Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Vendndodhja
    Prapa diellit
    Postime
    24
    Te gjithe diskutojne plot sherr e emocion dhe askush nuk jep qofte edhe nje arsye racionale se cfare te keqe ka qe gruaja e kryeministrit te jete "Zonja e pare" nqs presidenti eshte i ve.

    O zot i madh, te gjithe duan te vrasin e te qerojne nga dheu tjetrin, por askush nuk di te jape nje alternative qofte edhe minimalisht me te mire se Nano. Askush nuk del te thote se ky apo ai do ta zgjidhte kete apo ate problem me mire, vetem duan hakmarrje dhe larje hesapesh si ne mesjete. Kanun hesape cfare pret.

    Pse i djeg kaq shume shqiptareve per kete punen e Zonjes se Pare. Ceshte ky inat kaq qorr dhe idiot kur dihet fare mire se Xhoi nuk do jete tere jeten "Zonja e pare". Si ka mundesi qe shqiptaret te sillen si nje tufe femrash te keqija dhe te mbajne neper goje ne menyren me te paskrupullt jeten personale, gruan apo familjen e kujtdo figure qofte. Ku qendron dinjiteti ketu?? Nqs keni dicka kunder Nanos sulmojeni ne ate c'ka ai ben keq ne detyren e tij si kryeminister. Jeta private e tij apo karakteri i Nanos, sado i degjeneruar qofte, nuk i hyn ne pune askujt. Gezimi i statusit si ZOnja e Pare nga Xhoi as i ngriti dhe as i uli shpenzimet e shtetit shqiptar, as i beri favore marramendese ndokujt dhe as ka ndonje impakt te cfaredolloj forme mbi shoqerine shqiptare.

    Nqs diskutoni per problemin e statusit te Zonjes se Pare jepni nje mendim se pse dhe ku qendron hataja e rregullit te ri qe miratoi qeveria, sidomos po te merret parasysh se ky rregull aplikon ne dhjetra vende. Por shterpesia e racionalitetit i ben shume ketu qe te merren me llafe si gra te liga, burra qe marrin neper goje femra apo nderin e tyre sado i perdale qofte, meshkuj thashethemaxhinj, eunuke e te pafuqishem per asgje tjeter vecse te shajne si femra, qe kthehen ne qenie pa dinjitet dhe te parespektushem, ......... te peshtire.

    Shume nga ju jetojne edhe jashte pale. Kaq vite ne mes te civilizimit nuk mesuat valle dy norma elementare te mendimit racional dhe te civilizuar? Nuk mesuat se lufta politike eshte lufte vlerash dhe jo lloqesh dhe llomotitjesh apo mallkimesh personale. Perse nuk iu shikon qofte edhe nje here ju te diskutoni apo te jepni mendim per nje vlere, arritje, sukses, perpjekje qofte edhe te deshtuar. Pse nuk jepni mendim per TEC-in, Aeroportin, Rruget, projektet e naftesjellesit apo problemeve te tilla qe kane ne qender te tyre Nanon dhe qe vertet na interesojne te gjitheve, por llapni per gruan apo famijlen e tij ne menyren me te peshtire. Te kujtoni ato plakat e liga tek filmi "Perralle nga e Kaluara". Iaaak.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mazllemi : 22-05-2004 mė 00:03

  2. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    "MJAFT", 15 hirushe nė garė pėr "First Lady"

    Nga gazeta TemA



    "Mjaft" ka organizuar dje njė protestė-shoė para kryeministrisė me moton "Dua dhe unė First Lady". Tė rinjtė ironizuan vendimin e kabinetit qeveritar qė emėrtoi "Zonjė tė Parė", Xhoana Nanon

    15 nuse provuan njė kėpucė qė kishte mbishkrimin "protokolli".

    "MJAFT", 15 hirushe nė garė pėr "First Lady"

    "Jemi vajza nga tė gjitha vendet e botės. Kemi marrė vesh qė nė Shqipėri ėshtė e lehtė tė bėhesh First Lady, mjafton tė ndryshojnė procedurat dhe ligjet. Krerėt e shtetit shqiptar ndryshojnė ligjet vetėm pėr tė kėnaqur egot e tyre personale. Kjo ėshtė pjesa qesharake e protestės sonė simbolike. Pjesa tragjike, ėshtė se krerėt e shtetit shqiptar mendojnė pėr tė zgjedhur First Lady-n, ndėrkohė qė ka qindra probleme tė tjera mė tė rėndėsishme pėr t'u zgjidhur", tha Marinela Lika, aktiviste e "Mjaft"



    Alida Beqiri

    Lėvizja "Mjaft" ka organizuar dje njė protestė-show

    para kryeministrisė me moton "Dua dhe unė First Lady". Tė rinjtė e "Mjaft", tė njohur pėr mėnyrat e veēanta tė protestave tė tyre, kėtė radhė zhvilluan njė dasmė, protagonistet e sė cilės ishin 15 vajza tė veshura me fustane tė bardha. Nuset uleshin me radhė nė njė kolltuk dhe provonin njė kėpucė qė kishte mbishkrimin "protokolli". Nėse ajo do t'u hynte lehtėsisht nė kėmbė, atėherė do tė bėheshin "First Lady". Kėshtu, 15 hirushe tė shekullit tė 21-tė, provuan dje fatin e tyre nė trotuarin para godinės sė kryeministrisė nė Tiranė. Protesta-shoė u zhvillua nė prani tė dhjetėra forcave tė policisė dhe kalimtarėve, tė cilėt ndalonin pėr tė marrė vesh se ē'nėnkuptonin kėngėt tiranse tė dasmave dhe nuset qė pozonin para kamerave dhe aparatėve fotografikė.

    "Ne jemi vajza nga tė gjitha vendet e botės. Kemi marrė vesh qė nė Shqipėri ėshtė e lehtė tė bėhesh First Lady, mjafton tė ndryshojnė procedurat dhe ligjet. Krerėt e shtetit shqiptar ndryshojnė ligjet vetėm pėr tė kėnaqur egot e tyre personale. Kjo ėshtė pjesa qesharake e protestės sonė simbolike. Pjesa tragjike, ėshtė se krerėt e shtetit shqiptar mendojnė pėr tė zgjedhur First Lady-n, ndėrkohė qė ka qindra probleme tė tjera mė tė rėndėsishme pėr t'u zgjidhur", tha Marinela Lika, aktiviste e "Mjaft". Pak metra nė tutje, Silvi Bavelard, njė vajzė qė vjen nga Hollanda mbante nė dorė njė tabelė ku shkruhej "Mami, I can be First Lady in Albania".

    Silvi qė flet gjysmė anglisht dhe gjysmė shqip thotė: "Dua tė bėhem First Lady. Nė Shqipėri ėshtė shumė e lehtė. Pėrse tė mos bėhem edhe unė?"

    Protesta e "Mjaft" zgjati rret 45 minuta dhe gjatė gjithė kohės u shoqėrua me kėngė dasme. Kjo protestė e "Mjaft", kundėrshtoi me sarkazėm vendimin e kabinetit qeveritar pėr t'i dhėnė titullin "First Lady", bashkėshortes sė kryeministrit Xhoana Nano.



    Ceremoniali, i ndalon Xhoit emėrtimin "Zonjė e parė"

    Ceremoniali zyrtar i Republikės sė Shqipėrisė ia ndalon bashkėshortes sė kryeministrit emėrtimin 'Zonja e parė". Kėshtu pėrcaktohet nė njė variant tė paraqitur nė vitin 2003 nga Ministria e Jashtme, e cila ka parashikuar tė gjitha procedurat e protokollit dhe ceremonitė zyrtare nė Shqipėri. "Nėse presidenti i Republikės ėshtė i pamartuar ose i ve, bashkėshortja e kryeministrit fiton tė gjitha privilegjet e zonjės sė parė tė vendit deri nė ndryshimin e statusit familjar tė presidentit, por emėrtimi i saj zyrtar nuk ėshtė "Zonja e parė", thuhet shprehimisht nė pikėn 7.2 tė kapitullit qė flitet pėr kryeministrin. Sipas kėsaj llogjike, bashkėshortja e kryeministrit ėshtė personalitet publik dhe ka tė drejtė tė japė pritje dhe tė organizojė aktivitete tė ndryshme shoqėrore, humanitare si dhe me trupin diplomatik. Edhe pse ajo nuk mund tė emėrtohet nė asnjė rast 'Zonja e Parė" si bashkėshorte e kryeministrit, gjithkush i drejtohet me znj(vijon mbiemri).

    Gjithnjė, sipas njė pike tjetėr tė protokollit dhe variantit qė paraqet Ministria e Jashtme e Shqipėrisė, nėse presidenti ėshtė i ve, asnjė nga familjarėt e tij nuk mund ta pėrfaqėsojė apo tė luajė rolin e zonjės sė parė nė ceremoinitė zyrtare. Presidenti paraqitet i pashoqėruar. Vetėm nė rastet kur udhėton jashtė shtetit ose kryeqytetit, Presidenti i Republikės mund tė shoqėrohet nga ndonjė person tjetėr sipas dėshirės, por jo nė rangun e Zonjės sė Parė.



    Parrullat

    Zonjė e parė, Zonjė e dytė, cila jam unė?

    Dua dhe unė First Lady

    Tosi, Give me Hope

    Hirushja, Borėbardha, Princeshė Fiona. Po unė ku jam?

    Ē'ka Laura mė shumė se unė?

    Mami, I can be First Lady in Albania

    Po tė mė bėjė kėpuca, a do tė bėhem First Lady?





    He me ia lumsha cupkave. Sic mund te shihet edhe ne foton e meposhtme, perzgjedhja do te jete me te vertete e veshtire. "First Lady" do te perballet me konkurrence te forte nga rradhet e brezave me te rinj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #13
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    o zot sa qenke lodhur duke verifikuar sepse ky Nanoja xhobani jone qenka aq positive per ket shqipera....
    Shqiptaret jane te lodhur nga komentet Zoti mesiper...pasi vete gjendja e shqiperise sot..tregon gjithcka...deri ne ate pike saqe kryeministri kerkon qe gruaja e tija te behet Zonja e pare...po ashtu ai eshte shprehur mesiper(nga artikulli qe postova una)qe ajo e don vetem per Buje...epo...ai emerim kerkon pune...se meqene gjith bota ishte bere Zonja/Zoterinj te pare...per buje kush nuk e don more i uruar????plzzz aman se feelemi sick kur mendojme per keto te pa bera qe po ndodhin ejo me te futemi ne thellesira..qe te ben ta shqyesh fare ate fytyre...qe vetem po torturon shqiperine duke filluar nga Greku ne Jug e duke mbaruar nga Dritat ne Shkoder!
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  4. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Zoti Mazllem, kur Scalfaro hypi ne presidence ishte e bija qe bente rrolet e First Lady. Gjithandej keto praktika jane, nuk ka kuptim te shkoj nusja e kryeministit tone modern qe ndjek moden hollivudjane me keto martesa(ne nje kohe qe populli po vdes per buke) te shkoj dhe te behet First Lady per nje kapricio. Eshte nje turp per kombin tone qe do na talli gjith bota.

    Per cfar TEC-esh apo aeroportesh te japim mendime? Per ato qe i zoteron zonja Nano dhe politika e shtrember Greke mbas saj? Per ato do mendime ti? Ashtu i bie te merremi me lloqe, gje qe me sa cduket i pske inat.

    Zonja Xhoi nuk ka me cdem ti bej Shqiperise pervec tja dorezoj zyrtarisht Grekut. Perpara se te na flasesh nonsens do beje mire ti kushtoje vemendje te vecante fjales SERIOZITET dhe pastaj civilizim.

    Cdo te mire
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #15
    Jeta eshte 1 Enderr...... Maska e stalion
    Anėtarėsuar
    10-03-2004
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    74
    Citim Postuar mė parė nga Mazllemi
    Te gjithe diskutojne plot sherr e emocion dhe askush nuk jep qofte edhe nje arsye racionale se cfare te keqe ka qe gruaja e kryeministrit te jete "Zonja e pare" nqs presidenti eshte i ve.

    O zot i madh, te gjithe duan te vrasin e te qerojne nga dheu tjetrin, por askush nuk di te jape nje alternative qofte edhe minimalisht me te mire se Nano. Askush nuk del te thote se ky apo ai do ta zgjidhte kete apo ate problem me mire, vetem duan hakmarrje dhe larje hesapesh si ne mesjete. Kanun hesape cfare pret.

    Pse i djeg kaq shume shqiptareve per kete punen e Zonjes se Pare. Ceshte ky inat kaq qorr dhe idiot kur dihet fare mire se Xhoi nuk do jete tere jeten "Zonja e pare". Si ka mundesi qe shqiptaret te sillen si nje tufe femrash te keqija dhe te mbajne neper goje ne menyren me te paskrupullt jeten personale, gruan apo familjen e kujtdo figure qofte. Ku qendron dinjiteti ketu?? Nqs keni dicka kunder Nanos sulmojeni ne ate c'ka ai ben keq ne detyren e tij si kryeminister. Jeta private e tij apo karakteri i Nanos, sado i degjeneruar qofte, nuk i hyn ne pune askujt. Gezimi i statusit si ZOnja e Pare nga Xhoi as i ngriti dhe as i uli shpenzimet e shtetit shqiptar, as i beri favore marramendese ndokujt dhe as ka ndonje impakt te cfaredolloj forme mbi shoqerine shqiptare.

    Nqs diskutoni per problemin e statusit te Zonjes se Pare jepni nje mendim se pse dhe ku qendron hataja e rregullit te ri qe miratoi qeveria, sidomos po te merret parasysh se ky rregull aplikon ne dhjetra vende. Por shterpesia e racionalitetit i ben shume ketu qe te merren me llafe si gra te liga, burra qe marrin neper goje femra apo nderin e tyre sado i perdale qofte, meshkuj thashethemaxhinj, eunuke e te pafuqishem per asgje tjeter vecse te shajne si femra, qe kthehen ne qenie pa dinjitet dhe te parespektushem, ......... te peshtire.

    Shume nga ju jetojne edhe jashte pale. Kaq vite ne mes te civilizimit nuk mesuat valle dy norma elementare te mendimit racional dhe te civilizuar? Nuk mesuat se lufta politike eshte lufte vlerash dhe jo lloqesh dhe llomotitjesh apo mallkimesh personale. Perse nuk iu shikon qofte edhe nje here ju te diskutoni apo te jepni mendim per nje vlere, arritje, sukses, perpjekje qofte edhe te deshtuar. Pse nuk jepni mendim per TEC-in, Aeroportin, Rruget, projektet e naftesjellesit apo problemeve te tilla qe kane ne qender te tyre Nanon dhe qe vertet na interesojne te gjitheve, por llapni per gruan apo famijlen e tij ne menyren me te peshtire. Te kujtoni ato plakat e liga tek filmi "Perralle nga e Kaluara". Iaaak.
    une dhe ti flasim si mbas qefit sepse ne jemi jasht shtetit,po zotrija jote mos harro se ka familje atje qe nuk kan buk me hanger...dhe zoti nano shkon dhe na blen helikopter privat, dhe ti me ben si nga ato komunistet korruptuar te na flases per mrs xhoi,si asaj ja hapsh vrimen me trapon,sepse kete timin do ta shijonte..

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Marre nga revista Klan

    Nano kunder Moisiut, lufta ne nivel femeror
    Nje vendim i aprovuar nga ministrat pa e ditur. Per te cilin presidenca ka kundershtuar por nuk eshte perfillur. Polemikat e nxitura pas protokollit te ri te shtetit dhe te gjitha arsyet, politike dhe personale qe Nano do ti beje nje dhurate shteterore bashkeshortes.
    Nga Fabian Morava



    Gjithcka ka ndodhur ne fund te prillit. Nje pjese e mire e te gjithe anetareve te kabinetit qeveritar pohojne se nuk dine gje. Skena eshte projektuar si nje veprim gjysem klandestin, i fshehur me nje petk rutinor. Firmosje e nje dokumenti te pa rendesishem procedurial. Ne fakt, dokumenti ne fjale, ishte ai per te cilin ka shperthyer nje debat i zjarrte ne shtypin e perditshem. Behet fjale per Rregulloren e Ceremonialit te Republikes se Shqiperise. Natyrisht kete vendim te ndermjetem rutinor e kane aprovuar te gjithe ministrat. Askush prej tyre nuk eshte perpjekur qe per ok-ejin e tij te kerkonte te shikonte draftin e ndryshuar. Asnjeri prej tyre nuk kishte pse shqetesohej per ceshtje protokollare per te cilat ne fund te fundit gjithnje do te kujdeseshin vartesit e tyre. Por ndryshe nga te paret ata qe e kishin planifikuar te gjithe kete skeme kishin nje ide te qarte ne koke. Anetaret e kabinetit kete fund prilli duhet te aprovonin nje tekst qe nuk duhej ta shikonin. Sepse aty ishte bere nje ndryshim rrenjesor. Kompetencat e zonjes se pare te vendit i ishin hequr gruas qe i kish mbajtur ato per 22 muaj, vajzes se presidentit, Mirela Moisiu, per tiu dhene gruas se kryeministrit Nano. Ne fakt ky eshte vetem shpjegimi i thjeshtezuar i nje dokumenti i cili nuk i parashikon emrat konkrete te te dy grave qe jane ne loje per vendin e Zonjes se pare. Por, ajo eshte njekohesisht edhe arsyeja e vertete se perse protokolli i shtetit vendosi te ndryshonte. Arsyeja e vertete se pse me ane te nje minipuci, te gjithe anetareve te kabinetit iu kerkua firma ne menyre te fshehte. Dhe ne fund te fundit edhe shkaku pse keta te fundit rane viktime duke firmosur per nje dokument per te cilin nuk ishin ne dijeni.

    Ne te vertete jo te gjithe ishin aq te panjohur me ate qe po ndodhte. Qe dy muaj perpara se drafti i Rregullores se Ceremonialit te shtetit te aprovohej specialistet e presidences e kane kundershtuar fort ate. Ne nje leter qe ky institucion i dergonte ne fund te janarit ministrit te jshtem Kastriot Islami, Presidenca nuk binte dakort ne dy pika. Me nje teks te thjeshtezuar presidenca sygjeron qe ne kapitullin Zonja e Pare te dokumentit te theksohet se nese presidenti eshte i ve ai mund te beje zyrtarisht te njohur nje nga vajzat e tij si shoqeruese. Madje nuk harrohet te shtohet se gjate vizitave jashte shtetit, njoftohet pala pritese se presidenti ka per shoqeruese zyrtare vajzen e tij. Ne te njejten shkrese selia e kreut te shtetit proteston edhe per nje shkelje kushtetuese. Ne variantin e pare ne kushtetute thuhej se Presidenti eshte perfaqesues i shtetit shqiptar, njesoj si per nje nepunes ministrie apo diplomat. Ndersa per kryeministrin, parashikohej: Kryetar i pushtetit ekzekutiv. Fakti se ky sygjerim i dyte u pranua dhe u ndreq ne dokumentin e aprovuar ne Keshillin e Ministrave, ndersa i pari as nuk u muar ne konsiderate, tregon se sa urdheruese ka qene direktiva per te parin. Pra shkurt, rolin e Zonjes se pare qe mungonte duhej ta merrte gruaja e kryeministrit, Xhoana Nano.

    Vendimi ishte marre. Madje ka zera qe pretendojne qe edhe krejt vendimi i ri per protokollin e shtetit eshte marre pikerisht per kete ndryshim. Ata qe pretendojne per kete permendin nje fakt te rendesishem. Vendimi i vjeter i rregullores se ceremonialit RSH daton me 23 maj te vitit 1998. Si per ironi edhe ai mban firmen e Fatos Nanos, qe ne ate kohe ishte kryeminister i nje stili tjeter dhe me nje bashkeshorte tjeter. Protokolli i vjeter, ndoshta pikerisht per keto fakte nuk parashikonte asgje per zonje te pare. Madje ai as nuk e njihte kete koncept. Neper nenet e tij te shumta vetem sa permendeshin grate e tre figurave me te larta te shtetit ne nivel te barabarte. Roli i tyre parashihej vetem ne shoqerimin e homologeve te huaja kembimin me to te dhuratave dhe marrjen pjese ne ceremoni. Ndersa tani ndryshimi eshte radikal. Per here te pare, ne Shqiperi hyn zyrtarisht termi zonje e pare. Te gjitha atributet e saj tani per tani i takojne Xhoana Nanos. E cila sipas rregullores qe sapo ka hyre ne fuqi Fiton te gjitha privilegjet e zonjes se pare te vendit, deri ne ndryshimin e statusit familjar te presidentit. Prej ketej e tutje Xhoana Nano do te kete te drejten ekskluzive te shoqeroje bashkeshortet e personaliteteve te huaja qe vijne ne Shqiperi. Ajo do te kete te drejten zyrtare te organizoje pritje me ambasadore te huaj, pritje me karakter shoqeror e humanitar. Ne nje fare menyre, gruaja e re e kryeministrit edhe deri me tani e ka pasur kete status. Ka shperndare ndihma, ka bere donacione e ka ndihmuar jetime, por tani asaj i takon edhe me ligj nje gje e tille.

    Ndoshta kjo ngjarje, ky konflikt grash ne krye te pushtetit do te kalonte pa u vene re, shtypi i perditshem dhe TV nuk do ta ngrinin me te madhe ne nje vend ku cdo dite ka ushqim me se te bollshem per ta. Por ai perben njekohesisht edhe nje problem politik apo nje testim per te ripare maredheniet reale midis dy institucioneve: Kryeministrise dhe presidences. Ne radhe te dyte ai sherben edhe per te pare marredheniet reale midis kryeministrit e bashkeshortes se vet aq te perfolura nga nje pjese e medias dhe opozita. Ne radhe te trete ai mund te sherbeje edhe si nje test per te veshtruar nje teze jo pak te perhapur per borxhin qe po i kthen Nano ish muzes se tij te tri viteve me pare.

    Sipas te gjitha gjasave dhe jo vetem sepse dy muaj me pare eshte

    kundershtuar nga presidenca, ky incident i ri mund te sherbeje si nje acarim tjeter ne maredheniet mes presidentit dhe kryeministrit. A nuk eshte ky nje akt i paster qe tregon mosperfilljen e qeverise ndaj presidences? A nuk eshte ai shenja me e mire se beteja e nendheshme per me shume kompetenca vazhdon. Me pare, atehere kur presidenti Moisiu nuk kishte marrdhenie te keqija as me liderin e opozites as me ish zv\kryeministrin Meta kjo lufte nentoksore ishte edhe me e forte.

    A nuk i kish mbajtur ai Nanos peng emerimin e kreut te SHISH dhe emrat qe i kishte propozuar per ti pranuar Kujtim Hysenajn vetem ne nentor te 2002-shit. A nuk leshoi ai dy muaj me pas deklaraten proverbiale te qeverisjes se vendit nga avioni. A nuk mbajti ai me janar 2003 nje fjalim kritik perpara parlamentit, ku si arritje e qeverise permendej vetem politika e jashtme ne kohen kur minister ishte Ilir Meta. A nuk qene keshilltaret e Moisiut qe i dhane shtypit edhe nje raport konfidencial te BE qe e fshikullonte qeverine dhe dossien penale te ish drejtorit te doganave te emeruar nga Nano, Ferdinant Papadhima? E me pas ne samitin e NATO-s qe u mbajt ne Tirane ne shkurt 2003 a nuk qene te njejtet keshilltare qe e penguan Nanon qe ne nje moment krize personaliteti kishte dashur te fliste perpara stendes se samitit qe e drejtonte presidenti. Ne fakt te gjitha keto raste sollen koston e tyre politike. Kjo perkon me kohen kur Agron Llakaj e trajtonte si lolo presidentin ne ekranin e televizionit publik. Kur aktivitetet e tij ne kete ekran censurohesin, kur Zeri i Popullit as nuk i pasqyronte ato e kur i deleguari i Nanos, Gramoz Ruci, ne valen e diskutimeve per komisionin anti Rama i permendi Moisiut se ishin socialistet ata qe dispononin 84 vota.Kjo perkon gjithashtu me kohen kur edhe kreret e mazhorances filluan te perdornin dosiet e tyre duke hapur ne nje gazete proqeveritare sakandalet e tre keshilltareve te presidentit, si Arben Ristani, Arian Konomi [te larguar] e Xhevat Hana. E gjithe kjo situate vazhdoi deri me qershor te 2003 kur kryeministri i liroi kreut te shtetit vendin e pare te delegacionit ne samitin e Selanikut. Pikerisht kjo date, e shoqeruar me disa emerime ne administrate te njerzve te afert te presidentit, thuhet se ka shenuar edhe fillimin e paqes mes tij dhe Nanos. Pikerisht prej kesaj kohe edhe opozita filloi ta vere ne shenjester presidentin se u be pale me Nanon gjate krizes qeveritare ku rreagoi si kofini pas te vjeli [Berisha] dhe gjate zgjedhjeve lokale ku nuk u ngrit dot mb palet. Por pavaresisht nga shumellojshmeria e fakteve te mesiperme ato tregojne te njejten gje. Qe kane sherbyer rendom gjerat e vogla ato per me shume pushtet apo rregullim te afermish qe dy figurat me kryesore te vendit te ngrohen apo te ftohen mes tyre. A mund te ndodhe nje gje e tille edhe pas miratimit te fundit te protokollit te shtetit? Po, ne se presidenti eshte ai per te cilin integriteti i figures dhe i familjareve ka rendesi te madhe, sic pretendojne disa. Jo, nese sic kembengulin te tjere, ai eshte kthyer ne nje vegel te Fatos Nanos.

    Por miratimi i protokollit te ndryshuar eshte edhe nje test per te matur rolin politik qe kerkon te luaje gruaja e kryeministrit. Ne kete pikpamje ai megjithese perben nje nonsens qe mund te kthehet ne bumerang duket se eshte nje levizje e menduar qe me pare. Qe ne fillim te mandatit te tij, Fatos Nano, mes te tjerave erdhi edhe me nje risi. Ti jepte nje rol publik gruas se re. Jo sic bente pa kompleks duke e permendur si nje biznesmene te zonjen, por edhe ne jeten shoqerore e politike. Qellimi ishte i qarte. Te gjithe ata qe kishin ne mendien e tyre nje Nano cinik, te ftohte, gjenerues mese dhjete vjecar konfliktesh dhe ish komunist, tani do ta pergjysmonin kete imazh me nje Xhoane te re, te ngrohte, paqesore madje pse jo edhe tejet liberale. Keshtu makina e propagandes u vu ne pune. Xhoi shperndante lodra per femijet jetime. Falte njezet milione per nenen qe lindi pesnjake. Mblidhte ne nje dreke madheshtore per 8 Mars, nenat e femijve te ngujuar, dhe nxitonte ne Paris, ne nje mbremje fisnikesh te dale mode, per te mare nje puthje dore nga Omar Sharif dhe nje dekorate per bamiresite e kryera. Por ketij imazhi qe ajo po perpiqej te ndertonte me shume kujdes per vete dhe karieren politike te bashkeshortit te saj i u kundervune ashper. Per pjesen qe e luftonte ajo qe nje grua e paskrupullt e pameshirshme qellimi i vetem i se ciles ishte pushteti i bashkeshoritit te saj per pasurim te shpejte. Ndoshta per te sfumuar edhe ate pak percepsion qe ka krijuar kjo teori, cifti kryeministror ka kalkuluar levizjen e re. Pra qe Xhoana Nano te marre titullin e zonjes se pare. Te jete me e dukshme. Me prezente ne aktivitetet publike. Te lere tek njerzit pershtypjen mbreselenese te asaj qe shoqeron grate e te medhenjve te kesaj bote qe shkelin ne Shqiperi, te bashkebisedimit e miqesise me to. Te organizoje me shume e zyrtarisht takime nga ato qe prekin zemrat e jetimeve duke i thene se ajo me mire se kushdo e di se cdo te thote te rritesh e vetme dhe nga ato kur i ben nenat me fatkeqesi te perloten si ajo. Basti eshte vene. Mbetet te shikohet rezultati i tij, ashtu sikurse mbetet te shikohet edhe hipoteza tjeter. Nese e gjithe kjo eshte bere si nje kundershperblim i Fatos Nanos per bashkeshorten. Sipas shumekujt qe ajo qe i dha kryeministrit aktual, jo vetem floket e lyera, shikimin pa syze, fytyren e lemuar nga trajtimi, rrudhat e mpakura, por njekohesisht edhe forcen energjine e grinten per te dale nga humnera politike ku kish rene. Qe prej njohjes se Xhoit, Fatos Nano nxori ne pah te tjera vlera, me shume ambicie per miqenie e pushtet. Pas njohjes me te ai filloi katarsisin. Vuri objektivin per tu bere kreu i shtetit e me pas kryeminister. Ndoshta tani ka ardhur koha ta shperbleje katalizatorin e tij. Jo vetem me te ardhura. Jo vetem me luks. Por edhe me nje pozicion publik qe ia aprovoi keshilli i ministrave. Si dhe fatkeqesia e presidentit qe te jete i ve.




    Mirela Moisiu, e bija e Presidentit Moisiu dhe djathtas Xhoana Nano e bashkeshortja e kryeministrit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    IRONIA ME XHOIN CON "MJAFT" NE HETIM

    Ironizuan Zonjen e Pare te vendit dhe tashme u duhet te perballen me prokurorine per tubim te paligjshem. Erion Velia dhe Ardian Mazniku, drejtues te "Mjaft!", nga dita e djeshme gjenden perballe organit te akuzes. Levizja "MJAFT!" vetem pak dite me pare, organizoi para kryeministrise nje manifestim me vajza te veshura si nuse, te cilat demostronin kunder veprimeve te kryeministrit per te shpallur bashkeshorten e tij, Zonje te Pare. Prokuroria e Tiranes beri te ditur dje se ka mberritur nje kallzim penal per dy drejtuesit e "MJAFT!"-it. Kallzimi eshte bere nga Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane, referuar procesverbalit te komisariatit numer 1 ne Tirane. Erion Velia dhe Ardian Mazniku akuzohen "per organizim dhe pjesemarrje ne grumbullime dhe manifestime te paligjshme". Shkak per kete ka qene protesta e 22 majit per zgjedhjen e "Zonjes se Pare" shqiptare. Sipas sqarimit zyrtar, autoritetet e policise i kishin dhene leje organizates "MJAFT" per te protestuar perpara godines se kryeministrise, mirepo protesa ka filluar te zhvillohet qe nga hotel "Rogner". "Kete veper e parashikon neni 262 i Kodit Penal shqiptar", thote njoftimi zyrtar.

    Cfare ndodhi me 22 maj

    15 vajza nga e gjithe bota kerkuan me sarkazem te behen Zonja e Pare e Shqiperise. Te veshura si nuse, para kryeministrise provuan "kepucen e Hirushes", per te zbuluar aftesite e vetvetes, nese i gezojne apo jo cilesite dhe atributet per te qene nje "First Lady" shqiptare. Kjo parodi ishte produkt i nje menyre te vecante te organizimit te protestes, qe levizja qytetare "MJAFT!", ideoi per te kundershtuar protokollin e shtetit, miratuar se fundmi nga qeveria, qe i njeh bashkeshortes se kreut te ekzekutivit statusin e Gruas se Pare te vendit. "Mjafton te gjej dike, qe te kete pushtet te ndryshoje ligjet dhe qe une te behem shume shpejt Zonje e Pare, ndaj ju lutem me ndihmoni",- u shpreh Silva Bavelar, nje vajze e re nga Hollanda, e cila kishte ardhur enkas ne Shqiperi per te mbeshtetur kete tubim. Nen nje atmosfere komike, sheshi para kryeministrise u shnderrua per rreth 30 minuta ne nje tribune parodie ku ironia u gershetua me elementet humoristike, fale te cilave kjo levizje qytetare arriti te jape nje mesazh te qarte e publik per shefin e qverise, e konkretisht per vendimin qe njeh gruan e ketij te fundit si "First Lady" te shqiptareve.

    Te 15 vajzat provuan me radhe te ulen ne nje stol te improvizuar per te veshur secila nje cizme ku lexohej vetem fjala PROTOKOLL.


    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #18
    ▒[JuL]▒ Maska e Macho
    Anėtarėsuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Me Shpirt ne TIRANE
    Postime
    322
    Ore eshte thjeshte llogjike nuk ka nevoje per ligje. Derisa presidenti eshte "zoteria i pare" normalisht zonja e pare duhet te kete nje fare lidhje me kete njeri. Eshte absurde te diskutohet dicka e tille. Eshte ulje ndaj presidentit tone dhe si pasoje edhe e kombit tone. Nuk eshte i denje ai njeri te qendroje ne nje post qe ska per ta merituar ndonje here.

    Nje here e nje kohe e pyeten Xhoanen: "Ku u njohet me Zotin Fatos????"

    U pergjigj "zonja e rreme": "Ne ambjente miqsh te perbashket."

    Pse nuk e tregoj se sa e ndershme ishte ajo grua??? Pse nuk tregoi te verteten qe tre cereku i Shqiperise e di.

    Se meriton ai njeri qe prish familje. Grua me djalin 8 vjec dhe qe kishte muaj pa e pare sepse bridhte me kryeministrin tone te flliqur. Grua qe as babain se ka njohur ndonje here. Cfare do te shkruajne ne atesine e saj kur te na perfaqesoj ne jashte????

    Macho
    ஐ███▓▒ -=][.. _| |_| |_ | ..][=- ▒▓███ஐ

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •