Dallimi midis përçarjes dhe divergjencës



Dallimi midis përçarjes dhe divergjencave është një çështje shumë e rëndësishme. ثshtë esenciale që për të tilla çështje t’i referohemi njerëzve të dijes përderisa pjesa më e madhe e njerëzve, veçanërisht disa thirrësa dhe disa nxënës të dijes (talibul ilm) nuk janë pjekur plotësisht në të kuptuarit e tyre të fesë sa që nuk mund të bëjnë një dallim midis çështjeve të përçarjes dhe ceshtjeve të divergjencave.

Për shkak të kësaj disa prej tyre ia aplikojnë gjykimin e përçarjes çështjeve të divergjencave dhe kjo është një gabim i madh. Origjina e këtij problemi është injoranca mbi principeve themelore që qeverisin çështjet e përçarjes, kur dhe si ndodhin, dhe kush vendos, nëse dhe kur, është e lejuar për tu ndarë nga një individ ose grup i veçantë.

ثshtë themelore të përmendim dallimet midis përçarjes dhe divergjencave. Pesë të tilla dallime do të përmenden si shembuj, jo pse ata janë pikat e vetme të dallimit:

- Dallimi i parë: Përçarja është një formë shumë e ashpër divergjencës (ihtilafi), ndërsa është rrjedhojë e dallimit sepse ndryshimi në opinione mund ose nuk mund të çojë në kufijtë e përçarjes. Megjithatë, përçarja është aktualisht dallimi plus më tepër megjithëse jo çdo dallim në mendim është edhe përçarje – një pikë e cila formon bazat për një dallim të dytë.

- Dallimi i dytë: Jo çdo çështje divergjente është një çështje e përçarjes, megjithëse çdo përçarje është dallim. Me të vërtetë shumë çështje rreth të cilave muslimanët dallojnë në mendimet e tyre janë aktualisht çështje divergjente. Si rezultat nuk është e lejuar të aplikohet çështja e mosbesimit mbi ato çështje divergjente e as gjykimi i përçarjes mbi ato divergjente, e as gjykimi i përjashtimit të tyre nga mbuloja e sunnetit.

- Dallimi i tretë: Përçarja (iftirak) ndodh vetëm në themelet e mëdha (usul kubra): ata themele të fesë në të cilat nuk ka arsye për të patur divergjenca, mendime të ndryshme mbi një tekst përfundimtar (kat’i) ose mbi një konsensus (ixhma) të dijetarëve ose për ate për të cilën dijetarët e Ehli Sunnetit kanë ndërmarrë vlerësimin dhe nuk kanë patur dallime rreth përfundimit të saj. Kështu çfarëdo që është e njëllojtë me këtë është e konsideruar të jetë një parim themelor (asl) dhe ai i cili kundërshton këtë është i konsideruar se është ndarë nga xhemati. اfarëdo tjetër që është në krah të saj atëhere hyn në çështjet e ihtilafit (divergjencave). Kështu divergjencat (ihtilafi) ndodh në çështjet jo-themelore; çështje që janë të hapura para një numri opinionesh, të hapura për ixhtihad, të hapura në mundësinë e të aplikuarit të çdo opinioni; për të cilat dikush që mban një pikëpamje ka disa justifikime për të vepruar kështu ose për shkak të mundësisë të një mungese dijeje ose një interpretimi të gabuar. Kështu të gjithë këto janë në çështjet e ixhtihadit dhe çështjeve dytësore (furu). Dallimi mundet gjithashtu të ndodh në disa çështje dytësore (furu) që janë të lidhura aktualisht me vetë themelet për të cilat mbajtësi i të tilla pikëpamjeve mund të shfajsohet siç është përkufizuar nga dijetarët e besueshëm të fesë. Këto çështje dytësore mund edhe të jenë në çështjet e besimit (akide-s) rreth të cilave ka një marrëveshje mbi themelet e saja por që ka një ndryshim në opinion në disa nga detajet e saja, të tilla si konsensusi i dijetarëve përsa i përket rrjedhojës së Israsë dhe Miraxhit, e ndryshimi tjetër rreth asaj që a e pa Pejgamberi, sallallahu alejhi ve selem, Zotin e tij me sytë e tij apo me zemrën e tij?

- Dallimi i katërt: Ihtilafi (divergjenca) mundet që në disa kohë të jetë rezultat i ixhtihadit dhe qëllimit të mirë dhe duke sjellur në mendje se ai është duke u përpjekur për të gjetur të vërtetën. Një person i tillë është i shpërblyer edhe nëse ka gabuar. Megjithëse ai i cili ia qëllon merr më shumë shpërblim, por edhe ai që gabon është i shpërblyer për ixhtihadin e tij. Megjithatë nëse çështja arrin nivelin e divergjencave atëhere bëhet totalisht fajtor. Përçarja nuk është kurrë për shkak të ixhtihadit dhe qëllimit të mirë dhe ky gjykim i tij nuk është i shpërblyer ndërsa ai është i censuruar dhe gjynahqar në të gjitha rastet. Si rezultat përçarja nuk ndodh përveç për shkak të bidateve ose ndjekjes së dëshirave ose përshak të imitimit të qortuar (taklid madhmum).

- Dallimi i pestë: Përçarja është e lidhur me kërcënimin hyjnor (veid) dhe të gjitha format e saj çojnë në devijim dhe shkatërrim. Por kjo nuk është rasti për ihtilafin, përderisa ihtilafi lejohet dhe tolerohet aq gjatë në sferën e ixhtihadit të lejuar. Për sa i përket atij që mban një pikëpamje të ndryshme ndoshta është që ai ka disa justifikime për qëndrimin e tij, mund të jetë për shkak se nuk i ka ditur mirë faktet ose për shkak të detyrimit dhe askush tjetër nuk di për këtë detyrim ose për shkak të një gabimi të një interpretimi i cili nuk bëhet i qartë derisa faktet t’i paraqiten atij.