Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 42
  1. #1
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    James Belushi

    Pa dyshim njė prej aktorėve mė tė shquar me origjinė Shqiptare.
    Kujtoj njė film tė paharueshėm tė tij :"The Principal".

    James Belushi :
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    James (Jim) Belushi ka lindur ne 15 Qershor 1954 ne Chicago. Jimi eshte lindur nga prinder shqiptar; i jati, Adem, emigroi ne USA kur ishte 16 vjec, ndersa e jema, Anjeza, ka lindur ne USA nga prinder shqiptar. Nje nga mesuesit e tij ne shkollen e mesme i beri pershtypje aftesia e Jim per te improvizuar ne prezantimet e ndryshme qe beheshin ne klase. Ai e bindi Jimin qe te merrte pjese ne grupin e teatrit te shkolles. Sot, nese dikush e pyet Jimin se si vendosi te futej ne rrugen e artit, ai duke qeshur thote: "Per shkak te vajzave. Ne grupin e teatrit te shkolles ishin 20 vajza dhe vetem 6 djem. Dhe e njejta gje ishte edhe per korin e shkolles....me shume vajza!"

    Pasi mbaroi studimet ne Southern Illinois University ai mori diplomen per aktor dhe u vendos ne Chicago. Ne 1979, producentin dhe shkrimtarin Garry Marshal e terhoqi loja e Jim ne shfaqje dhe organizoi vajtjen e tij ne Hollywood ku edhe luajti ne serialin "Who's Watching the Kids" e financuar nga Studio Paramount, dhe me pas per nje rol tjeter ne shfaqjen televizive "Working Stiffs" (se bashku me Michael Keaton). Nga viti 1983, per 2 vjet rresht, ai beri pjese ne stafin e shfaqjes "Saturday Night Live".

    Jim terhoqi vemendjen e publikut te gjere me rolin e ti ne filmin "About Last Night" ne krah te aktoreve Rob Lowe dhe Demi Moore. Ai me pas ka luajtur shume role te tjere duke portretizuar karaktere te ndryshme si ne "Homer and Eddie" , "The Principal", "Takin' Care of Business" , "Gang Related","Red Heat", "K-9". Ne 2000 Belushi luajti tek "Return to Me" dhe "Who Killed Atlanta's Children?". Popullariteti i tij ka ardhur duke u rritur, ashtu sic ka qene e dhe lista e filmave dhe e shfaqjeve ku ai ka marr pjese.

    Jim Belushi se bashku me familjen e tij (gruan - Jennifer; dy djemte Robert, Jared dhe nje vajze - Jamison) jeton ne Los Angeles. Nje hob i tij eshte edhe muzika. Ai merr pjese ne banden "Sacred Hearts". Ne kujtim te vellait te tij, aktorit te njohur John Belushi, ai ka ndihmuar dhe merr pjese ne drejtimin e fondacionit John Belushi, qe ofron bursa per student qe duan te vazhdojne ne fushen e artit.

    Per here te pare James Belushi e vizitoi Shqiperine ne vitin 1995.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    E dashur shigjeta !!
    Nuk e di nga e ke marrė ti informacionin pėr emrin e tė jatit(Adem), por je e gabuar, sepse i jati i tij ėshtė nga Qyteza e Korēės, ku nuk jetojnė edhe sot e kėsaj dite Muslimanė ashtu si edhe nė Dardhė .
    Janė 2 fshatra afėr njėri tjetrit me pėrbėrje ortodokse..
    Pa shikoje pak e kėrko pėr emrin e tij, sepse ai ėshtė ortodoks e jo musliman.
    (pėr tė jatin flas)
    Flm

  4. #4
    Pershendetje ADMINISTRATORI1

    Faqja nga e mora informacionin kryesor (www.jimbelushi.ws ) nuk e permendte prejardhjen e James Belushit. Meqenese doja te shkruaja rreth origjines se tij shqiptare, pashe faqe te tjera, te cilat kryesisht ishin bere nga te huaj, dhe i referoheshin te jatit me emrin Adam. Emer te cilin une nuk e kam degjuar ndonjehere ne shqip dhe mendova se ishte pershtatje ne anglisht. Ne lexim te faqeve te ndryshme gjeta edhe kete faqe (http://listserv.acsu.buffalo.edu/cgi...s&F=&S=&P=4808 ) ku postimi ishte bere nga gazetari Blendi Fevziu, nga ku mora edhe informacionin me lart ne lidhje me emrin (i cili me tingelloi me shume shqip).

    Ajo qe doja te shtoja eshte se ketu nuk po diskutojme emrat apo perkatesite fetare te tyre. Tema eshte hapur per te diskutuar per nje aktor te njohur, me origjine shqiptare, ne kinematografine amerikane. Faleminderit gjithesesi per sqarimin.

    Eshte i mirepritur cdo informacion shtese, diskutim, pershtypje…rreth James Belushit dhe roleve te tij. Postime te tjera jashte teme, do te hiqen.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta
    Pershendetje ADMINISTRATORI1

    Faqja nga e mora informacionin kryesor (www.jimbelushi.ws ) nuk e permendte prejardhjen e James Belushit. Meqenese doja te shkruaja rreth origjines se tij shqiptare, pashe faqe te tjera, te cilat kryesisht ishin bere nga te huaj, dhe i referoheshin te jatit me emrin Adam. Emer te cilin une nuk e kam degjuar ndonjehere ne shqip dhe mendova se ishte pershtatje ne anglisht. Ne lexim te faqeve te ndryshme gjeta edhe kete faqe (http://listserv.acsu.buffalo.edu/cgi...s&F=&S=&P=4808 ) ku postimi ishte bere nga gazetari Blendi Fevziu, nga ku mora edhe informacionin me lart ne lidhje me emrin (i cili me tingelloi me shume shqip).

    Ajo qe doja te shtoja eshte se ketu nuk po diskutojme emrat apo perkatesite fetare te tyre. Tema eshte hapur per te diskutuar per nje aktor te njohur, me origjine shqiptare, ne kinematografine amerikane. Faleminderit gjithesesi per sqarimin.
    Pėr kėtė po diskutoj edhe unė, PĖR TĖ NJOHUR AKTORIN E MADH SHQIPTAR.
    Po duhet ta njohim si ėshtė realisht apo jo??
    Mos bėra gabim qė tė pėrmenda jovėrtetėsinė e informacionit tėnd pėr emrin e tė jatit??
    Nuk hyn nė INFORMACION TĖ GABUAR ky fakt ??!!.
    Nejse.
    FLM pėr pėrgjigjen dhe suksese me temėn.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    me thene te drejten xhimi nuk eshte shqiptar (pavaresisht origjines se tij) dhe as aktor i madh. karieren ja detyron ne perqindje te madhe vellait te tij i cili mbetet nje aktor i shquar i muzik-hollit.

    nuk eshte shqiptar se nuk e konsideron veten te tille, ket e fsheh me qellim tek autobiografia e tij ne faqen zyrtare. por siē shihet e ka fshehur dhe i ati, i cili nga adem eshte kthyer ne adam (emer ēifut e jo orthodoks), besoj kur duhej te mbeshteste karrieren kinemotografike te dy femijve te tij.
    dihet qe qifutet e kane ne dore prej vitesh kinemane ne USA. ēdo gje kalon prej klanit te tyre s'po them te ndyre se dihet. hehe!

    bile dhe droga qe e vdiq xhonin ka filluar ne keto vite e per keto aresye. shqiptaret nuk e kane zakon te drogohen.

    nga artistet e vertete qe nuk e mohon veten te quhet shqiptar eshte Prejlocaj. bile eshte dhe artisti me i madh ne nivel boteror qe ka nxjerre raca jone e vjeter dhe e vyer gjer me sot.

  7. #7
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    "Gang Related"

    Rolet :
    Tupac Shakur
    James Belushi
    Dennis Quad
    Lela Rochon
    James Earl Jones

    Skenari dhe regjia : Jim Kouf

    Ky film ėshtė njė epitaf pėr Tupac Shakur(filmi i tij i fundit).
    - Filmi i dedikohet atij.

    Nė kėtė film James Belushi luan rolin e policit Divinci; kolegu mė i vjetėr dhe mė cinik i Rodriquez-it (luajtur nga Tupac Shakur).
    Kėta dy janė miqėsuar duke u betuar pėr besnikėri ndaj njėri-tjetrit dhe skemės pėr tu pasuruar nė mėnyrė tė shpejtė ,..., planifikuar nga Divinci.
    ...

    Njė nga interpretimet mė tė mira filmike tė James Belushi-it.



    Vrojtim :
    * Pjesėmarrja nė temė nuk ėshtė obligative !
    - Veēanėrisht nėse nuk jeni tė interesuar pėr tė kontribuar nė mėnyrė konstruktive !



  8. #8
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Salvador

    Rolet:
    James Woods .... Richard Boyle
    James Belushi .... Doctor Rock
    Michael Murphy .... Ambassador Thomas
    etj.


    Regjisor: Oliver Stone

    Zhanri: Dramė-Triller-Luftė


    .......

    James Belushi - shpresojmė qė nė tė ardhėshmen do tė paraqitet edhe nė ndonjė realizim filmik shqiptar, duke portretizuar ndonjė nga personalitet e shquara shqiptare .


    PrInCiPiEl

  9. #9
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Per dicka te jeni te sigurt qe i ati nuk e ka pasur emrin Adem . Nuk mund te perjashtoj faktin qe e ka pasur nje emer tjeter dhe e ka pershtatur ne Amerike po jo Adem .
    Shume mire mund ta ket pasur dhe Adam , sepse zona nga eshte i ati ka pasur shume lidhje emigracioni ne Amerike qe ne fillim te viteve 1900 . Nejse emri i te jatit ka pak rendesi.
    Rendesi ka qe ky eshte aktori me i madh me origjine SHqiptare qe njifet deri ne sot , dhe ai nuk e ka mohuar asnjehere origjinen e tij . Shqiptar te ben gjaku dhe asgje tjeter nuk eshte e nevojshme te bredhesh lart e posht duke reklamuar veten si Shqiptar .

  10. #10
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar mė parė nga Taulant _NYC
    Per dicka te jeni te sigurt qe i ati nuk e ka pasur emrin Adem . Nuk mund te perjashtoj faktin qe e ka pasur nje emer tjeter dhe e ka pershtatur ne Amerike po jo Adem.
    ... Adem!

    Si Taulanti s'besoj ta kete pasur Adem se nuk ka shume Adema ne Hoēisht, jo! Nga fshati i Hoēishtit jane keta me origjine.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  11. #11
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Exclamation Nė vend tė replikės :

    Tema ėshtė pėr aktorin e shquar James Belushi dhe realizimet e tij filmike nė kinematografinė botėrore !

    E theksoj edhe njėherė:
    Pjesėmarrja nė temė nuk ėshtė obligative !
    - Veēanėrisht nėse nuk jeni tė interesuar pėr tė kontribuar nė mėnyrė konstruktive !
    Rrjedhimisht: nė mungesė tė agrumenteve mos shkruani fare.
    - Pėr thash-e-theme keni vende tė tjera nė forum!

    Fundi i fundit :
    Njeriu i parė nė botė, nga gjysma e njerėzimit nė botė njihet me emrin Adem e nga gjysma e tjetėr njihet me emrin Adam.
    - E fjala ėshtė pėr tė njejtin njeri-Profet tė Zotit.


    Cheers!
    PrInCiPiEl

  12. #12
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    According to Jim

    Rolet kryesore:
    James Belushi .... Jim ( si Jim Belushi )
    Courtney Thorne-Smith .... Cheryl

    - ėshtė njė seri filmike(komedi) shumė e suksesshme nė televizionin ABC .
    Seriali televiziv filloi mė vitin 2001 dhe vazhdon edhe mė tej tė xhirohet(dhe shfaqet nė TV), pėr arsye tė suksesit tė arritur tek spektatorėt.

    James Belushi ėshtė njė prej aktorėve tė preferuar nė film , televizion dhe nė teatėr pėr rreth njėzet vite.
    - Njė aktor i shkėlqyeshėm nė rolet kryesore, si nė realizimet dramatike po ashtu edhe nė komedi.
    Gjithėashtu , Jim Belushi ėshtė njė interpretues i talentuar edhe nė "rhythm & blues" muzikė.


    PrInCiPiEl

  13. #13
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    The Principal

    Nė rolet kryesore:
    James Belushi
    Louis Gossett Jr.

    Zhanri: Dramė

    Regjisor: Christopher Cain


    Filmi i parė qė e kam pa me James Belushi-n.
    - Film i shkėlqyeshėm!

    PrInCiPiEl

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Vet Jim kur ishte ftuar via satelit tek miss Europa '96 e pohoi se babai vete u quante Adem/Adam. The nje gje me ngeli ne mendje, c'ka te bej emri Adam me origjinen Hebrenje? Shume emra Kristiane jane marre nga tevrati (mark, john, paul, abrham,etj), por kjo s'do te thote qe k'ta njerez jane hebrenj.

  15. #15
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Jim Belushi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Jim Belushi, njė libėr nė shqip pėr jetėn e tij

    Jim Belushi, aktori i madh hollivudian vjen sė shpejti nė vendin e origjinės sė tij, Shqipėri, si autor i librit "Burrat e vėrtetė nuk thonė kurrė mė fal". Lajmin e konfirmon Vasilika Tafa, drejtorja e shtėpisė sė librit "Ombra GVG" e cila do mundėsojė publikimin e tij. Tafa me kėtė botim, realizon edhe njė amanet qė i ati ia ka lėnė asaj, pėr kushėririn Jim Belushi. Pėr librin dhe pėr kėtė lidhje shpirtėrore, ajo do flasė mė shumė nė shkrimin e mėposhtėm.

    Vasilika TAFA
    Burrat e vėrtetė nuk thonė kurrė mė fal",ėshtė njė libėr i shkruar nga ylli i kinemasė hollivudiane, Jim Belushi. Shumė prej jush do tė thoni, mos ka ndonjė ngatėrresė? Jo, vetė aktori ka provuar tė jetė nė rolin e shkrimtarit. Ndoshta talenti i tij ka shkėlqyer nė kinematografi, por nuk e ka ndier veten tė realizuar pa thėnė ato qė vetėm ai i di pėr jetėn nėpėr tė cilėn ka shkelur.
    Libri ka nota tė thella autobiografike dhe pritet tė publikohet sė shpejti nga shtėpia e librit "Ombra GVG".
    Shpresojmė qė lexuesi shqiptar tė ndjekė sukseset dhe dėshtimet, realizimet e tij shpirtėrore, qė aktori me origjinė shqiptare ka kaluar nė jetėn private. Ka sjellė nė libėr shumė personazhe, tė afėrmit e zemrės, bashkėpunėtorėt qė e kanė ndihmuar tė bėhet njė aktor i madh dhe qė e kanė penguar tė jetė njė burrė ideal pėr gratė e tij. Mirėnjohja dhe pendimi qė pėrshkon librin e Jim Belushit, e bėjnė tė jetė njė model i vėrtetė edhe pėr shoqėrinė shqiptare.

    E kam pritur me emocion tė veēantė realizimin e kėtij libri pėr dy arsye:
    Sė pari, doja tė sillja para lexuesve vlera tė vėrteta njerėzore tė njė shqiptari tė madh, pasi ēdo ditė forcoj bindjen time qė shoqėria shqiptare ka nevojė pėr modele, tė cilat i japin shtytje e besim nė civilizimin shoqėror e emancipimin e shoqėrisė.
    Por, kam edhe njė shkak personal. Impulsin dhe ngarkesėn emocionale qė mė shkakton botimi i kėtij libri nė shqip, dua ta ndaj nė njė pozicion tė ri.
    Por ēfarė pėrbėn pėr mua personalisht fenomeni Jim Belushi?!
    Me koshiencėn e botuesit kam realizuar njė qėllim tė shtėpisė botuese, me koshiencėn e vajzės doja tė tregoja diēka qė kam kohė qė e ruaj brenda vetes.
    * * *
    Rrėfimin tim pėr ty i dashur babi, ndoshta nuk do ta kisha treguar kurrė kaq publikisht, po tė mos kisha njė shkak tė fortė. Si ēdo vajzė qė ka humbur babanė e saj, qaj shpesh me vete, pa dashur tė bėj pjesėtar tė dhimbjes sime askėnd. Mė mungon, edhe se prej kohėsh, nuk jemi parė shpesh. Largėsia, puna, fėmijėt, familja qė aq shumė ti e vlerėsoje tek preokupimet e mia.
    Nė tė vėrtetė shumė njerėzve nuk dua t'i tregoj kėtė pėr babanė tim. Nė kujtesėn jo vetėm time, ti mbetesh njė burrė i shkathėt, i gjallė nė biseda, me njė ton tė lartė, qė me protagonizmin tėnd mundoheshe tė na tregoje me njė pasionin, qė nuk tė shteri deri ditėn e fundit pėr nipėrit e tu, Jon e Jim Belushi. "Janė shumė tė famshėm, janė yje kinemaje", thoshe dhe, shikimi yt shumė herė ka dashur vėmendjen time. Mė fal, kurrė nuk tė kam thėnė qė unė ndihesha krenare qė janė edhe kushėrinjtė e mi. Nė adoleshencėn time tė hershme jam pėrlotur sė bashku me ty pėr vdekjen e Jonit. Atėherė nuk mund tė thoshim se sa tė mėdhenj kanė qenė, veēse tė shkruanim letra ngushėllimi atje larg nė Amerikė dhe, prisnim pėrgjigje qė nuk mbritėn kurrė. Vitet kaluan dhe njė ditė janari tė 1993-shit, zbrite shkallėt e avionit me foton nė dorė. "Kam takuar nipin tim, Jim Belushin", na the sapo u pėrshėndetėm. Dhe ashtu e heshtur dhe e pėrmalluar pėr ty, nga qėndrimi i gjatė nė Amerikė, unė shihja gjithė hutim foton. Njė ngjashmėri e habitshme. Doja ta pėrmbaja gėzimin. Shkėlqenin sytė e tu tek na shihje me bashkėshortin tim Gėzim Tafa, tė interesuar pėr mė shumė detaje nga takimet e tua.

    Vitet rrodhėn shpejt dhe Jimi me babanė e tij mbėrritėn nė Tiranė. E ndjeja nė ēdo detaj qė kishit njė intimitet bashkė. E ndjeja qė takimi me Jimin tė bėnte tė lumtur. E ndjeja qė nga unė dhe Gėzimi ke pritur mė shumė. Ke dashur shpesh qė unė ta pėrmend kėtė fakt.
    Por e di si kam menduar... Mė fal qė s'ta kam thėnė kurrė… Tė jesh kushėrira e dikujt nuk ėshtė vlerė, veēse kėnaqėsi dhe rastėsi e bukur nė jetė. Ajo ēka ti bėn vetė ėshtė e gjitha. Ajo se si ti i pėrcjell vlerat e tua dhe ē'vend ke nė shoqėri ėshtė gjithēkaja.
    E ti, i dashur babi, nuk e ke kuptuar, qė duke jetuar pėrditė me Gėzimin, bashkėshortin tim piktor, qė krijonte nė studion e tij, piktura me vlerė, unė nuk mund tė mburresha pėr kushėrinjtė e mi. Nga ky njeri, qė gjatė gjithė kohės udhėhoqi dėshirat e mia pėr tė bėrė diēka tė bukur nė jetė, unė mėsova, qė tė krijosh vetė vlera ėshtė pasuria mė e madhe pėr personalitetin e secilit. Ti besoj mė ke kuptuar nė pėrpjekjen tonė pėr tė ngritur cilėsisht shtėpinė e librit "OMBRA GVG".
    Por, gjithmonė ke pritur qė nė ndonjė nga intervistat e mia, ku flitej pėr shtėpinė botuese "Ombra GVG", tė thosha dy fjalė. Kėtė mendim e kam lexuar nė sytė e tu dhe vėrtet mė vinte keq. Betohesha ēdo herė qė diku do ta thosha. Ti e doje shumė Jim Belushin dhe gjithė familjen e tij. Ata vėrtet janė tė afėrmit tanė. Mė vjen keq qė pate rastin t'i takoje pak, e nuk u ēmalle me ta.

    Dhe, si detyrim ndaj teje qė nuk tė kam mė pranė, si detyrim ndaj vetes dhe pėr kėnaqėsinė e tė gjithė shqiptarėve qė e duan aq shumė artistin e kinemasė me origjinė shqiptare, Jim Belushi, unė sė bashku mė Gėzimin, sė shpejti do tė publikojmė njė libėr qė ai vetė e ka shkruar.
    Na beso, ne tė gjithė e duam fort njė artist tė madh si Jim Belushi.
    Si njė fėmijė besoj tani fjalėt e vajzės sime qė shpesh kur mė sheh pėrlotur mė thotė, "babi Vani tani na sheh, ėshtė lart nė qiell".
    Mė beso, dua tė jetė kėshtu vėrtet dhe, unė them se tė kam sjellė njė lajm qė e ke pritur gjatė, kam sjellė mė pranė shqiptarėve tė madhin Jim Belushi.
    Faleminderit babi qė mė bėre tė ndihem krenare pėr origjinėn time.
    Do tė dua pėrgjithmonė!
    Vasilika


    Drejtore e shtėpisė sė librit "Ombra GVG"
    Pasaporta
    Emri: Xhejms
    Mbiemri: Belushi
    Ditėlindja: 15 qershor 1954
    Vendlindja: Ēikago
    Vendi i origjinės: Shqipėri
    Fėmija i tretė i katėr fėmijėve, ai u rrit nė Wheaton, Illinois. Ishte njė mėsues ai qė vėrejti tek Xhimi aftėsitė improvizuese dhe mė pas u bė pjesė e klubit tė dramės nė shkollė. Nė 1979-ėn Garry Marshall pa Xhimin duke interpretuar pėr "Second City" dhe bėri tė mundur qė Belushi tė shkojė nė Hollivud dhe tė interpretojė nė filmin "Who's watching the kids" (1978) pėr "Paramount", dhe mė pas disa role televizive. Nė 1983-shin, ai iu bashkua kastit tė aktorėve tė "Saturday Night Live" (1975) pėr 2 vjet. 1979: "Perversitet seksual nė Ēikago", nė teatrin "Apollo" tė Ēikagos; 1981 "Piratėt e Penzance"; 1984: "Perėndimi i vėrtetė", 1986: Bashkautor dhe aktor nė komedinė e tij tė parė televizive "Xhim Belushi-ditėlindja e djalit". 1986 "Perversitet seksual nė Ēikago" baza e filmit tė ardhshėm "Nata e fundit", "Parimi". 1993 kthehet nė Broaduej me dramėn "Bashkėbisedim me babain tim"; "Palmat e egra", 1997: "Siguri totale" etj. Aktualisht ai jeton nė Los Anxhelos me gruan e tij, Xhenifer dhe vajzėn e saj, Jamison dhe me tė birin Robert, qė e ka nga martesa e tij e parė.

    Kur Belushėt ikėn nga Qyteza e Korēės
    I lindur nė Nju Jork nga prindėr korēarė, Jim Belushi ėshtė pėrfaqėsues i fėmijėve tė brezit tė vjetėr, shumica e tė cilėve e kanė Shqipėrinė mė shumė njė amanet familjar se sa njė shqetėsim real. Babai i tij, Ademi, emigroi nė SHBA, duke lėnė vendlindjen nė vitin 1934, nė moshėn 15-vjeēare. Ndėrsa nėna e tij, Agnes Belushi, lindi nė SHBA, bijė e njė emigranti shqiptar. Vėllai i tij mė i madh ishte Xhon Belushi, po ashtu aktor i famshėm i skenės sė Hollivudit, i cili u nda nga jeta nė vitin 1982. Sipas prezantimeve tė tij nė skenėn e shoqėrisė amerikane, dhe nė pėrgjithėsi me intervistat e tij, ai mburret me prejardhjen e tij shqiptare. Nė njė intervistė tė dhėnė ZDF (Radio Televizioni Shtetėror Gjerman), ai flet me kėnaqėsi pėr vizitėn e fundit tė tij me tė atin nė vendlindje. Ai thotė se "kur isha nė vendlindjen e babait, nga tė gjitha anėt shikoja si nė pasqyrė figurėn time, tė gjithė mė dukeshin tė njėjtė si unė".


    Vizita e Jim Belushit nė Shqipėri
    Aktori i njohur hollivudian, Jim Belushi zbriti nė Rinas nė vitin 1995. Ai mbėrriti nė Shqipėri me tė atin, Ademin, i cili ishte larguar nga Shqipėria nė vitin 1934 dhe me djalin e tij 14 vjeēar, Robertin. Gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri aktori i njohur sė bashku me djalin dhe tė atin vizitoi edhe fshatin e origjinės nė Korēė. Ata takuan njerėzit e afėrm me tė cilėt kishin lidhje gjaku si dhe personalitete tė ndryshme tė vendit. Po ashtu u organizuan edhe disa takime tė aktorit tė famshėm nė Kinostudio me punonjėsit e kineastėt. Timo Flloko, aktori i njohur shqiptar, qė nga takimi me Jimin gjatė vizitės nė Shqipėri e nė takimet e mėvonshme kur ai vetė jetonte nė Amerikė, ka shkruar kėto mbresa pėr Belushin: "Jimi ėshtė njeri shumė i dashur dhe i sinqertė, por po aq i ndjeshėm dhe me temperament shpėrthyes si rrallė shqiptar" (Shkrimi "John Belushi, komiku i madh me fat tragjik"). Pas njė qėndrimi disaditor, familja Belushi u kthye nė Amerikė. Vetėm pak kohė pas vizitės nė Shqipėri i ati i aktorit tė njohur, Adem Belushi, vdiq nė Amerikė.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  16. #16
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Njė korrigjim... i ati i aktorėve Belushi, quhej ADAM dhe jo Adem.
    Fshati Qytezė i Korēės, ėshtė tėrėsisht ortodoks.
    ZM faleminderit pėr publikimin.

  17. #17
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Jim Belushi: Sė shpejti do vij si biznesmen nė Shqipėri




    Roland QAFOKU

    Kėtij i thonė Jim Belushi. Nuk bėhet shaka me kėtė artist Hollywood-i. Fama i ka marrė dhenė pėr shumė e shumė dekada dhe ne, shqiptarėt, vdesim tė mburremi se prejardhjen ky star i kinemasė amerikane e ka nga raca jonė. Por kjo krenari e jona ėshtė shumė pak nga ajo qė ndjen vet Jim Belushi. E ndjen nė gen qė ėshtė shumė shqiptar dhe pikėrisht pėr kėtė ka shkruar me dorėn e tij njė libėr 328 faqesh.
    Njė libėr qė edhe njė burrė zamani do mendohej nja dy tri herė pėr t'i vėnė titullin: "Burrat e vėrtetė nuk thonė kurrė mė fal". Por, Belushi ia plasi keq. Ka shkruar historinė e vėrtetė tė babait tė tij, safi shqiptar, qė vetėm na fundi i jetės i tha nja dy herė tė dua dhe mezi shkroi nja dy kartolina. Dhe aktori i madh, i impresionuar pėr kėtė personazh qė as nė filma s'e kish parė kurrė, ia hodhi historinė nė letėr. Nė njė libėr qė shtėpia prestigjioze botuese "OMBRA GVG" e ka shkrirė talentin e saj.
    Njė botim special qė zor se gjen nė Shqipėri. Por edhe pėr njė fat tjetėr, Vasilika Tafa, bashkėbotuese e Ombra GVG dhe bashkėshorte e Gėzim Tafės, ėshtė njėkohėsisht edhe kushėrirė e Jim Belushit. Po kushėrirė e vėrtetė, se Belushit tė gjithė qė takon kėtu nė Shqipėri i thonė se e kanė kushėri. Por vetė aktori pranon se ai ka vetėm njė, quhet Vasilika Stafa.
    Dhe ne tė "Tirana Observer"-it jemi me fat tė madh. Kjo zonjė e nderuar na mundėsoi njė intervistė ekskluzive me aktorin e madh amerikan. Njė intervistė ku tregon lidhjet shpirtėrore me Shqipėrinė. Por edhe me librin e ri qė sapo ka dalė nė shtyp. Duke na zbuluar edhe njė sekret tė vogėl. "Sė shpejti do tė vij nė Shqipėri si biznesmen", thotė Belushi, ky holliwood-ian qė ta ka ėnda ta shohėsh nė film, por mbi tė gjitha ta ka ėnda kur dėgjon se ėshtė shqiptar.
    Para sė gjithash, ju falėnderoj jashtė mase kur mora vesh se keni blerė tė drejtat e botimit tė librit tim "Burrat e vėrtetė nuk thonė kurrė mė fal". Nuk jam i sigurt sesi do mirėpritet ky libėr nė Shqipėri, sepse materiali ėshtė shumė satirik ndaj kulturės amerikane dhe nė tė ka njė kapitull tė gjatė qė flet pėr seksin, kėshtu qė nuk e di sesi do reagojnė njerėzit ndaj kėsaj. Megjithatė, unė i kam vėnė njė etiketė tė hollė paralajmėrimi asaj pjese... Shpresoj tė vij nė Shqipėri brenda nėntė muajve tė ardhshėm. Ndoshta mund tė flas edhe pėr kėtė libėr nė Tiranė.
    Manika ėshtė pjesėtare e familjes nga ana e gjyshes time. Unė e desha shumė gjyshen time. Kam takuar shumė nga familja Manika. Kur vizitova Shqipėrinė herėn e fundit, mu duk sikur kėdo qė takoja e kisha kushėri. Njerėzit mė tregonin fotografi tė njerėzve qė s'i njihja dhe nuk i kisha parė asnjėherė nė jetėn time. Nuk e di se kė kam e se kė s'kam kushėri. Por jam i sigurt qė Manikėn (Vasilikėn) e kam vėrtet kushėrirė. Mua mė erdhi shumė keq kur mora vesh se babai i saj Jovani ka vdekur. Jo vetėm kam dėgjuar tė flitet pėr tė, por e kam takuar nė Amerikė nė shtėpinė e babait tim. Mė kujtohet shumė mirė kur ata tregonin pėr fėmijėrinė e tyre dhe nga mėnyra se si komunikonin fytyra e tyre lumturohej nga kujtimet. Unė edhe pse nuk e njoh shqipen ndėrhyja me humor nė bisedėn e tyre. Edhe Manika ishte njeri me humor. Kam ndjerė njė kėnaqėsi tė pashlyer nga ato ditė, sepse ai ishte njeri me njė sensibilitet tė habitshėm. Nejse, tani do mundohem ti pėrgjigjem pyetjeve tuaja dhe shpresoj qė pėrgjigjet e mia t'ju ndihmojnė ndopak.

    A ndjehesh mirė pėr gjėrat qė doje t'i thoshe atyre tė cilėve ia ke dedikuar kėtė libėr?
    Kam marrė shumė telefonata dhe letra prej atyre qė ia dedikova kėtė libėr dhe ata dukeshin shumė tė kėnaqur dhe iu ishte bėrė shumė qejfi prej dedikimit tim. Unė ndjehem mirė kur i jap merita atyre qė i meritojnė ato. Tė tilla projekte nuk arrihen vetėm, por ato bėhen me punėn, idetė dhe zemėrgjerėsinė e shumė njerėzve. Unė ndjehem mirė qė kam shpenzuar kohė nė praninė e tyre.
    Si e krahasoni ndjenjėn e botimit tė njė libri tuajin me njė premierė filmi nė tė cilin luani ju? A ka ndonjė dallim?
    Filmat dhe televizioni kanė njė audiencė mė tė madhe. Bota e botimit ėshtė krejt ndryshe prej botės sė filmit. Njė libėr kushton mė shumė sesa njė biletė kinemaje apo kanalet televizive falas, dhe shpesh kėrkon mė shumė pėrqendrim dhe mendim pėr t'u shijuar. Pėr tė qenė i sinqertė me ju, po ju them se, mua nuk mė shijon procesi i botimit dhe promovimit tė njė libri. Mė pėlqen mė shumė procesi i xhirimit tė njė filmi apo shfaqjeve televizive.
    Nė librin tuaj ju keni pėrmendur disa nga tė njohurit tuaj. A mendoni se ato janė bėrė mė tė famshėm prej kėtij fakti?
    Nuk e besoj qė ndokush prej atyre qė kam pėrmendur nė libėr, pėrveē Stivi B, ka ndonjė reputacion tė keq. Por me kėdo qė takohem qė ka lexuar librin, kėrkojnė mė shumė informacion pėr mikun tim Stivi B. Prandaj i them asaj audience tė vogėl qė ka lexuar librin, se ai ėshtė njė star i vėrtetė dhe se ai ėshtė njė star edhe nė jetėn time. Atė e kam njė mik shumė tė mirė.
    Ju jeni me origjinė shqiptare dhe se kurrė nuk e keni fshehur kėtė fakt. A e dini se titulli i librit tuaj i pėrshtatet njė stereotipi tipik shqiptar? A ėshtė kjo njė koicidencė apo vjen si rrjedhojė e tė qenit i rritur nė njė familje shqiptare (pėr mė tepėr me afėrsinė qė kishit me gjyshen tuaj)? A ka ndonjė lidhje midis personazhit dhe origjinės tuaj?
    Nė fakt, ėshtė e vėrtetė qė babai im ishte prej njė nga fshatrave jashtė Korēės dhe se s'mė kujtohet asnjėherė qė ai tė ketė kėrkuar tė falur nė jetėn e tij. Madje edhe gjatė viteve tė tij tė fundit kur u plak dhe ai qėndrimi i ngurtė iu zbut, mė duket se tha "tė dua" vetėm dy a tri herė pėrpara se tė vdiste. Dhe, nė fakt, vetėm nga fundi i jetės sė tij mė dėrgoi njė kartolinė pėr ditėlindje. Kjo gjė mė shokoi. Duhet ta kisha titulluar librin "Burrat e vėrtetė nuk dėrgojnė kartolina". Por e them me tė vėrtetė se titulli pėrfaqėson mė sė miri idenė se burrat e vėrtetė nuk duhet tė kėrkojnė falje se janė ato qė janė. Ata duhet ta pranojnė veten dhe tė pushojnė sė qurravituri ndaj tė tjerėve, duke mos kėrkuar falje pa reshtur pėr zgjedhjet qė ata bėjnė. Dhe unė mendoj se femrat preferojnė meshkuj qė kanė njė forcė dhe karakter tė tillė.
    Ju nuk jeni i njohur vetėm pėr filmat tuaj, por edhe si vėllai i aktorit tė madh Xhon Belushi. A dėshiroi tė ndani me publikun shqiptar diēka rreth vėllait tuaj? Publiku shqiptar ka parė shumė prej filmave tė tij.
    Vėllai im ka 25 vjet qė ka vdekur, por prezenca e tij ėshtė akoma e gjallė. Filmat e tij, seritė televizive dhe regjistrimet e kėngėve tė "Blues Brothers" janė akoma tė preferuara dhe po vazhdojnė tė arrijnė edhe audienca mė tė reja. Stėrgjyshi ynė ishte violinist, valltar dhe pak komedian, i cili shėtiste nė Lindjen e Mesme dhe luante pėr sulltanė, ndaj unė mendoj se Xhoni kishte genin e tij. Xhoni kishte shumė cilėsi, por njė ndėr kėto ishte se Xhoni ishte njė shakaxhi i madh. Jo vetėm i madh, por vėrtetė, vėrtetė, vėrtetė i madh. Besoj se njerėzit do ta kujtojnė gjithmonė pėr ato tė qeshurat qė ai krijonte nėpėrmjet filmave apo spektakleve tė tij. Ne tė gjithė e duam dhe na ka marrė shumė malli pėr tė. Por ėshtė njė ngushėllim i vėrtetė fakti se shpirti i tij gjendet akoma nė filma dhe disqe muzikore.
    A habiteni qė libri juaj ėshtė duke u botuar edhe nė Shqipėri? A e dini se drejtuesit e shtėpisė botuese janė kushėrinjtė tuaj?
    Unė jam shumė i habitur qė ky libėr po botohet edhe nė Shqipėri. Siē e pėrmenda edhe mė parė, nuk mendoj se kultura shqiptare ėshtė gati pėr kėtė libėr. Ai pėrmban njė ndjeshmėri amerikane. Megjithatė, sigurisht qė unė pres qė libri tė botohet prej kushėrinjve tė mi, sepse herėn e fundit qė isha nė Shqipėri, kėdo qė takova e ndjeva se kisha kushėri. Megjithatė i uroj shumė fat botuesve meqė kanė pėrsipėr hedhjen nė qarkullim tė librit tim "Burrat e vėrtetė nuk thonė kurrė mė fal", sepse para sė gjithash duhet thėnė se tė botosh libra sot ėshtė njė aventurė e guximshme. Kur tė vij nė Shqipėri, me shpresė se libri im deri atėherė do jetė lexuar dhe njerėzit do kenė njė mendim tė saktė mbi "bėmat" e Xhimit, do firmos autografe mbi libėr.
    Kur do jetė vizita juaj e ardhshme nė Shqipėri?
    Unė jam i pėrfshirė nė njė grup biznesmenėsh nė rrethinat e Montreal, nė Kanada, dhe jemi nė procesin e arritjes sė disa koncesioneve nga qeveria shqiptare nė disa fusha tė ndryshme. Prandaj, do vij patjetėr brenda kėtij viti pėr tė bėrė nėnshkrimet zyrtare dhe ndoshta pėr tė pirė njė kafe turke.

    Tė dhėna pėr librin

    Titulli i librit: Burrat e vėrtetė muk thonė kurrė mė fal

    Autor: Jim Belushi

    Copy Right nė shba: Bookworn Llc

    Copy Right nė shqip:
    Shtėpia Botuese OMBRA GVG, Shqipėri

    Seria e botimeve: Dritat e kuqe

    Numri i faqeve: 328

    Pėrkthyese: Eliona Balilaj

    Dedikuar: Bashkėshortes Jenni-t

    grafika u realizua nga: mvs, Metafor visual studio

    ēmimi i shitjes nė librari: 800 lekė, 8 euro

    Foto e kopertinės: Dany Feld

    tiranaobserver

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e visari9
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    n' Prishtinė
    Postime
    809
    James Belushi duku folur Shqip :

    1.Arsenal
    20.Tottenham

  19. #19
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    James Belushi kendon ne Tirane. Fantastik.

    Mbreme ne tv.Klan ishte i ftuar i nderi.

    mos e humbni ta shihni .ritrasmetim sot ne mesdite.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger Lexo Postimin
    Njė korrigjim... i ati i aktorėve Belushi, quhej ADAM dhe jo Adem.
    Fshati Qytezė i Korēės, ėshtė tėrėsisht ortodoks.
    ZM faleminderit pėr publikimin.
    Nuk me pelqejne fare fanatiket e te gjithe tipeve te feve,po ē'fare rendesie ka more aman jo ortodoks ,jo myslyman ,a eshte shqiptar .
    1-Emri Adam nuk eshte i perhapur ne shqiperi edhe tek ortodoksit sa per dijeni ,-2xhimi ne interviste thote qe stergjyshi i tij kendonte ne oborret e sulltanit ,3-per emrin Adem shprehet zonja e shtepise botuese te librit ,4-mbiemri Belushi te duket si mbiemer ortodoks ty.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Nderi i Kombit" pėr aktorin e mirėnjohur Xhejms Belushi
    Nga Brari nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-11-2008, 11:17
  2. John Belushi
    Nga dodoni nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 04:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •