Jim Belushi nė Shqipėri, takohet me Veliajn. Do tė promovojė Tiranėn nė mediat amerikane
20 tetor 2022
“Shikoni kush na ka ardhur pėr vizitė!
I madhi Jim Belushipo realizon njė super dokumentar pėr Tiranėn, qė do tė shfaqet nė njė nga mediat kryesore amerikane– njė dhuratė e ēmuar pėr promovimin e kryeqytetit shqiptar, tė cilin e do shumė.
Faleminderit Jim!”- shkruan Veliaj nė facebook.
Aktori i madh me origjinė shqiptare, Xhim Belushi ndodhet nė Tiranė pėr tė realizuar njė dokumentar, qė do tė transmetohet sė shpejti nė median amerikane. Lajmin e dha kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj, i cili priti aktorin me famė ndėrkombėtare dhe i dhuroi “Kullėn e Sahatit”.
“Kjo ėshtė njė shenjė se duhet tė kthehesh sėrish tė na vizitosh”, i tha Veliaj aktorit shqiptar. Gjatė takimit me kreun e Bashkisė, Xhim Belushi ka rrėfyer se e ka gjetur Tiranėn njė qytet tė transformuar nė mėnyrė tė paimagjinueshme. Veliaj u shpreh krenar se njė aktor i madh si ai do tė jetė promovuesi i radhės i imazhit tė Tiranės nė Amerikė.
Dje pasdite Belushi pėrshėndeti edhe anėtarėt e Kėshillit Bashkiak tė Tiranės. Mė pas, Veliaj ndau me ta edhe se ēfarė i kishte rrėfyer aktori.
“Mė pėlqeu shumė qė Xhim Belushi mė tregoi se ka parė njė qytet qė ka ndryshuar nė mėnyrė tė paimagjinueshme. Mė vjen mirė qė po xhirohet pėr njė nga mediat kryesore amerikane njė dokumentar pėr imazhin dhe historinė e Tiranės. Ėshtė njė privilegj i madh qė Belushi ėshtė nė Tiranė dhe qė dėshmon nė vetė tė parė njė Tiranė tė transformuar nė mėnyrė tė jashtėzakonshme,” u shpreh Veliaj.
Koha Jone
Krijoni Kontakt