Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime

    Njerez te thjeshte me histori interesante..

    GSH
    -----

    --------


    DOSSIER I

    Dėshmia e Sejfulla Tetės nga Fush-Kruja i cili nė 1983 u dėnua me vdekje pėr atentat ndaj Enver Hoxhės dhe nė 2001 vuajti 13 muaj burg pėr atentat ndaj kryeministrit Ilir Meta

    "Ja pse i hodha bombat nė ambasadėn jugosllave nė '81"


    --------------------------------------------------------------------------------



    Pas arrestimit tė Pirro Priftit, me tė cilin nė 23 prill tė vitit 1981 kisha hedhur bombat nė ambasadėn jugosllave nė Tiranė, unė pėrfundimisht vendosa qė tė arratisesha nga Shqipėria. Kėshtu nė mėngjezin e 29 shtatorit tė vitit 1982, teksa isha duke u pėrgatitur pėr t'u arratisur, aty nė shtėpinė time mė erdhi vetura e drejtorit tė Fabrikės sė Ēimentos dhe mė njoftuan tė shkoja me ta pėr tė rregulluar njė eskavator. Unė ndjeva diēka dhe u thashė atyre qė mė kėrkuan qė tė ecnin pėrpara se po dilja nė kėmbė pas tyre. Sapo dola aty tek rruga nacionale ku ndodhet lapidari i Shote Galicės, tek kėmbėt e mija ndaluan dy makina. Njė nga ata qė dolėn prej tyre, ishte dhe Sadik Smaja, shefi i krimeve tė rrethit tė Krujės, i cili m'u hodh menjėherė nė qafė duke mė thėnė: "Ke kujtuar se jeta ėshtė aventurė". Pasi mė vunė hekurat ata mė futėn nė makinė dhe mė nisėn menjėherė pėr nė Degėn e Brendėshme tė Krujės, ku zv / kryehetuesi Nexhat Selimi, mė tha: "Tė kemi arrestuar pasi ti ke dashur qė tė vrasėsh me atentat, udhėheqėsin kryesorė tė Partisė". Unė u habita nga ato fjalė dhe nė mėnyrė instiktive e pyeta: "Kė, Enver Hoxhėn"? Akoma pa mbaruar mirė fjalėn, nė kulmin e nervave, Nexhat Selimi mė tha: "Mos ia pėrmėnd emrin, more bajgė, more ndyrėsirė", dhe ngriti shkopin e gomės tė mė qėllonte. Unė nuk durova dhe i thashė: "Njeri i ndyrė je ti, megjithė atė". Nga ai moment e deri sa jam pėrmėndur pas disa orėsh, unė nuk mbaj mėnd gjė, pasi kam qenė pa ndjenja nga rrahjet qė mė bėnė me shkopinj gome".


    Kėshtu e kujton arrestimin e parė tė tij, 55-vjeēari nga Fushė-Kruja, Sejfulla Teta, i cili dėshmon eksluzivisht pėr "Gazetėn" duke rrėfyer pėr herė tė parė tė gjithė peripecitė e jetės sė tij. Po kush ėshtė Sejfulla Teta, cila ėshtė e kaluara e tij dhe kur i lindėn pėr herė tė parė pakėnaqėsitė ndaj regjimit kominist tė Enver Hoxhės? Si u njoh Sejfullai me Maks Uēin, vėllain e Profesor Alfred Uēit, inxhinjerin qė ishte diplomuar jashtė dhe pėrse Maksi i fliste atij kundėr regjimit komunist? Pėrse Sekretari i Parė i rrethit tė Krujės e kėrcėnoi Sejfullanė me arrestim nė mbledhjen ku po demaskohej Maks Uēi dhe aksidenti qė i mori jetėn inxhinjerit rebel nė qytetin e Laēit natėn e vitit tė ri,1980? Pėrse Sejfulla Teta akuzoi publikisht Sigurimin pėr vrasjen e Maks Uēit nė shtėpinė e Alfred Uēit dhe si e mbrojti Profesori i njohur mikun e ngushtė tė vėllait, nė pėrkujtimin e gjashtėmujort tė vdekjes sė tij? Cilat ishin arsyet qė e shtynė Sejfulla Tetėn pėr tė vėnė bombat nė ambasadėn jugosllave nė Tiranė dhe kush ishte Pirro Prifti, bashkėpunėtori i tij nė atė aksion? Si u arrestua Pirro Prifti gjatė tentativės pėr arratisje dhe si e ēmėndi Sigurimi atė nė qelitė e hetuesisė gjatė kohės qė priste dėnimin me vdekje? Kush ishin pesė intelektualėt me origjinė nga Kosova qė u akuzuan se donin tė vrisnin me atentat Enver Hoxhėn, gjatė vizitės qė ai do bėnte nė muzeun e Skėnderbeut nė Krujė? Ēfarė i kėrkonte Sejfullait, hetuesi Nexhat Selimi dhe kush ishte provokatori qė ai i futi atij nė qeli? Ēfarė biseduan pėr shtatė orė nė qelitė e Krujės, nė njė janarin e vitit 1983, Ministri i Brendshėm Hekuran Isai me Sejfulla Tetėn? Pėrse Sejfullai nuk e pranonte akuzėn qė i bėhej dhe pėrse "bashkėpunėtorėt" e tij kosovarė e firmosėn atė gjatė hetimeve? Pėrse zgjati tetė ditė gjyqi qė i dėnoi me vdekje katėr "atentatorėt" e Enver Hoxhės dhe pse u filmua ai me kamera televizive? Si iu fal jeta Sejfulla Tetės dhe tre pjestarėve tė grupit, e makinacionet e Sigurimit pėr t'i pėrpalsur ata me njėri tjetrin nė galeritė e minierės sė Qafė-Barit? Cilat ishin arsyet e vdekja enigmatike nė Burgun e Burrelit, tė Selim Kelmendit, njėrit prej "atentatorėve" tė Enver Hoxhės, pas letrės qė i dėrgoi ai Ramiz Alisė? Ku e vuajti Sejfulla Teta dėnimin dhe pėrse ai u lirua me tė fundit tė burgosur politik nė marsin e vitit 1991? Si u arrestua Sejfullai pėrsėri nė vitin 2001 duke u akuzuar se i kishte hedhur eksplozivin, kryeministrit Ilir Meta, gjatė vizitės sė tij nė Fabrikėn e Ēimentos nė Fushė-Krujė? Si u mbajt ai i arrestuar pėr 13 muaj nė qelitė e Durrėsit dhe si e fitoi lirinė mė pas duke marrė edhe dėmshpėrblimin? Pėr tė gjitha kėto e plot ngjarje dhe fakte tė tjera tė jetės sė tij, na njeh intervista ekskluzive e Sejfulla Tetės tė cilėn po botojmė mė poshtė duke filluar nga numri i sotėm.

    Zoti Sejfulla, ku keni lindur dhe cila ėshtė origjina e familjes suaj?
    "Unė kam lindur nė vitin 1949 nė Fushė-Krujė, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sonė dhe ku vazhdoj tė jetoj akoma nė trojet e tė parėve tė mij. Babai im ėshtė quajtur Ahmet Teta, por mua mua mė ka marrė dhe mė ka rritur xhaxhai, Ali Teta, i cili ka qenė njė nga burrat mė tė njohur nė zonėn e Fushė-Krujės. Aliu ka qenė njė nga miqtė mė tė ngushtė tė Abaz Kupit dhe roje personale i tij gjatė kohės sė Luftės".

    Po pas mbarimit tė Luftės ku kanė punuar njerzit e familjes tuaj?
    "Pas mbarimit tė Luftės, babai im, axha dhe tė gjithė tė tjerėt kanė punuar nė kooperativė. Vetėm njėri nga xhajet e mi, Ramazani, ka punuar nė ndėrtime deri sa u gjet i vrarė nė shtėpinė e tij mė 31 dhjetor tė vitit 1952. Vrasja e tij mbeti enigėm pėr shumė vjet. Por faktikisht atė e vrau shteti nė mėnyrė qė ta kishte familjen tonė nėn thundėr e tė nėnshtruar".

    Kur e mėsuat tė vėrtetėn e vrasjes sė xhaxhait tuaj?
    "Tė vėrtetėn e vrasjes sė xhajit, Ramazanit, nga Sigurimi i Shtetit, unė e mėsova rastėsisht nė vitin 1966, kur njė nga personat qė kishte marrė pjesė nė vrasjen e tij, kishte pohuar atė nė pije e sipėr".

    Pasi e mėsuat atė gjė, ēfarė bėtė?
    "Nė vitin 1981, kur punoja si eskavatorist nė guroren e Krujės, mora dinamit dhe nė ora 12 tė natės shkova nė qytetin e Mamurrasit tek shtėpia e atij qė kishte thėnė se kishte marrė pjesė nė vrasjen e xhajit tim, me mbiemėr Dervishi. Nga plasja e dinamitit pati vetėm dėme materiale dhe u thyen shumė xhama tė atij qyteti. Nė fakt unė nuk desha qė tė vrisja njeri, por vetėm pėr t'i treguar atij personi se ne ishim gjallė".

    A u diktuat pėr vėnien e dinamitit?
    "Jo pėr shumė vjet, mua nuk mė diktoi njeri".

    Kur keni filluar punė pėr herė tė parė dhe ku keni punuar?
    "Unė kam filluar punė qė nė vitin 1966, kur nuk isha mė shumė se 17 vjeē. Nė fillim kam punuar si montator, mekanik dhe mė pas pėr shumė vjet si eskavatorist".

    Pakėnaqsitė e para kundėr regjimit komunist tė asaj kohe qė kur u patėn lindur?
    "Qė pas vrasjes sė xhajit tim nė 1966, unė nuk e kam dashur mė atė regjim. Pakėnaqėsitė filluan tė mė shtohen akoma dhe mė shumė kur fillova tė punoja me tė burgosuroit politikė nė Fabrikėn e Ēimentos. Aty kam njohur Bedri Spahiun e shumė prej tyre pėr tė cilėt ndjeja njė keqardhje pėr mėnyrėn se si i trajtonin".

    Po nė vitet e mėpasme a bisedonit me njeri kundėr regjimit nė fuqi?
    "Njė nga njerzit qė mė ka folur pėr herė tė parė kundėr regjimit, ka qenė Maks Uēi, vėllai i Profesor Alfred Uēit, tė cilin e kam njohur pėr herė tė parė nė vitin 1972 kur atė e sollėn si inxhinjer gjeolog nė guroren e Krujės ku punoja unė. Maksi ishte diplomuar jashtė shtetit dhe ai kishte kulturė perendimore. Maksi i donte shumė punėtorėt dhe ai nuk i duronte dot padrejtėsitė qė u bėheshin atyre nga administrata. Maksi na thoshte shpesh se rendimenti nė punė arrihej nga teknologjia e pėrparuar dhe jo nga puna e krahut. Nė tė gjitha konfliktet qė kishte nė mes puntorėve dhe administratės, Maksi mbante anėn e punėtorėve, prandaj drejtoria filloi ta kishte halė nė sy. Gjatė njė mbledhje nė gurore, Maksi tha se punėtorėt paguheshin shumė pak, prandaj nuk mund t'u kėrkohej shumė punė. Nga ky qėndrim i tij, drejtoria organizoi njė mbledhje pėr ta demaskuar, ku merrnin pjesė rreth 400 punėtorė. Aty nė mbledhje Maksi bėri njė debat me Ymer Limanajn, sekretarin e dytė, qė kishte ardhur si i deleguar. Unė isha nė rradhė tė parė dhe mė thanė tė ēohesha e tė flisja se si e njihja inxhiner Maksin, me njė fjalė t'i bėnim biografinė atij".

    A u ngritėt dhe folėt ju?
    "Unė u ngrita dhe thashė: "Ēfarė biografie t'i bėj unė kėtij, kur ky ėshtė nipi i Petro Nini Luarasit, pra nipi i ABC. Ky ka bėrė shkollėn jashtė dhe biografinė ia ka bėrė Partia". Pasi fola kėshtu, vazhdova mė tej duke thėnė se Maksi mbronte punėtorėt dhe luftonte dallaverexhijtė. Nė kėtė kohė sekretari i dytė mė pyeti se kush ishin dallaverexhijtė, dhe unė ia thashė se ata ishin sekretarėt e partisė, qė nuk tė linin tė punoje duke tė pėrmėndur partinė orė e ēast. Pas kėsaj, sekretari i parė i rrethit qė erdhi aty, mė kėrcėnoi duke thėnė: "Kėtu ka vėnd pėr arrestime".

    Si u mbyll ajo mbledhje?
    "Mua deshėn tė mė arrestonin, ndėrsa Maksin e transferuan pėr nė guroren e Laēit. Pasi punoi pėr gjashtė muaj nė Laē, Maksit i erdhi transferimi pėr tė shkuar si specialist nė Ministri. Natėn e vitit tė ri 1980, pasi kishte bėrė dorzimet, ai kishte marrė rrogėn dhe ishte ulur me dy shokė pėr tė pirė ndonjė gotė e pėr t'i qerasur me rastin e largimit. Por ai nuk mundi tė kthehej nė Tiranė, pasi u gjet i vdekur nė rrugėn nacionale , (tek peshorja e kromit) nė tė dalė tė qytetit tė Laēit. Sipas policisė, atė e kishte pėrplasur njė makinė e Kukėsit e cila ishte larguar pa i dhėnė ndihmė dhe trupi i tij u la pėr disa orė nė shi aty nė mes tė rrugės. Sapo u dha lajmi i vdekjes sė tij, vėllai im, Rizai, shkoi i pari dhe e mori trupin e tij. Maksit iu bė njė varrim madhėshtor nė Tiranė ku mori pjesė edhe Mehmet Shehu. Vetėm nga Kruja shkuan shtatė autobuzė me punėtorė nė varrimin e tij".

    Pėrveē versionit tė policisė, si u pėrfol atėhere vdekja e Maks Uēit?
    "Kudo nė popull atėhere thuhej se Maksin e vrau Sigurimi dhe pėr tė hequr dyshimet i bėnė njė varrim tė madh. Me rastin e gjashtė mujorit tė vdekjes sė Maksit, unė sė bashku me Selim Alikon qė ishte teknik gjeolog, shkuam pėr tė pirė njė kafe tek shtėpia e tė vėllait, Profesor Alfred Uēit, (prapa godinės sė Shkencave tė Natyrės) ku mes shumė njerėzve me kujtohet qė ishte dhe Servet Pėllumbi. Nė njė moment qė ishte qetėsi, unė i thashė Alfredit: "More po si u bė puna e Maksit se ngeli enigėm. Ēfarė di ti"? Alfredi mė tha: "Mė shumė dini ju qė keni punuar me tė, sesa unė qė e kam vėlla". Unė ia ktheva: "Deri sa kjo punė mbeti enigėm, atė e ka vra Sigurimi". Pas kėsaj Alfredi u ēua menjeherė nė kėmbė dhe iu drejtua atyre qė ishin nė shtėpi duke u thėnė: "Ky ėshtė njė dashamirės i yni dhe nuk i ka me tė keq kėto fjalė qė tha". Alfredi donte tė mė mbronte, pasi shumica e atyre njerėzve qė kishin ardhur aty, ishin tė Sigurimit. Ato fjalė qė thashė, aty m'i pėrmėndėn edhe kur mė arrestuan nė vitin 1982".

    Para se tė vimė tek arrestimi juaj, pas vdekjes sė Maks Uēit, a bisedonit me tjetėr njeri kundėr regjimit komunist?
    "Urrejtja ime ndaj regjimit komunist nė fuqi filloi tė shtohej dhe ajo arriti kulmin aty nga viti 1981 kur ekonomia e familjes sonė po rrėnohej plotėsisht. Kėshtu unė nuk nguroja tė flisja dhe tė shprehja pakėnaqėsitė e mia nė njė rreth tė ngushtė, ku mes tė cilėve ishte dhe njė djalė i ri rreth 23 vjeē, i quajtur Pirro Prifti, me origjinė nga Piqerasi, i cili punonte si punėtor nė ndėrmarrjen e ujrave. I jati i tij ishte mekanik dhe punonte me mua, ndėrsa Pirro vinte tek unė pasi kishte dėshirė qė tė merrte ndonjė zanat, por atė nuk e lejonin dhe e linin punėtor lopate. Pirro nuk e kishte biografinė e keqe, pasi nėna e tij kishte qenė partizane, por ai vetė kishte fituar njė urrejtje tė madhe ndaj regjimit. Kėshtu, bashkė me Pirron dhe disa shokė tė tjerė, unė flisja vazhdimisht kundėr regjimit. Nė atė grup shokėsh, gjatė njė bisede aty nė gurore, ne vendosėm qė tė merrnim dinamit dhe ta hidhnim nė ambasadat e huaja qė ishin nė Tiranė".

    Po pėr ēfarė arsye vendosėt tė hidhnit dinamit nėpėr ambasada?
    "Gjatė bisedave tona aty nė gurore, dikush tha se edhe ambasadat e huaja qė ishin nė Tiranė kishin faj pėr gjėndjen e keqe ku ndodhej Shqipėria, pasi ato nuk e ngrinin zėrin nė shtetet e tyre kudo nė botė pėr tė treguar se si jetonin shqiptarėt dhe se si shtypeshin ata. Kjo ishte arsyeja qė ne vendosėm tė hidhnim bombat. Por ne nuk donim tė vrisnim njeri me ato bomba qė do hidhnim, pasi qėllimi ynė ishte vetėm pėr tė bėrė zhurmė. Pėr atė gjė, mė i gatėshmi nga tė gjithė u tregua Pirro, prandaj dhe unė vendosa qė bombat t'i hidhja me tė".

    Si e bėtė planin e hedhjes sė bombave dhe si e realizuat atė?
    "Nė fillim ne vendosėm tė mbushnim njė furgon me dinamit dhe ta afronim atė para kryeministrisė nė Tiranė, por kjo gjė mbeti vetėm nė kuadrin e fjalėve. Mė pas unė bisedova vetėm me Pirron dhe thamė ta fillonim nga ambasadat. Kėshtu pasi bėmė planin, morėm nga dy gjysma llokumi dhe aty nga data 22 apo 23 prill e vitit 1980, shkuam nė Tiranė me autobuzat e linjės sė Fushė-Krujės. Atė ditė nė Tiranė kishte njė ndeshje futbolli tė pėrfaqėsues sonė me njė ekip tė huaj, Gjermaninė mė duket dhe binte shi. Unė me Pirron pasi zbritėm nga autobuzi i Fushė-Krujės tek Zogu i Zi aty rreth orės 20.00, nė kėmbė ecėm pėrgjatė Rrugės sė Durrėsit e dolėm deri afėr qėndrės me mendimin pėr t'i hedhur bombat qė kishim me vete tek ambasada e Kubės. Por nuk i hodhėm aty, pasi na u duk vėndi i hapur dhe papėrshtashėm e kishim frikė se mos na kapnin. Kėshtu vendosėm tė ktheheshim tek ambasada jugosllave dhe aty brenda pamė se kishte lėvizje e zhurmė tė madhe. Kur u afruam aty, Pirro mė tha qė pasi t'i hidhnim llokumet e dinamitit brenda ambasadės, tė futeshim e tė ngjisnim shkallėt tek pallati ngjitur me murin e ambasadės, ku ai njihte njė vajzė. Dhe po tė na pyeste njeri, ne do tė thonim se po shkonim pėr tė kėrkuar atė qė tė fejohej me Pirron. Kėshtu ne sa u futėm nė hyrje tė pallatit, hodhėm llokumet e dinamitit tė cilat bėnė njė zhurmė tė shumė tė madhe. Pas kėsaj, Pirro ngjiti shkallėt e pallatit pėr t'u futur tek shtėpia e vajzės, kurse unė u largova me shpejtėsi nga Rruga e Durrėsit pėr nė drejtim tė Zogut tė Zi".

    (vijon nesėr)

    -----------

  2. #2
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anėtarėsuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    233
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    ..eshte me te vertete interesante.... te lumte respekte
    Ergo cogito, ergo sum!

  3. #3
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,080
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime

    DOSSIER II (vazhdim)

    Mė 23 prill tė vitit 1981, Sejfullai bashkė me Pirron, erdhn nė Tiranė dhe hodhėn dy kapsolle dinamiti tek ambasada jugosllave, Nga ato kapsolle dinamiti, u thyen vetėm disa xhama, por mė kryesorja ishte se u bė zhurmė e madhe nga propaganda zyrtare e dy vėndeve...

    Zoti Sejfulla, pasi hodhėt dinamitin tek ambasada jugosllave dhe thatė se u larguat pėr nė drejtim tė Zogut tė Zi, gjatė rrugės a patėt rrezik tė diktoheshit nga policia?
    "Jo nuk pata asnjė rrezik tė diktohesha, pasi unė u largova me vrap dhe nuk mė pa njeri. Nė ato momente aty nė Rrugėn e Durrėsit nuk kishte shumė njerėz pasi siē thashė binte njė shi imėt dhe rruga pothuaj ishte e zbrazur. Po kėshtu deri sa mbėrrita tek Zogu i Zi, unė nuk pashė asnjė kėmbė polici".

    Po shoku juaj Pirro Prifti, nuk ju ndoqi pas?
    "Jo ai nuk erdhi pas meje, por u fut tek njė pallat fare pranė ambasadės ku ne ndezėm dinamitin para se ta hidhnim dhe siē thashė aty ai njihte njė vajzė. Nė atė kohė Pirro kishte shumė lidhje tė tilla, pasi ishte djalė tepėr i pashėm".

    Pasi shkuat tek Zogu i Zi, pėr ku u larguat mė pas?
    "Kur shkova tek Zogu i Zi, qėndrova tek stacioni ku ndalonte autobuzi i linjės sė Fushė-Krujės dhe me atė autobus udhėtova deri nė shtėpinė time nė Fushė-Krujė".

    Nisur nga ngjarja qė kishte ndodhur nė Tiranė, gjatė rrugės, a pati kontrolle nga policia?
    "Jo nuk na ndaloi asnjė kontroll policie, pasi ndoshta nuk ishin bėrė akoma njoftimet e policisė, por siē mora vesh disa ditė mė vonė, pas autobuzit me tė cilin kisha udhėtuar unė, kishin filluar kontrollet e shpeshta tė policisė nėpėr rrugė".

    Kur shkuat nė shtėpi, a biseduat me njeri pėr atė qė kishit bėrė nė Tiranė?
    "Kur mbėrrita nė shtėpi, Televizioni Shqiptar po jepte lajmin e vėnies sė bombės nė ambasadėn jugosllave. Unė i thashė axhės tim, Ali Tetės: "Si thu or axhė, kush do ta ket vu dinamitin atje ke jugosllavt". Axha mi nguli sytė dhe mė tha: "Na nji qė e urren qeverinė, se kėta jan ba shumė tė mėrzitshėm dhe nuk po na lejnė tė jetojmė si robt". Pėr tė humbur dyshimet tek axha, unė nuk ja zgjata mė por i ktheva kurrizin duke mos e parė nė sy dhe shkova pėr tė fjetur nė dhomėn time, pasi nė atė kohė isha i martuar dhe me fėmijė. Kėshtu atė natė unė fjeta i qetė pa u trazuar fare".

    Kur u takuat me shokun tuaj, Pirro Priftin dhe ēfarė biseduat?"Me Pirron unė u takova pas nja dy ditėsh aty nė guroren e Krujės dhe ai mė tha: "Sef, shokėt qė kemi folur, po na rrinė shumė larg, prandaj duhet t'i japim drejtim e tė ikim jashtė se do tė na arrestojnė. Pse tė kapemi ne pėr kėta legena". Pirro ishte shumė i shqetėsuar pėr atė qė kishim bėrė dhe mė kėrkonte me ēdo kusht qė tė arratiseshim".

    Po ju si e pritėt sugjerimin e Pirros pėr t'u arratisur?
    "Unė i thashė Pirros ta mendonim atė punė dhe duke parė e duke bėrė. Por me thėnė tė drejtėn nuk kisha dėshirė tė arratisesha pasi isha i martuar dhe me fėmijė, e i dija se ē'i priste ata pas arratisjes sime".

    Si veproi Pirro mė pas, a bėri tentativė tė arratisej nga Shqipėria?
    "Pirro e kishte ndarė mėndjen dhe ai bisedoi me disa shokė tė tjerė pėr t'u arratisur, tė cilėt u treguan krejt tė gatshėm. Kėshtu ato ditė ai gjeti njė djalė nga Kukėsi i cili i mori pėrsipėr qė t'i shoqėronte deri afėr kufirit. Pas kėsaj sė bashku me njė 6-7 shokė tė tij nga Fushė-Kruja, si Lut Kelmendin, Kujtim Dokun, Fatmir Dacin etj, u nisėn me njė makinė nė drejtim tė Kukėsit. Kur mbėrritėn atje, nė mes tė qytetit ata i kishte parė njė djalė nga Fushė-Kruja (me mbiemėr Gjeli) i cili punonte si punėtor operativ i Sigurimit nė Kukės. Sa i kishte parė ata, ai u kishte thėnė: "Ou, paska zbarkuar gjithė Fushė-Kruja kėtu nė Kukės". Pas atyre fjalėve, ata ishin trembur se mos ai do i kallzonte nė polici dhe pasi kishin fshehur nė njė lulishte pushkėn qė kishin me vete, ishin kthyer mbrapsht duke ardhur nė Fushė-Krujė. Tė gjitha kėto ata m'i treguan njė ditė pasi erdhėn nė Fuishė-Krujė dhe unė u thashė: "Qenkeni treguar shumė budallenj, qė nuk keni ikur dhe jeni kthyer mbrapsht. Po pse ju paskeni pritur qė tė merrni leje nė Degė tė Brendshme pėr t'u arratisur? Pas dy muajve ata i arrestuan tė gjithė bashkė me Pirron. Gjatė hetuesisė ata i kishin trajtuar shumė keq duke i torturuar dhe futur nė elektro-shok. Pas kėsaj ata ishin detyruar qė t'i tregonin tė gjitha ēfarė kishin bėrė".

    Po pas arrestimit tė kėtyre, ju nuk kishit frikė se do tė tregonin edhe pėr ju?
    "Unė nuk kisha asnjė dyshim se ata mund tė mė nxirrin edhe mua, por kisha bėrė ndėrmėnd tė thoja se nuk dija gjė pėr ta. Pra me kėtė mendim unė vendosa qė tė mos arratisesha nga Shqipėria. Por desha tė shtoj se pas arrestimit tė Pirro Priftit dhe shokėve tė tij, Sigurimi i Shtetit arrestoi edhe njė grup tjetėr prej katėr vetėsh, duke i akuzuar ata si agjentė tė UDB-sė jugosllave, qė kishin dashur t'i bėnin atentat udhėheqėsit mė tė lartė tė Partisė, Enver Hoxhės. Tė katėr ata ishin intelektualė dhe me origjinė nga Kosova. Selim Kelmendit, Estref Kelmendit dhe Shefqet Kelmendit ishin me profesion mėsues dhe kushėrinj me njėri-tjetrin, ndėrsa Namik Luca, ishte inxhinier kimist, banonte nė qytetin e Laēit dhe punonte nė Uzinėn e Superfosfatit. Nė atė kohė pas arrestimit tė tyre u pėrfolėn shumė gjėra, duke thėnė se ata ishin grupi mė i rrezikshėm qė ishte zbuluar ndonjėherė nga Sigurimi i Shtetit pas atij tė Mehmet Shehut. E pėrmėnda kėtė grup, pasi kur mė arrestuan nė 23 shtator tė vitit 1982, hetuesia mė akuzoi e konsideroi edhe mua si njė nga pjestarėt kryesorė tė atij grupi".



    - Ali Teta, roja personal i Abaz Kupit dhe miku i Gjinishit, Pezės, Ballukut

    Origjina e familjes sė Sejfulla Tetės, ėshtė nga Fushė-Kruja dhe shtėpitė e atij fisi tė njohur e pronat e tyre, shtrihen nė krahun e djathtė tė rrugės sė vjetėr nacionale, nė dalje tė qytetit tė Fushė-Krujės, kur shkon pėr nė drejtim tė Mamurrasit apo Laēit. Teta-ajt janė njohur denbabaden si shtėpi pushke dhe burrat e atij fisi kanė qenė trima qė e kanė luajtur gishtin e kėmbzės sa herė qė u ėshtė paraqitur nevoja, si kundėr pushtuesėve tė huaj ashtu dhe ndaj atyre qė u kanė rėnė nė qafė duke i trazuar. Gjyshi i Sejfullait, Isuf Teta, ka qenė njė nga burrat mė tė njohur jo vetėm tė atij fisi, por edhe tė gjithė asaj zone dhe ai pati marrė pjesė si vullnetar nė mbrojtje tė qytetit tė Shkodrės nga Esad Pasha nė fundin e vitit 1912. Duke qenė njė nga miqtė mė tė ngushtė tė Abaz Kupit, nė vitin 1922, Isuf Teta u bashkua me forcat Elez Isufit qė sulmuan Tiranėn dhe u ndeshėn nė rezistencėn e Ahmet Zogut. Pas vdekjes sė Isuf Tetės, me administrimin e pronave tė familjes qė arrinin nė mė shumė se 200 dylym tokė, u mor i biri i tij, Ali Teta, (xhaxhai i Sejfullait) i cili ka qenė njė nga burrat mė me influencė nė tė gjithė atė zonė. Gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, Ali Teta ka qenė shumė i njohur edhe si njė nga burrat e urtė tė asaj zone qė merrej me ndarje gjyqesh e pajtimin e gjaqeve. Po kėshtu, Ali Teta e ruajti edhe miqėsinė e familjes sė tij me Abaz Kupin, dhe gjatė viteve tė pushtimit ai ka qenė njė nga shoqėruesit kryesore tė Abaz agės. Duke qenė njė nga miqtė mė tė ngushtė tė Kupit, Ali Teta e shoqėroi atė nė Konferencėn e Pezės, nė Mukje dhe nė tė gjitha takimet e ngjarjet e tjera tė rėndėsishme tė asaj kohe, deri nė mbarimin e luftės nė nėntorin e vitit 1944. Nėpėrmjet Abaz Kupit, gjatė kohės qė shkonin nė Pezė, Aliu zuri miqėsi tė ngushtė edhe me Mustafa Gjinishin e vėllezėrit Shyqėri e Myslym Peza. Nė shenjė respekti e miqėsie, Gjinishi i fali automatikun e tij Aliut, armė e cila ėshtė ruajtur deri vonė nė familjen e Sejfulla Tetės. Pas mbarimit tė Luftės, Ali Teta nuk pranoi tė vishej oficer, nė shenjė proteste ndaj vrasjes sė mikut tė tij, Gjinishit, dhe ai u mor me administrimin e pronave tė familjes sė tij. Por edhe pas kėsaj, Aliu e ruajti miqėsinė me disa nga personalitetet e larta tė regjimit komunist tė asaj kohe, si Beqir Balluku, Myslym Peza, Hito Ēako etj, tė cilėt i shkonin shpesh nė shtėpinė e tij aty nė Fushė-Krujė. Ndonėse Aliu i priste shumė mirė miqtė e lartė qė i vinin nga Tirana, ai nuk u shkonte kurrė nė shtėpitė e tyre dhe as nė zyrat ku punonin. Gjatė njė debati nė shtėpinė e tij nė Fushė-Krujė, Aliu i tha Hito Ēakos: "Pėr Enverin flisni ju, unė flas pėr Abaz Kupin". Deri aty nga viti 1964, Ali Teta nuk pranoi tė punonte pėr komunistėt dhe nė atė kohė me kėrkesėn e popullit ai u zgjodh kryetar kooperative. Por shumė shpejt ai u tėrhoq nga ajo detyrė duke thėnė se aty duhej njė njeri me shkollė. Ali Teta punoi nė kooperativė deri sa doli nė pension dhe vdiq nė vitin 1997. Pas vdekjes sė Aliut, njeriu mė i dėgjuar dhe mė i pėrmdur nga fisi i Tetaj-ve, mbeti nipi i tij, Sejfullai, emri i tė cilit i ka kaluar kufijtė e fisit dhe krahinės sė tij.

    (vijon nesėr)
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #4
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,080
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime

    DOSSIER III (vazhdim)

    Dėshmia e Sejfulla Tetės: "Hetuesi Nexhat Selimi mė akuzoi se unė me Selim Kelmendin do i bėnim atentat Enverit, kur ai tė vizitonte Muzeun e Skėnderbeut nė Krujė..."


    Zoti Sejfulla, gjatė kohės qė Pirro Prifti dhe tė tjerėt ishin nė hetuesi, a kishit frikė se do arrestoheshit edhe ju?
    "Pas arrestimit tė Pirro Priftit, me tė cilin nė 23 prill tė vitit 1981 kisha hedhur bombat nė ambasadėn jugosllave nė Tiranė, unė pėrfundimisht vendosa qė tė arratisesha nga Shqipėria, pasi e prisja me ditė arrestimin tim".

    Si e kishte bėrė planin pėr t'u arratisur dhe me kė do ikje?
    "Unė kisha vendosur qė tė arratisesha i vetėm nga Luniku i Librazhdit, pasi kur isha ushtar nė Elbasan, kisha qenė shpesh herė andej pėr stėrvitje dhe e njihja vendin shumė mirė".

    Kur iu arrestuan dhe si e kujtoni atė ditė qė ju vunė prangat?
    "Nė mėngjezin e 29 shtatorit tė vitit 1982, unė isha pushim dhe teksa isha duke u pėrgatitur pėr t'u arratisur, aty nė shtėpinė time mė erdhi vetura e drejtorit tė Fabrikės sė Ēimentos. Personi qė mė trokiti nė derė, mė njoftoi se mė kėrkonin pėr tė rregulluar njė eskavator dhe unė duhet tė shkoja urgjent atje me makinėn qė mė priste jashtė shtėpisė, pasi nuk kisha mė shumė se pesė minuta punė. Nė fillim mendova qė tė shkoja atje dhe sa tė riparoja difektin, tė nisehsa pėr nė Librazhd. Unė ndjeva diēka dhe u thashė atyre qė mė kėrkuan qė tė ecnin pėrpara se po dilja nė kėmbė pas tyre. Nga qė nuhata diēka, fsheha nė rroba njė revole qė e mbaja gjithnjė me vete edhe nė punė. Sapo dola aty tek rruga nacionale ku ndodhet lapidari i Shote Galicės, tek kėmbėt e mija ndaluan dy makina. Njėri nga personat qė dolėn prej tyre, ishte dhe Sadik Smaja, shefi i krimeve tė rrethit tė Krujės, i cili m'u hodh nė qafė duke mė thėnė: "Ke kujtuar se jeta ėshtė aventurė". Tė tjerėt nuk ndėrhynė me forcė, por mė vunė hekurat dhe mė futėn menjėherė nė makinė".

    Ku ju ēuan?
    "Ata mė nisėn menjėherė pėr nė Degėn e Brendėshme tė Krujės, ku zv / kryehetuesi i rrethit dhe sekretari i partisė, Nexhat Selimi, mė tha: "Tė kemi arrestuar pasi ti ke dashur qė tė vrasėsh me atentat, udhėheqėsin kryesorė tė partisė dhe tė popullit". Unė e pyeta: "Kė se ata janė tė 12 udhėheqės kryesorė". Ai m'u pėrgjigj gjithė inat: "Udhėheqėsin kryesor tė partisė e tė popullit po tė them". Krejt i habitur pėr ato qė po mė thoshte, nė mėnyrė instiktive unė e pyeta pėrsėri: "Kė, Enver Hoxhėn"? Akoma pa mbaruar mirė fjalėn, nė kulmin e nervave, Nexhat Selimi mė tha: "Mos ia pėrmėnd emrin, more bajgė, more ndyrėsirė", dhe ngriti shkopin e gomės tė mė qėllonte. Unė nuk durova dhe i thashė: "Njeri i ndyrė je ti, megjithė atė". Nga ai moment e deri sa jam pėrmėndur pas disa orėsh, unė nuk mbaj mėnd gjė, pasi kam qenė pa ndjenja nga rrahjet qė mė bėnė me shkopinj gome".

    Kur u pėrmėndėt, a ua komunikuan akt-akuzėn?
    "Po, Nexhat Selimi mė tha: "Ti sė bashku me njė grup tjetėr qė ne i kemi tė arrestuar, keni dashur tė vrisni udhėheqėsit kryesor tė Partisė dhe pėrveē kėsaj ti ke vėnė dinamit edhe nė Mamurras e ambasadėn jugosllave, por kėto nuk na duhen tani. Ne e kemi hallin tek atentati qė keni dashur t'i bėni udhė-heqėsit kryesor tė partisė kur ai do tė vinte pėr tė vizituar Muzeun e Skėnderbeut nė Krujė. Ti ke pasur nė plan qė t'i hidhje granatat gjatė mitingut kur ai tė takohej me popullin dhe nė rast se nuk do ta realizoje dot ti atė gjė, atėhere do tė dilte Selim Kelmendi nė Krastė tė Krujės dhe me pistoletė do tė kryente atentatin. Si variant rezervė pėr tė kryer kėtė akt kriminal nėse nuk do ta arrinit dot ju, do tė ishin Namik Luca nė Laē, Shefqet Kelmendi nė Lezhė dhe Estref Kelmendi nė Shkodėr. Ne i dimė tė tėra, prandaj mos u mundoni qė tė fshihni gjė". Kur mbaroi fjalėn ai, unė i thashė: "Po kur i dini pse mė pyesni mua". Ai kėrkonte qė unė ta pranoja atė gjė dhe mė torturonte vazhdimisht deri sa mė binin tė fikėt. Ushqimet qė mė sillte familja ia jepnin tė tjerėve dhe u thonin njerėzve tė mij se unė nuk kisha nevojė pėr ushqime".

    Sa kohė vazhduan torturat ndaj jush?
    "Pėr tre muaj me rradhė, torturat ndaj meje nuk pushuan. Hetuesinė ma bėnin vetėm natėn dhe pasi m'i lidhte duart me pranga pas kurrizit, Nexhat Selimi m'i shkelte prangat mė kėmbė dhe nga pesha e trupit tė tij, mė theu kėtė dorėn e majtė qė e kam sakat edhe sot e kėsaj dite. Torturat ndaj meje, pushuan vetėm me urdhėrin e Ministrit tė Brendshėm, Hekuran Isait, kur ai erdhi pėr tė mė takuar nė qelitė e Krujės".

    Kur erdhi Hekuran Isai dhe si e kujtoni takimin me tė?
    "Ka qenė data njė janar e vitit tė ri 1983, kur aty nė qelitė e Krujės mė erdhi njė person i cili fillimisht mė pyeti nė se e njihja. Kur unė i thashė se njihja vetėm eskavatorin e pėrrallat e mija dhe asgjė tjetėr, ai hoqi kapelen dhe tha se ishte Ministri i Brendshėm, Hekuran Isai. Atėhere unė i thashė se e mora pėr ndonjė nga Prokuroria e Pėrgjithshme Pėrgjithshme nė Tiranė. Pas prezantimit ai mė tha: "Unė vij direkt me porosi tė udhėheqėsit kryesorė tė Partisė dhe ke dorė tė lirė tė na tregosh se kush tė ka shtyrė ty qė tė vrasėsh udhėheqėsin tonė. Na trego se do tė kesh favore dhe do tė ndihmojmė se ke njė tufė kalamaj nė shtėpi". Pas fjalėve tė tij unė u pėrgjigja duke i thėnė: "Bombėn nė ambasadėn jugosllave e kam hedhur nga urrejtja, por me Enver Hoxhėn nuk kam pasur punė". Ai vazhdoi pėrsėri duke thėnė: "Lėre bombėn nė ambasadėn jugosllave dhe minat e Mamurrasit se ato nuk na duhen gjė. Bombėn e kemi mbyllur, atė gjė e ka dhėnė dhe gazeta, e po tė duash ta tregojmė "Zėrin e Popullit", por na thuaj kush tė ka shtyrė tė vrisje udhėheqėsin. Unė nuk pranoja nė asnjė mėnyrė qė ta kisha bėrė plane pėr vrasjen e Enver Hoxhės, pasi edhe pse nuk e doja pushtetin, ajo gjė as qė mė kishte shkuar kurrė ndėrmėnd. Po kėshtu njė nga arsyet qė nuk e pranoja atė akuzė, ishte se pėr atė gjė tė priste plumbi i sigurtė dhe nuk tė shpėtonte dot as zoti nė qiell".

    Sa orė qėndroi Ministri Hekuran Isai me ju nė qeli dhe kush e shoqėronte?
    "Hekurani qėndroi plot shtatė orė nė qelinė time duke mė bėrė pyetje nga mė tė ndryshmet Pėrveē oficerit tė tij, aty nė koridor atė e priste edhe Selim Demerxhiu i Policisė sė Krujės, i cili sot banon nė Fushė-Krujė.

    A ju bėnė ballafaqim me Pirro Priftin dhe katėr intelektualėt me origjinė nga Kosova qė ishin arrestuar para jush?
    "Ballafaqimin ma bėnė pas shtatė muajsh, duke m'i sjellė njė nga njė tė pestė nė qelinė time, por me gojė tė lidhur qė tė mos i bėnim shenja njeri-tjetrit. Nexhati i tha atyre: a e njihni kėtė dhe kur ata luajtėn kokėn, Nexhati mė tha: "Kaq deshėm ne, a i pe provat qė kemi?" Pas atyre ata mė sollėn pėrsėri vetėm Pirro Priftin dhe e pyetėn a mė njihte mua. Herėn e dytė Pirro mė tha se ne tė dy kishim hedhur bombat nė ambasadė dhe se kishim folur kundėr shtetit. Unė iu pėrgjigja: "Nė qoftė se ke hedhur bombat dhe ke folur kundėr shtetit, jep hesap pėr vete, se unė nuk di gjė". Po kėshtu mė sollėn nė ballafaqim edhe Sefedin Pulėn, i cili u tha atyre se mė njihte pėr njeri tė rregullt dhe se nuk mė kishte dhėnė asnjėherė dinamit mua. Gjatė periudhės sė hetuesisė, nė qeli mė futėn edhe njė provokator tė quajtur Agron Ēarēani, i cili m'u prezantua me emėr tjetėr. Ai mė provokonte duke mė thėnė se kishim dashur tė hishnim nė erė Urėn e Gjoles atė tė Milotit e tė tjera si kėto. Unė nuk i haja ato dhe pas dy javėsh gjeta njė tullė nė banjo dhe e godita nė kokė pėr ta vrarė. Pas kėsaj, erdhi Nexhat Selimi dhe atė e ēoi urgjent nė spitalin e burgut nė Tiranė, kurse mua nė birucat e Koci Xoxes tek Rajoni nr: 3. Me sa mėsova mė vonė nė kampe, ai njeri negativ, ishte kushėri i afėrt i Adil Ēarēanit dhe njė hajdut ordiner qė gjithė jeta i kishte kaluar burgjeve".

    (vijon nesėr)
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,062
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Brari & Sukthi!

    Mire do ishte qe ta respektoni te drejten e autorit dhe ne fund te postimit te sqaroni se artikulli eshte kopjuar nga Balkanweb.

    gjithe te mirat
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  6. #6
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,080
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    GSH
    ... R2T, Brari e ka theksuar qe ne fillim se shkrimi eshte i Gazetes Shqiptare, ndonese ti nuk e ke vene re, ose nuk ke kuptuar inicialet ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #7
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,080
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime

    DOSSIER IV (vazhdim)

    Dėshmia e Sejfulla Tetės: "Gjyqi ndaj nesh filloi me 24 Nėntor 1984 dhe vazhdoi pėr 8 dite me radhė nė Gjykatėn e Tiranės. Tė e gjitha seancat u filmuan per t'i parė Enveri"


    Zoti Sejfulla, po kur ju ēuan nė Tiranė, kush ua bėri hetuesinė dhe a vazhduan tu torturonin?
    "Edhe aty nė birucat e Koci Xoxes nė Tiranė, pėrsėri hetues kisha Nexhat Selimin dhe Gavrosh Andonin. Gavroshi sillej shumė mirė me mua dhe nuk mė preku asnjėherė me dorė, ndėrsa Nexhat Selimi filloi pėrsėri avazin e vjetėr duke mė torturuar barbarisht. Nexhati vinte vazhdimisht i vetėm nė qeli nė orėn tre tė natės dhe niste nga dajaku. Si rezultat i torturave qė mė bėheshin aty, unė bėra disa greva urie, njėra prej sė cilave zgjati 21 ditė, deri sa m'u tha gjaku fare. Ndėrsa isha duke u mjekuar nė spitalin e burgut, Nexhat Selimi dėrgoi policėt tė mė merrnin, por doktoresha Meri Gjinushi nuk i lejoi ata duke u thėnė: "Nuk ka ē'mė duhet mua se ėshtė armik, unė bėj detyrėn si mjeke. Ta shėroj njėherė unė, pastaj ju po tė doni hajeni tė gjallė". Pas kėmbėnguljes sė saj, ata u larguan dhe ajo mė shėroi duke mė hedhur 9 shishe me gjak. Mua mė shtruan tre herė nė spital, pasi nga grevat e urisė mė ra mishi i dhėmbėve nė tokė".

    Po pas Hekuran Isait, nga funksionarėt e lartė, a ju erdhi njeri tjetėr nė qeli?
    "Kur isha nė qelitė e Tiranės, mė erdhi zv / Prokurori i Pėrgjithshėm dhe unė iu ankova atij pėr Nexhat Selimin, duke i thėnė se po mė rripte tė gjallė".

    Gjatė kohės qė ishte nė hetuesi, a u lejonin qė t'u vinte familja nė takim?
    "Jo vetėm qė nuk i lejonin, por pėr mė shumė se dy vjet, familja ime nuk dinte asgjė se ku isha unė. Dy herė nė Fushė-Krujė ishte hapur fjala se unė kisha vdekur".

    Sa kohė qėndruat nė hetuesi?
    "Nė hetuesi unė kam qėndruar pėr 27 muaj me rradhė duke mė bėrė tortura nga mė tė tmershmet. Aty nga nėntori i vitit 1984, nė qeli mė erdhi hetuesi Gavrosh Andoni dhe mė solli njė tufė tė madhe letrash prej 83 faqesh tė shtypura nė makinė shkrimi, duke mė porositur qė t'i lexoja pasi ishte akt-akuza ime. Unė i ngatėrrova ato pasi nuk ishin tė lidhura dhe ai mė tha: "Oh ē'na bėrė" dhe u ul kėmbėkryq me mua nė qeli duke i rregulluar ato. Kur u largua ai mė tha: "Rri pa merak se se ty nuk do tė pushkatojnė, pasi nuk ke vrarė njeri".

    Kur dolėt nė gjyq dhe kush ishte bashkė me ju nė bankon e tė akuzuarit?
    "Pas 27 muajsh hetuesie tė tmerrėshme nė qelitė e Krujės dhe atyre tė Tiranės, mė 24 nėntor tė vitit 1984 ne na nxorrėn nė gjyq, i cili u zhvillua nė Gjykatėn e Tiranės me prokuror Loni Moskon dhe kryetare gjyqi, Tamara Malajn nga Tropoja. Gjyqi ndaj nesh vazhdoi pėr tetė ditė me rradhė paradite e pasdite dhe nė bankon e tė akuzuarit, pėrveē meje, ishte dhe Selim Kelmendi, Estref Kelmendi, Shefqet Kelmendi, Namik Luca dhe Pirro Prifti. Akuza qė na u bė tė gjithėve ne ishte: Grup agjenturor, qė kishim vepruar pėr pėrmbysje me dhunė tė pushtetit popullor dhe atentati ndaj udhėheqėsit kryesorė tė partisė, pasi si nė hetuesi ashtu dhe gjatė gjyqit, ishte si rregull qė nuk pėrmėndej emri i Enver Hoxhės. Gjyqi u bė me dyer tė mbyllura dhe aty ishin tė ftuar pothuaj tė gjithė gjyqtarėt dhe prokororėt e rretheve si dhe njė numėr i madh ushtarakėsh nga Ministria e Brendėshme qė kishin mbushur pothuaj tė gjithė sallėn. Salla e gjyqit ishte e ndriēuar me disa prozhektorė tė mėdhej pasi qė nga seanca e parė dhe deri tek ajo e fundit u filmuan me dy kamera tė televizionit shqiptar dhe kasetat e tyre, siē mėsuam mė vonė, iu dėrguan Enver Hoxhė pėr t'i parė. Gjatė pushimit tė drekės ndėrmjet dy seancave, ne na merrnin secilin nė njė makinė mė vete dhe na dėrgonin nė qelitė e Koci Xoxes duke na shoqėruar me makina tė shumta policie para e prapa. Ajo gjė bėhej pėr bujė e pėr tė lėnė tė kuptohej se ne ishim njė grup shumė i rrezikshėm, ashtu sikurse kishte hapur fjalė Sigurimi nė popull."

    Ju a e pranuat akuzėn qė u bėhej?
    "Asnjė nga ne nuk e pranoi akuzėn dhe tė gjithė i denoncuam torturat qė na ishin bėrė gjatė hetuesisė, duke thėnė se process-verbalet hetimore ishin firmosur nga ne, si rezultat i torturave ēnjerėzore qė na ishin bėrė. Nė gjyq unė pranova vetėm hedhjen e bombės nė Mamurras e nė ambasadėn jugosllave, kurse Pirro Prifti kishte kaluar nė depression tė thellė nga torturat dhe elektro-shoku e ai nuk e kontrollonte dot veten kur fliste. Duke parė situatėn e vėshtirė, Shefqet Kelmendi u ēua e tha se ai ishte fajtori pėr gjithshka qė kishte ndodhur, duke shtuar se ne ishim tė pafajshėm dhe ai na kishte marrė nė qafė. Ai i mori mbi vete tė gjitha fajet pėr tė na lehtėsuar ne, kur nė fakt unė nuk e kisha njohur kurrė atė njeri. Gjatė gjyqit aty sollėn si dėshmitar edhe Sefedin Pulėn, qė ishte arrestuar me njė grup tjetėr, i cili na mbrojti duke thėnė se e kishin sjellė kot aty, pasi ai nuk njihte asnjeri nga ne".

    Nė pėrfundim tė gjyqit, ēfarė vendimesh u dhanė?
    "Sipas kėrkesės sė pretencės sė prokurorit, trupi gjykues dha katėr dėnime me vdekje: pėr mua, Selim Kelmendin, Pirro Priftin dhe Shefqet Kelmendin, ndėrsa pėr tė tjerėt nga 25 vjet burg. Por pasi Shefqeti i mori mbi vete tė gjitha fajet pėr tė na lehtėsuar ne tė tjerėve, gjykata la vetėm atė me vdekje, ndėrsa ne tė tjerave na dha nga 25 vjet burg. Vetėm Sefedin Pula u dėnua me 14 vjet duke u akuzuar se na kishte dhėnė dinamitin pėr atentatet qė do bėnim. Por pas njė muaji ndėrsa ne ndodheshim nė kaushin e Tiranės, nė pritje pėr tė na shpėrndarė nėpėr kampe, morėm vesh se edhe Shefqet Kelmendit iu fal jeta me dekret tė Kuvendit Popullor".

    Nė fjalėn tuaj tė fundit ēfarė kėrkuat?
    "Asnjeri nga ne nuk kėrkoi mėshirė, por vetėm drejtėsi".

    Gjatė senacave tė gjyqit, a u lejuan tė merrnin pjesė familjet tuaja?
    "Jo vetėm qė nuk u lejuan, por familjet tona as qė dinin gjė pėr fatin tonė. Pas dėnimit tim, familjen time, (bashkėshorten e pesė fėmijėt) e internuan nė Malecaj tė Lezhės aty ku ishin familjet e Todi Lubonjės dhe Fadil Paēramit. Pėr katėr vjet me rradhė qė ata qėndruan aty, jetuan nė kushte jetese tepėr ēnjerzore duke kėrkuar fushave pėr ndonjė kokėrr patate, pasi nuk kishin asnjė kothere bukė pėr tė ngrėnė. Po kėshtu ata nuk kishin as rroba pėr tė veshur, vetėm kush t'ju falte ndonjė leckė".

    Ku e vuajtėt dėnimin?
    "Dėnimin unė e vuajta nė Qafė-Bari dhe Burrel, por desha tė them, se pas dhėnies sė vendimit ne na dėrguan tė gjithėve nė kampin e Qafė-Barit duke na lėnė bashkė nė njė galeri tė gjithėve. Ajo gjė bėhej me qėllim qė ne tė hynim nė ngatėrresa dhe tė vrisnim njėri-tjetrit, por pasi e panė qė ne shkonim shumė mirė dhe nuk patėm asnjė konflikt, na shpėrndanė. Gjatė vuajtjes sė dėnimit, nė burg vdiqėn, Sefedin Pula me Selim Kelmendin. Sefedini vdiq aksidentalisht nė Qafė-Bari, duke e zėnė vagoni teksa po ndihmonte disa shokė tė tij. Tė gjithėve ju erdhi keq pėr tė, pasi ai ishte njė njeri shumė i mirė. Kurse Selim Kelmendi, mėsuesi i gjuhė-letėrsisė i gjimnazit tė Fushė-Krujės, vdiq nė burgun e Burrelit, pak ditė pasi ishte kthyer nga spitali i burgut nė Tiranė. Vdekja e tij mbeti misterioze dhe e dyshimtė, pasi ai nė atė kohė i kishte bėrė njė letėr Ramiz Alisė, ku thuhej se nuk i kishte lėnė gjė pa thėnė".

    Kur u liruat nga burgu dhe si e kujtoni ditėt e para tė lirisė?
    "Unė jam liruar nga burgu nė 26 shkurt tė vitit 1991 nga Burreli, me tė fundit tė burgosur politikė qė dolėn nga burgjet e komunizmit. Kur shkova nė shtėpi, vajza e vogėl qė e kisha lėnė gjashtė muajshe, i thoshte gruas; O mami, po ky burri pse nuk ikėn nga shtėpia, ēfarė do ky kėtu?".

    Pas viteve '90, a jeni takuar me ndonjė nga ata persona qė ju akuzuan dhe u dėnuam me pa tė drejtė?
    "Me thėnė tė drejtėn, hetuesin Nexhat Selimi e kam kėrkuar deri nė Greqi, por nuk e kam gjetur. Me tė tjerėt nuk kam pas punė se ata kanė bėrė vetėm detyrėn".



    - "Vuajta 13 muaj burg nė 2001 pėr atentat ndaj kryeministrit Ilir Meta"

    Edhe pas lirimit nga burgjet e komunizmit, Sejfulla Tetės, nuk iu mbaruan kusuret, pasi njė dekadė mė vonė ai do tė provonte pėrsėri qelitė e ftohta, dhe pėr ironi tė fatit, po me tė njėjtėn akuzė, atė tė atentateve me dinamit ndaj krerėve mė tė lartė tė shtetit. Lidhur me atė ngjarje, Sejfulla Teta dėshmon:
    - "Mė 11 dhjetor tė vitit 2000, teksa isha duke punuar nė baēen time, njė komshi i imi mė tregoi se kishin hedhur dinamit nė rrugėn e Fabrikės sė Ēimentos, ku do kalonte kryeministri Ilir Meta. Unė i thashė atij se ato ishin lojra tė policisė dhe i tregova se kur kisha qenė nė Durrės para disa ditėve, mėsova se policia kishte njoftuar me bujė tė madhe gazetat e televizionet se kishte arrestuar njė person tė shumėkėrkuar. Por e vėrteta ishte ndryshe, pasi ai njeri rrinte gjithė ditėn nėpėr koshat e kazanat e plehrave dhe po ta kėrkoje, e gjeje kollaj, o tek koshi i parė o tek kazani i dytė. Nejse, pas hedhjes sė dinamitit nė rrugėn e fabrikės, policia bėri disa arrestime aty nė zonėn tonė. Por kur kishin shkuar nė polici, dikush kishte thėnė: or po si e kemi harruar Sejfulla Tetėn, ai njihet pėr kėtėo punė, dhe pas kėsaj mua erdhėn e mė morėn nė shtėpinė time. Unė e kisha vėnė re qė njė ditė mė parė kur disa furgonė tė policisė mė silleshin sa para e mbrapa, por as qė mė shkonte ndėrmėnd se kishin punė me mu, pasi kur je i pastėr nuk tė shkon mėndja pėr keq. Kur erdhėn me mė arrestu, aty rreth orėn 21.00 tė natės, tre katėr furgonė ishin pa drita dhe dy tre tė tjerė me drita. Tė gjithė policėt ishin me maska dhe kur hynė nė oborr, filluan tė zihen me njėri tjetrin, pasi dikush prej tyre provkoi duke thėnė se do qėllonte po tė lėvizte kush. Njė tjetėr u tha tė mos bėnin atė gabim, pasi Sefa jo vetėm qė nuk ka vėnė dinamit tek fabrika, por ai e ka mbrojtur fabrikėn nė 1977 nė kohėn e rrėmujave. Pas kėsaj ata bėnė kontrollin e banesės e mė gjetėn dy armė gjahu me leje dhe njė pistoletė pa leje, tė cilat i shkruan tė gjitha pa leje. Mua mė izoluan nė komisariatin e Durrėsit dhe deri aty mė shoqėroi shefi i Komisariatit tė Krujės, Koēo Dafa, duke mė dalė garant se nuk do mė prekte kush me dorė. Kur shkova atej, e gjeta koridorin gjithė gjak, nga tė rrahurat qė u kishin bėrė atyre zalljanėve qė kishin arrestu para meje. Kur dhanė njoftimin nė televizor pėr kapjen e grupit, Ndue Kolės i vunė njė qeleshe nė kokė dhe thanė se ai ishte kryetar grupi. Mua mė thonin: hė, me ēiftet qė ke pasė pa leje ke dash me vra kryeministrin. Aty na vinin ata tė drejtave tė njeriut dhe ne protestonim, se na kan kap kot, por ata na thonin se pėr dy tre ditė do tė na lironin. Por kaluan 13 muaj e ne mbetėm aty, pa na marrė kurkush nė pyetje. Tė gjithė tė arrestuarit i bėnin letra Ilir Metės dhe ai u thoshte se atė punė e kishin nė dorė organet kopetente. Pas kėsaj ata bėnė greva urie, kurse unė nuk bėra se jam me diabet. Gjatė asaj kohe, mua mė futėn dhe djalin nė burg, pasi kur vinte pėr tė mė sjellė ushqimin, unė i thashė: Mos mė sill buk mua, por shko e vrit Prokurorin e Pėrgjithshėm, atėhere je djali im. Mirpo aty kishte sigurimsa dhe ata kallzunė shpejt e shpejt dhe djalin ma arrestuan e ma futėn nė burg. Pas 13 muajsh mua mė liruan pėr pushim ēėshtje, por unė nuk pranova tė dal duke thėnė se doja tė dilja nė gjyq pėr tė marrė pafajėsinė. Kėtė e bėra pasi kisha frikė se ata mund ta fillonin pėrsėri ēėshtjen. Gjyqi mė dha pafajėsinė edhe mua edhe djalit tim, bile na dhanė edhe dėmshpėrblimin, pėr gjysėmėn e dėnimit, pasi pėr gjysmėn tjetėr mė kishin dėnuar pėr pistoletėn pa leje. E gjithė puna e dinamitit tė Fabrikės sė Ēimentos ishte njė lojė e kurdisur nga policia dhe polici i krimeve Bilbil Gjini qė e bėri atė, u dekorua dhe u shpėrblye me lek tė thata nė dorė duke e ēuar pėr specializim nė Turqi".
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #8
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,080
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    ... marre nga "Gazeta Shqiptare" ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e albani21
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Vendndodhja
    Albania Berati Jeta Ime
    Mosha
    38
    Postime
    10
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Njerez te thjeshte me histori interesante..

    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    ... marre nga "Gazeta Shqiptare" ...
    ketu ja ka ven gardes dinamitin dhe jo ilir metes se ishte garda ate dit nga rruga e vjeter qe me pepara ka qen si postobllok
    Berac Me Gjith Zemer

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Shqipe nga Kosova
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 15:09
  2. Agim Doēi
    Nga Agim Doēi nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 12:50
  4. Pėr tė qenė tė lumtur
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 17:36
  5. Histori me thyerjet e Busteve
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:35

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •