Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 33
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Amerike yll i Lirise! (A literary declaration of love to the US)

    Amerike yll i lirise


    AMERIKE YLL I LIRISE

    Ne ato dite te zise se kombit
    kur te kuqte perhapnin friken
    pata fatin e Kolombit
    dhe zbulova Ameriken

    Ne ato dite te feminise
    zemren fort kur ma lenduan
    m'erdh nje zane Amerikane
    Bukurine dot s'ja pershkruan

    Shume gjera me kallzoi
    qe nuk jane per veshet tuaj
    shpirtin shpejt ma embelsoi
    plot me fjale qe s'mund ti shkruaj

    Iken vitet ,jete ti ktheve
    miku i fundit u largua
    Amerike ti s'me zhgenjeve
    edhe ti e dashur grua

    Amerike vend i lirise
    Krenari e njerrezimit
    Vend bujar i bardhesise
    Vllazerise dhe guximit


    Toke qe nxorre Emerson,
    filozofin e lirise
    Witman e Longfellown
    Qe kendoi Gjergjn e Shqiperise

    Tek ty fshihet dhe misteri
    Mith mormon i profecise
    rreth Profetit me fjale nderi
    qe u prek prej perendise

    Ky ish djale i ri nga fshati
    misherim i miresise
    qe bekim dhe fat e pati
    te shoh engjej te perendise

    Amerike vend i lirise
    Krenari e njerrezimit
    Vend bujar i bardhesise
    Vllazerise dhe guximit


    O ushtar trim shqiptar
    qe je larg Shqiperise
    mbaje koken lart krenar
    se po shtron rrugen e miqesise

    Nga Tirana ne Washington
    ku qendroi Willsoni
    Wesley Clarke dhe Klinton
    miq me bese Pentagoni

    Keta na mbrojten vellezerit tane
    qe i poshteroi Serbia
    serbit nje mesim i dhane
    qe se trete historia

    Shqiperia ka nevoje
    per keta miq bujar me bese
    se armiqe na rrethojne
    me thik te ngrehur ne kthese

    Ne me pyetsh mua tine
    se ke dua me shume une
    Do te them dua Shqiperine
    Por dhe Ameriken e dua shume

    Amerike vend i lirise
    Krenari e njerrezimit
    Vend bujar i bardhesise
    Vllazerise dhe guximit


    Pra ushtar trim shqiptar
    tek afganet a ne Mosul
    koken ,shpirtin mbaje lart
    edhe armen mos e ul

    Aty larg ku je ti
    ruaje nderin te pa njolle
    se lufton per Shqiperi
    per Cameri ,e per Kosove

    Perendia ju bekofte
    Amerike e Shqiperi
    Dhe miqesia mbreterofte
    mes jush ne histori

    A te kisha dhe nje jete
    Qe ta shkoja ne Concord
    Te kenaqja gruan time
    dhe ta shetisja me Ford

    Te me zgjonte country music
    Qe heret ne mengjese
    Te jetoja si nje bujk
    te punoja pa pertese

    Po ti zane e feminise
    A do me cfaqeshe perseri
    Me mesazh te Perendise
    Mbi misteret ne gjithesi?

    Eh sido qe te jete
    Cdo gje e ka nje cmim
    Zbulimi i se vertetes
    M' kushtoi dhimbje e mundim

    Amerike yll i lirise
    Krenaria e njerrezimit
    Vend bujar i bardhesise
    Vllazerise dhe guximit


    Wittstar 5 Maj 2004
    Lindur ne Tirane me 15.03.1958

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Hallo Zoti Wittstar !

    Urime per poezin qe ke hedh ne forum . Disa vargje te kesaj poezie me pelqyen , por me sa shoh me disa vargje te tjera i ke shkel te drejtat e njeriut , ku ne disa mesazhe e tua ne forum ngre zerin se ke pas shume padrejtesi ne jete . E kuptoj urrejtjen tende ndaj shtetit Gjerman , por nuk duhet ti besh "marshalla" Amerikes se qenka "yll i lirise " , ku ne sot po e shohim fare qarte se si po e trajton popullin Irakjan . Nuk jam as myslymane por dhe as kotolike , por jam me ate qe njeriut ne te gjithe boten , mos ti shkelet e drejta tyre .

    Pra ushtar trim shqiptar
    tek afganet a ne Mosul
    koken ,shpirtin mbaje lart
    edhe armen mos e ul

    Me keto vargje me siper nuk ke treguar pervec se nje urrejtje , te popujve te tjere , te cilet po vuajn nga kjo lufte . Eshte e vertet qe kemi nevoje per nje miqesi dhe nje perkrahje nga Amerika , por nuk duhet qe gabimet e Amerikes ti fshehim , apo ti themi "bravo" per njerzit e pafajshem qe vret .

    Me fal ndoshta dhe jam gabim , por ndergjegjja ime nuk rrinte pa ti thene keto fjale . E di se je shume me i madh se une ne moshe , dhe me fal se ndoshta kam bere dhe gabim per kete kritik ne kete teme . Por duke u shtyre qe bashke i kemi vuajtur padrejtesite dhe bashke kemi ngrit dy gishtat ne ambasaden Gjermane dikur per demokraci , duhet mos ti harrojme ato pak dite te vuajtjeve tona, ku kerkonim te drejten , dhe morem rruget e mergimit ku jemi sot . Keshtu qe nuk duhet te biem preh e nje krici Amerikan , i cili i etur per te vene emer ne historin boterore , po vret nje popull te pafajshem , dhe po ndjek rrugen qe e la pegjys i jati i tij . Megjithate te thash ndoshta jam gabim per sa shkrujta me lart , por te me falesh , per nxitimin e ketij mesazhi .

    Me respekt Alba .
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58
    Citim Postuar mė parė nga wittstar
    O ushtar trim shqiptar
    qe je larg Shqiperise
    mbaje koken lart krenar
    se po shtron rrugen e miqesise

    Asgje me shume se servilizmi i nje njeriu qe sdi cfare eshte liria.Ose me keq;te perbuzesh pasi je i perbuzur,te poshterosh pasi je i poshteruar.
    Askush ska te drejte te paralelizoje me Kosoven,aq me teper njerez te tille.Ne Kosove vinin djemt e saj nga ane e botes per ta cliruar,por kurre nuk shkuan per te pushtuar dikend tjeter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 10-05-2004 mė 00:41

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Pra ushtar trim shqiptar
    tek afganet a ne Mosul
    koken ,shpirtin mbaje lart
    edhe armen mos e ul


    Pergezimet e mia per poezine. Vargjet e mesiperme mund tu djegin mosmirenjohesave, fondamentalisteve apo te vete-shpallurve "mbrojtes te te drejtave te njeriut". Ushtaraku shqiptar ne Irak apo Afganistan forcon imazhin e Shqiperise Demokratike, partner i devotshem i te drejtes dhe luftes per barazi ne arenen nderkombetare. Eshte nder per cdo Shqiptar qe perfaqesohet nga djem te tille. Eshte detyra e cdo Shqiptari, pavarsisht se cfare feje i perket, te mbeshtese ushtarakun ne detyren e tij fisnike qe ka.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 10-05-2004 mė 00:44
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Citim Postuar mė parė nga wittstar
    AMERIKE YLL I LIRISE
    hahaha duajeni Shqiperine si shqiptari Ameriken!

    Kam then un o vlla, pasi ka rene komunizmi ne Shqiperi, ja ka thare trute dynjase, dhe ka lene prapa vetem nje brez fuksash te cileve i ka mbetur e paorientuar ajo ndjenja qe duhet ti jesh besnik dhe servil dikuj deri ne vdekje...per arsye te kesaj s'dine as te dallojne luftat nga njera tjetra s'dine te dallojne lirine nga interesi, dhe akoma kujtojne se behet politika me parime kanunore...sidomos disa qe i quajne edhe kosovaret turq dhe thon "mire tju behet"...kta kuptohet se kush jane pa dashur te bej pergjithsime...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 10-05-2004 mė 00:45

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Gati gjysmen e poezise arrita te lexoj, se nuk munda me te lexoja. Sa keq me vjen per brezin e shkruesit, se nuk e kane ditur asnjehere nga u vinte e mira, dhe nuk do mesojne per pak kohe sa kane qe jane ne dhe te huaj. Ne kohe te Enverit, qe mund fare mire ta quash anti-heroin me te madh te shqiptareve per kohet te cilat jetojne shqiptaret tani, keta ishin ata qe me zjarr thurnin vjersha te ketij karakteri partise se punes. Vjershat politike nuk duhet t'u mbeten stoqe, keshtu qe futi nje dhe Amerikes, plako, se edhe sikur ta perkthesh ate ti ne Anglisht e t'ia tregosh ndonjerit me te cilin lan pjata, nuk do ta pjerd|-|i fort. Po si mund te behemi kaq derdimene ne shqiptaret, sa t'u thurrim lavde atyre qe tallen me ne politikisht, moralisht, fizikisht e ne cdo menyre te mundshme vetem se kemi dy cope politikane klloune. Po si ta beri dora ta fusje ketu kete poezi kur sapo Amerika i hoqi vizen Shqiperise me planin e saj te Mijevjecarit, ku ishte mirenjohja per ata ushtare qe jane aty ne Irak, ata e dine c'heqin. si mund te jene ndier ata ushtare nga ky lajmi me i ri, qe ushtaret e Hondurasit qe iken nga Iraku do gezojne nje cope torte nga "mirenjohja" amerikane, kurse ata qe u lerohet aty, ua nxjerrin Shqiperine jashte loje... Ah, more sa kokeleshe jemi ne shqiptaret. Nuk dime nga na vjen e mira... po si ore pse mos dergojme me shume ushtare te shkojne te heqin te zite e ullirit aty, te luftojne per lirine e cfaredo e quajne amerikanet, te shkojne me shume shqiptare se keshtu e rregullon mire aferin e tij personal me ameriken nano i kurvave te greqise, ky eshte perfitim i madh per patriotet shqiptare qe thirren ne 90 se e donin Shqiperine ne Evrope, dhe jo ne Amerike, leqe une harrova se te gjithe ata jane jashte shtetit tani...
    O shqiptar, me ata ushtare ti nuk po cliron Ameriken, e cila nuk ka qene ndonjehere e lire, qe t'i shkembesh favorin e Kosoves... ti me ata ushtare po pushton nje komb, qe po e keqtrajtojne neper burgje dhe ua nxjerrin edhe fotot qe t'i shikojne te gjithe... Ku shkon kokeleshesia jone....???

    p.s. per autorin e poezise mesoje historine e Amerikes se te duhet per nenshtetesine, po mos e merr aq seriozisht, se shumica jane pallavra qe nuk do te hyjne ne pune, apo harrova c'moshe ke, kot sa flasim...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MtrX : 09-05-2004 mė 19:57
    MtrX ubicumque felix

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Edhe tek forumi i letersise hipokrizia ka hedhur rrenje.Dhe ngrihen "anetaret e shenjte te lidhjes se shkrimtareve anti-amerikane"dhe nje poezi e lexojne e shqyrtojne si byroja dikur,dhe meqe eshte e ndotur me ndjenja dashurie amerikane e hedhin per tu lare ne lavatricet e mendjeve anti-imperialiste.
    Nese nuk u pelqen ndertimi i poezise ,rrima vargjet,bujrum thoni nje fjale,nese doni politike dhe ne forumin e letersise ,keni ngaterruarr lagjen.
    Nuk i degjoni andej nga politika cirrjet dhe zhurmat e shqiptareve -irakiane,jane zhurmuese..............
    Mos e shemtoni letersine me politike.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Pse i del zot nje gafe qe s'do ta beje as vete o vlla? Gafen staliniste te nderthurjes se artit me politiken.

    Un per vete s'jam anti-amerikan...dhe sidomos s'kam qef ta degjoj fjalen "anti-imperialist"...kush me njeh e di vete pse...kjo per gjithkend qe kujton se kush kritikon nje politike te caktuar te nje shteti esht "anti-ky-shtet"
    Kritikat qe ke bere ndaj Bushit edhe vete sa here mos te bejne gje anti-amerikan? Jo...te bejne njeri qe sheh dicka qe te duket si padrejtesi dhe ke gjykimin tend te lire mbi te, qofte kjo padrejtesi amerikane, shqiptare apo bangladeshase...

  9. #9
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Persa i perket vjershes: Krijim popullor me cifteli i stilit te kohes se xhaxhit.
    Per permbajtjen: Secili ka shijen e vet, disa e bejne se ashtu e ndjejne, te tjere e bejne nga servilizmi.

    Aman vetem mos na u beni me katolik se Papa. Jane ca komente feminore ketu te disa personave historikisht servile. Askush nuk ja mohon vlerat Amerikes, por kur e zeza eshte e zeze une s'kam si i them e bardhe. Kur akte te tilla barbare i denon gjithe opinioni amerikan, ngrihen ca shqiptare qe s'kane pune tjeter vetem i bien me dore, tastieres gjithe diten, dhe behen superservile. Keta njerez jane fatkeqesia e nje kombi.
    HAKUNA MATATA

  10. #10
    Forumi shqiptar ka disa nenforume qe mbulojne temat politike ku mund te diskutoni gjere e gjate pikpamjet tuaja. Ky eshte forumi i letersise. Ju lutem mos ofendoni dhe permbajuni tematikes se forumit.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Pergjigje ndaj komenteve mbi "Amerike yll i lirise"

    Pergjigje Albes:

    Alba shkruan" Urime per poezin qe ke hedh ne forum . Disa vargje te kesaj poezie me pelqyen , por me sa shoh me disa vargje te tjera i ke shkel te drejtat e njeriut , ku ne disa mesazhe e tua ne forum ngre zerin se ke pas shume padrejtesi ne jete . E kuptoj urrejtjen tende ndaj shtetit Gjerman...

    Me fal ndoshta dhe jam gabim , por ndergjegjja ime nuk rrinte pa ti thene keto fjale . E di se je shume me i madh se une ne moshe , dhe me fal se ndoshta kam bere dhe gabim per kete kritik ne kete teme . Por duke u shtyre qe bashke i kemi vuajtur padrejtesite dhe bashke kemi ngrit dy gishtat ne ambasaden Gjermane dikur per demokraci , duhet mos ti harrojme ato pak dite te vuajtjeve tona... Megjithate te thash ndoshta jam gabim per sa shkrujta me lart , por te me falesh , per nxitimin e ketij mesazhi"

    Hi Alba.Te falemnderit per verejtjet e tua.
    Me duhet se pari te te them se une nuk kam ardhur ne Gjermani me ambasadat por jam zbuar nga Shqiperia legalisht,dy jave para hapjes se ambasadave,pas nje konfrontimi te gjate me shtetin shqiptar i cili ka filluar qe ne femini me futjen ne burg te babait tim,dhe me arrestimin dhe poshterimin tim para opinionit publik te Tiranes qe ne vitin 1975 kur une isha 17 vjec.Vecanerisht me eshte dashur te konfrontohem me qeverine e zotit Ramiz Alia,i cili ne rruge gjysem zyrtare,me 22 Qershor 1990 me zboi me dhune nga Shqiperia me nje vize te leshuar nga Ambasada Gjermane ne Tirane.
    Persa i perket shtetit gjerman duhet te dishe se indinjata ime prej njeriu te drejte drejtohet vetem kundra instutucioneve te caktuara te shtetit gjerman(German secret service) te cilet me pabesine e tyre te njohur historikisht,dhe me diletantizmin e tyre profesional,me trajtuan mua ne Gjermani sikur te isha Kim Filbi,ne nje kohe kur une isha nje njeri i pervuajtur qe kish ardhur ne Gjermani nga halli,pį asnje paragjykim apo keqdashje ndaj gjermaneve,perkundrazi me ndjenja miqesie te dlirte.Kjo vetem meqe e hape kete kapitull.
    Persa i perket shtetit gjerman ne pergjithesi dhe popullit te ketij vendi une nuk kam ndjenja urrejtje ndaj tyre,por me duhet herpashere te ve ne dukje perbuzjen e tyre te madhe ndaj nesh shqiptareve te cilen une e jetoj ne jeten e perditshme,dhe e cila me duket te jete nje atavizem barbar!Dhe mendoj se vetem i ndihmojme gjermanet duke reaguar ndaj racizmit te nje pjese te tyre ndaj te huajve.
    Neqoftese lexon me vemendje grimcat e mija autobiografike gjetke ne kete forum do te mesosh se une kam bere edhe eksperienca pozitive me shtetin gjerman ,si per shembull me organet e drejtesise ,dhe me policine vendore te cilat gjate gjithe qendrimit tim ne kete vend me kane trajtuar me dinjitet.
    Persa i perket Amerikes nuk kam c'te them me teper se c'kam shprehur ne vargjet e mija kushtuar ketij vendi ,vargje te cilat nuk kane aspak pretendimin e nje profesionalizmi te lart letrar,por me teper pretendimin e nje ndjesie te sinqerte e cila del nga zemra!

    Persa i perket komenteve te tjera qe jane bere deri tashti ne keto forum per
    "Amerike yll i lirise" ju falenderoj per komentet dhe ju them se duke lexuar disa prej tyre me duhet ti perserise vetes po ato fjale qe i kam perseritur me mendjen time si ne kohen e komunizmit dhe me vone ne situata te tilla

    " Segui il tuo corso e lascia dir' le genti"!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Pershendetje Wittstar !

    Me fal por dhe te kem cituar se ndoshta dhe u nxitova ne kete mesazh qe te shkruajta , por duke u nisur gjithmon nga ndjenja njerzore . E di se kemi shume nevoj per perkrahjen e Amerikes , dhe sidomos ne kete situte ,qe jemi nga te pakta shtete qe nuk pefshihemi ne bashkimin Evropian . Nuk jam ne kundershtim qe ta duam dhe ta respektojm popullin Amerikan , dhe reciproke , por jam kundra luftes qe ai po ben , dhe po vret mijra te pafajshem , per kete gje une si indivit , kam humb respektin per ate qeveri te Bushit i cili nuk me dukem me ndryshe se Hitleri apo Sllabodani . Dhe pikerisht per kete arsye ti citova ato rreshta qe ke shkruar ti , ku une me llogjiken time i zbertheva dhe nxorra nje konkluzion se dhe ti personalisht je kundra atij populli te vuajtur ku ke cituar "

    "Pra ushtar trim shqiptar
    tek afganet a ne Mosul
    koken ,shpirtin mbaje lart
    edhe armen mos e ul "

    E di qe idet dhe llogjika e njerzve nuk eshte njesoj tek te gjithe , por mendoj se njeriu me shpirt te madh duhet te jete humanitar te vlersoj te drejtat e njeriut pa dallim race nacionaliteti apo feje , te dhuroj sa me shume dashuri dhe te kursej sa me shume urrejtje ndaj qenies njerzore .

    Besoj se me ke kuptuar drejt se ku kam dash te dal me komentet e mija .

    Pershendetje dhe me respekt nga une

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  13. #13
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    artistikish, poezia nuk eshte poezi.

    Si ne stil, si ne mesazh, poezia eshte shume e dobet.
    Pa dashur te flas aspak per ineterpretimet qe jane bere me lart. Por qe ne fakt nuk i bej me faj ata qe kane diskutuar (nese nuk kane diskutuar sic u dashka te diskutohet, ose nese duket sikur kane dale prej temes)
    pasi poezia (VJERSHE) nuk ka asnje teme.nuk perfaqeson mirfilli as servilizmin, me pak akoma te perfaqesoje dashurine e vertete.
    Pa dyshuar aspak ne ndjenjat e autorit, e madje pa e bere aspak me faji per ndjenjat e tij (te cfaredollojshme e per kedo-vend) jane shprehur varfer. E si rrjedhoje here te duken si servilizma , here ku e di une si)Per te qene e sinqerte me ate qe mendoj ne lidhje me kete vjereshe (e perseris pa e paragjykuar aspak autorin), kjo nuk hyn ne asnje klase te letersise. As ne folklor. Kete lloji vjershe as bleona qereti nuk e kendon dot, packa se ka metriken dhe fjalorin me te pershtatshem per "talentin" e saj.
    Per ato se sa yll lirie eshte amerika , ne krahasim me ate se sa duket kaq e yllezuar, nuk eshte vendi per te diskutuar, e aq me pak une qe jam bloze ne politike.
    (perndryshe kjo poezi me duket me e pershtatshme ta kishe titulluar... "Dashuria ime per USA = Opinjon i imponuar")

    (kush me flet per mitet moderne? A krijohen mitet ? Dhe sa jane te vertete. Kush i krijon? Me c'qellime?)
    Per mua poezia po te kish qene e realizuar artistikisht, do te me dukej mitizim naiv. Por perderisa eshte kjo vjershe qe te LODH pa e lexuar deri ne fund s'kam c'te them)
    ....
    Ka kohe qe nuk po hidhet ndonje poezi ne forum , qe e lexoj nje here e i kthehem prap e prap e prap.Pa qene e nevojshme te jete me 15 strofa.

    Ndersa ne lidhje me ate qe po ta perkthesh ne anglisht...mund te shperbeleshesh me shume marramendese shto ndonje gje tjeter.

    ...Kush i kendon amerikes keshtu (si shqiptaret dikur enverit e partise) dekorohen . Nuk e di pse shume gjera te vogla me ngjajne ketu ne usa, me do gjera te medha ne shqiperine e para 90.

    (kushedi sa veta do te armiqesohen me mua , tani nga dahsuria per ameriken)
    ha ha ha ... qe ne fakt bertasin qee duan me shume se une , po nuk ma merr mendja . Une e du? Jo nuk e du, e pelqej. Me dasht du shqipnin, dhe vetem shqipnin.

  14. #14
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Duke mos dashur tė bėj komente politike e as ta dekurajoj autorin e vargjeve tė mėsipėrme, po i them edhe unė nja dy fjalė. Vjersha (jo poezia, mirė e ka Macia) mė tingėllon tepėr patetike dhe tė lodh aty kah mesi e tė lė pa vullnet qė ta lexosh deri nė fund. Sikur tė ishte pak mė koncize e mė pak PPSH-iste ndoshta do tė tretej mė lehtė, kėshtu disi mė duket si pa lezet...

    I uroj autorit suksese nė krijimtarinė letrare nė tė ardhmen...

    P.S. Motoja ime: mė pak politikė, mė shumė lirikė!
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  15. #15
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Pergezimet e mia per poezine. Vargjet e mesiperme mund tu djegin mosmirenjohesave, fondamentalisteve apo te vete-shpallurve "mbrojtes te te drejtave te njeriut". Ushtaraku shqiptar ne Irak apo Afganistan forcon imazhin e Shqiperise Demokratike, partner i devotshem i te drejtes dhe luftes per barazi ne arenen nderkombetare. Eshte nder per cdo Shqiptar qe perfaqesohet nga djem te tille. Eshte detyra e cdo Shqiptari, pavarsisht se cfare feje i perket, te mbeshtese ushtarakun ne detyren e tij fisnike qe ka.
    Detyre fisnike shume paska. Per ke po lufton? Cfare i kane bere irakienet shqiptareve?
    HOLLAND...

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Nje mendim te thjeshte...ne lidhje me keto diskutime!

    Pershendetje te gjithve !

    Pasi i lexova me durim vargjet kushtuar Amerikes si dhe te gjitha mendimet e juaja per ato vargje apo mendimet e njeri tjetrit...po ju shpreh dhe une mendimin tim te thjeshte!

    Cdo njeri ka te drejte te shkruaje si te doje dhe sa te doje, biles sot mundet dhe cfare te doje, jo servilizma per Ameriken, por edhe per djallin...ne se vete ai autor ndjehet mire me ato cfare shkruan...

    Mirpo problemi eshte se sa i lexueshem do te jete ai autor, dhe sa vlera letrare, artistike, kulturore, humanitare, historike etj, etj, kane krijimet e tij, ajo do te varet vetem nga lexuesi!

    Une mendoj qe cdo krijues i cdo fushe qofte, ashtu si cdo njeri...duhet te perpiqet ne jete qe te beje vepra apo pune te tilla, per te cilat nuk do ti duhet te pendohet me vone!

    Sepse vetdetyrimi per tu penduar per cfare ka shkruar, pikturuar, ndertuar, apo shpikur, etj, e con autorin deri ne nje vetvrasje shpirtrore, edhe pse i duhet qe fizikisht te levize, te jetoje si nje gjallese qe ka bere gjera, me te cilat ka lenduar zemrat e ndokujt me pa te drejte...

    Ashtu sic ka ndodhur rendomt ne histori...por fatkeqsia me e madhe ka qene per krijuesit letrar te cilet kane thurur poezi, kane shkruar romane etj, kane bere piktura ...gjera qe ua kane kushtuar me nje servilizem te ethshem diktatorve e individve te inkriminuar qe kane pergjakur popuj e vende...

    Koha moderne sot po tregon se shkrimtar dhe poet te mdhenje Rus si Majakovski, Gorki etj, te cilet nga ana letrare kane qene pena te forta, mirpo me krijimet e tyre qe hymnizuan Lenin, Stalinin diktaturen Ruse...ata perfunduan ne varrin e injorimit qe u beri dhe po u bene koha...duke ua vulosur veprat e tyre deri ne nje palexueshmeri, ne nje harrese te perjetshme... po ashtu dhe shume autore te tjere te vendeve ish komuniste, deri dhe ne Shqiperi...

    Cdo kujt mund ti falet te jete pak servil ndaj politikanve, ndaj qeverive, ndaj mbreterve, ndaj shteteve te forta ushtarakisht apo ekonomikisht, pasi servilizmi eshte semundje...

    Por vetem krijuesve, e sidomos poetve nuk u falet te jene servile kurre ne jete!

    Poetet e mirfillte i dallon si poete jo vetem aftesia e tyre per te krijuar vargun e bukur me fjalet e vecanta dhe rimen e lemuar, por dhe aftesia e tyre per te mos qene servil ndaj askujt ne bote!

    Diten qe krijuesi, apo apo vjershetori shkruan me nota servilizmi, ate dite e ka humbur per gjithmone vleren e tij te vargjeve, apo te cdo krijimi tjeter ne fushen e letrave!

    Pa marre parasyshe ne se kritika e vendit ku ai boton, kritike e dirigjuar nga pushetaret, e pranon krijimtarine e tij dhe e lavderon ate...shpesh vete kritika eshte servile ndaj pushtetarve dhe lejon te kalojne me nota vlersuese krijimet servile te atyre lloj autoresh...

    Lexuesi pra eshte gjykatsi me i mire, ai e hedh vepren e krijuesit ose ne kosh te plehrave, ose e mban ne gji si dicka te mrekullueshme...

    Per krijimin ne fjale te autorit te mesiperm, qe jane dhene shume mendime te vyera... qe nga Alba e cila e ka filluar e para me komentin e saj, ku me nje guxim dhe sinqeritet te dukshem, ka dhene mendimet e veta, qe nuk ka pse ti vije keq autorit!

    Sic po shihet Amerika eshte nje shtet i zhvilluar dhe i mekembur ekonomikisht...

    Pasi mbaroje lufta e ftohte gjysem shekullore...dhe "perandoria" komuniste u vetshkatrrua perbrenda per vete politikat e saja antinjerzore, me te cilat krijoje miliona njerz te varfer, me miliarda plage te ndryshme, deri dhe burgjesh e pushkatimesh politike... Pra nje sitem i deshtuar pra u shemb dhe po duket mjerimi i atyre vendeve gjithandej deri dhe ne Shqiperi...

    Pas asje shembje te komunizmit, tani i ka ardhur koha Amrikes qe te tregoje "muskujt" deri dhe dhembet me militarizimin e ekonomise se vet, duke ndezur luftra dhe duke shkatrruar nje here e pergjithmone HRMONINE BOTRORE!

    Bota, per shkakun e agresiviteteit Amerikan po ndahet ne dy bote: "Ne boten Orientale dhe ate Perendimore", ku avash avash dhe bota perndimore po percahet dhe Amerika ne se ece me ata hapa do te mbese e vetme...

    Ashtu sic mbeti e vetme ne Irak, ku perkrahsi me i madh Europian po i del Shqiperia me ata ushtare te varfer qe familjet e tyre i kane pa drita dhe pa uje ne shqiperi, ndersa vete ata ushtare nuk jane te siguruar per jeten e tyre ne asnje aspekt, ne se u ndodh gje atje...

    Pashe me lart qe dikush kishte shkruar qe nuk eshte vendi ketu te shkruhet per politike...
    Mos u keqkuptoni nga diskutimet e lira, sepse te diskutosh ne cdo rast per temat e dites, nuk do te thote se po merresh me politike, por do te thote qe je njeri aktual qe jeton me zhvillimet e kohes!

    Ashtu qe po vazhdoj dhe pak:

    Amerika ka gabuar dhe po gabon, gabime per te cilat do ta detyrojne shume shpejt te kerkojne falje jo vetem sic kerkoj Bushi per ato "orgji" qe bene ushtaret e vet ne Irak, kunder te burgosurve, kunder njerzve te cilet i trajtojne si te ishin kafshe, gje qe nuk eshte arritur as te shihet dhe as te deklarohet nga viktimat e luftes ne Kosove, qe Serbet te kene bere masakra te tilla me burrat kosovare, duke i xhveshur lakriq e duke i dhunuar ne menyrat me te ndyra qe jane pare ne historite e luftrave...

    Edhe per shume masakra te tjere qe koha po i zbardh cdo dite, do te detyrohen te kerkojne falje Amerikanet!

    Sic thote Alba me lart... asgje me shume nuk beri Sllobodani apo Hitleri pervec se urdheruan ushtaret e vet qe te masakrojne njerz te pa fajshem, te perdhunojne gra e burra e ke te mundnin...krahasimi qe ben Alba eshte me vend!
    E pse nuk u dashka ai president qe ti nenshtrohet gjykimit nderkombtar?

    Amerika ndihmoj per clirimin e Kosoves sepse ishte larja e nje turoi qe po bente si Amerika por dhe Europa shume vone mbasi u masakruan 2 milion Kosovar dhe u debuan nga Kosova...atehere nderhyne, vetem kur gjaku skuqi ballkanin dhe Europen...

    Vetem kur pane se nje diktator si Milloshevici ua injoroj fuqine politike, ekonomike, ushtarake etj, Europes dhe Amerikes, vetem ai egoizem i detyroj te nderhyjne dhe pse shume vone...pra shume me shume kishte egoizem forcash se sa nje veper humane...

    Pasi Humanizem do te ishte ne se Kosova do te shpallej e pamvarur me nje here!

    Ata nderhyne pasi hengren shume darka lluksoze me Sllobodanin ne Dejton e gjetiu...dhe pas darkave ai nisi bombardomet ne gjithe ballkanin...

    Pra shume vone, kur turpi i politikes botrore mbuloje rruzullin dhe tymi i luftes ne ballkan e kthej Europen dhe boten ne situaten e luftes se dyte botrore, fiks 50 vjet mbrapsht!

    E megjithe ate populli Shqipetar i eshte mirnjohes Amerikes!

    Por mos te harrojme se Kosova nuk eshte e pamvarur akoma, dhe eshte ajo Amerike dhe kjo Europe qe po luajne me te drejten e popujve per pamvarsi, se pse nuk po e njohin pamvarsine e Kosoves, por po e provokojne ate popull me zvarritje deri ne humbjen e durimit dhe ne ndezje te reja...

    Ahe pse Amrika luajti nje rol ne nderhyrjen e vonuar pas pergjakjes se madhe ne Kosove...Shqipetaret nuk kane pse i servilosen, kur Presidenti i saj, urdheron luftra barbare, per te pushtuar vende dhe popuj, per interesa shfrytezimi, si dhe per shkakun pse ata jane te nje besimi mjaft te njohur dhe mjaft te respektaur nga ata popuj, pra si Musliman!

    Askush nuk ka te drejte qe ti i imponohet tjetrit dhe aq me pak nje populli, per ta detyruar qe te heqe dore nga besimi i vet, apo per ti imponuar norma te reja ne menyren e te besuarit, si dhe per te guxuar qe ti shembe me bombardime vendet e shenjta, deri dhe vendet historike!

    E aq me pak ndaj atyre vendeve ku ka filluar se pari historine zhvillimi i jetes njerzore, pra ne ORIENT, atje ku u orjentua gjithe bota per dituri, per njerezi dhe deri per ate komunikim hyjnore qe paten Profetet si bij te atyre vendeve me perendine ku shkruan profecite hyjnore te Bibkes dhe Kuranit!

    Nuk kemi degjaur deri me sot qe te kete dale ndonje profet qe ka shkruar ne Bibel apo Kuran as nga Amerika as nga Europa...pra perse na u dahska qe ato vende si Atdheu i atyre mesazheve madheshtore ku orientohet e falet gjithe njerzimi te ndezen e te pergjaken cdo dite???

    Apo vetem pse familja Bush e ka ne shpirt shkattrimin e atyre vendeve dhe vrasjen e atyre popujve, vetem pse ata jane Islame dhe nuk i nenshtrohen shfrytezimit te pa drejte te pasurive nentoksore nga Amerika ??

    Ne si Shqipetare nuk duhet te jemi me te dashur me Ameriken apo m Bushin me shume se sa jane vete qytetaret Amerikane, te cilet edhe brenda ne Hollivud e ndezen demostraten masive deri dhe me perleshje neper rruge kunder Bushit, kunder luftes ne Irak, ashtu sic i dolen dhe Spanjollet, Hondurasit e te tjere, kunder... duke terhequr trupat dhe duke mos e pranuar ate lufte si nje lufte te drejte, por duke e dencuar si nje lufte barbare qe po prish harmonine botrore...

    Sot ne bote nuk ekziston me harmonia dhe mirkuptimi midis njerzve si me pare. Ne Aeroporte, ne vende publike, te dy palet njerzore si njerzit nga Orienti dhe njerzit nga perendimi e shikojne njeri tjeterin shtrember me nje armiqesi qe u kuptohet ne fytyra, nje pjese tjeter e racizmit modern ku kerkon ti diskriminoje ata njerz ne emer te levizjeve te lira, ne emer te ashtu quajtjes se luftes kunder terrorit...ku i kontrollojne arabet duke i xhveshur...ndersa te bardhet kalojne si kur te ishin "engjuj" ...por terror me te madh se mijra bomba me avjone luftarak mbi ato vende nuk ka ku te shkoje...

    Pa llogaritur rrezikun e njerzve qe kane humbur familiaret e vet ne ato lufta qe jane te gatshem te vdesin kudo dhe ne cdo rrethane ne shenje proteste kunder atyre qe ua vrane...duke hedhur dhe vehten ne ere si kamikace...

    Pra te kthehemi dhe nje here tek krijimet letrare, qe ne raste kur ato krijime kane nota servile ndaj politikanve, qeverive, shteteve apo individve, ku u vene ne dukej fuqine e tyre si vrases, si shtypes, kudo ne bote... Duhet ta kemi te qarte se cdo gje mund te quhen, si shprehje personale, tifozllek, etj... por nuk mund te quhen kurre vargje letrare poetike!

    Duhet te dijem dhe nje gje te thjeshte por te pa kuptueshme ashtu sic duhet, nga te gjithe njerzit kudo ne bote:

    "Servilizmi eshte semundja me e rrezikshme e njerzimit sot per sot, semundje e cila ka ushqyer dhe po ushqen injorantet duke i hymnizuar pa snje lloj merite dhe duke i hypur ne pushtet, ku ata jane bere diktatore apo udheheqes pseudodemokrat... ku pastaj verberisht njerzit pranojne shtypjen e tyre"!

    Shume popuj te perndimit e kane kuptuar rrezikun e asaj semundje te rende...dhe kane vite qe jane distancuar duke i mbajtur ne shenjester politikanet me kritika te ashpra jo vetem ne shtyp, medjat vizive etj, por dhe ne paraqitjen e tyre publike ku jo vetem nuk i duartrokasin sipas stilit shqiptar...por ua ngjeshin surratit me veze e domate dhe protestojne masivisht kunder tyre...

    Ndersa ne Shiperi vazhdon mjerimi i servilve ku ne te gjitha zyrat e shtetit vendosin fotografine e presidentit te Shqiperise sikur eshte "mesia"...e duartrokitet Fatos Nano sikur te ishte "Muhameti"...
    Semundje Shqipetare qe i mbajne njerzit peng dhe i mesojne verberisht qe te jene servile deri dhe ne krijimet letrare ne se mund te quhen te tilla...

    Ne shqiperi i bene kenge edhe Fatos Nanos, kenge polifonike qe u kendua dhe u duartrokit po nga njerzit servile te tij...ata duartrokasin dhe shkruajne edhe sot atje vjersha e vargje sic shkruan per Enverin edhe pse familjet i kane pa buk, pa pune, pa te ardhme...

    Pra semundjes se servilizmit e sidomos tek Shqipetaret i duhet gjete ilaci shpejt sa nuk eshte vone, ndryshe do te infektohen dhe gjeneratat e reja, te cilat bejne shume mire qe i injorojne politikanet, apo vendet qe bejne luftra barbare sic po Ben Amerika nen drejtimin e nje diktaori...

    Celsi i luftes kunder semundjes se servilizmit eshte:
    " Qe njerzit humane, te drejte dhe te ndershem, te cilet jane menjanuar nga injoranca shpesh...te vijne ne pushtet, por ata do te vijen vetem kur te miratohet nje ligje botror per ti vizituar ata qe pretendojne te merren me politike, ne anen mendore, psiqike duke ua bere cdo analize, ku te verteteohet se ata nuk jane ne shpirt, ne mendime, ne ide diktator dhe nuk e kane te zhvilluar ndjenjen e urrejtjes apo te krimit...pra shkurt, nuk jane psikopat, te cmendur qe duan te shohin vetem njerz te vrare, gjak, apo njerz duke vdekur urie, semundjesh etj...!

    Atehere fillon bota te ece per se mbari, nen drejtimin e njerzve humane qe do te dijne ti prijne politikes botrore dhe harmonise botrore, aq shume te shkatrruar nga politikanet e sotem...ndryshe do te kete vetem perseritje te ngjarjeve, ku do te kete prape politikan injorant qe vijne ne pushtet, per te shtypur e vrare njerz.

    Ashtu do te kete prap edhe servile pa fund, qe i ushqejne dhe i mbajne lart me hymne te pa meritueshme, ata politikane apo vende...me fjalime, artikuj, vargje tifoze etj, etj...!

    U zgjata pak, por e pashe si te nevojshme qe te ju them nje mendim te zgjeruar qe ndoshta do te ju duket sado pak me vend ndonej fjale!

    Ju uroj qe te keni nje jete sa me te mire dhe te qete, te gjithve me radhe!

    LLemadeo, 11.05.2004

  17. #17
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    [QUOTE=LLemadeo]Pershendetje te gjithve !


    Poetet e mirfillte i dallon si poete jo vetem aftesia e tyre per te krijuar vargun e bukur me fjalet e vecanta dhe rimen e lemuar, por dhe aftesia e tyre per te mos qene servil ndaj askujt ne bote!

    ...Amerika ndihmoj per clirimin e Kosoves sepse ishte larja e nje turoi qe po bente si Amerika por dhe Europa shume vone mbasi u masakruan 2 milion Kosovar dhe u debuan nga Kosova...atehere nderhyne, vetem kur gjaku skuqi ballkanin dhe Europen...

    Vetem kur pane se nje diktator si Milloshevici ua injoroj fuqine politike, ekonomike, ushtarake etj, Europes dhe Amerikes, vetem ai egoizem i detyroj te nderhyjne dhe pse shume vone...pra shume me shume kishte egoizem forcash se sa nje veper humane...

    Edhe pse i gjate, keto dy pasazhe, e bejne mesazhin tend te vlefshem (per mendimin tim ) .

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Faleminderit per vlersimin tuaj!

    Ju pershendes "macia_blu", dhe ju falenderoj per vlersimin qe i keni bere komentit tim!

    E kuptoj qe jam zgjatur pak ne ate koment, por vetem qe te mundem te nxjerr ne drite disa shkaqe qe kane krijuar shume mjegull ne mendje dhe para syve, jo vetem shoqerise shqipetare por gjithe botes...

    Pasi kjo Amerika me ato armatat pa fund neper oqeane me anije etj, etj gjoja per te ruajtur paqen botrore... eshte prishsi numer nje i paqes dhe kercnuesi me i madh i lirise se popujve...

    Ai Ramsfeldi, kur nuk e perkrahu Gjermania per luften ne Irak, ne shenje proteste disa here demostroje injorime te hapura ndaj Ministrit te jashtem Gjerman... duke mos ja dhene as doren ne konferecat ku ballafaqoheshin...dhe biles ai pati deklaruar se do ta gjunjezonte Gjermanine ne anet diplomatike apo ekonomike...por me sa u pa dhe po shihet po vetgjunjezohet ajo vete, ne kolapse te renies se vleres se Dollarit, te humbjeve te vendeve te punes, e deri ne deklarat e ushtarve te vet qe shprehen me indinjate kunder Bushit dhe luftes se tyre...etj...

    Une shoh nje perseritje te ngritjeve dhe renie perandorish... te pakten ne nje rrjedhe 3000 vjecare, qe nga Perandoria e Babilonise qe sundoje boten e asaje kohe, me luftra e barbari...

    Perandoria e Bizantinve e cila dhe ajo beri po te njetat barbari kunder vendeve e popujve...

    Prandoria Romake qe njihet per barbarite e veta, gjithe mesdheut, deri dhe ne Gozhdimin e Jezus Krishtit...nga Pilati...me ushtaret e vet...

    Pastaj kemi Perandorine e Osmanve qe dhe ajo per 500 vjet shembi e shkatrroj vende popuj e kultura...

    Tash te pakten 50 vjet ka filluar qe te ngrihet nje perandori e re shume e eger, Perandoria Amerikane, e cila qytetaret e vet i mban lart si te nje race te vecante, te cilet sipas ligjeve Amerikane paskan te drejte te vrasin, te pushtojne e te shembin popuj e kultura dhe nuk paska te drejte asnje gjykate nderkombetare te i gjykoje ata ushtare apo gjenerale per krimet e tyre...

    Kete e shoh si nje rrezik te ri per boten, ku po i paraqet nje racizem modern per te vendosur rregullat e jetes vetem sipas modelit amerikan...duke i shkaterruar modelet e tjera, kulturat e tjera sic po ben ne Orient, ku u shemben deri dhe muzzeumet ku ka zene fill historia e botes, duke i vjedhur shume prej atyre monumente kulture dhe sigurisht duke i derguar ne Amerike...

    Dhe se fundi shtoj: Se te gjitha ato perandori jane mbajtur gjalle nga servile injorante, qe kane duartrokitur verberisht, kane votuar verberisht, kane bere elozhe verberisht, kane shkruar vargje, poezi, hymne e kenge per ato perandori diktatura verberisht dhe vazhdojne te ngrejne lart edhe perandori apo individe me servilizma te tilla po prape verbersiht si ne Amerike, apo dhe ne Shqiperi e kudo...

    Mjere masa inelegjente qe vazhdon te pushtohet nga shumica injorante, te cilet votojne me tifozllek mbeshtetur mbi verberine e tyre, ne pa aftesine etyre per te pare dhe per te menduar per te ardhmen... Ata servile te verber, po bejne qe ti drejtojne shtetet e popujt ata qe krijojne kriza te cdo lloji dhe luftra barbare!

    Edhe nje here ju falenderoj sinqerisht qe ju kane pelqyer, qofte edhe vetem ato te dy pasazhe ne komentin tim!
    Te falenderoj per leximin qe i ke bere komentit tim, duke te kerkuar dhe ndjese per lodhjen qe ju kam shkaktuar, sepse eshte vertet i gjate!

    Por njerzit intelegjent, te qete, te vullnetshem dhe me shpirt human...kane durim te tidhe sic paskeni dhe ju!

    Gjithe te mirat!
    LLemadeo

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Faleminderit per vlersimin tuaj!

    Ju pershendes "macia_blu", dhe ju falenderoj per vlersimin qe i keni bere komentit tim!

    E kuptoj qe jam zgjatur pak ne ate koment, por vetem qe te mundem te nxjerr ne drite disa shkaqe qe kane krijuar shume mjegull ne mendje dhe para syve, jo vetem shoqerise shqipetare por gjithe botes...

    Pasi kjo Amerika me ato armatat pa fund neper oqeane me anije etj, etj gjoja per te ruajtur paqen botrore... eshte prishsi numer nje i paqes dhe kercnuesi me i madh i lirise se popujve...

    Ai Ramsfeldi, kur nuk e perkrahu Gjermania per luften ne Irak, ne shenje proteste disa here demostroje injorime te hapura ndaj Ministrit te jashtem Gjerman... duke mos ja dhene as doren ne konferecat ku ballafaqoheshin...dhe biles ai pati deklaruar se do ta gjunjezonte Gjermanine ne anet diplomatike apo ekonomike...por me sa u pa dhe po shihet po vetgjunjezohet ajo vete, ne kolapse te renies se vleres se Dollarit, te humbjeve te vendeve te punes, e deri ne deklarat e ushtarve te vet qe shprehen me indinjate kunder Bushit dhe luftes se tyre...etj...

    Une shoh nje perseritje te ngritjeve dhe renie perandorish... te pakten ne nje rrjedhe 3000 vjecare, qe nga Perandoria e Babilonise qe sundoje boten e asaje kohe, me luftra e barbari...

    Perandoria e Bizantinve e cila dhe ajo beri po te njetat barbari kunder vendeve e popujve...

    Prandoria Romake qe njihet per barbarite e veta, gjithe mesdheut, deri dhe ne Gozhdimin e Jezus Krishtit...nga Pilati...me ushtaret e vet...

    Pastaj kemi Perandorine e Osmanve qe dhe ajo per 500 vjet shembi e shkatrroj vende popuj e kultura...

    Tash te pakten 50 vjet ka filluar qe te ngrihet nje perandori e re shume e eger, Perandoria Amerikane, e cila qytetaret e vet i mban lart si te nje race te vecante, te cilet sipas ligjeve Amerikane paskan te drejte te vrasin, te pushtojne e te shembin popuj e kultura dhe nuk paska te drejte asnje gjykate nderkombetare te i gjykoje ata ushtare apo gjenerale per krimet e tyre...

    Kete e shoh si nje rrezik te ri per boten, ku po i paraqet nje racizem modern per te vendosur rregullat e jetes vetem sipas modelit amerikan...duke i shkaterruar modelet e tjera, kulturat e tjera sic po ben ne Orient, ku u shemben deri dhe muzzeumet ku ka zene fill historia e botes, duke i vjedhur shume prej atyre monumente kulture dhe sigurisht duke i derguar ne Amerike...

    Dhe se fundi shtoj: Se te gjitha ato perandori jane mbajtur gjalle nga servile injorante, qe kane duartrokitur verberisht, kane votuar verberisht, kane bere elozhe verberisht, kane shkruar vargje, poezi, hymne e kenge per ato perandori diktatura verberisht dhe vazhdojne te ngrejne lart edhe perandori apo individe me servilizma te tilla po prape verbersiht si ne Amerike, apo dhe ne Shqiperi e kudo...

    Mjere masa inelegjente qe vazhdon te pushtohet nga shumica injorante, te cilet votojne me tifozllek mbeshtetur mbi verberine e tyre, ne pa aftesine etyre per te pare dhe per te menduar per te ardhmen... Ata servile te verber, po bejne qe ti drejtojne shtetet e popujt ata qe krijojne kriza te cdo lloji dhe luftra barbare!

    Edhe nje here ju falenderoj sinqerisht qe ju kane pelqyer, qofte edhe vetem ato te dy pasazhe ne komentin tim!
    Te falenderoj per leximin qe i ke bere komentit tim, duke te kerkuar dhe ndjese per lodhjen qe ju kam shkaktuar, sepse eshte vertet i gjate!

    Por njerzit intelegjent, te qete, te vullnetshem dhe me shpirt human...kane durim te tidhe sic paskeni dhe ju!

    Gjithe te mirat!
    LLemadeo

  20. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444
    [QUOTE=LLemadeo]

    Cdo njeri ka te drejte te shkruaje si te doje dhe sa te doje, biles sot mundet dhe cfare te doje, jo servilizma per Ameriken, por edhe per djallin...ne se vete ai autor ndjehet mire me ato cfare shkruan...

    Nuk kemi degjuar deri me sot qe te kete dale ndonje profet qe ka shkruar ne Bibel apo Kuran as nga Amerika as nga Europa...pra perse na u dashka qe ato vende si Atdheu i atyre mesazheve madheshtore ku orientohet e falet gjithe njerzimi te ndezen e te pergjaken cdo dite???


    Hi LLemadeo,

    Edhe pse sic shihet kemi diferenca ne lidhje me permbajtjen e ketyre vargje,te falenderoj qe ke marr mundimin dhe ke shprehur me sinqeritet mendimet e tua ,pasi per mua eshte shume interesant cdo lloj mendimi e reagimi ne lidhje me kete teme(si dhe per cdo lloj teme tjeter serioze)
    Te jap shume te drejte per komentet e tua mbi servilizmin si tipar karakteri ne pergjithesi.
    Po te lexosh me vemendje grimcat autobiografike te mijat qe permend ne pergjigjen time dhene pjesetares se forumit Alba ketu me lart do te kuptosh
    se autori i vargjeve modeste " Amerike yll i lirise" gjate jetes se tij prej pothuaj gjysem shekulli nuk e ka patur asnjehere per tipar karakteri servilizmin.
    Mjafton te te them edhe dicka tjeter nga jeta ime per ta ilustruar kete gje:
    Ne vitin 1997 nje poete e njohur shqiptare mu afrua dhe me propozoj ne emer te Partise se punes se Shqiperise qe te behem anetar i asaj partie duke u perpjekur te me mbush mendjen se partia kish ndryshuar per mire.Ky propozim mu perserit me kembengulje disa here nga ajo komuniste dhe nje funksionar tjeter i asaj partie.Une e refuzova ate propozim duke i thene asaj zonje " Do te jem i gatshem ta degjoj perseri propozimin tuaj nese me pare parti e punes perjashton nga gjiri i saj 2000(dy mije) persona listen e te cileve do t'jua jap une,me anetare qe nga me i thjeshti deri tek anetare te byrose politike!"

    Me fjale te tjera or mik duhet te mesohesh me mendimin se mund ti kendosh Amerikes pa qene servil,dhe se shumica e shqiptareve e duan Ameriken yllin e lirise,dhe nuk lene ndjenjat e tyre te patundshme ndaj USA te zbehen nga ngjarje kalimitare.

    Persa i perket Amerikes si tok profetesh duhet te dish se Amerika ka nxjerre
    Joseph Smith shpetimtarin e kristianizmit,i cili i ka sjelle kristianizmit librin Mormon,nje deshmi tjeter te vertetesise se bibles,dhe eshte krijuesi i Mormonizmit
    nje fe dhe komunitet fetar qe me besnikeri absolute ndaj Krishtit inkurajon virtutin dhe mbrojtjen e familjes.

    Dhe po te me pyesesh mua ne thelbin e tij populli amerikan eshte i bekuar me nje shpirt profetik te orientuar drejt se arthmes,privilegj qe nuk e ka cdo komb.
    .................................................. .................................................. ...................
    As I heard somebody talk about servilism:
    "There is a time in every man's education when he arrives at the conviction that envy is ignorance; that imitation is suicide; that he must take himself for better, for worse, as his portion; that though the wide universe is full of good, no kernel of nourishing corn can come to him but through his toil bestowed on that plot of ground which is given to him to till. The power which resides in him is new in nature, and none but he knows what that is which he can do, nor does he know until he has tried." - Author R.W.Emerson

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Islami dhe liria
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 15:25
  3. Immanuel Kant
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 04:21
  4. Liria
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •