Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1

    Letra nje te panjohure

    I


    ... Vazhdimi i filozofisë së krimbit të mëndafshit:
    _________“ ... Dhe flutura –
    ______________________… Do t’ju dhurojë vitalitet të fildishte ...
    __________________________________________________ ___- Qindra larvave të tjera,
    ___________________... Do të gërryejnë tunele jete,
    ______________________________Trurit tënd fëminor!!!"

    * * *

    Ti je e para,
    ______... U shprehe se …, unë –
    _________________________… Ju përafrohem tekstesh këngësh,
    _______________... S'i kam dëgjuar ndonjëherë.


    Me kënaqësinë më të madhe,
    ______Do të dëshiroja të pinim një "kafe" bashkë,
    _____________Ndoshta …, ngaqë ky akt –
    __________________________________… S'ka për të më zbuar aspak prej …
    __________________________________________________ ___________- Monotionisë së përditshme.


    Më trego dicka të veçantë,
    ______Të të vendos veçmas prej …
    ____________________________- "Kukullave" humane,
    _____________(… Më rrethojnë përditë.)


    Ndjehem i lodhur prej dekonspirueseve mendimeve të mia,
    ______… Varren porsi mjaltë i papurifikuar prej …
    ________________________________________- Hojeve të trurit tim,
    _________________Dhe ... DESHIROJ ti –
    _________________________________… Të jesh bleta.


    Do të të dhuroj krahët e mi,
    ______Të thurrur prej fjalë-flatrash,
    ______________Të mos lodhesh kur të mbledhësh mandarinat e trishtimit,
    ______________________Të hedhur kuturrum plogështise së tokës.


    Dhe ..., prej teje dëshiroj si dhuratë,
    _______Pastën tënde të dhëmbëve,
    ________________Ta hedh mbi makaronat e stërgjata spageti,
    __________________________Përngjajne me cigare Royals;
    _______Më pas …, ta përziej mes makaronave,
    ________________… Shëmbëllejnë me nervat e mia të vdekura,
    _________________________... Të ushqehem me helmin e fshehur
    _________________________________Përbrenda kolinozit tënd të grinjtë,
    ________________________________________Për të të bërë të qartë unikalizmin tim.


    Dhe ... ti –
    _______… Do të më dërgosh,
    ________________Prej padukshmërisë virtuale të ekzistencializmit tënd,
    ________________________Një të thjeshtë puthje,
    ______________________________Të cilën unë, me përtesë,
    _____________________________________Do të shtri dorën time për ta kapur,
    ___________________________________________Sikurse kur isha i vogël
    __________________________________________________ _Zaptoja të mrekullueshmet flutura;
    ______... Do t'a palos e do ta vendos në xhep,
    ________________Ta kem rezervë, kur ...
    __________________________________- Askush s'do të dëshiroje të më puthë përsëri,
    _______________________... Përsëri, dhe ... përsëri – në pafundësi!!!

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pershendetje dhe miresevjen ne forumin e letersise!

    Me pelqeu shume krijimi me lart , ndonese nuk e di perse pata nje lloj "déjà vu". Nuk e di nese e kam lexuar me pare, apo thjesht ngaqe me pelqeu mu fiksua ne mendje.


    Si do qe te jete, urime...



    Fiori

  3. #3

    Letra nje te panjohure (2)

    II

    Tek po përtypja fjalët e tua,
    _________Nuk e di pse, por ...
    ________________________Mu duk sikur…,
    ________________I kisha shijuar edhe herë të tjera,
    ________________________Të fshehura me kujdes,
    _______________________________Mimikës imagjinare të arsyetimit tënd.


    Dhe ..., ti më flet për "unikalizëm"?


    Atëherë ne të dy konsiderohemi si dy binjakë,
    ________... Ndryshojmë thjesht prej një kromozoni. Por jo!!!
    Ne jemi krejt të ndryshëm;
    ________Unë – unë, ti – ti;
    _______________Sikurse 1 + 1 = 1.

    * * *

    ________Dhe ... ti –
    _______________… Më hedh vështrimin tënd,
    _______________________Të dekoruar me një pafundësi pikepyetjesh;
    ________Dhe ... të dërgoj përgjigje –
    ______________________________… Me një tren fjalish pa lidhje,
    _______________Ku dritaret janë zvendësuar me ...
    __________________________________________- Shënja habitëse.


    * * *

    ... Ndalon makinën para një tabele "STOP",
    ________Kujtohesh rreth hapave zig-zage të dyshimta
    _____________________________________________Të shkelura mbi mbulesat e viteve,
    ________________Dhe ... i frikësohesh idëse se,
    ________________________Ndoshta…, e ke grisur edhe të fundit kujtim Y,
    __________________________________Rruaje në dhomëzat e zemrës tënde.


    Tani s'mund t'i puth dot, apo… më,
    ________(Merre si të duash,) lotët e tu!

    (...S'po më kupton?!)


    Mjeku më këshilloi …
    ________________T’ju qëndroj sa më larg
    ___________________________________- Gjërave të kripura;
    _________(Shënjat e para të hypertensionit.)


    ...Ashtu prej pritjes,
    _________Lotët e tu ... avulluan;
    _________Jo prej pritjes ndaj hijes sime,
    _________________Por ... prej mungesës së yjeve të vaniltë,
    __________________________Me të cilët një dorë “e bute” të ushqente për Shën Valentin.

    * * *

    ... Prej fjalës më të varfer -
    _____________________… Mund të ndërtoj një anije ndjenash ;
    _________… Prej diamanteve lotëve të tu –

    * * *

    Mos u mundo të më kuptosh,
    _________Ende s'po kuptoj vetveten.

  4. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Me teper se Stefan Cvajg, poezite me lart me kujtuan dy fjale qe mezi i sjell nder mend: "La vie est triste, et J'ai lu tout les livres"

    "Mos u mundo te me kuptosh....ende s'po kuptoj vetveten"

    Na ndodh shpesh ja themi vetes kete, por vetem kur e degjojme nga te tjeret bindemi se...jemi krijesa te huaja ndaj vetvetes?

    Sa i rralle eshte kuptimi ne kete bote...sa i rralle! Dhe sa i shpeshte trishtimi...
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #5
    Narcizist Maska e Lit
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    delirium, dhe ketu e gjete te shkruaje? turp!
    s'ma ha truri qe te mos jesh ai qe kujtoj se je.

    p.s. mire do te ishte te me dergoje nje kopje te librit. nuk e di nese e ke perfshire dhe ate poezine qe shkruajtem tek ajo tabela me shkronja magnetike...e perfundova vete, me keqardhjen me te tkurrur qe mund te ndjeja ndonjehere, rruges ne autobus, ku me ofruan nje stol te privilegjuar.

    Cupke! dua te lexoj dicka tenden.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lit : 09-05-2004 më 16:01
    The end is the beginning is the end

  6. #6

    po largohem atehere!!!

    Si te kam nga LSD-ja byrazer!!!
    Mos ki merak se "letrat..." ne nje forum linden, neper forume e kane vendin, (aq me shume tani jane edhe te "dokumetuara"!!!)
    Librat i kam paketuar, po pres te mbaroj simestrin, ... t'i nis. I lashe t'i postoj njere e mire te gjitha se ..., jane dhe shume bre, (mos nis ti numuroj une tani)!!!
    Ate poezine e gdhendur te tabela magnetike nuk e kam perfshire, mgja nqs ti e ke memorizuar shume mire, ap me mire po ta kesh perfunduar, se ... kam ndermend te bej "dicka" tjeter te ardhshmin vit.
    Me kaq e mbylla une ne kete forum byrazer!!!
    Ajde suksese ne provime po te mos i kesh mbaruar!!! Suksese ne provimet futuriste po te mos kesh me se te shqelmosh kohen!!!
    Me te mbaruar provimet kete jave do te te bej nje cerre.

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Oh, korcare te gjithe ?! - Nuk ishte cudi qe shkrimet mu duken te njohura atehere. Ju lutem prezantohuni qe te dime ke po lexojme, me shume jam kurioze mos eshte ndonje bashkemoshatari im.

    Pershendetje!

    p.s. bzzz po talenti tend ku po shkrihet keto dite (per talentin letrar flas)

  8. #8
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Bad boy, bad boy...you hurt his pride...

    Ti duhesh syrgjynosur andej nga ishujt kanarie, apo diku tjeter nga ato ane qe te te vijne mente. Delirium duhet te te doje kaq shume perderisa tu bind ne vend Thuaj shyqyr qe s'me kerceu damari se do ta kisha gjetur dhe postuar vete gjithe librin...se poetet/shkrimtaret pa audience nuk jane gje fare.

    Shuaja kuriozitetin Fiorit se do na beje ndonje cmenduri (lol) Se ajo e ka thene tashme, vetem korcaret bejne letersi...(madje, jo vetem kete!)

    ps. Sa per mua, me eshte thyer penda kur kam pare "Narcissus"
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #9
    Narcizist Maska e Lit
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    keshtu pra...
    Fiorke te ra ere themistokliu ty? talenti im, e kam fjalen per talentin ne pergjithesi, eshte ne letargji. pritet te ngjallet nga gjumi nga e marta me darke (mbaroj provimet) dhe arrin aktivitet te plote nga ditet e para te qershorit. me vjen keq qe ai talent po shkrihet gjithnje e me pak ne leter; ne fakt, s'me vjen keq.
    delirium, suksese dhe ty. ka ndonje te re andej nga lagjja? ketej nga une keq por jo dhe aq keq. flasim pas provimeve.

    fior, sa per prezantimet, delirium eshte shoku im (me i ngushte), themistoklist.
    delirium, fiori eshte nje shoqe imja (shoqe e ngushte e shoqes sime te ngushte), themistokliste. gezojuni

    cupke, te kam xhan
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lit : 09-05-2004 më 20:48
    The end is the beginning is the end

  10. #10

    Deshiron te reja ti?!

    ... Nuk rri rehat ti!!! ... Me thuaj ku kane shkelur kembet tona dhe ... kane mbire trendafila te eger?! Ja edhe kete teme e ...!
    Deshiron te reja?!
    ...Imagjinome mua koke-poshte nje rreje, ne mungese te aromave, ... gatuan xhelozia!!!
    Kaq per sonte, ajde nga e enjtja, se ... atehere mbaroj suprat e provimeve.

  11. #11

    Letra nje te panjohure (3)

    III


    ...Dhe jam teper "semure"!


    Të më falësh për vonesën,
    ________Por …, kjo është jeta !!!

    * * *

    Unë i paidentifikueshëm?!
    Une –
    ____… Mbars me vete
    _________________Kaq shumë epitete të çuditshme,
    ________Sa xhepat më janë mbushur plot,
    ________________Mbi krevat nuk mund të shtrihem,
    ________________________Ngjitur me epitetet çudi-përshkruese,
    ________________________________Aq shumë sa…,
    _______________________________________Edhe bagazhi i makinës mezi mbyllet.

    * * *

    ...Ndjehem tepër i lodhur, sot,
    _________Më tepër se në ekzagjerim;
    _________Prandaj po shkoj te fle!!!


    Natën dhe ..., të ëmbla ëndërrime!


    Jo ndërrova mendje!!!

    * * *

    Krejt rastësishëm,
    _________U gjenda në një tavolinë të shtrembër,
    ________________Në periferinë e rrëmujshme të një pubi.
    Nuk më kujtohen aspak …
    ___________________- Gjithë ato maska të pa para më parë,
    ________… Derdhnin birra “Heineken” –
    ______________________________… Përbrenda trupave-fuci.
    Me pas,… vajza e vetmuar,
    ________Ngjitur me mua,
    ________________Më ftoi në një “bisedë” tepër interesante;
    ________“Bashkëbisedim -
    _____________________… Fjeti me zgjimin e diellit të ri.

    * * *

    Dëshiron të të ushqej unë me …
    ________________________- Disa prej minutave të mia të lira?!


    Atëherë po rri pagjumë,
    ________(Ndonse kam fjetur vetëm 5 orë,
    _______________Këto tre netët e fundit.)










    P.S.:"letra" me e dobet!!!

  12. #12

    Letra Nje te Panjohure (...vazhdim...), [perafersisht me afer origjinalitetit]

    IV


    Kodi:
    Dhe ... ti -
               ... Unike,
           Përbrenda stoicizmit tënd për të mos më folur.
    
    
    ... Gëzohesh sa herë sheh emrin tim të çuditshëm –
                                                    ... Tek djeg një tjetër cigare,
     	Dhe ... i mjegullti tym i saj, 
                    Tek ndërton konfiguracionin e një gjysëm zemre të kalbëzuar.
            (Po gjysma tjetër?!)
    Kodi:
    			*	*	*
    
    Qiellit i zhvesh kombinime të ndryshme yjesh -
                                                ... I vendos pranë teje,
         Të të bëjnë shoqëri,
              Sa herë unë s'ndodhem përbri ...
     	                                - Ekzistencializmit tënd figuracional.
    
    
    ... Porsi një meteor – 
                        ... Rrëzohet imazhi i fjalës përbrenda teje, 
    Dhe ..., ti –
               ... I ngatërron sa herë meteorët me yjet rrënës,
          Shpreh një të habitshme dëshirë.
    Kodi:
    			*	*	*
    
    ... Kur unë mbyll sytë, 
           Gjithçka pergjithesohet e pangjyrë. 
    Dikush mund të shprehej se ...,
           Jam "ngjyrë-verbër", 
                 Por ... jo, s'kanë rëndësi më tonet e ngjyrave;
           Përbrenda emrit tënd – unë –
                                     ... E di ç'ngjyrë është zemra jote,
                  Gjaku ... lodron përbrenda saj, 
                         Nervat e tua,
     	          Porsi kilometra të tërra të një autostrade të paplanifikuar; 
                  Dhe ..., lëpij ngjyrën e mjaltit prej hojëzave të tua.
    Kodi:
    		*	*	*
    
    Dhe ... unë – 
               ... Vjedh prej mantelit të arnuar të qiellit - yllin polar,
         Ta vendos përpara teje, 
              ... Ti – kurrë udhën mos humbasësh; por ...
    
    
    Porsi një kometë –
                    ... Lartësohet refleksioni i gërmave brendësisë tënde,
         Dhe ..., ti - i krahason, sa herë,
               Kometat me asteriskë në zbritje,
                     Shpreh një monotone dëshirë:
                                                "... Le të mos flasim as nesër!!!"
    Ndryshuar për herë të fundit nga DeLiRiUm TrEmEnS : 07-06-2004 më 00:38

  13. #13
    po kete kush e plasi ketu? d.m.th. pjesen e IV-rt?

  14. #14
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Sipas titujve, e dyta thotë se vazhdonte temën e parë, prandaj m'u dukën se i përkasin një cikli poezish, dmth një teme.

    I bashkova të dyja temat në një unë.

  15. #15
    Une u habita prej faktit se ..., vete nuk munda ta postoja ne kete teme; prandaj hapa teme te re. Gjithesesi, ... nuk e mbaj veten per ndonje ekspert kompjuterik.

  16. #16

    Letra nje te Panjohure (V)

    V


    Kodi:
    Nuk e di, por ..., 
         Sa herë ju trembem ...
                             - Ekzistencës molekulare të gërmave të tua.
    
    
    ... Dhe ti buzëqesh,
           Me gjithçka të dhimbshme;
           Dhe ..., unë ? për mua ?
                           ... Edhe mikrogrimca më a pangjyrë e pluhurit
                                                    Ka rëndësinë e saj vitale,
                                   Në këtë kontinent të paeksploruar.

    Kodi:
    Po ti le ty në dorë,
     	Zhargonet-enigma të pyetjeve të tua!!!
    
    
    Mundohesh të fshehësh ...
                           - Të lotuarit irise të të tuve sy, 
            Midis gishtave elakuentë
     		               Të të njomave duarve të tua, 
                   Por ... dëshira të tradhton, 
                          Dhe duart të zhgënjejnë.

    Kodi:
    Më pas,... përsëri buzëqesh, dhe? buzëqesh; 
              ... Gjithcka ?
                          ... Mbetet përbrenda një të ëmble buzëqeshjeje;
              Asnjë mërmërimë më tepër, 
                          Asnjë grimnajë heshtjeje më pak.

    Kodi:
    Më pëshpërin në vesh se ...,
            Nata është tepër e ftoht';
     	Se ..., të pëlqen ngjyra e kuqe,
     		Ndonse ..., vetmimtari diell ?
     			               ... Ka kapërcyer, prej disa orësh,
        Nuancat e rozta përtej lumenjve gjumashë të horizonteve.

    Kodi:
    Dhe ... me përtesë,
              Të hedh mbi krye pëlhurën e modestes hijes sime,
                        ... Ti kurrë ftohtë mos ndiesh!!!
    Kodi:
    *	*	*
    
    ... Duke ju përgjigjur dëshirës tënde me një pyetje:
         			           "Mendon se midis nesh mungon dialogu???"
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 11-06-2004 më 12:30

  17. #17

    Letra Nje te Panjohure (6)

    VI


    Tymi i shurdhët i cigares –
    ___________________... Vizaton momentalisht,
    _____Hapësirës së pa censuruar të dhomës sime,
    __________Të porcelantën fytyrën tënde.


    Dhe ... të përgjumurit sytë e mi,
    _____... Kurre s'arritën të gllabëronin ngjalat gjarpëruese të gjumit,
    __________Shtrijnë duart e tyre ajrore të të përkëdhelin lehtazi imazhin,
    _______________Dhe ... me delikatesën e castit,
    ____________________... S'ka për tu rrikthyer më;
    _____Pa ndrojtje,
    __________Të të fshijnë shtresën e imët të buzëkuqit prej vishnjave buzëve të tua.


    Nuk e di!!! Por ..., sikurse ...
    ______________________Në asnjë të ashtu-quajtur tjetër ëndërr,
    _____Silueta jote –
    ______________... S'arrin të hyjë në reaksin me ajrin mbytës së ekzistencializmit tim.


    Ndoshta …, sepse ..., sapo ...
    _______________________E kam ndricuar këtë të vetmuar cigare,
    _____Dhe ... në qoftë se kështu do të ndodhë sa herë,
    __________Do të ngarkoj me vetë një stekë të tërrë –
    __________________________________________... Me shkarpa monoksid karboni,
    _______________... Kurre më mos rrëshqasësh mes duarve –
    ________________________________________________.. . Transparente të vështrimeve të mia.


    ... Po jeta sikunder ti, s'buzëqesh sa herë!!!


    Ja edhe cigarja ... u shua,
    _____Porsi yjet – fëmijët e paedukuar të mbrëmjeve,
    __________Shuhen me ardhjen e cdo intriguesi agimi të ri.

    Imazhi yt –
    _______... Vdes mëshirueshëm para jetë-natës sime,
    _____Sapo ..., për të parën herë,
    __________Bëj të vë në lëvizje dembelet,
    _______________Të pasigurtat buzët e mia.


    Sa keq?! S'arrita as …
    _________________Të të pëshpërisja, se sa shumë ...
    _________________________(Nuk e di!!!)


    ... Tani, ushqej kordaten mbijetesën time,
    _____Me copëra të pangjitshme serenatash,
    __________I belbëzoj brendësisë sime,
    ________________Dhe ... përsëri, dhe përsëri ...;
    _____Derisa ..., në gjume,
    __________Ndjej se më ka humbur gjuha –
    _________________________________... Përbrenda një puthjeje,
    _______________Rrehatshëm, duke u përplasur me …
    ___________________________________________- Diversanten hyrjen tënde,
    ____________________Përbrenda të akulltit shtratit tim.

    ________________________*______ *______ *________________________

    Nesër,
    _____Kur përsëri të vetë-transferohesh,
    __________Ndoshta ..., në krahë të tjerë,
    _______________... Kurrë s'kanë mbajtur një të kondensuar shpirt si i yti;
    _____... Dije se ..., s'dëshiroj të shoh ...
    _______________________________- Lotë të acartë marsi;
    __________Mësoje përmendësh se ...,
    _______________S'preferoj të kripurit lotët e tu –
    ____________________... Të jenë dhurata e fundit suprizë
    __________________________Për buzët e mia "të konsumuara"!!!





    (FuNd)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •