Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Manastiri i Ardenicės

    E Enjte, 20 Maj 2004


    MANASTIRI I ARDENICES, KESHTJELLA E MYZEQESE

    Miranda Deda

    I pozicionuar ne nje nga kodrat me te larta te Myzeqese, Manastiri i Ardenices quhet ndryshe dhe "Keshtjella e Myzeqese". Ky manastir i kushtohet te gjithe popullsise me besim ortodoks. Por ketu vijne turiste jo vetem nga te gjitha vendet e Shqiperise, por nga e gjithe bota. Ne diten e festes se Manastirit "8 shtator) pelegrine nga e gjithe Shqiperia mblidhen ne vendin e shenjte. Manastiri ka qene gjithmone nje qender kulturore, shpirterore dhe historike, shume e rendesishme per kishen orthodokse. Kjo per arsye se eshte njohur si rruga Egnatia. Sipas disa studiuesve, manastiri i ka fillesat e tij ne shekullin X. Ndersa sipas gojedhenave ai u zbulua ne shekullin XIII ose XIV gjate studimit te Epirit. Kisha kryesore "Lindja e Shen Merise" u ndertua nga mbledhja e kontributeve nga tregtaret e Voskopojes. Kisha u ngrit ne rrenojat e nje kishe tjeter te vjeter, e cila eshte shkaterruar bashke me Manastirin ne shekullin e XVII nga nje zjarr apo termet. Ne 1745 pas rindertimit te Manastirit vazhduan te jepeshin fonde per rindertimin e pjeseve te tjera te manastirit. Sot shumica e dhomave si ajo e miqve, e gatimit, etj., qendrojne ne famen e tyre origjinale.

    Manastiri ze nje siperfaqe prej afro 3000 m2 e rrethuar nga nje mur guri me gjeresi 70-80 cm dhe lartesi mbi 3 metra, ne brendesi te te cilit gjenden dy kishat ajo e "Shen Triadhes" dhe "Lindja e Shen Merise", ish-biblioteka, 10-15 dhoma te murgjeve, dhoma e pritjes, e gatimit, mulliri i vjeter, etj., porta e vetme me te cilin komunikon ky manastir.

    Tavanet si te kishave dhe te dhomave jane te punuara me dru dhe kane nje arkitekture te vecante dhe mjaft mahnitese. Perpara se te futesh ne kete kult te madh besimi, te shoqeron nje rruge me kalldrem prej 50 metrash gjatesi dhe 6 m gjeresi, e cila vazhdon deri ne brendesi te Manastirit.

    Kisha "Lindja e Shen Merise"

    Eshte kisha e vetme funksionale e Manastirit dhe njekohesisht nje nder kishat me te bukura dhe me mahnitese ne te gjithe Shqiperine. Gjithcka brenda eshte e punuar me nje teknike gati te paarritshme nga mjeshtri i madh i shekullit XVII, Kostandin Spataraku. Abioni mbi te cilin lexohet ungjilli, karriget, kandilat e vajit, shandani, vendi ku jane te vendosura ikonat, pra gjithcka ka nje arkitekture marramendese, ku vihet re punimi me mjeshteri i metaleve si ari, bronxi, bakri e deri tek gdhendja e mrekullueshme e drurit. Kisha ka nje pozicion lindje-perendimi dhe ne te dyja anet e saj jug dhe perendim muret jane te pikturuara. Ne dy radhet lart te afreskeve jane ta paraqituraveprimtarite e Jezu Krishtit nga lindja deri ne ringjallje. Ndersa ne dy radhet e poshtme jane paraqitur shenjtore te ndryshem nga shekulli I e ketej. Te gjitha keto piktura murale u bene ne 1744 nga vellezerit Kostandin e Thanas Zografi nga Korca. Po ne kete periudhe Manastirit ju dhurua nje ikone e Shen Gjon Vladimirit nga princi shqiptar Karl Topia, e cila sot gjendet ne Manastirin e Korces. Keto ikona u rikonstruktuan perseri ne vitet 1800. Duhet theksuar fakti se afresket e anes veriore jane shkaterruar totalisht si rezultat i futjes se lageshtise dhe te shiut. Ne vitin 1967 Manastiri u shkaterrua duke u kthyer ne lokal. Megjithate kisha pati demtime, por nuk u shkaterrua plotesisht dhe kjo fale priftit Irine Banushi "dhespot i Manastirit) nje njeri me kulture te gjere, qe arriti te binde nxenesit e shkollave dhe drejtuesit e tyre, se kjo kishe kishte vlera te medha kulturore dhe ishte thjesht nje veper arti.

    Kisha e Shen Triadhes

    Kjo eshte kisha e dyte qe ndodhet ne Manastir, dhe njekohesisht ne kete kishe ka vene kurore Skenderbeu ne maj 1451 me gruan e tij, Donika. Por nje hipoteze tjeter ekziston. Sipas saj Skenderbeu eshte kurorezuar si prijesi i shqiptareve. Nga historianet dhe studiuesit me e mundshmja ka qene martesa e Skenderbeut per faktin se ai gruan e kishte nga kjo zone. Manastiri ne ate kohe ka qene ne lulezimin e tij dhe vellai i Skenderbeut ka qene murg. Madje ne nje gadishull te vogel ne Greqi qe quhet dhe "Mali i shenjte" ka dokumente se ka jetuar vellai i Skenderbeut ne Manastirin e Hilandarit, ne te cilin ndodhet dhe varri i tij. Ne te lexohet: "Princi ilir". Madje ky manastir ka dy kodike ku flitet per provat midis Manastirit dhe familjes se Kastriotit.

    Biblioteka

    Manastiri ka pasur ne zoterim nje nga bibliotekat me te medha te zones se jugut. Rendesia e kesaj biblioteke ka qene se ajo permblidhte shume libra dhe dokumentacione shume te vjetra te cilat ishin te shkruara ne shume gjuhe te botes. Por gjithcka u shkaterrua vetem ne pak ore ne vitin 1932, kur biblioteka perfshihet ne flake dhe tym. Kesaj flake nuk i shpetoi pothuajse asgje pervec tre librave te vegjel qe jane epitafi i vitit 1700-1800, i cili eshte shkruar shqip me shkronja greke, nje bibel e po kesaj periudhe dhe nje liber Apostulli. Prandaj sot ekzistojne vetem guret e themelit. Brenda bibliotekes ka pasur pervec librave dhe mjaft sende te arta.

    Manastiri sot vizitohet nga mjaft vizitore si te huaj dhe vendas. Kjo kryeveper eshte rikthyer ne jete vetem pas viteve '90 per besimtaret e tij. At Emanueli dhe At Efremi kryejne lutje dhe sherbesa cdo dite. Por, natyrisht me te vecanta jane ditet e diela, ne te cilat nuset mbushin kete tempull besimi per te lidhur kurore para Zotit.





    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    dy here kam qene ne maje te manastirit nje here kur ishim femije e njehere kur ishim te pire..pamja shume e bukur qe nga maja..nuk e di ne kane restauruar ndonje gje tani brenda

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2004
    Vendndodhja
    Ohio
    Postime
    19
    une poshtu kam qene dy here atje, e gjata nje pjese te jetes sime qe diku e kisha hubur......
    disa gjera mu duken te restauruara, ishte ne gjendje te mire......kam deshire te shkoj rishtas, atje ku Kastrioti beri kurore

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,826
    Postimet nė Bllog
    17
    Manastiri i Ardenices: Ku shqiptaret piskasin ne vend te lutjes

    Shkruan : Ben Andoni

    Kapela e Shėn Triadhės gjendet nė pjesėn verilindore tė manastirit tė Ardenicės. Aty ka qenė jetė e mot. Tė paktėn, kėshtu thonė. Specialistėt e monumenteve e llogarisin atė tė krijuar qė nga kohėt pagane, kur njerėzit kėtu i dedikoheshin kultit tė Artemidės. Me kalimin e kohės, emri do shndėrrohej e ndryshohej nė gojėn e banorėve… derisa do tė mbetej me fjalėzėn Ardenica. Turqit nė regjistrimin e tyre tė 1431-’32, e pėrmendin se nė nahijen e Myzeqesė ekzistonte fshati Ardenicė me tetė shtėpi. Ishte aq i njohur nami i kapelės, saqė edhe Skėnderbeu nuk mund t’i shpėtonte tundimit qė tė celebrohej aty. Epo nė atė moshė, ku burrat rėndom quheshin tė vjetėr, e shumė syresh ishin tė vdekur prej motesh, ajo ishte boll grishje. Deri atėherė Perėndia e kishte ndihur jo pak. Tė paktėn e kishte lėnė gjallė dy herė: nga natyra dhe nga turku.
    Peshkopi i Kaninės, nga tė afėrtit e familjes sė Arianitėve, kishte miratuar vendimin e Feudalit trim tė Matit pėr ta celebruar. Dhe, kishte marrė pėrsipėr vetė tė gjithė ceremonialin. Mė 21 prillin e vitit 1451, nė mesditė, Gjergji dhe Andronika u afruan tė dy bashkuar nė kishėzėn e Shėn Triadhės… dhe ai u shkėmbeu kurorat mbi kokė… Pak minuta mė vonė, Skėnderbeu do tė ngulej me vėshtrimin e tij sipėr drejt kėmbanares…

    Nė kėmbanore sot ėshtė vėshtirė tė ngjitesh. Kjo, ngaqė dėrrasat e shkallėve janė rrėgjuar. Por, po tė kesh fatin tė ngjitesh do tė rrokėsh me njė vėshtrim Krujėn, malin e Dajtit, Tomorrin, Adriatikun e paanė, Karavastanė dhe deri nė jug malet e Labėrisė. “Eshtė me rrezik”, mė thotė At Dhimitėr Rredhi, qė mė lexon mendimet, por mė shumė lutjet. Nė fakt, dua t’i shpėtoj zallahamisė qė kanė krijuar ca tė rinj, qė e kujtojnė Manastirin si kamp pushimi dhe nuk e respektojnė qetėsinė. Njė fėmijė mė plas gati para syve njė molto greke, kurse dy tė tjerė… rreken tė ngacmojnė njė buēkane tė vogėl… Tė gjitha para sheshit, ndanė derės kryesore tė manastirit.
    Dera u mbyll me zhurmė. Ēelėsi i stėrmadh ciati frikshėm. Prifti Marko hodhi dhe njė sy pėrreth dhe u nis. Pak ditė mė vonė lajmi do merrte dhenė. Ai gjeti kufomėn e shenjtit Kozma tė hedhur nė lumė nga suvarinjtė turq. Nė “Martirdogun”, Shėn Kozma Etollosit, pėrshkruar nga Shėn Nikodhimi do tė shkruhej: Pas tri ditėsh njė prift i pėrkushtuar, i quajtur Marko, qė shėrbente nė manastirin e Ardenicės, pranė fshatit tė Kolkondasė hipi nė njė trung, bėri kryqin dhe shkoi tė kėrkonte. Gjatė ecejakeve tė tij me barkė pėrgjatė lumit Seman ai gjeti trupin e tė shenjtit, i cili qėndronte mbi ujė sikur tė ishte i gjallė. Pasi e nxori nga lumi ai e veshi kufomėn me rrasėn e vet dhe e varrosi atė nė kishėn e Shėn Mėrisė sė Kolkondasit. Vite mė vonė, Ali Pashė Tepelena do tė ngrejė manastirin e Shėn Kozmait, kėtė qendėr tė rėndėsishme tė kristianizmit nė Myzeqe.

    Sot…
    Me At Rredhin pėrshkojmė me hapa tė ngadaltė hapėsirėn, duke iu shmangur me kujdes fėmijėve dhe tė rriturve, qė mė duken po kaq tė rrėmujshėm. Pylli halor dhe ullishtat qė ndodhen nė bregoret pėrrreth manastirit krijojnė edhe me natyrėn paqen e mrekullisė. Kėto nuk thonė shumė pėr turistėt vendas. Tė imbarkuar me autobusė tė mėdhenj, nxėnės, studentė, vijnė, shikojnė, ikin pa asnjė emocion njė nga mrekullitė e ortodoksisė shqiptare. Pak e respektojnė kishėn e madhe, ku ėshtė punuar mrekullisht nė afresket nga duart hyjnore tė Zografėve. Kudo has nė piskama dhe nxėnės qė luajnė gati ngriva-shkriva. Disa nėna, bėrtasin mė shumė se fėmijėt. I pafuqishėm, njė nga punonjėsit e mirėmbajtjes, mundohet tė verė rend, por duke u ēapėlyer mė kot, nė tė gjithė hapėsirėn e kishės. Dikush vikat nga froni, ku lexohet ungjilli, kurse fėmijė dhe tė rinj tė tjerė kalojnė me vėshtrime tė hardallosura dhe prekin ikonat… “Kur vinė grupe dhe shkolla tė larta, ata janė mė tė shfrenuar se fėmijėt... Nuk ngacmojnė, por janė tė zhurmshėm”, ul kokėn turpshėm prifti. Nga amvona, ku dhjakoni sipėr lexon ungjillin, dėgjoj ēapitjen e dy vogėlushėve, qė i trimohen njėri-tjetrit. Tė mjafton, njė shikim i pėrgjithshėm pėr tė kuptuar respektin pėr religjionin. Nė kėtė shushatje, mė kthjellon sėrish prifti. “Nė manastirin tonė nuk kanė njohuritė e duhura pėr kėtė punė. Vinė shkollat, grupet. E quajnė thjesht si pikė turistike, sepse kaq u kanė thėnė. Kur u themi qė duhet ruajtur qetėsia... ata nuk e kanė idenė se ēfarė ėshtė manastiri”, shpjegon ati. “Nga fshati ka njė grup katekizmi dhe njė grup qė ka mbaruar shkollėn e Shėn Vlashit. Ata merren...”. Pėr fatin tonė, ai ėshtė duke pritur njė grup qė do tė shoqėrojė njė besimtar, qė do tė pagėzohet. Por, ata nuk duken. Mė tepėr as nuk lajmėrojnė. Kohėn qė mbetet e shfrytėzojmė ne.
    “Unė jam prifti i kishės sė manastirit derisa tė ketė njė komunitet tė mirėfilltė vėllezėrish... atėherė manastiri do tė jetė vetėm pėr murgjit. Banorėt e fshatit Ardenicė dhe Kolonjė janė njerėzit, tė cilėt janė edhe mė tė lidhurit me meshėn”. Jam kurioz pėr murgjit. “Ka disa gjėra, rrėfen prifti. Kujt i vjen duarsh, bėn gdhendje, kujt me pikturė ikonografi dhe pak gjėra tė tjera… dhe kemi marrė edhe ullinjtė e manastirit nė kujdestari. Janė tė integruar me jetėn e vėllazėrisė, sepse ai vjen me vullnetin e tij tė lirė. Pas njė kohe qė quhet kohė prove, qė zgjat minimalisht 3 vjet, shikohet dhe vlerėsohet ecuria dhe jeta e tij dhe ai mundet tė qethet. Por, janė ata vetė qė duhet tė vendosin. Jeta e tyre ėshtė e thjeshtė dhe nuk ka preferenca dhe komunikime. Ai kreshmon. Ushqehet pa vaj, pa bulmet dhe pa mish”... Por, manastiri ka ende problem me pronat, ashtu si objektet fetare nė pėrgjithėsi. Ndėrsa, Ati i ri, qė ka kryer shkollėn gjatė viteve 1993-1995, nuk dėshiron t’i futet kėtij diskutimi pa fund.

    Shkatėrrimi
    Ndalet ndanė Shėn Triadhės: “Shkatėrrimi kaloi dhe erdhi njė periudhė tjetėr shndėrrimi i manastirit pėr turizėm. Qelat u kthyen nė vend hoteli, ndėrsa mjediset e tjera taverna, bare...dhe ... “Kjo ėshtė kisha e Shėn Triadhės. Ne themi Paraklisė”... Nė vitin 1922 u rindėrtua themelisht Shėn Triadha dhe katėr dhomat prej kujdestarit tė kėtij manastiri ..Bozo…”, ėshtė shkruar diku. Hyrja e saj ėshtė nė anėn perėndimore dhe ėshtė e pajisur me dy dritare tė vogla nė faqen jugore. Kjo kapelė ėshtė ndėrtuar me gurė shtufi dhe ėshtė e pajisur me njė hapėsirė, muri gjysmėrrethor i sė cilės e ndan atė nga njė sternė uji. Porta e kapeles ėshtė mbuluar me harkė guri, ndėrsa pranė dritares lindore tė saj ndodhet edhe njė reliev qeramike dhe njė bazoreliev, qė besohet se mund tė jetė Artemida. Sot, ajo tė trondit me punėt dhe kujdesin ndaj saj. Kanė futur kaloriferė dhe nė pėrshtatjen me kohėn e re, ajo nuk tė grish pėr asgjė historike.
    “Kėtu ka qenė dykatėshe, dhe kėtė e kam dėgjuar nga ata qė e kanė jetuar dhe kur nuk kishte spitale- kėtu mbaheshin tė sėmurėt mendorė...Poshtė ishin katakombet dhe kėtu kanė qenė edhe varrezat... Eshtrat i vendosim sėrish kėtu...”. Ky kryendėrtim ka shumė edhe nga realizimi arkitektonik: “Nuk bėhet fjalė pėr burime, por ėshtė manovruar me ujėsjellėsin qė vjen nga Libofsha dhe shkon nė Kolonjė. Kėtu ka qenė njė depozitė uji dhe ne kemi instaluar dhe e sjellim deri kėtu. Dikur ishte njė stere e vjetėr dhe i gjithė uji ishte nė funksionim me stere dhe me ulluqe”. “Shiko kėtu!”, mė thotė befas... Ėshtė kjo stera dhe nė harkoren poshtė ka njė ēezėm me ujin e shiut.

    Arkitektura
    Manastiri ėshtė i tipit bizantino-ortodoks dhe ka njė sipėrfaqe me konaket, qė i janė shtuar mė vonė, prej 2.500 m². Ky monument pėrbėhet nga kisha e Shėn Mėrisė, kapela e Shėn Triadhės, konaket, mulliri i vajit, furra, stalla etj... Mullirin nuk e hapim dot, por ai ėshtė nė hyrjen kryesore. Kisha “Lindja e Shėn Mėrisė”, e cila ėshtė ndėrtuar pjesėrisht me gurė tė sjellė nga Apollonia dhe gurė shtufi, ėshtė kryevera e kėtij vendi, por qė e shijoj vetėm kur largohen tė rinjtė pak nga pak. Kjo kishė e tipit bazilikal ėshtė e mbuluar nga njė ēati druri me tavan tė rrafshėt. Kurse mjediset e saj janė: naosi, narteksi, egzonarteksi dykatėsh, dhe kėmbanorja e lartė 24 m. Nuk e kam fatin qė t’i ngjitem. Njė “Jo” miqėsore rrjedh nga sytė e priftit. Portiku i hapur i ndėrtuar me kolona dhe harqe ėshtė nė jug. Ndėrsa, naosi pėrbėhehet nga tre pjesė, tė cilat ndahen nė dy rreshta kolonash prej druri. Naosi ndahet nga altari me anė tė ikonostasit. Dyshemeja e kishės ėshtė shtruar me pllaka guri, e cila pėrfshin edhe mjediset e narteksit dhe egzonarteksit.

    Njė qendėr e jashtėzakonshme kulture

    Nė njė vend ku tash duken gjurmėt, sesi mund tė kish qenė mė parė, dikur ka qenė njė bibliotekė. Prifti i thjeshtė e mburr dhe mė rreshton njė varg pa fund mrekullish.
    Manastiri i Ardenicės ka qenė mjaft i pėrmendur pėr pasurinė e bibliotekės sė tij. Ishte aq e pasur saqė nga Greqia vinin nė Ardenicė murgj dhe priftėrinj pėr tė studiuar nė kėtė bibliotekė. At Rredhi, falė njohjes me njė prift grek, ka parė dhe disa nga manastiret e Malit Athos. Shekulli XVII - XVIII, me ndihmat e shoqėrisė voskopojase “Shoqata e Manastirit tė Ardenicės”, sillte librat nga Evropa Perėndimore dhe bashkė me to edhe nga Hungaria e Polonia. 32.000 vėllimet e ēmuara tė tij u dogjėn nga zjarri nė vitin 1932. Nė fakt, qysh prej vitit 1780, nė Manastirin e Ardenicės u hap edhe njė shkollė e tipit tė ulėt nė gjuhėn greke. Qėllimi i saj ishte pėrgatitja e klerikėve tė thjeshtė, pėr nevojat e kishės ortodokse. Lėndėt bazė ishin Bibla, Liturgjia dhe greqishtja. Gjatė rilindjes kombėtare shkolla e Manastirit tė Ardenicės u bė njė nga vatrat e mėsimit tė gjuhės shqipe, nga ku doli njė brez i tėrė shkollash. Nė vitin 1817, shkolla e ulėt nė manastirin e Ardenicės u shndėrrua nė gjimnaz, i cili ishte pajisur edhe me konvikt, shkak ishin lėndėt bazė tė kėsaj shkolle. Nga bankat e saj dolėn edhe priftėrinj qė u ngritėn nė karrierė, si pėr shembull: Peshkopi i Beratit, Josifi.

    Rekuiem shkatėrrimi
    Nga aty erdhi dhe u afrua Imzot Banushi, qė tash e kishin katandisur nė njė tė internuar tė thjeshtė. Turma po vinte tė shkatėrronte gjithēa. Ishte katrahura e viteve ’60. “Ka qenė njė peripeci. Kryepeshkopi i kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Imzot Iren Banushi, njė nga figurat mė tė shquara tė klerit ortodoks kaloi vitet e fundit tė jetės”. Nuk u mbyll me kaq. “Nė vitin 1997 e mbrojtėn vetė djemtė e fshatit, ndėrsa ata qė ishin ato ditė u identifikuan mė vonė se nuk ishin vetėm myslimanė... Na vjen keq. Ata nuk ishin nga pėrreth, por ishin nga fshatrat e Lushnjes dhe vinin pėr tė shkatėrruar. Ata vinin pėr tė marrė vlerat dhe pėr t’i shitur...”. Ndėrrojmė bisedė. “Edhe disa ikona na i kanė marrė nėpėr muzera, por nuk kthehen. Kemi kėrkuar qė t’i kopjojmė dhe t’i sjellim. Nė kisha tė tjera nuk kanė fare tė paktėn”. Por, shkatėrrimet nuk ishin kaq. Dikur ka pasur njė bibliotekė, e cila ėshtė djegur herėt mė 1932 aksidentalisht...
    Ndėrsa, Imzot Banushi nuk mundej mė, kur dėgjonte tė tallurat e tė rinjve fshatarė, qė kishin ardhur tė prishnin mbeturinat e fesė. Ai u ka dalė grupeve tė shtyra qė tė shkatėrronin dhe u foli: Nėse ju do tė shkatėrroni kėtė manastir, nuk ėshtė vetėm se do tė shkatėrroni njė institucion fetar, por po shkatėrroni kulturėn e njė vendi. Ky ishte frenimi i parė. Pastaj ishte ushtria nė dhomat pėrreth, ku ndodheshin qelat e murgjit, qė la edhe ajo shkatėrrimet e saj. Epilogu ishte kur nuk kishte mė dorė fare dhe shirat binin dhe pak nga pak shkatėrruan ēatitė...dhe afreskat. Kėto sot kanė mbetur si provė, nė skajin mė tė epėrm tė njė konaku ndanė Shėn Triadhės. Dora e njė mjeshtri kishte vendosur katėr pjatėza porcelan, muruar. Aty gjenin tė zbaviteshin oficerėt e Armatės Popullore shqiptare nė vitet ’70. Oficerėt e rinj, tė pamėsuar me luftė, por qė dėgjonin nė ēdo kohė luftė, e gjenin nė kėtė mėnyrė argėtimin e tyre… “Kanė qenė katėr pjata nė formė kryqi dhe nė kohėn e ushtrirė bėnin qitje oficerėt me pistoletė...Ja ku duket qė ka shpėtuar vetėm njėra..”, mė tregon me keqardhje At Dhimitėr Rredhi. Pak minuta mė vonė, tė dy tresim vėshtrimin mbi hapėsirėn qė zė shteg nga kodrina e manastirit, qė ruan lartėsinė 237 metra mbi nivelin e detit. Eshtė vetėm 10 kilometra nga qyteti i Fierit dhe nė njė vend, qė mund ta prekėsh pas njė udhėtimi prej gati 1.5 orė nga Tirana, tė duket se mbetet veshur me mister. Pas njė udhėtimi nė “fund tė botės”, nga punimet e pafundme nė kėtė segment, ti mbėrrin mes vuajtjeve tė rrugės qė nuk mbarojnė.

    Ikonografia nė tė

    Manastiri mesjetar mban emrin e Marisė Hyjlindisė, ashtu si shumica e kishave tė trevės sė Myzeqesė, nė tė cilėn ajo njihet si mbrojtėse e veprimtarisė kryesore ekonomike bujqėsore. Mė 1282 Ishte perandorit Andronik II Paleolog tė Bizantit, i cili e ngriti kėtė tempull pas fitores mbi anzhuinėt nė Berat. Historianėt mendojnė se ka qenė pikėrisht kapela e vogėl e Shėn Triadhės, qė e ka stimuluar kėtė vendim. Pranė kėtij tempulli kalonte dega jugore e rrugės antike Egnatia, pikėrisht 1 km nė perėndim tė tij. Kisha e Shėn Mėrisė ėshtė zbukuruar me afreske tė mrekullueshme nga krijimtaria e piktorėve Kostandin dhe Athanas Zografi. Kėta piktorė korēarė punuan pėr zbukurimin e kėtij tempulli nė vitin 1744. Zografėt na kanė lėnė punė dhe nė bazilikat e Voskopojės, Vithkuq, nė Myzeqe dhe nė malin Athos nė Greqi, ku kanė treguar talentin e tyre. Ikonografia e saj pasqyron ngjarje nga Dhjata e Vjetėr dhe Dhjata e Re, dogmatika, liturgjia, jeta e shenjtorėve, etj.. Disa nga skenat janė “Festat e Virgjėreshės”, skenat nga “Jeta dhe vuajtjet e Krishtit”, “Fjetja e Shėn Mėrisė”, “Zbutja e shpirtit tė shenjtė tek apostujt”, etj… Nga Dr. Zeqo njoftohem se nė brezin e fundit, ndėrmjet figurave tė shenjtorėve ėshtė pikturuar edhe muzikologu i shquar bizantin nga Durrėsi Johan Kukuzeli. Nė narteks, nė tė gjithė faqen lindore paraqitet skena e madhe qė titullohet “Gjyqi i Fundit”. Krahas afreskeve njė vend tė rėndėsishėm nė dekoracionin artistik zė edhe ikonostasi i gdhendur nė dru, i polikromuar me ar, i cili mban dy radhė ikonash tė mėdha dhe tė vogla. Zbukurimi i ikonostasit me ikona ėshtė realizuar nė vitin 1744, falė bujarisė sė esnafėve tė bakėrxhinjve dhe muratorėve voskopojarė, ē’ka tregon lidhjen e tyre shpirtėrore me kėtė trevė. Ikonat janė vepėr e piktorit mė tė mirė miniaturist tė shekullit tė tetėmbėdhjetė, Kostandin Shpataraku. Disa nga ikonat janė: “Lindja e Shėn Mėrisė”, “Krishti nė Fron”, “Shėn Mėria me Krishtin”, “Johan Pagėzori”, “Mbledhja e kryeengjėjve”, “Kryqėzimi”, etj. Besohet se nė ikonėn e Shėn Gjon Vladimirit, nė njė nga ndarjet e cilklit tė saj ėshtė pikturuar edhe princi shqiptar i shekullit tė katėrmbėdhjetė, Karl Topia, me kurorė mbretėrore nė kokė dhe skeptėr nė dorė, qė piktori e quan mbret tė Shqipėrisė. I gjithė ky pėrshkrim, qė mund ta marr nga gjėrat qė kam lexuar tė sjell dhe nderimin pėr klerikėt e pėrkushtuar. Nė kėtė vend Igumeni, Nektar Terpo me origjinė nga Voskopja, shkroi nė vitin 1731 njė lutje tė shkurtėr nė formė afresku. Lutja, e shkruar nė katėr gjuhė: latinisht, greqisht, arumanisht dhe shqip pėrmban shkrimin e parė tė shqipes tė shkruar nė shkollė nga grekėt. Teksti shqip i shkruar nė alfabetin grek ėshtė i tillė: “Vigjin dhe mame e Perendis uro pren fajt orete”, nėnshkruar nga autori: Hieromonah - murgu, Nektarit.


    Ardenica nuk mbaron kėtu. Njėsoj Skėnderbeu atė ditė kishte pse tė krenohej. Po lidhej me Arianitėt dhe po e merrte uratėn, pikėrisht nė kėtė tempull tė mrekullueshėm tė Zotit. Koha do tregonte se nuk gaboi, kur e mori bekimin kėtu. Mbetem me njė plakė gati tė verbėr, qė gjoja na ruan makinėn. Tė bijtė e kanė lėnė, ndėrsa ajo mė bekon ngatėrrueshėm. Ndahem mirė me tė dhe i uroj jetė tė gjatė, ashtu si edhe manastirit, qė mė ka falur ndjesi aq tė paqme. E kam dėshmitar “Lindjen e Shėn Mėrisė” pėr kėtė. Kthehem nė normalitet. Aksi Fier-Lushnjė ėshtė njė mėsues i mirė pėr kėtė. Eshtė pranvera e mesit tė vitit 2007.

    Ben Andoni
    MAPO

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,826
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Manastiri i Ardenicės


Tema tė Ngjashme

  1. E vėrteta mbi kishat "ortodokse Serbe"
    Nga Artti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 14:32
  2. Nga Manastiri filloj Pranverė e re me Demokracinė e Re
    Nga Progres nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 13:28
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Vepra bizantine ne Shqiperi?
    Nga zeus nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-01-2006, 03:51
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •