Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 93 prej 93
  1. #81
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Masakra e gjermanėve tek rruga e Kavajės nė '44.

    - Dėshmia e Viktor Dostit: Si na e vranė nėnėn dhe xhaxhanė mė 16 nėntor.

    Pasi pashė xhaxhanė tonė, Kutbiun, qė ra i vdekur nė oborr, unė u futa menjėherė nė lavanderinė e shtėpisė dhe po mundohesha qė tė nxirrja nga flakėt e zjarrit djalin e shtėpisė, Kujtim Libohovėn (Ismailati). Duke menduar se gjermanėt i kishin vrarė tė gjithė njerėzit e shtėpisė, unė u ngjita sipėr nė mes flakėve tė zjarrit duke kontrolluar nėpėr dhoma. Nė dhomėn qė ishte studio e babait, gjeta tė vrarė nėnėn tonė, Fetijen, e cila ishte goditur nga njė breshėri plumbash, diagonal me kraharorin. Me vėshtirėsi tė madhe unė e ngrita nėnėn nga cepi i dhomės dhe e vura nė njė sustė krevati". Kėshtu e kujton 80-vjeēari Viktor Dosti, atė ngjarje tė largėt tė ndodhur plot 60 vjet mė parė nė, 16 nėntorin e vitit 1944, kur gjermanėt qė po tėrhiqeshin nga Tirana, bėnė raprezalje nė shtėpinė ku banonin ata nė Rrugėn e Kavajės, pėrballė Kishės Katolike.


    Zoti Viktor, ku ka banuar familja juaj nė nėntorin e vitit 1944, kur gjermanėt ju pushkatuan nėnėn dhe xhaxhanė?
    Nė nėntorin e vitit 1944, por edhe mė pėrpara, familja jonė ka banuar nė shtėpinė e Agjah Libohovės, e cila ndodhet edhe sot nė Rrugėn e Kavajės, pėrballė Kishės Katolike. Juristi i njohur Agjah Libohova, ish-kryetar i Gjykatės sė Diktimit (Gjykata e Lartė) nė periudhėn e Monarkisė sė Zogut dhe atė tė pushtimit italian, kishte qenė mik i ngushtė i babait tonė, Hasan Dostit, dhe nisur nga fakti se ne nuk kishim pasur asnjėherė shtėpi nė Tiranė, banonim tek ai provizorisht si qiraxhinj. Nė atė shtėpi, e cila ishte dykatėshe me kopsht dhe me bodrum, ne banonim bashkė me familjen e Agjah Libohovės, i cili kishte disa vjet qė kishte vdekur. Familja jonė atė kohė pėrbėhej prej dhjetė vetash dhe pas xhaxhait tonė, Kutbiut (ish-arsimtar), i cili nė atė kohė ishte 36 vjeē, unė isha mė i madhi nga burrat, (19 vjeē), pasi babai ynė, Hasani, ishte larguar nga Shqipėria pak ditė mė parė.

    Si e kujtoni ngjarjen e ekzekutimit tė nėnės dhe xhaxhait tuaj nga gjermanėt?
    Ka qenė 16 nėntori i vitit 1944 dhe ato ditė forcat gjermane ishin duke u tėrhequr nga Tirana pėr nė drejtim tė Veriut tė Shqipėrisė. Shtėpia ku banonim ne ishte ngjitur me Rrugėn e Kavajės (vetėm njė kopsht i vogėl e ndante) dhe nga dritaret e saj ne shikonim forcat gjermane qė tėrhiqeshin, duke kaluar aty me makina tė blinduara, tanke, autoblinda, karroca dhe mė kėmbė. Kishte dy-tre ditė qė ne shikonim aty forcat gjermane qė kalonin pa pushim, pasi pak mė poshtė (te Zogu i Zi, ku ndodhej Centrali Elektrik i Tiranės) ishte njė postė e gjermanėve, ku ata ndalonin dhe organizoheshin pėr tė lėvizur mė pas drejt Veriut tė vendit. Ato dy-tre ditė gjermanėt kalonin lirisht aty nė Rrugėn e Kavajės pa u shqetėsuar nga asnjeri, pasi forcat partizane akoma nuk ishin futur deri aty.

    Po nė rrugė dhe lagje tė tjera tė Tiranės, a zhvilloheshin luftime ato ditė nė mes partizanėve dhe gjermanėve?
    Krisma armėsh dėgjoheshin nga tė katėr anėt, por aty nė Rrugėn e Kavajės ku banonim ne, nuk kishte luftė. Tė paktėn ne nuk kemi parė dhe as nuk kemi dėgjuar tė luftohej ato ditė aty. Nuk mund tė them me siguri nė ka pasur luftė nė lagje dhe rrugė tė tjera tė Tiranės, pasi ne nuk dilnim nga shtėpia ato ditė, pikėrisht pėr t'u ruajtur nga krismat e plumbave qė dėgjoheshin gjithandej. Megjithatė, ne kishim dėgjuar se qė nė ditėt e fundit tė tetorit, kishte filluar lufta pėr ēlirimin e Tiranės dhe aviacioni aleat anglo-amerikan, kishte goditur ato ditė njė autokolonė gjermane nė Mushqeta, duke i shkaktuar asaj humbje tė shumta nė njerėz e materiale. Tė kthehemi te dita e 16 nėntorit, kur gjermanėt ju vranė nėnėn dhe xhaxhanė.Atė ditė nė mėngjes, aty rreth orės 9.00, nė qiellin e Tiranės u pa njė avion luftarak qė po largohej nė drejtim tė Veriut. U fol se aty ishte komandanti i garnizonit gjerman tė Tiranės, Lederer, i cili po largohej pas urdhrit tė marrė nga Berlini. Pas kėsaj ore, duke menduar se do tė kishte bombardime, familja jonė, bashkė me atė tė Agjah Libohovės, u futėm nė bodrumin e shtėpisė pėr t'u mbrojtur nga ndonjė plumb qė mund tė vinte. Aty rreth drekės, kur ne, dy familjet, ndodheshim ende nė bodrum dhe ishim ulur pėr tė ngrėnė bukė, nė njė moment dėgjuam shpėrthimin e derės, krisma automatiku nėpėr shkallė dhe britma nė gjuhėn gjermane. Pas kėtij momenti, disa gjermanė qė shpėrthyen derėn, u futėn nė bodrumin ku ndodheshim ne dhe duke na bėrtitur na nxorėn jashtė me forcė tė gjithėve. Nė atė moment qė dolėm jashtė, nėna jonė, Fetija, ishte shumė e shqetėsuar dhe njėri prej ushtarėve gjermanė mori njė karrige dhe e uli aty pėr ta qetėsuar.

    Gjermanėt edhe erdhėn duke ju qėlluar me automatik, dhe ju qetėsonin duke ju ulur nėnėn nė karrige ???!!!
    Duket e pabesueshme, por ashtu ndodhi vėrtet. Nė kėtė kohė unė iu drejtova ushtarėve gjermanė, duke i pyetur se cili dinte tė fliste frėngjisht apo italisht. Ndėrkohė, doli njė ushtar gjerman, qė me njė frėngjishte tė masakruar mė tha: "Me urdhėr tė komandantit, i kemi vėnė zjarrin shtėpisė, por ju, me t'u larguar ne, mundohuni ta shuani zjarrin. Unė vetė nuk jam gjerman, jam nga Alzasė-Lorena (zonė e diskutuar nė mes Francės e Gjermanisė) dhe gjithė familja ime ėshtė vrarė. Por ju mos u dėshpėroni, se lufta i ka kėto, ne kemi urdhėr pėr tė djegur gjithė Tiranėn". Ndėrsa unė po flisja me ushtarin gjerman, i cili mė la tė lirė tė ikja qė andej, shokėt e tij i kishin rreshtuar pas murit dy familjet tona dhe po bėheshin gati pėr t'i qėlluar. Por pėr fat tė mirė, ndėrsa gjermanėt u larguan nga shtėpia jonė pa i qėlluar, unė u ngjita menjėherė nė katin e dytė, duke u munduar tė shuaja zjarrin. Merakun mė tė madh e kisha tė shpėtoja bibliotekėn, e cila ende nuk kishte marrė flakė, por nuk arrita tė nxirrja shumė libra jashtė, pasi nuk mė linte tymi. Ndėrsa unė pėrpiqesha tė fikja zjarrin sipėr nė katin e dytė, nga poshtė mė thėrritėn qė tė ulesha, duke mė thėnė se aty kishte ardhur njė grup tjetėr gjermanėsh.Unė zbrita menjėherė poshtė dhe aty njė gjerman mė kapi pėrnjėherė pėr krahu e mė mbėshteti pėr muri. Pas kėsaj ai bėri disa hapa pas, duke mė drejtuar automatikun gati pėr tė mė qėlluar.

    Ēfarė ndjet nė ato ēaste?
    Unė e shikoja atė drejt e nė sy dhe thosha me vete se ku e gjente ai njeri tė drejtėn pėr tė mė vrarė. Mua nuk mė besohej se njė plumb i vogėl i dalė nga gryka e automatikut tė atij ushtari gjerman mund tė mė merrte jetėn. Isha hutuar dhe nuk ndieja frikė se po vdisja, por pyesja veten se pėr ēfarė mė vinte mė shumė keq. Ēuditėrisht mė vinte keq jo pėr familjen, por qė po ndahesha nga shokėt. Si duket gjermani e kuptoi se ēfarė po mendoja unė dhe nuk mė qėlloi, por pasi pėrplasi automatikun dy herė te gjunjėt e tij, u largua duke bėrtitur me tė madhe nė gjuhėn e tij. Ndėrsa ai po largohej nė oborr, ndeshi me xhaxhanė tim, Kutbiun, tė cilin, pasi i rrėmbeu sahatin e xhepit duke ia shkulur nga zinxhiri, e qėlloi me breshėri automatiku duke e lėnė tė vdekur nė vend. Nė kėtė kohė dėgjova ulėrimat e njerėzve tė shtėpisė. Pas breshėrisė sė automatikut dhe ulėrimave, pllakosi heshtja.

    Ēfarė bėtė ju pas vrasjes sė xhaxhait dhe ku ndodheshin njerėzit e tjerė tė familjes?
    Pasi pashė xhaxhanė qė ra i vdekur nė oborr, unė u futa nė lavanderinė e shtėpisė dhe po mundohesha qė tė nxirrja nga flakėt e zjarrit djalin e shtėpisė, Kujtim Libohovėn (Ismailati). Duke menduar se ishin vrarė tė gjithė njerėzit e shtėpisė, unė u ngjita sipėr nė mes flakėve tė zjarrit duke kontrolluar nėpėr dhoma. Nė dhomėn qė ishte studio e babait, gjeta nėnėn tonė, Fetijen, e cila ishte goditur nga njė breshėri plumbash diagonal me kraharorin. Me vėshtirėsi tė madhe unė e ngrita nga cepi i dhomės dhe e vura nė njė sustė krevati. Ndėrsa po kontrolloja pėr tė tjerėt, dola jashtė ashtu i shkujdesur pa menduar se ēdo tė ndodhte. Nė fund tė oborrit, pas njė kompensate, ishin fshehur dy motrat e mia (Tefta dhe Veronika), si dhe nėna e motra e Kujtimit. Nė atė kohė pashė se nga breshėritė e gjermanėve kishte mbetur i vrarė edhe daja i familjes Libohova, Namik Jusufati. Ndėrkohė, gjermanėt qė ishin ende nė oborrin e shtėpisė sonė, dogjėn edhe shtėpinė pėrkarshi nesh, tė Fejzi Alizotit, ku banonte me qira familja e Zenel Prodanit. Nė atė moment unė bėra me vrap pėr nga porta e oborrit, me mendimin pėr tė dalė nė anėn tjetėr tė rrugės, te Kisha Katolike, por ndala aty te dera, pasi pashė tankun gjerman nė rrugė. Aty nė rrugė, ngjitur me portėn e oborrit tonė, ndodhej njė barrikadė, tė cilėn e kishin ngritur populli me simpatizantėt e Lėvizjes Antifashiste, pėr tė penguar tėrheqjen e gjermanėve. Gjermanėt hynin e dilnin nė oborrin e shtėpisė sonė, qė vazhdonte tė digjej, dhe u larguan vetėm nė tė errur. Kur dėgjuam zhurmėn e tankut qė u largua nga rruga, ne dolėm prej aty ku ishim fshehur dhe u futėm pėrsėri nė bodrum, ku kaluam tė gjithė natėn deri nė mėngjes. Aty nė bodrum unė pashė se edhe motra e vogėl, Veronika, ishte plagosur nė brinjė nga njė plumb dhe vazhdonte t'i rridhte gjak. Tė nesėrmen paradite mė 17 nėntor, unė mora motrėn 6-vjeēare dhe shkova pėr ta mjekuar te doktor Theodhosi, mjeku i familjes sonė, qė e kishte shtėpinė aty ku sot ėshtė rruga "Mine Peza". Gjatė rrugės mė ndaluan dy partizanė dhe mė pyetėn se ku po shkoja. Po atė ditė ne i varrosėm tė tre tė vrarėt nė njė cep tė oborrit dhe pas dy javėsh i nxorėm pėrsėri qė andej dhe me njė karrocė i ēuam e i varrosėm te Varri i Bamit.

    Vetėm nė shtėpinė tuaj bėnė raprezalje gjermanėt, apo dhe nė shtėpitė e tjera tė Rrugės sė Kavajės?
    Tė nesėrmen mė 17 nėntor, kur gjermanėt ishin larguar pėrfundimisht nga Tirana, ne mėsuam se ata kishin bėrė raprezalje edhe nė shtėpitė e tjera tė Rrugės sė Kavajės. Ata kishin vrarė dhe shokun tim tė klasės, Viktor Bisha (djali i gjykatėsit e prokurorit tė njohur Kiēo Bisha), tė cilin e kishin ekzekutuar nė sy tė nėnės e motrave. Po kėshtu, mė kujtohet se nė momentin qė unė kisha hipur nė katin e dytė pėr tė shuar zjarrin, i pashė vetė gjermanėt qė u futėn nė Kishėn Katolike pėrballė nesh, e cila ishte mbushur plot me qytetarė qė ishin futur aty pėr t'u mbrojtur. Atė ditė ne mėsuam se ata i shpėtoi nga pushkatimi Patėr Mėshkalla, gjė qė ai na e konfirmoi vite mė vonė, kur ishim bashkė nė burg. Para se tė hynin nė kishė, gjermanėt i kishin marrė me radhė tė gjitha shtėpitė e asaj rruge duke bėrė raprezalje. Tė gjitha ato gjermanėt i bėnė nė shenjė hakmarrjeje ndaj humbjeve qė pėsuan nė Mushqeta dhe nga goditjet qė u bėnin partizanėt ato ditė kur po tėrhiqeshin nga Tirana.

    Po vrasje tė tjera kishin bėrė aty nė Rrugėn e Kavajės?
    Mund edhe tė kishin bėrė, por ne nuk dimė gjė.

    Pas mbarimit tė Luftės, a u interesua njeri pėr atė ngjarje dhe a u tentua pėr t'i shpallur ata dėshmorė tė atdheut?
    Tė nesėrmen mė 17 nėntor, nė shtėpinė tonė erdhi njė person i cili na pyeti mua dhe Kujtim Libohovėn pėr ngjarjen qė kishte ndodhur. Por, nisur nga fakti se menjėherė pas mbarimit tė Luftės familja jonė pėrfundoi burgjeve dhe internimeve, as qė bėhej fjalė qė xhaxhai dhe nėna tė shpalleshin dėshmorė.


    Dosti: "Oficeri gjerman, Lyning, mė kėrkoi falje nė burgun e Tiranės"

    Pas ngjarjes sė 16 nėntorit 1944, kur forcat gjermane qė tėrhiqeshin nga Rruga e Kavajės pushkatuan nėnėn dhe xhaxhanė e Viktor Dostit, njė tjetėr ngjarje e cila i ka mbetur nė mendje dhe i ka lėnė shumė mbresa djalit tė madh tė familjes Dosti, ėshtė ajo e ndodhur nė burgun e Tiranės nė vitin 1945. Lidhur me kėtė Viktori kujton: "Nė atė kohė unė ndodhesha nė burgun e ri tė Tiranės (sot burgu 313), pasi sė bashku me njė grup shokėsh, si Petrit Toto, Islam Lleshi, Bujar Doko, Adem Petrela etj., akuzoheshim pėr pjesėmarrje nė organizatėn e rinisė sė Ballit Kombėtar gjatė periudhės sė Luftės. Nė atė burg ku ishim ne, mes qindra tė burgosurve tė tjerė, ndodheshin edhe disa ushtarė dhe oficerė gjermanė, tė cilėt ishin kapur rob nga forcat partizane gjatė tėrheqjes sė tyre nga Shqipėria nė fundin e vjeshtės tė vitit 1944. Mes atyre gjermanėve, ishte dhe njė djalė i ri shumė simpatik me tipare karakteristike prusiani, i cili quhej Hans Luning. Edhe pse thoshte se kishte qenė njė oficer i thjeshtė gjatė Luftės, nė tė vėrtetė Hansi nuk kishte qenė ashtu siē pretendonte, pasi ai kishte marrė pjesė edhe nė betejėn e Stalingradit, ku kishte dėmtuar edhe syrin e majtė. Sidoqoftė, ne e konsideronim atė thjesht njė tė burgosur si gjithė gjermanėt e tjerė dhe kishim zėnė njė miqėsi shumė tė madhe me Hansin, i cili mė shumė shoqėrohej dhe e kalonte kohėn me grupin tonė sesa me bashkatdhetarėt e tij. Po kėshtu, nisur nga fakti se ai nuk kishte asnjė ndihmė nga jashtė, vetėm nga grupi ynė pranonte tė merrte ndonjė ushqim apo ndonjė veshje qė na e sillnin familjet. Nė atė kohė ishte dimėr dhe unė mbaja veshur njė pallto tė madhe, te jaka e sė cilės kisha vėnė njė shirit tė zi, si shenjė zie pėr nėnėn dhe xhaxhanė qė mė kishin vrarė gjermanėt njė vit mė parė. Hansit i kishte bėrė pėrshtypje ai shirit i zi nė jakėn e palltos sime dhe kishte pyetur shokėt e mi, duke u thėnė: "Ēfarė i ka ndodhur Viktorit". Pasi ata i kishin treguar tė gjithė ngjarjen, Hansi gjeti rastin njė ditė kur unė isha duke shėtitur nė korridor dhe mė doli pėrpara duke marrė qėndrimin "gati-tu". Pas kėsaj, ai mė nderoi ushtarakisht dhe duke mė zgjatur dorėn, mė tha: "Viktor, tė faleminderit shumė pėr qėndrimin dhe sjelljen tėnde ndaj meje. Ata qė tė vranė nėnėn, xhaxhanė, dhe tė plagosėn motrėn e tė dogjėn shtėpinė, kanė qenė shokėt e mi. Edhe njė herė faleminderit shumė". Kėshtu m'u shpreh ish-oficeri gjerman Hans Luning, aty nė burgun e Tiranės, i cili me ato fjalė sikur donte tė merrte mbi vete pėrgjegjėsinė pėr atė fatkeqėsi qė mė kishte ndodhur mua nė ditėn e fundit tė largimit tė shokėve tė tij nga Tirana. Disa vjet mė vonė, kur tė burgosurit gjermanė po i largonin nga burgu i ri i Tiranės, Hansi m'i dha mua tė gjitha dekoratat qė ai i ruante me kujdes, tė cilat na humbėn gjatė kontrolleve tė shumta qė na bėheshin nė kampe e burgje. Edhe pse kanė kaluar gati 60 vjet nga ajo kohė, fjalėt e tij mė kanė mbetur ende nė mendje dhe nuk do ta harroj kurrė atė njeri, pėr tė cilin ruaj kujtime dhe respekt tė thellė".
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #82
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Lana dhe Tirana, nje binom i heshtur, qe ka bere historine e kryeqytetit.

    Lana, Rrugetim me historine.

    Rrjedh prej vitesh, qe nuk mbahen mend, permes kryeqytetit. Deri ne vitin 1935, edhe e ka permbytur shpesh. Derisa, ne kete vit, Bashkia e atehershme vendosi qe ajo do te disiplinohej. Fillimisht ne nje segment te vetem ne qender, ku u ndertua Ura e madhe nga Ing. Gjadri me emrin e saj dhe pak nga pak me vone edhe me gjate. Edi Rama, tashme si kryebashkiaku me i ri i qytetit, ka vendosur qe ta disiplinoje ne te gjithe gjatesine e saj, per t’i treguar se tiranasit duan ta qetojne perfundimisht, pas vitesh te terash stermundimesh, qe i bene provincialet dhe te papergjegjshmit kryeqytetas.

    Shumekush, qe e ka populluar Tiranen sot, ajo qe i ben me “pak” pershtypje eshte rrjedha e qete e lumit te kryeqytetasve, Lana. Keshtu ka qene gjithmone, qe nder mote, qe nuk mbahen mend. Ajo ka qene aty dhe ka pervijuar jeten e kryeqytetasve pa zhurme dhe pa buje. Eshte fryre dhe ka bucitur ne dimer, duke marre perpara gjithshka, ndersa ka pushuar dhe ka rrjedhur e qete ne vere. Ka qene plot me uje ne vjeshte, ndersa ka dale e pergjumur nga pranvera e bukur kryeqytetase. Ne sinkron me te, tiranasit, kudo ku kane gjalluar pergjate saj, kane lindur, kane jetuar dhe kane vdekur me te. Ndoshta, ky eshte motivi qe e shqeteson prej ditesh, fotografin e njohur Roland Tasho, teksa i eshte futur nje rrugetimi te gjate, brigjeve te tij. Kuptohet, jo atyre gjeografike, por thjesht negativave historike, ku ai vete ka fiksuar mijera syresh per te na dhene per here te pare historine ne celuloid te Lanes. Negativa te pafundme, pjese te zgjedhura koleksionesh, pjese nga arkivi i Institutit te Ndertimit, te gjitha i ka grupuar per te na falur kundrimin e simbolit me te zgjedhur te Tiranes, Lanen. Teksa e ka folur fillimisht me nje shoqate shqiptaresh ne Paris eshte habitur, sesa shpejt, ata e kane thithur sensin e historise se Lanes permes fotos. Eshte bindur pasketaj, se asgje tjeter nuk mund te jepte me mire se Lana, jeten e kryeqytetasve.

    Lana, vete, duket se nuk ka bezajtur shume. Ajo e ka pranuar gjithmone trillin e kryeqytetasve, qe e kane dashur. Nuk kishte sesi te ndodhte ndryshe: kur ka duruar ne te njejten kohe, fillimisht disiplinimin dhe vite me vone edhe doren vrastare te shqiptareve, qe i kthyen brigjet e saj, ne nje nga vendet me te urrejtura dhe me me pislleqe ne historine e qytetit. Fotografi i eshte ruajtur pak urrejtjes, por eshte munduar qe edhe ne vuajtje, Lanen, ta paraqese sa me te perkore. Per kete, Tasho, i njohur per ekspozitat e tij me tematika te ndryshme artistike-sociale-turistike, kete here nuk ka hezituar. Lana e tij fillon qe nga hershmeria, kur femijet dhe qytetaret e vjeter tiranas, qendronin dhe kalonin nje pjese te madhe kohe ne brigjet e tij. Lana e tij i ka te kater stinet e ngamoteve, por ka te plazmuar ne fotot e tij edhe hidherimin dhe gezimin e vete kryeqytetasve. Nje kujtim i tille te ndjek nga negativat e tij, qe pas viteve ’90, kur dora-dores kioskat si kerpulla pushtuan gjithshka dhe bashke me te, duke vene per pak ne pikepyetje edhe vete ekzistencen e Lanes. Per te vazhduar ne kohet me tej, me revolucionin qe nisi kryetari i ri i Bashkise, duke i ridhene Lirine.

    E Lana sot eshte duke e gjetur dhe me tej identitetin e saj. Tashme, ajo po disiplinohet dhe pas Bllokut te “Vasil Shantos”. Per fat, tashme ate mund ta shijosh, deri ne uren tjeter te madhe te Shkolles Teknologjike, si nuk kishte ndodhur kurre me pare. Dhe, duhej pune si kjo e tanishmja, qe Tirana mos te humbiste simbolin, qe duhet thene se asnjehere nuk i ka tradhetuar kryeqytetasit.

    “Tirana dhe Lana, jane nje binom, qe me kane ndjekur gjithmone, pergjate te gjithe punes time. Ai eshte nje motiv, qe nuk te le, sepse te ngerthen dhe te detyron, qe t’i nenshtrohesh. Kjo eshte arsyeja, qe vuajtja e saj ne vitet ’90 me ndertesat e shumellojta mbi te ne cdo vend, ishte nje lloj vuajtje dhe per ne te gjithe si bashkeqytetare te saj”, thote Tasho. Fotografi, tashme, e ka perfunduar idene e tij, ndersa eshte duke zgjedhur dhe vendin ku duhet te ekspozoje, per ta bere me te pranishme dhe me te kapshme idene e tij. Ne menyre qe te gjithe kryeqytetasit te shikojne, ate qe ka rrjedhur bashke me jeten e tyre, shprehet ai thjeshte.

    Deri ne mesin e viteve ’30, Lana, bente nje rruge te qete dhe te patrazuar, derisa njedite, tiranasit vendosen qe ta disiplinojne. Nuk mund te ndodhte ndryshe, perderisa, ajo kishte marre pjese dhe perbente te gjithe endrren e saj. Akoma te vjeterit e mbajne mend, sesi ajo rridhte e qete dhe meandronte deri te Fusha e Shallvareve. Nje rruge, qe do t’i prishej nga sistemimi i pare i saj ne vitin 1935 dhe qe do te vazhdonte nga Ura e Madhe te Bulevardi Zog i I deri ne Rrugen e Elbasanit. Ky sistemim do te vazhdonte pastaj pas luftes nga vitet ’50, per te kapur nje hop te madh ne vitet 2000 me ndryshimet dhe imazhin e ri, qe i ka derdhur Bashkia e Tiranes. Ky mbetet edhe hezitimi me i madh i Tashos, a do te mund qe ekspozita e tij te perfshije historine e vertete te kryeqytetit? A do te mund, qe fotot e tij do te percojne ate rruge te madhe, ku ka rrjedhur e gjithe jeta e kryeqytetit, permes Lanes?

    Nuk ka sot kryeqytetas, sado i vjeter qofte, qe te mos preket kur i flitet per Lanen. Ajo eshte e gjithe jeta e zakonshme e Tiranes, vendi, ku kryeqyteti ka matur terbimin e motit dhe vazhdimesine e jetes. E ajo, pa folur, me rrjedhen e qete, u ka treguar te gjitheve vazhdimin e shpreses se tyre.

    Ky fakt, sot, te duket me i madh, teksa eshte rehabilituar e gjithe pjesa me e madhe e Lanes, ndersa Rama ka vendosur, qe kryeqytetin ta ribeje dhe me lumin e tij. Ne nje fare menyre mbetet elementi qe e lidh, qytetin disa qindra mijera vetash me Perendimin.

    Si nje nuse e bukur, qe edhe Tasho, cuditerisht e ka zgjedhur si happy-end te fundit te ekspozites se tij, qe eshte pergatitur per kryeqytetasit.


    Nje ekspozite per Lanen.
    Ajo do te titullohet thjesht “Nje rrugetim me Lanen”. Jane dhjetra fotografi, pjese te koleksionit privat te fotografit Roland Tasho, qe u shtohen me dhjetra te tjera, qe jane mundesuar nga Instituti i Ndertimit, fale ndihmes se Agim Meros. Nje ekspozite qe eshte projektuar fillimisht per ne France dhe qe shume shpejt do te tregoje dhe Tiranen. Sepse askush si Dajti, Lana, Xhamia dhe Kulla e Sahatit nuk mund te tregojne Tiranen. Vete fotografi Tasho, thote se kjo teme e ka ngacmuar shpesh, teksa i ka marre shpesh ne duar te 10.000 negativat e tij per Tiranen, sepse “kjo pjese ishte ajo qe me mungon per qytetin tim”. Kjo ekspozite, qe tashme pret dhe doren e zakonshme te Bashkise, per t’i bere nje homazh vete Tiranes dhe ndryshimeve te saj, eshte gati. Thjesht, “nje homazh per ndryshimin e saj te madh, permes syve vigjelente te Lanes”, do te na tregoje nje dashuri tonen platonike.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #83
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Inxhinier Sakiqi: Pse e quaj Lanen simbol te kryeqytetit.

    Inxhinieri i vjeter eshte nje nga kryeqytetasit, qe eshte rritur prane saj. Shume nga kujtimet e femijerise, i ka te lidhur me lumin, me te cilin me vone do te merrej si profesionist per sistemimin e rrugeve dhe gjelberimit mbi Lane. I mbeten peng, kanalizimet e ujrave te zeza, qe derdhen atje dhe qe largon pak admirimin e njerezve per Lanen

    Si ka qene Lana, ne kujtimet tuaja?

    “Ka qene nje lume dhe jo nje perrua, ku ne buze te tij ka pasur vende gjelberimi si tek Namazgjaja. Ishte vendi ku faleshin, ku behej Bajrami. E aty poshte gjithmone kalonte Lana. Por, nuk ka qene kaq e ndotur, sa eshte sot. Ajo perfaqesonte nje vend ku rrinin te gjithe sepse pershkonte te gjithe qytetin. Lana gjarperonte dhe vetem me vone u fut ne nje shtrat te njejte. Por, e gjitha kjo, eshte bere permes nje periudhe teper te gjate. Keshtu, sistemimi ka filluar nga vitet ’30 dhe vazhdon dhe sot, sepse ende nuk ka mbaruar”.

    A mund te quhet nje simbol per Tiranen?

    “Lana eshte simbol per Tiranen, sepse ishte nje vend, ku tiranasit mblidheshin rreth saj shpesh dhe madje edhe festonin. Shtepite ishin afer deri te bulevardi i madh. Ende tek Tirana e re nuk kishte”.

    Kur filloi te disiplinohej apo te betonohej Lana?

    “Lana eshte 29 kilometra e gjate, qe nga Mali i Priskes dhe deri sa derdhet ne Lumin e Tiranes ishte e gjarperuar. Ajo nuk mund te rrinte ashtu, prandaj sistemimi filloi pas ndertimit te bulevardit 1930-1931. Me ndertimin e Ures se Madhe nga Ing. Gjadri filloi betonimi i saj ne te dy anet: ne drejtim te perendimit deri ne Pallatin e Shallvareve dhe ne lindje deri ne Rrugen e Elbasanit. Kjo nuk perfundoi deri me 1934, pastaj Lana nuk vazhdoi. Ishte koha kur punonte Inxhinier Lufi, qe ishte dhe shef i deges teknike ne Bashki”.

    A permbyste dikur Lana?

    “Kam pasur shtepine tek Lana dhe deri ne vitin 1945, ajo permbyste dhe ne dilnim me kova, sepse sillte dhe peshq. Ajo vinte nga perroi, dredhonte ku eshte sot pjesa perendimore e saj nga Shallvaret te fushat e tenisit dhe pastaj kthente tek Ekspozita. Vazhdonte tek puset dhe dredhonte tek “Vasil Shanto”. Sistemimi i pare eshte bere ne vitin 1934-1935, pastaj deri ne 1949-50, por perroi do te mbetej. Pas kesaj, eshte bere edhe sistemimi i dyte nga Pallati i Shallvareve, Pallatet “Agimi”, Pallatet “Nje Maji” (betonimi dhe skarpatet e Lanes)”.

    Po rruget prane saj?

    “Rruget buze Lanes, Bulevardi “Shqiperia Sot” dhe “Marsel Kashen” jane hapur pas viteve 1950-1960. Ato ishin 9 metra, ndersa sot po behen deri 12 metra”.

    Juve vete, pse jeni kaq i lidhur me Lanen?

    “Shtepia ime ishte afer Lanes dhe luanim deri pas luftes. Per fat, prane saj ishin Shallvaret. Ajo ishte nje vend argetimi, qe mua do me ndiqte gjithmone ne kujtese. Kur dola teknik ndertimi- bera piketimin ne buze te Lanes. Me vone, me kalimin e viteve punova si inxhinier ne Ndermarrjen e Kanalizimeve dhe Gjelberimit, ku sigurisht nuk kishte si te me shmangej Lana. Por, ajo eshte vete sikur ia ka dhene natyra nje pasuri, sepse zbret nga kuota 130m deri ne kuoten 100 metra. Ajo ka nje pjerresi, e cila sherben per marrjen e ujrave te bardha. Ne ndertuam nje pjese te kanalizimeve te Tiranes me dy rruget, qe derdheshin ne kanalet buze saj. Mbaj mend pastaj dhe punen qe beme per gjelberimin e Lanes deri ne vitin 1959-1962. Ajo u mblodh fillimisht me Plepa, por ato filluan te degradoheshin. Keshtu, qe u mendua zevendesimi i tyre ne vitin 1982 dhe u be Lana deri ne Rrugen “Sami Frasheri”, me lloje pemesh, qe iu moren nga te gjithe anet e Shqiperise. Per fat te keq, ne tranzicion ndodhen ato qe ndodhen dhe u shkaterrua gati gjithshka, e cila po riparohet sot”.

    Pse e keni kontestuar dhe cfare keni peng?

    “Lana me gjithe keto pune nuk mundi qe te behej nje perrua i paster si njehere, ku njerezit te dilnin dhe te merrnin ajer te paster, si ne te gjithe vendet e Botes. Kjo per arsye te ujrave te zeza. Ne te derdhen 2/3 e ujrave te zeza te Tiranes. Po ashtu, derdhen dhe perroi i Tabakeve, i Gogeve, perroi i Selites, qe mbartin sasira te medha te ujrave te zeza dhe ne vere bie nje ere, e cila te ben qe te tentosh te largohesh sa me pare qe te jete e mundur. Me pak pune dhe keto perrenj mund te derdheshin ne kanalizime, qe ajo te mbetej jo 100% e paster, por te pakten 70-80% e paster. Per mendimin tim, duket qarte ngutja, qe do te duhet te rikuperohet me vone dhe te behet nje pune tjeter, por te derdhesh ujrat e zeza ne Lane eshte shume gabim. Do te ishte mire, qe punet te behen njehere e mire. Ashtu si jashte, ku behen punet njehere e mire dhe nuk i kthehen disa here”.

    Kush jane disa nga njerezit, qe duhet te kujtohen per Lanen?

    “Inxhinier Gjadri, qe ka bere Uren e Madhe mbi Lane. Apo inxhinieri Kujtim Beqiri (i varur per sabotim ne Maliq), qe ka ndertuar uren ne Rrugen “Sami Frasheri”, si edhe Ing. Dhori Guri, i Institutit te Ndertimit, qe ka ndertuar rruget prane saj”.


    Skeda e Lanes.
    - Te dhena gjeografike
    Lana eshte dege e lumit te Tiranes. Buron ne anen perendimore te qafes se Priskes.
    Lana eshte 29 kilometra.
    Siperfaqja e pellgut 67.
    Lartesia mesatare eshte 179 metra.
    Renia 24 m/km.
    Pjesa e siperme ne shpatin e Dajtit ka pjerresi te madhe dhe kalon ne shkembinj gelqerore.
    Ne pjesen e poshtme relievi i sheshte.
    Pasi futet ne Tirane Lana pershkon qytetin dhe derdhet ne lumin e Tiranes ne Veri-Lindje te Berxulles.
    Si u zhvillua:
    Ka qene ne gjendjen natyrale dhe me kthesa deri ne Shallvare.
    Ne vitin 1935, mbas ndertimit te Bulevardit “Zog i I” me 1934, u be sistemimi nga Bulevardi deri ne Rrugen e Elbasanit nga lindja dhe deri ne “4 Shkurti” nga Perendimi.
    Kalonte prane fushes se sotme te tenisit, te ekspozita “Shqiperia Sot” e deri te Fusha e Punes.
    Sistemimi i metejshem i skarpateve nga vitet 1952-1955 e vazhdon edhe sot.
    Rruget buze Lanes u bene nga 1953-1960. Ato vazhdojne dhe behen nga 12 metra nga 9 metra qe ishin.
    Me 1934 u be ura nga Inxhinier Gjadri.
    Me 1936 u be ura ne “Sami Frasheri” nga Inxhinier Kutim Beqiri.
    Me 1939 u be Ura te “Rruga e Elbasanit” dhe u zgjerua me 1990.
    Me 1972 u be ura te Ali Demi.
    Gjelberimi.
    U be me plepa deri ne vitet 1950.
    U plotesua me sistem gjelberimi deri ne vitin 1982 me peme nga i gjithe vendi.
    Derdhjet ne Lane.
    Derdhen kanalizimet e 2/3 te qytetit.
    Perrenjte jane kthyer ne kolektore.
    Perroi i Tabakeve.
    Perroi i Pol Pocit.
    Perroi i Gogajve.
    Perroi i Selites…
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #84
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    "Ēlirimi i Tiranės nė aparatin tim fotografik"

    90-vjeēari Jani Ristani rrėfen si erdhėn dhe ikėn gjermanėt nė kryeqytet.

    Ishte fotograf. Nuk kishte punė me Luftėn e Dytė Botėrore, nė Tiranėn e nėntorit '44. Por fotografoi gjithēka i doli para. Jani Ristani atėherė ishte djalosh, e bashkė me dy kushėrinjtė e tij, Filip Viton dhe Vasil Ristanin, fotografuan momente shumė tė rėndėsishme tė ēlirimit tė Shqipėrisė. Tani Jani i ka kapėrcyer tė nėntėdhjetat. Ka shtat mesatar, portret tė qetė dhe sy qė i vishen me njė dritė tė jashtėzakonshme sa herė nis e kujton ngjarje tė largėta. I ulur nė cepin e tij nė njė divan tė madh, duart i mban tė mbledhura bashkė me gishtėrinjtė e dobėt me damarė tė nxirė. Me ata gishtėrinj Jani Ristani ka bėrė mijėra shkrepje me aparatin e tij fotografik. Ai ėshtė fotografi qė ka fiksuar nėpėr shirite filmash luftėn e Tiranės dhe ēlirimin, festimet e Pavarėsisė dhe dasmėn e mbretit Zog, partizanė nė pozicione luftimi, gjermanė tė vrarė e godina tė shkatėrruara. Gjurmė vitesh fiksuar nė fotografi vėren gjithandej edhe nė shtėpinė e madhe tė Janit, portrete njerėzish e momente tė caktuara historike, Tirana nė vite tė ndryshme, para dhe pas luftės. I ka vėnė nė muret e shtėpisė dhe duket sikur ėshtė i veshur me histori. Edhe atė shtėpi tė madhe menjėherė pas kafe "Piazza"-s e ka ndėrtuar vetė, qė nė kohėn e paraluftės, me bodrume, dhoma, korridore dhe oborrin e madh me bahēen me ullinj e mandarina. Nė kėto ditė tė ftohta dimri ai rri mbyllur, mund tė dalė deri te pragu, por jo mė tej. Gjunjėt nuk e lejojnė. Ndaj gėzohet si fėmijė sa herė troket dikush nė portėn e madhe tė avllisė. Ai e di se vijnė pėr ta pyetur, pėr tė kujtuar e risjellė nė kohė ngjarje tė hershme ku ai ishte personazh. Pėrpjekjet me gjermanėt nė Tiranė i kujton si sot. Ai ka dalė e ka fotografuar nė ato ditė lufte. Pėr gazetėn ai tregon ngjarje e detaje tė atyre ditėve, si dilnin pėr tė fotografuar, kė takonin nė rrugė dhe ēfarė fokusuan.

    Si ishte Tirana nė vjeshtėn e '44-s?
    Ishte e tensionuar. Ndihej atmosfera e luftės kudo. Njerėzit rrinin mbyllur. Mbrėmjeve nuk dilej fare se kishte shtetrrethim. Ishte situatė shumė e acaruar. Nė qytet ishin futur gjermanėt, ndėrsa rrugicave shpesh dėgjoje shkėmbime zjarri. Gjermanėt kishin vėnė bunkerė nėpėr pikat kyēe. Njė bunker ishte para Bashkisė sė Tiranės, njė bunker tjetėr ishte te ish-xhamia, ku ėshtė sot "Partizani i panjohur". Nė ditėt e para tė nėntorit kjo atmosferė ishte mjaft e tensionuar. Kishte raste qė gjermanėt qėllonin edhe nė dritaret e hapura, kur dilnin njerėz. Madje dėgjonim edhe raste vrasjesh pėr kaq pak gjė.

    Nė kėtė kohė ju dilnit shpesh pėr tė bėrė fotografi. Ēfarė fotografuat nga kjo luftė?
    Unė nuk isha vetėm, ishin dhe dy kushėrinj tė mi, Filip Vito dhe Vasil Ristani. Filipi dhe Vasili banonin nė anėn lindore tė bulevardit "Zog", ndėrsa ne banonim nė anėn perėndimore, ishim nė rrugėn "Fortuzi". Mbaj mend qė njė mėngjes herėt, ishte dita kur gjermanėt u larguan nga Tirana, vjen Filipi nė shtėpinė time dhe mė thotė: "Po ikin gjermanėt, shkojmė tė bėjmė fotografi". Nuk e besoja, por njėkohėsisht edhe po mendoja se si mund tė dilnim e tė fotografonim. "Dalim", i thashė, "po nga do tė kalojmė?". Tė lėvizje nėpėr Tiranė lirshėm ishte shumė e rrezikshme. E menduam qė tė dilnim nga rruga "Sulejman Pasha", "Dedė Gjon Luli", hotel "Pėrmeti"… e ca mė tej ishte hotel "Ēajupi". "Ėshtė e lehtė me fjalė thashė… por ėshtė e vėshtirė tė shkojmė". Gjithsesi e vendosėm dhe dolėm. Erdhi dhe Vasili dhe u bėmė tre. Kaluam nga e kishim bėrė me fjalė. Hymė nė qendėr. Tek-tuk dukej ndonjė partizan, por dukej qė rrinin me shumė kujdes. Njėri nga partizanėt mė del pėrpara dhe mė pyet: "Ku po shkon?". Mė ndalon dhe mė merr aparatin, mė pas mė ēon te njė komandant qė rrinte te shtėpia e doktor Theodhosit, e pas njė vargu ngatėrresash ma japin sėrish aparatin dhe mė lejojnė qė tė fotografoj. "Do tė tė jap njė partizan qė tė tė shoqėrojė e tė tregojė se ku duhet tė shkosh", mė tha komandanti. Kur dola, gjeta Vasilin dhe Filipin. Hymė nė hotel "Ēajupi", nga prapa, se nga para ishte bashkia e na shihnin gjermanėt. U ngjitėm nė kat tė tretė. Qė andej mund tė merrnim pamje vėrtet tė mira. Filipi doli hapur. Por menjėherė nuk vonuan tė vijnė plumbat drejt nesh. Mė pas Filipi shkoi poshtė te njė gjerman e se ē'foli me tė. Pastaj u nis tutje. Sa u afrua te njė dyqan ku shiteshin cigare, ra murtaja. Po tė kishte shkuar pak mė parė, do ta paguante me jetė. Kur vjen lart na thotė sėrish "Ikėn gjermanėt… po ikin". Ne ende nuk e besonim. Shihnim dhe fotografonim ca partizanė nga Rruga e Dibrės, vendosur nė pozicione luftimi, njė makinė po digjej nė njė qoshe ku ka qenė pusi i Shijakut, nė fillim tė Rrugės sė Dibrės. Ishte katrahurė. Helbete, luftė...

    Kur fotografonit, rrinit fshehur, nuk dilnit hapur?
    Edhe dilnim, por shihnim mundėsitė e lėvizjes. Atė ditė p. sh. qė ishim nė hotel "Ēajupi", Vasili zbriti dhe shkoi nė Rrugėn e Dibrės. Atje po fotografonte. Unė e shihja qė lart. Sa u fut nė atė rrugė, u kthye shpejt. Pėrpara kishte vėnė ca robėr. Vjen e na thotė: "Janė robė". Ata ecnin me duart lart. "Po, - i thamė ne, - janė robėr, por nuk janė gjermanė". Nė tė vėrtetė ishin tė kombėsive tė tjera… Pastaj dolėm nga ana e Sahatit. Ishte njė makinė qė po digjej. Njė gjerman i plagosur kishte mbetur nė barrelė, nuk kishin arritur ta tėrhiqnin. Ndihej qė lufta po zhvendosej nė drejtim tė Rrugės sė Kavajės. Filipi u nis pas tyre nė Rrugėn e Kavajės. Atje madje ai ka bėrė njė fotografi ku ishin dy oficerė tė mėdhenj gjermanė. I fotografuam ato momente mjaft tė vėshtira. Ishin vėrtet momente historike.

    Kishte personazhe tė njohur nė Tiranė kėto kohė, nė lėvizje?
    Kur po kalonim nga rruga qė vjen nga spitali, nė qoshe tė bulevardit, atė ditė takuam Kolė Jakovėn. Ishte me automatik nė krahė. "Ē'ju ka nxjerrė nė kėtė ditė?", po thoshte. "Po ja, po bėjmė fotografi". "Ju lumtė, - tha. - Kėto janė momente historike". Kjo tė gėzonte nė atė kohė, kur njė plumb nėpėr rrugica mund tė tė merrte jetėn. Mė tej na ndodhte tė takonim edhe personazhe tė tjera, por nuk mund t'i kujtoj tė gjithė tani.

    Po pas largimit tė gjermanėve nga Tirana, ēfarė atmosfere kishte?
    Ne dolėm sėrish pėr tė fotografuar po atė ditė pasdite. Nė fakt, gjermanėt nuk ishin larguar. Njė nga komandantėt, sapo dolėm, na tha tė kishim kujdes, sepse gjermanėt kishin lėnė snajpera nėpėr pika kyēe. Njė nga kėto ishte shtėpia e Spiro Moisiut. Ajo ishte mė e larta atėherė dhe e kishin vendosur aty. Por kishte edhe nė pika tė tjera. Pėshpėritej mes njerėzve se ishte ēliruar Tirana. Ata qė kishin radio kishin marrė vesh se nė Berat ishte formuar qeveria dhe do tė vinte nė Tiranė. Gjithė rinia ishte e mobilizuar pėr tė zhdukur gjurmėt e luftės. Nė njė kohė tė shkurtėr e pastruan qytetin. Ishin shumė tė entuziazmuar. Shihje njerėz qė as njiheshin fare dhe pėrqafoheshin nė rrugė. Tė gjithė prisnin ardhjen e qeverisė. Atė pasdite kur gjermanėt sa kishin nisur tė tėrhiqeshin nga Tirana, unė dhe Vasili shkuam nga rruga e Kryeministrisė. Kishte ende qerre tė shkatėrruara. Atmosferė lufte.

    Pas kėsaj ju fotografuat edhe festėn e parakalimet qė u bėnė mė 28 nėntor. Ēfarė kujtoni nga kjo?
    Mė 28 nėntor pritej tė vinte qeveria. U entuziazmua gjithė Tirana. Unė do tė fotografoja nė bulevard deri te Dajti. Ndėrsa Vasili kishte dalė nga Rruga e Elbasanit. Kam bėrė gjithė ato fotografi. Populli ishte mbledhur mizėri nga tė dy anėt e bulevardit. Duartrokisnin e thėrrisnin me zė tė lartė. Mbaj mend qė mė thirri njė moment Ali Kaceli dhe mė thoshte: "Ristani, fiksoji kėto momente historike pėr vendin!". Mbi kokat e njerėzve kalonin avionėt tremotorėsh, shumė ulur. I kam fotografuar edhe ata. Nga populli ndėrkohė dėgjoheshin thirrjet: "Ku ishit kur ne kishim nevojė? Tani qė u ēliruam, vini tė na pėrgėzoni?" (qesh, ndėrsa ndalon njė moment). Mbėrritja e qeverisė u prit me shumė zhurmė dhe entuziazėm. Ishin parakalimet madhėshtore tė partizanėve. Ja, diku kėtu ishte Mehmet Shehu (tregon me gisht nė njė foto tė botuar nė njė nga gazetat e kohės). Ėshtė fotografia ime. Atė ditėn e festimeve, si fotograf profesionist isha vetėm unė. Kur filloi parada, aty ishin edhe pėrfaqėsitė e huaja, tė gjitha pėrfaqėsitė ushtarake qė ndodheshin nė Tiranė.

    Qeveria hyri nė Tiranė mė 28 nėntor?
    Po, e mbaj mend mirė, ishte 28 nėntor. Madje ka qenė paradite, rreth orės 10:00-11:00. Tirana valonte.

    Pse thuhet qė gjermanėt nuk kishin ardhur si pushtues nė Shqipėri?
    Nė kohėn kur mbėrritėn gjermanėt, nė Tiranė pėshpėritej mes njerėzve se ata nuk kishin ardhur pėr tė na pushtuar. Madje edhe nė kohėn kur Italia sulmoi Shqipėrinė, Gjermania kishte reaguar. Ne nuk kishim ku tė merrnim lajmet krejt tė sakta, por ata qė drejtonin Shqipėrinė atė kohė, si Lef Noci, Patėr Anton Arapi, Mihal Zallari etj., thoshin se gjermanėt ishin shprehur kėshtu: "Nė kėtu duam qė tė kalojmė. Na duhet medoemos tė kalojmė prej kėtej, sepse jemi nė luftė me njė fuqi tė madhe ruse. Ata qė do tė na sulmojnė, ata do tė jenė nė luftė me ne… ne do t'u pėrgjigjemi…". Dukej qė ata i mbronte qeveria e asaj kohe dhe i kishte lejuar tė kalonin. Por partizanėt e qėllonin herė pas here autokolonėn. Mbaj mend qė e kam parė vetė kur i sulmuan nė momentin kur kalonin Rrugės sė Dibrės.

    Dhe si vijoi rruga e ushtrisė gjermane mė tej pas largimit nga Tirana?
    Kaluan nga Tirana nė Fushė-Krujė, nėpėr ca fshatra ku sot ėshtė Laēi, hodhėn nė erė urėn e Lezhės, kaluan nė Shkodėr, ku hodhėn nė erė urėn e Vaut tė Dejės, dėmtuan edhe urėn e Bahēallėkut. Ishin ura me vlerė tė madhe. Mė tej ata kaluan nė Titograd…

    E kujtoni sa kohė qėndruan gjermanėt nė Shqipėri?
    Sa mė kujtohet mua, gjermanėt nė Shqipėri si pushtues, nuk kanė qėndruar shumė. Sepse e kishin thėnė edhe mė parė ata, "nuk kemi punė me Shqipėrinė", madje dhe se "me shqiptarėt ne jemi miq… ne luftojmė me njė fuqi botėrore, siē ėshtė Rusia".


    Jeta Zagori-Stamboll-Tiranė

    Historitė e rralla tė fotograf Janit
    Jani Ristani u lind mė 13 dhjetor 1913 nė fshatin Llia tė Zagorisė. Nė vitin 1926 shkon nė shkollė nė Turqi. Babai e merr me vete dhe e nxit qė tė vazhdojė shkollėn, edhe pse nė gjuhėn turke. "Nė 'Robert College' kam studiuar pėr disa vjet rresht. Nė fillim mė ēuan te njė fotograf i njohur armen. Por nuk ndenja aty, pasi ai kėrkonte para. Filmin e parė e kam djegur. Fotografi mė tha tė mos luaja me tė, po vetėm tė luaja sustėn. Por unė doja mė shumė se kaq. Doja njė zanat. Pėr dy vjet rresht mėsova te njė fotograf grek, prej tė cilit fitova shumė pėrvojė e art", tregon Jani, duke vijuar mė tej: "Fotografinė e parė e kam bėrė nė vitin 1932. Mė kujtohet se atė vit zhvillohej konkursi 'Miss Turqia'. Unė bėra njė foto pėr qejfin tim, tė cilėn ma kėrkoi mė vonė njė gazetar turk. Unė ia dhashė pa i vėnė rėndėsi. Ajo ishte botuar tė nesėrmen nė njė nga gazetat mė tė mėdha turke, me emrin tim poshtė. Kjo foto mė dha shumė sukses". Nė vitin 1934 Jani Ristani kthehet nė atdhe pėr tė kryer shėrbimin ushtarak, tė cilin e pėrfundoi nė Shkodėr nė dhjetor 1935. Kėtė vit bėn edhe fotografitė e para nė atdhe. Pas ushtrisė hap sėrish njė dyqan fotografish nė fillim tė bulevardit "Zogu I", si ai qė kishte nė Turqi. "Tė vetmit fotografė me emėr nė Tiranė, nė atė kohė, ishin Ymer Bali e Kolė Maca, qė ishte fotograf i Oborrit. Fotot e mia tė para kanė qenė ndėrtimet italiane gjatė regjimit monarkik, sidomos ndėrtesat qeveritare, sheshi, si dhe ngjarje tė tjera historike". Nė vitet '30 u angazhua nė krah tė shumė intelektualėve tė kohės dhe u bė mjaft i njohur si fotograf. "Nė atė kohė kam pasur shumė miqėsi me intelektualėt e kohės, si botuesin Medin Kamberi, i cili drejtonte 'Dianėn', Zoi Xoxėn, drejtorin e gazetės 'Drita', Gjergj Bubanin etj. Njė kujtim i paharruar pėr mua mbetet ai i vitit 1937. Kam shoqėruar princeshat nė turin e tyre nė Jug tė Shqipėrisė. Kam fotografuar princeshat, si dhe kam bėrė mjaft foto panorama, apo vallet e bukura ēame. Disa foto u botuan nė shtyp, por njė pjesė, shumica e fotove, humbėn gjatė viteve tė luftės". Po ashtu, edhe nė dasmėn e mbretit Zog ai kujton se ishte ndėr tė paktėt fotografė. "Ishte Marubi, instituti 'Luēe' dhe unė", thotė ai, ndėrsa veēon njė detaj nga dasma. "Njė ēoban nga Jugu, nga Konispoli, solli si peshqesh pėr dasmėn e Zogut 50 deshė tė mėdhenj, tė zgjedhur, lyer me bojė tė kuqe. Njė gjė e jashtėzakonshme ishte parada e deshėve nėpėr Tiranė". Por aktiviteti mė i rėndėsishėm i tij si fotograf ishin vitet e luftės, ku bashkė me kushėrinjtė Filip, Viton e Vasil Ristani fiksuan pamje historike.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Portrete dh.itsash..nga nje lagje dh-itsish te Tiranes dh.itse..


    ----------


    gazeta Panorama

    ----------


    Koment
    26Nentor 2004

    NATALI’


    Edison Ypi

    Ndodhi para disa ditėsh. Ishte njė realitet mediatik i pastėr, pa dyshim jo i vetmi i tillė, por paksa ndryshe, paksa i veēantė. E panė shumė dhe nuk ėshtė e rėndėsishme ta pėrsėrisim pėrmbajtjen, veēse shkurtimisht ...Pa dėngla snobiste, pa sforcime pėr tu dukur, pa politikė, pa sherr, pa inate, pa ngėrdheshje, pa nėn e mbi kuptime, pa kunja e thumba trashanikė qė nuk ngulen gjėkundi me varre’ e tokmak tu biesh dhe sidomos pa tė shėmtuarat gjer nė neveri unė-unė-unė, unė kėshtu e unė ashtu, unė kėtu e unė atje e gjithkund unė. Njerėz qė u llafosėn si njerėz. Qytetarė shqiptarė qė u llafosėn bukur, ėmbėl, miqėsisht, kėnduan. Kaq.
    Ēfarė duhet, ēfarė vlen mė tepėr se kaq ?!

    Dashamir Shehi, disa miq tė urtė nė punė tė vet moshatarė tė tij miq tė gjimnazit, dhe prezantuesit, Balina Bodinaku e Xhimi Lazri.
    Dasho,

    Bėre mirė qė fole pak. Ti nuk ke nevojė pėr reklamė. Reklamė Ti ke punėn tėnde, lodhjet e tua. Ti nuk je nga ata qė shitesh e blihesh, as me floririn e gjithė Botės. Ato pak batuta qė shqiptove i qave. Por mė tė hatashme ishin ato qė nuk the. As e zure nė gojė fare se je i persekutuar i Diktaturės, se babai dhe krejt farefisi Yt kanė qėnė antikomunista nga mė tė vendosurit, se gjithė jetėn e ke kaluar duke urryer Diktaturėn dhe Diktatorin, duke pritur qė Diktatura tė shėmbej dhe Diktatori tė vdiste etj. etj. Pra nuk u mburre. Nė lidhje me atė qė the se ke preferuar dhe preferon qė nė administratėn shtetėrore tė punėsohen bij e bija nėpunėsish qytetarė, nuk janė pak ata tė cilėve kjo nuk u ka pėlqyer. Lejomė tė tė vij pakėz nė ndihmė nė lidhje me kėtė ēėshtje. Ėshtė e thjeshtė. Ata tu pėrgjigjen kėtyre tre pyetjeve. E para; Ju qė keni ardhur nė Tiranė nga diku buzė ndonjė rruge nacionale, diku mes Librazhdit dhe Pėrrenjasit pėr shėmbull, jeni bėrė drejtorė e nėpunės tė lartė nė administratėn shtetėrore, ēfarė mendimi, ēfarė opinioni, ēfarė preferencash keni nė lidhje me banorėt e atyre fshatrave nė jug tė Shkumbinit, pesė-gjashtė orė mė kėmbė nga xhadeja mes atyre maleve tė frikėshme, ė, a i doni, a i respektoni, a i lejoni tė vijnė nė fshatin tuaj tė bėhen drejtorė e kryetarė ?! E dyta; Ju qė atje nė fshatin tuaj vriteni e priteni pėr gardhin njė pėllėmbė mė tutje a mė tėhu, e keni ardhur nė Tiranė e rreth Tiranės ku keni ngritur shtėpi e vila duke zėnė dhjetėra hektarė truaj nė tė shumėpėrfolurat zona informale, prona denbabaden tė Dash Shehit ose bashkėqytetarėve tė tij, qė keni arritur tė bėheni edhe nėpunėsa me goxha peshė, a ju ka vajtur ndonjėherė ndėr mėnt me imagjinatė tė ndėrroni vendet, pra si do tė kishit reaguar sikur tė ishit ju pronarė tė atyre trojeve e dikush tjetėr nga filifistuni tė vinte tė ngrinte shtėpi pa j’u pyetur ?! E treta pyetje; Pse pikėrisht ju qė nuk i keni pasur baballarėt nėpunėsa por bujq tė nderuar, jeni ju ata qė mė sė shumti lakmoni tė shkoni tė shkolloheni nė Londėr, Romė, Paris etj. qė pastaj tė vini tė kapni poste nė Tiranė ?! Prandaj qepeni e mos guxoni tė thoni se nuk ka tė drejtė Dash’ Shehi.
    Balina,

    O trupėzim i talentit, thjeshtėsisė, modestisė, mėnēurisė, spontaneitetit, improvizimit, freskisė, njerzillėkut, nga erdhe, nga dole, nga u ēfaqe, nga re, nga Qielli, nga Toka, nga Dielli, nga Galaktikat, nga ?! Ti det i shkumbėzuar mirėsie dhe ėmbėlsie, Ti shpėrthyesja, Ti ekstroversja e pakurueshme, Ti altruistja e pėrsosur, pėr Ty nuk mund t’i referohesh veēse Shekspirit; “As Djalli s’ka ē’tė thotė kundėr saj”.

    Xhimi,
    I vėmėndshėm, i kujdsshėm, impersonal, tejet diskret, i kursyer nė fjalė, i sjellshėm, shėmbull i lartė qytetarie, pianist, kėngėtar i ėmbėl i mė tė ėmbėlave kėngė nė disa gjuhė. Je i mrekullueshėm. Nuk di tė kemi ndonjė tjetėr si Ty. Ndoshta kemi, po ku ėshtė se ? Vetėm diēka nuk tė falet. Nuk tė falet qė ja bėrė me hile Dashit duke kėnduar “Dhjetė Kitarrat” nė vend tė “Natali”-sė sė hatashme tė Gilbert Becaud (Zhilbert Beko’). Po si o Xhimi na le pa Natali-nė e bukur, tė ėndėrruarėn e tė gjithė disidentėve qytetarė shqiptarė, guidėn e famėshme tė Beko-sė nė Moskė nė vitet e Luftės sė Ftohtė, qė ajo i tregonte Kremlinin, Mauzoleumin dhe Sheshin e Kuq tė zbardhur nga bora, ndėrsa ay e ftonte t’i linte tė gjitha ato e tė shkonin tė bėnin muhabet si njerėz nė “Kafe Pushkin”. S’ka problem Xhimi. Tjetėr herė. Je shumė i mirė. Rrofsh.

    Po shkolla, gjimnazi i famshėm i Dash’ Shehit dhe miqve tė tij, “Samiu” i viteve ’70 ?!
    Vėrtet ishte, dhe ėshtė, nė mes tė qytetit prej ku gjithēka ishte afėr, por besoj fati apo fataliteti i saj qėndron tjetėrkund, tek diēka qė nuk u tha.
    Ishte kohė tjetėr, shoqėria dhe mjedisi ishin tė formatuar nė njė mėnyrė qė zor se kuptohet sot nga tė rinjtė. Jam rrekur para do kohėsh t’i spjegoj njė tė riu si e qysh e tek ishte ajo kohė. Edhe me aq pak sa i thashė u mahnit aq tepėr sa nuk u pėrmbajt e tha; “Jam gati tė jap pesė vite jetė tė jetoja njė ditė si ato”.

    Nejse, “Samiu”. “Samiu” nga mbrapa, nė kurriz, kishte gjithė shėmtinė e Botės; Bulevardin e shėmtuar soc-realist, njė hotel ku thrret qameti plot me sigurimista, pallate ruse si furriqe, institucione e zyra si mėnxyra, dhe njerėz tė ngrysur qė vej e vinin “ke treni”.

    Pooooooooor, pėrpara kishte mrekullinė. Njė nga lagjet mė tė vjetra tė qytetit. Shtėpi tė ulėta me porta, oborre, rrugica tė ngushta me kalldrėm tė pastėr, kopėshte, gra, burra, pleq, plaka, tė rinj, tė reja e kalamaj. Rrugica tė ngushta tė pėrdredhura. Myslimanė qė fshehtas rregullisht mbanin Ramazan, lexonin Kur’anin, faleshin, merrnin avdes e gatuanin hallvė. Kristianė qė gjithashtu luteshin e zjenin vezė tė kuqe pėr Pashkė. Gra qė shihnin fundin e filxhanit dhe hidhnin fall. Pijanecė qė e quanin veten Pijetarė. Nė prag “Festash” i mblidhnin Pijetarėt nga frika e ndonjė zullumi. Ndodhte qė i mbanin pak kohė dhe i lėshonin, por ndodhte edhe qė i internonin madje edhe i fusnin nė burg “Pėr parazitizėm”. Fshehtas ushtrohej edhe ndonjė zanat privat. Dikush gdhėndėte gurė varresh. Disa rrobaqepėse, tė cilat kur dilnin nga shtėpia kujdeseshin, shiheshin mirė e mirė gjithė frikė se mos Zot na ruaj u kishte mbetur mbi rroba ndonjė fije peri prej sė cilės mund tė gjenin belanė. N’at lagje natyrisht kishte edhe kurva dhe spiunė si nė ēdo lagje tė botės ku ka jetė. Por kishte gjithashtu dijedashės skrupulozė me rafte dhe sėndykė plot libra tė vjetėr tė ndaluar, si dhe zonja tė vjetra tė rėnda qė ruanin fotografi tė rinisė sė tyre me Bikini, bėrė dhjetra vite mė parė nė Plazhin e Currilave ose dikund tjetėr. Miq tė mirė mblidheshin netėve nė dhoma me perde tė trasha e dritare tė puthitura mirė. Qanin hallet dhe qeshnin me guakėrinė e “Udhėheqjes” duke pirė raki mareje dhe duke ngrėnė ndonjėherė edhe mish kali. Jo pordhacėt, hajdutėt, grindavecėt e sotėm, frikacakėt e djeshėm qė pėllasin pėr Liri e Demokraci, por ata, durimtarėt e djeshėm tė pamposhtur sot tė heshtur, ata dhe askush tjetėr ishin qė nuk u mposhtėn kurrė, qė e mbajtėn mbi shpinė dhe nuk e lanė tė vdiste Lirinė dhe Qytetarinė.

    Ishte pra kjo lagje, palca e qytetit, kėshtjella qė nuk u muar dot kurrė prej horrave, ajo qė rrezatonte, turbullonte, rrėnqethte “Samiun” frontalisht me misterin, sharmin, jetėn ashtu si ėshtė. Fenomeni ishte dykahėsh, “Samiu” dhe Lagja pėrballė jepnin-e-merrnin me njėri-tjetrin. Ishte kaq i fortė ky rrezatim, kjo mardhėnie, sa arriti tė modifikojė edhe jetėt e jo pak bijve e bijave tė indoktrinuara thellė tė nomenklaturės. S’mund tė ndodhte ndryshe. Veē tjerash, tė gjithė e shihnin atė qė thotė Ismail Kadarea; “E megjithatė, mes gjith’ asaj errėsire, dhune e fukarallėku, kishte vajza qė pėrpiqeshin tė visheshin bukur dhe gra qė bėnin dashuri”.

    Kjo lagje, kjo jetė, ishin pra fati i “Sami Frashėrit”. Kjo ėshtė arėsyeja pse ishte aq pjellor nė Disidentė. Gjimnazet e tjerė nuk e kishin kėtė fat. Prandaj janė karakterizuar nga njė farė steriliteti nė kėtė pikėpamje. “Qemal Stafa” ? Po, kishte edhe atje nxėnės e mėsuesa qė e urrenin Diktaturėn, por ishte si tė thuash i zėnė nė ēark, sepse kujtohej e lakohej gjithė kohėn pėr gjėra qė kishin lidhje me luftėn dhe sidomos nuk kishte pėrpara njė lagje aq luksoze sa “Samiu”, pa folur pėr “Petro Ninin” qė lėngonte gjithė kohėn nėn hijen e egėr dhe tė ftohtė tė Bllokut.

    Kishte edhe “Ishuj” tė tjerė ku nėpėr bodrume e qilare flitej fshehtas pėr magnetofonė tė bėrė vetė, kanconeta, San Remo etj., por mė tė vegjėl, mė tė cekėt, mė pak influentė.
    Ju lumtė goja Dashit, miqve tė tij dhe prezantuesve qė i prekėn kėto tela, tingujt e tė cilėve po i dėgjojmė gjithnjė e mė rrallė. Ajme’, tirania e kohės fton pėr harresė. Brezave tė ardhshėm, ēka u tha mė lart, mund tu duket e pabesueshme, e pavėrtetė. Nuk duhet tė harrojnė e tė mos besojnė ! Nė fund tė fundit, “Samiu”, Lagja, Diktatura, Disidentėt e mijėra peripeci tė tjera, fakte tė gjalla, tė jetuara, tė vuajtura, nuk mund tė jenė mė pak tė besueshėm se sa pėr shėmbull fakti qė mėsohet nė shkollė, nė dukje absurd, por i provuar, se...Universi ėshtė i pafundėm dhe i mbyllur.

    Xhimi, jo vetėm Dash’ Shehit, por edhe shumė tė tjerėve, u ke borxh Natali’-nė... nė Sheshin e Kuq zbardhur nga dėbora. Thuaju tė gjithėve sus tė rrinė, frymėn ta ndalin, miza tė mos pipėtijė. Po harrove Ferri tė pret. Bėj shaka. Asnjė Ferr nuk tė pret. Jemi ne qė po tė presim ta kėndosh, ta qash, si di Ti.



    shkruaji edison ypit edisonypi@yahoo.com

    ------------




    ku jeshet ju edison.. more lagja trime e Dash shehit kur ju erdhi nje saurel me katunar e thirren Vlora Vlora e ju i bet m.utin shtetit e kapitulluat..para atyre qe erdhen nga Terbaci e 50 vjet ju mbajten si minj aty ne Tiranen tuaj..
    llafe boshe..
    ..

  6. #86
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... o Braro, ēa lidhje ka ky artikulli jot me temen "Historia e Tiranes", ēa lidhje ka Dash Shehi me historine e Tiranes. Brar, shpjegohu me qarte ne postimet e tua ...

    P.S. pres pergjigjen tende ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #87
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Skutho,

    po ta vesh re mire, shkrimi i mesiperm nuk eshte per Dash Shehin, por per shkollen "Sami Frasheri" dhe Dashi ka qene nxenes ne kete shkolle. "Sami Frasheri" ka qene gjithnje shkolla ku nqs ndodhte ndonje gje e re ne jeten e Tiranes, aty ndodhte per here te pare.
    Mendoj se eshte tamam vendi per kete shkrim. Eshte pjese e historise se Tiranes.

    Autori ka bere nje lidhje te shkelqyer te shkolles se atyre viteve ('70) me ndjenjat e njerzve, nxenesve, kerkesen per me shume, muziken e huaj (kenga Natali) dhe sidomos ate italiane, duke na dhene nje tabllo te sakte te asaj kohe.

    Braro, jam gjithenje dakord me shkrimet dhe komentet e tua, por nuk besoj se ishte me vend kesaj radhe. Besoj se me kupton. Aq me teper qe edhe autori E. Ypi e ka thene shume qarte ne shkrimin e tij.

  8. #88
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Shtėpia e Zotit, bashkėthemeluese e Tiranės.

    Legjendat thonė se ndėrtimi i Xhamisė sė vjetėr tė Tiranės, e cila u shemb mė 17 nėntor 1944, ka hasur nė konflikte pronėsie. Sulejman Pasha, i cili mbahet si themeluesi i Tiranės, e filloi ndėrtimin e qytetit nga njė xhami, njė furrė buke dhe njė hamam. Xhamia e vjetėr, qė ndodhej nė vendin ku sot ėshtė monumenti i Partizanit tė Panjohur, ėshtė ndėrtuar mė 1023 sipas kalendarit arab, qė me kalendarin normal konvertohet nė vitin 1604 (Tirana 1604-1637 e Osman Myderizit). Kjo tokė i pėrkiste Sallaman Beut, njė feudali nga Selita. Nė kohėn kur u hodhėn themelet me njė ceremoni tė posaēme, Sallaman Beu i Selitės ēoi njerėzit e vet dhe i prishi. Por themeluesi i Tiranės me miqtė e tij nė Stamboll ndėrhyri, duke e akuzuar Sallaman Beun pėr sakrilegj nė shembjen e xhamisė. Ky i fundit u dėnua me vdekje. Sipas njė dokumenti tė Stefano Gasparit "Relaciene della diocese di Durazzo" tė vitit 1671, thuhet se rrethi i Tiranės nė atė kohė nuk ishte muslimanizuar i gjithi. Po sipas kėtij dokumenti, pjesa mė e madhe kishin ndėrruar fenė pėr shkak tė taksave tė rėnda. Sulejman Pasha u vra mė 1608 dhe trupi i tij u soll nga Turqia nė Tiranė pėr t'u varrosur pranė xhamisė. Influenca e sulltanit, qė me sa duket gjeti shumė pėrkrahje nė Tiranė, tregohet edhe prej ndėrtimit tė xhamive tė tjera, qė pa dyshim nuk janė ndėrtuar me forcė. Mė 1770 u ndėrtua xhamia e Zaimit, si dhe xhami tė tjera mes lagjeve. Mė 1789 u ndėrtua xhamia e Ethem Beut, kjo vepėr monumentale e Tiranės sė sotme. Tė gjithė tė huajve qė e kanė vizituar Tiranėn, u ka lėnė mbresa tė forta xhamia e Ethem Beut pranė kullės sė Sahatit, e vetmja xhami qė u ruajt me fanatizėm tė madh nė tė gjitha kohėrat. Po kėshtu, edhe xhamia e Karapicėve ka qenė njė prej kryesoreve nė Tiranė. Nė fakt, mes xhamive mė tė vjetra tė ndėrtuara ėshtė ajo e Ethem Beut nė qendėr. Xhamia e vjetėr, e cila ėshtė zėvendėsuar me monumentin e Partizanit tė Panjohur, u shemb mė 17 nėntor 1944, gjatė luftės pėr ēlirimin e Tiranės, ndėrkohė qė xhamia e Karapicėve u shemb nė vitin 1929 pėr t'i lėnė vendin godinės sė hershme tė Bashkisė, e cila u shemb nė fillim tė viteve '80, kur u ndėrtua Muzeu Historik Kombėtar. Nė Tiranėn e shekullit tė shkuar familjet muslimane mbizotėronin, ndėrsa pas tyre numėroheshin shumė pak familje ortodokse dhe akoma mė pak familje katolike. Kjo bėnte qė festat e Bajramit tė Madh e Kurban Bajramit ta kthenin qytetin nė njė festė tė madhe.


    Xhamitė nėn optikėn e udhėtarėve tė huaj.

    Udhėtari austriak Von Hahn dhe konsulli francez nė Shkodėr H. Hecquard kanė shkruar pėrshtypjet e tyre edhe pėr xhamitė e Tiranės. Kėshtu Von Han shkruan: "Xhamitė janė tė pikturuara me ngjyra tė ndryshme, tė ndėrtuara me njė stil tė bukur dhe tė rrethuara me plepa e selvi, pyrgu rokoko i hijshėm i sahatit- tė gjitha kėto me lėvizjen e gjallė tė popullit qė nė ditė tė caktuara mbush tregun, i cili pėrshkohet nga qerre tė shumta tė tėrhequra prej buajsh, bashkohen nė njė pamje origjinale qė s'e kam parė askund nė Shqipėri". Nė njė mėnyrė tė pėrafėrt i sjell xhamitė e fundit tė shekullit XIX edhe konsulli francez nė Shkodėr H. Hecquard. "Kur vjen nga rruga e Shkodrės nė qytet, hyrja ėshtė shumė e bukur. Nė tė djathtė e nė tė majtė janė dy xhami tė bukura tė mbuluara me piktura fantastike, pak mė tutje ėshtė njė pyrg katėrkėndėsh, nė tė cilin ėshtė vendosur sahati i qytetit. Rrugėt e Tiranės janė tė gjera dhe nė anėt e tyre janė dy vija uji qė e mbajnė tė freskėt e tė pastėr qytetin".


    Festa e Vitit tė Ri qė nisi si rit nė fillim tė viteve '50

    Dy festat e vetme tė popullsisė muslimane nė Tiranė deri nė fillim tė viteve 1950 kanė qenė Bajrami i Madh dhe Kurban Bajrami. Festa e Vitit tė Ri nuk ekzistonte, ndėrsa muslimanėt e zonės kėto dy festa fetare i kishin tė shenjta dhe shumė herė mė tė mėdha nga rėndėsia se festa e ndėrrimit tė viteve, e cila hyri si e tillė shumė vite mė vonė. Dikur nė Tiranė, mbas faljes sė mėngjesit, besimtarėt uronin njėri-tjetrin dhe hanin drekėn, qė nė fakt si kohė ishte mėngjes. Xhamitė zbukuroheshin e njerėzit bėnin vizita te tė afėrmit. Ashtu si nė ēdo festė, mė tė favorizuar ishin fėmijėt, tė cilėt vishnin rroba tė reja.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #89
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Flet historiani, ja kush e themeloi kryeqytetin


    Kristo Frashėri: Ju rrėfej historinė e Tiranės


    Anila Mema
    Ndihesh mirė kur e sheh tek ēapitet tė tė hapė derėn. Tė zgjat dorėn dhe tė fton nė banesėn e tij komode. E ndjek pas me hapin e ngadaltė tė njė 86-vjeēari.

    Kalon pėrgjatė njė korridori tė vogėl dhe mandej tė pret njė dhomė, aty ku rriten pėr ditė thesarėt. Ėshtė njė dhomė e vogėl, ku ngado qė tė hedhėsh vėshtrimin nuk sheh gjė tjetėr veēse libra pa fund, broshura, fletėpalosje, dorėshkrime mbi tavolinėn e gjatė. Tė fton tė ulesh pranė tij, edhe pse nė dukje tė jep pėrshtypjen e njė njeriu tė ngrysur. Gjithsesi, mbetet njė burrė babaxhan qė ka njohur dhe jetuar me shumė histori tė mėdha, tė cilat tashmė ka vendosur t’i hedhė nė letėr. Ėshtė Profesor Kristo Frashėri. Ka vendosur qė tashmė tė shkruaj vetėm vepra, edhe pse shpesh ia prishin qejfin telefonata pa fund gazetarėsh, tė cilėve shpesh iu bėn bisht. Aktualisht po punon me veprat mbi Skėnderbeun. “Do tė punoj deri nė fund tė jetės. Pa shkruar nuk mund tė jetoj”, tregon me zėrin kumbues profesor Kristoja, ndėrkohė qė i duhet t’u pėrgjigjet telefonatave qė s’reshtin nė celularin e tij. Sė shpejti del nga botimi libri i tij “Historia e Tiranės”. Njė vepėr, pėr tė cilėn vitet nuk kanė tė numėruar. Nuk shkruan vetė, Akademia e Shkencave, paguan posaēėrisht pėr tė njė sekretare. Puna pėr ta nis nė mėngjes herėt deri nė drekė. “Jam me tension dhe nuk jam fort mirė”, shton Frashėri, teksa mundohet tė tė falė njė buzėqeshje. Gjithsesi, heziton tė flasė pėr punėt e tij, veprat… “E kam tė vėshtirė tė flas pėr veprat e mia, ose, mė saktė, nuk dua”, tregon ai. Mė pas, duke u munduar ta fshehė bezdinė qė i shkakton prania jonė nėn petkun e njė zoti tė mirė shtėpie, nis tė rrėfejė pėr “Panoramėn”, duke i peshuar mirė fjalėt, vitet kur shkroi “Historinė e Tiranės”.

    Cilin variant mbron prof. Kristo Frashėri pėr historinė e Tiranės nė kėtė libėr qė sė shpejti do tė dalė nga shtypi?
    Themelimit tė Tiranės nė kėtė tekst i janė parashtruar pikėpamjet e shfaqura deri tani. Janė shumė pikėpamje, por mė kryesorja ka qenė ajo qė qyteti ėshtė themeluar nga Sulejman Pashė Bargjini, i cili i vuri emrin Tiranė, nė kujtim tė fitoreve qė kishte korrur nė Persi, nė Teheran. Kjo nuk ka asnjė bazė historike, pasi ėshtė vėrtetuar qė emri Tiranė pėrmendet dy shekuj e gjysmė pėrpara, si emėr fushe, e mė pas edhe vendbanimi. Pėr sa i pėrket kuptimit, unė besoj se duhet tė jetė njė emėr me origjinė tė lashtė. Ka njė gjurmė, se pėrmendet nė shekullin VI me trajtėn Tirhan, por, sidoqoftė, mendimi im ėshtė se emri Tiranė, i cili haset nė njė shumicė vendesh nė Mesdhe, nė Itali, nė Dalmaci etj., ėshtė njė emėr i vjetėr, i cili ka tė bėjė ndoshta edhe me njė rrėnjė paraindoevropiane. Tė tjerė e lidhin me greqishten, e, sipas tyre, Tiranė vjen nga Tiros. Kjo ėshtė njė pikė e dyshimtė, sepse kjo logjikė nuk pajtohet me emrat e vendeve tė tjera qė quhen Tiranė. Kėshtu qė problemi etimologjik i emėrtimit Tiranė do tė zgjidhet sė bashku me atė tė shumė viseve tė tjera qė mbajnė kėtė emėr.

    Ju mbroni variantin e Sulejman Pashė Bargjinit. Kush ėshtė Sulejman Pashė Bargjini dhe a keni gjetur ndonjė dokument pėr kėtė histori?
    Pėr Sulejman Pashė Bargjinin unė kam gjetur vetėm emrin e tij, tė pėrmendur nė njė histori turke nga njė historian turk, i cili e zė nė gojė pikėrisht nė kėtė kohė, kur Sulejman Pasha lufton nė Iran e Irak. Nuk e thotė se ėshtė i kėsaj treve, por historiani ka hedhur vetėm njė supozim, se ky duhet tė jetė ai qė ka ngritur Tiranėn, sepse ka pasur edhe varrin kėtu, varr i cili u shemb mė 1944 nė luftėn pėr ēlirimin e Tiranės. Ka qenė varri i tij, aty kishte edhe njė mbishkrim, por, pėr fat tė keq, atė mbishkrim nuk e pati kopjuar njeri edhe ėshtė prishur. Kėshtu qė Sulejman Pasha ėshtė njė figurė historike. Ka jetuar deri sa ka pasur varrin dhe unė mendoj se mbiemri i tij ėshtė Bargjini. Bargjini ėshtė njė fshat qė ndodhej nė Tiranė, diku aty midis Medresesė dhe lumit tė Tiranės. Kur u bė Tirana qytet, ai fshat u shkri. Ato shtėpitė qė janė rreth Medresesė kanė qenė pjesė e fshatit Bargjin. Por duhet tė sqaroj mirė qė Tiranėn nuk e themeloi Sulejman Pashė Bargjini, Tirana ekzistonte si fshat. Sulejman Pashė Bargjini e ktheu nė qytet, nė qendėr administrative. Dhe ato ndėrtimet e tij, si hani, furra, xhamia janė ndėrtesat e para tė njė qendre administrative, tė njė qendre, tė njė njė pazari a njė tregu. Sulejman Pashė Bargjini, e ktheu fshatin e Tiranės nė qytet, ky ėshtė mendimi im. Kėshtu e kam trajtuar unė. Pra, nuk mund tė thuhet se ai e themeloi Tiranėn.

    Tirana ėshtė kryeqyeti mė i ri nė Evropė. Mendoni se Tirana duhet tė jetė kryeqyteti i Shqipėrisė meqė kėshtu vendosi Kongresi i Lushnjės?
    Po mund tė quhet kryeqyteti mė i ri, megjithėse po lindin edhe kryeqytete tė ndryshme, si Shkupi. Nė historinė e qyteteve ka njohje de facto dhe njohje de jure. De facto Tirana u bė kryeqytet i Shqipėrisė nė Kongresin e Lushnjės, u bė pėrkohėsisht, sepse nė statutin ndėrkombėtar ishte Durrėsi, por Durrėsi nė atė kohė u pushtua nga italianėt. Qeveria e Lushnjės nuk shkoi dot nė Durrės dhe tha po shkoj nė Tiranė pėrkohėsisht, sa tė krijohen kushtet. Pastaj, pas ardhjes nė Tiranė, e pa se pėr shumė arsye qe mė mirė qė kryeqytet i vendit tė ishte Tirana. Pastaj u fut nė Kushtetutė, sepse njė kryeqytet njihet ligjėrisht, de jure, kur futet nė Kushtetutė. Nė kushtetutėn e pėrkohshme qė u bė nė Lushnjė nuk thuhet se Tirana ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė, edhe pse ka disa qė e kundėrshtojnė. Por mė 1925 u fut nė Kushtetutė, por de jure, ngaqė de facto ishte.

    Pėr sa u pėrket monumenteve tė kulturės nė Tiranė, cilin do tė vlerėsonit si mė tė rėndėsishmin, mė me shumė vlera?
    Monumenti mė i mirė i Tiranės ėshtė kalaja qė ėshtė shumė e vjetėr dhe nga e cila tashmė ka mbetur njė fragment, kanė mbetur vetėm pak mure, tė cilat tregojnė lashtėsinė. Kalaja nė tė vėrtetė ka dy shtresa ndėrtimesh, shtresa e nėndheshme, qė ėshtė e kohės antike dhe shtresa e sipėrfaqes, qė ėshtė rindėrtuar nė shekullin XV. Pastaj ka edhe monumente tė tjera qė janė xhamia e Ethem Beut dhe Sahati. Ėshtė edhe njė monument kulture, qė nga ana artistike ka njė vlerė tė veēantė. Ėshtė njė arkturė e njė stili, s’mund tė them xhami, por respekton regullat e xhamisė islamike, por ka paraqitje tė veēantė, nuk ėshtė si xhamitė e Turqisė, Arabisė, Afrikės. Veēoria e saj qėndron nė atė qė ėshtė njė xhami me arkada, qė janė tė stilit tė vjetėr klasik. Kapitelet e saj nuk janė arabike, janė shqiptare, ajo strehėza ėshtė tiranase, streha ėshtė njė metėr e ca, dhe nė Tiranė shtėpitė bėheshin me qerpiē. Ka minaren qė ėshtė e hollė, njė gjė elegante, si njė nuse e re, ato minaret e kohės arabe janė tė trasha, janė tė gjera. Sahati ėshtė njė gjė e veēantė. Forma e tij ka ndryshuar tani, nuk ka qenė e tillė. Ata qė e kanė bėrė, kanė kopjuar atė kullėn e Venedikut, gjė qė tregonte se nė Tiranėn e asaj kohe frynte pak erė Perėndimi. Janė urat, Ura e Tabakėve, e cila ka qenė mė e bukur, ajo ka qenė me arkada qė vinin tė gjitha nė harmoni, duke u zvogėluar e duke u zvogėluar. Disa shtėpi tė vjetra, qė flasin pėr kalimin nga koha e mesjetės nė kohėn e re, kur filluan tė bėnin penxhere tė mėdha, jo mė me ato frėngjitė e ngushta. Shtėpi mė tė hapura qė buzėqeshin. Ka disa shtėpi tė tilla nė Tiranė, tė cilat, pėr fat tė keq po prishen.

    Cilėt janė arkitektėt e kryeqytetit?
    Tirana ka pasur shumė arkitektė, por kur u vendos pėrfundimisht qė tė bėhet kryeqytet, mė 1925, u bisedua edhe se ē’do tė ishte Tirana e sė ardhmes. Parashikohej qė qyteti tė zgjerohej dhe lidhur me kėtė u shfaqėn mendime tė ndryshme. I pari qe inxhinieri Reshat Frashėri, i cili mendonte se Tirana duhet tė zgjerohej sipėr kodrave, ku sot ndodhet Kinostudioja. Tirana ka qenė shumė e lagėsht, dhe kur Lana ishte kufi, nuk kishte asnjė ndėrtesė nė krahun e majtė tė Lanės. Ideja e tij nuk u pranua, sepse tokat qė kanė qenė tė Esat Pashė Toptanit u shtetėzuan dhe u shitėn me ēmim tė lirė. Tirana mori orientimin drejt jugut. Por pėr Tiranėn kanė punuar shumė inxhinierė tė tjerė.

    Sa beteja ka parė Tirana?
    Ato janė shumė. Por unė mund tė pėrmend dy nga mė tė mėdhatė qė janė tė shekullit XIX. Dhe mė e rėndėsishmja ka qenė ajo qė u bė mė 1944 pėr ēlirimin e Tiranės.



    Tė rralla dhe tė pazbuluara

    Nė dhomėn e tij tė vogėl nuk tė zinte syri gjė tjetėr veē librave, broshurave pa fund, aq sa e kishe tė vėshtirė tė mendoje se ata libra ishin lexuar tė gjithė. Nė tė vėrtetė ashtu ėshtė. Historiani Kristo Frashėri disponon mjaft dokumente nė banesėn e vet komode. Janė dokumente qė u pėrkasin shekujve tė ndryshėm, e me vlera tė ndryshme. “Unė kam shumė dokumente tė Tiranės. Kam dokumente qė pasqyrojnė mjaft mirė shekullin XV, kam mijėra dokumente tė ilustruara dhe nuk mund tė veēoj asnjė prej tyre”, tregon prof. Kristo Frashėri. Interes tė veēantė paraqet fragmenti i gjendjes civile nė Tiranė. “Nė kėto dokumente janė tė regjistruar tė gjitha martesat e shkurorėzimet, por nė ēdo martesė ka tetė emra, sepse shėnohet filani, i pagėzuar nga filani, dhe me dy dėshmimtarė dhe nga pala tjetėr”, shton mė tej ai.

    Panorama

  10. #90
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Tė kridhesh nė Pellgun e Rabies. (Vendi qė mori emrin nga legjenda e njė nuseje)

    Gazeta Shqiptare

    REPORTAZH/ Nė zonėn ku tiranasit kalonin vapėn pėrvėluese. Ja historitė ndėr vite ...


    Lumi Erzen vėrshon furishėm sikur ta ketė zėnė inati. I fryrė, me pėrplasjet ndėr shkėmbinjtė shtuforė, i ka humbur kthjelltėsinė Pellgut tė Rabies. Ajo ka qenė njė nuse shumė e bukur, e cila, kur vendosej nė buzė tė Erzenit, pėrgjohej nga tė gjithė fshatarėt pėrrreth. Ishte aq e bukur, sa askush nuk mund t'i rezistonte tundimit pėr ta parė. Nusja e re shkonte pėr tė larė rrobat nėn ujėrat e pastra tė lumit tė Tiranės, ndėrsa flokėt e gjatė i kridheshin duke pėrkėdhelur lėkurėn rozė. Edhe Erzeni xhelozohej pėr bukurinė qė e prekte dhe e konkurronte, e njė ditė plot diell ai fryhet duke pėrpirė Rabien, nusen e bukur qė tė gjithė e kishin zili. Qė prej asaj kohe, ai pellg ku u mbyt Rabia jo vetėm mori emrin e saj, por edhe bukurinė mahnitėse tė nuses sė re.

    Udhėtim
    Nė qendėr tė fshatit tė Mulletit, nė tė majtė tė rrugės Tiranė-Elbasan, pyesim pėr vendndodhjen e pellgut tė Rabies. Njė mesoburrė na tregon me dorė njė rrugicė tė vogėl, qė ėshtė fare ngjitur me njė pikė qė tregton materiale ndėrtimi. "Nė rrugicė ėshtė njė portė e kuqe dhe aty kėrkoni Bajram Ēelikun", na thotė ai. Nuk ėshtė shumė e vėshtirė tė gjesh shtėpinė e tij. Rrugica ėshtė e shtruar me ēakull dhe e gjatė vetėm 30 metra. Bajram Ēeliku ėshtė 74 vjeē, por moshėn e ka fshehur me punė. E gjejmė nė oborr duke punuar. Tokat mbi Pellgun e Rabies janė tė tijat. Bajrami na shoqėron pėr tė na treguar pellgun e famshėm. Pėr tė shkuar aty, duhet tė kalosh patjetėr nga shtėpia e tij. Pellgu ėshtė vendosur nė njė vend si tė llogaritur me korrektėsi nga ndonjė arkitekt. Plazhe tė vogla zhavorri e gjire tė mahnitshme rrethohen nga bimėsia e dendur. "Ai aty osht Kroi i Rabies, ai i Pamukut…", kėshtu nis rrėfimin e tij Bajram Ēeliku. Ai nuk e di mirė legjendėn e Rabies, por na tregon njė tjetėr histori tė njė nuseje tė mbytur aty.

    Brezaret
    Njė nuse tjetėr e rame (e martuar) nė Mullet ėshtė mbytur nė Pellgun e Rabies. Ajo bashkė me tė kunatėn kalonin lumin rreth 50 vjet mė parė pėr tė shkuar nė kooperativė. Moti nuk ishte shumė i mirė. "I rrym e fort e mori nusen pėrpara ne e pėrplasi te kto shkėminjt ktu, te Pellgu i Rabies. E motra e burrit tė saj shpėtoi, nėrsa ajo vdiq", rrėfen Bajrami 74-vjeēar. I moshuari me takat tė riu na shoqėron te shtėpia e Hasan Allmuēės, qė ėshtė buzė rrugės. Hasani ėshtė 84 vjeē. E gjejmė nė oborr duke marrė gurė e duke i zhvendosur nga njė vend nė njė tjetėr. Nėn syzet tejet tė mėdha e shumėrrethore shohim njė rikthim nė kohė. "Dikur kjo zon ka qen shumė e bukur. E rregulloi Enver Hoxha. Ai boni pun t'modhe, nėrsa tani e kanė lon mas dorė". Kėshtu e nis rrėfimin e tij qė rrotullohet nė gojėn e stėrmadhe, ku i kanė mbetur vetėm 5 dhėmbė. Hasani rrėfen legjendėn e Rabies, e mė pas tė nuses tjetėr tė re, qė u mbyt nė tė njėjtin vend shumė vjet mė parė. Tiranasit e hershėm e kanė lakmuar gjithmonė kėtė pellg. Nė muajt e nxehtė tė verės, pėr t'i shpėtuar diellit pėrvėlues, ata preferonin Pellgun e Rabies, duke kaluar disa orė tė kėndshme. Njė pjesė e madhe e tyre merrnin ushqime me vete, ndėrsa tė tjerė blinin nė lokalet pėrreth, tė cilėt janė tė shumtė nė numėr. Flasim nė tė shkuarėn, pasi vizitorėt nė Pellgun e Rabies sa vijnė e pakėsohen. Ne largohemi, duke u renditur ndėr tė paktėt vizitorė.


    Ndotja e lumit Erzen, vizitorėt sa vijnė e rrallohen

    Erzeni dikur ka pasur ujė tė pastėr qė mund tė pihej". Kjo ėshtė ajo qė na tregojnė tė gjithė banorėt e zonės sė Mulletit. Bajram Ēeliku, qė ėshtė lindur e rritur buzė Erzenit, flet me shumė kompetencė pėr kėtė fakt. "E ē'e pyt mė, ujtin e Erzenit ne e pijshim, po tani e ka morr dreqi ene kėt lum. Gjith lokalet pėrqark derdhin kanalizimet n'lumė, nėrsa lavatriēet e betonit e kanė prish ne mo shumė", tregon 74-vjeēari. Ai vijon tė na rrėfejė se historikisht tė gjithė tiranasit vinin nė Pellgun e Rabies pėr t'u larė, madje preferenca pėr tė ka vijuar edhe vitet e fundit. Por, sa mė shumė kalojnė kohėt, aq mė pak janė njerėzit qė frekuentojnė kėtė vend, e kjo jo sepse kanė frikė nga legjendat e mbytjes sė nuseve tė reja, por sepse Erzeni ėshtė i ndotur. "Me thon t'drejtėn, vjet njerzit vishin vetėm pėr freskllik, ne jo pėr t'u la, se ato qė u lane, u bon gjith pulla. Osht gjynof i modh me u katanis Erzeni kshu", pėrfundon Bajrami, i cili e ka kaluar fėmijėrinė duke u larė nė Erzen e Pellgun e Rabies. E ja qė natyra ka njė armik shumė tė fortė, zgjyrėn.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nė mbledhjen e tre brezave tė familjes, tė pranishėm edhe fise tė njohura tiranase

    Tafajt dhe 325 vitet e tyre nė Tiranė
    Gjeneza e fisit tė madh dhe kontributi nė shoqėri


    --------------------------------------------------------------------------------

    Rezarta Delisula


    TIRANE

    Familja Tafaj pėrkujton 325-vjetorin e ardhjes nė Tiranė. Si njė prej mė tė parave, formuese e qytetit tė Tiranės, ardhja e tyre pėrkon me vitin 1680, pra vetėm pak kohė pas themelimit tė Tiranės si qytet (1614). Kjo familje e madhe tiranase ka kontribuar nė zhvillimin e qytetit nė tė gjitha drejtimet, mjekėsi, art, kulturė, biznes, sport, artizanat… Fisi Tafaj ka 11 breza nė Tiranė, duke llogaritur qė njė brez pėrfshin 30 vjet. Karakteristike e kėsaj familjeje ėshtė qė deri nė mesin e shekullit tė kaluar janė pėrsėritur emrat Osman, Gut, Rexhep, Beqir, Mustafa, Zenel, Ibrahim, Xhemal… Pas kėsaj periudhe, sidomos nga vitet 1950 deri nė vitet 2000, dominojnė emrat e rinj qė vijnė nga periudha ilire: Genc, Alban, Gent, Arben, Ilir, Ardian…
    Gjeneza e fisit, e cila ende ėshtė nė studim, nis nė 1680 dhe vijon deri tani. Nė tė pėrfshihen 743 Tafaj, prej tė cilėve 337 femra, qė pėrbėjnė 45.2 pėr qind, dhe 406 meshkuj, 54.8 pėr qind. Jetėgjatėsia e fisit 69.3 vjet. Si shembulli konkret i jetėgjatėsisė mbahet mend Gut Tafaj, i cili rrojti 120 vjet. Ndėrkaq, nė mbledhjen e kėtij fisi tė hershėm tiranas ishte pjesėmarrės dhe mė i vjetri ndėr Tafajt, Shyqyri Tafaj, qė ėshtė mbi 90 vjeē. Nga ky fis i madh numėrohen 160 kuadro tė lartė, ndėrsa mes tyre ka dhe familje ku tė gjithė pjesėtarėt janė me arsim tė lartė. Disa nga intelektualėt qė mund tė pėrmendim, janė Jonuz Tafaj, noteri i parė shqiptar, Sinan Tafaj, pedagog i psikologjisė, Lili Tafaj, muzikante. Po kėshtu, nga fusha e sporteve kemi Alban Tafajn, futbollistin e njohur tė Tiranės, Gut (Mahmut) Tafajn, portier, si dhe shumė tė tjerė. Ndėrkaq, njė kontribut tė madh djemtė e familjes Tafaj kanė dhėnė edhe nė drejtimin e njėsive bashkiake, pra zonės ku janė rritur e lindur. Pėrgjatė viteve 2000-2003, Njėsia Bashkiake nr. 8 u drejtua nga Genc Tafaj, ndėrsa nga 2003-shi dhe aktualisht ajo drejtohet nga Arben Tafaj, qė ėshtė edhe kryetari i shoqatės "Tirana". Seit Tafaj ėshtė organizatori i takimit tė fisit Tafaj nė jubileun e 325-vjetorit nė Tiranė. Nė ceremoninė qė do tė zhvillohet sot nė orėn 18.00 te Hoteli i Oficerėve tė ftuar janė edhe pėrfaqėsues tė familjeve tė tjera tė mėdha tiranase. Seit Tafaj thotė se nė kėtė mbledhje do tė jenė tė pranishėm tre breza tė kėtij fisi, ndėrsa nuk harron tė shprehė falėnderimet pėr piktorin Lulzim Mema, qė ka bėrė stemėn e familjes, si dhe pėr mjeshtrin Adem Reli, qė ka ndihmuar nė pėrpunimin e fotografive tė vjetra. Sipas Seit Tafajt, takimi tjetėr i fisit do tė jetė nė vitin 2010.


    Rrugė e shkolla qė mbajnė emrin e familjes

    Nė vitin 2001, me vendim tė Kėshillit Bashkiak, u bė rivendosja e emrit tė Rrugės sė Tafajve. Ndėrkaq, dy shkolla tė Tiranės, njė e ndėrtuar rishtazi, ku dikur ishte "10 korriku", ėshtė emėrtuar shkolla e mesme e pėrgjithshme "Sinan Tafaj", ndėrsa nė fshatin Dajt njė shkollė 9-vjeēare ka emrin e mėsuesit veteran Nexhmi Tafaj. "Aty ku rrinė Tafajt, lagjja e Tafajve…". Kėshtu e identifikojnė tiranasit e vjetėr, por edhe ata tė pasviteve '50, aksin qė lidh Rrugėn e Dibrės me rrugėn "Bardhyl". Rruga nis te Selvia dhe pėrfundon te Plepi, apo kryqėzimi i parė…
    Nevoja pėr tė pasur njė rrjet rrugor tė dobishėm solli hapjen e rrugės "Xhemal Pashė Parga", qė sot e mot njihet si Rruga e Tafajve. Rruga nisi tė hapej mė 1928 dhe pėr kėtė oborret e shtėpive tė Tafajve u ndanė nė mes, pasi aksi duhej tė kalonte mes tyre. Familjet e vjetra tė Tiranės morėn si shpėrblim pėr shpronėsimin 10 585 franga ari dhe nga urbanistėt u parashikua gjatėsia 300 metra linearė dhe gjerėsia 12 metra. Pėr ndėrtimin, ku parashikoheshin trotuaret, kanalizimet, asfalti, u shpenzuan 7 200 franga ari.

    gazeta shqiptare

    --

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kuth ..kta Tafajt i ka ble Edvin Nanua apo jan te "pamvarur"..?
    pyet pastaj eja e fol.. se ka rendsi kjo..

  13. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Historiku i Tiranes

    DELEGATĖT E PARLAMENTIT TĖ KOHĖS

    ”Tirana ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė”


    Mė 31 janar 1925, Tirana u bė kryeqytet i Shqipėrisė, pasi Asambleja Kushtetuese votoi nenin 6 tė kushtetutės: “Tirana ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė.”

    Qė nga kjo datė kushtetutat janė ndėrruar shumė herė, por ky nen ka mbetur i pandryshuar. Nė fotografi, delegatėt e parlamentit, tė cilėt, mė 21 janar 1925 e shpallėn republikėn e parė shqiptare. Po ata, 10 ditė mė vonė, shpallėn Tiranėn si kryeqytet tė Shqipėrisė.

    Nė librin ”Historia e Tiranės”, historiani – profesor dhe akademik – Kristo Frashėri, do tė theksonte, mes tė tjerash:

    Monumenti mė i mirė i Tiranės ėshtė kalaja qė ėshtė shumė e vjetėr dhe nga e cila tashmė ka mbetur njė fragment, kanė mbetur vetėm pak mure, tė cilat tregojnė lashtėsinė. Kalaja nė tė vėrtetė ka dy shtresa ndėrtimesh, shtresa e nėndheshme, qė ėshtė e kohės antike dhe shtresa e sipėrfaqes, qė ėshtė rindėrtuar nė shekullin XV. Pastaj ka edhe monumente tė tjera qė janė xhamia e Ethem Beut dhe Sahati. Ėshtė edhe njė monument kulture, qė nga ana artistike ka njė vlerė tė veēantė. Ėshtė njė arkitekturė e njė stili, s’mund tė them xhami, por respekton regullat e xhamisė islamike, por ka paraqitje tė veēantė, nuk ėshtė si xhamitė e Turqisė, Arabisė, Afrikės. Veēoria e saj qėndron nė atė qė ėshtė njė xhami me arkada, qė janė tė stilit tė vjetėr klasik. Kapitelet e saj nuk janė arabike, janė shqiptare, ajo strehėza ėshtė tiranase, streha ėshtė njė metėr e ca, dhe nė Tiranė shtėpitė bėheshin me qerpiē. Ka minaren qė ėshtė e hollė, njė gjė elegante, si njė nuse e re, ato minaret e kohės arabe janė tė trasha, janė tė gjera. Sahati ėshtė njė gjė e veēantė. Forma e tij ka ndryshuar tani, nuk ka qenė e tillė. Ata qė e kanė bėrė, kanė kopjuar atė kullėn e Venedikut, gjė qė tregonte se nė Tiranėn e asaj kohe frynte pak erė Perėndimi. Janė urat, Ura e Tabakėve, e cila ka qenė mė e bukur, ajo ka qenė me arkada qė vinin tė gjitha nė harmoni, duke u zvogėluar e duke u zvogėluar. Disa shtėpi tė vjetra, qė flasin pėr kalimin nga koha e mesjetės nė kohėn e re, kur filluan tė bėnin penxhere tė mėdha, jo mė me ato frėngjitė e ngushta. Shtėpi mė tė hapura qė buzėqeshin. Ka disa shtėpi tė tilla nė Tiranė, tė cilat, pėr fat tė keq po prishen.

    Tirana ka pasur shumė arkitektė, por kur u vendos pėrfundimisht qė tė bėhet kryeqytet, mė 1925, u bisedua edhe se ē’do tė ishte Tirana e sė ardhmes. Parashikohej qė qyteti tė zgjerohej dhe lidhur me kėtė u shfaqėn mendime tė ndryshme. I pari qe inxhinieri Reshat Frashėri, i cili mendonte se Tirana duhet tė zgjerohej sipėr kodrave, ku sot ndodhet Kinostudioja. Tirana ka qenė shumė e lagėsht, dhe kur Lana ishte kufi, nuk kishte asnjė ndėrtesė nė krahun e majtė tė Lanės. Ideja e tij nuk u pranua, sepse tokat qė kanė qenė tė Esat Pashė Toptanit u shtetėzuan dhe u shitėn me ēmim tė lirė. Tirana mori orientimin drejt jugut. Por pėr Tiranėn kanė punuar shumė inxhinierė tė tjerė.

    Ato janė shumė. Por unė mund tė pėrmend dy nga mė tė mėdhatė qė janė tė shekullit XIX dhe mė e rėndėsishmja ka qenė ajo qė u bė mė 1944, pėr ēlirimin e Tiranės.


    Konica.al

    https://konica.al/2022/01/tirana-esh...-i-shqiperise/

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  3. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  4. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  5. Historiku i burgut te Tiranes
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •