Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    115

    Ateistë vs besimtarë

    Po e hap kete teme per te diskutuar qetesisht dhe racionalisht çeshtjet e besimit midis ateisteve dhe besimtareve. Ju lutem shume qe kete teme te mos e ktheni ne nje debat midis kristianeve dhe muslimaneve.

    Po e filloj me ekzistencen e Zotit duke dhene mendimete e mia mbi kete.

    Çfaredo mendimesh te kemi mbi ekzistencen nje gje e dime me siguri, qe ne vete dhe gjithçka qe shohim perreth ekzistojme. A eshte ekzistenca absolute? A mund te mendohet jo-ekzistenca? Une mendoj se ekzistenca eshte absolute dhe e domosdoshme. Ekzistenca nuk mund te kete ardhur prej hiçit sepse hiçi nuk permban as ekzistencen dhe as potencialin per ekzistence. Atehere pyesim cili eshte shkaku per ekzistencen ose gjithçka qe shohim a ka ekzistuar gjithmone? Une mendoj qe materia nuk mund te kete ekzistuar pafundesisht pasi ajo eshte e kufizuar dhe e kushtezuar ne kohe dhe hapesire. Nese do te ishte vete-ekzitente materia do te ishte dhe absolute dhe e pakufizuar pasi do ishte e zhveshur nga çdo lloj arsye, shkaku dhe qellimi. Por materia eshte e kufizuar. Koha dhe hapesira nuk mund te jene te pafundme pasi perbehen nga pjese te kufizuara dhe pjeset e kufizuara nuk mund te formojne nje te tere te pafundme. Edhe numrat jane te pafundshem ne teori, si ide, si koncept por praktikisht, si koncepte qe u referohen sendeve materiale nuk mund te jene.

    Duke supozuar qe vargu shkak-pasoje eshte material mbeten dy mundesi, qe ai te jete i pafundshem ose qe te jete ne formen e nje rrethi te mbyllur ku çdo gje eshte edhe shkak edhe pasoje njekohesisht. I pafundshem nuk mund te jete sepse vete materia eshte e kufizuar ne numer siç e argumentove me siper. Edhe rreth i mbyllur nuk mund te jete pasi jo çdo gje eshte detyrimisht shkak. Shkaku lind pasojen por jo çdo pasoje mund te jete shkak i diçkaje tjeter.

    Pra vijme ne konkluzionin qe si shkak i gjithçkaje eshte diçka tjeter jo-materiale, diçka qe ekziston ne menyre absolute, te pafundme, gjithe-perfshirese etj. Kesaj ekzistence ne i themi Zot. Zoti eshte i pafundem dhe jashte çdo lloj kufizimi prandaj ekzistenca e Tij eshte e pa shkak, nuk kerkon dhe nuk pranon arsye.

    Kaq per tani. Me respekt.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Zoti dhe Zgjedhja

    Nuk e di nese do kete diskutim te nxehte per kete teme sepse po nuk pati sharje ska debat per shqiptaret.


    Ajo qe dua te theksoj une ketu pa filluar mire e mire eshte se ne analize te fundit problemi i ngelet zgjedhjes qe ben njeriu per te besuar apo jo tek Zoti.

    Duke iu referuar tablose se sotme te besimeve fetare ka disa rruge qe rreken t'a conje njeriun tek Zoti

    Ka edhe perpjekje per te krijuar besime te tjera por qe nuk po sjellin ndonje te vecante.

    Kush do te sqarohet per Zotin le ti referohet literatures fetare dhe te beje zgjedhjen e vet

    Suksese

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    115
    vetem sa desha ta nxirrja dhe njehere ne drite kete teme
    What is it that we're waiting for?
    Looking forward to, preparing for?
    Life kicks us in the teeth
    Yet something makes us crawl back for more

    Blood and tears upon the altars of our lives we shed
    Blood and tears until the sweet release we share in death
    Hours like days, weeks feel like years
    Decades of Tears
    Yet somehow everything seems so worthwhile
    For a moment

  4. #4
    ANTIKRISHT I NDERUAR Maska e Satanisti
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    FERR
    Postime
    78
    teme koti.
    arsyetim mbi besimin tek zoti hahaha

    te besosh tek zoti do te thote ose te mos kesh arsye,ose
    te kesh arsye,por te semure.

    vazhdo me sofizmat e me abuzimet me ato fjalet qe ke perdorur,se ne terezi e ke.
    IN NOMINE DEI NOSTRI SATANAS LUCIFERI EZCELSIL

  5. #5
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    satanistin

    te besosh tek zoti do te thote ose te mos kesh arsye,ose
    a mund te arsyetojme pak???
    kush eshte qellimi i jetes, sepse shume thone se rrojne per te vdekur???
    po te jete keshtu atehere nje person qe vuan ter jeten edhe nuk gezon asnje gje, duhet te vrase veten sepse nuk ka arsye qe te rroje, rrone edhe vuan, apo jo???

    ky eshte nje arsyetim yti edhe i shume atyre qe mendojne se dine te aryetojne.

    po te me japesh nje pergjigje pyetjes qe te bera siper
    Kodi PHP:
    kush eshte qellimi i jetes
    , atehere do te kuptosh edhe shume gjera!!!

    Tani çfare do te thote te besosh(po mos te kem fakte ose mos ta shikoj me syte e mi nuk e besoj)???
    Sikur ti beje nje bir me te atin kur i Ati i jep nje keshille ky bir eshte budalla. te besosh ne baban tende nuk do te thote te besosh ne ekzistencen e tij por te besosh ne fjalet edhe premtimet e tij!!!

    te besosh ekzistencen e Perendise eshte shume e thjeshte, te beshe ate qe kane menduar disa fizikante(shkencetar); universi eshte krijuar prej dores se nje inxhinjeri, sepse asnje gje nuk del nga hiçi edhe kthehet ne hiç!!!

    nje person me tha njehere, nese ata qe kane qene te zotet qe te zbulojne ligjet e natyres edhe qe fizika po ecen nepermjet mendimeve te tyre, kush jam une qe them se Perendia nuk ekziston qe nuk jam i zoti te zbuloj nje gje te vogel fare, kur ata qe kane zbuluar ligjet e natyres kane pranuar se universi eshte krijuar nga dora e dikujt. une po te mos e pranoje behem dyhere budalla, 1) sepse nuk di te zbuloje si ata, 2) nuk pranoj ekzistencen e nje inxhinjeri, qe edhe vet njerezit e medhenje e kane pranuar.

    kush ka veshe le te degjoje!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  6. #6
    ANTIKRISHT I NDERUAR Maska e Satanisti
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    FERR
    Postime
    78
    krishteri

    se pari ,mos guxo ta krahasosh babain me zotin e padukshem.
    eshte fyerje e rende!

    ti atehere kerkon qellimin e jetes.

    qellim universal sic gjen zoti juaj ndoshta nuk ka.sepse
    zoti ben ate kooperativen e majmuneve me mendje te binjakezuar.

    mgjt ti nuk gjen dot arsye,detyrohesh te besosh budalleqe.ktu eshte faji yt.kontrollohu!

    qellimi i jetes eshte te jetosh!
    te jetosh,do te thote te besh dicka te vlefshme,jo te jesh
    parazit psh.te jesh do te thote te jesh dikushi,dhe te jesh
    I VERTETE,te jesh Vetvetja...

    aq shume arsye ka saqe nuk ja vlen te vazhdoj.
    IN NOMINE DEI NOSTRI SATANAS LUCIFERI EZCELSIL

  7. #7
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    me mallengjyeve satano

    ishte jashte zakonisht mallengjyese pergjigjet qe me dhe!
    si the ti..."
    se pari ,mos guxo ta krahasosh babain me zotin e padukshem.
    per ty eshte i pa dukshem sepse ti nuk e shikon sepse nuk mundesh ose me mire sepse nuk je biri i tij, edhe per kete arsyje nuk e shikon dot edhe pse Ai kerkon te te zbulohet.

    Une nuk mendoj se eshte fyrje por vetem krenari qe te krahasosh babane me Perendine, nese e ke akoma gjalle babane beja kete thoji a ofendohesh te te krahasije me Zotin, edhe do te shikojme se do te ofendohet apo do te nderohet, por ti flet sepse nuk di, sepse nuk njeh.

    qellim universal sic gjen zoti juaj ndoshta nuk ka.sepse
    qellimi i jetes per nje te krishtere eshte kjo "te njohim Perendine". Te njohesh Perendine nuk eshte gje e vogel por gje e madhe, po do pye pak billy graham(mendoj se e ke degjuar), sepse ai e di, ose te te them te drejten mjafton te shikosh fizikantet edhe shkencetaret(pjsen me te madhe), se ishin ateista apo... ta them heres tjeter!!!

    pa pyet nje qe lind i varfer ne nje vend te varfer ose nje te paralizuar, ose nje femije te lindur me sid, etj. se kush eshte qellimi i jetes, çfare pergjigje do te te jape, ate qe dhe ti apo ndryshe.

    gjeja qe me çudit me teper nuk eshte ajo qe ti thua se nuk beson, por sepse, e ke quajtur veten satanist.
    a e di se kush eshte(e quan vet satani) kryevepra e tij, te mohoj vetveten qe te mohoet edhe Perendia. qellimi i satanit nuk eshte qe te te tregoje ty te verteten por te te mbushe me pyetje, qe ti nuk mund t'ju pergjigjesh veçse po te lexosh me vemendje biblen, por ti çfare bene, pa e lexuar biblen me vemendje, biles e ke lexuar me nje sy kritik, kerkon prej saja pergjigje. por nuk do te marresh pergjigje deri sa te heqesh syrin kritik edhe ta lexosh me qetesi biblen(atehere te te jap urimin qe japin italiane "che tu possa provarla e così impari che significa" "e provofsh edhe keshtu mesofshe se çfare do te thote")!

    Zoti te hapte mendjen !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga i krishteri : 12-08-2002 më 22:00
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  8. #8
    ANTIKRISHT I NDERUAR Maska e Satanisti
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    FERR
    Postime
    78
    ore nuk te mora vesh ,ishte mallengjim,apo thjesht
    arroganca jote qe po del ne pah gjithnje e me teper.haha

    per te qellimi eshte te njohesh perendine.shume bukur.por njih
    me mire nje psikolog perpara...

    qellimi i ateisteve eshte te njohin vetveten,sic ta thash me siper

    mos fol kot per satanizmin kur nuk ja ke idene,se ti flet
    vetem me biblen tende. ti je hipokrit,sepse njekohsisht e pranon
    biblen dhe hedh poshte sipas nevojes.
    IN NOMINE DEI NOSTRI SATANAS LUCIFERI EZCELSIL

  9. #9
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    satanos

    a e di ti se kush ka folur per satanin, se kush tregon prejardhjen, se kush tregon, natyren, se kush e njehe me mire???

    Ti po te njohesh Perendine do te njohesh jo vetem satanin(qe eshte krijuar nga Perendia) por edhe veten tende(sepse the qe per ateistet qellimi i jetes eshte te njohin veten)!!!

    une habitem pse kur vemi tek shume gjera qe nuk arsyetohen dote por duan vetem besuar ju thoni jane fenomenet e natyres, per mos te ulur krenarine tuaj qe kini, edhe nuk pranoni(nuk ulni pak hunden) qe Perendia i bene??

    Ti zure psikolloget ne goje. po te shkoshe edhe te pyesesh pjesen me te madhe te psikjaterve "Kush eshte JEZUSI" do te shikosh se çfare pergjigje do te japin, i pyeti sepse une ketu ne itali i kam pyetur edhe kane then te kunderten tende!!!

    Nejse te pershendes edhe te le me kaq sepse siç thoshte im at "budallait hapi rruge"!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  10. #10
    ANTIKRISHT I NDERUAR Maska e Satanisti
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    FERR
    Postime
    78
    shum mire thoshte ai babai yt. po meqe ti nuk e respekton ate
    qe ai thoshte,atehere po e bej une...me kto dy rreshta

    vazhdo te pyesesh psikologet eee.dmth ti zotin e beson se e besojne edhe te tjeret.ihh
    IN NOMINE DEI NOSTRI SATANAS LUCIFERI EZCELSIL

  11. #11
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    satanos

    ehj satano mbaj mend qe besimi eshte Personal. Une nuk besoj per ty por per mua. Une ty mund te te deshmoj besimin qe kam por jo te besoj per ty.
    tani une te thashe psikologet qe kam pyetur ketu me jane pergjigjur ne te kunderten tende, kjo per mua do te thote nje gje e madhe edhe jo e vogel.

    jne 1994 mora ne dore nje dhjate te re edhe fillova ta lexoja. me terhoqi me teper se kurani(kisha filluar te lexoja edhe kuranin para se te lexoja biblen). ishte perjudha qe isha ne kerkimin e Perendise.

    kur u bera i krishtere qe e kam pranuar Jezusin ne jeten time nuk ka patur te tjere qe e kane pranuar veç vellai edhe motra ime. te gjithe ishin kundra nesh, sepse ishim te krishtere. vertet kam kaluar nje perjudhe (ta quajme) te keqwe sepse te gjithe ishin kundra meje. por brenda 2vjeteve u shpetuan(pranuan Jezusin) edhe gati 40 te rinje te tjere, rreth asaj qe une ju fola, e pranuan.

    Tani prindrit e mi nuk me flasin me keq per krishtin edhe krishterimin sepse pane qe Jezusi jeton edhe vepron ne mua edhe ne fund edhe ata e pranuan Jezusin ne zemrat e tyre!

    kjo ishte nje pjese e historise qe kur kame pranuar Krishtin se çare ndodhi. nuk eshte siç mendon ti por eshte e kunderta, asnje nuk besonte kur une besova. Une nuk besova sepse pashe te tjeret por sepse Jezusi ndryshoj jeten time.

    te njejten gje do te beje edhe me ty!!!

    Zoti te bekofte!!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  12. #12
    ANTIKRISHT I NDERUAR Maska e Satanisti
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    FERR
    Postime
    78
    o kristianooooos

    ishte perjudha qe isha ne kerkimin e Perendise.

    shume e bukur kjo... e gjithe pjesa tjeter mund te permblidhet,
    dhe une te them vetem nje gje:

    NE KERKIM TE PERENDISE,TI HUMBE PERFUNDIMISHT VETVETEN!
    IN NOMINE DEI NOSTRI SATANAS LUCIFERI EZCELSIL

  13. #13
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Citim Postuar më parë nga Satanisti Lexo Postimin
    teme koti.
    arsyetim mbi besimin tek zoti hahaha

    te besosh tek zoti do te thote ose te mos kesh arsye,ose
    te kesh arsye,por te semure.

    vazhdo me sofizmat e me abuzimet me ato fjalet qe ke perdorur,se ne terezi e ke.
    Ti satanist nese beson tek djalli athere ke besuar tek zoti sepse edhe vet djelli beson qe Zoti egziston kjo tregon sipas pikpamjes tende qe ti nuk ke aresye ose ke nje aresye te semure
    Ose kot sa e quan veten satanist
    megjithate ne e dime shume mire se djallit ju semur mendja ngaqe donte te dilte mbi Zotin dhe tashme djalli eshte i mposhtur dhe Perendia eshte i lartesuar sepse Jezus Krishti eshte Zot
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    megjithate ne e dime shume mire se djallit ju semur mendja ngaqe donte te dilte mbi Zotin dhe tashme djalli eshte i mposhtur dhe Perendia eshte i lartesuar sepse Jezus Krishti eshte Zot
    Domethene, meqenese Jezusi eshte Zot, atehere djalli u mposht? Apo meqenese djalli u mposht, atehere Jezusi eshte Zot?

    -->

  15. #15
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga northernbard Lexo Postimin
    Po e hap kete teme per te diskutuar qetesisht dhe racionalisht çeshtjet e besimit midis ateisteve dhe besimtareve. Ju lutem shume qe kete teme te mos e ktheni ne nje debat midis kristianeve dhe muslimaneve.
    Nice



    Citim Postuar më parë nga northernbard Lexo Postimin
    Çfaredo mendimesh te kemi mbi ekzistencen nje gje e dime me siguri, qe ne vete dhe gjithçka qe shohim perreth ekzistojme. A eshte ekzistenca absolute? A mund te mendohet jo-ekzistenca? Une mendoj se ekzistenca eshte absolute dhe e domosdoshme. Ekzistenca nuk mund te kete ardhur prej hiçit sepse hiçi nuk permban as ekzistencen dhe as potencialin per ekzistence. Atehere pyesim cili eshte shkaku per ekzistencen ose gjithçka qe shohim a ka ekzistuar gjithmone? Une mendoj qe materia nuk mund te kete ekzistuar pafundesisht pasi ajo eshte e kufizuar dhe e kushtezuar ne kohe dhe hapesire. Nese do te ishte vete-ekzitente materia do te ishte dhe absolute dhe e pakufizuar pasi do ishte e zhveshur nga çdo lloj arsye, shkaku dhe qellimi. Por materia eshte e kufizuar. Koha dhe hapesira nuk mund te jene te pafundme pasi perbehen nga pjese te kufizuara dhe pjeset e kufizuara nuk mund te formojne nje te tere te pafundme. Edhe numrat jane te pafundshem ne teori, si ide, si koncept por praktikisht, si koncepte qe u referohen sendeve materiale nuk mund te jene.

    Duke supozuar qe vargu shkak-pasoje eshte material mbeten dy mundesi, qe ai te jete i pafundshem ose qe te jete ne formen e nje rrethi te mbyllur ku çdo gje eshte edhe shkak edhe pasoje njekohesisht. I pafundshem nuk mund te jete sepse vete materia eshte e kufizuar ne numer siç e argumentove me siper. Edhe rreth i mbyllur nuk mund te jete pasi jo çdo gje eshte detyrimisht shkak. Shkaku lind pasojen por jo çdo pasoje mund te jete shkak i diçkaje tjeter.

    Pra vijme ne konkluzionin qe si shkak i gjithçkaje eshte diçka tjeter jo-materiale, diçka qe ekziston ne menyre absolute, te pafundme, gjithe-perfshirese etj. Kesaj ekzistence ne i themi Zot. Zoti eshte i pafundem dhe jashte çdo lloj kufizimi prandaj ekzistenca e Tij eshte e pa shkak, nuk kerkon dhe nuk pranon arsye.

    Kaq per tani. Me respekt.
    hmmm te me falesh por ky postim ka gabime te tperta llogjikimi. Ja ta bejme nje si tip harte te argumentimit tend:


    1. ekzistenca eshte absolute ( cfare do te thote kjo? para se ta kundershtoj po pres m mire sqarimin e kesaj hipoteze )

    2. Ekzistena nuk mund te kete ardhur prej hicit pasi hici nuk permban potencialin per ekzistence.

    3. Materia nuk mund te kete ekzistuar pafundesisht pasi ajo eshte e kufizuar dhe e kushtezuar ne hapsire dhe kohe. ( kush thote qe materia eshte e kushtezuar? )

    4. Nese MAteria do te ishte absolute ajo do te ishte e zhveshur nga cdo lloj arsyeje, shkaku dhe qellimi. ( kush verteton qe nuk eshte keshtu? )

    5. Koha dhe hapesira nuk mund te jete e pafundme pasi perbehet nga pjeseza te kufizuara dhe pjeset e kufizuara nuk mund te formojne dicka te pafundme.
    ( cila eshte perberja e hapsires? po perberja e fundme e kohes cila eshte? )

    6. Numrat mund te jene te pafund ne imagjinate por jane te fundem ne numeinen e sendeve konkrete. numrat jane te pafund si ne teori si ne praktike. Fillo e numero gjithe atomet ekzistente te sistemit tone diellor e do kalosh shume hr numn me te madh qe ke imagjinuar ndonjehere. Dhe atomet jane teper konkrete.


    7. Cikli shkak pasoje eshte material dy mundesi qe ai te jete i pafundem. Nje qe ai te jete rrethor, dhe tjetri te jete drejtez e pafundem. Duke qene se drejtezes id uhet nje fillim atehere mbetet vetem ideja e sistemit rrethor ku shkaku eshte dhe pasoja. Shkaku lind pasojen por jo cdo pasoje eshte shkak per nje pasoje tjeter. Ky eshte gabim te menduari. Duke qene se te gjithe parametrat jane nen ndikimin e vazhdueshem te njeri tjetrit dhe se ky sistem eshte gjithmone i mbyllur atehere cdo pasoje do te jete shkaku i nje pasoje tjeter e cila do te jete shkaku per dicka tjeter.

    8. Pra vijme ne konkluzionin qe si shkak i gjithçkaje eshte diçka tjeter jo-materiale, diçka qe ekziston ne menyre absolute, te pafundme, gjithe-perfshirese etj. Kesaj ekzistence ne i themi Zot. Zoti eshte i pafundem dhe jashte çdo lloj kufizimi prandaj ekzistenca e Tij eshte e pa shkak, nuk kerkon dhe nuk pranon arsye.

    Tani po tallesh. Ne fillim te tezes tende ti the se egsistenca eshte absolute. (shih piken 1). Ne piken 2 thua se kjo nuk mund te kete ardhur prej hicit.

    Nga doli qenia zot? Eshte qenia zot eksistente?
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  16. #16
    po nëse 5 osht krejt ni teksturë? e ndërthurun pejna pejna, po e pafund?

  17. #17
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga i krishteri Lexo Postimin
    a e di ti se kush ka folur per satanin, se kush tregon prejardhjen, se kush tregon, natyren, se kush e njehe me mire???

    Ti po te njohesh Perendine do te njohesh jo vetem satanin(qe eshte krijuar nga Perendia) por edhe veten tende(sepse the qe per ateistet qellimi i jetes eshte te njohin veten)!!!

    une habitem pse kur vemi tek shume gjera qe nuk arsyetohen dote por duan vetem besuar ju thoni jane fenomenet e natyres, per mos te ulur krenarine tuaj qe kini, edhe nuk pranoni(nuk ulni pak hunden) qe Perendia i bene??

    Ti zure psikolloget ne goje. po te shkoshe edhe te pyesesh pjesen me te madhe te psikjaterve "Kush eshte JEZUSI" do te shikosh se çfare pergjigje do te japin, i pyeti sepse une ketu ne itali i kam pyetur edhe kane then te kunderten tende!!!

    Nejse te pershendes edhe te le me kaq sepse siç thoshte im at "budallait hapi rruge"!!!

    Gjoja më patetike që kam lexu. Ajo me psikoLLogun osht e papame... o emigratët e lleshit hikni mër futini nai hamburger apo Çip&Fish.

Tema të Ngjashme

  1. Shkenctarët besimtarë
    Nga Bani gjk në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 27-08-2010, 16:01
  2. Kur'ani per femrat besimtare
    Nga Sefedini_PZ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 13:27
  3. Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare
    Nga GiSHteZa në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  4. Rrihet Maks Velo: Më rrahën besimtarë muslimanë
    Nga ChuChu në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 00:38
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •