Historia e dhimbshme e jetės sė disidentes sė burgosur e internuar nga diktatura. Komunizmi nuk mundi tė varrosė veprėn e saj tė shquar
Gjyqi qė i bėri diktatura
Musine Kokalari nuk do tė stepej pėrpara xhelatėve tė saj komunistė, mė
shumė se njė gjysmė shekulli mė parė. Thėniet e saj ishin akuza e njė
shpirti tė pamposhtur rilindės qė sfidonte vdekjen. Unė s“jam fajtore.
S“jam komuniste dhe ky s“mund tė quhet faj. Ju fituat nė zgjedhje, por nė
burg nuk duhet tė jem . Unė jam nxėnėse e Sami Frashėrit. Me mua ju doni
tė dėnoni Rilindjen. Pas kėtyre fjalėve, ajo nuk mund t“i shpėtonte
dėnimit barbar tė sitemit tė Enver Hoxhės, edhe pse ky i fundit e njihte
mirė familjen intelektuale dhe patriotike tė Kokalarėve nga Gjirokastra.
Madje, Hoxha kishte lidhje gjaku me Musinenė, por ai nuk e kurseu as atė,
pasi kishte pushkatuar pa gjyq dy vėllezėrit e saj, nė nėntor tė vitit
1944. Sistemi i kaluar kishte dhe njė inat tjetėr me Musinenė. Fakti qė
ajo kishte krijuar sė bashku me Skėnder Muēon, Partinė Socialdemokrate, nė
vitin 1943, nuk mund tė anashkalohej nga sistemi njėparti i Enverit. Me
xhelozi njerėzit e kėtij tė fundit shikonin edhe nxjerrjen e gazetės Zėri
i Lirisė, organi i PSD, realizuar me kontributin e Musinesė, Skėnder Muēos dhe Osman Kazazit.
Grupimi opozitar kryesohej nga Musine Kokalari
Pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur Shqipėria po vihej nėn diktaturė, si
kundėrveprim i kėsaj tė fundit u themelua mė 6 nėntor tė vitit 1946. nė
Tiranė, grupimi i parė opozitar antikomunist Bashkimi Demokratik
Shqiptar, njė aleancė e Partisė Socialdemokrate, kryesuar nga Musine
Kokalari, me Frontin e Rezistencės, drejtuar nga Sami Qeribashi dhe me
Grupin Monarkist, tė drejtuar nga Qenam Dibra. Pra, Musineja u bashkua me
disidentėt e tjerė tė opozitės, e cila, sipas ideve tė saj, do tė ishte
ilegale dhe do tė luftonte me mjete demokratike pėr njė Shqipėri ndryshe.
Ajo nuk mund tė pranonte diktaturė, ndaj dhe i shfaqi hapur bindjet
politike, por nė tė njėjtėn kohė dhe diktatura nuk mund ta pranonte
Musinenė ndaj e goditi pėr vdekje. Nė hetuesi dhe nė gjyq, Musine Kokalari
do tė depononte: Mbas Mbledhjes sė Mukjes, kam marrė pjesė nė Ballin
Kombėtar si socialdemokrate dhe kam qenė pėrgjegjėse e gazetės `Zėri i
Lirisė`, nė tė cilėn kam botuar artikuj ku flitet pėr ēėshtjen e Kosovės
nė bazė tė Kartės sė Atlantikut . Kriteri pėr tė luftuar ishte jo pėr
qėllimin e pėrfitimit tė disa klikave, por pėr demokratizimin e vendit.
Musineja, njė intelektuale e kompletuar e tipit perėndimor, mendonte
ndryshe nga Enver Hoxha, i cili e ndjente rrezikun e intelektualėve,
sidomos atyre opozitarė, ndaj i vrau, burgosi i internoi, i persekutoi, i
bloi ata nė luftėn e pėrbindshme tė klasave. Kėshtu bėri edhe me Musinenė,
pasi ajo nuk u bė kurrė komuniste dhe vegėl e Enver Hoxhės. Asaj iu bė
thirrje qė tė futej nė Partinė Komuniste, por ajo nuk pranoi tė ishte
anėtare e njė partie, qė drejtohej nga serbėt dhe e futi Shqipėrinė nė
diktaturėn mė tė egėr e mė tė pėrgjakshme tė historisė sė saj. Musine
Kokalari ishte e dashur, e butė, e ditur, e zgjuar dinjitoze dhe me
karakter tė fortė, nė kundėrshtim me antinjerėzoren e njeriut tė
programuar, tė njeriut tė ri qė ushqehej me luftė dhe urrejtje, ateist,
pa personalitet qė zhbiron tė tjerėt, konformist e servil, formatuar i varur dhe i nėnshtruar.
Ēastet e fundit tė jetės
Nė dorėshkrimin Mbi jetėn time, Musineja shkruan: Komunistėt mė
varrosėn pėr sė gjalli, se nuk iu kėrkova falje nė gjyq pėr aktivitetin
tim. Dhe pse do tė kėrkoja falje? . Unė s“jam fajtore . Nė njė seancė
gjyqi, ndėrsa dikush thirri se ajo duhet tė dėnohej me vdekje nė litar,
dhe kryetari Frederik Nosi, e pyeti se a e dėgjonte atė qė kėrkonte
populli, Musineja me qetėsi iu pėrgjigj: Nesėr kėtė do tė thonė edhe pėr
ju. Musineja nuk pranoi avokat, ajo bėri njė apologji tė shkėlqyer qė e
jep qartė edhe nė qėndrimin e saj prej politikaneje demokrate, konsekuente
dhe e papėrlyer. Gjyqi komunist e dėnoi me 20 vjet heqje lirie, me hubjen
e tė gjitha tė drejtave civile dhe kunfiskim tė pasurisė. Pasi kreu 16
vjet nga dėnimi i saj, Musinenė e internuan nė Rrėshen, ku pėr 22 vjet
punoi nė bujqėsi dhe ndėrtim, si punėtore llaēi, e pėrgjuar ditė e natė
nga Sigurimi i Shtetit. Pas punės, ajo shėtiste vetėm, por dhe shkonte nė
vendin e saj tė preferuar, bibliotekėn e qytetit, ku gjente miqtė e saj tė
vėrtetė, librat. E dėrmuar nga vuajtjet dhe e raskapitur nga punėt e
rėnda, Musineja u sėmur nga kanceri. Ē“fat tragjik, shkruan ajo. Mė doli
edhe sėmundja kundėr. Tė paktėn tė kisha pak qetėsi nė vitet e fundit tė
jetės sime. E shtruar nė spitalin onkologjik, ajo shkruan: Kėtu kuptova
njė gjė. Pėr mua jo vetėm qė nuk interesohen, por kanė qejf tė mė
zvarritin. Dhe vetė kontrollet e kėtyre muajve s“kanė gjė tjetėr veēse
fjalė tė kota. Sipas rregullave, unė duhet tė isha operuar kėtu e gjashtė
muaj mė parė. Ē“do tė ngjasė?. Duke iu referuar epilogut, diēka nga
pėrvoja e saj: Njoha kulturėn demokratike, njoha tragjedinė e pėrmbysjeve
tė mėdha revolucionare. Njoha njė gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22
vjet internim me pėrplasje andej-kėndej. Njoha punėn e punėtorit me normė
individe, njoha punėn e krahut me normė kolektive nė bujqėsi e ndėrtim.
Njoha vetminė e vetėkėrkuar, shoqėrinė e rastit nė burg dhe gjithė
ndryshimet qė pasojnė nga ky tėrmet i pandėrprerė pėr tė konsoliduar
diktaturėn e proletariatit. Nganjėherė them me vete se nuk fitova gjė qė
mbeta gjallė. Kam 38 vjet qė nuk e di ē“domethėnė familje. Ndoshta do tė
ishte mirė tė kisha mbyllur sytė njėherė e pėrgjithmonė. Kėshtu merrnin
fund edhe vuajtjet, me gjithė gjendjen tragjike. Kjo do tė ishte njė gjė
shumė e mirė. Nėse vdes, nė valixhen e vogėl kam disa sende me vlerė
etnografike pėr Muzeun e Gjirokastrės. Ato pak kursime dhe gjithēka tjetėr
le tė hyjė nė fondin e shtypit qė duhet tė krijohet pėr punėtorin e
krahut, i cili ėshtė i domosdoshėm, qė tė demokratizohet puna e krahut dhe
tė kultivohet punėtori i thjeshtė. Falė ditėve qė erdhėn u mundėsua tė
thuhet e vėrteta pėr personalitete tė tillė si Musine Kokalari. Diktatura
e burgosi, e internoi, e vdiq, por nuk e varrosi dot. Ajo i mbeti e gjallė
popullit dhe atdheut, si njė dritė e pashuar e kulturės shqiptare, si
flakadan i pėrjetshėm i demokracisė. Nga piedestali ku e vendosi koha, ajo na mėson: Besa, shpresa, dashuria, ato pra na lartėsojnė. Pėrēarja dhe marrėzia na poshtėrojnė dhe na mjerojnė.
Fragmente nga romani i Shefqet Musarajt Para agimit
Ermira Velo (M.Kokalari) kish njė respekt tė madh pėr tė vėllanė dhe
ushqehej vazhdimisht nga idetė e tij. Kur mbaroi shkollėn e mesme, ajo
njihej si njė nga vajzat me prirje pėrparimtare. (V 1, faqe 18)
Ermira Velo ishte e thjeshtė, e dashur, e afruar me ēdo njeri dhe nuk
bėnte kurrė dallim midis njerėzve me pozitė dhe atyre qė nuk kishin as
strehė ku tė futnin kokėn. Prekej pa masė nga vuajtjet e tė tjerėve dhe
nuk kursehej t“i ndihmonte me ē“t“i kish dora. (V 1, faqe 20)
Ajo kishte lexuar Ana Karenina qė ishte pėrkthyer nė shqip.
Ringjalljen e kishte lexuar nė italisht, e cila e kishte bėrė pėr vete.
Mė vonė me rekomandimin e vėllait kish lexuar po italisht disa vepra tė
Niēes. Edhe ato e kishin tėrhequr shumė dhe sidomos ideja e filozofit
gjerman rreth mbinjeriut . Kish lexuar edhe Nėnėn e Gorkit, por nuk i
kish pėlqyer, duke thėnė se s“janė tė pėrshtatshme pėr ne ato gjėra. (V 1, faqe 21)
Dhe qe njė gėzim I madh pėr tė kur pa tė botuar nė njė revistė shkrimin e
saj tė _are . Kėshtu qė shkrimi kish dalė me tė vėrtetė njė xhevahir I
vogėl letrar, siē e gjykuan shumė nga tė njohurit e saj. (V 1, faqe 21)
Mbi tė gjitha, Ermirėn e entuziazmonte njė fakt tjetėr, qė provonte se
shtėpia e saj kish pėr tė qėndruar gjithmonė njė fole patriotizmi. Kish
filluar tė vinte dendur pėr vizitė Mit“hat bej Frashėri, njeriu qė nuk
ėshtė komprometuar asnjė majė thoi gjatė regjimit tė Zogut dhe qė ka njė
urrejtje tė tmerrshme pėr italianėt. (V 1, faqe 67)
tradita patriotike - Musineja dhe familja e saj nė letėrsinė shqipe
Familja Kokalari, nė tė cilėn u rrit dhe u edukua Musineja, kishte gjithė
potencialin ekonomik, kulturor e patriotik qė ajo tė trashėgonte vlera
pozitive pėr formimin e saj intelektual. Falė zgjuarsisė krijuese tė saj,
vullnetit dhe karakterit tė fortė, ajo arrin tė bėhet njė nga studentet mė
cilėsore nė Universitetin e Romės, duke u diplomuar Doktoreshė nė
Letėrsi nė vitin 1941 me temėn Literatura Albanese - Naim Frashėri.
Personalisht nuk e kam njohur Musine Kokalarin, por duke qenė mėsuese
letėrsie nė shkollėn e mesme pėr dekada tė tėra, kam lexuar dhe komentuar
nė mėnyrė tė pėrsosur romanin Para Agimit tė Shefqet Musarajt. Nė
diskutimet midis kolegėve pėr figurat artistike, prof.Nexhat Hakiu mė
kishte thėnė (sigurisht nė mėnyrė tė rezervuar qė komenti nuk do tė
transmetohej mė tutje), se Shefqet Musaraj pėr tė krijuar figurėn e Ermira
Velos nė roman, ėshtė frymėzuar nga veprimtaria e Musine Kokalarit. Janė
faqe tė tėra nė roman qė kanė tė dhėna reale nga jeta e saj, sigurisht
duke lėnė mėnjanė tendencat politike e klasore dhe tė tjera ndryshime, qė
i duheshin autorit pėr tė zhvendosur vėmendjen nga figura historike. E
vėrteta ėshtė se Sh.Musaraj, Musine Kokalari, Nexhat Hakiu, bėnin pjesė nė
plejadėn e shkrimtarėve tė viteve “30-tė, dhe tė tre bashkėpunuan me
Branko Merxhanin (qė nė roman njihet me emrin zoti Bardhi), pėr tė mbajtur
nė kėmbė revistėn Pėrpjekja Shqiptare. Nė qoftė se e shohim me syrin e
sotėm figurėn e Ermira Velos (M.Kokalari), ėshtė vėnė midis dy korifejve
mė tė mėdhenj tė kombit shqiptar. Idhėtar i saj ishte ideologu dhe
nacionalisti demokrat Mit“hat Frashėri dhe pionieri i filozofisė
progresive Branko Merxhani. Tė dy kėta personalitete ishin miq tė familjes
Kokalari. Ajo i adhuronte jo vetėm pėr nivelin kuturor dhe mendjen e
ndritur, por edhe si atdhetarė e njerėz tė pakomprometuar nga regjimi. Nė
familjen Kokalari bėheshin diskutime tė gjata dhe me diversitet mendimesh,
lidhur me fatin e Shqipėrisė nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore. Cila do
tė ishte e ardhmja e kėtij vendi, apo ēfarė rruge do tė zgjidhte
Shqipėria, e tė tjera pyetje si kėto, qė ishin tė lidhura me fatin e
atdheut, e kishin munduar dhe munduan Musinenė gjithė jetėn e saj.
Mjafton tė lexoje nė atė kohė artikullin e famshėm tė Branko Merxhanit
Pse nuk jam marksist, i cili argumentonte ajo dhe deri nė konkluzionin
se Komunizmi ėshtė eksperiment pa tė ardhme, ku bindesh plotėsisht pse
nuk duhej ndjekur ajo rrugė. Pra, Musineja dhe familja e saj me tradita
patriotike, nuk mund tė binin pre e ideve sllavokomuniste, sepse ata
mendonin si ideologu i tyre, Mit“hat Frashėri, pėr ēėshtjen e Shqipėrisė
etnike, veēanėrisht pėr Kosovėn, dhe pėr njė shoqėri demokratike tė tipit
evropian. Vetėm mendimet qė janė diskutuar nė kėtė familje pėr tė mos
qėndruar indiferent ndaj problemit madhor qė shtrohej para atdheut, vlejnė
tė studiohen nė njė kapitull mė vete, sepse kanė vlera pozitive edhe pėr
kohėn tonė sot, qė kemi humbur torruan dhe jemi nė mes tė dilemave tė
mėdha. Nė fushėn e krijimtarisė artistike, nė botimet e para Seē mė thotė
nėnua plakė, Rreth vatrės, Sa u tunt jeta e deri te botimi i fundit
Sikur tė isha njė lule, shkrimtarja e parė shqiptare, Musine Kokalari,
ka trajtuar temėn e mjerimit, duke i parė skicat nga njė vėzhgim i hollė i
realitetit dhe duke i ndjerė me njė psikologji tė thellė. Ideali pėr
barazi shoqėrore i kalonte kufijtė e klasės sė saj, duke mos pasur asnjė
pretendim material pėrpara asaj ideje tė madhe qė donte tė realizonte.
Koha e provoi se Musineja u flijua nė vazhdimsi pėr kėtė ideal, prandaj
ajo pėrsėri do t“u flasė brezave me gjuhėn e heronjve. Tema tjetėr pėr
emancipimin e gruas dhe pjesėmarrjen e saj aktive, ēlirimi nga zakonet e
vjetra, ėshtė trajtuar nė shumė skica tė saj, nė kohėn kur ishte pėr
studime nė Universitetin e Romės dhe kėto mesazhe Musineja i kishte pėr
vajzat shqiptare, qė tė luftonin fanatizmin e tė merrnin rrugėn e
shkollimit, pėr t“u bėrė forca aktive nė progresin shoqėror. Madje, ajo
vetė nuk pranoi tė punonte pas studimeve nė Universitetin e Romės, por
erdhi tė kontribuojė nė vendin e tė parėve tė saj. Ishte vendosmėrisht e
bindur se kontributi i saj i duhej Shqipėrisė. Njė tjetėr temė qė Musineja
trajtoi nė skicat e saj ishte dhe ajo e lirisė sė individit, ku vetė ishte
e lirė tė shkruante dhe tė mbronte haptazi idetė e saj. Musineja ishte e
para nė demonstratat atifashiste dhe nė formimin e Partisė
Socialdemokrate. U pėrpoq shumė pėr daljen e gazetės Zėri i Lirisė dhe
integrimin e PSD nė frontin nacionalēlirimtar. Ėndrra e saj pėr bashkimin
mbarėkombėtar gjeti mbėshtetje tė plotė nga familja e saj; i ati Reshat
Kokalari, gjykatės i njohur, dhe nga vėllezėrit Vesim, Muntaz dhe Hamit,
me profesione, profesor, jurist dhe pėrkthyes. Kėta ishin dhe njėkohėsisht
shokė tė saj, me tė cilėt konsultohej. Nėse pėr njė moment do ta shkėpusim
emrin e Musinesė nga veprat qė kishte botuar, ato do tė futeshin pa frikė
nė tekstet shkollore tė periudhės sė diktaturės, sepse ishin po ato tema
qė kishte trajtuar edhe Migjeni, Nonda Bulka, Mitrush Kuteli etj., por,
Musineja shkruante dhe vepronte pa komplekse, vetėm e vetėm qė t“i
shėrbente kombit dhe kulturės shqiptare. Ajo ishte njė shkrimtare e
talentuar, revolucionare e vendosur nė mbrojtjen e pikėpamjeve tė saj,
intelektuale e shquar, demokrate pėrparimtare, por vetėm komuniste, siē e
kishte pohuar edhe vetė nė gjyq, nuk ishte. Ky ishte i vetmi faj i saj, qė
e vuri dhe nė bankėn e tė akuzuarve. Kur kjo po gjykohej, babai i saj
erdhi nga Italia ku po kurohej. Kur Reshat Kokalari, mori vesh mėnxyrėn,
pushkatimin e dy djemėve tė tij dhe fatin e paditur tė vajzės, nuk duroi
mė, por mbylli sytė pėrgjithmonė. Kėtė fatkeqėsi tė radhės, Musine
Kokalari e mėsoi nė kohėn kur ishte nė burg, ndaj dhe ajo vendosi tė mos
flasė se pasoja do tė binin mbi nėnėn, nuset e vėllezėrve tė pushkatuar
apo dhe fėmijėt e tyre. Pas burgut vjen internimi, qė do tė thoshte
pėrsėri kushte tė vėshtira jete. E vetmja e mirė nė kėtė kohė ishte jeta e
saj pėr pak kohė me nėnėn, e cila vdiq pak mė vonė. Nė Rrėshen, ku e
dėrguan pėr tė kryer internimin, e shanin dhe denigronin, por ajo tė
gjitha kėto i kaloi me qetėsi, pasi e dinte se ata ishin njerėz tė shtyrė
nga tė tjerėt. Musineja nuk pati mundėsi tė krijonte familje, por,
megjithatė, ajo shpresoi qė njė ditė tė kthehej te familja e saj, nipėrit
dhe mbesat, tė shijonte disa vjet ngrohtėsinė familjare, qė prej vitesh e
kishte humbur. Pas burgut dhe internimit njė tjetėr gjė do ta dėnonte mė
rėndė. Kanceri ia mori jetėn pėrfundimisht. Pas viteve “90-tė, Musine
Kokalari ishte ndėr tė parat disidente qė u dekorua me medaljen Martir i
Demokracisė. Me kujdesin e nipit tė saj, Hektor Kokalari, bėher rivarrimi
i saj pranė familjarėve nė Tiranė. Nadje, pėr nder tė Musine Kokalarit,
njė shkollė e kryeqytetit dhe njė fondacion mbajnė emrin e saj. Sot
personaliteti i Musine Kokalarit ėshtė nė piedestalin e nderit, ndonėse
dekorata Nder i Kombit i ėshtė vonuar asaj. Megjithatė, dekoratėn mė tė
lartė Musinesė ia ka dhėnė vetė populli me vlerėsimin, konsideratėn dhe mirėnjohjen qė ka pėr tė.
Jetėshkrimi - Kush ishte Musine Kokalari
U lind mė 10 shkurt tė vitit 1917, nė Adale, tė Turqisė. Nė vitin 1921,
familja e saj kthehet nė Shqipėri dhe vendoset nė Gjirokastėr, ku Musineja
kreu shkollėn fillore. Nėntė vjet mė vonė, familja Kokalari vendoset nė
Tiranė. Nė vitin 1937, Musineja mbaroi shkollėn e mesme Nėna Mbretėreshė
dhe mė pas shkoi pėr studime nė Universitetin e Romės, nė Itali, tė cilin
e mbaroi shkėlqyeshėm nė vitin 1941. Ajo botoi librin e saj tė parė Seē
mė thotė nėna plakė nė vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari
sė bashku dhe me disa shokė tė tjerė formuan Partinė Socialdemokrate. Njė
vit mė vonė, me pėrpjekjen e saj, doli numri i parė i gazetės Zėri i
Lirisė. Nė vitin 1944, botoi librin e saj tė dytė Rreth vatrės, ndėrsa
mė 12 nėntor tė po kėtij viti u pushkatuan pa gjyq vėllezėrit e saj,
Muntaz e Vesim Kokalari. Katėr ditė mė vonė e arrestuan dhe Musinenė, tė
cilėn e mbajtėn 17 ditė nė burg. Nė janar tė vitit 1945, u botua libri i
tretė i Musine Kokalarit Sa u tund jeta. Mė 23 janar tė vitit 1946, ajo
u arrestua pėr sė dyti nga forcat e Mbrojtjes sė Popullit e gjyqi komunist
e dėnoi me 20 vjet heqje lirie. Nė vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e
internuan nė Rrėshen, ku dhe doli nė pension me gjysmė page. Nė vitin
1981, sėmuret nga sėmundja e kancerit, qė dy vjet mė pas do ta largonte
pėrgjithmonė nga jeta. Dhjetė vjet mė vonė, pra nė vitin 1993, Presidenti
i Republikės i dha pas vdekjes medaljen Martir i Demokracisė.
Pertefe Leka , Gazeta Panorama, 30-03-2004
Krijoni Kontakt