Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Giorgos Seferis

    SEFERIS (1900-1971), Nobel 1963



    KOPESHTI I TRENDAFILAVE

    ...Ishte nje kopesht gjithe trendafila
    ne nje siperfaqe te vogel qe varej
    me nje tatepjete shkallesh e fare pak qiell.
    Pertej avllise degjohej halla te thoshte:
    “Antigoni harrove sot gjimnastiken tende
    ne moshen qe ke
    nuk vishja korse ne kohen time.”

    Halla kish nje trup te llahtarshem
    me damare te dale
    kishte shume rrudha e nje hunde prej te vdekuri
    ama fjalet e saj pikonin menēuri ngahere.
    E pashe nje dite t' i prekte gjoksin Antigonit
    Si nje ēamarrok qe vjedh nje molle tek fqinjet.

    Si mund t'i pergjigjem kesaj gruaje te moēme?
    Ndersa zbrisnja shkallet e varura te kopeshtit
    te trendafilave me tha:
    “Kush e di kur do te piqemi prap?”

    Kohe me pas lexova vdekjen e saj
    ne nje gazete te vjeter
    martesen e Antigonit dhe me pas vajzes
    se Antigonit
    pa mbaruar kurr zbritjen nga kopeshti me pak qiell
    pa reshtur kurr tymin e llulles sime
    qe me jep shijen e lageshtires se drureve te anijes
    dikur
    kur ish bukur
    lart prane timonit
    nen kryqezimin e sirenave
    atehere.

    Korēė, vere 1937



    ADOLESHENCA


    Ne veren time te gjashtembedhjete kendonte nje ze
    i huaj brenda meje.
    Isha, mbaj mend, ne nje cep deti
    ne mes te perendimit te kuqerremte dhe te nje
    skelet varke te harruan nga vera
    provova te therras per andej, por nderkohe
    degjoja zerin tim qe permbi rere humbiste
    si nje yll i keputur.
    Shihja per here te pare nje yll te keputur
    e ne buze njelmesine e dallgeve ndjeja.

    Te nesermen nje udhetim zu fill ne mendjen time
    dhe i mbylla prap librat me figura.
    Gjykova qe te shkoj ēdo nate ne breg te detit
    e te mesoj ne fillim brigjet e me pas
    te marr me sy detin.
    Te treten dite dashurova nje vajze lart ne nje ēuke,
    kishte shtepize te bardhe si kishe vetmitare
    nje nene te eger si nder perralla, me syze te thyera
    e mbi nje gjelpere, gjithnje e heshtur
    nje vazo borziloke - nje vazo karafila
    e quanin besoj Vaso, Forsa a Bilio
    - e keshtu e harrova detin.
    Nje te hene tetori
    E gjeta nje shtambe te thyer para shtepizes bardhoshe
    dhe Vasoja (thene shkurt) u shfaq me nje fustan
    te zi - me flake te pakrehur e sy te perskuqur.
    Kur e pyeta ma ktheu:
    “Vdiq! Doktori tha vdiq! Sepse nuk e therem
    kendezin e zi ne themele...
    E ku te gjendej i ziu kendez ne keto ane...
    vetem tufeza te bardha dhe zogjt e pulave
    per te ēvatur para ne pazar.”
    Nuk e fantazoja keshtu pikellimin dhe vdekjen
    ika e u riktheva prap ne det.

    Naten mbi kuverten e «Shen Nikolles" me fanitej
    nje ulli i lashte tek lotonte ne heshtje.


    LULET E GUREVE


    Lulet e gureve prane detit te blerte
    me damare, qe me kujtojne te tjera dashuri
    shkelqim i veres se vonuar
    lule me fizionomine e gurit
    qe erdhen kur kurrkush nuk me fliste
    dhe me folen
    ndersa me lejonin ti prek - pertej heshtjes
    brenda pishave, landrave dhe rrepeve.



    GJAKU YT NGRIN


    Gjaku yt ngrin ndonjehere si hena
    brenda te pashterrshmes nate gjaku yt
    zgjatim i kraheve te bardhe
    persiper shkembenjeve te zinj, skeleteve te drureve
    dhe shtepive me pakez drite nga femijeria jone.

    FLETA E PLEPIT


    U dritherova aq shume kur e mori era e detit.
    U dritherova se mos e degdiste dallga
    pertej largesive ne det
    tej e pertej
    ne nje ishull nen diell.

    Me duar te shtenguara tek lopateza
    krejt i vdekur ne ate ore qe u shfaq tek limani
    me sy te mbyllur
    nga cikma e detit.

    U trishtova aq shume
    e kerkova aq shume
    ne token me ekualipte
    ne pranvere e ne vjeshte
    ne te gjithe pyjet e veshura!
    Hyjneshen time kerkova.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Cne Korce 37?

    Ka jetuar ne Korce ky?

  3. #3
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Poet dhe dipllomat............lol...o Brar miku

    Ka punuar nė ministrinė e punėve tė jashtme nė Angli (1931-1934) dhe Shqipėri (1936-1938 ).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 16-08-2006 mė 16:16
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #4

    POEZI NGA JORGOS SEFERIS (Nobel 1963)

    (1900 -1971)

    Pėrktheu Arbėr Zaimi

    MYTHISTOREMA

    1.
    Engjėllin –
    tre vjet e pritėm, me vėmendje tė fiksuar,
    tek vėzhgonim nga pranė
    pishat bregun yjet.
    Dikush me plor parmende, dikush me kiē t’anijes
    rrėmonim tė gjenim dhe njė herė farėn e parė
    qė drama e kahmotit tė mund t’ia niste prapė.

    Nė shtėpitė tona u kthyem rraskapitur,
    gjymtyrėmpirė, buzėplasur
    prej shijes sė ndryshkut, prej ujit tė njelmėt.
    e kur u zgjuam ecėm drejt veriut, tė huaj
    mbėshtjellė nė mjegullėn e flatrave tė panjolla tė mjellmave qė na kishin plaguar.
    Netėt e dimrit na marroste e forta erė e lindjes
    behareve humbnim n’agoni tė ditėve qė s’dinin tė vdisnin.

    Sollėm me vete kėto
    relieve tė gdhendura tė njė arti modest .

    2.
    Ja dhe njė tjetėr pus brenda nė shpellė.
    Dikur na ish kaq lehtė tė pikturonim idhuj edhe ornamente
    e tė kėnaqnim ata pak miq qė qėndruan besnikė.

    Litarėt janė kėputur; veē gdhendjet nė buzė tė pusit
    na kujtojnė pėr lumturitė qė kanė shkuar:
    gishtat nė buzė tė pusit, siē do thoshte poeti.
    Gishtat ndjejnė pėr pak ēaste ftohtėsinė e gurit,
    Pastaj ethja trupore ngadhėnjen mbi tė
    e shpella vė nė lojė shpirtin e saj dhe e humbet
    nė ēdo moment, me heshtje plot, e ujė asnjė pikė

    3.
    Mbaji mend banjat ku tė kanė vrarė
    U zgjova me kėt’kokė mermeri nė duar;
    m’i lodhka bėrrylat e s’di se ku ta lėshoj.
    Po zhytej nė ėndėrr bash kur unė po dilja prej saj
    kėshtu qė jeta jonė u bė njė e vėshtirė do ta ketė tė ndahet sėrish.

    Shikoj sytė: as tė hapur, as tė mbyllur
    i flas gojės qė rreket e rreket tė flasė
    mbaj faqet qė lėkurėn tashmė e kanė thyer.
    Kaq mundem tė bėj.

    Duart mė zhduken dhe vijnė drejt meje
    tė gjymtuara.

    4.

    Argonautė

    Dhe njė shpirt
    nė dashtė ta njohė vetveten
    duhet tė kqyrė
    brenda shpirtit tė vet:
    tė huajin dhe armikun, se atė e kemi parė nė pasqyrė.

    Ata qenė tė mirė, shokėt, kurrė nuk u qanė
    pėr punėn a etjen a ngricėn,
    ata qenė tė qėndrueshėm si pemėt a valėt
    qė mbajnė dhe shiun dhe erėn
    qė mbajnė dhe natėn dhe diellin
    pandryshuar nė mes tė ndryshimit.
    Qenė shumė mirė, pėr ditė tė tėra
    djersitėn tek rremat me sytė e pėrulur
    frymėmarrje ritmike
    dhe gjaku iu pėrskuqte njė lėkurė tė nėnshtruar.
    Ndonjėherė kėndonin, me sytė tė pėrulur
    ndėrsa lundronim ishullin e shkretė plot gjembaēė bregdeti
    drejt perėndimit, pėrtej kepit tė qenve
    qė lehin.
    Nė dashtė tė njohė vetveten, thanė
    duhet tė shohė nė shpirtin e vet, thanė
    dhe rremat pėrplasen me arin e detit
    nė perėndim.
    Ne lamė pas shumė kepe shumė ishuj dete
    qė ēonin nė dete tė tjera, zgalemė e lundra.
    Ndonjėherė gratė e dėshpėruara vajtonin
    qanin fėmijėt e tyre tė humbur
    tė tjerė tė hutuar kėrkonin Aleksandrin e Madh
    dhe lavditė e varrosura nė thellėsi tė Azisė.

    Ankoruam nė brigje pėrplot ndodhi-nate
    zogj qė kėndonin, me ujėra qė na lanė nėpėr duar
    kujtimet prej njė lumturie tė madhe.
    Por udhėtimet nuk mbaruan.
    Shpirtrat e tyre u njėsuan me rremat e kllapat e rremave
    me fytyrėn solemne tė bashit
    me fletėn e timonit
    me ujin qė ua thyente imazhet copė-copė.
    Shokėt vdiqėn njė nga njė
    me sy tė pėrulur. Rremat e tyre
    shėnojnė vendin ku prehen nė brigje.

    Askush s’i mban mend. Drejtėsi

    5.
    Ne nuk i njihnim
    thellė brenda nesh, neve shpresonim
    t'i kishim njohur qė kur ishim foshnjė.
    I kemi parė njė a dy herė, mė pastaj ata morėn detin:
    ngarkesa me qymyr, me grurė edhe miqtė tanė
    humbėn pėrgjithnjė matanė oqeanit.
    Agu na kap tek rrimė karshi kandilit
    tek vizatojmė nė letra dhimbshėm edhe panatyrshėm,
    anije sirena apo guaska deti;
    muzgjeve zbresim poshtė tek lumi
    se ai na e rrėfen kah rruga pėr nė det;
    e netėt i kalojmė bodrumeve, era katran.

    Miqtė na kanė lėnė
    ndoshta s’i kemi parė kurrė, ndoshta
    i kemi pjekur veē atėherė kur gjumi
    ende na ēonte drejt valės qė merr frymė
    ndoshta ne deshėm miq sepse kėrkonim njė jetė tjetėr
    pėrtej statujave.

    6.
    M.R.

    Kopshtin me shatėrvanė nėpėr shi
    ke pėr ta parė veē pėrtej mjegulltisė sė xhamit
    tė dritares poshtė. Dhoma jote
    do tė ndriēohet veē prej flakės sė oxhakut
    dhe ndonjėherė tė largmet vetėtima kanė pėr tė nxjerrė nė pah
    rrudhat nė ballin tėnd, o Miku im i vjetėr.

    Kopshti me shatėrvanė qė nė pėllėmbėt e tua
    ish ritm’i jetės tjetėr pėrtej tė plasariturave
    statuja e pėrtej kollonave tragjike
    pėrtej valles nė mes oleandrave
    pranė guroreve tė reja –
    qelqi i avullt tash e ndan prej jetės tėnde.
    Ti s’do tė marrėsh frymė; dheu dhe rrėshira e drurėve pranė
    do tė rrjedhin prej kujtesės tėnde e do tė godasin
    kėtė dritare qė bota e jashtme
    po e godet me shi.

    7.
    Era e jugės

    Kah perėndimi deti bėhet njėsh me njė vargmal.
    Majtas fryn juga qė po na marros,
    ajo soj ere qė dhe ashtin zhvesh prej mishit.
    Shtėpia jonė rri mes pishash edhe mes bishtajash.
    Dritare tė mėdha. Tryeza tė mėdha
    pėr tė tė shkruar letrat qė filluam tė shkruajmė
    tash sa muaj, letra qė i hedhim
    nė honin qė zė vend mes nesh, e derisa tė mbushet.

    Yll i agimit, kur ti i ule sytė teposhtė
    orėt tona qenė mė tė ėmbla se vaji
    mbi plagė, mė tė ėndshme se uji i ftohtė
    nė gjuhė, mė paqtuese se flatrat e mjellmės.
    Ti mbajte jetėn tonė nė pėllėmbė tė dorės.
    Pas bukės sė hidhur tė syrgjynosjes,
    netėve nėse rrimė ballė murit tė bardhė
    zėri jot qaset si shpresa pėr njė zjarr;
    edhe sėrish kjo era po na kthehet
    e nervat na i pret, njėjtė si me brisk.

    Prej nesh secili tė shkruan ty tė njėjtėn gjė,
    nga ne secili hesht kur nė prani tė tjetrit,
    duke parė, secili, tė njėjtėn botė ndaras
    dritėn dhe terrin mbi maja t’vargmalit
    edhe ty.
    Kush do t’na i zhveshė zemrat prej dhimbjes qė i ka mbuluar?
    Mbrėmė ra shi i rrebeshtė, edhe sot sėrish
    qielli i vranėt na brengos. Mendimet tona –
    si halat e pishave qė soll rrebeshi i djeshėm qė
    janė bėrė kapicė tė panevojshme mu nė prag tė derės –
    do tė ngritnin njė kullė qė rrėnohet.

    Nė kėto katunde tė dhjetuara
    nė kėt’grykė mali, qė e rreh fort juga
    ndėrsa i rrimė karshi vargmalit e tė fshihemi,
    kush do ta ēmojė pėr ne dėnimin me harresė?
    Kush e pranon flijimin tonė tash qė vjen fundi i vjeshtės?

    8.
    Ēfarė po ndjekin shpirtrat tanė qė udhėtojnė
    hipur mbi anije tė rrėgjuara
    stėrmbushur me gra ēehreverdha e kalamaj qė qajnė
    qė s’mbėrrijnė dot t’ia heqin mendjen vetes as me peshqit fluturues
    as me yjet drejt tė cilėve direkėt kanė kthyer majat;
    gėrvishtur nė disqe gramafonesh
    pėrkushtuar pelegrinazheve tė paqena, padashje
    pėshpėriten copėza mendimesh nga gjuhė tė panjohura.

    Ēfarė po ndjekin shpirtrat tanė qė udhėtojnė
    mbi dru tė kalbur, zhytur n’ujė tė njelmėt
    prej portit – nė port?

    Duke shmangur shkėmbinjtė e thyer, duke thithur
    freskinė e pishave ēdo ditė e mė vėshtirė,
    duke notuar nė ujėrat e kėtij deti
    dhe tė atij deti,
    pa ndjesinė e prekjes
    pa njerėz
    nė njė vend qė s’ėshtė mė i joni
    as i yti.

    E dinim qė ishujt qenė tė mahnitshėm
    kėtu, thuajse diku afėr ku ledhatonim
    paksa mė poshtė a paksa mė lart,
    njė hapėsirė tė vockėl.

    9.
    Limani ėshtė i vjetėr, tash s’mundem mė tė pres
    mikun qė shkoi prej ishullit plot pisha
    mikun qė shkoi prej ishullit plot rrape
    mikun qė shkoi e dol nė det tė hapur.
    Ledhatova topat e ndryshkur, ledhatova rremat
    qė ta kėndell trupin e tė marr vendim.
    Velat qė bien vetėm kundėrmim
    kripe prej stuhisė qė kaloi.

    Nė zgjodha tė rri vetėm, ajo qė doja
    qe vetmia, e jo ky soj padurimi,
    shpirtin grimcuar pėrmbi horizont,
    kėto linja, kėto ngjyra, kjo heshtje.

    Yjet e territ mė kthejnė tek Odiseu,
    qė i priu tė vdekurve nė fusha t’asfodelit.
    Lundruam gjer kėtu me shpresėn qė mes asfodeleve do gjenim
    ujin qė rrodhi prej plagės s’Adonisit.

    10.
    Vendi ynė ėshtė i mbyllur, gjithandej male
    qė ditė e natė kanė pėr tavan qiellin e rėndė.
    S’kemi lumenj, s’kemi puse, s’kemi burime,
    vetėm ca sterna qė ne i adhurojmė – dhe ato bosh – e aty kumbon zėri.
    Tingull i ndenjtur e i zgavėrt, njėjtė si vetmia jonė
    njėjtė si dashuria jonė, njėjtė si trupat tanė.
    Duket habi se si dikur qemė nė gjendje tė ndėrtonim
    shtėpitė tona, tbana edhe vatha.
    Martesat tona, kurorat dhe unazat
    u bėnė enigma qė s’ia shpjegojmė dot shpirtit.
    Si lindėn fėmijėt tanė, si u rritėn kaq tė fortė?

    Vendi ynė ėshtė i mbyllur. Dy tė zinj Symplegadė
    e kanė zėnė. Kur zbresim poshtė
    te portet ditėve tė diela qė tė marrim frymė lirisht
    ne shohim, kur ndriēon agimi,
    anije tė shkatėrruara prej udhėtimesh qė kurrė s’mbaruan,
    trupa qė tash nuk dinė mė si dashurohet.

    11.
    Ndonjėherė gjaku tė ngrin siē ngrin hėna
    nė natėn e paanė gjaku yt
    shpėrhap flatrat e tij tė bardha mbi
    shkėmbinjtė e zinj, mbi silueta pemėsh e shtėpish,
    me pakėz dritė prej kohės kur ishim tė vegjėl.

    12.
    Shishe nė det

    Tre shkėmbinj, ca pisha tė pėrzhitura, njė kėmbanore vetmitare
    dhe mė pėrpjetė
    e njėjta pamje e pėrsėritur fillon edhe njė herė:
    tre shkėmbinj nė formėn e njė shtegu, ngjyrė ndryshku
    ca pisha tė djegura, zezė dhe verdhė,
    dhe njė kupolė katrore lyer me gėlqere;
    akoma mė lart, shumė herė pėrsėritet
    e njėjta pamje rishfaqet shtresė pėrmbi shtresė
    gjer nė horizont, gjer nė qiellin e agimtė.

    Kėtu e ankoruam anijen qė tė riparojmė rremat qė u thyen
    qė tė pimė ujė e tė flemė.
    Deti shijehidhur mbet i thellė e i panjohur
    shtjellė paskajshėm nė qetėsi.
    Kėtu, mes zajeve gjetėm njė monedhė
    luajtėm zarat se kush kish pėr ta marrė.
    Mė tė riut i ra shorti, e menjėherė u zhduk.

    Dolėm nė det sėrish, me rremat tanė tė thyer.

    13.
    Hydra

    Delfinė, flamuj dhe topa qė gjėmojnė.
    Deti, dikur pėr shpirtin tėnd i hidhur shumė
    bartte anijet qė feksnin ngjyrashumė
    i l’kundte, i shkundte e i rrotullonte, i gjithi blu e flatrabardhė
    dikur pėr shpirtin tėnd qe kaq i hidhur
    e tash plot ngjyra deti shndrit nėn diell.

    Vela tė bardha rreze dielli e direkė tė lagur
    godasin me ritm tupanash valėt qė u platitėn.

    Sytė e tu, po tė shihnin dot, do t’ishte bukuri
    krahėt e tu, po tė dilnin dot, do tė shkėlqenin drite,
    buzėt e tua do tė ngjalleshin, siē ishin mėsuar,
    po tė shihnin kėtė mrekulli:
    ti gjithė kėrkoje ta shihje kėt’ditė
    kėtė deshe tė shohėsh kur ke qenė ballė shkrumbit
    apo nė shi, nė mjegull e stuhi
    madje edhe kur dritat shkonin drejt venitjes
    dhe qyteti po mbytej e nė sheshin e gurtė
    e Nazareni kur ta rrėfeu zemrėn,
    ēfarė po kėrkoje? pse s’vjen? ēfarė po kėrkoje?

    14.
    Tre pėllumba tė kuq nėn diell
    shkruajnė fatin tonė nėn rreze
    me ngjyrat dhe gjestet e njerėzve
    qė dikur deshėm.

    15.
    Quid πλατανων opacissimus *

    Gjumi tė fshtolli me gjethe tė gjelbra si pemė
    merrje frymė si pemė nėn qetėsinė e rrezeve
    nė dritėn e pranverės unė ta kundroja f’tyrėn:
    qepallat e mbyllura, qerpikėt qė fėrkonin ujin.
    Nė barin e butė gishtėrinjtė e mi gjetėn gishtat e tu
    ta preka pulsin pėr njė ēast
    e ndjeva qė zemra jote tjetėrkund dhemb.

    Nėn rrap, pranė ujit, mes pemėve tė dafinės
    gjumi tė mor me vete edhe tė shpėrndau
    rreth meje, pranė meje, e qenia ime e paaftė tė tė prekte tėrėsisht –
    njė, ashtu si ishe me heshtjen tėnde;
    tė shihte hijen tėnde tek rritej e zvogėlohej,
    tek humbte nė hije tė tjera, nė tjetrėn
    botė qė tė la tė shkoje e gjithsesi tė mbajti veē pėr vete.

    Jetėn qė na dhanė tė rronim, e jetuam.
    Gjynah ca qė pritėn me kaq shumė durim
    humbur nė dafina gjethezeza, poshtė rrapesh hijerėndė
    dhe ata, vetmitarė, qė flasin me sterna e puse
    dhe mbyten nė rrathė tė zėrit.
    Gjynah shokėt qė ndamė skamjen dhe djersėn
    dhe u zhdukėn drejt diellit si korbat qė shkuan tej gėrmadhave
    pa shpresėn e mbėrritjes sė shpagimit.

    Falna, veē gjumit, qetėsinė.

    *Si e kam rrapin hijerėndė? (Plini i Ri, Letėr Kanin Rufit)

    16.
    Emri ėshtė Orest

    Udhėtim, sėrish udhėtim, udhėtim,
    kush e di sa herė, sa prehėr njollosur n’gjak, sa zezona
    qė radhiten; njerėzit qė mė shohin,
    qė mė kanė parė asokohe kur prej koēisė
    ngrija dorėn, fitimtar, e ata brohoritnin triumfalisht.

    Mė habisin kuajt qė nxjerrin shkumė, kur do tė lodhen kuajt?
    Rrotat kėrcasin, rrotat nxehen, kur do tė digjen rrotat?
    Kur do tė kėputen frerėt, kur do tė shkelin thundrat
    e kuajve pak mė ngadalė mbi dhe
    mbi barin e butė, mes lulėkuqeve
    aty ku nė pranverė ti kėpute njė luledele
    ishin tė kėndshėm sytė e tu, po ti s’dije ku tė vėshtroje
    as unė s’dija ku tė vėshtroja, unė, pa njė atdhe,
    unė qė vazhdoj pėrleshjet kėndejpari, e kushedi sa herė?
    i ndjej gjunjtė tek i lėshojnė udhė boshtit tė koēisė
    dhe rrotave, i hapin udhė pistės
    gjunjtė thyhen lehtėsisht kur kėshtu duan zotat,
    askush s’shpėton dot, s’tė hyn nė punė forca, s’i shpėton
    dot detit qė tė ka pėrkundur foshnje, detit qė kėrkon
    nė kėto kohė gjykimesh, ndėrsa kuajt turfullojnė,
    me frerėt qė tingėllonin vjeshtave nota nė shkallė lidiane
    detin qė nuk e gjen dot, sado qė tė vraposh e t’endesh
    sado tė vėrtitesh tej Eumenideve tė zeza e t’mėrzitshme,
    i pafalur.

    17.
    Astyanaks

    Tash qė po shkon, merre me vete djalin,
    birin qė dritėn e pa pėrposh rrapit,
    atė ditė kur frynin trumbetat dhe armėt vizllonin
    dhe kuajt e djersitur epoheshin qė tė preknin me flegrat e njoma
    syprinėn gjelbėroshe tė ujit.

    Pemėt e ullinjve mbajnė rrudhat e etėrve tanė
    shkėmbinjtė mbartin urtėsinė e tyre
    e gjaku i vėllezėrve ende i njomė mbi dhe
    njė gaz jetėdhėnės, njė udhė kaq e plotė
    pėr shpirtra qė e dinė kujt t’i luten.

    Tash qė po shkon, tash qė dita e shpagimit
    lind, sot kur askush s’e di
    kė do tė vrasė a si do tė vdesė,
    merre me vete djalin qė dritėn sė pari pa
    nėn gjethet e atij rrapit
    edhe mėsoje qė t’i njohė mirė pemėt.

    18.
    Mė vjen keq qė mes gishtash lashė njė lumė tė gjerė tė mė rridhte
    e s’piva as dhe njė pikė ujė.
    Tash po zhytem nė shkėmb.
    Njė fidan pishe mbjellė nė dhe tė kuq
    e vetmja shoqėri qė kam.
    Gjithēka desha u zhduk bashkė me shtėpitė
    qė ishin tė reja verėn qė shkoi
    e qė u rrėnuan nėn erėra vjeshte.

    19.
    Edhe nėse fryn era pėr ne s’ka freski
    e vogėl ėshtė hija qė lėshojnė selvitė
    e kodrat rreth e rrotull qė ngjiten gjer nė male;

    barrė mbi shpinė i mbajmė
    miqtė qė tashmė nuk dinė mė si tė vdesin.

    20.
    Prapė m’hapet plaga qė kam nė krahėror
    kur yjet vijnė poshtė e m’i motėrzohen trupit
    kur heshtja rrėzohet nėn hapa njerėzorė.

    Kėta shkėmbinj qė zhyten nė kohė mė zvarrisin pas tyre - sa larg?
    Detin, detin, kush do tė mundė ta zbrazė e ta terė?
    Shoh duar tė shkunden tėrhequr nga zhgaba e skifterė
    i lidhur siē jam pas shkėmbit qė timin e ka bėrė vuajtja
    shoh pemėt, frymėmarrin tė zezėn qetėsi tė tė vdekurve
    e pastaj kaq tė ngrirat buzėqeshje tė statujave.

    21.
    Ne q’u nisėm pėr pelegrinazh
    duke parė statujat e thyera
    u habitėm dhe thamė se jeta s'pėrhumbet kaq lehtė
    se vdekja ka shtigje tė pazbuluara ende
    dhe drejtėsinė e saj tė veēantė;

    domethėnė qė kur ne, teksa ende mė kėmbė, po vdesim,
    tė lidhur nė shkėmb
    bashkuar nė ashpėrsi e dobėsi,
    tė vdekurit e vjetėr dolėn prej zinxhirit e tash janė ringritur
    buzėqeshin mes heshtjes allasoj.

    22.
    Kaq shumėēka kaloi para syve tanė
    sa asgjė s’na panė sytė veē pėrtej
    dhe pėrmbas qe kujtesa si njė ēarēaf i bardhė qė mbėshtjell gjithė njė natė
    kur na u shfaqėn vizione dhe mė tė ēuditshme se ti,
    qė kalojnė dhe zhduken nė gjethnajėn e ngrirė tė piperit tė zi;

    meqė e dinim kaq mirė ē’fat na priste
    tek endeshim mes thepave tė shkėmbinjve pėr tre a gjashtė mijė vjet
    tek kėrkonim nė rrėnoja qė dikur ndoshta kanė qenė shtėpitė tona
    duke u pėrpjekur tė kujtojmė data e bėma heroike:
    a do tė mundemi?

    teksa na kanė lidhur e na kanė shpėrndarė
    ndėrsa ne luftuam, siē na thanė, me vėshtirėsi tė paqena
    humbur, pastaj e rigjetėm njė udhė plot regjimente tė verbra
    tek mbytemi nė moēalet e liqenet e Marathonės
    vallė do jemi nė gjendje qė tė vdesim siē duhet?

    23.
    Pak m’andej
    ne do tė shohim lulet e bajames tek ēelin
    shėndritjen e mermerit pėrnėn diell
    detin tek copėtohet nėpėr valė

    pak m’andej
    le tė ngrihemi pak mė lart.

    24.
    K’tu mbyllen punėt e detit, punėt e dashurisė.
    Ata qė ndonjėherė do jetojnė kėtu ku po e mbyllim ne –
    nė iu errėsoftė gjaku e nė ua pėrmbyttė kujtesėn –
    le tė mos i harrojnė shpirtrat tanė tė brishtė nė mes asfodelesh,
    le t’ua kthejnė viktimave kokat drejt Erebit:

    Ne qė s’patėm hiē do u japim mėsim, kėshtu, qetėsisht.

    “MĖLLENJAT”

    O pjellė fluturake e njė demoni tė lig dhe e njė ore tė ashpėr
    pse m’detyron tė them ēka do t’ish mirė pėr ty qė kurrė mos ta dije.
    (Sileni i drejtohet Midės)

    A.

    SHTĖPIA PRANĖ DETIT

    Shtėpitė qė kisha m’i morėn. Kohėt
    duket se qenė tė papėrshtatshme: luftė, shkatėrrim, syrgjynosje;
    ndonjėherė gjahtari shtje mbi shpezėt qė shtegtojnė,
    ndonjėherė del huq. Gjuetia
    shkonte mirė nė vaftin tim, shumė i rrokėn saēmat;
    tė tjerė fluturonin nėpėr rrathė apo ēmendeshin nė foletė e tyre.

    Mos m'i dėfte mua bilbilin apo laureshat
    apo bishttundėsin qė
    me bishtin e tij vizaton figura nėpėr dritė;
    S’di shumė pėr shtėpitė
    E di qė kanė natyrėn e tyre, asgjė tjetėr.
    Nė fillim tė reja, si foshnjat
    qė luajnė nė kopshtije me xhufkat qė lėshon dielli.
    ditės ia qėndisin
    tenda ngjyrėplota dhe dyer qė shėndrisin.
    Kur arkitekti mbaron punė, ato ndėrrojnė,
    vrenjten a qeshin, a bėhen kokėforta
    me ata qė ndenjtėn, me ata qė shkuan
    me tė tjerėt qė do tė ktheheshin po tė kishin mundėsi
    a me ata qė u zhdukėn, tani qė bota ėshtė bėrė
    njė hotel i pafundmė.

    Nuk di shumė pėr shtėpitė,
    Mbaj mend gazmendet dhe trishtimet e tyre
    ndonjėherė kur ndal tė mendoj;
    sėrish
    ndonjėherė, pranė detit, nė dhoma tė zhveshura
    veē me njė shtrat tė hekurt e asgjė qė tė mė pėrkasė
    ndėrsa shoh merimangat mbrėmjes, unė imagjinoj
    qė dikush po bėhet gati e po vjen, e qė
    po e veshin
    me rroba tė bardha e tė zeza, me xhevahirė shumėngjyrėsh,
    rreth tij zonja tė adhurueshme
    flokė tė pėrhime dhe shaje dantellash, qė murmurisin zėulėt,
    se ai po bėhet gati tė vijė e tė mė thotė lamtumirė;
    apo se njė grua – qepallapėrpėlitur, belhollė,
    tek kthehet prej limaneve tė jugut,
    Smirnės Fodit Sirakuzės Aleksandrisė,
    prej qyteteve tė mbyllura si grilat nė kohė dielli,
    me aromė frutash tė arta dhe barėrash –
    ngjit shkallėt pa vėnė re
    ata qė i zu gjumi pėrfundi shkallėve.

    Shtėpitė, e dini, bėhen lehtė kokėforta kur i zhveshin
    cullak.

    B.

    ELPINORI SENSUAL

    E pashė dje ke rrinte aty te dera
    poshtė dritares sime; ishte thuajse
    ora shtatė; me vete kish njė grua.
    Dukej bash si Elpinori para se tė binte
    e tė copėtohej, mirėpo s’qe i pirė.
    Po fliste shpejt, dhe ajo
    shihte e pėrhumbur andej nga gramafonėt;
    herė pas here e ndėrpriste dhe thoshte ndonjė fjalė
    pastaj shihte e padurimtė
    andej nga po fėrgohej peshku: si macet.
    Ai turfullonte me njė bisht cigare nėpėr buzė:
    - “Dėgjo. Kam dhe kėtė. Nė dritėn e hėnės
    statujat ndonjėherė pėrkulen si kallinjtė
    kur piqet kohė e korrjes – statujat;
    dhe flaka mund tė shndėrrohet nė oleandėr tė bukur
    e kam fjalėn, flaka qė tė djeg.”
    - “Ėshtė thjesht dritė... hijet e natės.”
    - “Ndoshta ėshtė natė qė ēahet e hapet, si njė shegė blu,
    njė kraharor i errėt qė tė mbush me yje,
    ngjitur pas kohės.
    E prapėseprapė statujat
    pėrkulen ndonjėherė, e ndajnė dėshirėn nė dy pjesė,
    si njė pjeshkė; dhe flaka
    bėhet njė puthje nė gjymtyrė, njė psherėtimė,
    pastaj njė petal i bukur qė tutje e fryn era;
    pėrkulen; bėhen tė lehta sa njė trup njerėzor.
    Mos e harro.”

    - “Statujat janė nė muze.”

    - “Jo, ato po tė ndjekin, pse s’mundesh t’i shikosh?
    e kam fjalėn, me gjymtyrėt e tyre tė thyera,
    me formėn prej njė kohe tė qėkurshme, njė formė qė ty s’tė
    kujton gjė
    mirėpo dije.
    Ėshtė sikur
    nė ditėt e fundme tė rinisė tė kesh dashur
    njė grua qė ish ende e bukur, e tė kesh qenė gjithnjė i trembur,
    kur lakuriq e pėrqafoje nė mesditė,
    e prej kujtimeve qė ringjalleshin nga pėrqafimi jot;
    t'zu frika se puthja mund tė t'kish tradhtuar
    nė shtretėr tė tjerė, qė tash kanė shkuar
    qė gjithsesi mund tė t’pėrndjekin
    kaq lehtėsisht, kaq lehtėsisht, t’i japin jetė
    imazheve nėpėr pasqyrė, trupa dikur tė gjallė:
    sensualitetin e tyre.
    Ėshtė sikur
    tek kthehesh nė shtėpi prej njė vendi tė huaj e tė ndodh
    qė tė hapėsh
    njė sėnduk tė vjetėr qė ka qenė kyēur pėr njė kohė tė gjatė
    e tė gjesh rrobat e rreckosura qė ke pas veshur dikur
    nė raste gėzimesh, nė festivale ku drita shumėngjyrėshe
    pasqyroheshin, e tash janė zbehur,
    dhe gjithēka qė mbet ėshtė aroma e mungesės
    sė njė forme tė re.
    Vėrtet them, ato statuja nuk janė
    fragmente. Vetė ti je relike;
    qė tė pėrndjekin me njė virgjėri tė ēuditshme
    nė shtėpi, nė zyrė, nė pritjet qė mbahen pėr raste celebrimi,
    nė terrorin e parrėfyer tė gjumit;
    ata flasin pėr gjėra qė ti do tė doje tė mos ishin
    apo qė tė ndodhnin shumė vjet pasi tė kishe vdekur,
    dhe kjo ėshtė shumė e vėshtirė sepse...”

    - “Statujat janė nė muze
    Natėn e mirė.”

    - “...sepse statujat nuk janė mė
    fragmente. Ne jemi tė tillė. Statujat pėrkulen lehtėsisht... Natėn
    e mirė”.

    Nė kėtė ēast ata u ndanė. Ai mori
    rrugėn qė ēonte pėrpjetė, drejt veriut
    e ajo lėvizi drejt plazhit pėrmbytur me dritė
    ku valėt janė zhytur nė zhurmėn e radios:

    RADIOJA

    - “Si velat qė flladi prin
    mendimet nė tru lėvrijnė.
    Aromė pishash, qetėsi
    melhelm shpirtin pėrtėri
    tash detari nė det del
    trishtil, trumcak, harabel.
    O grua, moj e shastisur
    Dėgjo erėn qė ka nisur”.

    “Qyp’i arit ėshtė sosur
    edhe dielli ėshtė rreckosur
    qė njė zonjė e mban gjerdan
    e qė kolla po e ngan;
    ajo qan behar'n e shkuar
    vithe e sup flori mbuluar.
    Grua moj, dritėshkurtėr moj
    Kėngėn tė verbrit dėgjoja".

    “Mbylli grilat, dolėn yjtė;
    prej kallamat e gdhend fyejt
    mos ua hap sado trokasin:
    s’kanė se ē’thonė sado bėrtasin.
    Merr ēiklamina dhe zambakė,
    yje deti pėr merak;
    O grua pa mjaltė nė hoje
    shpirtin e ujit dėgjoje...”

    - “Athinė. Populli e mori vesh
    lajmin me alarm; frikėsohesh
    mos afrohet kriza. Kryeshefi
    deklaroi: “Nuk ka kohė sa t’ju dojė qejfi...”
    Merr ēiklamin... hala pishe
    Zambakė... hala pishe...
    O grua...
    - ... ėshtė shumė mė e fortė
    Lufta...”

    LUGATI

    C.

    RRĖNOJAT E “MĖLLENJĖS”


    “Kjo erė qė mė freskon ballin
    nė orėt kur damarėt m’i nxeh mesdita
    lulėzon nė tjera duar. Merre, po ta fal;
    shih, ėshtė dru i pemės sė limonit...”
    Ia dėgjova zėrin
    ndėrsa kėqyrja detin e rrekesha tė pėrfytyroja
    njė anije qė fundosėn vjet mė parė;
    quhej “Mėllenja”, njė rrėnojė e vogėl; direkėt,
    e thyer, shpėrndarė mė kahe tė pazakonta thellė nėn ujė, si
    tentakula,
    apo si mbamendje ėndėrrore, qė shėnojnė kiēin:
    gojė e mjegullt e kufomės sė njė bishe detare gjigande
    qė ka vdekur nė ujė. Qetėsia shpėrndahet ngado.

    Dora-dorės i vjen radha zėrave tė tjerė qė erdhėn mė pas
    pėshpėrima tė holla e tė etura
    qė mbijnė prej anės tjetėr tė diellit, prej anės sė errėt;
    mund tė mendosh se i ka marrė malli pėr tė pirė njė pikė gjak;
    zėra tė njohur, po s’po mundja t’i dalloja njėrin prej
    tjetrit.
    Dhe atėherė zėri i njė burri erdh pranė meje; e ndjeva
    qetė-qetė tek binte nė zemėr tė ditės,
    thuajse i palėvizshėm:
    “Dhe nė mė dėnofsh qė tė pi farmak, tė falėnderoj.
    Ligjet e tua do tė jenė ligjet e mia; e si mund tė shkoj
    e tė endem nga njė shtet i huaj nė tjetrin, njė gur
    qė gremiset.
    mė mirė tė vdes.
    Kush ia del mė mirė, zoti e merr vesh”.

    Vendet e diellit, e prapė pėrballė s’i dilni diellit
    Vendet e njerėzve, e prapė pėrballė s’i dilni njeriut.

    DRITA

    Ndėrsa viti shkon
    gjyqtarėt qė tė dėnojnė shtohen nė numėr;
    vitet ikin, e ti bisedon me gjithnjė e mė pak zėra,
    e sheh diellin me sy tė tjerė:
    ti e di se ata qė ndenjtėn pas po tė mashtronin
    deliri i mishit, vallėzimi i dashur
    qė pėrfundon nė zhveshje.
    Ngjan sikur, ndėrsa merr kthesė natėn nė njė autostradė tė zbrazur,
    sheh befasisht sytė e njė kafshe qė shėndrijnė,
    sy tashmė tė shkuara; prandaj ndjen sytė e tu:
    sheh diellin, pastaj pėrhumbesh nė terr.
    Kitoni dorik
    qė valėzonte si malet kur e prekje me gishta
    statujė mermeri me trupin nė dritė, po me kokėn n’errėsirė.
    Dhe ata qė e braktisėn stadiumin pėr tė kapur armėt
    qėlluan vrapuesin e maratonės
    qė e pa pistėn tek lundronte mbi gjak,
    botėn qė zbrazej si me qenė hėnė,
    kopshtijet e fitores largohen
    i sheh nė diell, pėrtej diellit.
    Dhe djemtė qė kridhen nga kiēet e anijeve
    si furka qė ende spėrdridhen,
    trupa tė zhveshur qė zhyten nė dritėn e zezė
    me njė monedhė ndėr dhėmbė, dhe ende notojnė
    ndėrsa dielli me gjilpėrėn e artė qep
    vela dhe dėrrasa tė njoma dhe ngjyrat e detit;
    edhe sot ata shkojnė thellė nė drejtim tė lakuar
    shtamba tė bardha
    drejt zajeve nė shtrojėn e detit.

    Dritė, engjėllore dhe e zezė,
    qeshje e valėve nė shtigje tė detit
    qeshje e larė me lot,
    lypėsi plak po tė sheh
    ndėrsa ecėn pėr tė kaluar pėrtej fushave tė padukshme –
    drita pasqyrohet nė gjakun e tij,
    gjaku qė i dha jetė Eteoklit dhe Polinikut.
    Ditė, engjėllore dhe e zezė;
    shija e kripur e gruas qė helmon tė burgosurin
    del pėrmbi valė njė degė interesante zbukuruar me pika.
    Kėndo Antigonė e vogėl, kėndo, o kėndo...
    S’po tė rrėfej gjėra qė kanė shkuar, po flas
    pėr dashuri;
    zbukuroji flokėt me gjemba diellorė,
    vajzė e errėt;
    zemra e Akrepit ka lindur
    tiranin e nxorėn prej trupit tė njeriut
    dhe gjithė vajzat e detit, Nereidat, Graiat
    nxitojnė drejt shkėlqimit tė perėndeshės qė po lind
    ai qė s’deshi kurrė do tė dashurojė
    nė dritė:
    do ta gjesh veten
    nė njė shtėpi tė madhe, me shumė dritare tė hapura
    tek bredh nga dhoma nė dhomė, pa ditur ku tė
    shohėsh mė parė
    sepse pishat do tė zhduken, dhe malet e pas-
    qyruara, dhe cicėrimat e zogjve
    deti do tė thahet, qelqe tė thyera prej veriut nė jug
    sytė e tu do tė zbrazen dritės sė ditės
    njėsoj si gjinkallat qė befasisht, tė gjitha bashkė, heshtin.

Tema tė Ngjashme

  1. A e dini se Ferid Murati eshte nobelisti i dyte shqiptar?
    Nga babadimri nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 22-06-2010, 10:04
  2. Giorgo Margeriti apo Gjergj Margėllėēi apo Giorgos Margaritis
    Nga Spleen1 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2009, 13:33
  3. Nobelisti Heminguej ka vrare 122 rober gjermane te luftes.
    Nga DYDRINAS nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 15:10
  4. Harold Pinter, Nobelisti i Letersise per 2005-en
    Nga [xeni] nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-10-2005, 13:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •