Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    just passing by Maska e art groupie
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Postime
    14

    Ngjyrat e dashurisë për ty

    ..............................

    Shoh sytë e tu dhe
    veten shoh,
    ty të shoh.

    Shoh sytë e tu dhe
    botën kaq qartë shoh me ta,
    edhe pse ndonjëherë s'shoh dot ku mbaroj unë e ku fillon ti.

    Shoh sytë e tu që
    ngjajnë me dy puse, te zinj e të thellë
    dhe pasqyrimin tim shoh... ujë jete.

    Shoh sytë e tu dhe
    bukurinë shoh,
    forcën shoh.

    Devotshmërine time shoh.
    Ty të shoh,
    veten shoh.

  2. #2
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    vetem fjala "devotshmeri " mu duk e re ne kete poezi!
    Dhe si per dreq kjo fjale"devotshmeri" vetem ne fjalorin poetik eshte e tepert, e lodhshme, prozaike, (politike) .
    C'te them? Folja "shoh" e sterperseritur...( nuk e justifikon mjeti "persiatje")
    Lidheza "dhe" e panevojshme ..........

    art gruopie, mirserdhe!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. #3
    just passing by Maska e art groupie
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Postime
    14
    Po mire macja blu, mire se ju gjeta.......

    Do kesh qene pa pune qe ke mare mundimin te komentosh nje poezi e cila s'te ka lene pershtypje kushedi se cfare. Sidoqofte, thjesht nese lexohem, une ndiej kenaqesi. Sa per perseritjet, ato kane qene te qellimshme, edhe une kam menduar se mund ishin te teperta, por vendimi perfundimtar ishte qe mos i ndryshoja sepse e bejne efektin qe dua me teper keshtu sic jane. Ajo varet se si e kupton secili prej nesh poezine (jo te gjithe e kapin dot njelloj). Shyqyr thuaj, qe s'ke mare rolin e Oprah Winfrey-t ketu ne forum, qe po te thote Oprah ky liber eshte i mire dhe te gjithe turrrrrrr sulen si bageti ta lexojne, e po te thote Oprah eshte i keq, te gjithe s'marrin mundimin. Jo per gje, po do isha bere 'jinxed' pergjithmone ne kete forum ashtu... Edhe per perceptimin tend te "devotshmeri" s'jam dakord, por edhe kjo s'ka rendesi.

    Faleminderit per feedback-un dhe mireseardhjen, art groupie.

  4. #4
    just passing by Maska e art groupie
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Postime
    14
    Humbje ne tym

    Fjalet e paqes u thane,
    heshtja mosperfillese bedenat shkundi...
    Ushtrite s'merren me gumezhitje grash.
    Prijesit edhe perendite nuk i pyesin
    kur eksitimi i sfides
    strumbullar qendron ne mendjen e mashkullit,
    per garen e jetes.

    Era fryu...
    e i hodhi tej kuroret me luledele,
    qe femijet shkujdesshem i kishin lene
    mbi guren e burimit te fshatit.

    Ti,
    varrose fjalet time ne trasten tende te trimit
    e me eren ike.
    Une,
    s'di ne do kthehesh prape tek une,
    tek ne.

    Kalaja epet,
    flamujt rrezohen,
    fshati flakerohet,
    njerez arratisen,
    femra roberohet,
    robinat dhunohen,
    era ende fryn
    e flaket shkrumbuese vec shtohen...

  5. #5
    just passing by Maska e art groupie
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Postime
    14
    Spring dreaming in your absence

    Like smooth music to the ears
    That lifts my soul afloat in my joyful tears

    Like fresh moist spring breeze to the skin
    When by the river we sit, soul-fishin’

    Like a sparrow’s fluttering flight
    When on the grass we’ll make love, with all our might

    Like a beetle’s chirping singing
    In the hole of a mahogany tree, smooching and kissing
    Ndryshuar për herë të fundit nga art groupie : 19-05-2004 më 19:21

  6. #6
    just passing by Maska e art groupie
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Postime
    14
    .................................................. .........

    Se s'isha e zonja te te mbyllja ne kafazin tim
    prandaj,
    qe bashke te ngrohnim
    vezet e lumturise..

    Se ti ike krahehapur,
    je zogu im shtegtar
    e une nje pellumbeshe
    me fole mbi tarracen e shtepise.

    Dhe ndoshta, nese kthehesh, ndonje dite diellore
    zemren me tingujt tend plagosma ate mengjes,
    shpirti yt me drite le te me verboje syte,
    se tashme kurre s'do di, i imi do jesh a s'do jesh...

  7. #7
    just passing by Maska e art groupie
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Postime
    14
    Me fal se te desha,
    me fal
    me fal dhe lotet qe i derdha,
    me fal

    me fal qe rashe ne dashuri
    me forcen se si ti dashuroje ate,
    ate tjetren.

    A thua kurre s'pati gje midis nesh
    valle?

    Me fal qe me dhimbte
    thelle ne shpirt,
    me fal edhe qe kam folur
    me shume se c'te pelqen ty te flase nje femer

    Me fal qe kurre s'me besove
    qe cdo gje do kisha bere per ty

    Gjithashtu me fal miku im
    qe tani dhe une ndihem kaq e lumtur,
    per here te pare pas kaq shume kohesh...

    Ehh edhe pse ndjesa s'ka ndonje kuptim ketu,
    sidoqofte...

    A mund ta gjesh ne zemren tende
    te jesh i lumtur per mua,
    te panjohuren dashamirese?

    Lashe dhimbjen te rreshqase jashte meje
    bashke me ty...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2004
    Vendndodhja
    usa atlanta
    Postime
    89
    " me fal se desha" Eshte nje poezi qe me beri ta lexoi sa here. Vertet me pelqeu . suksese. Te lumt , vetem vazhdo

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58

    Duke lexuar ndjenjen tende...

    "art groupie"

    Duhet te dish se cdo perseritje(persiataja eshte tjeter gje), ja ul vlerat poezise(rralle ndodh qe autoruri-ja e perdor me efikasitet),ndaj dhe mendoj se duhet ta perdoresh me pak ose aspak.Pas vargjeve shoh nje ndjenje qe ska dhe aq nevoje per te gjitha ato "falje".Duke te uruar qendrim te gjate ne lumturine tende-Zana.

  10. #10
    just passing by Maska e art groupie
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Postime
    14
    Zana Vizitorit, ju falenderoj per komentet. Une i kam hedhur keto meditime pernjeheresh, ashtu sic me kane erdhur, ketu ne forum. Nqs. shkruaj tjeter here, mendohem dhe per keto qe thoni.


    Gjithashtu falenderoj dhe Darzanen.

  11. #11
    just passing by Maska e art groupie
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Postime
    14

    (prova teknike, te papurifikuara)

    Pse te hapem si nje lule
    kur me keputin,
    per te me dhene vetem pak me teper dite,
    ne vazo me uje te klorinuar e aspirine.



    Pse te zgjatem si nje lume
    e te rrjedh maleve, kthinave, kodrave,
    deri tek njerezit e qyteteve
    me deshiren e mire t’ju lag ballin e t’ju njom epshin
    gjate neteve te pagjuma verore
    kur trupat ju perpeliten ne ekstaze.

    Ata do te me ndotin me helmet e tyre urbane,
    sidoqofte...



    Pse te behem diell e hene bashke
    e te jap energji, drite, ngrohtesi, romance,
    atje ku njeriu shfrytezon e i grabit natyres
    gjelbersite pyjore te saj.
    Vetem pak kohe druri do perdoret
    e pas pak do digjet me mbeturinat e tjera plastike
    te bllokoje mushkerite e qiellit
    me tymin-hakmarrje,
    helmin origjinal te zemerimit blerosh,
    mesazh i nxirosur nga zemra e pyllit qe s’eshte me.



    Dhe pse te behem kanarine e te kendoj kenge gazi
    kur me fusin ne kafaz derisa te kendoj kenge vaji,
    derisa nuk kendoj me...
    Shoh nga dritarja e nje dhome me suva te rrezuar
    tufen e patave qe fluturojne qiejve
    dhe tragjikisht mes kaltersive me flatra shkruajne “V”

    Eshte Vdekja qe po vjen... paqendrueshmeria,
    konsumi, shfrytezimi, ndryshimi, fundi, harrimi...
    qe sikur drejtohet prej nje dore engjelli mistik
    ne qiej mbi kokat e botes, i ftuar nga shtegtimi.



    Nevoje, nevoje, nevoje...
    Nevoje dhe shfrytezim.
    Mireqenie.
    I forti do mare dhe i dobeti do jape,
    derisa dikujt kockat t’i treten ne mjerim.



    Derisa zoterise t’i jene nginjur te gjitha epshet
    dhe kordelat e bardhe, te pafajshem, te vajzerise njomzake
    nje nate te flene mbi gjoksin e tij deri ne agim,
    shpatulla mekanike, te forta gur,
    qe si nje thyerrese arrash me nje levizje... krrak!
    Dhe zemra e qumesht te nesermen thyhet ne gllaberim.

  12. #12
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Shume e bukur kjo e fundit,kompl.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  13. #13
    just passing by Maska e art groupie
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Postime
    14
    Faleminderit per fjalet e mira Blue sky.

  14. #14
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Toke ezmere, oaz blu...

    Prekjen e syve te tu mbi lekure ndjej
    irisi i tyre, per mua nje oaz jete blu,
    ndricim i bardhe, rrezatim melodie
    per veshet e shpirtit te tretur per uje.

    Lekura jote, nje toke ezmere
    e gjere, pjellore, si tek Mesdheu yne tutje tej,
    ti me jep ndjenjen, qe me te dore per dore
    dheut t'i eksploroj cdo plis, cdo reliev...

    Embel me fton, tinezisht me shikim magjepes,
    prane meje kerkon te jesh gjithe kohes amour
    se dielli po nxeh dheun e toke-shkretes
    qe mbi te bute, embel, ngrohte, te shtrihem une.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  15. #15
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Te vij,
    e te vdes,
    e te qesh,
    e te therres,
    e te cirrem si e marre...

    Se ne bashke kurre s’qeme
    E kurre s’jemi ndare...

    E c'pati kjo zemra ime
    qe larg teje nuk rri dot?

    A thua e njohem njeri-tjetrin
    me perpara, gjate nje jete tjeter?

    A beson ne Zot?
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •