexionen” që të mos merremi me to: “Më i madhi fat i njerëzve që mendojnë është eksplorimi i të eksplorueshmes dhe admirimi i qetë i të paeksplorueshmes”. Kjo është e lidhur me kujdesin e myslymanëve për të mos pyetur rreth gjërave që nuk mund të dihen nga njerëzit.

    Për Njëshmërinë e Zotit Gëte tha: “Der Glaube an den einigen Gott wirkt immer geisterhebend, in dem er den Menschen auf die Einheit seines eigenen Inner zurückweist (Besimi në një Zot të vetëm është gjithmonë i efektshëm për ngritje shpirtërore, sepse ai tregon për njeriun njëshmërinë brenda vetvetes).” (Noten und Abhandlungen zum West-Östlichen Diwan, WA I 7, 42)

    Gëte bën fjalë për ndryshimin mes një profeti dhe një poeti dhe pohon të qenit profet të Muhamedit (Allahu e bekoftë dhe i dhuroftë paqe!):



    “Er sei Prophet und nicht Poet und daher auch Sein Koran als göttliches Gesetz und nicht etwa als menschliches Buch, zum Unterricht oder zum Vergnügen, anzusehen. (Ai është profet dhe jo poet dhe kështu edhe Kurani i tij duhet parë si ligj hyjnor dhe jo si ndonjë libër njerëzor, bërë për edukim apo për argëtim).” (Noten und Abhandlungen zum Diwan, WA I, 7,32)








    PËRFUNDIM




    Pas analizimit të provave materiale të parashtruara më sipër dhe njohjes së provave konfirmuese në shkrimet e miqve të tij të ngushtë Thomas Carlyle dhe Friedrich Schiller, është e mundur të vijmë në një përfundim të qartë, pa lënë vend për dyshim apo dykuptueshmëri.

    Gjithçka që përmbajnë shkrimet e tij shkencore, veçanërisht “Zur Morphologie”, mbetet një propagandim i vazhdueshëm i pikëpamjes se gjithësia është krijim i një Qenieje Hyjnore dhe se Qenia e Krijuesit nuk përzihet me qeniet e krijesave.

    Ndërkohë që jetonte jetën e tij në një vend jomyslyman, ai pranoi dhe deklaroi pajtimin me plot zemër me dy dëshmitë themelore të besimit islam (Shehadet) duke pohuar se nuk mund të ketë tjetër Zot veç Allahut, Një dhe i Vetëm, e se Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) është i dërguari dhe, njëkohësisht, vula e të gjithë të dërguarve të Tij.

    Megjithëse i pamësuar për lutjen rituale (namazin ose faljen), dhënien e zekatit, agjërimin dhe pelegrinazhin e shenjtë (haxhin), ai shfrytëzoi plot krenari e emocion të thellë rastin e rrallë për të marrë pjesë në faljen e ndonjë të premteje. Nga e gjithë kjo del qartë se ai e shihte Islamin si Fenë e tij.

    Nga hadithet (traditat profetike) e shumtë dhe të mirënjohur, të transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, si dhe nga hadithet e tjerë autentikë të koleksionit të Sunnetit është e njohur se pranimi i Allahut dhe i të dërguarit të Tij është çelësi i Parajsës (Xhennetit).

    Kështu mund të pranohet hapur se poeti më i madh i Europës, lavdia e gjuhës gjermane dhe e jetës intelektuale është gjithashtu i pari i myslymanëve në Europën moderne, duke rizgjuar në zemrat e njerëzve dëshirën për njohjen e Zotit dhe të të dërguarit të Tij.



    Shejh ‘Abdulkadir Al-Murabit

    Autorizuar nga kryetari i Komunitetit Islamik të Vajmarit, H.A.B. Rieger.

    Vajmar, 19 dhjetor 1995
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Kjo verteton katerciperisht se doktrina islamike qendron mbi llogjiken e njeriut. Vete deshmite te cilave ju i referoheni prej njerzve te ditur, (si Gethe) deshmon qarte se mendja dhe llogjika e njeriut pranon vetem llogjiken e njeriut. Psh, Te duash armikun tend, e cila eshte dhe nje nga porosite e Krishtit, eshte e pamundur per tu pranuar nga llogjika e njeriut. Drjetisa per njeriun eshte, shagimi me te njejten monedhe. Pra fjala dhe dituria e Perndise nuk mund te pranohet kurre prej njeriut te botes, kjo eshte dhe arsyjea se perse njeriu i botes, nuk mund te pranoje Perendine dhe Drejtesine e tij. Krejt ndryshe ndodh me besimin e Krishtere. JEzusi tha se, Perendia e beri te pavelfshem diturine e te diturve sepse mendimi dhe fjalal e Perendise , eshte marezi per boten( llogjiken njerzore.).
    Shkrimet tuaja te bazuara ne deshmite e njerezve te ditur te botes, permbush plotesisht ate qe JEzusi ju tha dishepujve te tij se, bota pranon dhe deshmon vetem ata qe i perkasin asaj.
    Bibla nuk e mer vertetesine e tij nga mendimi dhe opinjoni i njeriut, qofte ky Gethe, Anjshtanji e tjere. Vete Fryma e Perendise deshmon ne zemren e te gjithe atyre qe duan te njohin Krijuesin dhe Shpetimtarin e Vertete Zotin Krisht, dhe kjo arrihet vetem permes Beses ne Krishtin.
    Ju kam pyetur dhe me pare se , perse ju me patjeter kerkoni deshmi prej bibles, ne lidhje me profetin tuaj? Ju kini deshite e te gjithe njerzve me te shquar te botes, a nuk ju mjfaton kjo?

  17. #57
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Nuk shikoj ndonje ide te bazuar ne llogjike njerezore...

    Ku e shikon ti te bazuar ne llogjike njerezore? A mund ta shpjegosh pak?
    Me lart flitet se c'fare mendon nje mendimtar per Islamin.
    Ai nuk po mundohet te vertetoje vertetesine e Islamit. Ai po tregon se eshte i mahnitur me kete besim. Gje qe duket ne poezite e tij.

    Duhet pasur parasysh se nje ide apo mendim mund ta kundershtosh por jo me fjale boshe dhe genjeshtra qe mund ti kesh degjuar lart e poshte. Ketu po shkruhen shkrime shume te bukura rreth Islamit dhe si pergjigje vijne disa fjale pa shume kuptim. Nuk e kam fjalen vetem per kete shkrimin tend me siper o deshmues, por ne pergjithesi keshtu eshte. Une i kam lexuar me kujdes te gjitha pergjigjet. Ka raste qe kur marrin pergjigje per ndonje pyejtje qe e kane bere vete thone se nuk kane kohe per te lexuar dhe se do te pergjigjen kur te kene kohe.

    As Islami nuk e mer vertetesine e tij nga mendimi dhe opinioni i njeriut, qofte ky Gethe, Anjshtanji e tjere. Islamin e ka vertetuar koha. Koha ka vertetuar ate Islamin qe ka qene para 14 shekujsh qe eshte i njejti me kete te sotmin i cili akoma vazhdon te vertetohet sepse njerezit po i drejtohen. Ne shkrimet me lart une mund ta shikoj se me te vertete njerezit po i drejtohen Islamit.

    Une ketu nuk dua te krahasoj fete e tjera me Islamin.

  18. #58
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Shume i gjate postimi
    Ndryshuar për herë të fundit nga INDRITI : 08-02-2006 më 16:11

  19. #59

  20. #60
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    --------------

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  2. Mësime të përgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  3. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •