Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 89 prej 89
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Çamëria dhe historia e saj

    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Çamëria dhe historia e saj

    Per bashkpunimin me fashistet dhe nazistet nuk po shoh ktu ndonje dokument. Apo ndoshta nuk duhet te postojme gjera te tilla ??

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Çamëria dhe historia e saj

    Citim Postuar më parë nga TilVolioR Lexo Postimin
    Per bashkpunimin me fashistet dhe nazistet nuk po shoh ktu ndonje dokument. Apo ndoshta nuk duhet te postojme gjera te tilla ??
    Greket e perdoren kete preteks per genocidin qe ushtruan ndaj popullsise Shqiptare te Camerise.Bashkepunetore ka pas ashtu sic ka pas dhe clirimtare(batalioni cameria....).E njejta gje ka ndodhur ne tere europen ka pas bashkpunetore dhe clirimtare.Sidomas greqer ka pasur shume bashkepunetore te nazifashizmit dhe per kete ka shume dokumenta por kjo seshte teme per luften e dyte boterore por per historine e Camerise.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Çamëria dhe historia e saj

    Realitetin duhet ta pranojme. Shqiptaret qe bashkpunuan me fashistet dhe nazistet si ne cameri ashtu dhe ne shqiperi kosove etj ishin me shume se ata qe luftuan kunder. Por ke te drejte, kjo nuk eshte tema perkastese.

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-12-2013
    Postime
    3

    Për: Çamëria dhe historia e saj

    po popate ti na i trego!!!??????

  6. #86
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Çamëria dhe historia e saj

    Citim Postuar më parë nga TilVolioR Lexo Postimin
    Realitetin duhet ta pranojme. Shqiptaret qe bashkpunuan me fashistet dhe nazistet si ne cameri ashtu dhe ne shqiperi kosove etj ishin me shume se ata qe luftuan kunder. Por ke te drejte, kjo nuk eshte tema perkastese.
    O koke **** mos fol budallalliqe

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Çamëria dhe historia e saj

    Zbulohet raporti sekret i Qeverisë për çështjen çame: Prona vetëm për ortodoksët

    0 tweet
    Argument, Flash e Premte, 20 Dhjetor, 2013 | 09:12 am

    Mbledhja e djeshme e Komisionit të Jashtëm
    Zbulohet procesverbali i mbledhjes me dyer të mbyllura në Komisionin e Politikës së Jashtme.

    Qeveria: Pronat s’zgjidhen në Strasburg, por në terrenin politik.

    Ministria e Jashtme është e mendimit se çështja e pronave çame nuk mund të zgjidhet në Gjykatën e Strasburgut. “Panorama” zbardh diskutimin e mbledhjes me dyer të mbyllura të Komisionit të Jashtëm, më datë 10 dhjetor, në të cilin kanë raportuar zyrtarët e lartë të Ministrisë së Jashtme lidhur me situatën me fqinjët e rajonit. Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për çështjen çame, ku sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, ka sqaruar deputetët se çështja çame nuk duhet ngatërruar me ligjin e luftës me Greqinë. “Janë dy çështje absolutisht të ndara dhe ndoshta ka vend për sqarim dhe për mendim ekspertësh. Kur flasim për çështjen çame, është një çështje e krijuar po themi formalisht, juridikisht mbas vitit ‘44. Ligji i luftës është i vitit ‘40, që kishte të bënte me pronat e shqiptarëve, pra çamët në 1941-shin ishin shtetas grekë, dhe më tej, mbas gjenocidit, zhvendosjes masive me anë të disa ligjeve, ata janë zhveshur nga pronat tyre”, ka sqaruar Qirjako. Ai ka shtuar më tej se: “Ajo çka thuhet sot dhe ajo çfarë është përsëritur disa herë është që të zgjidhen në mënyrë gjyqësore, duke shkuar deri në Strasburg. Nuk ka mundësi të zgjidhet në Strasburg, sepse Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe Gjykata e Strasburgut e krijuar për zbatimin e saj i kanë fillimet e veta, pra konventa është e 53-shit, Greqia është bërë palë në vitin 54-n, ndërkohë që ngjarja është në 1944-n. Pra, konventa nuk ka efekt prapaveprues. Gjykata e Strasburgut nuk mund të zgjidhë çështje të krijuara përpara se shtetet të merrnin angazhimin, nëse do të zbatonin standardet e saj. Kështu që zgjidhja e kësaj çështjeje, në mënyrë të padiskutueshme, do të jetë në terrenin politik, pra për herë të parë këto çështje u bënë prezente, do të jenë pjesë në mënyrë të padiskutueshme e axhendës së përbashkët politike dhe kjo do të jetë rruga”.
    Ligji Luftës
    Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme i quajnë si absurde deklaratat se me ligjin e luftës Greqia mund t’i shpallë luftë Shqipërisë. Sipas sekretarit të Përgjithshëm, Qirjako Qirko, ligji i luftës ka vetëm efekt te pronat e shqiptarëve. “Nëse më lejoni të shpjegoj ku qëndron thelbi i ligjit të luftës, sepse është absurde ta mendosh që Greqia do t’i shpallë luftë Shqipërisë apo anasjelltas. Efekti konkret i ligjit të luftës është efekti te prona, pra në qoftë se doli dekreti i Mbretit Jorgo për shpalljen e ligji të luftës, menjëherë doli dekreti për vendosjen e sekuestros konservatore mbi pronat e shqiptarëve dhe sot pronat e shqiptarëve janë në sekuestro konservative. Nëse një shqiptar do të kërkojë, ai nuk është i lirë që direkt të shkojë në gjykatë, por do të marrë një miratim nga Ministria e Jashtme dhe sipas rastit, nëse është ortodoks apo jo, e jep, sepse bëhet politikë në këtë drejtim. Pra, ky është problemi. Ne këtë duam të çlirojmë, domethënë që të mos ketë asnjë kufizim për të drejtën e disponimit të pasurisë të çdo shtetasi shqiptar”, ka thënë Qirjako
    Marrëdhëniet me Serbinë
    Ministria e Jashtme i konsideron si në stanjacion marrëdhëniet me Serbinë, shtet të cilin e quan si jo të aftë për të mbajtur premtimet. Në raportimin e zhvilluar pa praninë e mediave, drejtoresha rajonale në Ministrinë e Jashtme, Shpresa Kureta, ka deklaruar në mbledhjen e zhvilluar pa media se një problematikë duhet zgjidhur në një takim mes Kryeministrit shqiptar dhe atij serb.

    “Varfëri ekstreme në Luginën e Preshevës”
    Shpresa Kureta, drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale në MPJ, gjatë seancës me dyer të mbyllura theksoi se Qeveria shqiptare duhet të ndërhyjë për situatën në Luginën e Preshevës, duke shtuar bashkëpunimin mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Dhomës së Tregtisë. Sipas saj, situata ekonomike është shumë e rëndë.”Ka një varfëri ekstreme, rreth 60% e popullsisë janë të papunë, kështu që çështja e ndërhyrjes është e domosdoshme. E para për të adresuar situatën ekonomike në Lugë, sepse është katastrofike dhe pastaj për të trajtuar të gjitha çështjet e tjera”, theksoi ajo.

    “Krimi i organizuar në zgjedhjet e Kosovës”
    Zgjedhjet në Veri të Kosovës, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme, u prishën nga elementë të krimit të organizuar. “Ne kemi përshtypjen se dhe situata e dhunës gjatë zgjedhjeve, që prishi raundin e parë të zgjedhjeve në Mitrovicë, në Veri të Kosovës, ka të bëjë ndoshta jo shumë me qeverinë e Serbisë, por ka të bëjë me elementë të krimit të organizuar, me elementë të cilët në njëfarë mënyrë kanë bizneset e tyre të parregullta, të paligjshme, të cilat janë prezente atje dhe nuk ishin të interesuar për vendosjen e ligjit”, thuhet në raportimin e MPJ.

    “Marrëdhëniet me Serbinë në stanjacion”
    Drejtoresha për Rajonin, gjatë raportimit me dyer të mbyllura ka deklaruar se marrëdhëniet me Serbinë janë në një stanjacion. Shpresa Kureta tha para deputetëve se: “Në momente të caktuara ndodh që të premtojnë, por nuk e mbajnë këtë premtim. Ky është një problem që e kanë vetëm me ne. Është një situatë që ndoshta dhe Serbia është duke u rritur, siç jemi duke u rritur të gjithë. Kështu që shpresojmë të kemi komunikim të vazhdueshëm. Për momentin në marrëdhëniet me Serbinë ka një stanjacion. Ne jemi të interesuar që të kemi marrëdhënie”, theksoi ajo.

    “Shqiptarët në Maqedoni nuk bashkëpunojnë”
    Raportet mes shqiptarëve të Maqedonisë sipas Ministrisë së Jashtme nuk janë më si më parë. Shqiptarët nuk bashkëpunojnë më me njëri-tjetrin, thekson drejtoresha e Politikës Rajonale në MPJ. “Për fat të keq, shqiptarët në Maqedoni, pavarësisht ndryshimeve dhe avancimeve për sa i takon Marrëveshjes së Ohrit, jetojnë pa njëri-tjetrin dhe nuk bashkëpunojnë shumë me njëri-tjetrin. Shqiptarët dhe maqedonasit dhe si të thuash momentin me problematik është sistemi arsimor, i cili funksionon i ndarë, pra i ndarë mbi baza etnike”, tha Shpresa Kureta.

    FATION BINJAKU

    http://www.panorama.com.al/2013/12/2...er-ortodokset/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Çamëria dhe historia e saj

    Citim Postuar më parë nga Plaku me kostum Lexo Postimin
    O koke **** mos fol budallalliqe
    Pse apo nuk te vjen mire ty te degjosh te verteten ? Edhe un Shqiptar jam por e pranoj realitetin. Edhe Shqiptaret edhe Greket kan kryer masakra ne Cameria. Kjo nuk mund te mohet aspak nga asnje. Dhe e verteta eshte qe shum Shqiptare nga Cameria bashkepunuan me nazistet. Nqs te Gjithe Shiqiptaret ne ate kohe (te Shqiperise, Maqedonise, Kosoves, Camerise etj) kishin luftuar me gjithe forcat qe kishin KUNDER fashisteve dhe nazisteve dhe i bashkoheshin vullnetarisht forcave te aleateve, ASNJE nuk do guxonte ti perzente nga toka e tyre. Shqiptaret gjithmone kemi bere gabime shum te medhaja persa i perket bashkpunimeve qe kemi bere. Por nuk duam ta pranojme dhe ja hedhim fajin te tjerve.

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Çamëria dhe historia e saj

    Dokumenti: Klubi “Vëllazërija” i Filatit dhe një letër e rrallë

    24 Mars 2014 | : Kulturë | Autor: Gazeta Shqip

    115 vjet më parë, Mehmet Sejko dhe Musa Demi, pararendës të atdhetarizmit nga Çamëria, i shkruan në vitin 1909 shoqatës “Vëllazërija” të Elbasanit

    Musa Demi, sekretar i klubit Vëllazëria Filat

    Mehmet Sejko kryetarë të klubit Vëllazëria

    Letra e Filatit, 01

    Letra e Filatit, 02


    Sfondi atdhetar i shoqërive dhe klubeve patriotike në fillimet e shekullit XX, në trojet shqiptare, ka qenë një tregues i realiteteve të përjetuara në tërësinë e tyre mbarëkombëtare. Jetën politike, shoqëritë atdhetare e kryenin përmes njohjeve dhe bashkëpunimeve që krijonin personalitetet në të gjithë hapësirën, nga Kosova e deri në Çamëri, ku pjesa qendrore e Shqipërisë zinte një vend dominues. Nëse sjellim në kujtesë atë thënien e një latini të lashtë “O kombe, ruani të mëdhenjtë, se përmes tyre do t’ju njohë e ardhmja”, këtë më së miri e fokuson një letër e vitit 1909, që drejtues të jetës së Filatit në Çamëri i drejtonin klubit “Vëllazërija” në Elbasan. Janë Mehmet Sejko, kryetar dhe Musa Demi, sekretar i shoqatër “Vëllazërija” të Filatit, dy personalitete të jetës shoqërore dhe asaj politike që bëhen protagonistë dhe që në emër të klubit i drejtojnë homologut të tyre në Elbasan.

    Stema e Klubit Patriotik ÇamPa hyrë në detajet e formulimit si një letër e një kohe gati 115-vjeçare për shkrimin dhe bukurshkrimin apo për vulën e përdorur, është përmbajtja e saj e thellë, është mesazhi që përcjell, është fryma e dashurisë dhe e vëllazërisë që manifestohet në shërbim të çështjes kombëtare dhe rritjes së ndërgjegjes në funksion të përparimit të kombit shqiptar. Vetë fakti që dy personalitetet e Filatit, Mehmet Sejko, babai i të mirënjohurve Taho dhe Teme Sejko dhe Musa Demi, një figurë me angazhime të gjithanshme e fisit të Demëve, janë tregues të përfaqësimit intelektual që ata i bënin shoqërisë shqiptare të Çamërisë dhe ku sensi atdhetar i shprehur në letrën e 8 majit 1909, flet për një vëmendje të një niveli të lartë për shqetësimet e kohës.

    E gjithë jeta e këtyre familjeve me emër në Filat përcaktonte dhe rrugën e drejtë që i jepnin filozofisë atdhetare të shqiptarëve të Çamërisë, duke përcjellë edhe te vëllezërit e tyre në Elbasan atë interesim për të bashkuar vullnetet në shërbim të përparimit të vendit. Domosdo që këto ishin shoqëri ose klube që u krijuan në ato vite të zjarrta për mëvetësinë e Shqipërisë si një finalizim i filozofisë së rilindjes kombëtare dhe fill pas Kongresit të Manastirit, që më shumë sesa një kongres drejtshkrimor ishte një bashkësi vlerash intelektuale që orientuan shqiptarët drejt prosperitetit për ngjarjet e mëdha që e prisnin.

    Viti 1909 është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për Elbasanin që mblodhi kongresin e tij dhe përcaktoi hapjen e Shkollës Normale, por për të gjitha trojet shqiptare, sepse përcaktoi ardhmërinë e bashkimit kombëtar në një gjuhë të vetme dhe si një komb i vetëm. Mjaft të lexosh këtë letër të 8 majit të 1909-s dhe bindesh për argumentet intelektuale që përdoren dhe frymën e atdhetarizmit që përcjell, duke pasur si emërues të përbashkët shqetësimin për të qenë të bashkuar në idenë për një komb të njësuar në të gjitha aspektet. Sinqeriteti dhe ndjesia e miqësisë që përshkon këtë letër, kanë brenda vetes edhe domethënien e madhe se edhe pasardhësit e këtyre dy personaliteteve do të ishin bij të së njëjtës sërë në shërbimin për kombin, edhe pse historiografia shqiptare ka vonuar të përcjellë të vërtetat e ngjarjeve në kohë të mëdha, edhe pse të trazuara.



    Filat, 8 maj 1909

    Të nderçëmes pleqësi të Klubit Vëllazërija Ndë Elbasan

    No 70

    Zot.

    U gëzuam shumë kur mësuam se çeltë dhe një Klub me emër Vëllazëri në atë vënt të nderuar.

    U urojmë me gjithë zemërë dhe Zoti t’u përparojë ndjenjat kombjare që dëshëron mëmëdheu ynë, duhet pra kurdoherë ose kur ta dojë nevoja të kemi letërkëmbim që të mundim të mirremi vesh me njëri-tjetrin. Na vjen shumë liksht kur shohim se Klubet e Shqipërisë flenë diku i pasur kaqë nevoja.

    S’dimë ç’të themi për këtë heshtje që na ka rrethuar, kemi frikë më shumë se mos është heshtj’e përgjithshme, se po të jetë për ne çamërit vetëm, përsëri do jemi të kënaqur. Kur të jenë të tjerë vendet e Shqipërisë më një qëllim, atëhere është mjaft për ne çamët, d.m.th. mbushet dhe qëllimi ynë, se shpresa jonë është te juve.

    Ju përqafojmë vëllazërisht

    nga ana e Klubit Vëllazërija.

    Gëzohemi kur na përgjegjeni.

    Shkronjësi Kryetari

    Musa Demi Mehmet Sejko

    ***

    Cilësia e shkrimit dhe e mendimit të një letre të tillë vlon edhe nga dashuria për krijimin e së tërës miqësi dhe angazhim në shërbim të kombit për të mos mbetur në heshtje dhe në përçarje siç do të dëshironin edhe fqinjët tanë antikombëtarë. Kjo letër dhe përmbajtja e saj flet si një aktakuzë edhe për ditët e sotme për gjenerimin e jetës në Çamëri dhe mbetet një kambanë treguese se shqiptarët e Çamërisë e kishin të gjallë atdhetarizmin e tyre që e kanë cilësuar edhe rilindësit si një vëmendje specifike.

    Mehmet Sejko,

    Është njëri nga pinjollët e devotshëm të familjes së Sejkove të Filatit të Çamërisë dhe themelues i Klubit “Vëllazërija” të Filatit bashkë me bashkëqytetarin dhe mikun e tij Musa Demi. Mehmet Sejko është edhe një luftëtar i çetave për lirinë e vendit të tij nga invazionet greke dhe të huajt e tjerë që sulmonin vendin e tij. Është e rëndësishme të themi se Mehmet Sejko, si një atdhetar i mirë që ishte, dhe një intelektual jo për shkak të arsimimit, ka qenë protagonist në hapjen e shkollës së parë shqipe në shtëpinë e tij në Filat bashkë me atdhetarë të tjerë më 1908-n. Është e rëndësishme të theksojmë se ai është edhe firmëtar i memorandumit që u bënë çamët Fuqive të Mëdha në vitin 1919 për bashkimin e trojeve shqiptare me Shqipërinë.

    Duhet thënë që pas ndarjes së kufijve dhe protestave për aneksimin e Çamërisë nga Greqia, me ndihmën e Konferencës së Londrës, Mehmet Sejko u detyrua që më 1920-n të vinte në Shqipëri. Është interesant fakti që me vete, në vend të pasurisë së tij të madhe ngarkoi mushkat me librat shqip që të mos i merrte e digjte greku, duke ruajtur të patrazuar idenë e shkollimit të fëmijëve. Rikthehet në Filat më 1924-n, por arrestohet nga autoritetet greke dhe me ndihmën e Ahmet Zogut dhe të Mit’hat Frashërit që ishte ambasador i Shqipërisë në Greqi, lirohet dhe kthehet në Shqipëri mes peripecive të madha, duke humbur shumë pasuri të mëdha që kishte në vendin e tij të dashur, duke mbetur një familje me shumë pak mundësi jetese. Vdiq më 1935-n.

    Musa Demi, “Nderi i kombit”

    Patriot i madh nga Çamëria u lind në qytetin e Filatit në Çamëri, vilajeti i Janinës, Shqipëri, Perandorisë Osmane në vitin 1878. Babai i tij, Hamid Demi, ishte kryetari lokal i rajonit nga familja Demi e Filiatit. Ai ndoqi shkollën fillore Mektebi Iptida dhe shkollwn e mesme Mektebi Rushdije. Pas katër klasave që vjen e kryen me diplomim në Filat dhe më pas vazhdoi studimet e tij në Janinë.

    Në fillim të viteve 1900 u bë një nga themeluesit e Klubit “Vëllazërija” në Filat së bashku me Mehmet Sejkon, që ishte kryetari i këtij klubi. Më 25 gusht 1909, bashkë me Mehmet Sejkon, hapi shkollën e parë për gjuhën shqipe në Filati. Musa Demi dhe me Rasih Dinon së bashku me banorët e tjerë siguruan fondet për ndërtimin e ndërtesës së shkollës.

    Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte shumë aktiv dhe vajza e tij Belkëze Demi, luftoi dhe vdiq gjatë rezistencës shqiptare në Luftën e Dytë Botërore.

    Ai u dekorua në vitin 1945 me “Medalje” nga qeveria shqiptare për “Vepër patriotike kombëtare, dhe vdiq në vitin 1971. Në vitin 1978, ai u nderua pas vdekjes me “Medaljen për aktivitet patriotik”. Në vitin 2013, u dekorua nga Presidenti Bujar Nishani me medaljen “Nderi i kombit”.

    Përgatiti: Hyqmet Zane

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...eter-e-rralle/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •