Te tjera hene, te tjere diej
Djegin, ndricojne dite dhe nete
Mes zhgaravinash-te ardhmet stine
Ndizen dhe shuhen yjet, rrufete
Prisja qe gjumi te me rrembente
Nje gjume-vajze qe lyen endrra
Si bojaxhi qe thith cigaren
Dhe shfryn tym lodhjen qe pati brenda
Parqe me ere, te enderruar
Neteve kur zgjohesha duke qeshur
Dhe si i cmendur, i turperuar
Mbuloja moshen qe kisha veshur
Cfare eshte valle cmenduria
Qe vetem gjumi di ta maskoje?
Ditet i zgjaten, netet vec tkurren
Te vetmes stine, pa buze, pa goje
Nje tren mendimesh si tym i trashe
Qe del nga trute, fluturon tej
E kap, gelltit te gjithe tymin,
E zbut, e tret dhe e urrej
*
* *
I njejte parku ku flija vetem
Qe u ben hije qindra lajthitjesh
Sheh, degjon edhe perzgjedh
Nje fitimtar mes duartrokitjesh
I gjalle ishte, pa fjale, pa gjema
Dhe vdiq i gjalle,pas ulerimash,
Kur delirantet, miqte e tij
qe i derdhnin jete, u fshehen vrimash
Dhe perfundoi nje epos parku
Mes ledhatimesh thikash lirike.
Nje shpirt u ngrit, nje fryme, nje tym;
U ul erresira nekrofilike
Tek ujerat e trasha te lumit Lethe
Anoi varketari dhe ne uje u mbyt
Askush s'degjoi klithmat e mija:
"Ne fund te lumit, trupi u zhyt"
Te gjitha c'tha ishin te verteta
Fjalet e fundit te varketarit
Qe kurre s'gelltiti as te vetmen pike
Nga lumi i harreses se udhetarit
Dhe i mallkuar u ndje atehere
Qe vetem ai s'pati shpetim
Me dhimbje gelltiti uje sa mundi
Dhe dhimbjen e kthehu ne harrim
I qarte u be atehere fati i njerezimit c'do te jete:
Te gjeje paqe vetem ne fund te lumit Lethe
_________________________
Pranojeni ashtu sic eshte - pa titull
Talenti letrar shkruajti me ne fund...
All Rights Reserved Somewhere
Krijoni Kontakt