Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9

Tema: Spiunazhi

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Spiunazhi

    Nga gazeta Shqiptare.
    ---------------------------------
    Dėshmia e Avdul Banushit:
    - "Zv /sekretari i Departamentit tė Shtetit pėr Ballkanin, Zhozef Shisko, i tha Vasil Gėrmenjit: Nuk ju ndihmojmė dot, ju jeni terroristė"

    "Ja pse nuk na mbėshteti SHBA pėr rrėzimin e Enver Hoxhės" .

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e sė dielės u njohėm me njė biografi tė shkurtėr tė Avdul Banushit, 75-vjeēarit qė dėshmon eksluzivisht pėr Gazetėn. Avduli u lind nė vitin 1927 nė fshatin Golem tė Gjirokastrės dhe gjatė viteve tė luftės ai u angazhua me rininė e Ballit Kombėtar nė qytetin e Durrėsit ku vazhdonte gjimnazin. Nė vitin 1943 ai u arrestua nga Gjermanėt dhe u dėrgua nė kamet e shfarosjes nė Prishtinė, Landsberger e Dakau, nga ku u lirua nė prillin e 1945-ės. Mė 20 tetor 1945 ai u kthye nė Shqipėri dhe pas pak ditėsh u arrestua nė fshatin e tij nė Golem, i akuzuar si agjent i anglo-amerikanėve dhe u dėnua me 18 vjet burg. Nė 1961 ai u lirua nga burgu dhe u internua nė qytetin e Fierit ku u arrestua pėrsėri dhe u izolua nė qelitė e Degės sė Brendshme, ku qė natėn e parė u arratis qė andej duke prerė hekurat me sharrė. Po atė natė ai u arratis pėr nė Greqi ku mė pas fitoi azilin politik dhe nė 1962 shkoi nė SHBA.

    Zoti Avdul, si munde tė largoheshe nga Greqia pėr nė SHBA?
    "Nė 10 dhjetor tė vitit 1961 nga Athina ku mė bėnė procedurat hetimore mė ēuan nė kampin e Llavrosit ku ndodheshin shumė emigrantė politikė nga vende tė ndryshme tė Evropės Lindore. Atje ishte njė komisjon i posaēėm qė merrej me kordinimin e tyre dhe nėpėrmjet atij komisioni unė fitova tė drejtėn pėr tė shkuar nė SHBA si azilant politik. Pas kėsaj mė 11 dhjetor 1961 u nisėm me njė anije nga Porti i Patras dhe mė 31 maj 1962 mbėrritėm nė New York"

    Me ēfarė u morėt fillimisht nė SHBA?
    "Nėpėrmjet disa miqve tė mij shqiptarė qė i kisha telefonuar mė parė nga Greqia u sistemova nė punė si kamarier dhe mė pas me ndihmėn e Profesor Stavro Skėndit pėrfundova shkollėn nė Robert Kolexh".

    A u angazhuat nė partitė politike tė mėrgatės antikomuniste qė vepronte nė SHBA?
    "Qė kur shkova atje pashė se mėrgata antikomuniste shqiptare ishte shumė e pėrēarė dhe kishte tre parti tė Ballit Kombėtar, tre tė Legalitetit dhe njė tė Bllokut Indipendent. Ndonėse pata shumė oferta nga krerėt e tyre pėr tė aderuar nė ato parti, si fillim unė qėndrova disi i mėnjanuar prej tyre".

    A i ndiqje zhvillimet politike qė ndodhnin nė Botė e nė Shqipėri?
    "Patjetėr, zhvillimet politike nė Botė dhe nė Shqipėri ndiqeshin me mjaft interes nga e gjithė mėrgata politike shqiptare. Nė janarin e vitit 1970 kur filluan nė Varshavė bisedimet amerikano-kineze, ne i pritėm me mjaft interes. Ky interes na u shtua sė tepėrmi nisur dhe nga fakti se qeveria shqiptare nuk e priti mirė atė lajm dhe ishte tepėr e shqetėsuar pėr ē'ka po ndodhte me Kinėn, qė e kishte tė vetmin shtet mik ku mbėshtetej. Pas kėsaj nė mes Shqipėrisė e Kinės nisėn kontraditat e para, gjė e cila nė atė kohė dukej se i interesonte edhe amerikanėve".

    Ku e shikonte mėrgata politike shqiptare interesin konkret nė bisedimet amerikano-kineze?
    "Kur nisėn ato bisedime ishte mė se e natyrshme se nuk mund tė mos kishte njė rishikim tė politikės amerikane edhe ndaj Shqipėrisė, prandaj mėrgata politike shqiptare i ndiqte me mjaft shqetėsim ato zhvillime".

    Ku konsistoi realisht rishikimi i politikės amerikane ndaj Shqipėrisė, pas kontraditave tė saj tė para me Kinėn?
    "Hapi i parė qė ndėrmori qeveria amerikane, ishte veprimi pėr tė shpėrndarė Komitetin "Shqipėria e Lirė". Nga shumė prej nesh ky veprim u keqkuptua, por ai ishte njė hap i zgjuar i SHBA-sė pėr pėrmirėsimin e mardhėnieve me Tiranėn. Por Enver Hoxha ishte tepėr kokėfortė, ai jo vetėm qė nuk kishte ndėrmėnd tė pėrmirsonte mardhėniet me SHBA-nė, por u pėrkundrazi, u acarua dhe me Kinėn qė po i afrohej Amerikės. Si rezultat i kėtij qėndrim qė mbajti Tirana, amerikanėt kundėrvepruan duke rinjohur Komitetin "Shqipėria e Lirė" dhe duke e financuan atė. Pas kėsaj pati njė ripėrtėritje tė tė gjithė organizatave qė pėrbėnin atė Komitet dhe qeveria amerikane duke e njohur si tė vetmin pėrfaqėsues tė emigracionit antikomunist nė Botėn Perendimore, e pėrkrau atė dhe politikisht".

    Pas rinjohjes sė Komitetit "Shqipėria e Lirė", ēfarė hapash ndėrmori ai?
    Me rinjohjen e Komitetit, ish-Kryetari i saj Dr. Rexhep Krasniqi, Prof. Vasil Gėrmenji, ish- zv / kryetar i Komitetit "Evropa e Robėruar" dhe disa tė tjerė vendosėn qė tė krijonin organizatėn "Fronti i Rezistencės Antikomuniste Shqiptare", e cila kuptohet do tė ishte ilegale. Pas kėtij vendimi u muarėn kontakt (me telefona e fax) me disa grupe emigrantėsh shqiptarė nė SHBA, Francė, Bruksel, Romė etj, tė cilėt pranuan tė antarsoheshin aty dhe filluan krijimin e komisjoneve".

    Pse do krijohej nė mėnyrė ilegale kjo organizatė?
    "Organizata ishte ilegale sepse pėr tė qenė legale duhej marrė leja e nevojshme nė bazė tė programit qė paraqisje. Pėr ta bėrė atė legale, Prof. Vasil Gėrmenji shkoi nė Uashington dhe takoi zv / Sekretarin e Departamentit tė Shtetit pėr Ballkanin z. Zhozef Shisko, tė cilit i parashtroi planin e organizatės. Z Shisko i tha Gėrmenjit qė hė pėr hė nuk duhej bėrė asnjė veprim. Nė atė takim merrte pjesė dhe Majori Tomas Smith i ngarkuar me emigracionin antikomunist shqiptar, i cili e dinte mjaft mirė gjuhėn shqipe dhe e fliste nė dialektin shkodran. Ai kishte jetuar disa vjet nė Shqipėri pasi babai i tij kishte qenė konsull nė Shkodėr, nė kohėn e Zogut. Z. Smith i tha Vasilit se organizata qė kishin krijuar nuk kishte asnjė platformė politike dhe ishte organizatė terroriste. Dhe si e tillė ajo nuk mund tė pranohej as pėr parti politike, sepse ishte Front, nga qė kishte katėr parti tė tjera brenda".

    Po pas refuzimit pėr njohjen e "Frontit tė Rezistencės" si u veprua nga krerėt e saj?
    "Edhe pse autoritetet amerikane nuk pranuan ta njihnin "Frontin e Rezistencės" ajo e vazhdoi aktivitetin e saj nė mėnyrė ilegale. Hapi i parė ishte organizimi i mbledhjes sė pesė partive shqiptare nė Madrid tė Spanjės nė vitin 1972. Kjo gjė u muar pėrsipėr nga Leka Zogu, i cili ndėrhyri tek shoku i tij i shkollės Princi trashėgimtar Huan Karlos, qė ai tė bisedonte me Gjeneralin Franko. Nė takimin e dytė qė pati Leka Zogu me Princin Huan Karlos, ai e pyeti se sa emigrantė shqiptarė ndodheshin jashtė Shqipėrisė. Leka iu pėrgjigj se qė nga 1944-ra e deri nė atė kohė nė gjithė Perėndimin duhet tė ishin 15.000 vetė tė arratisur. Pas kėsaj Lekės iu dha e drejta qė nė gushtin e vitit 1972, tė bėnte njė mbledhje nė Madrid me tė gjithė krerėt e partive politike shqiptare nė Perėndim".

    Kush mori pjesė nė atė mbledhje dhe ēfarė dini rreth saj?
    "Me sa mė kujtohet ajo mbledhje u mbajt nė korrik tė vitit 1972. Partia e Ballit Kombėtar u pėrfaqėsua me Prof. Vasil Gėrmenjin, Hasan Dosti i Partisė Balli Kombėtar Agrar, dėrgoi zv / e tij Petraq Ktonėn, Legaliteti dėrgoi Fuat Myftinė, "Blloku Indipendent" Ismail Vėrlacin e Ndue Pjetėr Gjomarkajn, Balli Kombėtar i Ali Kėlcyrės dėrgoi juristin Halim Begeja, ndėrsa Partia e Ballit tė Abaz Ermenjit mė duket se u pėrfaqėsua nga vetė Ermenji. Aty u diskutua mundėsia e bashkimit tė kėtyre partive nė njė front tė pėrbashkėt dhe krijimi i njė qeverie demokratike nė emigracion. Kjo qeveri do tė ishte e tipit perendimor dhe do tė udhėhiqte tė gjitha veprimet pėr pėrmbysjen e qeverisė komuniste tė Enver Hoxhės. Nga sa mė pati treguar Vasil Gėrmenji, gjatė mbledhjes dikush propozoi qė nė krye tė forcave tė armatosura qė do tė zbarkonin nė Shqipėri, tė vihej Leka Zogu, meqėnse ai kishte mbaruar shkollat ushtarake. Mirpo ky propozim u kėndėrshtua nga njėri prej eksponentėve ballistė dhe si pėrfundim mbledhja dėshtoi. I gjithė problemi i krerėve antikomunistė shqiptarė qė solli dhe pėrēarjen ndėrmjet tyre, ishte se kush do tė merrte timonin e Frontit tė Bashkuar kur tė rrėzohej Enver Hoxha".

    Ē'u bė pas dėshtimit tė asaj mbledhje, a pati tentativa pėr t'u bashkuar pėrsėri?
    "Nė fund tė mbledhjes sė Madridit, Vasil Gėrmenji propozoi qė tė zhvilloheshin pėrsėri tratativa qė tė arrihej marrveshja dhe mbledhja tė zhvillohej nė selinė e Komitetit "Shqipėria e Lirė" (Manhaten, 34 rrugėt Leksiton Aveny) nė New York, ku ne kishim katėr zyra qė ishin trashėguar qė nga viti 1949 prej Mithat Frashėrit. Nė atė mbledhje qė drejtohej nga Vasil Gėrmenjit, Stavro Skėndi, Rakip Frashėri, Dr.Hamdi Uruēi, Athanas Gega etj, mora pjesė dhe unė. Aty u shpall krijimi i organizatės "Fronti i Rezistencės Antikomuniste Shqiptare" dhe u vendos qė tė mbahej njė tubim i madh ku tė merrnin pjesė tė gjithė ata qė ishin tė gatshėm tė luftonin pėr rrėzimin e diktaturės komuniste tė Enver Hoxhės. Pas kėsaj nė shtatorin e vitit 1973 u mbajt njė mbledhje tjetėr shumė mė e zgjeruar ku me propozimin e Dr. Rexhep Krasniqit, kryetar i "Frontit tė Rezistencės" u zgjodh Vasi Gėrmenji, ndėrsa zėvėndės i tij Stavro Skėndi. Si kėshilltar tė tyre Krasniqi propozoi vetėn e tij e Rakip Frashėrin, ndėrsa mua mė propozoi sekretar organizativ tė asaj organizate. Pas zgjedhjes sonė u zgjodhėn dhe nėntė sekretarė organizativ lokalė me banim nė shtete tė ndryshme tė SHBA -sė ku banonin shumė shqiptarė. Dy sekretarė tė tjerė do tė ishin nė Kanada dhe shtatė tė tjerė nė shtetet e ndryshme tė Europės ku kishte mjaftė emigrantė politikė shqiptarė".

    Ēfarė vendimesh u morėn nė atė mbledhje?
    "Komiteti i porasaformuar vendosi tė nxirrte njė gazetė dhe njė revistė javore si dhe u vendosėn shtatė numra telefonikė sekretė tė paregjistruar nė librin pėrkatės. Tė gjithė ata qė ishin nė mbledhje pranuan dhe lėshuan nga njė deklaratė me shkrim se ishin tė gatshėm tė antarsoheshin nė "Frontin e Rezistencės". Nė tetor tė vitit 1973 u mblodh kryesia e organiztės e cila vendosi pėrgatitjen e njė programi provizor dhe rregulloren e cila parashikonte njė displinė tė fortė nė rradhėt e antarėve tė grupit. Po nė atė mbledhje u vendos qė tė krijoheshin dy grupe me nga pesė vetė secili, qė do tė zbarkonin me misione tė fshehta nė Shqipėri. Personat qė do tė merrnin pjesė nė kėto grupe duhej tė ishin njerzit mė besnikė tė "Frontit tė Rezistencės".

    A u legalizua nga qeveria amerikane "Fronti i Rezistencės" dhe ēfarė misionesh do tė kryenin grupet qė do hynin nė Shqipėri?
    "Jo, ajo vazhdonte tė ishte ilegale, sepse amerikanėt i mbaheshin asaj qė i kishin thėnė Vasil Gėrmenjit nė Departamentin e Shtetit, ndėrsa misioni qė do tė kryenin kėto grupe kur tė futeshin ilegalisht nė Shqipėri, do tė ishte: krijimi i bazave antikomuniste, takimet me njerzit e pakėnaqur nga pushteti komunist i Enver Hoxhės, shpėrndarja e materialeve propagandistike me frymė antikomuniste qė ishin shtypur mė parė nė SHBA, si dhe krijimi i disa bazave tepėr tė sigurta pėr ata qė do tė hynin nė pėrbėrje tė grupeve nė Shqipėri. Me njė fjalė thelbi i gjithė misioneve qė do tė hynin nė Shqipėri ishte qė ne tė shikonim gjėndjen reale nė vėnd, mundėsisht nga Jugu nė Veri, pėr tė kontaktuar me familjet e goditura dhe tė pakėnaqura nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Kjo do tė bėhej nė mėnyrė qė ne t'ju jepnim atyre shpresė dhe t'i pėrgatisnim moralisht pėr ndryshimin e situatės nė vėnd. Duke ndjekur nga brenda situatėn ne do tė krijonim njė tablo mė tė plotė nėse ishin krijuar kushtet pėr tė ndėrhyrė nga jashtė. Kėto misione do tė kishin karakter tepėr sekret dhe ato nuk mund t'i dinin antarėt e thjeshtė tė organizatės, pėr to do tė kishin dijeni vetėm kuadrot kryesor tė zgjedhur tė saj. Po kėshtu edhe organizatat apo grupet e ndryshme qė do tė krijoheshin nė Shqipėri, nuk do tė kishin lidhje e njohje me njera tjetrėn, me pėrjashtim tė kryetarėve tė grupeve. E gjitha kjo bėhej me qėllim qė tė ruhej jeta e atyre qė ishin nė Shqipėri, sepse regjimi komunist i Enver Hoxhės me anė tė Sigurimit tė Shtetit kishte agjentėt e vet kudo, si brenda ashtu dhe nė Perėndim ku ishim ne".

    (vijon nesėr)
    ----------------------------

    Aty thuhet mes tjerash....

    "Nė 1961 ai u lirua nga burgu dhe u internua nė qytetin e Fierit ku u arrestua pėrsėri dhe u izolua nė qelitė e Degės sė Brendshme, ku qė natėn e parė u arratis qė andej duke prerė hekurat me sharrė. Po atė natė ai u arratis pėr nė Greqi ku mė pas fitoi azilin politik dhe nė 1962 shkoi nė SHBA."


    E paskan len ne qeli me sharr hekuri te ngratin Abdyl...hahaha qerrata plak..O Abdyl vazhdo filmat se nuku i hame na keto **** ulliri..po ti vazhdo genje ca se genjen bukur o derman..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 16-07-2002 mė 14:03

  2. #2
    alvi
    i/e ftuar
    Po me ti Braro, se dishe ti e? Po gjysma shqipnis kan qen Rambo. Apo nuk u arratiste dot njeri atehere. Sa te mesohej qe kishte ik nga dega u vinte ne gadishmeri brezi i kufirit dhe popullata dhe te kapnin per 24 ore. Kurse ky Spidermani qenka arratisur jo vetem nga qelite e Deges, por dhe nga kufir e ne Greqi. Hajt me thuaj ti mua qe kjo nuk ka qene nje nga ato legjendat e Sigurimit qe ta fusnin si informator ne rradhet e emigracionit. As me dhembe ose ku ta di un nuk i kishte prere hekurat por me sharre. Gjynah qe Shqiperia nuk ka Holywood.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Spiunazh pjesa 2

    ...vazhdimi i tregimit te avdyl babushit......
    ---------
    DOSSIER III

    Dėshmia e 75-vjeēarit Avdul Banushi: "Si u futa nė Shqipėri bashkė me grupin tim me anė tė nėndetėses qė na nxori nė bregdetin e Ksamilit. Misioni ynė, bazat dhe njerzit qė na pritėn"

    "Misionet e mia tė fshehta nė Shqipėri nė vitin 1974"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e dy tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet intervistės me z. Avdul Banushi u njohėm me vajtjen e tij nga Greqia nė SHBA, ku ai u angazhua nė veprimtarinė e mėrgatės politike. Sipas z Banushi, fillimi i prishjes sė mardhėnieve nė mes Shqipėrisė dhe Kinės nė 1972-in, zgjoi interesin e mėrgatės politike shqiptare e cila shpresonte se SHBA-ja do tė rishikonte edhe marrdhėniet me Shqipėrinė. Nė atė vit SHBA-ja rinjohu Komitetin "Shqipėria e Lirė" dhe e financoi atė. Nė 1972-in me inisiativėn e Leka Zogut krerėt e mėrgatės antikoministe u mblodhėn nė Madrid, por ai takim dėshtoi sepse nuk ranė dakort se kush do vihej nė krye tė Shqipėrisė kur tė rrėzohej Enver Hoxha. Mė pas Komitet formoi organizatėn "Fronti i Rezistencės Antikomuniste Shqiptare" dhe krijoi disa grupe pėr t`i dėrguar me misione nė Shqipėri.

    ( vijon nga numri i kaluar)

    Pas kėtyre vendimeve qė mori "Fronti i Rezistencės", a u krijuan grupet dhe si do tė hynin ato nė Shqipėri?
    "Po, menjeherė pas vendimeve qė u morėn u krijuan dy grupet e para me nga pesė veta secili, ku njėrin prej tyre do ta kryesoja unė. Vėshtirėsia e parė qė na u krijua, ishte se si do t'i transportonim armatimet e lėndėt plasėse nga SHBA-ja pėr nė Shqipėri, pėr arsye se "Fronti i Rezistencės" akoma nuk kishte rėnė nė kontakte me qeverinė amerikanen pėr tė marrė okejn pėr kėtė gjė. Nė fillim unė propozova qė tė zgjidhnim disa armatime tė lehta tė cilat do t'i transportonim fshehurazi autoriteteve amerikane. Mirpo kjo u hodh poshtė nga kryesia e organizatės sepse do tė na krijonte probleme tė mėdha".

    Si u zgjidh ky problem?
    "Me propozimin tim u vendos qė tė gjitha armatimet e nevojshme do tė mireshin nė bazėn ajrore amerikane tė Prevezės nė Greqi, ku unė kisha njohur disa shqiptarė antikomunistė qė kur isha nė Greqi. Pas kėsaj mė 14 dhjetor 1973 unė u nisa menjėherė pėr nė Greqi dhe sipas bisedės me mikun tim, u takova me kolonelin amerikan Bill i cili mė garantoi tė gjitha armatimet duke mė futur t'i shihja vetė ato nė depo. Po kėshtu koloneli amerikan mė siguroi gjithashtu se do tė na ndihmonte me anė tė njė nėndetėsje tė vogėl pėr tė na futur nė Shqipėri nėpėrmjet bregdetit. Kur po ndaheshim koloneli amerikan mė kėrkoi njė deklaratė besnikėrie tė cilėn unė ia lėshova menjėherė. Pas kėsaj tepėr i kėnaqur u ktheva menjėherė nė SHBA, ku u takova dhe me Dr. Hamdi Uruēin i cili sapo ishte kthyer nga Jugosllavia ku kishte pėrgatitur dy baza, njė nė Ulqin e tjetrėn nė Hot. Pas kėsaj, nė janar 1974, Kryesia e organizatės "Fronti i Rezistencės" vendosi qė tė dėrgonte nė Shqipėri grupin e parė, i cili do tė pėrbėhej prej pesė vetash".

    Ky grup apo grupet e tjera qė do tė hynin nė Shqipėri, ēfarė pėrgatitjesh kishin dhe ku i kishin zhvilluar ato?
    "Menjėherė pasi u krijuan grupet, ne iu nėshtruam njė stėrvitje tė gjithanshme disa mujore nė njė bazė ushtarake sekrete nė Amazona ".

    Konkretisht ēfarė stėrvitje kryet dhe kush ishin instruktorėt tuaj?
    "Po ēfarė rėndėsie ka kjo".

    Kush ishin personat e tjerė tė grupit tuaj?
    "Antarėt e grupit qė kryesoja unė ishin: I. Rushti ( i martuar me dy fėmijė) N. Banushi, (kushėri i imi) A. Sula dhe I. Lame. Pas vendimit tė "Frontit tė Rezistencės" ne erdhėm me avionė tė ndryshėm nėpėr bazat tonė qė kishim krijuar mė parė nė shtete tė ndryshme.tė Europės. Pasi u takuam nė Itali ku kishim lėnė vėndin dhe pikėn e takimit, u nisėm pėr nė Greqi ku takuam kolonelin Bill nė bazėn amerikane ajrore tė Prevezės. Aty u furnizuam me mjetet e nevojshme, duke filluar qė nga armatimet e sofistikuara dhe tė gjitha paisjet e tjera qė na nevoiteshin"

    Konkretisht me ēfarė armatimesh u furnizuat?
    "Aty ne morėm pesė automatikė "Tomson", pesė pistoleta, 20 granada difensive, 6 kg dinamit DT, kapsula automatike dhe mekanizmat pėr shpėrthim, mjete noti, njė radiomarrse-dhėnse si dhe shumė municion. Tė gjitha kėto armatime ne i sistemuam nė disa ēanta gjeollogėsh ku nė faqet ansore tė tyre shkruhej: "Drejtoria e Gjeollogjisė Tiranė. Automatiku "Tomson" ishte montuar nė atė mėnyrė, qė po tė na duhej pėr tė qėlluar me tė, nuk kishe nevojė ta nxirrje nga ēanta, por mjafton tė tėrhiqje pak njėrin nga zinxhirėt e ēantės dhe ai qėllonte me breshėri duke pasur dhe xhepin nga dilnin gėzhojat. Kjo vlente pėr ndonjė kontroll tė befasishėm tė policisė"".

    Me ēfarė dokumentash do tė hynit ju nė Shqipėri dhe si do tė kamufloheshit brenda territorit shqiptar".
    "Problemi i dokumentave ishte zgjidhur qė nė SHBA ku gjithsecili nga ne ishte i paisur me nga pesė letėrnjoftime shqiptare me emra tė rremė. Po kėshtu kishim edhe nga pesė dokumenta partie qė i korespondonin emrave tė shkruar nė ēdo letėrnjoftim. Ēdo letėrnjoftim i joni i korespodonte rretheve kufitare si Shkodra, Korēa, Gjirokastra, Saranda e Vlora. Pashaporta kryesore qė do tė pėrdorja unė nė Shqipėri ishte me emrin Bashkim Fratari, ndėrsa ajo pėr jashtė vėndit me emrin Tomas Brangel. Pėrveē kėtyre kishim dhe nga njė dokument tė Gjeollogjisė tė firmosur nga Kolonel i Ministrisė Brendshme Jaup Dabulla, qė na lejohej tė lėviznim "pėr nevojat e gjeollogjisė" deri nė zonat kufitare fare pranė klonit. Tė gjitha kėto dokumenta ishin tė fallsifikuara nė mėnyrėn mė perfekte sa qė nuk mund t` i dallonte dot asnjeri. Pėr t` i realizuar ato ishin shfrytėzuar dokumentat e njė oficeri shqiptar qė ishte arratisur nga Shqipėria dhe kishte ardhur nė Amerikė. Po kėshty qė nga Neė Yorku kishim marrė dhe sasinė e mjaftueshme tė dollarėve e lekėve shqiptare tė cilat i administroja unė si kryetar i grupit".

    Si hytė nė Shqipėri?
    "Pasi u armatosėm nė bazėn e Prevezės prej kolonelit amerikan Bill, ai na dha njė nėndetėse tė vogėl qė e drejtonin tre marinarė me tė cilėn u nisėm nė orėn shtatė tė mbrėmjes dhe me anė tė saj pas disa orėsh zbarkuam nė bregdetin shkėmbor tė Ksamilit nė jug tė Sarandės. Pasi i dhamė kapitenit tė nėndetėses kodin e kthimit, ai u largua andej nga kish ardhur ndėrsa ne pritėm tė zbardhte dita qė na u duk shumė e gjatė".

    Ku shkuat pastaj?
    "Nga Ksamili ashtu si gjeologė ne u nisėm nė drejtim tė Butrintit ku hypėm nė njė autobuz qė merrte turistė dhe me tė shkuam deri nė Sarandė. Kur mbėrritėm atje unė u interesova dhe gjeta njė kamion qė kishte shkarkuar qymyr nė port, i cili na mori sipėr karocerisė pėr nė Gjirokastėr. Kur zbritėm nė qytetin e Gjirokastrės shokėve iu thashė tė lėviznin tė lirė nėpėr qytet dy e nga dy dhe tė takoheshim tek Qafa e Pazarit".

    A nuk kishit frikė se mund t‚ju njihnin nė qytetin tuaj?
    "Nuk mė shkonte mėndja sepse kisha njė kohė tė gjatė qė isha larguar prej andej, por ja qė ajo ndodhi. Sapa zbrita nė shkallėt e gurta tė qytetit tim mu kujtua njė porosi e Profesor Stavro Skėndit nė Neė York, i cili mė kishte porositur tė blija njė fjalor tė Gjuhės sė Sotme Shqipe. Libraria e parė ishte nė rrugėn kryesore qė tė shpinte nė Qafėn e Pazarit dhe librashitsja quhej Sava. Ndėrsa unė po nxirrja lekėt pėr ta paguar fjalorin, brenda nė librari hynė dy burra, njė i moshuar dhe njė mė i ri. I pashė me bisht tė syrit dhe i njoha menjėherė. U drithėrova pasi edhe ata mė njihnin mirė. Ai mė i moshuari ishte Rexhep Kroi nga fshati Kardhiq dhe ai mė i riu, Daut Myrto nga Mashkullora. Rexhepi kishte qenė zv / komandant i burgut tė Burrelit nė vitet kur kisha qėnė unė atje, ndėrsa Dauti ishte puntor operativ i zonės sė Kardhiqit. Ata sa mė panė mė njohėn dhe Rexhepi mė tha: "Urime Avdul, kur qenke kthyer nga Amerika. Tė paska zėnė amnistia? Unė ktheva kokėn me gjakftohtėsi dhe i thashė: "Me mua flisni?" Ai mu pėrgjigj: "E ore me ty". Unė duke buzėqeshur iu thashė se nuk i njihja dhe se nuk mė quanin Avdul, por Bashkim Fratari, e isha me profesion inxhinier gjeolog. Ndėrsa flisja i zgjata paratė shitses qė po e ndiqte me kujdes atė skenė. Por Rexhep Kroi mu drejtua pėrsėri: "Lėri ato, ti je vetė Avdul Banushi qė ke qenė nė burgun e Burrelit dhe u arratise pėr nė Amerikė. Pas kėsaj ndėrsa po nxirrja letėrnjoftimin, iu thashė :"Gabohesh mik". Ata shqyen sytė nga habia dhe mė thanė se pėrsėri nuk mė besonin. Ndėrkaq unė u detyrova dhe nxorra edhe dokumentin e partisė duke ua treguar vetėm nga kapakėt e iu thashė gjoja i nxehur: "Mos provokoni antarėt e partisė se unė ua hedh trutė nė erė".

    Ēfarė ndodhi mė pas, a ju besuan ata?
    "Atyre iu ranė puplat menjėherė dhe u treguan tė pasigurtė nė vetvehte. Si pėr t`u mbrojtur Rexhepi mė tha: "Kam qenė oficer i Degės sė Brendshme siē ėshtė ky shoku kėtu" dhe bėri me dorė nga operativi Daut Myrto. Un ia ktheva me ironi :"Qofshi shėndoshė" dhe dola nga libraria duke u thėnė "Hajt njatjeta". Ndėrsa dola jashtė pashė shokėt e mi qė po mė prisnin dhe u bėra shėnjė tė mė ndiqnin nga pas sepse isha i bindur se Rexhepi me Dautin do e mbanin vrapin nė Degėn e Brendshme"

    A njoftuan ata nė Degė dhe ku shkuat ju mė pas?
    "Nuk e di a njoftuan ata, por ne zbritėm me tė shpejtė nga rrugica qė tė nxirrte nė Polikinikėn e madhe tė qytetit e u fshehėm nė familjen Jonuzi, qė ishte dhe baza jonė e parė. Aty qėndruam gjashtė ditė deri sa u qetėsua gjėndja dhe natėn e fundit pasi lamė 400 USD, nė ora dy pas mesnate ikėm nga ajo bazė e zbritėm nėpėr lagjen e re "18 shtatori", e dolėm nė Granicė. Mė pas ecėm nė kėmbėt e Malit tė Gjerė sipėr liqenit tė Viroit dhe arritėm nė vėndin e quajtur Vatuca afėr urės sė Kardhiqit. Aty mėsuam se ishte dhėnė alarm, gjė e cila tregonte se pėr ne ishte njoftuar Dega e Brendshme e Gjirokastrės. Pasi kaluam ujin e ftohtė nė kėmbė, anashkaluam fshatin Picar nėpėr shkurnaja, sepse nuk mund tė dilnim nė rrugėn nacionale duke e ditur se tek Ura e Subashit kishte kontroll tė fortė".

    Ku shkuat mė pas?
    "Gjithė ditėn e kaluam nėpėr shkurnaja dhe nė tė errur zbritėm nė fshatin Shtėpėz, ku kishim njė bazė tonėn dhe qė andej zbritėm nė Ujin e Ftohtė tė Tepelenės ku hypėm nė njė kamion qė shkonte pėr nė Memaliaj. Pasi zbritėm nė kryqėzimin e Memaliajt, hipėm nė njė nga makinat e shumta qė ngarkoheshin me qymyr pėr TEC-in dhe u nisėm nė drejtim tė Fierit ku dhe kishim piksynimin tonė"

    Gjatė rrugės pėr nė Fier a patėt kontrolle policie dhe kur mbėrritėt atje ku shkuat?
    "Po, gjatė rrugės qė nga Uji i Ftohtė e deri nė Fier kaluam disa postoblloqe policie tė cilat na kontrolluan dokumentet e nuk dyshuan fare. Nė Fier shkuam e takuam njeriun tonė i cili u tremb shumė dhe nuk na priti nė shtėpi. Takimin me tė e bėmė dikė afėr ndėrtesave nė Fermėn "Ēlirim", vėnd tė cilin unė e njihja mirė kur kisha qenė i internuar nė Fier. Mė pas nga aty hipėn nė njė autobuz urban si pasagjerė tė rėndomtė dhe gjatė rrugės krejt tė lirshėm bėnim muhabete e shakara me udhėtarėt, deri sa mbėrritėm nė Savėr tė Lushnjes. Aty ne shpresonim tė gjenim mbėshtetje tė madhe sepse ishte vėndi internimi. Duke e ditur se aty kishte shumė njerėz tė Sigurimit, unė i lashė shokėt e mi nė njė kanal diku nė fushė tė hapur dhe vetė shkova pėr tė gjetur bazėn tonė qė ishte familja Ēaushi"

    Ēfarė ishte ajo familje?
    "Tė zotin e familjes Ēaushi nuk e njihja mirė, por aty vija me rekomandimin e dy vėllezėrve tė tij qė banonin nė Amerikė si emigrantė politikė dhe ishin tė lidhur ngushtė me organizatėn tonė. Pasi i dorzova 500 USD dhe letrėn e dy vėllezėrve tė tij, ai u tremb shumė dhe nuk donte tė na priste nė shtėpinė e tij. Pastaj ai ndėrroi mėndje dhe tha se nė shtėpi nė priste natėn. Ndonėse ne aty shkuam me dyshime, na ndodhi e kundėrta. I zoti i shtėpisė kishte thirrur edhe shtatė persona tė tjerė qė ishin tė internuar aty, tė cilėt na shprehėn mbėshtetjen e tyre pa rezerva. Pasi lamė parrullat e ndėrlidhjes nė rast se do tė vinin njerėz tė tjerė nga Amerika, rreth orės katėr tė mėngjezit u larguam duke ecur fushave qė na dukeshin pafund".

    Ku shkuat pasi ikėt nga fshati Savėr?
    "Akoma pa zbardhur dita ne hymė nė qytetin e Lushnjes dhe shkuam tek familja e Ē. Godos, babai i tė cilit Isa Godo ish-oficer i xhandarmėrisė sė Zogut, ishte arratisur nga Shqipėria nė 1953 e ishte vendosur nė Bruksel ku vazhdonte tė ishte pjestar i organizatės sonė. Ē. Godo na pranoi nė shtėpinė e tij me frikė tė madhe, por nuk pranoi qė tė dilte pėr tė njoftuar personat e tjerė qė kėrkonim ne, duke na thėnė se kishte frikė se nė mes tyre mund tė kishte njerėz tė Sigurimit. Pasi dolėm nga shtėpia e tij, u ndamė nė dy grupe dhe mbėrritėm nė Durrės nė familjen Cerloi. Ajo ishte njė familje tregtarėsh dhe me gjithė rreziqet qė i kanoseshin, na priti shumė ngrohtė. Pas tre ditėsh ata pranuan tė bėnim aty njė mbledhje dhe pasi krijuam celulėn e re, u nisėm pėr nė Tiranė.

    (vijon nesėr)
    ----------------------

    mos shkruani poshte..deri sa ta kompletojme kte histori..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    nga gaz.shqiptare.

    vazhdon seriali me "heroin e heshtur" Avdyl banushin.
    -------

    --------------
    DOSSIER IV

    Dėshmia e bujshme e 75-vjeēarit Avdul Banushi: "Si u larguam nga Shqipėria pas mbledhjes nė bazėn e "Shallvareve" nė Tiranė dhe dy aksionet e mia nė ambasadat shqiptare"

    "Unė i hodha bombat nė ambasadat e Romės dhe Parisit"
    "Duke qenė se nuk futeshim dot brenda nė ambasadė se na diktonte roja, unė vura tek muri ballor i ambasadės njė pako me 3 kg dinamit amerikan TD, i cili pėrdorej pėr mbushje rraketash me kapsula tė mekanizuara. Ajo kishte njė mekanizėm plasės qė vepronte me anė tė temperaturės qė krijohej nga rrdhjedhja e njė lėngu"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e tretė tė kėtij shkrimi, nėpėrmjet intervistės me 75-vjeēarin Avdul Banushi, u njohėm me misionin e tij tė parė nė Shqipėri. Nė janarin e vitit 1974 ai sė bashku me katėr shokėt e grupit qė komandonte: I. Rushti, N. Banushi, I. Lame dhe A. Sula, me ndihmėn e kolonelit amerikan Bill qė ishte nė bazėn ajrore tė Prevezės, u paisėn me armatimet dhe paisjet e nevojshme dhe me anė tė njė nėndetėse tė vogėl u futėn nė bregdetin e Ksamilit. Nga aty ata shkuan nė Sarandė dhe mė pas nė Gjirokastėr, ku Avdul Banushin e njohėn dy patriotė tė tij, Rexhep Kroi, ish-oficer i Ministrisė Brendshme dhe Daut Myrto, punėtor operativ i fshatit Kardhiq. Nga Gjirokastra ata udhėtuan pėr nė Tepelenė, Fier, Lushnje, Savėr dhe Durrės ku u strehuan nė bazat qė kishin tek familjet, Godo, Ēaushi e Cerloi.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Si erdhėt nė Tiranė dhe ku u strehuat?
    "Nga Durrėsi nė Tiranė erdhėm me tren dhe shkuam menjėherė tek baza jonė mė e sigurtė e cila ndodhej nė njė bodrum tek pallatet "Shallavre" nė familjen Bineri, e cila ishte me origjinė nga Gjirokastra. Ne vinim aty me njė rekomandim qė kishim pasur kohė mė parė nga kapiten Rrapo Bineri, ish-oficer i Monarkisė dhe eksponenet kryesor nė Shtabin e Legalitetit gjatė Luftės, i cili ishte arratsur nga Shqipėria qė nė vitin 1944 dhe jetonte si emigrant politik nė Romė".

    Kush banonte nė atė shtėpi?
    "Aty nė dy hyrje bodrumi banonin familjet e vėllezėrve Sami dhe Selim Bineri. Samiu kishte qenė komandant i njė batalioni partizan gjatė luftės, por mė pas e kishin ēmobilizuar dhe e kishin dėnuar disa herė me burg politik. Ndėrsa Selmi nė mos gaboj punonte si shofer. Nė atė kohė kur jemi strehuar ne aty, me sa mbaj mėnd Samiun e kishin arrestuar dhe e kishin ekzekutuar gjoja pėr njė defiēit. Lidhjet nė i kishim me plakėn e tij, Safon, e cila na strehonte brenda si "miq" nga fshati i saj".

    Sa kohė qėndruat nė atė shtėpi dhe ēfarė bėtė aty?
    "Nė atė shtėpi nė orėt e vona tė natės ne bėmė njė mbledhje me disa nga njerzit tanė tė cilėt u lajmėruan nga njėri prej djemve tė shtėpisė dhe erdhėn aty njė nga njė. Gjatė mbledhjes njėri nga tė ardhurit (I. Begeja) qė ishte kryetar i njė baze tjetėr na foli ashpėr duke na thėnė: "Keni 30 vjet qė po heshtni. Ju ju kanė harruar dhe familjet tuaja dhe jo mė populli. Jeni dhėnė pas parasė dhe jeni pėrēarė nė disa parti si duket nga qė e keni mėndjen pėr tė zėnė kolltuqet. Kėshtu si po veproni ju me grupe pesėshe, nuk rrėzohet Enver Hoxha, por vetėm sa po rrezikoni familjet tuaja dhe veten. Mblidhni mėndjen e lėvizni se ne kėtu nuk kemi se ēfarė tė bėjmė pa ju. Ne dashje pa dashje i jemi nėnshtruar diktaturės sepse duam tė ushqejmė fėmijėt".

    Ēfarė pėrgjigjie i dhatė Begejės?
    "Pasi e dėgjova deri nė fund, unė i thashė: "Ne kemi lėnė Amerikėn dhe kemi ardhur kėtu nė gojė tė ujkut. Le tė jetė kjo fillimi pėr tė krijuar hallkat e njė zinxhiri tė gjatė antikomunist. Mos harroni se ne jashtė po punojmė politikisht, moralisht dhe ekonomikisht". Mė pas diskutuam gjatė dhe qė atė natė vendosėm tė krijonim njė kryesi tė organizatės "Fronti i Rezistencės" me qėndėr mė Tiranė, e cila do tė kryente tė gjitha detyrat qė do tė merrte nga jashtė. Para se tė iknim qė andej, lamė aty 2000 USD, 7 kg dinamit DT, materiale propagandistike, njė radio-trasemtuese qė kishim me vete, kodet e dhėnie -marrjes si dhe njė letėr-proteste qė u drejtohej ambasadave tė huaja nė Tiranė, ku iu bėhej thirrje pėr prerjen e mardhėnieve diplomatike mė Shqipėrinė. Ajo letėr ishte pėrgatitur nė shumė kopje dhe do tė hidhej natėn nė oborret e ambasadave kryesore nė Tiranė".

    Nga aty ku shkuat mė pas?
    Me qėllim qė tė mos e kompromentonim atė bazė tė sigurtė tė familjes Bineri, u larguam qė tė nesėrmen dhe vajtėm tek njė bazė tjetėr tek familja I. Begeja, qė ishte e njė kushėriri tė Halim Begejės ku qėndruam tre ditė. Mė pas shkuam tek familja K. Gaba dhe pastaj nga Tirana me tren udhėtuam pėr nė Vlorė ku pasi pimė njė kafe nė Hotel "Sazani", u strehuam tek familja e Kudret Kokoshit. Nga Vlora shkuam nė Dukat tek familja M. Koshena, i cili kishte qenė nė burg me mua nė kampin e Tėrbufit. Nė Dukat u takuam me tė plotfuqishmin e zonės dhe pimė me tė njė kafe nė klubin e fshatit. Mė pas u larguam nga Dukati dhe shkuam nė Kasamil, ku me anė tė radios hymė nė lidhje me qėndrėn e cila na dėrgoi mjetin nėnujor dhe u kthyem tė gjithė nė bazė".

    Ky mision i juaji u quajt i suksesshėm?
    "Padiskutim qė ishte njė nga misionet mė tė arrira qė ishin bėrė ndonjėherė nė Shqipėri".

    Kush e dha kėtė vlerėsim?
    "Kuptohet, Kryesia e "Frontit tė Rezistencės".

    Pas kėtij misioni, cili ishte mė pas aktiviteti juaj?
    "Nga fillimi i majit 1974 nė kuadrin e aksioneve qė kishim ndėrrmarė ne tė organizatės "Fronti i Rezistencės", unė vendosa qė tė shkoja nė Itali dhe Francė e tė hidhja bomba nė ambasadat shqiptare qė ishin tė akredituara atje".

    Cili ishte qėllimi i kėtij aksioni qė mund tė quhet terrorizėm?
    "Jo qėllimi i aksionit qė kisha marrė pėrsipėr tė kryeja unė me hedhjen e bombave nė ambasadat shqiptare tė Romės e Parisit, nuk kishte karakter terrorizmi. Kurrsesi unė nuk kisha si qėllim qė tė dėmtoja jetė njerzish aty".

    Po cili ishte qėllimi juaj?
    "I vetmi qėllimi i atij aksioni ishte qė ne tė bvėnim zhurmė dhe t`u tregonim familjeve antikomuniste qė ishin nė Shqipėri dhe atyre qė ishin tė pakėnaqura nga regjimi i Enver Hoxhės, se jashtė kishte njerėz qė po vepronin kundėr udhėheqjes komuniste tė Tiranės. Pra me njė fjalė tė ngjallnim shpresat tek kontigjenti i familjeve tė goditura politikisht, ku shpresonim tė kishim bazėn tonė kryesore ku do tė mbėshteteshim nė rast tė njė ndėrhyrje dhe zbarkimi nė Shqipėri".

    Kur e kryet aksionin e hedhjes sė bombės nė ambasadėn shqiptare nė Romė?
    "Mė 20 maj tė vitit 1974, unė sė bashku me katėr shokėt e mi udhėtuam me avion nga SHBA-ja dhe erdhėm nė Romė. Aty ne na priti Sabaudin Haznedari, emigrant politik i cili ishte arratisur nga Shqipėria vite mė parė dhe ishte vendosur nė Romė ku ishte martuar me njė italiane dhe merrej me tregti lavatriēesh. Shtėpia e Sabaudinit ishte baza e jona, sepse ai ishte antar i organizatės "Fronti i Rezistencės".

    Sabaudin Haznedari, a ėshtė ai qė erdhi nė Shqipėri me grupin e Xhevdet Mustafės nė 26 shtator tė 1982-it?
    "Po, ai ėshtė qė u vra nė Lushnje, nė mos gaboj nė 26 shtator 1982 kur u vra dhe Xhevdet Mustafa".

    Ēfarė i kėrkuat Sabaudin Haznedarit?
    "Sabaudinit i thamė qė tė nesėrmen tė na dėrgonte tek Ambasada Shqiptare me qėllim qė tė studjonim vėndin pėr tė parė mundėsinė se si mund tė futeshim brenda murit rrethues tė saj nga ku do tė hidhnim bombėn. Tė nesėrmen Sabaudini na ēoi atje ku pamė vetėm njė karabinier italian qė bėnte roje nė hyrjen kryesore tė saj. Sabaudini na tregoi se ai kishte qenė disa herė nė ambientet e brendshme tė ambasadės pėr probleme dokumentash dhe se familjet e personelit tė ambasadės banonin nga pjesa e prapme e saj. Kjo informatė na duhej me qėllim qė ne tė mos godisnim aty ku banonin familjet e personelit tė ambasadės. Ngjitur me ambasadėn tonė ishte dhe ambasada e Tunizisė e cila nuk ruhej nga rojet e policisė. Pasi e studjuam mirė tė gjithė vėndin rreth e rreth sajė, ne u kthyem pėrsėri nė shtėpinė e Sabaudinit".

    Kur shkuat pėrsėri pėr tė kryer aksionin?
    "Qė atė natė rreth orės 12.00, bashkė me Haznedarin dolėm nga shtėpia dhe shkuam pėrsėri tek ambasada jonė. Shokėt e grupit i lamė jashtė tė bėnin roje, ndėrsa unė e Haznedari u futėm nė oborrin e ambasadės sė Tunizisė dhe nėpėrmjet oborrit tė saj hymė brenda oborrit tė ambasadės shqiptare ku pamė tė parkuara dy furgona dhe dy autovetura. Duke qenė se nuk futeshim dot brenda nė ambasadė se na diktonte roja, unė vura tek muri ballor i ambasadės njė pako me 3 kg dinamit amerikan TD, i cili pėrdorej pėr mbushje rraketash me kapsula tė mekanizuara. Ajo kishte njė mekanizėm plasės qė vepronte me anė tė temperaturės qė krijohej nga rrdhjedhja e njė lėngu. Pasi e vendosėm aty pakon me dinamit, dolėm menjėherė jashtė pa u diktuar dhe me dy taksi u kthyem tek shtėpia e Haznedarit".

    Kur shpėrtheu dinamiti dhe ē' ndodhi mė pas?
    "Dinamiti shpėrtheu rreth orės tre tė natės, ashtu siē e kishim kurdisur mekanizmin dhe zhurmėn e madhe e dėgjuam edhe ne. Njoftimin pėr plasjen e bombės nė ambasadėn shqiptare e dhanė tė gjitha televizionet qė nė mėngjez. Aty ishte rrėzuar muri ballor i ambasadės dhe ishte bėrė bujė e madhe. Nė mėngjez ne dolėm nga shtėpia dhe shkuam vetė nė vėndin e ngjarjes ku ishte njė gjullurdi e vėrtetė. Pas plasjes sė dinamitit aty kishin shkuar menjėherė katėr autombulanca e disa makina zjarrėfikse. Aty pamė dhe ambasadorin shqiptar qė kishte dalė jashtė vetėm me kanatiere, i cili i binte kokės me grushta dhe shante nė italisht. Nė ato momente erdhi Komandanti i Pėrgjithshėm i Xhandarmėrisė i cili i shkeli kėmbėn karabinierit roje duke i bėrtitur se pse nuk e kishte parandaluar atė gjė".

    Ēfarė bėtė mė pas?
    "Nga aty ne u larguam nė drejtim tė aeroportit ku pas blemė gazetat qė kishin tė gjitha lajmin e ambasadės, hipėm nė avionin e linjės "Alitalia" dhe mbėrritėm nė Athinė. Aty dėgjuam nė radio protestėn e Kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, i cili aktin e hedhjes sė bombės, e konsideroi vepėr tė fashistėve. Pas kėsaj nga Athina ne u kthyem nė SHBA".

    Po pas atij aksioni a kishit plane tė tjera pėr hedhje bombash nė ambasadat shqiptare?
    "Po pas asaj ne vendosėm qė tė njėjtėn gjė tė bėnim dhe me amasadėn shqiptare qė ishte nė Paris. Nė shtatorin e atij viti bashkė me grupin qė kryesoja erdhėm nė Prevezė pėr tė marrė dinamitin qė na duhej pėr kryerjen e aksionit. Aty bėmė njė mbledhje ku saktėsuam veprimet qė do bėnim pėr hedhjen e bombės, pasi kishim qėnė mė parė nė Paris dhe kishim studjuar tė gjithė vėndin. Duke e ditur se ambasada shqiptare e Parisit ishte e rrethuar me hekura tė lartė dhe ishte e pamundur qė tė futeshe brenda pėr tė vėnė dinamitin, ne morėm njė armė granatė-hedhse (kundėrtanke) tė cilėn e ēmontuam dhe e futėm nė njė ēantė turistike. Nga qė atė nuk mund ta futnim dot nė avion, nga Preveza shkuam nė Athinė ku morėm trenin e udhėtuam pėr nė Paris. Aty u strehuam nė hotelin "Viktor Hygo" qė ishte fare pranė ambasadės shqiptare".

    Kush mori pjesė nė atė aksion dhe si e realizuat
    "Nga ora njė e natės unė e P. Luma morėm ēantėn ku kishim amballazhuar granatė-hedhsin qė peshonte 5 kg. dhe dolėm nga hoteli e shkuam tek ambasada shqiptare qė nuk ishte mė shumė se njė km. qė andej. Aty ishte vetėm roja tek dera kryesore, ndėrsa ne dolėm nga prapa ambasadės ku ishte njė rrugicė e ngushtė dhe disa vila. Duke e parė se aty nuk na shihte dot roja, unė nxorra granatė-hedhsin nga ēanta dhe i montova predhėn nė grykėn e saj. Pasi e mbėshteta nė sup, mora shenjėn nė drejtim tė dritares sė katit tė parė ku e dinim se ishte zyrė dhe nuk banonte njeri. Pas kėsaj bėra shkrepjen dhe predha qėlloi nė shenjė duke bėrė zhurmė tė madhe. Pas kėsaj dolėm nga ana tjetėr e ambasadės dhe me rrugė tė ndryshme mbėrritėm nė hotel. Aty nga mėngjezi tė gjithė televizionet e dhanė ngjarjen e ambasadės ku ishte bėrė bujė e madhe dhe kishin shkuarr makina zjarrėfikse e autombulanca. Pasi dolėm nga hoteli blemė tre gazeta "Lė Mond" qė do t`i ēonim nė Komitetin "Shqipėria e Lirė" dhe nuk shkuam nė ambasadė pėr tė parė se kishim frikė mos diktoheshim. Ne u kthyem nė hotel ku qėndruam edhe dy ditė tė tjera".

    A ratė nė sy tė policisė si autorė tė ngjarjes?
    "Jo, nuk patėm asnjė problem dhe nuk shkaktuam asnjė lloj dyshimi tek policia franceze. Biles edhe gjatė takimit qė patėm nė atė hotel me Prof. Seit Kryeziun (Kryetar i Partisė Agrare tė Kosovės) dhe Sadik Premten, ata nuk dinin gjė dhe na pyetėn se kush i bėnte ato aksione. Ne i thamė se kishim ardhur si turistė nė Francė dhe nuk dinim gjė se kush ishin autorėt e tyre. Mė pas nga Parisi shkuam nė Neė York ku tė gjithė e kishin mėsuar lajmin e hedhjes sė bombės nė ambasadėn shqiptare tė Parisit".

    Ēfarė ju thanė nė Kryesinė e "Frontit tė Rezistencės?
    "Pasi raportuam pėr kryerjen e aksionit, e gjithė Kryesia e Komitetit "Shqipėria e Lirė" dhe e "Frontit tė Rezistencės" na pėrgėzuan dhe e quajtėn atė asksion tė suksesėshėm".

    Po amerikanėt ēfarė qėndrimi mbajėtn ndaj kėsaj ngjarje?
    "Para se tė shkonim ne nė "Komitetin "Shqipėria e Lirė", majori Tomas Smith kishte marrė nė telefon Dr. Rexhep Krasniqin dhe i kishte protestuar ashpėr duke i thėnė: "Zoti Krasniqi, ju keni formuar njė organizatė terroriste qė hedh bomba nė ambasadat shqiptare nė Europė". Krasniqi nuk e kishte pranuar atė gjė dhe mė kėrkoi mua nė telefon qė tė shkoja atje, ku mė priste bashkė me majorin Smith. Sapo shkova atje, Smithi mė tha me ironi: "Hajde o luftėtar i lirisė" dhe pasi mė pėrqafoi ai mė tha se pse kisha munguar nė punė pėr njė kohė tė gjatė. Unė u mundova ta gėnjeja duke i thėnė se kisha qenė nė rivierėn franceze pėr vakanca, por ai mė ndėrpreu e mė tha: "Dėgjo kėtu, po tė jetė pėr mua, unė dua qė komunizmin nė Shqipėri ta shkulim nga themelet, por SHBA-ja nuk e lejon terrorizmin. Nė qoftė se tani e tutje do tė ketė ndonjė shpėrthim nė ambasadt shqiptare kudo qė tė jenė, ti do tė ekstradohesh andej nga ke ardhur. Kjo ėshtė fjala e fundit qė po tė them".

    (vijon nesėr)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    rambo ne Tirane..lol.

    vazhdon seriali me Rambo na golemi Laberise..

    -----gaz.shqip-----


    DOSSIER V

    Dėshmia e bujshme e Avdul Banushit: "Si hyra nė Shqipėri dhe si erdha deri nė Tiranė pėr tė kryer atentatin ndaj Enver Hoxhės, nė paradėn e 30-vjetorit tė Ēlirimit"

    "Si mė dėshtoi atentati ndaj Enverit, nė 29 nėntor 1974"
    "Duke qenė se nuk futeshim dot brenda nė ambasadė se na diktonte roja, unė vura tek muri ballor i ambasadės njė pako me 3 kg dinamit amerikan TD, i cili pėrdorej pėr mbushje rraketash me kapsula tė mekanizuara. Ajo kishte njė mekanizėm plasės qė vepronte me anė tė temperaturės qė krijohej nga rrdhjedhja e njė lėngu"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e katėrt tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet intervistės me z. Avdul Banushi u njohėm me pėrfundimin e misionit tė tij tė parė tė fshehtė nė Shqipėri. Pas kthimit nė Neė York ai vendosi qė tė vinte pėrsėri nė Europė pėr tė hedhur bomba nė ambasadat shqiptare tė Romės e Parisit. Qėllimi i kėtyre aksioneve ishte jo pėr terrorizėm, por pėr t'u treguar familjeve tė goditura nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, se jashtė kishte njerėz qė po punonin pėr rrėzimin e tij. Mė 21 maj 1974 ai hodhi 3 kg. dinamit e shkatėrroi njė pjesė tė ambasadės shqiptare tė Romės dhe disa ditė mė pas qėlloi me granatėhedhse edhe ambasadėn shqiptare nė Paris. Pėr kėto aksione ai u pėrgėzua nga Komiteti "Shqipėria e Lirė" nė Neė York dhe u kėrcėnua me ekstradim nė Shqipėri nga majori Tomas Smith qė mbulonte emigracionin politik shqiptar nė SHBA.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Pas misionit tė parė qė kryet nė janar 1974, ēfarė vendosi tė bėj "Fronti i Rezistencės" nė lidhje me Shqipėrinė?
    "Pas misionit tė parė qė bėmė nė Shqipėri, mė 30-prill 1974 kryesia e "Frontit tė Rezistencės" kishte vendosur qė ai vit tė ishte viti i aksioneve konkrete nė Shqipėri, me vepra dhe jo me fjalė. Sipas atij vendimi ne kryem aksionet e hedhjes sė bombave nė ambasadat shqiptare tė Romės e Parisit qė ju fola mė lart. Nė atė kohė kryesia e "Frontit tė Rezistencės" caktoi njė grup pėr t` u takuar me z. Zhozef Shisko, ku u pėrfshiva dhe unė".

    A ju priti z Shisko dhe ēfarė biseduat me tė?
    "Z. Shisko na priti nė Uashington dhe gjatė bisedės ndėrmjet tė tjerash na tha: "Ne kemi dashur gjithnjė marrdhėnie tė mira me Shqipėrinė, por ata qė janė nė pushtet janė njerėz tė ēuditshėm e shumė kokėfortė. Amerika nuk i ka bėrė asnjė tė keqe Shqipėrisė, por pėrkundrazi e ka ndihmuar atė gjatė luftės. Ne nuk e kundėrshtuam ardhjen e zotit Hoxha nė pushtet, madje e ndihmuam. Por si shbėrblim ai na ktheu kurrizin dhe vazhdon ta fyej SHBA-nė. Ju antikomunistėt keni marrė pėrsipėr njė barrė tė vėshtirė tė shpėtoni popullin shqiptar dhe unė ju pėrgėzoj pėr kėtė inisiativė. Sa kam qenė nė detyrėn e zv / sekretarit tė Shtetit pėr Ballkanin ju kam ndihmuar, por tani kam njė pozicion tjetėr dhe nuk mundem t`ju ndihmoj dot. Po do t`ju lidh me njė mikun tim i cili do t`ju ndihmojė". Ai e mbajti fjalėn qė na dha".

    A kryet misione tė tjera nė Shqipėri dhe ku jeni strehuar?
    "Po pas misionit tė parė ne kryem edhe tre katėr misione tė tjera nė Shqipėri duke hyrė me mjete nėnujore nė bregdetin shkėmbor nė Izvor tė Dukatit, poshtė Qafės sė Llogorasė. Pėr tu futur aty nė jepej shėnja me zjarr qė nga Korfuzi. Po kėshtu jemi futur edhe nga kufiri toksor nė zonėn e Pogradecit e Korēės, nė Malin e Thatė ndėrmjet fshatrave Podgori dhe Zvezdė. Aty kemi bėrė dhe njė pėrpjekje me armė me ushtarėt e kufirit, pasi qeni i tyre sulmoi njė shokun tonė. Pasi jemi strehuar nė njė bazė tė sigurtė nė Zėmblak, jemi futur nė qytetin e Korēės dhe jemi strehuar nė familjen Stefanllari. Nga Korēa kemi shkuar nė Kavajė ku unė kisha njė kushėri oficer (V. Golemi) i cili ishte komandant i njė batalioni tankist. Kur po hanim bukė nė njė resorant nė Kavajė, pyeta pėr tė njė kamariere qė quhej Abibe Cara, e cila mė tha se e njihte, por ai ishte transferuar. Nga Kavaja kemi hyrė nė Tiranė dhe mė pas kemi vazhduar nė njė bazė tonėn nė Macukull tė Burrelit. Nė njė fshat tė Burrelit jemi diktuar nga njė i plotfuqishėm zone, tė cilin e lidhėm dhe e morėm me vete deri nė kufirin me Jugosllavinė. Ai nuk pranoi tė vinte me ne jashtė dhe e lidhėm nė njė pemė qė tė mos rrezikoheshim".

    Po pas kėtyre misioneve, ēfarė vprimtarie ndėrmori "Fronti i Rezistencės"?
    "Duke e ditur se nė 29 nėntorin e vitit 1974 regjimi komunist i Enver Hoxhės do tė festonte 30-vjetorin e ardhjes sė tij nė fuqi dhe do tė organizonte njė paradė tė madhe, Kryesia e "Frontit tė Rezistencės" vendosi qė tė dėrgonte nė Shqipėri njė grup prej pesė djemsh tė zgjedhur, tė zgjuar dhe trima, tė cilat do tė kryenin disa detyra tepėr tė vėshtira, ndoshta nga mė tė vėshtirat qė ishin kryer deri atėhere".

    Ēfarė detyrash ishin kėto?
    "E para mundėsisht tė hidhej nė erė, ose tė mitralohej tribuna ku do tė qėndronte udhėheqja e lartė komuniste me nė krye Enver Hoxhėn dhe Mehmet Shehun, e dyta tė hidheshin bomba nė ambasadėn kineze, detyrė kjo qė nuk ishte realizuar mė parė pėr shkak tė vėshtirėsive, dhe e treta tė krijoheshin lidhje me oficerė tė pakėnaqur tė ushtrisė shqiptare. Pėr kryerjen e kėtyre aksioneve u caktova unė si kryetar i grupit".

    Ēfarė bėtė pas kėtij vendimi?
    "Pas kėsaj Sekretari i Komitetit "Shqipėria e Lirė" Mexhit Dibra, u takua me majorin Tomas Smith dhe i bėri atij tė ditur gjithė planin pėr grupin qė do tė futej nė Shqipėri dhe pėr atentatin ndaj Enver Hoxhės. Smithi i tha Mexhitit: "Si ėshtė i mbrojtur Enver Hoxha dhe perėndia nuk ka ē`i bėn". Mexhiti i tha se ajo ishte marrė pėrsipėr nga grupi i Avdul Banushit. Pas kėsaj Smithi tha: "Pėr kėtė jam dakort dhe unė, por ēdo gjė do tė ngelet kofidenciale nėpėrmjet meje dhe jush".

    Si vepruat pas miratimit qė i bėri majori Smith aksionit tuaj?
    "Mė datėn 20 nėntor 1974 unė sė bashku me pjestarėt e grupit tim u nisėm nga SHBA-ja dhe sipas itinerarit tė paracaktuar mbėrritėm nė Athinė e Prevezė. Mė 22 nėntor ne ishim nė Filat tė Ēamėrisė dhe iu ngjitėm Malit tė Stillos. Brenda kufirit shqiptar vumė re lėvizje tė shumta , gjė e cila tregonte se kundėrzbulimi shqiptar mund tė kishte dijeni pėr misionin tonė".

    Si mund tė dihej misioni juaj nga Sigurimi shqiptar?
    "Gjatė asaj periudhe Sigurimi i Shtetit kishte krijuar rrjetin e merimangės sė zezė agjenturore edhe nė rradhėt e mėrgatės sonė antikomuniste nė Perėndim. Shumė prej tyre qė ishin nga kontigjenti ynė i tė pėrndjekurve, ne i njihnim dhe u ruheshim, por kishte dhe tė tjerė qė ne nuk i dinim. Kur na afrohej ndonjė nga agjentėt nė lokalet qė frekuentonim, ne bėnim njė lojė duke folur me zė tė lartė e i thonim njeri tjetrit se dy hynim nė Shqipėri nga Gjiri i Vlorės. Agjenti qė e dėgjonte bisedėn tonė, njoftonte Sigurimin shqiptar i cili pėrforconte Gjirin e Vlorės, ndėrsa ne futeshim nga Kepi i Stillos pa ndonjė problem".

    Si u futėt nė territorin shqiptar atė rradhė?
    "Ndėrsa Sigurimi shqiptar na priste qė ne tė hynim nė Kepin e Stillos, ne iu shmangėm atij drejtimi. Pėrmes njerzve tanė qė kishim nė Greqi kishim mundur tė rekrutonim njė nga komandantėt e postave shqiptare tė kufirit, tė cilit i kishim dhėnė 700 USD. Kėshtu kufirin e kaluam tek posta e atij oficeri qė na la njė zonė tė pambuluar me shėrbim".

    "Kush ishte ai oficer?
    "Nuk ka rėndėsi emri i tij dhe nuk po ua them se ka qenė ushtarak. Por ai pak kohė mė pas mundi tė arratiset pėr nė Jugosllavi dhe qė andej fitoi statusin e emigrantit politike e shkoi nė Kanada, ku jeton edhe sot"

    Ēfarė peripecish kaluat gjatė kalimit tė kufirit?
    "Duke e ditur se pėr raste festash Ushtria e Sigurimi shqiptar i dyfishonin rojet dhe merrnin masa tė rrepta, ne nuk kaluam nė urėn e Lumit Pavėll, por e kaluam lumin nė kėmbė. Baza jonė e parė ishte nė fshatin Aliko tė Sarandės. Atje e kishte shtėpinė djali i njėrit prej antarėve dhe pėrkrahėsve mė tė flaktė tė "Frontit tė Rezistencės" nė Amerikė. Ai ishte dhėndrri i Kryetarit tė Kooperativės dhe punonte si shofer. Ne hymė nė lidhje me tė dhe ai na transportoi deri nė Bamatat tė Delvinės. Mė pa i dhamė dhe 100 USD tė tjera dhe ai pranoi tė na ēonte deri nė Gjirokastėr, ku ne u strehuam nė bazėn tonė tė pėrhershme tek familja Jonuzi".

    Po nga Gjirokastra ku vajtėt?
    "Pasi familja Jonuzi na kishte siguruar pesė bileta ne hipėm nė autobuzin e linjės pėr nė Tiranė. Tek Ura e Subashit ishte vendosur njė postobllok me policė dhe ushtarė tė cilėt kontrollonin tė gjithė tė panjohurit. Kur ndaloi autobuzi ynė gjashtė ushtarė tė armatosur me automatikė e rrethuan atė ndėrsa njė grup policėsh qėndronin nė kėmbė tek dera e autobuzit. Sapo i pashė ata mendova se nuk kishte pikė dyshimi se tė dhėnat pėr grupin tonė ishin tė sakta".

    A ju kontrolluan dokumentat?
    "Pėrnjėherė njėri nga oficerėt nisi tė kontrollonte pashaportat, tė parit nga grupi mė kontrolloi mua qė isha pas shoferit dhe mė pas edhe shokėve tė mi qė ishin tė shpėrndarė nė vėnde tė ndryshme. Megjithė vėmndjen e madhe ai nuk dyshoi tek asnjėri prej nesh. Por pas oficerit nė autobuz hynė tre civila me leckė tė kuqe nė krah. Unė sapo i pashė u drithėrova se ata ishin bashkfshatėrt e mi dhe njėri prej tyre ishte xhaxhai im. Ata kaluan nė mes pasagjerėve dhe shikonin sa majtas sa djathtas. Kuptohej se kėrkonin fytura tė njohura dhe kjo ma shtoi ankthin. Por as ata nuk mė njohėn dhe ne vazhduam rrugėn tė qetė deri nė Tiranė, ku nė orėn pesė tė mbrėmjes u strehuam nė familjen Bineri".

    Ēfarė bėtė mė pas?
    "Atė natė vetėm njėri nga shokėt tanė, Sulejmani, i armatosur me njė pistoletė dhe granada, doli nė qytet dhe u afrua deri pėrball tribunės ku do vendosej orkestra frymore. Aty e kthyen mbrapsht pasi nuk kishte fletė hyrjen. I gjithė qėllimi i vajtjes sė tij atje ishte qė tė siguronim ndonjė fletė-hyrje dhe ta kopjonim. Pasi u kthye Sulejmani, dola vetė deri nė Sheshin "Skėnderbej" dhe u afrova deri afėr tribunės para Hotel "Dajtit" ku kishte me dhjetra ushtarė tė armatosur e me rroba parade qė bėnin provat e fundit. Po kėshtu kishte dhe punonjės tė Sigurimit tė veshur civilė. Midis qindra njerėzve mė zuri syri dhe shumė bashkėfshatarė tė mi nga Golemi i Gjirokastrės tė cilėt i kishte sjellė aty Sigurimi i Shtetit qė tė mė identifikonin mua. Mė pas unė u ktheva nė bazėn tonė te familja Bineri dhe atė natė nuk dolėmn mė".

    Po tė nesėrmen?
    "Ditėn e nesėrme mė 29 nėtor, pasi kishim futur automatikėt e vegjėl "Tomson" dhe granadat poshtė palltove tė mėdha, tentuam qė tė afroheshim edhe njėherė afėr tribunės qė pėr ēudi ishte spostuar nga hotel "Dajti" ku e lamė nė darkė, pėr nė shkallėt para kryeministrisė. Kjo gjė na e pėrforcoi qind pėr qind bindjen se Sigurimi kishte dijeni pėr ardhjen e grupit tonė nė Tiranė. Megjithkėtė unė tentova disa herė tė afrohesha nė njė vėnd tė pėrshtatshėm qė tė kisha rreze veprimi pėr tė qėlluar nė drejtim tė tribunės sė udhėheqjes, por ishte e pamundur sepe njerzit e Sigurimit mė largonin duke mė kėrkuar fletė-hyrjen. Unė munda ta ndjek ceremoninė shumė larg, diku aty tek ura e Lanės nė Parkun "Rinia" ku tribuna mezi dallohej. Mbaj mėnd se i pari doli nė tribunė Haxhi Lleshi dhe pas tij vetė Enver Hoxha. Sipas tė dhėnave qė morėm mė vonė, kjo gjė nuk kishte ndodhur asnjėherė nė paradat e mėparėshme, ku Enver Hoxha dilte vetė i pari nė tribunė".

    A menduat nė ato ēaste tė bėnit ndonjė veprim?
    "Ishte e pamundėr qė tė veproja nga aty ku isha ku mezi dukej tribuna dhe jo mė tė qėlloja me automatik nė drejtim tė udhėheqjes komuniste. Njerzit e Sigurimit ishin kudo nė gatishmėri tė plotė dhe ata njiheshin kollaj se qėndronin me shpinė nga tribuna e me fytyrė nga populli".

    Si vepruat mė pas?
    "Pasi nuk kishim asnjė mundėsi pėr tė vepruar, pėr tė mos e ndėrlikuar mė tej situatėn u kthyem menjėherė nė bazėn tonė ku roja qė kishim lėnė aty afėr na tha se herė pas here disa civilė vėshtronin nė drejtim tė shtėpisė ku ishim vendosur ne. Ajo gjė tregonte se ne ishim diktuar. Kėshtu natėn ne dolėm nga ajo bazė dhe ikėm nė Yzberish ku kishim njė bazė tjetėr".

    Po pėr ambasadėn kineze qė kishit marrė vendim pėr t'i hedhur dimamit, ēfarė bėtė?
    "Tė nesėrmen mė 30 nėntor unė u detyrova tė hyja vetė pėrsėri nė Tiranė, tamam pėr ambasadėn kineze nė mėnyrė qė tė mos ktheheshim pa bėrė asnjė aksion. Iu afrova godinės e cila ishte nė njė vėnd tepėr tė rrezikshėm nė mes Radio-Televizionit dhe Bulevardit tė Madh, i cili ruhej nga tė gjitha anėt me ushtarė tė armatosur. Edhe po tė mos ishin ata ushtarė qė i kishin nxjerrė nė shėrbim me rastin e festės sė Ēlirimit, gjithashtu ishte e pamundur tė vendosje eksplozivin aty nga rojet e ushtarėt e institucioneve".

    (vijon nesėr)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Hasani

    gaz.shqip.
    -----------------
    Hasan Luēi: Ja si e ndiqnim Avdul Banushin


    --------------------------------------------------------------------------------

    Lidhur me dėshmitė e Avdul Banushit tė dhėnė nė intervistėn e tij ekskluzive pėr "Gazeta Shqiptare", ne iu drejtuam ish-Kryetarit tė Degės sė Zbulimit shqiptar Dr. Hasan Luēit, i cili ka punuar pėr afro 30-vjet nė ato organe dhe ėshtė i njohur pėr lexuesit e gazetės sonė nėpėrmjet disa intervistave qė ka dhėnė pėr bandėn e Xhevdet Mustafės . Lidhur me intervistėn e Banushit, Dr. Hasan Luēi shprehet: "Ndonėse unė nuk kam pasur tė bėj direkt me grupin e Avdul Banushit, kam dijeni nė tėrėsi dhe nė veēanti pėr atė grup diversionist, pėr rastet kur ai shkelte nė territorin apo sektorin tim. Zbulimi Shqiptar qė kishte pėrvojė tė gjatė me bandat, e ndiqte me pėrparėsi atė grup qė kur u krijua nga organizata "Fronti i Rezistencės". Po kėshtu qė kur u formua ai grup, me anėt tė bashkėpuntorėve tanė nė shtete tė ndryshme ne ndiqnim tė gjitha lėvizjet e tij dhe aktet armiqėsore, e kishim dijeni edhe pėr bazėn ku ata stėrviteshin nė Amazonė. Por herė pas here ata na i fshihnin gjurmėt sepse pėr tė lėvizur nga njė shtet nė tjetrin, ata bėnin shumė lėvizje tė tjera tė rreme nė shumė shtete tė ndryshme tė Botės. Ndaj ne e kishim tė pamundur pėr t' i ndjekur lėvizjet e tyre nė ato shtete, qoftė nga ana financiare, me bashkėpuntorė, apo edhe nga mungesa e vizave qė nuk mund tė siguroheshin nė kohė. Po kėshtu ne nuk mund t'ju thoshim bashkėpuntorėve tanė mė shumė se ē'dinin ata pėr ndjekjen e kontrollin e atij grupi, ndėrsa vetė e kishim tė pamundur qė t'i ndiqnim ata, sepse prania jonė nė ato vėnde dhe shtete ku ata lėviznin, apo nė bazat qė stėrviteshin, mund tė krijonte dhe probleme diplomatike e ndėrshtetėrore. Ne kishim dijeni tė plotė se Avdul Banushi ishte kryetari i grupit dhe se ai i udhėhiqte misionet nė drejtim tė Shqipėrisė ku kishte kryer edhe disa akte terroriste, por e kishim tė vėshtirė kapjen e tij sepse nuk dinim gjithshka pėr kohėn dhe vėndet ku hynte e zbarkonte ai. Ne njihnim edhe disa shokė tė tij dhe tėrhoqėm nė bashkpunim disa prej tyre. Edhe nė nėntorin e vitit 1974 nė Paradėn e madhe tė 30-vjetorit tė Ēlirimit, ne kishim dijeni se ai kishte ardhur nė Tiranė me grupin e tij dhe strehoej tek njė bazė nė Pallatet "Shallvare", por nuk e dinim vėndin e saktė ku strehoej. Pėr kėtė arsye u lėviz tribuna e udhėheqjes nga Hotel "Dajti" pėr tek Kryeministria, nė mėnyrė qė tė sigurohej jeta e udhėheqjes dhe e Enver Hoxhės. Ne ramė disa herė nė gjurmėt e tyre dhe u kapėm edhe materialin eksploziv qė kishin fshehur nė zonėn kufitare, por ata na u larguan pėrsėri duke dalė jashtė kufirit tonė shtetėror se nuhatėn pritat. Avduli kishte pėrvojė ilegale dhe cilėsi zbuluese e mbrojtėse, qe i shkathėt dhe shfaqte zgjuarsi natyrore tė shkallės sė lartė. Ai kishte gjithashtu natyrėn e labit trim e luftėtar, sipas konceptit tė vet tė luftės nė mes dy sistemeve. Pra ne kishim tė bėnim me njė kundėrshtar tė fortė e me mbėshtetje tė madhe tė jashtme e lidhje tė brendshme. E vetmja mėnyrė pėr kapjen e Avdul Banushit ishte shfrytėzimi i ardhjes sė tij nė Shqipėri me anė tė ndonjė kombinacioni dhe pėr kėtė gjė na u desh mjaft kohė. Ai u kap nė vitin 1975 se shokėt e Neė Yorkut qė e ndiqnin kėtė grup, punuan nė mėnyrė tė shkėlqyer. Gjatė kohės qė vuante dėnimin nė burgun e Burrelit, unė i shkova atje dhe nė takimin qė bėra vetėm pėr vetėm me tė, i tatova pulsin e vendosmėrisė sė tij pas kapjes, nėse mund tė bėnim ndonjė kombinacion agjenturor brenda vėndit apo ta nisnim nė Perėndim ku ai tė punonte pėr Shqipėrinė. Por Avduli ishte shumė i vendosur nė rrugėn e tij antikomuniste dhe m'u pėrgjigj duke mė thėnė se jo vetėm qė nuk do tė punonte pėr ne, por nėse dilte nga burgu, do tė bėnte tė njėjtėn gjė 100 herė duke vėnė bombat etj.. Pas viteve 1990-tė kur ai doli nga burgu erdhi mė takoi dhe jemi takuar disa herė dhe vazhdojmė tė takohemi pėrsėri, si miq opozitarė, duke kujtuar ngjarjet e kohės, kur kemi gabuar e ē'mund tė bėhet pėr t'i lehtėsuuar plagėt kėtij vėndi nė kushtet e sotme, duke pasur si busull rolin dhe vėndin e shqiptarėve.. Qeveritė shikojnė hallet e veta dhe jo tė shtetarėve qė u shėrbejnė. Qėndrimi i tyre ndaj shėrbimeve sekrete dhe pėr njerzit qė rrezikojnė ėshtė mosmirėnjohės. Ata trajtohen si tė rėndomtė dhe pėrkushtimi i tyre nuk shpėrblehet. Avduli qe njė antikomunist i aksionit, por harronte se zbulimi shqiptar kishte nė dorė armėn e mbrojtjes sė Atdheut dhe vinte nė shėrbim atdhetarė qė merrnin parasysh gjithshka, gjė qė Avduli nuk e pati gjithnjė parasysh dhe ra nė grackė. Mė vjen mirė qė ai tregon kujtimet e veta, jo pėr t'u mburrur, por qė njerzit tė kuptojnė realisht qėllimet e luftės sė ftohtė dhe rolin e veēantė tė njerzve qė punuan nė dy kampet dhe kushdo tė nxjerr pėrfundimet mbi tė mirėn dhe tė keqen qė i bėn Atdheut ēdo qeverisje apo shtetar. Ėshtė koha qė shqiptarėt tė mendojė dhe punojnė mė shumė pėr vehte, siē bėnė e gjithė bota tjetėr".
    -------------------

    jepi hasan jepi.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rambo 5

    -----gaz.shqip---
    ---------

    DOSSIER VI

    Dėshmia e bujshme e 75-vjeēarit Avdul Banushi lidhur me agjentėt qė pėrpunoi nė Shqipėri Ministri i Brendshėm Hazbiu dhe si i nisi ata me mision nė SHBA

    "Ja agjentėt shqiptarė qė rekrutoi Kadri Hazbiu pėr grupin tonė"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e pestė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet intervistės me 75-vjeēarin Avdul Banushi u njohėm me njė nga misionet mė tė rendėsishėm qė kishte marrė pėrsipėr pėr tė kryer grupi i tij nė Tiranė, i cili kishte tė bėnte me hedhjen nė erė tė ambasadės kineze nė Tiranė dhe atentatin ndaj Enver Hoxhės nė tribunėn e paradės sė madhe tė 30-vjetorit tė Ēlirimit. Avdul Banushi dhe grupi i tij hynė nė Shqipėri nga kufiri toksor nė Malin e Stillos dhe mbėrritėn deri nė Tiranė, ku u strehuan nė familjen Bineri. Nė paraditen e 29 nėntorit, Avdul Banushi i armatosur me "Tomoson" dhe bomba nėn pallton e madhe, mundi tė afrohej deri tek Ura e Lanės nė skajin e Parkut "Rinia" ku nuk kishte asnjė mundėsi qė tė qėllonte nė drejtim tė tribunės sė udhėheqjes. Po kėshtu atyre u dėshtoi edhe plani pėr vėnien e bombave nė ambasadėn kineze e cila ruhej me ushtarė tė shumtė. Nė shkrimin e djeshėm gjithashtu u njohėm edhe me dėshminė e ish-kryetarit tė Degės sė Zbulimit Shqiptar, Dr, Hasan Luēit, i cili tregoi se si e ndiqte Zbulimi Shqiptar grupin e Avdul Banushit, deri sa e futi nė grackė atė.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Ēfarė bėtė pas dėshtimit tė aksionit pėr atentatin ndaj Enver Hoxhės dhe vėnies sė bombave nė ambasadėn kineze?
    "Kur e pamė qė e kishim tė pamundur pėr tė realizuar dy aksionet tona, pėr tė mos e ndėrlikuar mė tej situatėn, akoma pa mbaruar mirė parada ne u larguam qė andej dhe u kthyem nė bazėn tonė tek familja Bineri nė pallatet "Shallvare". Aty roja jonė qė e kishim lėnė pėr tė kontrolluar bazėn nga survejimet e Sigurimit tė Shtetit, na tregoi se shumė civilė herė pas here kalonin nė rrugėn para atij pallati dhe vėshtronin nga shtėpia ku banonin dy familjet Bineri. Ne bėmė njė mbledhje tė shkurtėr ku vendosėm qė tė ndėrronim bazėn pasi ekzistonin tė gjitha mundėsitė qė tė kishim rėnė nė gjurmėt e Sigurimit. Pas kėsaj dolėm prej aty pa rėnė nė sy dhe nė kėmbė shkuam tek baza tjetėr nė familjen Begeja, ku i zoti i shtėpisė ishte trembur shumė nga lėvzjet e njerzve tė Sigurimit. Edhe aty nuk qėndruam shumė dhe menjėherė u nisėm pėr nė fshatin Ndroq tek baza jonė nė familjen Mancaku. Ajo ishte njė nga bazat tona mė tė sigurta pėr arsye se asaj familje regjimi komunist i Envetr Hoxhės i kishte pushkatuar dy djem, Seit dhe Zydi Mancakun. Aty qėndruam pėr shtatė ditė me rradhė nė njė kasolle bagėtish pa dalė fare pėrjashta".

    Nga aty ku shkuat?
    "Duke e parė situatėn tepėr tė ndėrlikuar, ne u larguam prej aty dhe shkuam nė Fier ku u strehuam nė familjen Margaritari e cila na priti mjaft mirė. Nė Fier unė takova dhe shokun tim tė vjetėr Haxhi Moskin dhe dy tre tė tjerė qė i kisha pasur nė burgun e Burrelit. Ata na bėnė njė pėrshkrim mė tė hollėsishėm tė situatės duke na treguar pėr kontrollet e shumta qė kishte ndėrrmarė Sigurimi i Shtetit nė tė gjithė vėndin me rastin e festave tė nėntorit. Nga Fieri ne shkuam nė Izvor tė Dukatit ku pasi hymė nė lidhje me qėndrėn me anė tė radiomarrses, erdhi mjeti nėnujor e na mori. Kur mbėrritėm nė Prevezė dorzuam armatimet dhe morėm avionin e u nisėm pėr nė SHBA, ku raportuam pėr tė gjithė misionin tonė i cili na kishte dėshtuar".

    Pas kėtij misioni, organizata juaj "Fronti i Rezistencės", a ndėrmori misione tė tjera pėr hedhje bombash nėpėr ambasada?
    "Jo, ne nuk mund tė kryenim mė misione tė atilla me hedhje bombash, pėr faktin se kishim marrė paralajmėrimin e fundit nga majori Tomas Smith".
    Po ku konsistonin aksionet qė do tė kryente "Fronti i Rezistencės" dhe a kishte dijeni Sigurimi i Shtetit se ju i kishit vėnė bombat nė Romė e Paris?
    "Aksionet qė do ndėrrmernin grupet pesėshe qė ishin formuar pas vendimit tė "Frontit tė Rezistencės, kishin piksynimin e vetėm futjen nė Shqipėri. Ndėrsa pėr sa i pėrket Sigurimit tė Shtetit, ai kishte rėnė nė gjurėm tona me anė tė agjentėve qė kishte rekrutuar nė Shqipėri dhe i kishte sjellė tek ne nė SHBA. Po kėshtu Sigurimi Shtetit kishte dijeni tė plotė se unė kisha vėnė bombat nė ambasadat e Romės e Parisit".

    Nga e mėsoi Sigurimi se ju ishit personi qė kishit vėnė bombat nė ambasadat e Romės e Parisit?
    "Personi qė informoi Sigurmin e Shtetit shqiptar se unė kisha vėnė bombat nė ambasada, quhej Ndoc K. dhe ishte nga Shkodra. Ndoci ishte tip aventurieri, punonte nė njė ndėrrmarje diku nė periferi tė Shkodrės dhe thuhej se nė atė kohė ai ishte fejuar me mbesėn e njėrit prej Sekretarėve tė Komitetit Qėndror. Ai rridhte nga njė familje qė ishte persekutuar shumė nga regjimi komunist i Enver Hoxhės dhe kėtė gjė e shfrytėzuan oficerėt e Sigurimit tė Shtetit tė cilėt e rekrutuan menjėherė. Pasi e kishte rekrutuar, Sigurimi Shtetit bėri njė lojė duke hapur fjalė se ai ishte arratisur, ndėrsa e kishte pėrcjellė vetė pėr nė Malin e Zi dhe brenda tre ditėve ai arriti nė Itali. Nė Romė ai u paraqit tek Ernest Koliqi, duke i thėnė se ishte i arratisur nga Shqipėria dhe i kėrkoi ndihmė pėr t'i gjetur punė. Koliqi pasi e mbajti tre ditė nė shtėpi, e pėrzuri sepse kishte marrė tė dhėna nga Gjon Gjinaj, i cili i kishte thėnė se Ndoc K. ishte agjent i Sigurimit tė Shtetit shqiptar dhe se aty kishte ardhur me mision tė veēantė.

    Nga i mėsuat ju tė gjitha kėto?
    "Tė gjitha kėto biseda mua m'i tregoi vetė Ndoc K. kur erdhi nė SHBA, por ai nuk pranonte se ishte agjent i Sigurimit tė Shtetit.

    Po pse erdhi Ndoc K. nė SHBA dhe si hytė ju nė kontakte me tė?
    "Ndoc K. erdhi nė SHBA sepse njė nga misionet kryesore qė i kishte ngarkuar Sigurimi, ishte qė ai tė mblidhte informata reth grupit qė kishte hedhur bombat nė ambasadat e Romės e Parisit. Ndoc K. pasi u pėrzu nga Ernest Koliqi, mundi qė tė merrte tė drejtėn e azilit politik pėr nė SHBA, nėpėrmjet zonjės Sofie K. e cila punonte nė zyrat e emigracionit amerikan me qėndėr nė Romė. Sofia bėnte lojė tė dyfishtė duke punuar edhe pėr amerikanėt edhe pėr Sigurimin e Shtetit shqiptar, pėr arsye se ajo kishte farefisin e saj tė persekutuar nė njė fshat tė Lushnjes. Kėshtu sipas urdhėrit tė Sigurimit ajo i dha Ndocit azilin politik pėr nė SHBA. Kur erdhi nė SHBA, Ndoci shkoi menjėherė nė Misionin Shqiptar pranė OKB-sė, ku mori kontakt me Sokrat Ēomon qė ishte njeriu i Sigurimit dhe punonte si diplomat pranė atij misioni. Ndoci i dha parrullėn qė kishte marrė nga Sigurimi nė Shqipėri dhe Sokrati i dha atij detyrat qė duhej tė kryente atje. Gjėja e parė qė bėri Sokrati me Ndocin, ishte prezantimi me njė shqiptar tjetėr tė quajtur Loro Shpori dhe tė dyve iu vuri si detyrė qė tė zbulonin se kush ishin ata qė kishin vėnė bombat nė ambasadat e Romės e Parisit".

    Kush ishte Loro Shpori dhe a u ndiqte ai me Ndoc K.?
    "Loro Shpori ishte nga njė fshat i Shkodrės dhe kishte qenė nė burg si i dėnuar politik. Kur ishte liruar nga burgu ai ishte arratisur nga Shqipėria dhe kishte ardhur nė SHBA. Me Loro Shporin unė kisha pasur miqėsi qė pėrpara se ne tė fillonim aksionet tona dhe mė pas ai e kishte nuhatur se unė bėja lėvizje tė shumta me avione nėpėr Europė. Loro me prezantoi me Ndoc K. dhe nė atė kohė Ndoci mu qep keq mua, gjoja si shok i ngushtė e mė vinte dhe nė shtėpi. Nė atė kohė Loron e kishte takuar Sokrat Ēomo dhe e kishte rekrutuar qė ai tė punonte pėr llogari tė Sigurimit tė Shtetit shqiptar, duke i ngarkuar edhe detyrat qė duhej tė kryente. Si shpėrblim ndaj kėsaj Sokrati i kishte premtuar disa privilegje qė ai tė dėrgonte para e pako tek njerzit e tij nė Shqipėri, sa tė donte dhe pa doganė".

    Nga i dinit ju kėto dhe cilat ishin detyrat qė iu ngarkuan Loro Shporit?
    "Tė gjitha kėto mua m'i tregoi vetė Loro Shpori dhe misioni qė ishte ngarkuar atij ishte: tė survejonte katėr kafenetė e shqiptarėve qė ndodheshin nė rrugėn "Allen" nė New York, Kafe "Tirana","Ēajupi", "Ali Pashė Tepelena" dhe "Rozafa". Po kėshtu Loro Shpori mė tregoi edhe pėr Ndoc K. qė ishte agjent i Sigurimit tė Shtetit. Pasi Loro na tregoi pėr marveshjen qė kishte bėrė me Sokrat Ēomon, ne i thamė qė ai tė bėnte detyrėn, por para se t'i dėrgonte informatat nė Misionin shqiptar tė OKB-sė, ai duhej tė na i sillte ne".

    A e bėri kėtė gjė Loro Shpori dhe pėrse ju vazhdonit tė mbanit shoqėri me Ndoc K. kur e dinit qė ishte agjent i Sigurimit?
    "Po, Loro pranoi ta bėnte atė qė i thamė ne dhe atyre tė Misionit tė OKB-sė u dėrgonte informata pa rėndėsi, menjėfjalė bėnte lojė tė dyfishtė. Nė fillim ne nuk e njihnim Ndoc K. po kishim njėfarė dyshimi se ai rrinte pa punė nė SHBA. Ndėrsa kur ne e morėm vesh se ai ishte agjent i Sigurimit, e demaskuam keqas nė tė gjithė mėrgatėn shqiptare dhe ai mbeti kartė e djegur nė emigracionin antikomunist. Megjithkėtė ai e vazhdonte punėn e tij".

    Pėrveē Ndoc K dhe Loro Shporit a kishte agjentė tė tjerė tė Sigurimit tė Shtetit qė ishin vėnė pėr tė gjurmuar grupin tuaj?
    "Nė atė kohė qė ne kishim kryer aksionet e para nėn drejtimin e "Frontit tė Rezistencės, Sigurimi i Shtetit ndėrmori njė ofensivė tė madhe pėr tė rėnė nė gjurmėt tona dhe kjo dukej nga agjentėt e shumtė qė rekrutoi dhe nisi nė SHBA. Pėrveē Loro Shporit dhe Ndoc K. nė atė kohė erdhi nė SHBA dhe njė djalė i ri 26-vjeēar, i quajtur Tom Mėrnaēaj. Toma ishte nga Selca e Vermoshit tė Shkodrės dhe rridhte nga njė familje shumė e perekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Babai i tij ishte pushkatuar mė duket aty nga viti 1947 nė qytetin e Korēės, ndėrsa xhaxhai i tij vazhdonte tė ishte nė burg si i dėnuar politik. Po kėshtu Toma kishte dhe njerėz tė tjerė nga fisi i tij tė pushkatuar dhe nėpėr burgje. Nė atė kohė Toma ishte i internuar nė ishullin e Lezhės, ku shkonte shpesh pėr gjueti Kadri Hazbiu. Tom Mėrnaēin e thirri Kadri Hazbiu dhe e pėrpunoi me qėllim qė ta sillte nė SHBA, pėr tė ndjekur grupet tona tė "Frontit tė Rezistencės".

    A erdhi Tom Mėrnaēi nė SHBA?
    "Po, menjėherė pas pėrpėrpunimit nga Kadri Hazbiu, Toma u pėrcoll nga Sigurimi i Shtetit pėr nė Itali, ku nėpėrmjet ambasadės sonė dhe Sofie K. ai erdhi nė SHBA. Nė atė kohė qė Sigurimi pėrcolli Tomėn pėr nė Itali, gjithashtu pėrcolli pėr nė Mal tė Zi edhe vėllanė e tij Dedėn, i cili gjithashtu ishte rekrutuar prej Sigurimit. Pėr tė humbur gjurmėt e lojės tė Sigurimit tė Shtetit me Tomėn e Dedėn, ata hapėn fjalė se dy vėllezėrit Mėrnaēi ishin arratisur pėr nė Itali me anė tė njė varke nga fshatai Tale i Lezhės". Toma mbėrriti nė SHBA me gjithė gruan e tij dhe djalin e vogėl tė quajtur Luigj, ndėrsa i vėllai Deda u la nė zonėn kufitare tė Malit tė Zi me Shqipėrinė pėr tė hetuar bazat e grupeve tona qė ishin krijuar nga Dr. Hamdi Uruēi. Menjėherė pas ardhjes nė SHBA, ku Tomės i lindi dhe njė vajzė, ai shkoi nė Misionin shqiptar pranė OKB-sė dhe mori takim me Sokrat Ēomon. Sokrati e lidhi Tomėn me Ndoc K. dhe Toma pėr afro tetė muaj qė qėndroi nė SHBA, nuk punoi fare dhe pretendonte se merrte asistencė".

    Si ratė nė kontakt ju me Tom Mėrnaēin?
    "Pas tetė muajve, sipas udhėzimeve qė kishte marrė nga Kadri Hazbiu, Toma u paraqit nė zyrat e Komitetit "Shqipėria e Lirė" dhe kėrkoi takim me krerėt kryesor tė tij. Ata e pritėn Tomėn i cili iu tha atyre se kishte dėshirė qė tė dilte vullnetar pėr tė shkuar nė Shqipėri e pėr tė luftuar kundėr komunizmit, sepse komunistėt i kishin vrarė babėn dhe i kishin persekutuar gjithė farefisin".

    Cila ishte pėrgjigjia qė Toma mori nga krerėt e Komitetit "Shqipėria e Lirė"?
    "Antari i kryesisė sė Komitetit. Dr. Hamdi Uruēi, e pyeti Tomėn se si e vėrtetonte ai se komunistėt i kishin vrarė babėn dhe Toma iu pėrgjigj se aty nė New York kishte plot bashkfshatarė tė tij tė cilėt mund tė pyeteshin rreth atyre ēka kishte thėnė ai".

    A i interesua kryesia e Komitetit pėr Tomėn?
    "Po, pėr atė gjė u pyetėn shumė njerėz dhe rezultoi se ishte ashtu siē thoshte Toma".

    Ēfarė ndodhi mė pas me Tomėn?
    "Pasi u vėrtetuan fjalėt e Tomės lidhur me biografinė e tij, ai doli vullnetar qė tė vinte me mua me mision nė Shqipėri, duke thėnė se donte tė merrte hak ndaj komunistėve. Unė pranova se nuk mė shkonte kurrė nė mėndje se ai djalė i ri tė ishte pėrpunuar nga Sigurimi Shtetit. Pasi kėsaj ne morėm detyrat rreth misionit qė do tė kryenim nė Shqipėri dhe mė 26 prill tė vitit 1975 unė me Tomėn i hipėm avionit nė New York dhe mbėrritėm nė Athinė".

    Vetėm me Tomėn erdhėt nė Athinė?
    "Po vetėm me Tomėn dhe pas tre ditėsh nė Athinė erdhi pėr tė na takuar Nikolla Plesati, i cili ishte nga Korēa dhe banonte nė Igumenicė".

    Kush ishte Nikolla Plesati dhe pėrse erdhi pėr t'ju takuar?
    "Nikollės i kishte vdekur babai (Thoma Plesati) nė burgjet e Shqipėrisė nė vitin 1953 dhe nė atė kohė ai kishte dhe dy vėllezėr, Koēon e Llambron nė burgje. Ai do tė na shoqėronte ne pėr nė Prevezė, ku do tė bisedonte me Kolonelin amerikan Bill, qė tė na furnizonte me armatime, sepse me urdhėrin e majorit Tomas Smith, ne nuk mund tė merrnim mė armė aty".

    A ju nxorri pengesė koloneli Bill?
    Jo, ai nuk na nxorri asnjė pengesė. Pas bisedės qė bėri Nikolla me Billin, ai na furnizoi me tė gjitha armatimet e nevojshme".

    Ēfarė bėtė pasi u furnizuat me armatime?
    "Pas kėsaj ne bėmė planin se si do hynim nė Shqipėri'.
    -------------------



    (vijon nesėr)
    ---------------------------

    neser rambo 6
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 20-07-2002 mė 09:06

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    RAMBO 6

    -gaz.shqip------


    DOSSIER VII

    Dėshmia e 75-vjeēarit Avdul Banushi lidhur me kurthin qė i ngriti Sigurimi Shtetit shqiptar me anė tė agjentėve qė kishte rekrutuar dhe i kishte nisur pėr nė SHBA

    "Ja si mė kapėn me grackėn e Kadri Hazbiut"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e gjashtė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet dėshmive tė 75-vjeēarit Avdul Banushi u njohėm me largimin e grupit tė tij nga Shqipėria, pas dėshtimit tė atentatit qė ata kishin marrė pėrsipėr ndaj Enver Hoxhės kur ai do tė dilte nė paradėn e madhe tė 30-vjetorit tė Ēlirimit nė 29-nėntor 1974. Pas kthimit tė Avdul Banushit dhe tė grupit tė tij nė SHBA, Sigurimi i Shtetit Shqiptar dhe personalisht Kadri Hazbiu ngritėn rrjetin agjenturor nė Shqipėri e SHBA pėr tė bėrė tė mundur futjen nė grackė tė Banushit duke e sjellė atė nė Shqipėri. Sipas dėshmisė sė Banushit personat qė rekrutoi Kadri Hazbiu e Sigurimi i Shtetit qė tė infiltronin nė grupin e tij ishin Ndoc K, dhe Loro Shporja nga Shkodra si dhe dy vėllezėrit Tom dhe Dedė Mėrnaēi nga Selca e Vermoshit. Toma arriti tė fitonte besimin e kryesisė sė organizatės "Fronti i Rezistencės" dhe mė 26 prill tė vitit 1975 ai u nis nga SHBA-ja bashkė me Avdul Banushin, gjoja me misionin pėr nė Shqipėri.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Nė ēfarė itinerari u nisėt pėr tė hyrė nė Shqipėri me Tom Mėrnaēin?
    "Nga Athina me avion u larguam pėr nė Francė ku pėr disa ditė qėndruam nė hotelin tonė tė pėerhershėm "Viktor Hygo" ku patėm disa biseda e debate me Sadik Premten e Seit Kryeziun. Mė pas lėvizėm pėr nė Belgjikė e Gjermani ku takuam edhe shqiptarė tė tjerė tė mėrgatės antikomuniste dhe mė pas u kthyem nė kryeqytetin italian Romė".

    Pėrse i bėnit tė gjitha kėto lėvizje?
    "Kėto lėvizje ishin pjesė e taktikės sonė pėrpara se tė hynim me mison pėr nė Shqipėri. Efekti i kėtyre lėvizjeve ishte humbja e gjurmėve nga ndjekjet e Zbulimit Shqiptar qė kishte bashkėpuntorėt e tij pothuaj nė tė gjitha shtetet ku kishte shqiptarė".

    Nga Roma ku shkuat mė pas?
    "Nga Roma unė me Tom Mėrnaēin u nisėm me tren pėr nė qytetin e Barit dhe me vete kishim dhjetė kg materiale propagandistike pa pėrfshirė kėtu armatimet pėr katėr persona qė do t` i shpėrndanim nė Shqipėri. Nga porti i Barit u nisėm me tragetin "Iliria" pėr nė portin e Dubrovnikut tė Jugosllavisė. Pėr kalimin e materialeve dhe armatimeve qė kishim me vete, rreziqet mė tė mėdha i kishim nė kontrollet qė bėheshin nėpėr porte apo pikat e kalimit kufitar, tė cilat nė shtetet ballkanike ishin mė tė rrepta".

    " A patėt probleme kur hytė nė portin e Dubrovnikut?
    Duke e ditur se Toma ishte i ri dhe pa pėrvojė, unė e lashė tė shkonte pėrpara dhe materialeve qė kishim u dola vetė pėr zot. Policit qė filloi tė mė kontrollonte i dhashė 100 USD nė dorė dhe mbasi mė pa pashaportėn amerikane ai mė lejoi tė kaloja pa mė kontrolluar mė. Mė pas dolėm nga porti dhe morėm njė taksi e cila na ēoi deri nė qytetin e Titogradit qė ishte 700 km larg qė andej. Nė atė qytet mbėrritėm nė orėn dhjetė tė mbrėmjes sė 2 prillit tė vitit 1975 dhe sapo zbritėm nga taksia e ndjemė veten krejt tė sigurtė nga peripecitė e mėdha qė kishim kaluar sepse aty banonte familja e Tom Mėrnaēit e cila konsiderohej si njė nga bazat tona mė tė sigurta".

    A shkuat nė atė bazė?
    "Patjetėr, sapo zbritėm ne shkuam menjėherė tek shtėpia e Tomės ku unė u takova me tė gjithė njerzit e familjes. Desha tė them se pritja qė m` u bė aty ishte disi e ftohtė. Kur u ulėm pėr tė ngrėnė vura re shumė lėvizje tė njerzve qė hynin e dilin. Sidomos vėllai i Tomės, Deda hynte dhe dilte e nė njė rast tė gjithė njerzit e familjes dolėn jashtė duke mė lėnė mua vetėm".

    A u ngjallėn dyshime prtija e ftohtė qė ju bėnė dhe ato lėvizje qė thoni?
    "Tė them tė drejtėn njė farė habie mė shkaktoi, por qė tė dyshoja se isha para ndonjė gracke, nuk e mendova kurrė. Megjithatė unė i pyeta pėr shqetėsimin e tyre se ē` hall kishin dhe ata mė thanė se kishte ndodhur njė ngatėrresė pėr martesėn e Dedės. Mė pas ne ramė dhe fjetėm. Unė fjeta bashkė me Tomėn nė njė dhomė e gjatė natės pashė njė ėndėrr tė tmershme sikur njė qen kufiri mė sulmoi t` ė mė kafshonte e menjėherė u ngrita ndenjur. Toma ndjeu lėvizjen time dhe mė pyeti se ē` kisha e unė i tregova ėndrrėn".

    Kur u nisėt pėr tė hyrė nė kufirin shqiptar?
    "Mė datėn shtatė prill nė orėn dhjetė tė natės na erdhi e na mori njė taksi dhe u nisėm pėr nė drejtim tė kufirit jugosllavo-shqiptar".

    Kush ju shoqėroi pėr aty?
    "Bashkė me mua dhe Tomėn, erdhėn pėr tė na shoqėruar edhe vėllai i tij Deda, e babai tyre Gjeta, tė cilėt ishin nė pėrbėrje tė grupit tonė qė do hynim nė Shqipėri. Gjatė rrugės pėr nė kufi taksia mori njė rrugė tė verbėr malore dhe ata mė thanė se nuk dilej ndryshe pėr atje ku do shkonim ne. Taksixhiut i treguam njė shtėpi nė buzė tė kufirit qė tė krijonim alibinė dhe pasi e paguam ai iku. Sapo zbritėm filluam tė bisedonim se si mund tė kalonim pėr tė hyrė nė Shkodėr".

    Ju a kishit qenė ndonjėherė nė ato anė, dua tė them a kishit kaluar ndonjėherė nė atė zonė kufitare pėr tė hyrė nė Shqipėri?
    "Jo pėr mua ishte hera e parė qė shkelja nė ato anė, por vendimi qė ne do tė hynim aty ishte marrė qė mė pėrpara nė New York, pėr arsye se ishte Toma nga ato anė dhe ai e njihte vėndin me pėllėmbė, ndėrsa si kryetar i grupit isha unė".

    "Nga vendosėt tė kalonit pėr tė hyrė brenda territorit shqiptar?
    "Ne vazhduam rrugėn duke zbritur kodrėn qė tė nxjerr nė afėrsi tė rrugės nacionale nė afėrsi tė Hanit tė Hotit. Ndėrsa ishim duke zbritur aty unė u thashė Tomės, Dedės e Gjetės qė tė kontrollonin armėt, sepse ato ishin armė automatike tė markės gjermane "Shnajzer" dhe nuk i kishim pėrdorur mė parė. Unė u thashė atyre tė m` i jepnin t` i kontrolloja dhe pasi mi dhanė, unė ua bllokova me anė tė njė ingranazhi duke vendosur tre numrat nė njė vijė. Pas kėsaj ua dhashė duke iu thėnė se i kishin nė rregull".

    Pse ua bllokuat armėt?
    "Atė gjė e bėra sepse ndėrsa ishim duke zbritur kodrėn, Toma seē foli me Dedėn, fshehurazi meje, gjė e cila mė futi nė dyshime".

    Ē' ndodhi mė pas me ju?
    "Ndėrsa ishim duke udhėtuar nė drejtim tė kufirit tė Shqipėrisė dhe ishim futur rreth 800 metra nė brendėsi tė tokės shqiptare, vumė re ndėrtetsat e postės sė Hanit tė Hotit, brenda telave tė klonit. Aty Gjeta u ul pėr tė pirė njė cigare dhe pushuar duke thėnė se ishte lodhur. Unė desha ta kundėrshtoja por nė atė ēast u ulėn edhe Deda me Tomėn, duke mė futur mua nė mes tyre. Unė nxorra paketėn e cigares dhe ndėrsa po ulja zinxhirin e bluzės pėr tė nxjerrė ēakmakun, ndejva se Toma mė erdhi nga prapa pėr tė ndezur cigaren e tij. Kur unė u mundova t` ja ndizja cigaren, ndjeva njė goditje tė fortė nė fytyrė dhe nė kokė. Nė ēast rashė pėrdhe i trullosur dhe si nė mjegull dallova edhe Dedėn e Gjetėn qė m` u afruan e mė godisnin nė qafė me qytat e automatikėve. Edhe nė ato kushte kur akoma nuk mė kishin lėnė ndjenjat plotėsisht, arrita nė nxjerr nga brezi pistoletėn dhe qėllova disa herė kuturu pa i parė ku ishin ata. Pas pak nga baraka e kufirit qė ishte aty pranė erdhėn menjėherė ushtarėt tė cilėt zunė tė mė qėllonin me shkelma e grushta kudo nė trup, deri sa humba ndjenjat".

    "Kur u pėrmėndėt, ku ndodheshit?
    "Unė u pėrmėnda vetėm nė Degėn e Punėve tė Brendshme tė Shkodrės kur po mė mjekonin".

    Po me Tomėn, Dedėn e Gjetėn ē' u bė?
    "Ndėrsa ishin duke mė mjekuar nė Degėn e Brendshme tė Shkodrės, unė vura re se aty ndodheshin po tė lidhur edhe Deda me Tomėn, madje ata ishin tė lidhur pas karrikeve. Gjeta nuk ishte aty, ai ishte kthyer mbrapsht qė nė Han tė Hotit".

    Si e shpjegoni kėtė?
    "Loja qė kishte bėrė Sigurimi me mua duhej vazhduar deri nė fund. Ata i kishin arrestuar me qėllim qė tė mos i dekonspironin si agjentė tė tyre dhe pėr tė mė dhėnė mua tė kuptoja, se nuk isha goditur prej tyre, por prej ushtarėve tė kufirit dhe se ata gjoja ishin arrestuar njėlloj si unė. Ndėrsa Gjeta u kthye sepse ai bėnte lojė tė trefishtė, me Sigurimin shqiptar, me amerikanėt dhe me jugosllavėt".

    Po sipas jush a ishte realizuar me sukses gracka qė iu kishin ngritur njerzit e Sigurimit?
    "Jo, sepse nga sa kam mundur tė mėsoj vite mė vonė, ata tė tre nuk kishin urdhėr pėr tė mė qėlluar mua. Detyra qė kishin marrė ata nga Sigurimi ishte vetėm survejimi im dhe tė njoftonin pėr lėvizjet qė bėja nė shtete tė ndryshme tė Europės, ndėrsa kur tė hyja nė Shqipėri, arrestimi im do tė bėhej vetėm nga njerzit e Ministrisė sė Brendshme. Pra agjentėt qė kishte rekrutuar Sigurimi i Shtetit, mė qėlluan mua pa autorizimin e eprorėve tė tyre".

    Ē' ndodhi mė pas me ju, nga Dega e Shkodrės ku ju ēuan?
    "Mė tetė prill tė vitit 1975 mė shoqėruan me katėr makina policie dhe mė nisėn pėr nė Tiranė ku mė sistemuan nė burgun e vjetėr (Rep 313) nė qelinė Nr.39. Aty mė kishin shtruar njė dyshek me kashtė nė dysheme dhe tė mbėshtetur nė mur qėndronin dhe dy punonjės tė Ministrisė sė Brendshme. Pas pak aty hyri komandanti i burgut H. Shehu i shoqėruar nga njė suitė e tėrė tė cilėt mė vėshtruan njė copė herė pa mė folur. Ata mezi i dalloja turbullt nga dhimbjet qė nuk mė pushonin dhe mė pas rashė pėrsėri pa ndjenja".

    Kur dhe kush iu mori nė pyetje si fillim?
    "Qė ditėn e parė kur u pėrmėnda, dy civilėt qė qėndronin nė qelinė time mė morėn me njė batanie nė kokė e mė shpunė diku. Kur mė hoqėn batanien e pashė veten nė njė dhomė tė mobiluar ku qėndronin tė ulur dy burra rreth tė dyzetave. Njėri prej tyre pasi mė ftoi tė ulesha mu drejtua: "U bėre i famshėm mor jahu, mjaft u solle me tajare viu-viu, por unė ta kisha bėrė benė, zoti Avdul Banushi. Pa tė shti nė dorė nuk tė lejsha. I zgjut e trim je, kėtė nuk ta mohon njeri, por nė fund u tregove budalla. Kishe harruar Kalin e Trojės". Ndėrsa ai mė fliste, unė pėr tė treguar se isha i qetė, u ula nė karrige dhe vura kėmbėn pėr mbi kėmbė. Nė atė ēast, njeriu qė mė kishte folur i pari luajti nga karrigja dhe mė bėrtiti: "Ule mor kėmbėn, se kėtu je para Ministrit. Nė atė ēast e kuptova se isha para Kadri Hazbiut dhe Rexhep Kollit, qė fliste me dialekt tiranas".

    Ēfarė tė thanė tjetėr ata?
    "Ndėrsa Rexhep Kolli po mė bėrtiste qė rrija kėmba mbi kėmbė, Kadri Hazbiu tha: "Lėre lėre, helbete edukata amerikane". Pastaj ai mė tha se unė do tė quhesha me emrin Rexhep Kalemi dhe vetėm me atė emėr do t` u pėrgjigjesha atyre qė do mė shoqėronin pėr nė dhomė, pėrndryshe do ta kisha keq punėn. Po kėshtu mė thanė se do mė jepnin njė paketė DS nė ditė dhe njė kafe. Pastaj ata dhanė urdhėr tė mė merrnin dhe Ferhat Matohiti, Shefi i Hetuesisė sė Ministrisė Brendshme mė shoqėroi vetė pėr nė dhomėn time, ku kishin bėrė ndryshime tė mėdha. Aty kishin sjellė dyshekė pambuku dhe ēarēafė tė bardhė krejt tė rinj. Mė pas mė morėn pėrsėri dhe mė ēuan po nė atė dhomė ku zv / Ministri i parė i Punėve tė Brendshme, Feēorr Shehu, mė mori nė pyetje duke mė thėnė: "Duhet t` ia hapėsh zėmrėn Partisė dhe shokut Enver, se ai i lehtėson njerzit qė tregohen tė sinqertė. Kur mbaroi sė pyeturi, ai mė ēuan pėrsėri nė qelinė time ku pėrsėri ishin bėrė ndrsyhime tė mėdha".

    Ēfarė ndryshimesh?
    "Aty nuk ishin mė dy dyshekėt me pambuk dhe kishin vendosur njė arkivol tė hapur i shtruar brenda me njė jorgan. Arkivoli ishte njė metėr e shtatėdhjetė centimetra i gjatė, shtatėdhjetė centimetra i gjėrė dhe tetėdhjetė i thėllė. Ai ishte vendosur nė qėndėr tė dhomės, ndėrsa nė krahun e djathtė ishte njė tavolinė dhe njė karrige pėr shoqėruesin tim. Mbi tavolinė ishte njė skafandėr sampisiti ndėrsa nė krahun tjetėr qėndronte njė njeri qė siē mora vesh ishte shefi i Shėndetėsisė sė Ministrisė Brendshme, Nevzat Hoxha qė i ngjante kopmlet Stalinit".

    Ēfarė ishte ai arkivol dhe pse e kishin sjellė aty?
    "Arkivoli ishte njė metodė e vjetėr qė Ministria e Brendshme e Shqipėrisė e kishte huazuar nga sovjetikėt, Ai ishte dhe mjet presioni pėr tė zbėrthyer tė arrestuarin edhe mjet sigurie pasi aty tė mbanin tė lidhur me disa ēelsa qė edhe polici kur t` i zgjidhte , donte disa minuta. Nė atė arkivol mua mė mbajtėn tė lidhur me zinxhirė dhe skafandėr nė kokė pėr 13 muaj e tetė ditė qė unė qėndrova nė atė qeli gjatė hetuesisė".

    "Pėr ēfarė ju pyesnin gjatė hetuesisė?
    "Pėr gjithshka, qė nga mbledhja e Madridit me Leka Zogun, e gjithė aktivitetin tim tė cilin ata e dinin, por e kėrkonin t` ua dėshmoja me gojėn time. Gjatė hetuesisė mė ballafaquan edhe disa herė me Tom Mėrnaēin e gruan e tij Paulinėn qė e kishin sjellė nė SHBA-a, tė cilėt dėshmuan rreth aktivitetit tim".

    A pranuat ju pėr ato qė u pyesnin?
    "Unė gjatė gjithė hetuesisė nuk pranova asgjė dhe i mbetesha fjėlės sė parė qė gjoja kisha ardhur pėr herė tė parė nė Shqipėri".

    Kur iu nxorrėn nė gjyq?
    "Mė 2 maj 1976 hetuesi im Dhimitėr Beshiri me dy ndihmsat e tij mė solli rrobat qė do paraqitesha nė gjyq dhe berberi H. Karai mė qethi dhe mė rrojti pėr herė tė parė pas 13 muajve. Gjyqi ndaj meje vazhdoi nė dy seanca mė 13 dhe 14 maj i drejtuar nga E. Selenica, Kryetare Gjykate dhe Prokuror E. Sanxhaktari. Akuza ndaj meje ishte: Krime ndaj shtetit, vepra terroriste, provokime pėr tė prerė mardhėniet diplomatike tė Shqipėrisė me shtete tė tjera, pjesmarrje nė banda tė armatosura, vepra terroriste kundėr personave tė huaj dhe agjitacion e propagnadė. Nė bazė tė shtatė neneve qė mė kapnin pėr kėto akuza, u dėnova me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisė dhe humbjen pėr pesė vjet tė tė drejtės elektorale".

    Ku e vuajtėt dėnimin dhe kur u liruat nga burgu?
    "Dėnimin e vuajta nė burgun e Burrelit dhe prej aty u lirova mė 17 mars tė vitit 1991, me tė fundit tė burgosur qė u liruam pas protestave tė Komitetit tė Helsinkit".

    Sa burg keni bėrė gjithsej?
    "Nė Shqipėri kam bėrė 31 vjet e tre muaj, ndėrsa dy vjet tė tjera i kam vuajtur nė kampet naziste tė Prishtinė, Landsbergerit e Dakaut".

    Si mendoni, pse nuk ju pushkatuan dhe gjatė kohės qė ishit nė burg a patėt oferta pėr tė punuar pėr Sigurimin?
    "Nuk mė pushkatuan jo se iu dhimbsej plumbi, por ndoshta unė u duhesha i gjallė dhe ata shpresonin tė mė thyenin. Pėr kėtė gjė mė erdhi nė burgun e Burrelit, Kryetari i Degės sė Zbulimit, Hasan Luēi dhe mė propozoi tė vihesha nė shėrbim tė Shqipėrisė, kuptohet tė Sigurimit. Unė jo vetėm qė e refuzova, por i thashė se nėse dilja i gjallė qė andej, pėrsėri do tė tentoja t` ua vija bombat nė Komitetin Qėndror nė Tiranė. Pas kėsaj Hasan Luēi u largua, por ai nuk mė raportoi pėr ato qė i thashė, se ndryshe do tė mė kishin ridėnuar pėrsėri aty nė burg".

    A jeni penduar pėr atė se ju shkoi gjithė jeta nė burg?
    "Aspak, unė i kisha hyrė me koshiencė asaj rruge qė nė moshėn 16-vjeēare dhe ndjehem krenar pėr tė kaluarėn time si shqiptar".

    ................................

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Moza

    Pasojat e Rambos..

    Gaz.shqip.
    ----------------

    DOSSIER

    Dėshmia e bujshme e Moza Binerit, vajzės sė madhe tė Sami Binerit, ish-komandantit partizan dhe oficerit tė karrierės qė u eleminua nė rrethana misterioze nė 1974-ėn

    "Ja si e zhduku Sigurimi pa asnjė gjurmė babanė tim Sami Bineri"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Pėr shtatė ditė me rradhė duke filluar qė nga data 15 korrik e deri ditėn e dielė nė datėn 20, nė faqet speciale tė "Gazeta Shqiptare" u botua intervista ekskluzive e 75-vjeēarit Avdul Banushi nga Golemi i Gjirokastrės, i cili dėshmoi se si nė vitet 1974-75 kishte ardhur disa herė me misione tė fshehta nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė Shqipėri.
    Banushi u kap dhe u arrestua nė shtatė prillin e vitit 1975 pas njė gracke qė iu ngrit nga Ministri i Brendshėm Kadri Hazbiu, me anė tė disa agjentėve qė ai i kishte rekrutuar nė Shqipėri dhe i kishte nisur me mision nė SHBA.
    Sipas dėshmisė tė Avdul Banushit tė dhėnė nė intervistėn e tij, gjatė misioneve tė tija tė fshehta nė Shqipėri, ai bashkė me grupin e tij janė strehuar disa herė nė shtėpinė e Sami Binerit, nė njė bodrum tek Pallatet "Shallvare" e cila ka qenė njė nga bazat mė tė sigurta tė tyre. Sipas tij ata kanė qėndruar nė atė bazė dhe nė 28-29 nėntorin e vitit 1974 kur kishin ardhur me mision tė veēantė pėr tė kryer atentatin ndaj Enver Hoxhės kur ai do tė dilte nė tribunėn e udhėheqjes pėr paradėn e madhe tė 30-vjetorit tė Ēlirimit.
    Pėr tė mėsuar diēka mė shumė rreth dėshmisė sė Avdul Banushit, ne u interesuam dhe kontaktuam me familjen e Sami Binerit, duke marrė dėshmitė e vėllait tė tij 73-vjeēarit Selim Bineri, e vajzės sė Samiut, Moza Bineri.


    Gjatė viteve tė Luftės e gjithė familja e babait tim Sami Binerit, u lidh ngushtė me lėvizjen antifashiste dhe Samiu vetė arriti deri nė komandant i Batalionit tė 3-tė nė Brigadėn e 12 Sulmuese, i titulluar oficer me gradėn e Kapitenit qė nė Kongresin e Pėrmetit nė 24 majin e 1944-ės. Ai e kishte pseudonimin e Luftės "Gjirokastra" dhe ka qenė pjesmarrės nė shumė betja deri nė Vishegrad tė Jugosllavisė ku u plagos dy herė. Por dy vjet pas ēlirimit filloi goditja ndaj tij dhe ai u dėnua disa herė duke hyrė e dalė nėpėr burgje, deri sa nė vitin 1973 atė e arrestuan dhe ne nuk e pamė mė as tė gjallė dhe as tė vdekur".
    Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė Moza Bineri, e cila rrėfen pėr herė tė parė rreth zhdukjes misterioze nga Sigurimi i Shtetit tė babait tė saj Sami Binerit, njė nga partizanėt mė tė dėgjuar tė zonės sė Gjirokastrės. Po kush ishte Sami Bineri dhe cila ėshtė e kaluara e tij? Pėrse u lirua ai nga ushtria nė vitin 1946 dhe cilat ishin arsyet e degradimit tė tij? Si u dėnua Sami Bineri shtatė herė dhe cilat ishin arsyet qė ai i thoshte shokut tė tij tė luftės, zv / Ministrit tė Brendhshėm Gjeneral-major Halim Xhelos, qė nuk pranonte asnjė lloj pune nga ai regjim? Pėrse u riarrestua Sami Bineri nė vitin 1973, cilat ishin rrethant e zhdukjes misterioze tė Samiut nga Sanatoriumi i Tiranės dhe pėrse u dėrgua ai nė burgun e Burrelit nė vitin 1974, ku dhe humbėn pėrfundimisht gjurmėt e tij? A ka lidhje zhdukja miserioze e Sami Binerit me dėshminė e Avdul Banushit tė dhėnė kėto ditė nė intervistėn e tij ekskluzive pėr "Gazeta Shqiptare" ku ai thotė se bashkė me grupin e tij prej pesė vetėsh qė kishin ardhur me mision nga SHBA-ja nė vitet 1973-74 ėshtė strehuar disa herė nė shtėpinė e Sami Binerit tek bodrumet e "Shallvareve"?

    Sami Bineri, komandant partizan
    Sami Bineri u lind nė shkurtin e vitit 1925 nė fshatin Fushė-Bardhė tė Gjirokastrės, prej nga ėshtė dhe origjina e asaj familje tepėr tė njohur nė atė krahinė. Familja e Samiut, pėrbėhej nga babai i tij Lulo Bineri, nėna Safoja, tre vėllezėrit Selimi, Dalani, Hiqmeti dhe motra Merushja. Gjatė viteve tė Luftės e gjithė familja Bineri u lidh ngushtė me lėvizjen dhe shtėpia e tyre si nė fshatin Fushė-Bardhė ashtu dhe nė qytetin e gurtė tė Gjirokastrės ku ata u vendosėn mė pas, u bė njė nga bazat mė tė fuqishte ku streoheshin ilegalė dhe partizanė. Samiu sė bashku me vėllanė e tjetėr Selimin, dolėn partizanė qė me krijimin e ēetave tė para nė Qarkun e Gjirokastrės. Samiu si fillim u inkuadrua nė Ēetėn "Plakė" tė Vlorės, ku u bė njė nga partizanėt dhe pėr meritat qė tregoi nė luftimet e zhvilluara, ai u caktua Komandant i Batalionit tė Tretė nė Brigadėn e 12 Sulmuese. Po kėshtu ai mori pjesė si delegat nė Kongresin e Pėrmetit nė 24-majin e vitit 1944 ku u titullua oficer dhe iu dha grada e Kapitenit. Gjatė viteve tė Luftės, Sami Bineri me pseudonimin "Gjirokastra", mori pjesė nė shumė betjea ku dhe u plagos dy herė. Lidhur aktivitetin e Sami Binerit gjatė periudhės sė Luftės, dėshmojnė edhe ish-ushtarakėt-kuadro e veteranėt tė Luftės, Xhemal Shehu, Luto Haxhiu e Ymer Veshi, tė cilėt dėshmojnė: "Samiu ka qenė pjesmarrės aktiv i Luftės Nac-Ēlirimtare, partizan trim e i vendosur i orėve tė para dhe pėr meritat e veēanta qė ai tregoi gjatė Luftės u rrit nė pėrgjegjėsi duke u caktuar deri nė funksionin e Komandantit tė Batalionit tė Tretė nė Brigadėn e 12-tė Sulmuese". Pėr aktivitetin e Sami Binerit gjatė viteve tė luftės kanė dhėnė kujtimet e tyre edhe veteranėt Cane Rama dhe Kristaq Haxhimihali, tė cilėt midis tė tjerash kanė shkruar: "Nė sulmin e parė mbi kazermat e Drashovicės u hodhėn mbi telat me gjemba djemtė luanė, Halim Xhelo, Kastriot Muēo, Sami Bineri (Gjirokastra) Asllan Gjika, Fadil Dauti, Mahmut Myftiu, Hasan Kushta etj". (Revista "Mbrojtja" Nr 12. Viti 2000, fq. 82) Gjatė periudhės sė pushtimit nazi-fashist tė Shqipėrisė familja Bineri humbi pa asnjė gjurmė nė burgun e Kaēanikut, njėrin nga djemtė e saj, Dalanin, vėllai i Samiut.

    Fillimi i goditjes ndaj Samiut nė 1946
    Ndonėse Sami Bineri kishte qenė njė nga partizanėt e njohur dhe kuadrot e luftės, ai u godit nga regjimi komunist qė nė vitin 1946 dhe arsyeja kryesore e goditjes sė tij ishte ana biografike e rrethit tė tij familjar. Njė nga kushėrinjt e parė tė Samiut, i quajtur Rrapo Bineri, i cili kishte mbaruar Akademinė Ushtarake nė Romė dhe kishte shėrbyer si oficer i Monarkisė sė Zogut, ishte arratisur nga Shqipėria nė nėntorin e vitit 1944, pasi kishte marrė pjesė si Shef-Shtabi i forcave tė Legalitetit nė periudhėn e Luftės. Kjo gjė ishte mė se e mjaftueshme pėr regjimin komunist qė Sami Binerit jo vetėm t' i mohoeshin tė gjitha meritat e luftės, por dhe tė ēmobilizohej e tė dėnohej me burg. Lidhur me kėtė, e bija e tij, Moza Bineri dėshmon: "Qė nga viti 1947 e deri nė vitin 1973 babai im Sami Bineri ėshtė dėnuar tetė herė me vendime gjykatash, duke hyrė e dalė nėpėr burgje. Arsyeja e vėrtetė e goditjes sė tij ishte ana biografike e rrethit tonė familjar, ndėrsa nė akuzat e montuara qė i bėheshin, shkruheshin gjėra nga mė tė ēuditshmet, si largim pa leje nga shkolla, abuzim me pasurinė socialiste, agjitacion e propagandė, luajtje bixhozi etj etj. Tė gjitha kėto akuza qė i bėheshin babait tonė kishin si synim tė vetėm degradimin e tij, sepse pasi e arrestonin , e mbanin nė hetuesi, e nxirrnin nė gjyq ku ai merrte pafajėsinė dhe pėrsėri e arrestonin dhe e dėnonin me burg", dėshmon Moza Bineri, lidhur me fillimin e goditjes sė babait tė saj Samiut qė nė vitin 1946.

    Dėnohet 8-vjet burg nė 1965-ėn
    Qė nga viti 1946 kur Sami Bineri u dėnua pėr herė tė parė me burg, ai u dėnua edhe shtatė herė tė tjera duke hyrė e dalė nėpėr burgje, deri sa nė vitin 1973, hyri dhe nuk doli mė i gjallė qė andej. Lidhur me dėnimet e Samiut, i vėlllai i tij, 75-vjeēari Selim Bineri, dėshmon: "Samiu qė kur u godit nė 1946-ėn pėr problemet e biografisė tė rrethit tonė familjar, filloi pakėnaqėsitė ndaj regjimit komunist dhe sa ishte gjallė nuk e deshi mė atė regjim. Si rezultat i bindjeve tė tij, nė vitin 1951 ai u dėnua me tre vjet burg nėn akuzėn e agjitacionit e propagandės. Edhe pasi doli nga burgu ai fliste fare hapur me shumė nga shokėt e tij tė Luftės dhe nė shėnjė urrejtje pėr regjimin komunist, Samiu bėri dhe martesėn e tij me Luluka Qeskėn, vajzėn e Bektash Beut tė Sarandės, kur dihej shumė mirė nga tė gjithė se ai ishte i shpallur si "armik i pushtetit popullor". Shumė nga shokėt e Luftės tė Samiut donin ta ndihmonin atė, por ai nuk pranonte dhe ju fliste atyre hapur kundėr regjimit. Njė nga ata shokė tė Luftės qė e ka dashur shumė Samiun, ka qenė edhe zv / Ministri i Brendshėm Gjeneral-major Halim Xhelo, i cili vinte shpesh pėr ta takuar dhe i thoshte: "Sami gjej njė punė ku tė dush dhe mė thuaj tė tė ndihmoj". Por Samiu nuk pranonte kurrsesi dhe i thoshte: "Halim, unė nuk pranoj asnjė punė nga kėta", kujton Selim Bineri lidhur me vėllanė e tij Samiun i cili fliste hapur kundėr regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Si rezultat i kėsaj, Sami Bineri u arrestua nė vitin 1965 dhe me vendimin Nr.25, datė 29.4.1965 tė Gjykatės sė Qarkut Tiranė, u dėnua me tetė vjet heqje lirie. Pasi u lirua nė vitin 1972, njė vit mė vonė ai u riarrestua pėrsėri me akuzėn e luajtjes sė bixhozit dhe u dėnua me tre vjet burg.

    Zhdukja pa gjurmė nė 1974-ėn
    Po ndėrsa Sami Bineri ishte dėnuar me tre vjet burg pėr luajtje bixhozi dhe vuante dėnimin nė burgun e Tiranės, ai u dėrgua pėr kurim nė Sanatoriumin e Tiranės ku dhe humbėn pėrfundimisht gjurmėt e tij. Lidhur me kėtė vajza e tij, Moza Bineri dėshmon: "Ndėrsa babai vuante dėnimin me burg dhe ishte i shtruar nė Sanatoriumin e Tiranės, atė shkuan dhe e morėn qė aty dhe e dėrguan nė burgun e Burrelit. Transferimin e tij nė atė burg, familja jonė e mėsoi nga Drejtori i Sanatoriumit i cili i dėshmoi nėnosė sonė Safos, se tė birin e saj, Samiun e kishin dėrguar nė Burgun e Burrelit. Nė atė kohė qė e morėn nga Sanatoriumi dhe e dėrguan nė burgun e Burrelit, ne u habitėm sepse nė atė burg vuanin dėnimin tė burgosurit politik, ndėrsa babai ishte dėnuar pėr bixhoz. Nisur nga kjo gjė, gjyshja jonė Safua, mė mori mua pėr dore dhe shkuam afėr vilės sė Kadri Hazbiut tek Rruga e Elbasanit dhe i dolėm atij para makinės ndėrsa ishte duke dalė nga shtėpia. Kadriu doli nga makina dhe na takoi, e kur nėnoja i tha se ku e kam djalin Samiun, ai iu pėrgjigj: "Nėno, mblidh fėmijėt se tij je trimėreshė, lėre punėn e Samiut". Pas kėsaj ne shkuam dhe takuam zv / Ministrin e Brendshėm Feēorr Shehu, i cili na tha se pėrgjigjien pėr Sami Binerin do ta merrnim nga Kuvendi Popullor. Edhe pas pėrgjigjies sė Feēorr Shehut, ne vazhdonim tė kėrkonim rreth fatit tė babait dhe shkuam nė Drejtorinė e Brendshme tė Tiranės ku na thanė se pėr Sami Binerin duhet tė shkonim nė burgun e Burrelit. Kur shkuam nė Burrel, unė prita tek dera e burgut, kurse gjyshen e thėrritėn tek oficeri i rojes ku i komunikun se Samiu ishte pushkatuar dhe i dhanė rrobat e tij. Gjyshja doli menjėherė dhe kur erdhi tek mua qė prisja jashtė, nuk mė tregoi se ai ishte pushkatuar, por mė tha se nuk do e takonim dot babanė pasi e kishin shpėnė nė njė burg tjetėr. Ne vazhduam tė kėrkonim pėrsėri por asnjėherė nuk morėm asnjė pėrgjigjie zyrtare rreth tė vėrtetės se pse ishte pushkatur babai ynė. Pas ekzekutimit tė babait, familja jonė iu nėnshtrua persekucionit dhe ne fėmijėt e tij u privuam nga shumė tė drejta qė na takonin. Po kėshtu ajo qė mė vrau mė shumė mua shpirtėrisht, ishte vendimi qė morėn nė atė kohė Kadri Hazbiu me Ali Vukatanėn, tė cilėt e detyruan burrin tim oficer, i cili mė divorcoi mua nė moshėn 17-vjeēare kur isha dhe shtatėzanė", kujton Moza Bineri rreth zhdukjes misterioze tė babait tė saj Sami Binerit dhe persekucionin qė i ndoqi mė pas fėmijėt i tij tė cilėt as sot e kėsaj dite nuk ia kanė gjetur dot eshtrat babait tė tyre.

    Misteri i zhdukjes sė Sami Binerit
    Siē del dhe nga dėshmitė e vajzės sė Sami Binerit dhe nga dokumentet arkivore qė ajo disponon tė nxjerra nga arkivat pas viteve 1990-tė, Sami Bineri ėshtė marrė nga Sanatoriumi i Tiranės ku vuante dėnimin pėr bixhoz dhe ėshtė ēuar nė burgun e Burrelit, ku dhe ėshtė ekzekutuar. Nė vendimin e dėnimit tė Sami Binerit thuhet: "Me vendim nr. 124 dt.14.4.1973 tė Gjykatės sė Rrethit Tiranė, Sami Bineri ėshtė deklaruar fajtor pėr krimin e luajtjes sė bixhozit dhe mbajtje lokali pėr bixhoz dhe nė bazė tė nenit 285 / II e 285 / I tė K. P. e 48 tė K. P. ėshtė dėnuar me tre vjet heqje lirie. Ndėrsa Samiu ka qenė duke vuajtur kėtė dėnim nė spitalin e burgut, (Sanatoriumi i Tiranės), ai ėshtė dėrguar nė burgun e Burrelit ku nė vendimin e ekzekutimit tė tij thuhet: "Me vendim nr. 11. Dt.2.3.1974 tė Gjykatės sė rrethit Mat, Sami Bineri ėshtė deklaruar fajtor pėr krimin e vjedhjes sė pasurisė socialiste dhe nė bazė tė nenit 80 / 1 tė K.P. ėshtė dėnuar me vdekje". Kėto dy vendime janė tepėr kontardiktore me njėri tjetrin, sepse ndėrsa Samiu ka qenė duke vuajtur dėnimin me burg pėr bixhoz, ėshtė riarrestuar dhe ėshtė dėnuar me vdekje pėr krimin e vjedhjes sė pasurisė socialiste. Dėnimi i Sami Binerit me vdekje lė shkas pėr shumė dyshime, tė cilat kanė tė bėjnė me dėshmitė e fundit tė Avdul Banushit, qė ai me grupin e tij pikėrisht nė atė kohė janė strehuar nė atė familje. Tė pyetur rreth kėsaj, Moza Bineri dėshmon: "Unė nuk mund tė them ndonjė gjė tė saktė rreth kėsaj sepse nė atė kohė kam qenė e vogėl, por di se nė shtėpinė tonė vinin disa njerėz pėr tė cilėt, nėnoja Safoja, na thoshte se ishin miq nga fshati. Ndėrsa, vėllai i Samiut, Selim Bineri dėshmon: "Unė nė atė kohė kam punuar shofer dhe largohesha me ditė tė tėra nga shtėpia jonė tek "Shallavaret", sepse bėja rrugė tė gjata. Por mbaj mėnd se Avdul Banushi ka ardhur nė atė kohė nė shtėpinė tonė i maskuar me njė kasketė nė kopkė dhe pasi ka biseduar me nėnėn tonė Safon, ėshtė larguar pa hyrė brenda. Them se Avdul Banushin dhe grupin e tij nė atė kohė, tek ne duhet t' i ketė strehuar nėna jonė Safoja". Siē del edhe nga kėto dėshmi, zhdukja pa asnjė gjurmė Sami Binerit nė vitin 1974 , hedh hije dyshimi se ai ėshtė ekzekutuar pėr arsye se Sigurimi i Shtetit ka pasur tė dhėna e dyshonte se nė shtėpinė e tij ishin strehuar agjentė qė vinin nga jashtė.
    -----------------

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •