Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Kornologjia e BE-sė

    Pėr mė shumė se 50 vjet vendet evropiane po shkojnė drejt njė "bashkimi gjithnjė e mė tė ngushtė" duke ēuar nė Bashkimin Evropian qė njohim sot.

    24 janar, 1948
    Plane pėr njė Evropė nė paqe


    Pas Luftės sė Dytė Botėrore nacionalizmi nuk ėshtė mė i pėlqyeshėm nė pjesė tė tėra tė Evropės kontinentale dhe mbėshtetja pėr federalizmin ėshtė e lartė. Bashkimi Evropian i Federalistėve organizon njė kongres nė Hagė nė vitin 1948 me shpresėn pėr tė krijuar njė kushtetutė evropiane. Por Britania e kundėrshton qasjen drejt federalizmit dhe rezultat i kėsaj ėshtė krijimi i Kėshillit tė Evropės, njė grupim jo i ngushtė qė bėhet gardian i tė drejtave tė njeriut nė Evropė.

    28 shkurt, 1949
    Lind NATO-ja


    Nėnshkruhet Traktati i Uashingtonit nga SHBA-ja, Kanadaja dhe dhjetė vende tė Evropės perėndimore: Britania, Franca, Shtetet e Beneluksit (Holanda, Belgjika, Luksemburgu), Islanda, Italia, Norvegjia dhe Portugalia. Karakteristika kyēe e paktit ėshtė paragrafi i mbrojtjes sė dyanshme: nėse njėri prej vendeve sulmohet vendet e tjera do tė dalin nė mbrojtje tė tij. Amerikanėt mbėshtesin integrimin evropian, por do tė duhet tė kalojė edhe njė vit para se tė bėhet pėrparim i vėrtetė nė kėtė fushė.

    9 maj, 1950
    Deklarata Schuman


    Ministri i jashtėm francez Robert Schuman shpall njė plan pėr bashkėpunim midis Francės dhe Gjermanisė pėr prodhimin e qymyrit dhe ēelikut dhe fton edhe vende tė tjera tė bashkohen me ta. Plani i tij bazohet nė idenė se uniteti evropian ėshtė kyē pėr paqen. Solidariteti nė prodhim, thoshte ai, do ta bėnte luftėn midis Francės dhe Gjermanisė "jo thjesht tė paimagjinueshme, por edhe materialisht tė pamundur".

    18 prill, 1951
    Traktati i Parisit krijon Komunitetin Evropian tė Qymyrit dhe Ēelikut (ECSC)


    Gjashtė vende nėnshkruajnė traktatin, Franca, Gjermania, shtetet e Beneluksit, dhe Italia. Ai krijon njė Autoritet tė Lartė pėr tė drejtuar industritė e qymyrit dhe ēelikut, dhe njė Asamble tė Pėrbashkėt, paraardhėsja e Parlamentit Evropian. Holandezėt, tė mbėshtetur edhe nga gjermanėt, kėmbėngulėn nė krijimin e njė Kėshilli Ministrash tė pėrbėrė nga ministrat e vendeve anėtare si kundėrpeshė ndaj Autoritetit tė Lartė mbikombėtar.

    29 shkurt, 1952
    ECSC-ja fillon punėn me Jean Monnet si kreun e saj


    Presidenti i parė i Autoritetit tė Lartė ėshtė Jean Monnet, frymėzimi pas deklaratės Schuman. ECSC-ja garanton qymyr gjerman pėr industrinė franceze tė ēelikut. Ajo gjithashtu jep fonde pėr tė modernizuar minierat e qymyrit nė Belgjikė dhe Itali. Gjermania e pranon kėtė si dhe shpėrbėrjen e karteleve tė saj tė ēelikut, me qėllim qė tė fitojė respekt ndėrkombėtar.

    27 maj, 1952
    Ngritja dhe rėnia e Komunitetit Evropian tė Mbrojtjes


    Nė pėrgjigje ndaj Luftės sė Koresė, SHBA-ja kėmbėngul qė Evropa tė kontribuojė mė shumė pėr mbrojtjen e saj dhe qė Gjermania tė riarmatoset. Nė vitin 1952 gjashtė vendet anėtare tė ECSC-sė bien dakord tė krijojnė Komunitetin Evropian tė Mbrojtjes, qė parashikon qė ushtarėt gjermanė tė bashkohen nė ushtrinė evropiane. Por parlamenti francez e vonon ratifikimin dhe nė fund e hedh poshtė kėtė ide nė vitin 1954.

    25 mars, 1957
    Traktati i Romės, njė hap i parė drejt tregut tė pėrbashkėt


    Gjashtė vendet e ECSC-sė nėnshkruajnė Traktatin e Romės duke krijuar Komunitetin Ekonomik Evropian (EEC) dhe Komunitetin Evropian tė Energjisė Atomike (Euratom). EEC-ja synon tė krijojė njė treg tė pėrbashkėt, njė bashkim doganash, plus lėvizje tė lirė tė kapitalit dhe punės. Pėr tė kėnaqur Francėn, ai gjithashtu premton subvencione pėr fermerėt. Synimi i Euratom-it ėshtė zhvillimi i pėrbashkėt i energjisė bėrthamore.

    1 janar, 1958
    EEC-ja fillon duke dominuar komunitetet e tjera evropiane


    EEC-ja fillon punėn dhe shpejt e vendos veten si mė tė rėndėsishmen e komuniteteve evropiane. Ajo ka njė komision, njė kėshill ministrash dhe njė asamble parlamentare kėshilluese, anėtarėt e sė cilės vijnė nga parlamentet kombėtare. Nė tė njėjtėn kohė krijohet Gjykata Evropiane e Drejtėsisė pėr tė interpretuar Traktatin e Romės dhe pėr tė vendosur nė mosmarrėveshjet lidhur me vendimet e Komunitetit.

    29 shkurt, 1960
    EFTA - njė lloj tjetėr Evrope


    Pėrballė EEC-sė doli njė grupim alternativ, kur Austria, Danimarka, Norvegjia, Portugalia, Zvicra dhe Britania krijuan EFTA-n: Shoqata Evropiane e Tregtisė sė Lirė. Ashtu si EEC-ja, EFTA synon tė vendosė tregtinė e lirė, por ajo kundėrshton tarifat e njėhsuara tė jashtme dhe nuk sheh ndonjė nevojė pėr institucione mbikombėtare.

    1961
    Britania, Danimarka dhe Irlanda bėjnė kėrkesė pėr anėtarėsi nė EEC


    Vendimi i Britanisė pėr tė bėrė kėrkesė pėr anėtarėsi nė EEC u mor nga qeveria konservatore e Harold Macmillan-it. Ajo nuk u pranua nga presidenti francez Charles de Gaulle, i cili e konsideronte atė si njė kėrcėnim ndaj synimit tė tij pėr ta pėrdorur EEC-nė pėr tė forcuar zėrin e Francės nė politikėn ndėrkombėtare. Ai ishte gjithashtu i shqetėsuar nga lidhjet e ngushta tė Britanisė me SHBA-nė.

    14 janar, 1963
    Presidenti francez De Gaulle vė veton kundėr anėtarėsisė sė Britanisė


    Udhėheqėsi nacionalist i Francės, Charles de Gaulle, nuk pranoi tė mbėshteste kėrkesėn e Britanisė pėr anėtarėsi nė EEC duke thėnė se qeverisė britanike i mungonte angazhimi pėr integrim evropian.

    8 prill, 1967
    Nėnshkruhet njė traktat qė bashkon nė njė tre Komunitete Evropiane

    1 korrik, 1968
    Bėhet bashkimi doganor i Komunitetit Evropian

    1 janar, 1973


    Britania, Danimarka dhe Irlanda futen nė Komunitetin Evropian
    Kėto tre vėnde dhe Norvegjia nuk u anėtarėsuan dhjetė vjet mė parė pėr shkak tė vetos sė gjeneralit De Gaulle kundėr anėtarėsisė sė Britanisė. Kėtė herė tė gjithė nėnshkruajnė njė traktat anėtarėsimi nė vitin 1972, por norvegjezėt e kundėrshtuan atė nė njė referendum po atė vit. Danimarka dhe Irlanda zhvilluan referendume tė suksesshme. Britania nuk mbajti referendum deri nė vitin 1975 pasi rinegocioi kushtet e anėtarėsimit dhe rezultati ishte njė votė 2-1 nė favor.

    1 mars, 1979
    Me EMS-nė fillon rruga drejt euros


    Sistemi Monetar Evropian (EMS) futi njėsinė monetare evropiane, Ecu, dhe Mekanizmin e Kursit tė Shkėmbimit (ERM). Ecu-ja, njė njėsi pėr buxhetin e brendshėm tė komunitetit, merr gjithashtu edhe disa karakteristika tė monedhės sė vėrtetė, ndėrsa pėrdoret pėr ēeqet e udhėtimit dhe depozitat bankare. ERM-ja i jep monedhave kombėtare njė kurs shkėmbimi tė shprehur nė Ecu. Tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė futen nė kėtė sistem, pėrveē Britanisė.

    10 janar, 1981
    Greqia bėhet anėtarja e 10 i EEC-sė

    1 janar, 1985
    Jacques Delors bėhet presidenti i Komisionit Evropian


    Jacques Delors propozon qė Komuniteti Evropian duhet qė, deri nė fund tė vitit 1992, tė eliminojė njė numėr barrierash ndaj tregtisė sė lirė dhe lėvizjes sė lirė tė kapitaleve dhe punės duke krijuar njė "treg tė vetėm". Delors beson se programi i tregut tė vetėm do tė ringjallė procesin e integrimit evropian duke kaluar nga fusha ekonomike nė atė politike. Kjo shihet si njė domosdoshmėri nėse do tė duhet qė Evropa tė konkurojė me SHBA-nė.

    1 janar, 1986
    Portugalia dhe Spanja futen nė EEC dhe krijohet flamuri Evropian

    1 korrik, 1987
    Hyn nė fuqi Akti i Vetėm Evropian (SEA)


    SEA modifikon Traktatin e Romės dyke synuar tė pėrfundojė formimin e njė tregu tė pėrbashkėt qė ishte filluar me traktatin e mėparshėm. Ajo eliminon vetot kombėtare nė njė numėr fushash qė lidhen me tregun e vetėm, rrit kompetencat legjislative tė Parlamentit Evropian dhe merr angazhimin e parė nga vendet anėtare pėr tė krijuar njė "Bashkim Evropian".

    12 shkurt, 1988
    Ndihma rajonale dyfishohet


    Mendohet se liberalizimi i tregut ėshtė nė tė mirė tė vendeve anėtare tė zhvilluara tė veriut tė Evropės, kėshtu qė vendet e jugut kėrkojnė kompensim. Kjo vjen nė formėn e njė marrėveshjeje pėr tė dyfishuar shumat e parave nė fondet strukturore qė u jepen rajoneve mė tė varfėra.

    10 dhjetor, 1991
    Traktati i Maastricht-it e kthen Komunitetin nė Bashkim


    Nė dhjetor nėnshkruhet Traktati i Maastricht-it pėr Bashkimin Evropian. Ai hap rrugėn pėr bashkimin monetar dhe pėrfshin njė kapitull pėr politikėn sociale. Britania negocion qė tė qėndrojė jashtė tė dyjave. Traktati fut gjithashtu elementin e shtetėsisė evropiane duke u dhėnė evropianėve tė drejtėn pėr tė jetuar dhe votuar nė zgjedhje nė cilindo vend tė BE-sė si dhe pėrbėn fillesėn e bashkėpunimit evropian nė ēėshtjet e jashtme, sigurisė, strehimit politik dhe imigracionit.

    1 nėntor, 1993
    Traktati i Bashkimit Evropian hyn nė fuqi


    Traktati i Maastrichtit kaloi nėpėr vėshtirėsi nė referendumet kombėtare. Danezėt e kundėrshtuan nė qershor tė vitit 1992 dhe e pranuan atė vetėm herėn e dytė nė maj tė vitit 1993 pasi vendi u tėrhoq nga bashkimi monetar, ashtu si edhe Britania. Nė Francė vota pro ishte vetėm 50,4 % ndaj 49,6% kundėr. Kishte gjithashtu zėra pakėnaqėsie tė publikut nė vende tė tjera, pėrfshirė Gjermaninė e Britaninė.

    26 mars, 1995
    Pakti Schengen eliminon kufinjtė

    Franca, Gjemania, Portugalia, Spanja dhe shtetet e Beneluksit janė vendet e para qė heqin kontrollet kufitare, pėrveēse nė kufinjtė e jashtėm tė BE-sė, pasuar mė vonė nga Austria, Italia, Danimarka, Finlanda, Suedia dhe Greqia, por jo Briania apo Irlanda. Austria, Finlanda dhe Suedia u futėn nė BE nė fillim tė vitit 1995 duke e ēuar nė 15 numrin e vendeve anėtare. Norvegjia do tė ishte anėtarėsuar nėse votuesit nuk do ta kishin kundėrshtuar kėtė hap nė njė referendum tė dytė.

    2 tetor, 1997
    Nėnshkruhet traktati i Amsterdamit


    Traktati fillon ta pėrgatisė BE-nė pėr zgjerimin nė drejtim tė lindjes. Eliminohen veto tė tjera kombėtare. Forcohen ligjet pėr punėsimin dhe diskriminimin dhe kapitulli social i Traktatit tė Maastrichtit bėhet zyrtarisht pjesė e ligjit tė BE-sė. Marrėveshja e Schengenit kthehet nė ligj, megjithėse Irlanda dhe Britania qėndrojnė jashtė. Kjo i jep BE-sė mė shumė autoritetet pėr imigracionin dhe strehimin politik.

    31 mars, 1998
    Hapat e para tė mėdha drejt zgjerimit


    Hapen negociatat pėr anėtarėsi me Qipron, Republikėn Ēeke, Estoninė, Hungarinė, Poloninė dhe Slloveninė. Njė vit mė vonė njė grup tjetėr vendesh afrohen nė pragun e BE-sė ndėrsa fillojnė bisedimet e anėtarėsisė me Rumaninė, Sllovakinė, Letoninė, Lituaninė, Bullgarinė dhe Maltėn.

    16 mars, 1999
    Kriza e mashtrimeve nė Komision dhe dorėheqja



    BE-ja pėrballet me situatėn mė tė rėndė ndėrsa zbulimet pėr mashtrime, nepotizėm dhe keqadministrim trondisin komisionin. Tė 20 komisionerėt, pėrfshirė presidentitn Jacques Santer, japin dorėheqjen para se t'i largojė parlamenti. Nė shtator, Romano Prodi bėhet presidenti i ri i komisionit duke premtuar ndryshime radikale nė mėnyrėn e drejtimit tė tij. Nė detyrė riemėrohen vetėm njė numėr i vogėl nga komisionerėt e mėparshėm.

    1 janar 2002

    Monedhat kombėtare zėvendėsohen me euro
    Euro lindi mė 1999 si monedhė zyrtare e 11vendeve. Greqia e vuri nė qarkullim dy vjet mė vonė ndonėse Suedia, Danimarka dhe Britania e Madhe qėndruan jashtė euro zonės. Mė 1 janar 2002 euro u vu nė qarkullim nė 12 shtete anėtare dhe gjatė disa muajve tė ardhshėm, monedhat e tyre kombėtare u nxorėn jashtė pėrdorimi nė disa etapa.

    13 dhjetor 2003
    Planet pėr kushtetutė evropiane hasin nė vėshtirėsi


    Njė Konventė e kryesuar nga ish-presidenti francez Valery Giscard d'Estaign ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė vitit 2002 dhe 2003 duke hartuar kushtetutėn e parė tė BE-sė. Qėllimet e saj ishin thjeshtėsimi i traktateve tė BE-sė pėr ta bėrė BE-nė mė tė kuptueshme nga qytetarėt e saj dhe pėr t'i ndihmuar funksionimit mė efikas pas zgjerimit. Por njė konferencė ndėrqeveritare pėrfundon me konfuzion pasi shefat e shteteve dhe tė qeverive nuk bien dakord rreth njė teksti pėrfundimtar.

    1 maj 2004
    BE zgjerohet


    Zgjerimi bėhet mė 1 maj me pėrpjekje tė nxitueshme pėr tė ringjallur projekt kushtetutėn. Zgjedhjet pėr Parlamentin Evropian nė qershor 2004, tė gjashtat qėkur filluan zgjedhjet evropiane mė 1979, do tė mbahen nė njėzet e pestė vende nga Irlanda deri nė Qipro dhe nga Malta deri nė Finlandė.

    BBC

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Te nenshkrimi i paktit te NATO, paskan harruar Danimarken si anetaren e 10-te nga Evropa Perendimore (aty jane vetem 9).

    Te hyrja e Euro-se ne fuqi, kane harruar te permendin se pervec 12 shteteve anetare (ne ate kohe 12), edhe territore tjera qe nuk kane valute te veten, perdorin euron: Kosova, Mali i Zi, Andorra, Monaco, San Marino dhe Vatican City.

    p.s. sorry for my corrections

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •