Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 38 prej 38
  1. #21
    rezistenca nuk vdes Maska e ju flet Tirana
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    ne kafenene e preferuar
    Postime
    99
    Citim Postuar mė parė nga Fiori
    Shume shqiptare vijne ne Amerike me mendimin qe te futin femijet lavapjates qe 15 vjec qe te blejne shtepine me te mire nga gjithe shqiptaret e tjere ne menyre qe kur te mblidhen ne kishe/xhami gjate festave te mburren kush e ka shtepine me te bukur, ndersa prinderit e saj e kane shtyre te behet cfare eshte sot.
    Nuk e di a u mendove shume kur e shkruajte dicka te tille Fiori, po une kam 9 vjet ketu ne Amerike (NYC) dhe akoma s'kam takuar nje Shqiptar te ketille. Me sa kam pare une ketu te gjithe i yshtin femijet per te vazhduar shkollen pasi ajo eshte kryesorja per shume familje. Te gjithe te rinjte qe njoh une punojne e shkojne neper shkolla.
    Bushspeak: War is Peace

  2. #22
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011
    Eshte pak dalje nga tema, dhe dua qe dicka te tille ta diskutoj me vete tek forumi Tema Shoqerore (per me shume mund te shkosh ketu ).

    Gjithashtu nuk ka nevoje per ironi. Tek tema me lart nq se lexon deri ne fund jam shpjeguar shume mire, le te mos kapemi pas fjaleve per me shume fjale, e te diskutojme ate qe po diskutohet.


    Pershendetje

  3. #23
    Qi e mire vertet qo qika... po a e pranon qe eshte shqiptare a?

  4. #24
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Mosha
    43
    Postime
    123
    Keshtu nga pamja s`qeka gjo fare por ka telent te madh me sa duket....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2004
    Postime
    4

    Thumbs up Stina

    Citim Postuar mė parė nga Stina
    A eshte apo jo Shqiptare thoni. Emri dhe mbiemri i saj ja ben muuu qe eshte Shqiptare. Ta kisha lexuar emrin per here te pare on TV do me binte ne sy emri pavaresisht se c'thote ajo. Nejse.
    Ajo eshte shqiptare dhe e thote ate me mburrje. Me beri pershtypje nje interviste e saj ne nje nga revistat me te medha te Amerikes kur tha se jam krenare qe jam shqiptare, edhe pse jam larguar nga Tirana kur kam qene vetem kater vjece.
    Interesant he?

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2004
    Postime
    4

    Post si te gjeni informacione

    Miredita shqiptare,
    U be nje kohe e gjate qe vertet jam i interesuar per te gjetur dicka per shqiptaret qe ndodhen jashte atdheut. Menyra me e thjeshte eshte te shkosh ne www.google.com dhe pastaj shkruaj emrin dhe faqja e internetit te tregon she c'te besh me tej. Eshte vertet interesant. Ketu gjeta shume te dhena per shqiptaren tone: Masiela Lusha dhe gjithashtu, po te shkosh ne www.wireimage.com dhe te shkruash emrin e saj do te shikosh kaq shume fotografi te kesaj vajze kaq te bukur.
    www.dailyceleb.com bej njesoj, shkruaj emrin e saj dhe do te shikosh
    www.imdb.com do ta gjesh Masielen dhe shqiptare te tjere
    www.filmbug.com --atje eshte emri i saj gjithashtu
    Vetem aty gjendet e verteta,
    pershendetje dhe le ta harxhojme kohen per nje Shqiperi me te mire dhe le te mburremi percfare meriton.
    Tori

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2004
    Postime
    4

    Masiela thote she eshte krenare qe eshte shqiptare!!

    Citim Postuar mė parė nga ju flet Tirana
    Nuk e di po Eliza Dushku qe ka lindur ketu dhe ka vetem babain Shqiptar deklaron se eshte Shqiptare dhe biles doli ne perkrahje te Kosovareve gjate luftes.
    Kjo Masiela me kujon Valbona Coben qe e kishte shkruajtur prejardhjen Evropiane ne pershkrimi e saj. Po edhe bufi e di qe Evropa eshte kontinent e jo shtet.
    Megjithate i uroj shume suksese se duket goce shume e kompletuar e konsiderofte a mos e konsiderofte veten Shqiptare.

    Po te degjosh ose te lexosh intervistat e Masieles do te kuptosh se ajo kurre nuk e mohon qe eshte shqiptare. Ajo ka shkruajtur nje liber ne anglisht dhe e ka perkethyer edhe ne shqip kur ishte vetem 12 vjece. Eshte dicka per t'u mburrur me vajzat shqiptare. Si mendoni ju?

  8. #28
    i/e larguar Maska e bingo-bomba
    Anėtarėsuar
    17-07-2004
    Vendndodhja
    athine
    Mosha
    38
    Postime
    67
    car te them une urime edhe uroj nje dite e gjith bota te respektoj faren shqiptare urime MASIELA edhe me lart lali.....

  9. #29
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    38
    Postime
    6,849

    Masiela, talenti made in Albania nė Hollywood

    Erion Kaēorri

    Ėshtė e zgjuar dhe ndėr adoleshentet mė tė talentuara nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Masiela Lusha ėshtė diplomuar nė Universitetin UCLA pėr Anglisht dhe Biznes. Dashuria e saj e parė ėshtė aktrimi, gjithashtu kėrcimi, gjimnastika dhe tė kėnduarit. Ajo pėrveē gjuhės mėmė flet Anglisht, Frėngjisht dhe Gjermanisht. Masiela ėshtė pėrfshirė nė disa filma kinematografik dhe televizivė, si “The Big Red Dog”, filmat e Walt Dizney “Lizzie McGuire”, gjithashtu ka qėnė edhe prezantuesja e njė programi edukativ pėr tė rinjtė qė titullohej “Jeta e Vėrtetė e Adoleshentėve”. Ajo ka luajtur rolin kryesor nė filmin “Down With Me”, “My Father’s Eulogy” dhe “007 th Grade”, kronikat e James Bondit te Ri. Duke i shtuar karrierės sė saj kinematografike edhe role dytėsore nė filma tė tillė si Summonig, Living With Mushuggana Shiksa dhe Spirit Rising. Masiela Lusha, luan vajzėn adoleshente tė George Lopez, tė quajtur Karmen nė serialin e kanalit amerikan ABC. Ajo ėshtė njė aktore, autore, modele dhe artiste e kompletuar. Nė fillim tėrhoqi vėmemdjen si modele nė Michigan dhe shumė shpejt u zhvendos ne Los Angeles. Nuk ndalet pa provuar edhe teatrin dhe luan nė tė famshmin “Charlie and the Chocolate Factory” ku luan rolin e Princeshės sė Umpalumpas. Nė verėn e vitit 2000 Masiela shkroi njė skenar tė suksesshėm me titull “The Group” i cili u mirėprit nė studiot mė tė mėdha nė Hollywood-it. Ajo ka shkruajtur njė skenar tė cilin akoma nuk e ka titulluar por qė po shikohet nga vetė gjigandi i televizionit Amerikan dhe botėror Aaron Spelling. Eshtė shfaqur nė filma, reklama, video muzikore, modė pa harruar bashkėpunimin me aktorin e madh amerikan Ben Affleck. Me gjithėatė ajo vazhdon tė marrė ende leksione aktrimi, nuk harron tė jetė pjesė e audicioneve mė suksesshme nė Hollywood.
    Masiela ėshtė quajtur “autorja mė e re nė botė e cila boton njė libėr” dhe njė nga 10 poetet mė tė talentuara te Amerikes se Veriut” me librin e saj “Mendime tė Brendshme”, i cili ėshtė botuar nė tė dyja gjuhėt Anglisht dhe Shqip nė vitin 1998, qysh kur ajo ishte vetėm 12 vjeē. Ajo e shikon tė shkruarit si nje shtrirje tė vetvetes, njė mėnyrė pėr tė krijuar njė botė pa kufij dhe nė kėtė rrugė ajo po vė nė punė tė gjithė talentin e saj tė jashtėzakonshėm pėr disa skenare filmash.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Aktore shqiptare ne nje serial amerikan

    Nje aktore e re shqiptare e lindur ne Tirane eshte ne nje serial amerikan me George Lopez.
    Dhepse e re ajo eshte bere shume e famshem e po behet nje yll i ri ne televizion e filmat amerikane.
    Ajo quhet Marsiela Lusha.

    Ja disa informacione.

    http://www.imdb.com/name/nm1126641/

    http://www.celebritykidz.com/MasielaLusha/

    http://www.taod.com/modules.php?name...rofile=masiela

    Ja dhe adresa e serialit.

    http://www.tvtome.com/tvtome/servlet...t/showid-4698/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 18-10-2004 mė 16:05

  11. #31
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Masiela Lusha eshte shqipetarja qe po ngjit c'do dite shkallet e hollivudit. Masiela Lusha ka lindur Tirane ne 23 Tetor 1985, e bija Maks dhe Daniela Lusha .Per nje jete me te mire dhe me shume shance,bashke me nenen e saj, ajo ne moshen 7 -vjece u larguan per ne drejtim te USA. Stacioni i tyre ishte Macombo qyteze ne Michigan, pasi te afermit qe bene te mundur sponsorizimin dhe mbeshtetjen e tyre jetonin po aty.
    Shume shpejte jeta e saj rrodhi ndryshe. Ishin rekordet e nje kasete te mamase se saj qe beri kur Masiela beri pozimet e para si top modele e shkolles se saj me John Robert Powers
    Ku aty mesoi dhe mori mesimet e para duke u shoqeruar dhe me
    fotografira. Keto te fundit ne 1998 e bene qe te udhetonte drejt
    Kalifornise per te mare pjese ne nje pasarele mode ku ishin 600
    pjesemares,ku u zgjoll ne treshen me te mire.
    Prezantimi i talentuar i saj terhoqi dhe vemendjen e shume personaliteteve ku nje prej tyre ishte dhe Presidenti USA
    Bill Clinton , ai u shpreh,:"Ju jeni e ardhmja e vendit juaj dhe une te inkurajoj qe te vazhdosh te shfrytezosh talentin tend kreativ qe te jesh e pregatitur kur gjenerata jote te udheheqe vendin tend ."


    Ne viziten qe pati tek te afermit e saj ne Austri,ajo u frymezua me ndjenjat e moshes dhe i hodhi gjurmet e saj te para te poezise,ku ne moshen 12-vjece ajo botoi librin e saj poetik "Inner Thoughts" ne Anglisht dhe shqip.
    Ky botim e beri Shkrimtaren me moshe me te re ne bote.
    Ajo u shpall tek 10 me te talentuarat poete ne Ameriken Veriore.


    Veren e kaluar ajo shkruajti : "The Group", "Starla", "Nela dhe "Maylee". Masiela ka luajtur ne role teatrale si "Charlie and the chocalate Factory" , "Borebardha", "Last Dress Rehearsol" , "The buzz".

    Masiela eshte bere tashme me se e njohur tek shikuesit.
    Ajo eshte bere me se e besueshme me zerin e saj ne rolin "carmen" ne shume serialin "George Lopez" i cili transmetohet nga kanali gjigand Amerikan ABC.

    Edmond Ismalati
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Masiela, emri shqiptar nė Hollivud

    Masiela, emri shqiptar nė Hollivud


    Profil

    Emri: Masiela

    Mbiemri: Lusha

    Emri i babait: Maks

    Emri i nėnės: Daniela

    Ditėlindja: 23 tetor 1985

    Vendlindja: Tiranė, Shqipėri

    Profesioni: Aktore

    Filmat

    'Down With Me"

    "My Father's Eulogy"

    "007 th Grade"

    "Cherry Bomb"

    "Clifford's Puppy Days"

    "George Lopez"

    "Summoning"

    'Father's Love"

    Historia e aktores, qė iku fėmijė nga Shqipėria dhe mbėrriti suksesin nė kinema

    Fillimet nė letėrsi, aktrimi dhe skenaret

    E quajnė vajza shqiptare e Hollivudit. Masiela Lusha nuk ėshtė mė shumė se 20 vjeē, por ėshtė ndėr aktoret e reja mė tė preferuara tė momentit. Kulmi i saj ishte njė serial televiziv "George Lopez" i vitit 2002, i rendirur nė listėn e mė tė ndjekurve nė Amerikė nė kanalin ABC.

    E kupton famėn e saj ndėrsa lexon nė "Teen Hollywud" shkruar me shkronja tė mėdha 'Ekskluzive", pėr njė intervistė me aktoren shqiptare. Masiela ka luajtur njė varg filmash duke u kthyer befas nė qendėr tė vėndjes, mė e preferuara, qė rri nė krah tė aktorėve, regjisorėve e skenaristėve mė nė zė. Gjithēka ka ndodhur shpejt dhe befas pėr vajzėn e vogėl shqiptare, e cila ka njė histori mjaft tė veēantė. Nė sitin e saj nė internet, ajo shėnon "Vendlindja: Tiranė, Shqipėri". Babai i saj quhet Maks, ndėrsa mamaja Daniela.

    Nė Amerikė

    I kujtohet dita, kur mamaja e saj vendosi tė ikė. Ishte e bindur se duhej tė ndiqte kėshillėn qė xhaxhai i saj, i cili punonte mjek nė Miēigan, i jepte nė atė kohė. Kur gazetari i njohur i Hollivudit Lynn Barker, i bėn aktores shqiptare 18-vjeēare pyetjen: "Ju keni lindur nė Shqipėri. Kur u transferuan prindėrit e tu nė SHBA dhe pse"?, ajo nuk jep ndonjė shpjegim tė gjatė e tė detajuar. Pėrgjigjet me pak fjali. "U transferuam nė Amerikė vetėm unė dhe mamaja ime. Erdhėm nga Evropa thjesht, sepse dėshironim tė vinim nė Amerikė, sepse ajo ishte toka e mundėsive, ashtu siē ėshtė akoma', rrėfen Masiela.

    Fillimet

    Qė nė fillim tė viteve “90 shtangej para televizionit. Njė ditė mamaja e saj vuri re se ajo gjithmonė kishte dashur tė qėndronte pėrpara kamerave dhe njė ditė e regjistroi nė shkollėn e modeleve me Xhon Robert Pauers. "Ishte njė eksperiencė e rėndėsishme pėr mua, thjesht pėr tė mėsuar jo pėr tė nisur njė karrierė. Mėsova shumė atje dhe bėra disa fotografi. Njė fotograf mė tha se nė qytet do tė vinte njė agjent nga Kalifornia. Kėshtu qė shkuam nė kėtė seminar me 600 njerėz dhe nga kėto gjashtėqind, agjenti zgjodhi tre, njė prej tė cilave isha dhe unė. Pata shumė fat qė nė njė kohė kaq tė shkurtėr fillova me njė agjent". Gjithēka qė ēonte nėpėr mend e shihte tė realizuar shumė shpejt. Kėshtu i ndodhi dhe me letėrsinė.

    Njė libėr

    Ishte vetėm 12 vjeē, kur shkroi njė libėr tė suksesshėm. Atėkohė kishte shkuar me mamanė e saj pėr tė vizituar ca tė afėrm nė Australi. Ishte verė dhe Masiela kujton se thjeshtė i kishte ardhur muza e saj pėr tė shkruar dhe pėr tė shprehur vetveten. "Kisha shumė gjėra nėpėr kokė dhe doja t'i shkruaja tė gjitha. Kur u kthyem, unė i futa ato tė gjitha poshtė shtratit tim, ndėrsa ime mė pyeti: "Ē'ke ndėr mend tė bėsh me gjithė kėto poezi'?. Unė s'kisha asgjė ndėr mend, kėshtu qė nuk i ktheva pėrgjigje, ndoshta kur tė bėhesha 14 vjeēe do t'i lexoja e do tė shihja se si isha kur kisha qenė 12. Kurse ajo ma ktheu: "Pėrse nuk i mbledh tė gjitha nė njė libėr"?. I thashė 'Mirė, pse jo"?.

    Skenare

    Prej kėtij libri ajo ka zbuluar se ėshtė shumė e lidhur me tė shkruarin. Tashmė shkruan skenare, njėri prej tė cilėve titullohet "Grupi", e qė ėshtė mirėpritur nė Hollivud nė disa nga studiot mė tė mėdha tė filmit. Ka shkruar gjithashtu edhe njė skenar tjetėr, titulluar "Starla", ndėrsa ka mbaruar 13 episodet e njė filmi tė animuar titulluar "Pixies". Karakteret e kėtij filmi janė tė rinj dhe zana, tė cilėt iu futen aventurave tė mrekullueshme. Ka shkruar gjithashtu njė skenar tjetėr, qė ėshtė marrė nė konsideratė nga vetė Aron Spelling, i njohur nė ekranin shqiptar si skenaristi i serialit "Beverlly Hills". Ka qenė e pranishme nė shumė filma, duke pėrfshirė role studentėsh, pjesė tė vogla tė pavarura, video muzikore, modele, si dhe ka realizuar postera me Ben Aflek. Por filmat e saj mė tė sukseshėm janė ato qė shfaqen direkt nė makineritė kompjuterike tė kėrkimit, si "Down With Me", "My Father's Eulogy", "007 th Grade", "Cherry Bomb" film i 2004-ės "Clifford's Puppy Days" (2003), seriali "George Lopez", "Summoning" apo "Father's Love".

    Pėrgatiti: Admirina PEĒI

    Konkurencė nė Hollivud

    N ė revistėn "Teen Hollywud" Lynn Barker e pyet Masiela Lushėn pėr konkurencėn, duke i thėnė se ka shumė aktorė adoleshentė konkurrentė, si e shumėpėrfolura Hilari Daf, e njohur si Lindsei Lohan. Kjo tė jep pėrshtypjen se gjatė gjithė kohės ndjehet konkurenca e egėr. Por aktorja e re thotė se nuk ka pse tė konkurrojė. "Nuk jam fare si ato. Tani ka shumė qė janė nė majė. Mendoj se ka shumė vajza qė po ia marrin dorėn dhe kjo ėshtė gjė e bukur, por unė nuk e shikoj veten nė konkurrencė me to. Unė e lejoj veten tė jem ndryshe dhe nuk pėrpiqem tė konkurroj e tė tregoj se jam njė version mė i mirė se ato".

    Njė fans i ēuditshėm

    Masiela thotė se njė fans i saj i ēuditshėm i ka dėrguar njė herė njė letėr. ?Me sa dukej ishte i burgosur pėr njė vjedhje. Ai mė dėrgoi njė letėr ku thoshte se ishte burgosur dhe gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė burg do tė shkruante njė skenar filmi. Kėrkonte qė unė tė luaja rolin e tė dashurės sė vet, e cila kish mbetur e vrarė gjatė vjedhjes. Madje mė dėrgoi dhe fotografinė e tė dashurės sė tij?, tregon aktorja njė prej rasteve tė veēanta nė pėrballjet me fansat e shumtė.

    Milosao.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2006
    Postime
    119

    Masiela Lusha

    Thx Per Informacionin Te Gjitheve .veshtruesja Nuk E Di Por Ne Show Mu Duk Me E Embel Ne Fytyre Por Ne Fotografine Qe Ke Vene Seshte Gje .anyway Te Pakten Te Shohim Disa Shqiptare Ne Shows

  14. #34
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,157
    ske faj makiazhi sot bene mrekullira, edhe mua me eshte dukur me e mire ne tv

    te pershendes

  15. #35
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Mosha
    38
    Postime
    1,471
    durrsake eshte masiela

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,775
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Masiela Lusha

    Aktorja Masiela Lusha tregon historinė e saj

    Humanizmi, krijimtaria dhe filmi tė pandara nė jetėn e saj

    Kastriot Haxhiaj

    07.06.2013



    Ajo njihet si aktore, shkrimtare, producente dhe humanitare. Shumė e talentuara Masiela Lusha fitoi famė nė serialin televiziv “George Lopez” dhe qysh nė moshė tė vogėl ajo u shqua pėr talentin e saj. Revista “Teen Magazine” do ta cilėsonte atė si ndėr pesė tė rinjtė qė do tė kishte shansin e suksesit. Nė fushėn e letersisė, Masiela u cilėsua si shkrimtarja mė e re nė botė, 12 vjeēare, qė publikon njė libėr nė dy gjuhė. Disa vite mė pare ajo themeloi Fondacionin Fėmijėt e Botės ndėrsa kėtė vit ėshtė bėrė Ambasadore Ndėrkombėtare pėr tė Rinjtė me fondacionin Athgo qė promovon sipėrmarrjen botėre dhe mbėshtetet nga UNICEF dhe Banka Botėrore. Para pak ditėsj Masiela ishte e ftuar pėr njė intervistė nė Zėrin e Amerikės.

    Emri:  2398E9DD-83E1-42C1-866B-F1A86FCF5DDA_w640_r1_s_cx0_cy11_cw0.jpg

Shikime: 292

Madhėsia:  32.4 KB

    Zėri i Amerikės: Kohėt e fundit ju jeni bėrė Ambasadore Ndėrkombėtare pėr tė Rinjtė me fondacionin Athgo. A mund tė na tregoni pak pėr kėtė organizatė dhe misionin tuaj tė ri ?

    Masiela Lusha: Jam shumė e kėnaqur me kėtė mision sepse bashkon tė gjithė sipėrmarrėsit e rinjė nga mbarė bota. Tė rinj nga e mbarė bota gjejnė zėrin e tyre nė kėtė organizatė qė ofron udhėheqje, trajnim, financime dhe lidhje. Ishte kenaqėsi takimi me ekipin e kėsaj organizate. Kjo organizatė bashkon ide dhe zėra tė ndryshėm. Pikėrisht kjo mė ka frymėzuar mua.

    Zėri i Amerikės: Ju keni marrė famė gjatė interpretimit tė Carmen, vajzės sė George Lopez nė serialin me tė njėjtin titull. A mund tė na flisni pak rreth kėtij rrugėtimi i cili ju bėri ju njė veterane tė televizionit nė moshėn 20 vjeēare.

    Masiela Lusha: Aktrimi nuk ka qėnė synimi im fillestar. Kur isha 7-8 apo 9 vjeēare nuk e dija se ēfarė ishte aktrimi. Nuk i kuptoja kamerat apo vet makinerinė pas kėsaj industrie. Ishte njė agjent i cili erdhi nė Detroit tė shtetit Michigan nė kėrkim tė talentėve tė rinj. Mamaja ime mendoi se ishte njė ide e mirė pėr tė provuar shanset nė kėtė industri. Mes qindra konkuruesve ai zgjodhi tre vetė qė i ftoi nė qytetin Los Angeles dhe unė isha mes tyre. Kjo ishte eksperienca ime e parė dhe nuk ishte zgjedhja ime e parė nė jetė por jam shumė e lumtur qė e ndoqa dhe nė tė vėrtetė ndryshoi kursin e jetes time.

    Zėri i Amerikės: Keni lindur nė Shqipėri dhe pastaj jeni zhvendosur nė Hungari dhe pastaj nė Austri dhe pėrfundimisht jeni vendosur nė Shtetet e Bashkuara. Sa ka ndikuar nė karrierėn tuaj eksperienca juaj jetėsore?

    Masiela Lusha: Jam larguar nė Shqipėria nė moshėn 5 vjeēare dhe vendosur nė Budapest dhe mė pas nė Vjenė dhe pėrfundimisht takimi me Amerikėn nė Michigan pėr herė tė parė nė jetėn time si dhe mėsimi i anglishtes si gjuha ime e katėrt, ka ndikuar shumė tek unė. Unė shkruaj ndryshe dhe ndihem se kam njė stil ndryshe tė tė shkruarit i cili nuk matet me tė shkruarit tradicional amerikan. Po ashtu jeta nė disa pjesė tė ndryshme tė botės ka bėrė qė tė jem e hapur pėr botėn dhe kultura tė ndryshme qė ofron bota. Lidhur me aktrimin mendoj se mund ta portretizoj ashtu siē duhet vajzėn shqiptare.

    Zėri i Amerikės: E di qė juve jeni e lidhur shumė ngushtė me mamanė tuaj. Ēfarė roli ka luajtur ajo nė karrierėn tėnde ?

    Masiela Lusha: Unė jam kjo qė jam pikėrisht prej mamasė time. Influenca e saj ka ndikuar nė karrierėn time si aktore, si shkrimtare. Zėri i saj mė ka frymėzuar. Nga fėmijėria dhe gjatė rritjes time ne kemi qėnė tė pandara. Nė ēdo vend tė botės ne tė dyja kemi qėnė kudo sėbashku. Nėna ime ėshtė mikja ime mė e mirė.

    Zėri i Amerikės: Thatė qė u larguat nga Shqipėria kur ishit 5 vjeēe. A ju kujtohet Tirana?

    Masiela Lusha: Kastriot....mbaj mend vetem kur mblidhja manaferra. Dhe mė kujtohet treni. Mė kujtohet uturima e trenit. Dhe mė kujtohet qė ndihesha e vetme kur u larguam nga Shqipėria. Biles kur dėgjoj zhurmėn e trenave nė mbrėmje mė kujtohet Shqipėria.

    Zėri i Amerikės: Tė kalojmė nga Tirana pėr nė Hollywood. Nė ēfarė projektesh jeni duke punuar aktualisht ?

    Masiela Lusha: Jemi duke i dhėnė dorėn e fundit nga ana vizuale dhe artistike njė filmi tė titulluar Orc Wars. Njė film fantastiko shkencor me aksion. Orc’s janė njė racė krijesash imagjinare qė duken si njerėzit por jo fort tė hijshėm pėr nga paraqitja. Nė qendėr tė filmit ėshtė njė ish marins i cili mundohet tė izolohet nė botėn e tij por pėrballet me kėto krijesa tė etura pėr gjak. Nė kėtė film unė luaj rolin e princeshės Aleya.

    Zėri i Amerikės: Juve keni disa skena me dyluftime. Sa e vėshtirė ishte pėrgatitja ?

    Masiela Lusha: Unė luftoj me zemėr kundėr Orc’s dhe dukem mjaft e egėr. Ja kaluam mirė gjatė xhirimeve.

    Zėri i Amerikės: Dua tė di pėr njė aspekt tjetėr tė jetės tuaj atė tė shkrimtares. Jeni quajtur njė nga 10 poetėt mė tė mirė nė Amerikėn e Veriut dhe po ashtu autorja mė e re nė botė qė keni botuar nė dy gjuhė.

    Masiela Lusha: Pėrsėri mė duhet tė falenderoj nėnėn time sepse ajo ishte autore dhe poete. Nė mos gaboj, nėna ime ka qėnė ndėr redaktoret e para qė ka publikuar njė revistė me ngjyra anglisht/shqip. Kuptohet qė puna e saj mė ka frymėzuar. Kur isha e vogėl nė vend tė ninullave ajo mė lexonte poezi ēdo mbrėmje. Krijimtaria mė erdhi natyrshėm dhe me instikt. Unė fillova tė shkruaj qysh nė moshėn 7 vjeēare dhe botova librin e parė kur unė ishta 12 vjeēe. Qė nga ajo kohė kam vazhduar nė kėtė drejtim.

    Zėri i Amerikės: Aktualisht, a jeni duke punuar nė ndonjė libėr?

    Masiela Lusha: Nuk mund tė ndaloj sė shkruari. Jam duke punuar nė romanin tim tė dytė, titullohet “Kujtimet e Olympia Pole”.

    Zėri i Amerikės: Juve jeni modele, aktore, producente, ambasadore, humaniste...si ja arrini ti menaxhoni tė gjitha kėto?

    Masiela Lusha: Kur punėn qė bėn e ndien nė zemėr ėshtė shumė e lehtė tė gjeshė kohė dhe pėrkushtim. Pėr mua ėshtė sikurse frymėmarrja, mė duhet ta bėj. Nė tė kundėrt mė duket se nuk po jap kontributin tim pėr shoqėrinė nė tė gjitha aspektet.

    Zėri i Amerikės: Si e balanconi jetėn tuaj pėrsonale?

    Masiela Lusha: Nuk e balancoj. Gjithēka ėshtė e injektuar tek njėra-tjera nė jetėn e pėrditshme.

    Zėri i Amerikės: Duam tė dimė pėr kompaninė e produksionit “Illuminary Pictures” qė ju keni themeluar para disa vitesh.

    Masiela Lusha: Ideja pas kėsaj kompanie ishte krijimi dhe ofrimi i projekteve pėr tė gjitha grupet e shoqėrisė. Nė njė film ku kisha rolin e producentes, tė them tė drejtėn u ndjeva shumė krenare kur u shfaq nė kinema emri i kompanisė time. Koncepti ishte ofrimi i zhenareve ku tė gjithė mund tė gjenin vetveten.

    Zėri i Amerikės: Duam tė dimė diēka pėr punėn tuaj humaniste me fėmijėt.

    Masiela Lusha: Vizita nė Ballkan pėr xhirimet e filmit “Koha e Kometės” mė fymėzoi pėr tė themeluar Fondacionin Fėmijėt e Botės. Nė Maqedoni u ndjeva zemėrthyer kur shikoja ata fėmijė qė endeshin rrugėve. Tek ata shikoja mundėsi tė shumta pėr tė ardhmen e tyre, nėse dikush do tė mund tu jepte atyre atė shans. Ndaj mė lindi ideja...po sikur tu ofronim kėtyre fėmijėve njė strehė, dhe tė kultivonim ato ēfarė ata kanė mėsuar nga rrugėt, ēfarė do tė ndodhte ? Ideja ishte qė sėbashku me fėmijėn tė ndihmohej edhe familja nga ai vinte. Pra edukimi themelor i tė gjithė familjes. Ideja ime ėshtė zgjerimi ndaj nė vendet ku funksionon fondacioni, ofron arsim falas, kurse nė fundjavė, financime, kujdes pėr shėndetin pra gjėrat themelore tė jetės. Mund tė kujtoj viziten time nė Lesotho, nė Afrikė.

    Zėri i Amerikės: Kur po futeshim nė studio mė fole diēka pėr Zėrin e Amerikės.

    Masiela Lusha: Zėri i Amerikės ėshtė njejtesuar me mua qė nga fėmijėria. Qė nga largimi nga Shqipėria dhe lėvizja nga njė shtet nė tjetrin, Zėri i Amerikės ka shėrbyer si udhėrrėfyes nė botė. Zėri i Amerikės ka qėnė njė stacion qė e dėgjonim ēdo ditė.

    Zeri i Amerikes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 17-06-2013 mė 16:25

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,228

    Pėr: Masiela Lusha



    Pasdite nė TCH - Aktorja, shkrimtarja dhe humanistja MASIELA LUSHA

    Dhjetor 2014
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-03-2021 mė 11:50

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,228

    Pėr: Masiela Lusha



    Masiela Lusha Biography

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme - Njohuri - Tė Reja
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 22:18

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •