Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime

    Zhvillimet e fundit politike

    Politika shqiptare eshte shume interesante pasi gjithmone ia del me sukses te kaloje cdo cak moral, politik apo llogjik. Eshte e veshtire te besh parashikime per aq kohe sa e gjykon situaten nga niveli 0 qe eshte realiteti shqiptar. Megjithate, disa shenja jane te dukshme dhe disa perfundime llogjike mund te nxirren vetem duke marre ne vleresim levizjet e fundit te politikes shqiptare.

    1. Faktori i huaj eshte gjithmone vendimtar

    Faktori i huaj ka qene vendimtar ne Shqiperi qe prej 1997, ku shkaterrimi i institucioneve shqiptare realizoi instalimin ne vend te protektoratit perendimor. Shume vende fqinje arriten te avancojne interesat e tyre ne Shqiperi pikerisht pas 1997. Ky ishte edhe qellimi i atij revolucioni te deshtuar bolshevik. Produktet e atij revolucioni, po jetojne ditet e fundit te egzistences se tyre.

    Qe prej 1997-2001, maxhoranca socialiste arriti gjithashtu qe te mjeli te gjitha produktet ilegale qe vijne me pushtetin. Shqiperia nuk mund te krahasohet tashme as me Kolumbine pasi nese ne Kolombi ka nje qeveri qe lufton kartelet e droges, ne Shqiperi ka nje qeveri qe mbron dhe garanton trafikun e ketyre karteleve. Ne 5 vjet, mafia instaloi me se miri ne Shqiperi rrenjet e saj. Nuk behet fjale vetem per perfitimet e trafiqeve ilegale dhe krimin ekonomik qe po pushton jeten ekonomike te vendit. Behet fjale per nje shkalle me te larte epidemie, shqiptaret tashme ne keto 5 vjet kane jetuar me mentalitetin e krimit, trafikut dhe perfitimit ne menyre te paligjshme. Per 5 vjet ne Shqiperi krimi nuk ndeshkon ata qe shkelin ligjin, por ata qe i presin rrugen trafiqeve dhe krimit te organizuar.

    Perendimi ne fillimet e 1997, ferkoi duart pasi shkaterrimi i shtetit shqiptar dhe i tregut te lire qe kishte mare fizionomi ne vitet 1992-97, u lejonte perendimoreve DIKTATIN POLITIK dhe EKSPANSIONIN EKONOMIK mbi interesat e shqiptareve. Shqiperia ishte nje han pa zot, dhe per sa kohe hani nuk ka Zot, jabanxhinjte mund te hyjne e te dalin pa u hyre asnje gjemb ne kembe. Pak rendesi kish ne fillimet pas 1997 se sa te implikuar ishin qeveritaret me krimin e organizuar, dhe perendimoret ishin te gatshem te benin nje sy qorr dhe nje vesh te shurdhet. Interesat e tyre ne Shqiperi nuk mund te avanconin per aq kohe sa ne pushtet ishin njerez me karakter dhe shqiptare, duheshin njerez pa karakter dhe te implikuar qe te permbushnin me se miri politikat ekspansioniste europiane.

    Por ne 2-3 vitet e fundit, Perendimi u ballafaqua jo me me nje Shqiperi kaotike, por me nje Shqiperi nyje e krimit te organizuar, ku me nje shpejtesi te paimagjinueshme shqiptaret u vune ne qender te trafiqeve me te medha te karteleve te droges, armeve, prostitucionit, qe preknin direkt shoqerite europiane. Shtrirja gjeografike e krimit me burim Shqiperine dhe destinacion Europen Perendimor pa nje ngritje te jashtezakonshme. Shqiptaret e treguan edhe njehere qe jane "qener qe po u leshuan nga zinxhiri, kafshojne edhe te zotin". Tashme europianet nuk mund te toleronin me institucionet shqiptare dhe detyrimisht rritet trysnia ndaj qeveritareve ne Tirane qe te luftojne krimin e organizuar dhe korrupsionin. Mirepo, kjo ishte shume e veshtire te behej nga ato kancelari dhe krere qeverish europiane, qe ne 1997 negocionin me bandite dhe rebele. Greqia ishte mbase i vetmi vend qe nuk deshironte ndryshimin e "status quo-se" aktuale, pasi ajo po pushtonte me sukses cdo qelize te ekonomise shqiptare.

    Ardhja ne pushtet e te djathteve ne US tronditi sistemet politike te gjithe Europes, perfshi vendet e rajonit tone. Shqiptaret ngriten veshet dhe zgurdulluan syte duke shpresuar se mbase ndryshimi i administrates amerikane do te sillte ndryshim per mire per ta. Ardhja ne pushtet e te djathtes italiane, shenoi edhe prishjen e status quo-se aktuale ne rajon e ne mbare europen. E djathta italiane eshte relativisht e re, dhe ndryshe nga e majta nuk njeh frymen e solidarizimit ideologjik, por respekton principet demokratike dhe rregullat e lojes se nje rendi kapitalist.

    Do te kalonin vetem pak muaj nga betimi i Berluskonit ne maj, qe policia italiane te hidhej ne ofensive te plote kunder trafiqeve me burim Shqiperine. Brenda pak muajsh do te beheshin me qindra arrestime nga rradhet e trafikanteve shqiptare, dhe do te kapeshin me tonellata droge qe per vite te tera kishin levizur nen hunden e autoriteteve italiane. Ndryshe nga e majta, e djathta italiane nuk ka asnje fije lidhjeje me krimin e organizuar italian i cili ka nje partneritet te heshtur me koleget e tyre shqiptare nga brigjet e tjera te adriatikut. Qeverite shqiptare do te ndroheshin ne pune muajsh, dhe pas zgjedhjeve te 24 qershorit, Italia do ta izoloje plotesisht Shqiperine. Flota italiane do te operoje ne brigjet shqiptare te adriatikut, drejtesia italiane do te zbarkoje ne Tirane, ndihma ekonomike ndaj Shqiperise do te kushtezohet me bashkepunimin ne luften e perbashket kunder krimit te organizuar, mesazhi politik do te jete aq i qarte pasi kryeministrat shqiptare vizite te pare do te kishin pikerisht Romen. Athina hesht kur Roma flet, Tirana zyrtare mundohet te beje sa me shume zhurme te brendshme politike, si menyra e vetme per te mbijetuar ne politiken shqiptare. Berisha flet per "Nje fillim te Ri", tani qe nuk i mungon mbeshtetja e Perendimit, kurse Nano me pozita te renuara brenda partise se vete flet per "katarist" qe me shume se nje inisiative politike qe nje menyre per te fituar kohe.

    Por italianet nuk do te ndaleshin me kaq, ligjet e emigracionit do te ndryshoheshin me qellim qe tu jepnin me shume kompetenca organeve te rendit dhe drejtesise per te parandaluar hyrjen e pakontrolluar te njerezve ne Itali. Sa me shume vemendje fitonte lufta ndaj fenomeneve kriminale te importuara nga emigrantet ne Itali, aq me shume rritej temperatura dhe frika e atyre njerzve ne Tirane te implikuara ne trafiqe. Meta jep doreheqjen fale "demaskimit publik" te Nanos, teksa Nano mundohet tu shesi koken e Metes Perendimit dhe ti ngarkoje atij fajet e manipulimit te zgjedhjeve apo lejimin e trafiqeve ilegale.

    2. Maxhoranca e kontestuar shqiptare ne krize

    Gjithe zhvillimet ne rajon cuan ne izolimin e Tiranes zyrtare, aqsa dorashkat diplomatike u hoqen dhe Perendimi ua beri te qarte se nuk ka vend per Shqiperine ne BE per aq kohe sa Shqiperia sponsorizon kriminin e organizuar dhe shkel te drejtat legjitime te shtetasve te vet, sic ishte e drejta e votes. Ne kete pike Perendimi paguan haracin e kalkulimit te keq qe beri ne 1997 dhe pati nje kthese 180 grade ne politikat karshi Shqiperise. Tashme Perendimi nuk mund te toleroje nje Shqiperi qe prodhon destabilitet dhe krim te organizuar ne rajon, por nje Shqiperi ku sundon autoriteti i ligjit. Italia se bashku me Spanjen dhe Angline kane sponsorizuar nje fushate per ti dhene nje zgjidhje te pergjithshme europiane emigracionit te pakontrolluar qe eshte mbartes pikerisht i gjithe ketyre fenomeneve negative. Shqiperia edhe njehere eshte ne krye te listes. Qeveria italiane do te hedhi tezen e saj per ligje me strikte per emigracionin e shoqeruar me nje ndihme konkrete ekonomike per vendet ne zhvillim ne Europe.

    Planet per asocim ne BE apo "Pakti per stabilitet" i Europes Juglindore, jane vetem cmimi qe Europianet jane gati te paguajne nese vende si Shqiperia do te zgjidhnin rrugen e reformave demokratike institucionale. Sic e tregoi koha, eshte shume e veshtire per nje vend si Shqiperia qe te kuptoje rendesine e ketyre reformave, pasi maxhoranca edhe njehere nuk ka vullnet per te hequr dore nga krimi i organizuar per ti hapur rruge procesit demokratik te normalizimit te jetes se vendit. Qeveritaret aktuale socialiste jane te gjithe te implikuar aq thelle ne krim, aqsa ata nuk mund tia lejojne vetes humbjen e pushtetit ne cdo forme apo ne cdo menyre. Nese ata do te humbnin pushtetin, ata do te ishin te ekspozuar ndaj drejtesise qe do ti gjykonte mbi aktivitet e tyre te paligjshme. Vete keta kane hedhur publikisht ne ekranet e televizoreve akuzat e implikimit ne krim te njeri-tjetrit !!!

    Perendimoreve tashme u ngelet ne goje shija e hidhur e asaj supe qe ata lejuan ne 1997, dhe duan s'duan dalin hapur me mesazhe kercenuese ndaj maxhorances kokeshkrete socialiste qe nuk shkelur cdo cak te mirekuptimit me Perendimit. Tashme Perendimoret kthehen ne rolin e tutorit qe pasi e nxorri nga shinat Shqiperine, duhet ta futi perseri ne ato shina pasi trajektorja e Europes se Bashkuar kalon pikerisht nga Shqiperia. Te kthesh Shqiperine ne ato pozita qe ishte ne 1996 duhet nje mbrekulli dhe e vetmja gje qe mund te bejne perendimoret eshte udhezimi hap pas hapi me diktat te forte te politikes shqiptare. Me pak fjale, Shqiperia eshte kthyer ne nje protektorat perendimor packa se ne leter figuron si nje vend sovran.


    3. Era e ndryshimeve ne Shqiperi

    Era e ndryshimeve ne Shqiperi erdhi nga brigjet italiane dhe shume politikaneve shqiptare "u mori koka ere". Teksa Berisha nga dita ne dite behet me i urte dhe me i qete, Nano nga ana e tij nga dita ne dite duhet te shpiki nje menyre te re per te mbijetuar jo vetem ne partine e tij, por edhe ne politiken shqiptare. Nen trysnine e fajit, Nano sulmoi qeverine Meta qe po cenonte ndjeshem pozitat e tij ne parti. Me pas doli me idene e "katharizmit" (qe nuk ka asnje kuptim ne shqip), per te dale me Majkon si kryeminister, per te dale me ambicien e berjes president, per te dale tek mirekuptimi me Berishen dhe aprovimi i njeriut te Berishes si president, per te dale tek ideja e berjes kryeminister per here te katert ne jeten e tij.

    Si gjithmone politika shqiptare me shume se drame ka komedi dhe satire brenda qe vetem ata qe kane dy fara mend ne koke arrijne ta kuptojne. Nano, kryeministri me deshtak qe ka pare Shqiperia ne gjithe historine e saj, behet per heren e katert kryeminister. Justifikimi per kete eshte "edhe njehere pa te shohim". Jo vetem aq, por kesaj here Nano luan me dy porta, nga nje ane mban postin e kryministrit dhe nga ana tjeter mban postin e kryetarit te partise. A mbahen dy kunguj nen sqetull?

    Individi Nano eshte emri i krizes qe ka pushtuar partine socialiste dhe levizja me e fundit e Nanos vetem sa e thellon me tej kete krize brenda PS-se, largon elektoratin qe i ka mbetur, dhe i ben nje sherbim te madh opozites e cila tashme ka jo vetem te drejten morale, por edhe institucionin e presidentit qe i fal asaj mjetet per te sjelle ndryshim me kohen ne Shqiperi. Kjo do te jete qeveria e fundit socialiste, mbase dhe hera e fundit qe emri i Nanos lakohet ne politiken shqiptare. Kur socialistet te behen esell nje mengjes dhe te shohin se ca i bene vetes dhe atij populli, toka do tu digjet nen kembe dhe do te fillojne te gjithe te tregojne me gisht njeri-tjetrin. Pushteti vjen e iken dhe ai pushtet qe e shfrytezon, ai pushtet edhe te ndeshkon me ligj heret a vone !

    Opozita nga ana e saj eshte paksa konfuze ne qendrimet e saj. Lideri patriark Berisha duket se nuk ka besim tek asnje prej te tijeve per ti rrefyer "planet per Shqiperine" qe Perendimi shkruan dhe politikanet shqiptare zbatojne. Shume e akuzojne opoziten se eshte teper pasive kur duhet te sulmoje ashper pozitat e socialisteve. Keta ne pergjithesi jane militantet dhe diletantet politike pasi si te tille ata konfuzojne ardhjen ne pushtet me kthimin e Shqiperise ne rrugen e legjitimitetit. Kthimi i Shqiperise ne rrugen e legjitimitetit kerkon realizimin e shume hapave qe kerkojne perkushtim dhe durim. Hapat me kryesore qe une do te vecoja jane:

    - Krijimi i klimes se re politike ne vend ku pozita dhe opozita respektojne njera-tjetren dhe i lene vendin qe i takon njera tjetres ne vendimarrje duke respektuar keshtu vullnetin e sovranit zgjedhes.

    - Lufta ndaj krimit te organizuar qe nuk eshte me vetem nje pergjegjesi e qeverise shqiptare por eshte nje inisiative kolosale e gjithe qeverive europiane dhe asaj italiane ne vecanti.

    - Ringritja e institucionit gjyqesor ne Shqiperi qe ne keto 5 vjet eshte rrenuar plotesisht. Kjo do te beje qe te gjithe te implikuarit ne krim dhe korrupsion te ballafaqohen me ligjin.

    - Filtrimi i njerezve politike dhe nxjerrja jashte politikes shqiptare i te gjithe atyre qe jane te implikuar ne krime dhe korrupsion. Ndeshkimi i manipuluesve te zgjedhjeve te 24 qershorit qe nuk ishin me thjeshte individe por institucione. Pra reformime kolosale duhet te behen ne Shqiperi ne keto institucione ne menyre qe te mbahet lart e drejta ligjore dhe jo ajo klanore.

    - Ndryshimet kushtetuese qe e nxjerrin vendin nga spiralja e destabilitetit politik qe u verehen qarte pas zgjedhjeve te 24 qershorit.

    - Ndryshimet ne kodin elektoral qe do te garantonin mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe garantimin e votes se shtetasve shqiptare.


    Teksa maxhoranca socialiste i ben qejfin vetes me mendimin se do te qeverise deri ne 2005, opozita llogarit operacionin e rradhes qe duhet ndermarre per pastrimin e trupit institucional shqiptar nga krimi dhe militantizmi politik. Berisha me mire se kushdo e di se ardhja ne pushtet ne kushtet qe eshte Shqiperia eshte mashtruese. Nese opozita do te vinte ne pushtet neser, ajo duhet te merrte persiper pikerisht te gjitha krizat e parardheses se saj. Sikur kjo te mos mjaftonte, do te ishte shume e veshtire per opoziten te vinte autoritetin e ligjit per aq kohe sa nuk eshte c'rrenjosur krimi i organizuar qe vepron lirshem ne Shqiperi. Ne kushtet e krijuara, opozita u jep kohe aleateve te saj ne Perendim qe te vazhdojne te ushtrojne trysninen e duhur duke luftuar direkt krimin e organizuar shqiptar, teksa ajo vazhdon te perfitoje nga kjo trysni per te bere ndryshimet e duhura kushtetuese ligjore dhe institucionale.

    Ndryshe nga 1992 ku opozita erdhi ne pushtet e shoqeruar me enthuziasmin e gjithe shqiptareve, kesaj here opozita do te trashegoje nje elektorat sa te lodhur edhe te zhgenjyer nga politika shqiptare. Vetem kur te gjitha kushtet te jene plotesuar me se miri, opozita do ta coje vendin drejt zgjedhjeve te parakohshme qe do te vine si gjithmone me bekimin e perendimit.


    Politikanet shqiptare fryhen dhe flasin shume, por kane shume pak gjera ne dore, dhe pas 12 vjetesh kete gje e kane kuptuar edhe vete shqiptaret.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Ndryshimet e fundit ne Shqiperi = Nano kryeminister serrisht !

    urraaaaaaaaaa

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Nje teme aq e qelluar dhe shume me bvend.Por do te thoja se deri me tani nuk kam pasur rast te lexoj apo degjoj se historia perseritet,por kjo qenka realitet ne truallin tone Arberor.Te shohim shkon nje Salko vjen nje Majko,shkon nje Nano vejne nje Meta e serish vejn nje Nano.Don te thote se kjo loje eshte duke u luajtur po me keta lojatr qe 12 vite ne truallin tone Arberor me ndihmen e shpetimtareve perindimor e qe kjo po u shkon atyre shume mire per shtati.
    Kisha per te thene se ne te njejten loje jane pozita dhe opozita , nuk ka kurfar dallimi mes tyre te dyja jane per shkatrrimin e shtetit,gllabrimin e te mirave popullore,ndihmen e krimit te organizuar,shkatrrimin e vendit si jo kur edhe pozita eshte ne kete por edhe opozita e sotme kur ishte ne pozite bente nje gje te tille ne krye me Salkon sikur sot kjo me Nanon.
    Por eshte shume interesant si gjithmon ne shq
    Jam martuar002

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kjo teme eshte mjaft e qelluar dhe shume interesante per momentet te cilat aktualisht eshte duke i kaluar populli shqipetar.Por eshte shume interesant nese do te analizoj njeriu disa aspekte historike te rrjedhave dhe ngjarjeve e do te konstatoj se nganjehere historia po u perseritka si eshte rasti tek ne shembull konret qe 12 vite me radhe do udheheqin kete popull deshtaket duke filluar nga Salkoja e deri serish te ky fundit Nano.Vazhdimisht do te kemi ne pushtet Salko-Nano-Majko-Meta-Nano.Po a nuk eshte kjo tragjedi,apao me mire te themi nje komedi me akte te kryera ne regji te huaj.
    Per mendimin tim ne truallin tone Arberor jane ne te njetat vale gjatesie si poziata ashtu edhe opozita shikuar historikisht duket keshtu kur Salko ishte ne pozite mendonte te shkatrronte cdo gje shqipetare,nje gje te tille pas tij beri Nano,Majko e Meta po serish kete do ta beje po ai Nano ani.Keto qe po ndodhin ne atdheun tone ne Arberine tone jane plotesisht sipas mendimit tim skenaret e perendimit atyre qe po na ndihmojne ne realiziminn e demikracise perendimore ne Shqiperi e mebete te shohim si do te dal ne fund.Si mund te ndodhe kjo kur asnje qeveritar,udheheqes parie apo lider cfar do qofte ai mos te qaj koken per popullin,mos te ndjej dhembje per tragjedin qe po ndodhe ne shtetin tone por vetem te merret me ...
    Athue deri kur me ???

    "Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera"?
    Jam martuar002

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime

    TAYSON-- LEWIS

    Nano e Meta, sherri i rradhes
    Fatos Nano dhe Ilir Meta duket se kane bere divorcin e rradhes. Dy kreret kryesore te Partise Socialiste qe per disa jave me rradhe kaluan "periudhen e tyre te mjaltit", tani jane ndare per ceshtje postesh ne qeverine e re "Nano". Burime te besueshme ne rradhet socialiste thane se ceshtja per te cilen kane debatuar gjate me njeri tjetrin Nano e Meta ka te beje me emerimin e e Metes ne postin e zv.kryeministrit dhe ate te Ministrit te Rendit Publik. Ndersa Meta e ka kerkuar me ngulm nje post te tille, Nano gjendet nen presionin e disa prej deputeteve te PS, perfaqesues te levizjes per katarsis, te cilet nuk duan te votojne Meten ne postin e kerkuar prej atij te fundit.

    Burime te besueshme prane kryetarit socilaist pranojne per KJ se debati i tyre eshte zhvilluar dy dite me pare. Nano madje i eshte drejtuar me nota shume te ashpra ish-kryeministrit Ilir Meta. "Ik se nuk dua te degjoj me sepse per ty jam prishur me te gjithe miqte e mi", i eshte drejtuar Fatos Nano, Ilir Metes duke u ngritur nga tavolina. Ky ka qene konflikti i tyre i pare pas "krushqise" se bere rreth nje muaj me pare.

    Menjehere pas takimit me perfaqesues te Bankes Boterore, ne Hotel Tirana, kryetari i PS Fatos Nano menjehere ka levizur drejt Sarandes per fundjave. Por nuk ka ngurruar qe pas tij te shkoje edhe ish-kryeministri Ilir Meta per te gjetur zgjidhjen e situates, por pa hequr dore nga kerkesa e tij per te marre postin e Ministrit te Rendit Publik. Deri dje pasdite, edhe pse gjenden ne te njejtin qytet, Nano dhe Meta nuk jane takuar mes tyre. Nderkaq, ndersa Nano ka udhetuar me helikopter drejt qytetit turistik te Sarandes, Meta ka shkuar me makine nga rruga bregdetare. Ne qytetin e Sarandes, Nano dhe Meta jane vendosur ne hotele te ndryshme.

    Burimet prane ish-kryeministrit Meta sqarojne per KJ se nje nga arsyet per te cilat Meta ka rendur drejt Sarandes ka te beje vetem me takimin e tij me kreun socialist. Patjeter qe ata do te takohen, por nuk eshte ende e qarte nese Nano do te toleroje ne pranimin e kerkeses se Metes per te marre postin e Ministrit te Rendit Publik, sidomos pas presionit per bojkot qe i vjen nga nje pjese e deputeteve socialiste.

    Gjendja paraqitet e ndere per krijimin e qeverise se re edhe per disa ministri te tjera. Ish-kryeministri Ilir Meta i ka kerkuar Fatos Nanos qe ne qeverine e re qe ai do te drejtoje te perfshihen edhe disa prej mbeshtetesve te ish-kryeministrit, njerez te perfolur nga Nano disa muaj me pare, nje kerkese kjo qe nuk eshte pranuar po ashtu nga kryetari socialist.

    Gjithsesi, Ilir Meta gjendet ne Sarande per te vazhduar debatin e lene ne mes me kryetarin socialist Nano. Nuk eshte konfirmuar asnje takim mes tyre, ndersa dihet qe Meta ka shkuar me kete qellim. Menjehere pas kthimit nga Saranda, kreu socialist Nano do te rifilloje tratativa per krijimin e qeverise se re edhe per shkak te afatit te ngushte kohor qe i ka mbetur ne dispozicion. Ne kete periudhe kryetari socialist Nano mban nje komunikim te vazhdueshem me Arben Malajn, te perzgjedhurin e tij per postin e Ministrit te Ekonomise.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Albo per here te pare jam dakort me ty e kesaj rradhe spo ta ha hakun sidoqofte duhet pritur pak te shohim cte mira do te sjelli Berlusconi per Shqiperine se di nga c'ane anon ai vetem se nuk perben ndonje shprese per ndryshime te medha ne qeverisje.

  7. #7
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Ne RSH ka vetem nje ndryshim pozitiv ish-sekretarit te partise po i del ngjyra.


    Nano nuk u be president ( qe nuk ka asnje kompetence), por u be kryeminister.

    Shume keq i kane punet komunistet, po dridhen.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Se SI dhe se A do te behet Nano kryemister kjo ngelet per tu pare. Heshtja e Berishes ben qe sherri ne PS te shkoje aq thelle, saqe sot Partia Socialiste eshte defakto inekzistente dhe e ndare ne klane(jo fraksione). Fraksionet jane "mendim apo qendrim ndryshe" por klanet e PS-se nuk kane qendrime kane interesa per pushtet dhe shfrytezim te tij.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Pikerish,

    akoma nuk eshte e qarte se Klani i Nanos, pra klani Hoxha eshte ai qe vendos?

    Akoma nuk eshte e qarte qe ata nuk ndahen kurre, sepse kane interesa shume te thella?

    Tek ata jane gjerat e qarta si dielli, por jo tek ish-sekretari.

    Qe arriti deri aty sa te bashkohet me arben imamin per te fituar zgjedhjet ne Bulqize!!!!???
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Ne keso lojera te pista liderve te tille nuk u intereson shume forete se do te kene miqesi me dreqin apo te birin , ata kane vetem nje qellim,e cfare dihet.
    Por shpresoj se edhe ketyre se shpejti do tu dal boja.

    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Flet Spartak Ngjela. Gjithēka pėr strategjinė e opozitės pas marrėveshjes me Nanon pėr presidentin


    Nuk duam pushtet tė degraduar


    "S'e ngremė tensionin ndaj Nanos, sepse kemi nėnshkruar marrėveshje me tė"


    PARIS - Jemi nė prag tė marrjes sė pushtetit, por nuk mund ta marrim atė tė degraduar. Kėshtu shprehet Spartak Ngjela, njė prej drejtuesve kryesorė tė PD-sė, i cili sqaron strategjinė e opozitės pas marrėveshjes Berisha-Nano.


    -Pas pauzės sė mirėkuptimit politik pėr zgjedhjen e presidentit konsensual, PD-ja po e ashpėrson sėrish tonin. Si mund t'i pėrmblidhni shkurtimisht arsyet e acarimit tė opozitės nė kėto momente ?

    Kjo rrjedh nga fakti se nė rastin e zgjdhjes sė presidentit, marrėveshja nuk qėndronte vetėm brenda kuadrit tė zgjedhjes sė presidentit, por kalonte mė tej deri tek pika e balancimit tė institucioneve. Mirėpo ēfarė ndodhi? Brenda PD-sė ka patur shumė skepticizėm nė kėtė rast, sepse nuk besonim se Nano mund ta mbante fjalėn pėr zbatimin e plotė tė marrėveshjes. Mendonim se Nano kishte hall sa tė kalonte lumin, tė zgjidhej presidenti dhe mė pas ai do tė vazhdonte pėrsėri mė tė njėjtat metoda e me tė njėjtėn mėnyrė tė qeverisuri. Frika jonė u vėrtetua nė zonėn 19 nė Bulqizė, nė tė cilėn ishim tė detyruar tė bėnim zgjedhje. Pėrgjatė procesit tė votimit u panė shenja tė njė dėshirė pėrsėri tė tė majtėve pėr tė manipuluar. Nė konstatuam shkelje tė Kushtetutės, u lejuan njerėz qė tė votonin ne grup. Njė njeri votoi pėr 20, 12 apo 8 veta, pra pėr fisin apo familjen, ēka na dėmtoi ne. Pra pati nė tė vėrtetė marrėveshje, por socialistėt nuk e lejonin marrėveshjen tė zbatohej, aty ku ishin zonat tona tradicionale, dhe e lejonin atė atje ku ishin zonat e tyre; Me anė tė kėsaj mėnyrė u rrit artificialisht pjesėmarrja nė votim nė zonat socialiste falė votimit nė grup, ndėrkohė kur realisht pjesėtarėt e fisit ndodhen me punė sezonale nė Maqedoni, Greqi apo Itali. Pėr kėtė arsye nė e goditėm kėtė ēėshtje nė Gjykatėn Kushtetuese duke e konsideruar si shkelje tė rėndė. nė njė kohė qė pėr faktin se kishim nėnshkruar njė marrėveshje duhet ta kishim pezulluar, ose ta kishim ndaluar nė ēast njė gjė tė tillė. Ėshtė njė fenomen nė Shqipėri ku nė zonat malore votohet nė kėtė mėnyrė pra njė njeri i vetėm voton pėr fisin ose pėr familjen, dhe menduam se duke mos e bojkotuar votimin do tė gjenim mė pas mirėkuptim nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Por atje hasėm nė njė frymė krejtėsisht agresive, nė njerėz tė papėrgjegjshėm, nė tė njėjtin komision dhe tė njėjtat metoda. I bėjmė pyetje vetes se ku e gjejnė kėta komisionerė fuqinė qė tė sillen kėshtu me opozitėn? Ne nė sallė kishim dėrguar gjysmėn e sekretariatit tė lartė tė PD-sė, ēėshtja u bė publike, njerėzit e panė mė sytė e tyre sesi disa komisionerė tregoheshin sikur ishin tė plotfuqishėm. Ne pritėm dy ditė pėr ta neutralizuar problemin. Dy rrugė ishin, ose ata janė tė papėrgjegjshėm, ose ata kanė forcėn politike tė maxhorancės; pritėm dy ditė, tre ditė, nga ana socialiste nuk u dha asnjė shpjegim, asnjė goditje, pėrkundrazi e majta mori nė mbrojtje nėpėrmjet shtypit, komisionerėt. Nė kėtė moment ne vendosėm atėherė tė fillojmė opozicionin normal, pasi konsideruam se PS-ja prishi marrėveshjen , se kishte njė atentat mbi marrėveshjen e qė do tė ishte mė mirė t'i vinim pikat mbi "i" qė tani. Kjo ka qenė historia, kjo vazhdon tė jetė. Nė radhėt e PD-se ka ende skepticizėm.Tė shikojmė mė vonė se ē'do tė ndodhė.

    A nuk ju duket se jeni nė opozitė tė plotė me shtypin dhe opinionin nė Shqipėri, tė cilėt duken mė tė shqetėsuar nė kėto momente me rikthimin e Nanos nė qeveri ?

    Rikthimin e Nanos nė qeveri ne u detyruam ta trajtonim si ēėshtje tė brendshme tė PS-sė. Nė qoftė se do tė ngrihet tensioni nė opinionin publik sigurisht qė kjo do tė ishte nė favorin tonė, por ne nuk mund ta ngrinim vetė kėtė tension, pėr faktin se kishim nėnshkruar njė marrėveshje me Nanon. Kjo ėshtė e vėrtetė, e pranoj, dhe do tė ketė disa ngritje tė tensionit, por e rėndėsishme ėshtė qė tė ketė vazhdimėsi nė marrėveshje , nė mėnyrė qė tė ketė, siē e thashė mė sipėr balancim tė institucioneve, qė natyrisht sjellin paqe normale nė Shqipėri. Pėr tė dhėnė njė shpjegim mė tė qartė, nė kėto momente nė Shqipėri tė gjitha institucionet janė mbushur me elementė partiakė tė sė majtės. Kot flitet se Shqipėria ėshtė njė shtet demokratik i institucionalizuar. Ajo ėshtė pėrkundrazi njė shtet qė anon nga diktatura.

    Por a nuk ėshtė zoti Berisha ai qė ka kėrcėnuar kėto ditė se qeveria „Nano" nuk do tė votėbesohet nėse votimi nuk bėhet i fshehur nė Parlament?

    Ne kemi kėrkuar njė votim tė fshehur nė Parlament, pasi nė Parlament ka patur njė kapėrcim tė Kushtetutės. Kushtetuta aktuale shqiptare ka njė proces tė tillė pėr zgjedhjen e kryeministrit : nė fillim dekretohet kryeministri nga presidenti . Mp pas, kryeministri duhet tė vijė nė Parlament pėr tė marrė njė herė votėbesimin i vetėm dhe pastaj tė kompozojė qeverinė e tė rikthehet tė marrė votėbesimin nė grup me qeverinė ; Ne nuk themi qė votėbesimi me qeverinė tė jetė i fshehtė ; por kur kryeministri vjen nė mėnyrė individuale pėr tė marrė votėbesimin, sipas kėsaj Kushtetute qė e ka shkruajtur vetė e majta, kryeministri duhet tė votėbesohet mė votė sekrete. Kjo edhe pėr arsye morale qė kryeministri mos tė dijė sė cilėt ka kundra dhe cilėt ka pro qoftė nė spektrin e vet politik.

    A nuk ju duket paradoksale qė mėnyra e votėbesimit tė kryeministrit tė ri, t'ju tėrheqė juve si opozitė mė shumė vėmendje, sesa rikthimi nė qeveri i ish-kryeministrit aq tė pėrfolur Ilir Meta qė po e shqetėson seriozisht opinionin ?

    Ne na kanė shqetėsuar tė gjitha, por pėr faktin se ata vazhdojnė tė qeverisin dhe se janė njė nga partitė e mėdha nė opinionin publik, ne s'kemi sesi ua imponojmė ministrat. Kėtė gjė ata duhet ta dinė vetė…

    E megjithatė ju dėgjuat pėr rastin e fundit nė Gjermani, ku opinioni arriti tė rrėzojė njė ministėr tė pėrfolur si Rudolf Sharping i Mbrojtjes, ndonėse kjo mund tė konsiderhej, siē arsyetoni ju, si punė e brendshme e qeverisė Shrėder?

    Po dakord jam. Por atė e rrėzoi opinioni. Kėtu tek ne qėndron problemi se ne ende nuk e dimė sesi do tė kompozohet qeveria e re, se si do te vazhdojė bashkėpunimi Nano-Meta. Ne dimė vetėm se do tė vazhdojmė opozicionin tonė tė ashpėr ndaj qeverisė re. Por natyrisht do tė presim krijimin e saj se deri tani ka vetėm fjalė. Ne nuk mund tė dalim paraprakisht me kriticizėm pėr qeverinė, ndėrkohė qė Majko s'ka dhėnė ende dorėheqjen. Kjo do tė ishte njė hap jo serioz nga ana jonė; por menjėherė mbas shpalljes sė qeverisė sė re socialiste, ne kemi argumentat tona pėr t'i treguar opinionit publik se pėrse kėta tė dy nuk mund tė jenė mė krerė tė qeverisjes.

    Le tė kalojmė tani nė njė vėshtrim nė krahun tuaj. Pas zgjedhjes se presidentit me konsensus kampi opozitar po pėson plasaritje tė dyfishtė, qoftė nė gjirin e PD-sė ku figura tė tilla si Pjetėr Arbnori dhe zonja Topalli kanė shprehur pakėnaqėsi, ashtu edhe nė gjirin e « Bashkimit pėr Fitore » ku parti tė tilla, si ajo Republikania apo e Legalitetit, po shkėputen . Nuk mendoni pas kėtyre zhvillimeve se zgjedhja e presidentit me konsensus qe si njė « fitore e Pirros ».

    Nuk mendoj kėshtu. E para pėrsa i pėrket kriticizmit qė bėhet brenda Partisė Demokratike, nuk ėshtė e nivelit aq tė lartė sa ē'mund tė supozohet. Tė paktėn nė lidhje me nėnkryetaren Topalli. Ajo pati tė drejtėn nė goditje , brenda linjės sė partisė dhe gjithmonė nė funksion te marrėveshjes, nė funksion tė kėrkesės sė partisė demokratike pėr zgjedhje tė parakohshme, dhe nė funksion tė zonės ku pati manipulime. Pėrsa i pėrket zotit Arbnori, ai ka kriticizimet e tij ne lidhje me marrėveshjen , brenda normalitetit tė njė skepticizmi. Ai nuk thotė se ėshtė kundėr marrėveshjes , apo kundėr linjės sė Partisė Demokratike. Ai shpreh mendimin, dhe pėr kėtė ka tė drejtėn e tij, se Berisha ka humbur nė marrėveshje me Nanon, se Nano ia ka hedhur Berishės nė marrėveshje. Por ende nuk mund tė dihet se kush ka fituar. Argumenta nuk ka. Nė qoftė se dikush thotė se Nano ia ka hedhur Berishės dhe unė them se Berisha ia ka hedhur Nanos, duhen o prova, o argumente, o gjera tė cilat japin besueshmėri.

    Pėrse nė fjalorin tuaj dhe nė fjalorin nė pėrgjithėsi tė politikanėve shqiptarė, rrallėherė dėgjohet fjala opinion, popull. Pėr shembull nuk thuhet Nano ia ka hedhur popullit apo Berisha ka lozur me njerėzit, por gjithmone flitet pėr hedhje midis kundėrshtarėve politikė, a thua se jeta politike ėshte krejtėsisht e shkėputur nga objektivi i saj primar qė ėshtė shėrbimi i shoqėrisė?


    Dakord jam, por nė kėtė rast nuk ėshtė trajtuar raporti midis opozitės dhe shoqėrisė. Nė kėtė rast eshtė argumentuar raporti midis maxhorancės dhe opozitės nė funksion tė shoqėrisė . Ne e kemi trajtuar marrėveshjen nga interesi i ngushtė partiak pėr njė interes tė pėrgjithshėm. Dhe kėshtu mendohet tė kenė vepruar tė dyja palėt . Tė paktėn partia demokratike ka seriozitetin maksimal pėr tė provuar kėtė ēėshtje qė nga Brukseli e deri sot. Ne kemi hapur rrugė nė marrėveshje nė funksion tė njė interesi mė tė pėrgjithshėm, biles tė pėrgjithshėm. Kurse pėr socialistėt ka skepticizėm.

    Cila ėshtė fletorja e „detyrave tė shtėpisė" nėse mund tė shprehemi kėshtu , per PD-nė nė muajt e ardhshėm?


    Nė kėto momente politika ėshtė gjithandej pezull nė tė gjithė botėn, pasi jemi nė periudhė pushimesh dhe nuk prodhohet politikė. PD-ja, ka prodhuar shumė politikė nė 6-7 muajt e fundit. Ne do tė mbledhim Kėshillin Kombėtar pėr tė filtruar prodhimin qė lidershipi i lartė ka bėrė nė politikė. Mbas kėsaj do tė marrim mandatet e reja pėr tė vazhduar punėn politike. Por mendoj se deri nė shtator do tė presim ecurine e kundėrshtarit pėr tė treguar seriozitet nė marrėveshje. Marrėveshja pėr balancimin e institucioneve nuk i duhet PD-sė aq sa i duhet shoqėrisė. Ulja e toneve tė nxehta dhe ndalimi i njė lufte pa sens i duhet shoqėrisė dhe jo PD-sė, por opozicioni do tė vazhdojė nė atė sens qė thashė, qė nė jemi nė prag tė marrjes sė pushtetit, por ne nuk mund tė marrim njė pushtet tė degraduar. Duhet tė fillojė qė tani nje institucionalizim i opozitės. Shoqėria shqiptare flet pėr demokraci, por ne s'kemi opozitė tė isntaluar institucionalisht; kėtė duhet tė fillojmė ta bejmė si ne Perėndim, ashtu siē e kemi nė program.

    Mė falni, konkretisht, ēfarė quani ju njė « institucionalizim » tė opozitės njė term qė pėrdorni shpesh ?

    Kjo do tė thotė qė opozita tė jetė prezente nė qeverisjen e vendit, jo nė ekzekutiv, por nė kontrollin e ekzekutivit dhe nė institucionet e tjera qė mbajnė shtetin. Ekziston njė marrėveshje mbi Kontrollin e Shtetit qė duhet t'i takojė opozitės dhe qė ende nuk ėshtė zbatuar. Janė komisionet parlamentare ku opozita ėshtė e pėrjashtuar nga drejtimi i tyre. Ėshtė balancimi i Gjykatės Kushtetuese, ėshtė rregullimi i KQZ-sė qė ėshtė krejtėsisht politik dhe pėrgjegjės pėr manipulimin e rezultateve tė zgjedhjeve tė kaluara. Eshtė Keshilli i Lartė i Drejtėsisė, i kompozuar krejtėsisht ne frymė politike. Te gjitha kėto e kanė bėrė shtetin shqiptar njė medalje mė njė krah. Nuk mund tė thuhet se kemi njė diktature sui generis por kemi nje tentim drejt njė autoritarizmi, i cili nė funskion tė njė logjike relative ėshtė njė diktaturė.

    Po qe kėshtu, kėto tė meta qė pėrmendni ju nuk mund tė ndreqen me vullnetin e mirė tė partisė nė fuqi, por vetėm me votėn e lirė tė popullit….

    C'votė e lirė ! Ne po konstatojmė vazhdimisht se vota e lirė e popullit nuk mund tė shqyrtohet normalisht se manipulohet.


    Ju theksoni shpesh si detyrė imediate pėr PD-nė institucionalizimi i opozitės. Mendoni ju qė ėshtė ende herėt pėr tė filluar pėrgatitje pėr fushatėn e zgjedhjeve lokale tė 2003-it, fitorja e tė cilave do tė bėnte qė mos t'i luteshit pozitės pėr balancimin e institucioneve?

    Ne kemi mendimin se zgjedhjet politike duhet tė vijnė pėrpara atyre pėr pushtetin lokal ne 2003-in. Kjo sepse Shqipėria nuk ka qeverisje aktulaisht. Kjo qeveri nuk mund tė qeverisė mė. Ne nuk do ta shtyjmė pėr tė renė, ne do ta lėmė tė bierė vetė. Qė nga shtatori i vitit te kaluar , shoqėria shqiptare nuk qeveriset mė si pāsoje e krizės sė brendshme socialiste , qė ėshtė njė refleks i krizės sė zgjedhjeve tė kaluara. Per tė dytėn herė bėhet i njėjti gabim ne Shqipėri kur qeveriset pa mbėshtetjen reale tė votave; ky sistem duhet ndaluar perfundimisht; shqiptarėt nuk kanė garantimin e votės sė lirė, prandaj nuk kane qeverisje; njė qeverisje qė vjen pa votėn e lire nuk mund tė ketė pergjegjėsi ; qė prej shtatorit kėta nuk po qeverisin mė.

    Ku ėshtė pėrgjegjėsia e tyre?

    Ajo rrjedh nga instittucionet e meqėnėse nuk ka insittucione, kėta po qeverisin si paraardhesit e tyre nė dekadat e mėdha tė atij shteti totalitar qe kemi goditur. Ne nuk mund ta lėmė mė shoqėrinė me koncepte totalitare e papėrgjegjėsi ne qeversije. Por qė tė evitojmė kalimin e pushtetit nė mėnyrė tė nxehtė, po qe se kjo tė bėhet nė mėnyrė perėndimore, nė menduam tė bėnim njė marrėveshje me Nanon per balancimin e institucioneve .

    A mund tė kutptohet se sa e rėndėsishme ėshtė balancimi i institucioneve?

    Kjo ėshtė gjėja mė kryeore pėr shoqėrinė shqiptare sot.

    Mbase keni tė drejtė, por kur nuk ka asnjė lloj presioni pėr ta detyruar pozitėn t'i pėrgjigjet kėrkesave tė opozitės, ēfarė rruge keni ju ? Ju parashikoni zgjedhje tė parakohshme, ndėrkohė qė keni kohė qė i premtoni bazės suaj njė gjė tė tillė pa rezultat deri tani. A jeni ju ende tė besueshėm nė premtimin e zgjedhjeve tė parakohshme ?

    Me falni, nė deri tani kemi korrur shumė suksese nė politikė. Ne kemi detyruar tė ridimensionohet institucioni i akuzės, i cili ishte krejtesisht qendra e graviteti tė korrupsionit nė Shqipėri, dhe kjo nuk ėshtė pak. Ne kemi arritur me luftėn tonė politike njė president konsensual tė propozuar nga ne . Kemi nėnshkruar njė marrėveshje pėr Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve dhe tė institucioneve tė tjera, e po presim pėr kėtė. Tė gjitha kėto nuk janė bėrė pa njė presion. Ne e dimė shumė mirė qė me PS-nė flitet vetėm mė rrugen e forcės, por duam tė perdorim vetėm forcėn politike dhe brenda arsyes perėndimore tė forcės nė politikė. Nė qoftė se Shqipėria do tė vazhdojė tė vuajė pa qeverisje dhe kėta nuk do ta kuptojnė qė kriza e tyre politike do njė autoritet pėr t'u zgjidhur, ne do ta lėmė tė vazhdojė deri kėshtu deri nė shtator, e me pas do tė dalim me njė politikė masive bashkė me opinionin pėr tė ndryshuar gjendjen.

    Marrė nga radio "Francė Internacional"
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Me vjen mire qe avokati vertetoi me fjalet e tij ato qe une shkruajta me lart. Per te gjithe ata qe do ta lexojne me vemendje intervisten (komplimentat e mia atij qe e intervistoi pasi ka bere pyetjet e duhura) kane per te mesuar shume mesazhe me nentekts.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  13. #13
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Per ata qe kane akoma iluzione:


    Hartohet qeveria me e fundit
    1. Kryeminister Fatos Nano

    2. Zv.kryeminister dhe Minister i Rendit Ilir Meta

    3. Minister i Jashtem Arta Dade

    4. Minister i Financave Kastriot Islami

    5. Minister i Mbrojtjes Pandeli Majko

    6. Minister i Ekonomise Arben Malaj

    7. Minister i Drejtesise Spiro Peci

    8. Minister i Mjedisit Lufter Xhuveli

    9. Minister i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Ben Blushi

    10. Minister i Arsimit Luan Memushi

    11. Minister i Punes dhe Ceshtjeve Sociale Skender Gjinushi

    12. Minister i Kultures Luan Rama

    13. Minister Shteti prane Kryeministrit Blendi Klosi

    14. Minister i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit Fatmir Xhafaj (perflitet Ylli Manjani)

    15. Minister i Integrimit Marko Bello

    16. Minister i Shendetesise Mustafa Xhani

    17. Minister i Industrise dhe Energjetikes Viktor Doda

    18. Minister i Bujqesise Agron Duka

    Perfundon skema paraprake perfundimtare e qeverise se re qe do te drejtoje kryetari i Partise Socialiste Fatos Nano. Burime te besueshme prane shefit te ardhshem te qeverise shqiptare thane per KJ se nje pjese e mire e emrave qe kane qene per nje kohe te gjate anetare te kabinetit te ardhshem qeveritar, nuk do te jene me ne karriget e tyre. Keshtu, do te lene kabinetin Ruka, Meksi, e Legisi ndersa vendet e tyre do te zihen nga emra te rinj te Blushit, Malajt, e Klosit.

    I papercaktuar ne menyre definitive mbetet emri i Ministrit te Rregullimit te Territorit, ku burimet thone se diskutohet mes Ministrit aktual te rregullimit te Territorit dhe Turizmit dhe nje juristi qe vjen nga shoqeria civile Ylli Manjani. Deri tani, mbetet ne dileme zgjedhja e Nanos mes Sekretarit te tij te Pergjithshem te kater viteve me pare, apo te propozuarit te tij disa dite me pare per postin e Sekretarit te Pergjithshem ne qeverine e re. Deri neser, dilema e ketij posti do te jete zgjidhur nga kryetari i PS Nano. Ndersa Blushi ka zene vendin e Dokles pas mospranimit te ketij te fundit per te marre postin e Ministrit te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Meksit do t'i duhet te lere perfundimisht kabinetet e mazhorances socialiste edhe pse kjo e fundit ka qene nje nder preferuarat e Nanos edhe per postin e kryeministrit te vendit ne shkurt te ketij viti. Ndersa Ruka, i cili u ka rezistuar te gjitha ministrive socialiste, nuk do te jete me anetar kabineti. Jetes se rregullt parlamentare, do t-_het t'i kthehet edhe Fatmir Xhafaj pas largimit nga kabineti "Majko". Bledi Klosi do te jete Ministri i shtetit prane Fatos Nanos, nderkohe qe gjate qeverise Nano 4, Klosi ka punuar si ndihmes i ish-kryeministrit Nano ne ate kohe. Ndryshimet e propozuara me se fundi nga Nano, kane plotesuar skemen e plote te qeverise se ardhshme qe kryetari socialist do te drejtoje.

    Pakenaqesi do te paraqese edhe vete Gjinushi, i cili edhe ne konferencen per shtyp ka pretenduar per me shume poste ministrore per socialdemokratet. Megjiathate pritet qe gjithcka te zgjidhet mes tij dhe kryetarit socialist. Ndersa menjehere pas perfundimit te te gjithe negociatave kreu socialist skemen e re te qeverise do ta paraqese ne kryesine e partise per te marre viston e kupoles drejtuese te PS. Pas kesaj procedure, rruga eshte e hapur per votbesimin ne Parlament dhe betimin prane presidentit qe do te marre detyren Alfred Moisiu.

    Shume kohe perpara e kam thene po e perseris:


    Klani sundues ne RSH eshte ai Hoxha:

    Sherbyesi politik i tij eshte:

    NANO

    Majko qe nje lolo e do te mbetet nje lolo.
    Tani u be prape minister i mbrojtes, pse jo.
    Kiu fiu ketu kiu fiu atje.
    Rrogen e merr.

    Asnje iluzion per percarjen e tyre, ju lutem.

    Ta gezoni qeverine shqiptare!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kush i Ha Keto "Sentenca" Terhiq e Mos Keput

    "Marrėveshja me mazhorancėn pėr reformimin e institucioneve qė dhunuan votėn e lirė"

    TIRANE (27 Korrik) -

    Marrėveshja me mazhorancėn pėr reforma nuk mund tė ndalet nga askush. Kėshtu u shpreh sot lideri i Partisė Demokratike (PD), Sali Berisha, gjatė mbledhjes sė Kėshillit Kombėtar tė partisė sė tij, forumit mė tė lartė vendimmarrės.

    "Marrėveshja me mazhorancėn pėr reformimin e institucioneve qė dhunuan votėn e lirė, nuk mund tė ndalet nga askush", theksoi Berisha, i cili sqaroi pėrpara anėtarėve tė KK-sė tė vėrtetėn e marrėveshjes sė firmosur mes tij dhe liderit socialist Fatos Nano: "Ajo ėshtė njė marrėveshje qė ka pėr qėllim, reformėn e institucioneve, para sė gjithash tė atyre qė dhunuan votėn e lirė".

    "E tėrė pėrpjekja jonė ėshtė qė nėpėmjet kėtij proēesi, t'i ēojmė shqiptarėt tek zgjedhjet e lira dhe tė ndershme", shtoi ai. Berisha u shpreh i gatshėm pėr tė komunikuar me tė gjithė faktorėt politik pėr tė zgjidhur problemet madhore tė vendit. "Pėr tė zgjidhur problemet e mėdha tė vendit, do tė komunikoj me tė gjithė faktorėt e politikės shqiptare".

    Duke folur mbi Qeverinė e re tė krijuar nga Kryeministri i dekretuar Fatos Nano, kryedemokrati tha se ajo ėshtė dėshmia mė autentike e dėshtimit tė qeverisjes sė majtė. "Ne do tė angazhohemi nė njė opozitė tė fuqishme nė parlament dhe publik", tha Berisha. in/ko (BalkanWeb)
    alumni,

    gjithmone nxenes

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Jam plotesisht dakord dhe mbeshtes strategjine e ndjekur nga opozita pasi kjo strategji nuk eshte strategji qe ka per qellim "pushtetin me cdo kusht" por ka per qellim kthimin e legjitimitetit ne institucionet shqiptare.

    Nuk mund te fitosh nje pushtet ilegjitim dhe nuk mund te pretendosh te jesh demokrat dhe te vish ne pushtet "me cdo cmim". Levizjet e opozites jane te koordinuara me faktorin nderkombetar qe po investon tashme vemendje dhe te ardhura per ta futur Shqiperine serrisht ne shina.

    "Marrėveshja me mazhorancėn pėr reformimin e institucioneve qė dhunuan votėn e lirė, nuk mund tė ndalet nga askush"
    Opozita shqiptare nuk do ta "rrembeje" pushtetin, por do te vije ne pushtet me kenge e me valle, pra me dasem. Nese shqiptaret po humbin durimin, kjo ka per tu vlere si mesim pasi opozita e ka denoncuar maxhorancen qe 5 vjet me pare, atehere kur shqiptaret ishin shume te "lodhur" per tia vene veshin opozites.

    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Percaktim e Parashikim Fati ne KOHA JONE

    Dy rrymat ne PD

    Me sa duket edhe ne PD ka dy rryma. Njera qe perfaqesohet nga lideri Berisha qe ofron konsensusin, moralin, qendrimin properendimor, arsyen dhe logjiken se pushteti fitohet me vote te lire e qe duhet ta garantosh me institucione, pasi mund te ndodhe sic ka ndodhur qe i eshte vjedhur e manipuluar. Ndersa rryma e dyte mbeten ata qe kane jetuar nen e mbi konflikt, mbi rremuje, mbi mitingje te pafund, qe nuk kane deshiren per ardhjen ne pushtet per te bere Shtet, por per te fituar mafia e tyre. Keta jane mjeranet e PD-se dhe qe akoma e bezdisin Berishen per te marre pushtetin ne nje menyre ekselente, te cilen lideri demokrat e ka menduar ne perfeksion. Realisht Berisha mund te quhet politikani numer nje ne vend persa i perket largpamesise se tij politike. Ai e ka llogaritur mjaft mire se ne keto kushte, pa institucione te reformuara nuk mund te jete i sigurte per voten e PD-se, pasi mund tia perlajne perseri. Keshtu qe Berisha po realizon skemen e tij mjeshterisht duke i marre institucionet nje e nga nje. Ne fillim hoqi Prokurorin e Pergjithshem, me pas mori Presidentin e Republikes. Tani do te marre KQZ dhe Kontrollin e Shtetit. Me vone Gjykaten Kushtetuese. Ne fund Ligjin per zgjedhjet do ta ndryshoje sic duhet dhe ne fund do te fitoj zgjedhjet. Ai do te prese nje vit apo edhe dy, por ne fund merr pushtetin.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    Alumin

    Qe Berisha beri konsensus me Nanon per presidentin Ai beri mire por debati kto nuk zhvillohet midis Berishes dhe krahut MAFIOZ, perkundrazi ky debat behet mes Berishes dhe BUTKA-Arbnorit qe une besoj skan lidhje me Mafien asnjeri.
    Elementi Mafioz kurre nuk proteston neper mbledhje. Ata bejne cdo gje nen rrogoz.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Bari,

    Plotesimet e tuaja jane kurdohere te mirepitura,

    Falemnderit,
    alumni,

    gjithmone nxenes

  19. #19
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    "Se SI dhe se A do te behet Nano kryemister kjo ngelet per tu pare. Heshtja e Berishes ben qe sherri ne PS te shkoje aq thelle, saqe sot Partia Socialiste eshte defakto inekzistente dhe e ndare ne klane(jo fraksione). Fraksionet jane "mendim apo qendrim ndryshe" por klanet e PS-se nuk kane qendrime kane interesa per pushtet dhe shfrytezim te tij."

    Albo ja faktet sot:

    TIRANE- Parlamenti miratoi dje nė mbrėmje pėrbėrjen dhe programin politik tė qeverisė "Nano". Me gjithė debatet qė kanė pėrfshirė Partinė Socialiste kohėt e fundit, asnjė deputet i saj nuk votoi kundėr apo abstenoi. Rrjedhja e vetme qė pėsoi maxhoranca dje nė votėbesimin e qeverisė ishin tre votat e aleatit tė vjetėr, PSD-sė. Gjinushi, Apostoli dhe Bejtja abstenuan , ndėrsa Arben Imami i PAD-sė dhe Nikollė Lesi i PDK-sė votuan kundėr. Nė total, rezultati i votimit tė 132 deputetėve pėr qeverinė dhe programin ishte i tillė: pro saj 81 vota, kundėr 48 vota, dhe abstenime tre. Nga leximi i votimit duket se gjithė deputetė e PS-sė, tre deputetėt e PA-sė, 3 tė PBDNJ-sė, Ceka i PA-sė dhe Milo i PSD-sė votuan pro , ndėrsa 48 vota kundėr, kishin kėtė pėrbėrje: tė gjithė deputetėt e PD-sė qė ishin nė sallė si dhe PDr, PLL, PBK, PR e PDR ishin kundėr qeverisė e programit. Qėndrimi unik i socialistėve ndaj qeverisė vjen kėtė radhė pas tre abstenimeve tė para pesė muajve mė parė gjatė votėbesimit tė qeverisė "Majko" , Gjoni, Poēi e Blushi abstenuan.


    Pra i dashur asnje iluzion!

    Tek komunistet jane te qarta hiearkitee kush eshte kapo e kush eshte lolo.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Direktivat e Presidentit Konsensual

    TIRANE (1 Gusht) - "Forcimi i institucioneve dhe zbatimi i ligjit pėrbėjnė detyrat themelore pėr Qeverinė e re". Kėshtu u shpreh sot Presidenti Alfred Moisiu, gjatė fjalės sė tij nė ceremoninė e betimit tė Qeverisė sė re, tė kryesuar nga Fatos Nano.

    "E mbėshtes kryeministrin dhe kabinetin e tij, pėr tė qenė tė vendosur, qė programi i qeverisė tė zbatohet me rigorozitet", tha Moisiu, duke shtuar se "forcimi i institucioneve do tė thotė qė secili nė veprimtarinė e tij tė udhėhiqet nga ligji, tė verė energjitė e tij intelektuale dhe profesionale, nė shėrbim tė zbatimit tė kushtetutės dhe tė ligjeve tė Republikės".

    Presidenti theksoi se pėr votuesit shqiptarė, nuk kanė qenė asnjė problem programet qeverisėse, por vėnia nė jetė e tyre. "Kjo pėr fat tė keq ėshtė arsyeja e zhgėnjimit tė zgjedhėsit shqiptar, i cili shprehet nė rėnien e pjesėmarrjes nė votime, largimin nga vendi dhe rendjen drejt perėndimit, humnbjen e besimit ndaj lidershipit politik tė vendit, etj", shpjegoi ai. "Ne nuk duhet tė lejojmė kurrsesi qė pushteti dhe ushtrimi i tij tė pėrdoren si njė instrument pasurimi. Ēdo drejtues dhe specialist nė qeveri dhe nė institucionet publike, nė sistemin e drejtėsisė, nė ushtri dhe polici, nė diplomaci etj, duhet tė kuptojė se ka ikur koha qė institucioni tė kthehet nė ēadėr pėr mbrojtjen e veprimtarive tė paligjshme". "Ne duhet tė krijojmė njė administratė tė qėndrushme, tė motivuar dhe profesionale, nė tė cilėn manaxhimi i burimeve njerėzore tė mbėshtetet mbi parime dhe kritere transparente dhe bashkohore", nėnvizoi Presidenti.

    Presidenti Moisiu konsideroi, fenomenin e "rrjedhje e trurit" tė intelektualėve dhe akademikėve, njė shqetėsim serioz. Ai ftoi qeverinė dhe administratėn publike tė njohė mė afėr potencialet intelektuale tė shkolluara nė kėto 10 vitet e fundit, duke i afruar nė gjirin e vet pa injoruar ata intelektualė profesionistė qė janė lėnė nė periferi nga politika.

    "Klima e re politike, e krijuar muajt e fundit duhet ta inkurajojė pozitėn dhe opozitėn pėr iniciativa tė pėrbashkėta dhe pjesėmarrjen sa mė aktive nė ndėrmarrjen e reformave ligjore dhe institucionale, duke e shndėrruar parlamentin nė njė altar tė vėrtetė tė demokracisė shqiptare", tha Moisiu. Forcimi mėtejshėm dhe konsolidimi i institucioneve tė shtetit, pėrbėn pėrparėsinė e pėrparėsive pėr njė integrim mė tė shpejtė npė strukturat euroatlantike dhe anėtarėsim nė NATO, tha Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu. in/ko (BalkanWeb)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    alumni,

    gjithmone nxenes

Tema tė Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 17:02
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 21:51
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 13:45

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •