Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Enet e thyera

    Nuk e di sa prej nesh kemi degjuar nje fenomen qe quhet THYERJE?
    Cdo njeri, kur fillon jeten me Krishtin, kalon neper etapat e njohjes se Krishtit. Shpeshhere keto etapa jane te dhimbshme, sepse ne secilen etape, vdes nje pjese e qenies se vjeter dhe rilind nje pjese e qenies se re.Por fundi i cdo etape eshte i lavdishem, dhe I krishteri tashme e ka njohur Zotin e Vet ne nje dimension tjeter. Ai fillon te rrezatoje Krishtin nga brendesia e qenies se vet dhe fjalet e ketij burojne nga brenda, ose sic mund te themi, nga eksperienca e vet me Krishtin.

    Po mundohem te sjell disa shembuj thyerjesh, qe tema te behet me konkrete:


    DAVIDI
    Davidi ishte i fundit i vellezerve te vet dhe kuptohet me i parendesishmi. Ai ishte aq i parendesishem sa ati i tij e kishte caktuar te ruante delet. Ky ishte fillimi i THYERJES se tij.

    Me pas, profeti Samuel i njofton se eshte zgjedhur te jete Mbreti i Izraelit. Por kjo vetem i veshtiresoi jeten e vet. Ai u be nje mbret ne arrati. I perndjekur dhe asnjehere i sigurt.

    Fillimisht u ndoq nga Sauli dhe jeta e tij nuk ndryshonte shume nga jeta e nje qeni rrugesh. Me pas, kur u kurorezua, biri i tij u be perndjekesi i tij. Jo vetem kaq, por gjate kesaj kohe, ai u tradhetua nga miqte e tij.
    Me e keqja ishte mekati i tradhetise dhe i vrasjes qe i la pasoja per gjithe jeten ne vazhdim.

    Me te vertete, zorr se mund te gjesh nje teolog me te madh se Davidi per kohen kur jetoi. Ai u be me te vertete Udheheqes Shpirteror per Izraelin dhe Kishen. Aq shume sa u quajt dhe At i Jezuit, si nga ana shpirterore, ashtu dhe nga prejardhja mbreterore.

    Lavdia e tij nuk mori fund me Dhjaten e Vjeter, por perkundrazi u rrit me te Rene.
    Kjo sepse Ai pranoi te ishte, ashtu si Zoti i Tij donte te ishte: NJE ENE E THYER

    JESUI
    Jesui ishte BUKA qe u copetua, dhe VERA qe u derdh. Vete zbritja e Tij ne toke dhe jeta me mekataret, ishte nje THYERJE per zemren e Tij. Gjate gjithe jetes ne toke, keqkuptimi dhe mospranimi i njerezve ishte nje thyerje e vazhdueshme e zemres se Tij. Ai arriti deri aty sa te gjykohej dhe per menyren si ulej ne tavoline, per shoqerine qe kishte, madje u vu ne dikutim dhe gjendja e Tij mendore nga familja e vet. Askush nuk e kuptoi se vete Zoti i Izraelit po banonte mes popullit te Tij.

    Jezui, njeriu me i shenjte, u denua si me krimineli . Ai nuk shkroi asnje leter, nuk ngriti asnje komitet, nuk perpiloi skedule apo metoda misionarizmi, kurre nuk skeduloi takime ne avance, kurre nuk perpiloi manuale ditore se si dishepujt do vepronin. Ai nuk tha asgje qe dituria njerezore do ta mbante mend si te hatashme. Ai thjesht u be nje ENE E THYER. Dhe AUTORI I SHPETIMIT TONE.
    Ai mund te njihet vetem nga ata qe si Ai, jane te thyer, asnjehere nga bota.
    Bota mund te dije gjera per Jesuin, por nuk mund ta njohe kurre Jesuin dhe ta cmoje Ate.

    PALI
    Pali e filloi thyerjen e vet me verberi, per t'u bere me pas, udheheqes i kombeve ne Kishe.
    Zoti me ane te THYERJES, e pastroi ate nga cdo gje qe bota i kishte veshur atij ne shpirt.

    Me pas thyerja vazhdoi me dyshimet qe Kisha e Jerusalemit kishte per te. Me pas vazhdoi me largimin e tij, per te perhapur Ungjillin ne bote, pa asnje mbrojtje, por i shoqeruar vetem nga perndjekje dhe mundime per te fituar buken e gojes.

    Ai u be keshtu, shkrimtari i letrave me te shumta te Dhj. Re dhe udheheqes i gjithe Kishes. Apostulli i Kombeve.
    Ne rast se do kishte nje epitaf mbi varr, patjeter qe do ishte:
    Lutem nate e dite per ju me lote....Pali

    .................................................. .............................................

    Ky, te dashur bashkebisedues ishte nje shkrim qe na paraqet fenomenin e THYERJES.

    Ky fenomen nuk mori fund me Palin, por vazhdon dhe do te vazhdoje deri sa i krishteri i fundit te jetoje mbi kete dhe. THYERJA eshte mjeti qe Ati perdor qe te prodhoje Bij. E beri kete me BIRIN e Tij te perjetshem, na nderon dhe ne me te njejten menyre
    E Tija qofte Lavdia, bashke me Birin dhe Shpirtin e Shenjte, ne jete te jeteve!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 20-05-2004 mė 14:52
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Tema tė Ngjashme

  1. Ikona tė thyera
    Nga GeoF nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 08-05-2012, 15:29
  2. Jeni tė kėnaqur me qeverinė e Berishės?
    Nga RaPSouL nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 10-07-2009, 15:22
  3. Akuzat e oficereve te policise per ministrine e rendit
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 06-06-2004, 05:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •