Bogdanovic pritet me protesta nga serbët e Graçanicës!!!

Tema: Bogdanovic pritet me protesta nga serbët e Graçanicës!!!

  1. Maska e YlliRiaN

    YlliRiaN said:

    Bogdanovic pritet me protesta nga serbët e Graçanicës!!!

    Bogdanovic pritet me protesta nga serbët e Graçanicës

    Beogradi do të vazhdojë të punojë me UNMIK-un dhe EULEX-in rreth zbatimit të gjashtë pikave nga të cilat nuk do të heqim dorë, sepse përbëjnë vijën e kuqe përtej të cilës shteti i Serbisë nuk do të shkojë dhe besoj në të njëjtën edhe për serbët në “Kosovë e Metohi", tha të hënën, ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanovic

    Krejt qa eshte me rendesi eshte se dita dites edhe serbet e Kosoves po e kuptojne realitetine krijuar
     
  2. Testim said:
    Përse është pritur me protesta? A din dikush arsyen?
     
  3. Maska e Kosovar2006

    Kosovar2006 said:
    Në Graçanicë hapet solemnisht zyra e Postës së Serbisë
    Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq, ai për pushtetin lokal, Millan Markoviq, këshilltari i presidentit të Serbisë, Mllagja Gjorgjeviq dhe drejtori i Postës dhe Telekomit të Serbisë, Goran Qiriq janë duke qëndruar sot në Graçanicë. Ata do të marrin pjesë në ceremoninë e rihapjes së zyrës së Post-Telekomit të Serbisë në Graçanicë dhe do të zhvillojnë takime me, siç thuhet, kryetarët e komunave të Kosovës qendrore.
    Këto struktura komunale nuk njihen nga autoritetet ndërkombëtare dhe ato kosovare. Rangjell Nojkiq, drejtor i PTT-së së Serbisë për Kosovën, ka thënë se qeverisë serbe, renovimi i zyrës së postës në Graçanicë i ka kushtuar rreth 90 mijë euro