Amerike yll i lirise
AMERIKE YLL I LIRISE
Ne ato dite te zise se kombit
kur te kuqte perhapnin friken
pata fatin e Kolombit
dhe zbulova Ameriken
Ne ato dite te feminise
zemren fort kur ma lenduan
m'erdh nje zane Amerikane
Bukurine dot s'ja pershkruan
Shume gjera me kallzoi
qe nuk jane per veshet tuaj
shpirtin shpejt ma embelsoi
plot me fjale qe s'mund ti shkruaj
Iken vitet ,jete ti ktheve
miku i fundit u largua
Amerike ti s'me zhgenjeve
edhe ti e dashur grua
Amerike vend i lirise
Krenari e njerrezimit
Vend bujar i bardhesise
Vllazerise dhe guximit
Toke qe nxorre Emerson,
filozofin e lirise
Witman e Longfellown
Qe kendoi Gjergjn e Shqiperise
Tek ty fshihet dhe misteri
Mith mormon i profecise
rreth Profetit me fjale nderi
qe u prek prej perendise
Ky ish djale i ri nga fshati
misherim i miresise
qe bekim dhe fat e pati
te shoh engjej te perendise
Amerike vend i lirise
Krenari e njerrezimit
Vend bujar i bardhesise
Vllazerise dhe guximit
O ushtar trim shqiptar
qe je larg Shqiperise
mbaje koken lart krenar
se po shtron rrugen e miqesise
Nga Tirana ne Washington
ku qendroi Willsoni
Wesley Clarke dhe Klinton
miq me bese Pentagoni
Keta na mbrojten vellezerit tane
qe i poshteroi Serbia
serbit nje mesim i dhane
qe se trete historia
Shqiperia ka nevoje
per keta miq bujar me bese
se armiqe na rrethojne
me thik te ngrehur ne kthese
Ne me pyetsh mua tine
se ke dua me shume une
Do te them dua Shqiperine
Por dhe Ameriken e dua shume
Amerike vend i lirise
Krenari e njerrezimit
Vend bujar i bardhesise
Vllazerise dhe guximit
Pra ushtar trim shqiptar
tek afganet a ne Mosul
koken ,shpirtin mbaje lart
edhe armen mos e ul
Aty larg ku je ti
ruaje nderin te pa njolle
se lufton per Shqiperi
per Cameri ,e per Kosove
Perendia ju bekofte
Amerike e Shqiperi
Dhe miqesia mbreterofte
mes jush ne histori
A te kisha dhe nje jete
Qe ta shkoja ne Concord
Te kenaqja gruan time
dhe ta shetisja me Ford
Te me zgjonte country music
Qe heret ne mengjese
Te jetoja si nje bujk
te punoja pa pertese
Po ti zane e feminise
A do me cfaqeshe perseri
Me mesazh te Perendise
Mbi misteret ne gjithesi?
Eh sido qe te jete
Cdo gje e ka nje cmim
Zbulimi i se vertetes
M' kushtoi dhimbje e mundim
Amerike yll i lirise
Krenaria e njerrezimit
Vend bujar i bardhesise
Vllazerise dhe guximit
Wittstar 5 Maj 2004
Lindur ne Tirane me 15.03.1958
Krijoni Kontakt