Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Forca ne Islam…

    I dėrguari i Allahut a.s. thotė: “Besimtari i fortė ėshtė mė i mirė dhe mė i dashur tek Allahu se besimtari i dobėt, por qė tek tė dy ka mirėsi, kujdesu pėr atė qė tė bėn dobi, kėrko ndihmė nga Allahu e mos u bėj i paaftė, e nė qoftė se tė godet ndonjė gjė (fatkeqsi) mos thuaj: Nė qoftė se do tė kisha vepruar kėshtu e kėshtu… por thuaj: ky ėshtė caktimi i Allahut dhe vullneti i Tij ėshtė bėrė, sepse fjala nė “qoftė se” i hap dyert shejtanit”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 06-05-2004 mė 15:52
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Kuptimi i pėrgjithshėm i hadithit:

    Personaliteti i myslimanit shquhet sepse ai ėshtė pesonalitet ku janė mbledhur nė tė, tė gjitha karakteristikat dhe virtytet mė tė mira. Ai ėshtė personalitet i njė besimtari tė fortė, trim, tė dijshėm, durimtar, bujar, modest, tė mėshirshėm, tė zgjuar, qė kujdesohet pėr tė pėrfituar nga ajo qė bėn dobi, kėrkon ndihmė gjithmonė nga Allahu, ėshtė i kėnaqur me caktimin e Allahut dhe i ruajtur duke mos i lėnė asnjė shteg dhe rrugė shejtanit qė me ngacmimet dhe vesveset e tij dėshiron qė ta ēojė njeriun nė humbje .

    Hadithi i lartpėrmendur ėshtė njė ftesė e hapur dhe e qartė qė besimtari tė dallohet, tė shquhet e karakteri i tij tė jetė i mbushur me kėto virtyte kaq tė larta. Qė tė kemi njė ide dhe imazh sa mė tė qartė dhe tė detajuar pėr kėto virtyte, do t’i pėrmbledhim kėto virtyte nė disa pika:

    Pika e parė: Kuptimi i forcės

    Pika e dytė:Shkalla e rėndėsisė sė forcės

    Pika e tretė: Dobitė e forcės dhe shembuj tė praktikimit tė saj nga personazhet myslimanė

    Pika e katėrt : Mėnyra e pėrfitimit tė saj
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Pika e parė: Kuptimi i forcės

    Domethėnia e forcės nė kuptimin e kėtij hadithi ėshtė vendosmėria e sinqertė dhe e lartė, dėshira e fortė dhe zgjuarsia brilante. Natyrisht qė kjo buron nga trupi i shėndoshė i cili ėshtė larg rreziqeve dhe sėmundjeve, herėt ėshtė thėnė: “Mėndje e shėndoshė nė trup tė shėndoshė”

    Ndėrsa forca trupore me shpirtin e zbrazėt, me vendosmėrinė e dobėt, vullnetin e paktė, budallallėkun dhe llogjikėn e cekėt, nuk ėshtė kjo domethėnia e saktė e hadithit, sepse Allahu nuk mund ta dojė kėtė njeri. Nė Kur’an lexojmė se si Allahu ka shkatėrruar shumė prej diktatorėve tė cilėt ishin tė fortė, kryeneēė dhe mėndjemėdhenj. Allahu i shkatėrroi ata pikėrisht kur ata dolėn jashtė ligjeve tė Tij, i kthyen shpinėn programit tė Tij e ishin tė kėnaqur me jetėn e kėsaj bote, Allahu i Lartėsuar thotė nė Kur’an: “A nuk e di ti se ēfarė bėri Zoti yt me Adin? Me banorėt e Iremit me ndėrtesa tė larta qė si ata nuk ka krijuar askush nė tokė. Me Themudin tė cilėt shpuan shkėmbinjtė nė luginėn Kura. Dhe me Faraonin i cili ishte i fortifikuar me tenda, tė cilėt e tepruan me krime dhe nė tė shtuan shkatėrrimin. Por Allahu kundėr tyre lėshoi dėnime tė ashpra” (El Fexhr: 6:13)
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Pika e dytė: Shkalla e rėndėsisė sė forcės

    Forca me kėtė domethėnie tė cilėn e shpjeguam mė sipėr ka njė rėndėsi mjaft tė madhe dhe zė njė pozitė tė veēantė nė fenė Islame, pasi ajo ėshtė e vetmja rrugė pėr kryerjen e obligimit tė xhihadit i cili ėshtė maja mė e lartė e kėsaj feje, madje ajo ėshtė e vetmja rrugė qė myslimani t’i respektojė e t’i zbatojė rregullat dhe obligimet e Islamit.

    Ndoshta ky ėshtė sekreti qė Allahu e ka lavdėruar dhe urdhėruar pėr tė.

    Allahu i pat premtuar popullit tė Adit nėpėrmjet profetit Hud se do t’ua shtonte atyre forcėn, Allahu thotė nė Kur’an: “(Hudi i drejtohet popullit) O populli im kėrkoni falje prej Zotit Tuaj dhe kthehuni tek Ai, Ai ju lėshon shi me bollėk dhe fuqisė tuaj i shton fuqi, e mos refuzoni e tė bėheni mėkatar”. (El Hud: 52) Dhe nė njė ajet tjetėr Allahu ka urdhėruar duke thėnė: “Dhe ju pėrgatituni sa tė keni mundėsi force”. (El enfalė: 60)

    Nė qoftė se do tė meditojmė dhe tė studiojmė nė jetėn e profetit Muhammed a.s. do tė shohim se ai gjithmonė kėrkonte mbrojtje prej Allahut nga tė gjitha shkaqet dhe dukuritė e dobėsisė, transmetohet se ai e luste Allahun:....Dhe kėrkoj mbrojtje prej Teje nga paaftėsia dhe pėrtacia”. Madje kur ai (profeti) a.s. na ka lajmėruar se besimtari i fortė ėshtė mė i mirė dhe mė i dashur tek Allahu se besimtari i dobėt, synonte dhe ka pasur pėr qėllim kujdesin e madh dhe rėndėsinė qė ka forca, pa neglizhuar aspak.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Pika e tretė: Dobitė e forcės dhe shembuj tė praktikimit tė saj nga personazhet mysli

    Duke u nisur nga ato qė thamė mė sipėr prej forcės nxjerrim shumė dobi, ja disa prej kėtyre dobive:

    Guximi dhe kurajo pėr tė urdhėruar pėr mirė dhe pėr tė ndaluar nga e keqja pa pasur frikė ose t’i bėsh dikujt komplimente. Historia Islame dėshmon pėr kėtė, vlen pėr tė pėrmendur rastin kur dijetari i madh Ibn Tejmije e ka urdhėruar pėr mirė dhe e ka ndaluar nga e keqja komandantin e ushtrisė Tartare, kur ai kishte vendosur t’i luftonte myslimanėt.

    Dashuria pėr xhihad, nxitimi nė tė dhe guximi pėr t’u pėrballur me armikun, ashtu siē bėri Bilali me ish pronarin e tij Umejen nė betejėn e Bedrit, ose veprimi i Abdulla ibnu Mes’udit kur u pėrball nė tė njėjtėn betejė me prijėsin e idhujtarisė, Ebu Xhehlin.

    Durimi ndaj gjėrave tė dėmshme dhe qėndrueshmėria ndaj vėshtirsive pėr hir tė Allahut, ashtu siē i ndodhi myslimanėve tė parė nė periudhėn e Mekes kur ata u pėrballėn me torturat dhe ndėshkimet e ndryshme qė ushtroheshin ndaj tyre nga ana e idhujtarėve.
    Ruajtja e simboleve fetare, si namazi, zekati, agjėrimi, peligrinazhi, leximi i Kur’anit, istigfari, sadakaja si dhe adhurime tė tjera, ashtu siē bėnin shumė prej tė parėve tanė tė cilėt natėn faleshin dhe luteshin, ndėrsa ditėn agjėronin dhe jepnin sadeka pa u lodhur e pa u mėrzitur.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Pika e katėrt: Mėnyra e pėrfitimit tė saj

    Mėnyrat e pėrfitimit tė forcės dhe qė forca tė jetė gjithmonė e pranishme nė karakterin e myslimanit janė tė shumta. Ne po pėrmendim disa prej tyre:

    Nijeti i pastėr tek Allahu me fjalė, me vepra dhe nė mendime, nė mėnyrė qė asgjė prej teje mos tė jetė pėr dikė tjetėr pėrveē Allahut. Allahu thotė nė Kur’an: “Thuaj: Namazi, kurbani, jeta dhe vdekja ime janė pėr Allahun, Zotin e botėve. Ai nuk ka shok, me kėtė jam urdhėruar dhe unė jam i pari i myslimanėve”. (El En’am: 162:163) Ai i cili ia dhuron veten e tij Allahut, Allahu e ndihmon atė dhe nuk e lė atė asnjėherė vetėm. Allahu i Lartėsuar thotė pėr banorėt e shpellės:“Ne ia forcuam zemrat atyre sa qė kur u ngritėn thanė: Zoti ynė ėshtė Zoti i qiejve dhe i tokės, nuk adhurojmė ndonjė zot tjetėr pėrveē Tij, sepse atėherė do tė ishim mizorė” (El Kehf: 14)

    Ēlirimi nga ēdo fuqi dhe forcė pėrveē forcės dhe fuqisė sė Allahut, ai i cili lufton me veten e tij derisa tė arrijė nė kėtė shkallė, e gjen pėrkujdesjen dhe pėrkrahjen e Allahut nė ēdo gjė, e ndoshta ky ėshtė kuptimi i fjalės sė profetit a.s. ku thotė : “Thoni sa mė shumė : S’ka fuqi dhe forcė vetėm se fuqia dhe forca e Allahut, sepse ajo (fjalė) ėshtė thesar prej thesareve tė xhennetit”.

    Mos ndjesia e dobėsimit dhe paaftėsisė. Ai person i cili ndien dobėsi dhe paaftėsi e humbet besimin nė vetvete dhe si rrjedhojė e kėsaj lind pėrtacia, e ndoshta ky ėshtė kuptimi i fjalės sė profetit a.s. kur thotė: “Mos u bėj i paaftė”.

    & Interesimi dhe pėrkujdesja pėr tė pėrfituar nga ēdo gjė qė ėshtė e dobishme. E nuk ka gjė mė tė dobishme pėr njerėzimin se ligji i Allahut, Allahu thotė nė Kur’an: “A ka gjykim mė tė mirė se ai i Allahut, kėto janė argumente pėr popullin qė logjikon” (El Maide : 50)

    Ruajtja dhe zbatimi i pėrpiktė i obligimeve si dhe shtimi sa mė i tepėrt i veprave vullnetare (nafile), si psh: falja e namazit tė natės, agjėrimi vullnetar, sadakaja, pėrmėndja e Allahut (dhikri) lutja, istigfari, leximi i Kur’anit..etj, nė njė hadith kudsij lexojmė: “Robi Im nuk afrohet tek Unė me asgjė nga ajo qė e dua, veēse me kryerjen e obligimeve qė ėshtė i urdhėruar dhe ai vazhdon tė afrohet tek Unė me vepra vullnetare derisa ta dua, e kur Unė e dua atė, Unė jam dėgjimi i tij me tė cilin dėgjon, shikimi mė tė cilin shikon, dora e tij qė lėviz, kėmba qė ecėn, e nė qoftė se ai mė kėrkon diēka Unė ja jap, e nė qoftė se mė kėrkon mbrojtje Unė do ta mbroj atė”.

    Asketizmi nė kėtė botė, braktisja e jetės luksoze, kėshtu qė njeriu mėson tė durojė, tė gjejė forcė,tė rezistojė e tė ballafaqohet me vėshtirsitė e jetės.

    Leximi i jetės (veprave) sė tė parėve tanė, duke parė mirė masėn e ndėshkimeve qė ushtroheshin ndaj tyre, sepse kjo ngjall tek vetvetja madhėshti dhe respekt pėr ta dhe si rrjedhim pėrpjekjen tonė pėr tė marrė shembull prej tyre ose pėrpjekjen tonė pėr tė qenė sa mė afėr tyre. Njė poet thotė:

    Pėrngjasojuni atyre nė qoftė se nuk jeni si ata, Sepse pėrngjasimi i atyre burrave ėshtė shpėtim.

    Vazhdueshmėria e meditimit nė krijimin tonė dhe tė universit, sepse kėshtu njeriu e njeh mė mirė realitetin e vetes sė tij, nuk bėn mėndjemadhėsi e as mashtrohet, por pėrkundrazi ai nxiton duke u pėrpjekur pėr tė arritur nė gradėn mė tė lartė, atė tė pėrsosmėrisė. Allahu thotė nė Kur’an: “Edhe nė tokė ka argumente pėr ata tė bindurit, po edhe nė veten tuaj! A nuk po shikoni?!” (Edh dharijatė: 20-21)

    Studimi i dijes dhe pjesmarrja nė mėsimet qė zhvillohen pėr pėrfitimin e dijes, sepse kėshtu njeriu i njeh tė metat e tij dhe njeh mjetin dhe mėnyrėn pėr tė shpėtuar nga kėto tė meta, e jo vetėm kaq por kjo ėshtė shkak i qetėsis, zbritjes sė mėshirės. Nė njė hadith profetik lexojmė: “Nuk mblidhet njė grup njerėzish nė njė shtėpi prej shtėpive tė Allahut, e lexojnė librin e Allahut dhe e studiojnė atė ndėrmjet tyre, vetėm se mbi ta do tė zbresi qetėsia, do t’i mbulojė mėshira, do t’i rrethojnė ėngjėjt dhe do t’i pėrmendi Allahu ata tek ata tė cilėt gjenden tek Ai”.

    Shoqėrimi me tė devotshmit dhe njerėzit mė tė zgjedhur, nė qoftė se ti harron ata tė kujtojnė, dhe kur ti kujtohesh ata tė ndihmojnė, Profeti a.s. thotė: “Personit tė cilit Allahu i do tė mirėn i dhuron njė mik tė dashur e tė devotshėm, nė qoftė se harron e kujton e nė qoftė se ai kujtohet e ndihmon”.

    Distancimi nga gabimet dhe mėkatet, sepse ato janė tė dėmshme pėr trupin, mėndjen dhe fenė, profeti a.s. thotė: “Pesė gjėra e lus Allahun qė t’ju mbrojė prej tyre dhe e lus Allahun t’ju mbrojė qė t’ju arrijnė: Kur tek njė popull shfaqet prostuticioni dhe ata e deklarojnė atė, atėherė tek ata do tė shfaqen sėmundjet dhe lėndimet”.

    Praktikimi dhe ushtrimi i aktiviteteve sportive tė cilat e kalitin dhe e forcojnė trupin, si psh: noti, mundja, atletika ..etj.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Pėrfitimet e nxjerra nga hadithi:

    Domosdoshmėria e ēlirimit nga paaftėsia dhe pėrtacia ,pėrkujdesja dhe interesimi pėr tė pėrfituar nga ēdo gjė qė ka dobi .

    Domosdoshmėria e mos hapjes sė rrugės se shejtanit, duke mos dėgjuar vesveset e tij, qoftė edhe fjalėn “nė qoftė se”, e thotė kėtė fjalė i penduar nga ēfarė i ka ndodhur, kėtė gjė myslimani nuk duhet t’ia lejojė vetes, nė kėtė rast ai duhet tė shprehet nė atė formė qė na ka mėsuar profeti a.s.: “Ky ėshtė caktimi i Allahut dhe vullneti i Tij ėshtė plotėsuar”. Megjithatė shprehja “nė qoftė se” pėrdoret kur myslimani ndien keqardhje se nuk ka kryer njė vepėr tė mirė, ose qė nuk i ėshtė krijuar mundėsia pėr ta kryer atė.

    Domosdoshmėria e ndjenjės se mėshirės pėr myslimanin i cili i zbaton rregullat e Islamit nė veten e tij, por qė ėshtė i paaftė dhe neglizhent nė ato rregulla qė kanė tė bėjnė nė lidhje me kontributin qė duhet tė japi ai pėr shoqėrinė Islame. Megjithėse ai ėshtė neglizhent nė kėtė drejtim, ai ėshtė shumė herė mė i mirė se pjesa tjetėr e njerėzve tė cilėt e luftojnė fenė e Allahut, mė tė mirė se hipokritėt tė cilėt e shfaqin Islamin dhe nė brendėsi fshehin jobesimin dhe urrejtjen pėr fenė e Allahut dhe myslimanėt. Profeti a.s. pėr kėtė arsye dėshiron tė na tėrhėqė vėmendjen nė hadith kur thotė: “por qė tek tė dy ka mirėsi”
    Injoranca nuk zhduket me top

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •