Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Asnje nuk flet te tema e kesaj gruaje te madhe,,nder grate me te medha te historise se Shqiperise,por flasin ,per balliste e zogiste e komuniste ,shumica njerez me duar te lyera me gjak.Nderin,nderim nderim per kete njeri te ditur ,shpirtmadh ,e te vuajtur.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    fol ti o medaur..
    kush te ndalon..

    le te flasi ai nipi i musinese qe per hir te emrit te musinese saliu e beri ambasador ne suedi e ai u tregua i pabese..
    tha..o suedi me jep politisk-azyliii se po me ndjek shoku saliii..
    rrenacak burracak mutak.. u tregua legeni..

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    fol ti o medaur..
    kush te ndalon..

    le te flasi ai nipi i musinese qe per hir te emrit te musinese saliu e beri ambasador ne suedi e ai u tregua i pabese..
    tha..o suedi me jep politisk-azyliii se po me ndjek shoku saliii..
    rrenacak burracak mutak.. u tregua legeni..
    Pse me gjithe mend e beri ?? Nuk e dija kte Braro,turp te kete pra
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    e beri o medaur e beri..

    por kjo nuk ja ul vlerat kokolareve.. as musinese jo e jo..
    se ne cdo familje e fis me nam del ndonje bizhdil..

    ske ci ben kesaj..

    po kulmi ishte vjet..

    kur ambasador arvizu..i njohur me dramen e musinese.. interesohet dhe merr pjese ne nje perurim te librit mbi musinene e ne mos gaboj dhe te nje perurimi te shtepis se saj ne gjirokaster.. dhe kanibalo-enveristo fanatiket e gjirokastres shprehin kundershtimin e tyre ndaj nderimit te kesaj gruaje legjende..

    pra ka shum pisa mes nesh si popull..

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,422
    Per te ardhur keq.E paska pas fatin sterre.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    e beri o medaur e beri..

    por kjo nuk ja ul vlerat kokolareve.. as musinese jo e jo..
    se ne cdo familje e fis me nam del ndonje bizhdil..

    ske ci ben kesaj..

    po kulmi ishte vjet..

    kur ambasador arvizu..i njohur me dramen e musinese.. interesohet dhe merr pjese ne nje perurim te librit mbi musinene e ne mos gaboj dhe te nje perurimi te shtepis se saj ne gjirokaster.. dhe kanibalo-enveristo fanatiket e gjirokastres shprehin kundershtimin e tyre ndaj nderimit te kesaj gruaje legjende..

    pra ka shum pisa mes nesh si popull..
    Ca thu mer braro,,po pse u cmenden dhe gjirokastritet ?? Ajo do piedestal jo bust se gra te tilla jane me gishta ne gjithe historine e popullit tone..ajo ka qene aq e madhe sa edhe kundershtaret si psh "shoku " Shefqet Musaraj ne librin Para Agimit ska pas ca te beje po vetem e ka lavderuar per intelligjencen ,miresine,atdhedashurine,karakterin e forte.Si mund te mos e adhuroj nje njeri me 2 pare mend nje grua te tille qe edhe para gjyqit ne nje kohe kur iknin kokat e njerezve si shalqi nuk u perkul aspak,po fare fare.Ec mo u mesum me skandale tani ....e cpune u prishi e madhja Musine atyre haleve ?
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,301
    Postimet nė Bllog
    4

    Pėr: Musine Kokalari

    “Musine Kokalari nuk e humbi kurrė mirėsinė e syve”, mbesa kujton takimet me disidenten

    Emri:  musine-kokalari.jpg

Shikime: 26

Madhėsia:  30.0 KB

    104-vjetori i lindjes sė Musine Kokalarit, ndėr tė parat shkrimtare e politikane gra nė vend, u kujtua nė Muzeun Historik Kombėtar. Figura e gruas qė sfidoi komunizmin pa u thyer, ndonėse kaloi jetėn nė burgje e nė internim vjen mė e plotė pėrmes ditarit.

    Mbesa lexoi nga ditari i Musinesė njė tė shtunė prilli ku nė kryeqytet u vranė 17 veta nga komunistėt. “Hija e vdekjes ndjehet nė qytet” thotė Musineja ndėrsa flet pėr plagė tė hapura teksa pritej liria.
    Te jetėshkrimi i saj nga lindja te letėrsia, vrasja e vėllezėrve, programi i Partise Social Demokrate, memorandumi pėr diplomatėt e huaj nė Tiranė e deri te arrestimi, foli drejtori i Muzeut. Dorian Koēi tha se “Musineja u pėrgjua e u survejua deri nė vdekje”.



    Mė tej, mbesa Linda Kokalari, rrėfeu ndjesinė qė jepte takimi me tė. Linda Kokalari tha se “e kam takuar disa herė qė kur isha fėmijė e derisa shkova 18 vjeēe e ajo ishte nė spital. Disa gjėra nuk i kuptoja, por atė nuk e mbyti e keqja qė e rrethoi. Kishte mirėsi nė sytė e saj”.

    E arrestuar pėr kontaktet me Ballin Kombėtar, si themeluese e Partisė Socialdemokrate dhe si bashkėpunėtore e atyre qė donin tė rrėzonin pushtetin Popullor, Musineja, e kaloi jetėn ne burg dhe mė pas nė internim pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet. E shkolluar nė Romė, Musineja ishte ndėr tė parat femra tė angazhuara nė jetėn publike kundėr komunistėve, duke kėrkuar hapur pluralizmin politik. Do tė shuhej e vetmuar nė Rrėshen pas njė sėmundjeje tė rėndė.

    (BalkanWeb)

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    11,685

    Pėr: Musine Kokalari

    Uran Butka: Njė letėr e panjohur e shkrimtares Musine Kokalari

    (Ese mbi dy shpirtra tė letėrsisė dhe kulturės)

    Qysh nė vitin 1992, si njė brengė pamundėsie tė mėparshme, hulumtova nėpėr arkiva veprat e shkrimet e Musine Kokalarit, gazetėn e saj “Zėri i Lirisė”, dokumentet arkivore mbi fatin e saj tragjik dhe shkrova esenė “Mesazhi i Musine Kokalarit” si edhe njė skenar filmi dokumentar pėr Tė. Meqenėse kėto sprova ishin tė paplota dhe joshteruese, jam marrė nė vazhdimėsi, ēdo herė duke gjetur diēka tė re nė jetėn dhe veprėn e saj, ende te pazbuluar tėrėsisht.

    Nė Arkivin e Shtetit zbulova kėto ditė njė letėr tė panjohur tė Musine Kokalarit drejtuar mikut dhe dijetarit Sotir Kolea.

    Nė arkiv ruhen gjithashtu disa letra tė shkrimtares Musine Kokalari me personalitetet kulturore tė botės shqiptare e tė huaj, qė hedhin dritė mbi personalitetin e saj intelektual tė jashtėzakonshėm pėr atė kohė, procesin e saj krijues, vetėdijėn e shkrimit dhe veprimtarinė e saj jetėsore, kulturore e politike.

    Mė i spikatur ėshtė letėrkėmbimi me Midhat Frashėrin, Aleksandėr Xhuvanin, Sotir Kolenė, Ernest Koliqin, Eqrem Ēabej, Xhuzepe Skiro, Angelo Leoti etj, letėrkėmbim tashmė i botuar.


    Sotir Kolea ishte studiues, leksikograf, autor i njė fjalori disagjuhėsh me bazė shqipen, autor i “Njė tufė proverbash”, publicist dhe botues i gazetės ”L’Albanie” nė vitin 1914 nė Zvicėr, si edhe veprimtar i spikatur i ēėshtjes sonė kombėtare, drejtor i Bibliotekės Kombėtare gjatė viteve 1928-1937. Pas kėsaj kohe, ai u vendos nė Elbasan, qendėr e arsimit dhe e studimeve shqiptare. Pikėrisht atje ia dėrgonte letrat Musineja dhe i kėrkonte gjykin kritik pėr veprat e saj tė para, meqenėse mungonte njė kritikė e vėrtetė, siē shkruante ajo: “Nė Shqipėri nuk gjen kėnaqėsi ose nxitje, se nuk ka njė kritikė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės”.

    Shkrimtarja e parė shqiptare ishte e ndėrgjegjshme pėr udhėn qė kish zėnė, origjinalitetin, por edhe vėshtirėsitė nė drejtimin letrar tė saj dhe botimet, duke u nisur qė nga libri i parė (1944) ”Siē mė thotė nėnua plakė”, ku botėn ajo e vėshron me sytė e mendėsinė nėnos plakė, ndėrsa te libri me pėrralla”Rreth vatrės” (1944), rrėfimi pėrrallor vjen nga gjyshja plakė, por bota kėqyret dhe jepet me syrin dhe mendėsinė e fėmijės edhe pėr fėmijėn. Musineja, siē e pohon edhe vetė, del nga vetja e zbret nė moshėn e fėmijėve, komunikon e dialogon thjeshtė me ta si njė fėmijė, ndryshe nga shumė shkrimtarė tė tjerė qė flasin e shkruajnė sė lartmi nga mosha e pėrvoja e tyre letrare dhe mbeten tė ftohtė e tė huaj.

    Ndonėse disa shkrimtarė tė njohur tė asaj kohe kishin shkelur ne kėtė taban, si Mitrush Kuteli me “Tregime tė moēme shqiptare”, Ali Asllani me “Hanko Halla”, apo Ernest Koliqi me “Hija e maleve” etj., por ndryshe nga ata, vepra e tė cilėve ėshtė mirėfilli letrare, apo ndryshe nga “Pėrrallat” e Sotir Kolesė, qė ishin mirėfilli nga goja e popullit, Musineja ndjek udhėn e vet origjinale, ndėrmjet narativės popullore dhe autorėsisė sė saj letrare.

    “Mendimi im ka qenė qė t’u jap tė vegjėlve njė libėr, qė tė mos i lodhė dhe vehten e tyre tė mos e gjejnė nė njė botė tė huaj. Nė njė botė shqiptare, nė njė vatėr, ku edhe tė mėdhėnjtė tė thonė se vėrtet kėshtu kemi rrojtur. Kur e kam shkruar, nuk kam qenė unė, po njė Musine e vogėl dhe si e tillė- me mendime tė thjeshta dhe gjuhėn pyetje-pėrgjigje…Mė duket qė kam mundur tė hyj nė shpirtin e tė vegjėlve”- pėrsiat Musineja.

    “Po ju dėrgoj “Dasmėn gjirokastrite”, – i shkruante ajo Kolesė nė njė letėr tė mėparshme, – por jo tė gjithė, mbasi ende nuk ka mbaruar. Puna ecėn ngadalė nė shtypshkronjė. U rri nė kokė punėtorėve, por megjithėkėtė ka disa gabime. Tė shohim sesi do ta gjeni ju”…


    Vijimi nė linkun nė vazhdim .

    https://www.gazetaexpress.com/uran-b...sine-kokalari/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 03-04-2021 mė 15:46

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    11,685

    Pėr: Musine Kokalari

    Profili i Musine Kokalarit nė pesė pamje

    Shkruan: Meliza Krasniqi

    (Kontekstualizim)

    Musine Kokalari ishte personalitet mjaft i ndėrliqshėm, e cila, nė jetėn shqiptare, njihet dhe ēmohet si figurė nė as­pekte, dimensione dhe pamje tė ndryshme. Aspekti i parė ėshtė prejardhja familjare. Aspekti i dytė ka tė bėjė me atė intelektual – shkollimin. Aspekti i tretė ėshtė social. Rrafshi i katėrt ėshtė kulturor, pra letėrsia dhe i fundit lidhet me mi­sionin demokratik, pra politik.

    Lexuesi dhe kritika kanė pasur qėndrime tė anshme ndaj figurės sė Musinesės, pasiv ndaj veprės e aktiv ndaj jetės. Ribalansim nuk ka pasur. Lexuesi, njėherėsh kritik, ka trajtuar dhe pėrjetuar situatat dhe ngjarjet jetėsore tė Musi­nesė me entuziazėm, duke mos i bėrė favor aspak diapazonit tė saj letrar. Ēėshtja e madhėshtisė politike pėrballė ēėshtjes sė shkrimit letrar pa nxjerrė nė shesh aspektet e tjera, kanė bėrė qė Musine Kokalari tė njihet, nė radhė tė parė, si njė antikomuniste e burgosur dhe e internuar qė vdiq e vetme nga kanceri i gjirit nė Rrėshen.

    Kjo, tani pėr tani, ėshtė mėnyra e pėrgjithshme e njo­h­jes dhe e diskutimit pėr Musinenė. Pėrkundėr kėsaj, pėr le­xuesin e ardhshėm, themi se Musineja intelektuale e dip­lo­muar nė Romė, me origjinė nga njė familje aristokrate, e dashur dhe e respektuar nga intelektualėt dhe personalitetet e kohės, e dėnuar dhe e persekutuar pėr shkak tė politikės, ka qenė e para shkrimtare grua shqiptare dhe e vetmja deri nė vitet 1960 qė botoi libėr[1].

    Ėshtė e rėndėsishme tė thuhet qė nė fillim tė kėtij ka­pi­tu­lli se duhet bėrė njė dallim kėtu: ky ėshtė njė protret i Musine Kokalarit e jo njė biografi.

    PAMJA E PARĖ: FAMILJA

    Sipas pemės gjenealogjike tė familjes sė Musinesė[2], identifikohet se tė parėt e saj vinin nga fisi i Hoxhajve. Kjo dėshmohet edhe me anė tė letėrnjoftimit tė Musinesė, tė lėshuar nė qershor tė vitit 1925 nėn emrin Muhsine Hoxha Kokalari. Stėrgjyshi i saj, i mbetur jetim, i rritur tek dajat nė Kokalaraj, merr kėtė mbiemėr, i cili ndėrrohet plotėsisht, nga Hoxha nė Kokalari nė vitin 1930.

    Gjyshi i Musinesė, Hamiti i parė, kishte kryer shko­llėn teologjike dhe filozofike nė Turqi dhe ishte kthyer myfti nė Gjirokastėr. Niveli kulturor i tij dhe dashuria pėr dijen bėnė qė tė birin Reshatin ta dėrgojė pėr studime nė Turqi. Nuk ka tė dhėna tė tjera pėr Hamitin e parė.

    Reshat Kokalari (1875 – 1946), babai i Musinesė, kreu studimet nė Universitetin e Stambollit nė fakultetin juridik mė 1905. Aty punon si kryetar gjyqi, caktohet edhe nė disa pozita tė tjera, derisa nė vitin 1920 kthehet me familje nė Gjirokastėr si avokat. Vazhdon po tė njėjtin profesion edhe nė Tiranė deri mė 1942. Fėmijėt e tij ishin Muntazi, Vesimi, Hamiti dhe Musineja[3].

    Padyshim, edhe vėllezėrit Kokalari kishin formim tė mirė gjithashtu. Tė shkolluar nė Turqi e Francė, Muntazi emėrohet mėsues dhe drejtoi shoqėrinė Bashkimi, por pėr­fundon duke punuar noter dhe hap shtėpinė botuese Mesa­gjeritė Shqiptare. Vesimi punon mėsues gjithashtu, hap me kunetėrit librarinė – kartolerinė Venus, punon edhe si pėr­kthyes. Hamiti i diplomuar pėr drejtėsi emėrohet ata­she nė Ministrinė e Jashtme, konsull nė Shkup, por ėshtė edhe autor librash. Ka shkruar Kosova djep i shqiptarizmit nė shqip dhe nė frėngjisht.

    Tė gjitha kėto tregojnė se Musineja u rrit nė fėmijėri dhe nė rini me mėsues tė fortė, qė ushtruan ndikim vendim­tar nė formimin e saj. I ati dhe vėllezėrit, nė njėrėn anė, i mė­sojnė ta adhurojė dijen, librat dhe ndjenjėn pat­riotike, nė anėn tjetėr nėna dhe gjyshja i ngjallin asaj dashurinė pėr gruan, shtėpinė, Gjirokastrėn dhe folklorin.

    Mėmės nė Gjirokastėr, ato familje qė kishin ardhur nga mėrgimi, i thoshin Ane, kėshtu e quante edhe Musi­neja, ndėrsa emrin e kishte Hanushe dhe ishte njė grua e urtė dhe e qetė. Gjyshen e thėrriste nėno, e cila ia kishte mėsuar filli­misht krijimet popullore. Kjo me kohė iu shndėrrua nė pasion, kujtojmė se qysh nė moshėn 10 – vjeēare Musineja kishte filluar tė mblidhte kėngėt e para popullore[4].

    Nėnvizojmė gjithashtu se tė jetuarit nė qytetin e Gji­ro­kastrės ishte mėsim nė vete. Vendi i kujove dhe kėngėve qė buēitnin nga dritaret e shtėpive, anės udhėve tė shtre­mbra me qindra hyrje e dalje dhe shtėpive qė u ngjajnė njėra-tjetrės tė vendosura shkallė-shkallė mbi njėra tjetrėn. Nuk kishte si tė ishte ndryshe, nė botėn e madhe tė mė­sueses Gjirokastėr, anembanė me shkėmbinj e udhė plot me gurė. Kėsisoj Mu­si­neja e vogėl dhe e ndrojtur me sy mendimtarė si mbetej tjetėr pos tė shikojė dhe tė dėgjojė me mprehtėsi. Ajo si e mitur njohu dhe dėgjoi me orė tė tėra pėrrallat e nėnos, pėrkundjen e djepit plot kėngė, qar­jen me zė tė ngjirur plot vaj, frikėn nga bubullimat me nanurisje. Nė vrullin dhe entuziazmin vaj­zėror pas shpėr­nguljes nė Tiranė, njeh vetėm librin dhe shkrimin.

    Musine Kokalari ishte formuar nė njė familje tė tillė, midis leximit tė librave dhe dėgjimit tė pėrrallave, muzi­kės sė dėgjuar nė gramafon dhe kėngėve tė dasmave, mi­dis ora­les dhe intelektuales, midis tradicionales dhe modernes.

    PAMJA E DYTĖ: SHKOLLIMI

    Edukimi informal nė familje dhe shkollimi formal nė shkollėn femėrore Koto Hoxhi qė fillimisht i mori nė Gjiro­kastėr, u bėnė nyje tė formimit tė Musinesė. Ajo ishte njė fėmijė i ndrojtur me sy tė imėt xixėllonjės e mendimtarė qė dukej si e rritur. Ishte nxėnėse e Urani Rumbos nė shkollėn femėrore Koto Hoxhi tė Gjirokastrės, ku pėrveē 36 shkro­njave tė abetares mėsoi edukimin e shpirtit dhe arsimimin e mendjes. Mėsuesja e saj, Urania, luftonte me gjithė fuqinė e saj pėr tė shtuar edhe njė vit shkollor nė shkollėn femėrore, aty ku mėsohej edhe pėr muzikė, pėr rritjen e bimėve, luleve e mėndafshit[5]. Musineja me shoqe bėnte vizita nė teatėr dhe ngritėn njė grup teatri nė shkollė. Kjo shkollė i dha asaj mundėsinė tė ndėrtojė identitetin e saj ndryshe brenda fillit tė modelit shkollor dhe ushqimit tė imagjinatės dhe shpirtit me pėrralla nė shtėpi nga nėnoja. Me njė edukim tė tillė pėrballė rrėfenjave orale Musineja u nis rrugėve tė kėrkimit tė dijes pėrtej Gjirokastrės. Ajo pėrveē pasionit dhe dijes pati edhe fat, sepse nė vitet e adoleshencės dhe pas mbarimit tė shkollės Koto Hoxhi vazhdoi shkollimin nė Institutin Kyrias nė Tiranė.

    Instituti Kyrias ishte themeluar mė 1891 prej Znj. Sevasti Kyrias Dako nė Korēė. Pėr shkaqe tė ndryshme ishte mbyllur dhe rihapur disa herė, derisa u zhvendos nė Tiranė mė 1922. Si 14 vjeēare Musineja u vendos nė ambientet e shkollės dhe nė konvikt, ku tė gjitha mėsimet bėheshin nė gjuhėn angleze, por kishte edhe mėsuese italiane, franceze etj. Nė kėtė tempull ku pėr ēdo ditė kėndohej himni i fla­murit, jetohej me orar, me disiplinė e shumė detyrime. Nė njė ambient tė tillė Musineja rrinte nė njė dhomė me Dita Osmanin qė ishte edhe mėsuesja e saj e pianos dhe e cila adhuronte Betovenin e Shopenin. Lidhja e drejtpėrdrejtė edhe me muzikėn bėnė qė Musineja jo vetėm tė formohej intelektualisht, por edhe tė evokonte emocione, duke shkruar poezi me vrull.

    Instituti Kyrias mbyllet ndėrsa Musineja kalon nė shkollėn Naim Frashėri e mė vonė nė shkollėn Nana mbre­tėnesh derisa mbaron shkollėn e mesme nė korrik 1937. Duhet theksuar se Kokalari ndiqte me dėshirė lėndėt e psiko­logjisė, pedagogjisė dhe historisė. Sipas rrėfimit tė Andrea Varfit, ajo ishte njė vajzė e jashtėzakonshme, e cila lexonte edhe filozofi, por ishte gjithnjė e pakėnaqur e nė kėrkim tė dijes. Si rezultat i kėtyre leximeve e mėsimeve Musineja pėrfundon kėtė kapitull, duke nisur tė shkruajė skica letrare nė prozė dhe poezi nė gazetėn Shtypi. Ajo shkruante kudo: nė shtėpi, nė klasė, nė librari. Shkrimet e kėsaj kohe janė ditarė letrarė, sepse kanė njė kohė, njė ditė dhe njė gjendje shpirtėrore Tiranė, ora 3 pa dhjetė minuta pas mesnate data 12/02/1937.

    Mė nė fund Musineja nga mesi i janarit tė vitit 1938 regjistrohet nė Fakultetin e Letėrsisė nė La Sapienza nė Romė. Nė kėtė periudhė, pra nė vitin akademik, 1937-1938 rezulton se vetėm njė vajzė shqiptare ishte regjistruar nė Fakultetin e Letėrsisė[6]. Kokalari brune, tėrheqėse, inteli­gjente niset pėr nė Romė bashkė me vėlla Hamitin. Nė La Sapienza ajo filloi njė drejtim tė ri e shumė tė rėndėsishėm tė jetės sė saj me mjaft sfida: njohja e gjuhės, studime, provime, rraskapitje e dhimbje koke. Kujtimet dhe dėshminė e pėr­vo­jės sė saj personale tė kėsaj periudhe katėrvjeēare tė studi­meve jashtė vendit, Kokalari, do ta paraqesė nė librin La mia vita universitaria. Epilogu i shkollimit formal tė Musinesė ėshtė tema e diplomimit, studimi pėr Naim Frashėrin nė nėntor tė ’41-ės dhe ajo kthehet nė vendin e vet.

    PAMJA E TRETĖ: SHOQĖRIA

    Kur lexojmė pėr zėrat femėrorė nė letėrsinė shqipe nga mesi i viteve ‘30, pėrveē emrit tė Musinesė, Luēie Sereqit, Jolanda Kodrės, gjejmė edhe emrin e Selfixhe Ciut (Broja) (1918 – 2003) qė njėherit ishte edhe shoqe e Musinesė nga shkolla fillore. Nė njė rrėfim tė Selfixhes, tregohet se ato ishin tė pandashme gjatė gjithė kohės kur ishin nė shkollėn Koto Hoxhi. Shoqėrimi me vajzėn gjirokastrite, poete dhe mjaft tė guximshme do tė pasohet me njė varg emrash mjaft tė njohur tė politikės e tė kulturės. Lasgush Poradeci, Ali Asllani, Ernest Koliqi, Mit’hat Frashėri, Afėrdita Asllani, An­drea Varfi, Namik Resuli, Sotir Kolea, Aleksandėr Xhuvani, janė personat me tė cilėt ajo mbante korrespodencė, takohej apo tek tė cilėt kishte ngjallur interes me anė tė shkrimeve letrare. Me secilin prej tyre kishte raport tė veēantė, nėse ēėshtja shikohet nga letėrkėmbimi dhe takimet e tyre.

    Me Andrea Varfin ishte njohur nė vitin 1935, nė lib­ra­ri­nė e tė vėllait, Vesim Kokalari, Venus. Ai ia kishte propo­zuar pseudonim Muza, sepse Musineja sapo kishte filluar tė shkruante. Sipas Varfit, Musineja lexonte shumė dhe tė dy kėmbenin pikėpamje pėr shkrimtarė tė njohur dhe pėr filo­zofė si Niēeja e Spinoza[7].

    Nė kohėn kur kishte shumė punė nė duar, shkruante librin pėr Naim Frashėrin tani nė shqip e pėrkthente Pira­ndelon, shkruante libėr pėr pėrrallėn shqipe dhe njė tjetėr, voluminoz, pėr dasmėn; Musineja gjente kohė pėr tė vizituar nė spital dhe pėr t’u konsultuar me Z. Sotir Kolean pėr ēdo gjė. Sotir Kolea i jepte kėshilla pėr gjuhėn dhe frazeologjinė shqipe, por edhe pėr ēėshtje tė tjera letrare dhe e nxiste tė shkruante dhe tė punonte, duke iu gėzuar shkrimeve tė saj dhe duke e uruar tė mos linte asgjė pas dore[8].

    Lasgush Poradeci, Musinenė e quante shoqe shkrimi e kolege. Nė bazė tė korrespodencės, tė vėnė nė dispozicion nga vajza e poetit, Marie Gusho, letrat ishin tė verės sė vitit 1940. Nė kėtė bisedė letrash kuptojmė se Poradeci kishte admiruar veprėn e saj Siē mė thotė nėnua plakė dhe kishte shprehur dėshirė tė shkruajė njė recension pėr tė. Pėrveē kėtij raporti, Lasgushi i ishte shumė mirėnjohės Musinesės, e cila i ndihmonte bashkėshortes sė tij Nafije Mema – Gusho rreth formaliteteve universitare nė Romė; Znj. Nafije kishte regjis­truar magjistraturėn nė pedagogji dhe filozofi. Midis kėtyre letrave mėsojmė edhe pėr njė tjetėr emėr tė rėndėsishėm qė vlerėson dhe flet mirė pėr Musinenė. Ernest Koliqi, nė atė kohė ministėr i Arsimit, nė mbledhjen letrare tė datės 23 ko­rrik 1940, pėrmend Musinenė ku e dėgjojnė edhe mospra­nonjėsit. Veē kėsaj, dy vjet mė pas, ai e fton tė shkruajė pėr revistėn Shkėndija nė fushėn e kulturės shqiptare. Si bash­kė­punėtore tė re, ai kishte menduar qė ajo tė shkruajė artikuj mbi subjekte tė ndryshme letrare[9].

    Ndikim tė fuqishėm nė formimin e Musinesė e si­domos nė shkrimin e tezės sė diplomės kishte padyshim edhe Mit’hat Frashėri. Mit’hati ishte mik i saj dhe i familjes, ai e kishte ndihmuar tė kryente kėrkimet arkivore dhe vle­rėson punėn e saj aq sa dėshiron ta citojė nė biografinė e tij pėr Naimin. Nė anėn tjetėr Musineja nė shenjė mirėnjohjeje, studimin pėr Naim Frashėrin ia dedikon pikėrisht Mit’hatit me fjalėt:

    Z. Mid-hat Frashėrit, i kushtoi studimin e “Poetit Pa­triot” si shenjė respekti dhe falėnderimi[10].

    Kjo flet pėr afrinė midis tyre dhe nderimin e saj pėr tė, duke e ditur se nė atė kohė Mit’hat Frashėri ishte personalitet i spikatur i jetės kulturore dhe politike.

    Ja pra, ky grup krijuesish e personalitetesh, atėbotė njo­­hėn, komunikuan dhe bashkėpunuan me Musine Koka­la­rin, duke bėrė qė ajo tė veēohet dhe tė nderohet nga shoqėria e ngushtė dhe e gjerė. Njė strukturė e tillė intelektualėsh, shkrimtarėsh e politikanė bėnė qė Musineja tė mos trembej dhe tė hapte dialog nė kohėt e mira dhe tė vėshtira.

    PAMJA E KATĖRT: LETĖRSIA

    Musine Kokalari bėri emėr, nė radhė tė parė, si shkrimtare dhe si tė tillė duhet kujtuar e mėsuar. Nė fushė tė shkrimtarisė, ajo ishte mjaft produktive. Nė karrierėn e saj tė shkurtėr letrare 1937-1944, botoi tre libra letrarė, poezi, proza poetike, tregime tė shumta nėpėr gazeta dhe revista, njė biografi dhe tezėn e diplomės.

    Duke u mbėshtetur nė tė dhėnat jetėsore le t’u hedhim njė vėshtrim momenteve mė afirmuese tė jetės sė saj letrare qė e bėri atė shkrimtare tė rėndėsishme tė kohės sė vet.

    Musineja ishte vėzhguese e mprehtė dhe kishte prirje etnografike[11], andaj kishte filluar tė mbledhte folklor prej kur ishte fėmijė. E rritur midis librash dhe dėgjimit tė krijimeve popullore, nisi tė botojė vjersha, skica letrare nė prozė dhe poezi nė gazetėn Shtypi nė moshėn 20 – vjeēare. Mbi njėzet vjersha dhe skica u botuan nė pėrmbledhjen Kolla e vdekjes pas vdekjes. Aty lexojmė pėr pikėpamjet e saj mbi gjendjen e varfėrisė, analfabetizmin, ambientet e prapambetura ku jeto­nin gratė shqiptare. Dy vjet mė pas Musineja lė shkrimin e poezisė pėr tė debutuar me librin e parė me tregime, qė njėherit ėshtė edhe vepra e parė e botuar nga njė grua, Siē mė thotė nėnua plakė, 1939. Por, nuk ndalet me kaq, nė vitin 1940 boton nė gazetėn Tomorri Nėnua plakė nė Romė, ndėrsa mė 1944 boton Rreth vatrės dhe librin mė tė arrirė …sa u tunt jeta qė ėshtė edhe vepra e fundit letrare e botuar nga ajo.

    Paraqitja e Musine Kokalarit nė letėrsinė shqiptare ėshtė e veēantė dhe e jashtėzakonshme[12]. E veēantė, sepse zelli i saj pėr tė shkruar bėri qė ajo tė formohej e tė evoluojė si shkrimtare dhe kjo dallohet nga vepra nė vepėr. E jash­tėzakonshme, sepse ajo i dha zė dhe kėndvėshtrim tė ri njė teme letrare, tė cilėn e parapėlqeu nga fillimi dhe tė cilėn e kultivoi vazhdimisht, atė tė gruas shqiptare. Musineja e shtje­lloi temėn mbi gruan nė dimensione sociale – morale duke nxjerrė nė shesh ato qė thotė nėnua plakė, duke shpėnė nėnon plakė nė Romė, duke mbledhur familjen Rreth vatrės dhe duke treguar si tuntet jeta – e grave.

    Pėrveē gruas, Musineja, gjithnjė emocionalisht e lidhur me vendlindjen, veprat ia kushton edhe Gjirokastrės. Ajo ish­te shkrimtare qė shkroi pėr qytetin e saj nga kėnde tė ndryshme, pėrshkroi mjedise e personazhe, duke mos abs­trahuar, por duke u dhėnė shpirt e gjallėri. Pėr mėnyrėn e tė rrėfyerit ajo zgjodhi dialektin e Gjirokastrės pėr tė dhėnė ngjarjet e thjeshta tė jetės sė pėrditshme, duke dėshmuar pėrkushtimin ndaj asaj qė e njihte mė sė miri. Kjo atmosferė dhe kjo mėnyrė rrėfimi i mungonte atėherė letėrsisė, andaj Musine Kokalari zė vend tė veēantė nė letėrsinė shqipe.

    Personaliteti sado unik i Musinesės, shikuar nga cilido dimension jetėsor, nuk do tė ishte pėrpjestimisht i tillė nėse Musineja nuk do tė ishte nė radhė tė parė shkrimtare e talentuar, por qė nuk e lanė tė zhvillohet edhe mė tej.

    PAMJA E PESTĖ: POLITIKA

    Nė tė vėrtetė, Musine Kokalari, kishte vendosur tė bėhej dhe tė mbetej vetėm shkrimtare dhe asgjė tjetėr. Ajo u bė shkrimtare, botoi libra. Vendosi tė merrej edhe me shitjen e librave tė cilėn e bėnte nė librarinė e tė vėllait. Mirėpo, rre­thanat politike ku tė revoltuarit gjykoheshin, maltretoheshin burgjeve e vriteshin bėnė qė shkrimtarja tė bėhej politikane.

    Musineja ishte intelektuale dhe e shihte konfliktin qė shpėrthente fuqishėm, shihte tė ardhmen e rrezikuar, andaj u bė politikane socialdemokrate dhe rivale politike e PKSH-sė. Ajo themeloi Partinė Socialdemokrate nė tetor tė vitit 1943, programin e sė cilės e botoi nė gazetėn Zėri i Lirisė (1944)[13], tė cilėn gjithashtu e nxori vetė.

    Duke pasur tė atin nė Sanatorium, ndėrsa Hamiti ishte me tifo, mė 12 nėntor tė viti 1944 Musine Kokalari arrestohet dhe mbahet 17 ditė nė arrest. Kryetari komunist, Enver Ho­xha, kushėri i dytė i Musinesė, nuk kurseu Kokalarėt, me urdhėr tė tij u pushkatuan pa gjyq nė bodrumet e hotelit Bris­tol: Muntaz dhe Vesim Kokalari (vėllezėrit e Musinesė), bashkė me Surja Kokalari, Salim Kokalari, Izvi Kokalari, Isa Kokalari, Vera Kokalari, Emin Kokalari, ndėrsa Munir Kokalarin, e detyruan tė vrasė veten[14].

    Vrasja e vėllezėrve, vrasja e intelektualėve tronditi Musinenė, e cila kėrkonte pa pushim shpalljen publike tė pafajėsisė sė tyre. E veshur nė tė zeza me shifon tė zi krahėve nė moshėn 28 – vjeēare, ajo ende punonte nė librari, por ishte e vetėdijshme pėr rrugėn e vėshtirė, tė pasigurt e tė panjohur qė kishte pėrpara. Iu bashkua opozitės antikomuniste Bash­kimi Demokratik Shqiptar dhe shkruan programin e opozitės, ku ndėr tė tjera pėrfshin edhe zgjidhjen e problemit tė Ko­so­vės. Mirėpo, ishte e pamundur tė merrnin pjesė nė zgjedhje, sepse kishte mbaruar afati ligjor; sipas ligjit shkonte tė paktėn 40 ditė para datės zyrtare tė zgjedhjeve. Musineja hartoi Notė drejtuar qeverive demokratike perėndimore, ku shprehej pėr mundėsinė e shtyrjes sė zgjedhjeve tė 2 dhje­to­rit. Zgjedhjet, pėr fat tė keq nuk u shtyen, por u zhvilluan nė datėn e pėr­caktuar.

    Pas kėsaj, pėr ēdo ditė Musineja priste arrestimin. I kishte ditėt dhe orėt e numėruara. Qeveria e Enver Hoxhės vendosi tė marrė masa tė ashpėra, andaj nisėn arrestimet. Nė kėtė proces u pėrfshin dhjetėra persona dhe u dėnuan me burgime tė gjata. Musine Kokalari u arrestua mė 23 janar 1946; mė 17 qershor 1946 dėnohet me 30 vjet burg nga prokurori, ndėrsa me 20 vjet nga gjykatėsi[15]. Mė 1961 lirohet nga burgu dhe internohet pėrjetėsisht nė Rrėshen tė Mirditės ku vdes mė 13 gusht tė vitit 1983.

    Pra Musine Kokalari njihet si aristokrate, intelektuale, shkrimtare e politikane. Si do tė duhej tė shkruhet pėr tė? Tė shkruhet duke nisur nga konteksti i prejardhjes, historia fa­miljare, vendi dhe mėnyra e shkollimit, pėrbėrja e shoqėrisė, aftėsia e shkrimtarisė e detyrimi i hyrjes nė politikė? Pėr tė mund tė shkruhet si intelektuale, shkrimtarja e parė shqipatre, si disidente, si viktimė e komunizmit a heroinė e anti­ko­mu­nizmit; interpretimet janė pafundėsisht tė ndryshme pėr njė personalitet kaq kompleks. Por njė gjė ėshtė mė se e sigurt, pėr Musine Kokalarin nuk mund tė shkruhet thjeshtė dhe nuk mund tė shkruhet kėshtu: Musine Kokalari lindi mė 18 shkurt 1917, ishte vajza e Reshat dhe Hanushe Kokalarit.

    Me rastin e jetės dhe veprės sė Musine Kokalarit nuk mund tė shkruhet krejtėsisht nė mėnyrė objektive. Pėr­zgjidhet kėndvėshtrimi, merret pozicioni, pėr shkak se mitet janė krijuar tashmė.Tė gjithė ata qė i lexojnė veprat letrare e jo letrare tė Musine Kokalarit, nė njėfare forme, krijojnė njė mendim tė vetin lidhur me tė. Nė kėtė pikė, shikuar nga aspekti i njohjes sė autores nga tė gjitha dimensionet e saj, themi: mos druani tė shkruani pėr Musine Kokalarin[16]!

    ..........


    Vijimi i Artikullit nė linkun nė vijim:

    https://www.kultplus.com/libri/profi...ne-pese-pamje/

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    11,685

    Pėr: Musine Kokalari

    Nė Bibliotekėn Kombėtare tė Kosovės hapet ekspozita pėr Musine Kokalarin - Shfaqen dokumentet origjinale tė shkrimtares

    Nė ditėn e pestė tė Akademisė pėr Politika Publike dhe Sociale “Musine Kokalari” u hap ekspozita me dokumente origjinale tė Musine Kokalarit nė Bibliotekėn Kombėtare tė Kosovės, tė shoqėruar nga njė ligjėratė pėr veprimtarinė e saj nga znj.Meliza Krasniqi, pėrcjell KultPlus.

    Kjo ekspozitė u realizua nga Muzeu Kokalari me kontributin e znj.Bibika Kokalari.

    Meliza Krasniqi e cila ėshtė e angazhuar nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės si bashkėpunėtore shkencore nė Degėn e Letėrsisė, njėherit ėshtė studiuese e veprimtarisė dhe veprės sė Musine Kokalarit. Ajo, para tė pranishmėve nė hapjen e kėsaj ekspozite theksoi se Musine Kokalari ka qenė njė personalitet mjaft i ndėrliqshė, e cila, siē pohoi tutje Krasniqi, nė jetėn shqiptare njihet dhe ēmohet si figurė nė aspekte, dimensione dhe pamje tė ndryshme.

    ”Aspekti i parė ėshtė prejardhja familjare. Aspekti i dytė ka tė bėjė me atė intelektual – shkollimin. Aspekti i tretė ėshtė social. Rrafshi i katėrt ėshtė kulturor, pra letėrsia dhe i fundit lidhet me mi­sionin demokratik, pra politik.

    Lexuesi dhe kritika kanė pasur qėndrime tė anshme ndaj figurės sė Musinesės, pasiv ndaj veprės e aktiv ndaj jetės. Ribalansim nuk ka pasur. Lexuesi, njėherėsh kritik, ka trajtuar dhe pėrjetuar situatat dhe ngjarjet jetėsore tė Musi­nesė me entuziazėm, duke mos i bėrė favor aspak diapazonit tė saj letrar. Ēėshtja e madhėshtisė politike pėrballė ēėshtjes sė shkrimit letrar pa nxjerrė nė shesh aspektet e tjera, kanė bėrė qė Musine Kokalari tė njihet, nė radhė tė parė, si njė antikomuniste e burgosur dhe e internuar qė vdiq e vetme nga kanceri i gjirit nė Rrėshen”, theksoi Krasniqi.

    Krasniqi, ndėr tė tjera deklaroi si Musne Kokalari Musine Kokalari ishte formuar nė njė familje tė tillė, midis leximit tė librave dhe dėgjimit tė pėrrallave, muzi­kės sė dėgjuar nė gramafon dhe kėngėve tė dasmave, mi­dis ora­les dhe intelektuales, midis tradicionales dhe modernes.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/arti-pamor/...e-shkrimtares/

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Personalitetet historike Shqiptare theksojnė:
    Nga PrInCiPiEl nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 19-05-2012, 12:14
  2. Finalizohet shitja e Albtelekom kompanisė turke
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 18-12-2009, 00:20
  3. Kokalari kryeministrit: "Heto pasurinė e Lulzim Bashės"
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 04:21
  4. Suedia dhe suedezėt nė veprat e shkrimtarėve shqiptarė
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-03-2005, 07:10

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •