Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kujtimet e Vlonjatit x y ..

    Besoj nuk bej keq qe keto shenime te nje vlonjati ..ish pjesmarres ne Rebelizmin ..socialisto-jevgjit.. te 97-tes.. ti lexojne sa me shume njerez..

    Sidomos le ti lexojne dhe ata nga Kosova e te kuptojne e te gjejne analogjite e ngjarjeve ne Kosove me ato te 97-tes ne Vlore..

    Ja cfar thote Vlonjati:

    -------



    Nuk jam gazetar tė rėndis bukur fjalėt, megjithatė po ju drejtohem me lutjet pėr ta bėrė publike shqetėsimin tim qė mė gėrryen pėrbrėnda prej kaq kohėsh .
    Jam njė pjesmarrės nė demonstratat e para tė shkurtit tė viti 1997. Atėherė edhe unė si shumė tė tjerė bėrtisnin nėpėr rrugėt e Vlorės Duam paratė tona, Poshtė qeveria, Poshtė Berisha. Kam qėnė nė protesta dhe me 26 janar tė vitit tė kaluar. Sot ndjehem tepėr i fyer nga ato qė bėra ato ditė. Tani do tė shprehem si pėr tė lehtėsuar shpirtin tim.

    Me datėn 25 Janar 1997, nė mesditė, mė ka kapur Robert Brokaj nė Skelė duke mė thėnė qė: Nesėr do tė bėhet e madhe nė Sheshin e Flamurit . Nė Lushnje dje i kanė djegur tė tėra. Sot ka plasur Berati dhe Fieri. Nesėr do ta shohin kėlyshėt e Saliut se ēdo tė bėjmė... Do t'u... nėnėn nė vėrė tė tėrėve. Hajdutėt e ***** qė na vodhėn paratė...Pak a shumė edhe unė ashtu shava atė ditė me Bertin, e shumė ditė mė pas deri sa kaluam edhe zgjedhjet. Berti mė tha ato ditė qė udhėheqja tė ka caktuar ty pėrgjegjės pėr lagjen Partizani. Sot do tė merresh me organizimin qė nesėr tė dalim sa mė shumė nė Sheshin e Flamurit. Jevgjitėt do tė na bėjnė shumė punė, ka thėnė Edi, po t'u premtohen paratė. Paratė do t'i jap unė t'ua shpėrndash atyre qė janė mė kapot dhe ata do tė ndihmojnė pėr nxjerrjen e njerėzve nė shesh.

    Po sikur tė mė kapė policia e Beratit, si do t'ia bėj i them ?
    Mos e ēaj kokėn fare pėr policinė mė tha se i kemi marrė masat.
    Mulosmani pėr dy ditė do tė hiqet nga Vlora. E ka marrė kėtė punė nė dorė Edi me ca te PDsė qė janė tanėt.
    Hik tani mė tha se s'duhet ti dish tė tėra. Shko tani, paratė do t'i jap nė orėn 4 tek kinemaja.
    Pasi u ndamė shkova nė lagje dhe fola me shokėt e mi pėr detyrėn qė kisha marrė, dhe se pėr kėtė do tė na shpėrblente Berti. Para njė viti ai mė pati bėrė njė nder me dy veta qė i nisa pėr nė ltali dhe s'mė mori para. Nė fakt edhe unė e kam ndihmuar disa herė me njerėzit deri sa i ndodhi ajo fatkeqėsia nė det me djalin e Fatmir Hanxharės nė skaf.

    Filluam menjėherė duke u ndarė nė drejtime tė ndryshme. nė orėn 4.00 Berti mė solli 2 milion lekė. I thashė qė janė pak o Berti.
    E, e, e se jevgjitėt gėnjehen edhe me njė shishe vaj... Shiko kėtu mė thotė, gjeni disa djem qė tė futen nė Bashki.Duhet ta djegim se, pėrndryshe nuk kemi gjė pėr vijė. Mos kini frikė se jemi bėrė gati shumė djem qė ti vėmė zjarrin bashkė me Gėzim qenin.
    Mos ēani ****ė mė tha se kemi edhe armė me vete.
    Tė nesėrmen, ne filluam qė nė orėn 9. 30 nė Sheshin e Flamurit . Erdhi mė vonė edhe Eduard Alushi me Arben Malajn dhe Medin Xhelilin. Ishin me ta, edhe Platon Arapi, Niko Veizi, Liza Hoxha, e Theodhori Shija. Ne bėrtisnim sė bashku njė grup djemsh: Eja mblidhuni kėtu, kėtu dhe Duam paratė tona . Pėrballė meje ishte Liza Hoxha, dhe sa filloi tė thėrriste Qeveri hajdute dhe Poshtė qeveria ne e shoqėruam tė gjithė me njė. Edi me njė artopolant nė dorė po shante qeverinė Meksi dhe Berishėn, qė i vodhėn paratė e popullit. Paratė u'a vodhi Gėzim Zilja tha Edi prandaj tė gjithė tė protestojmė para Bashkisė. Ata na vodhėn votat, ata na vodhėn edhe paratė, prandaj siē jemi t'i shporrim qė andej hajdutėt. Vlora ėshtė e jona...

    Arben Malaj fliste me njė celular, dhe ne na jepte siguri kjo duke menduar se, nuk ishte pa pėrkrahje.
    Me thirrjen: Vlora ėshtė e jona, Poshtė qeveria, Duam paratė tona, shkuam tek sheshi para Bashkisė. Para ndėrtesės ishin rreshtuar policė dhe Reparti i Ndėrhyrjes sė Shpejtė tė Vlorės. Kur pamė se me policėt ishte oficeri Hasan Hasani mė zuri frika. Kur ai ishte shef rendi mė pati futur njė herė nė birucė dhe ta mbaja mend. Ai nuk tė falte pėr ligjin. Krenar Cekerri mė pati thėnė njė herė nė dhjetor (l996) qė e ka marrė pėrsipėr Qerim Vrioni pėr ta hequr nga Vlora Hasanin dhe Mulosmanin. Qerimi ishte shef i zjarrfikseve nė komisariat, po i shkonte fjala shumė si i persekutuar nė Partinė e Ballit.

    Ai nisej nga pozita qė kishte si i persekutuar Qerimi, dhe nga miqėsitė qė ai mund tė kishte me deputetė tė PDse. Megithatė unė kisha frikė. Thonė se Mulosmani nxirrte njerėz qė filmonin. Thuhej qė njerėzit mė tė besuar tė tij i caktonte me kamera.
    E ku ta shkoja unė po tė mė kapnin kamerat?
    E haja burgun dhe s'kishte njeri qė tė mė nxirrte qė andej. Mulosmani kishte arrestuar tė kunatin e tij e ku pyeste ai pėr njeri tjetėr...
    Rreth gjysėm ore kemi bėrtitur para Bashkisė me thirrjet qė kishim ardhur nga Sheshi i Flamurit . Disa nga djemtė tanė i ēuam tė marrim gurė nė parkimin aty pranė dhe filluam tė qėllonim policinė me gurė. Pashė nė krye tė njerėzve nga ana e pallatit Eduard Alushin qė e ngritėn nė supe njė grup djemsh. Ai fliste me njė autoparlant, por unė nuk dėgjoja se ēfarė thoshte nga thirrjet e shumta tė njerėzve. Dikush pak mė tutje thėrriste: E dėgjuat, futuni nė Bashki mė pas pati shumė qė thėrrisnin: futuni, futuni. Ata ishin afėr Edit dhe unė u binda qė Berti pėr ata qė mė kishte thėnė kishte mbėshtetjen e Edit. Filluam tė shtyjmė njerėzit qė kishim pėrpara pėr tė ēarė rreshtin e policėve qė ishin me skafandra dhe shkopinj gome. Jepnin me kolpo duke bėrtitur ooopooop, dhe nė njė moment i ēamė dhe i futėm brenda. Me zor shpėrthyem portėn e hyrjes qė e kishte mbyllur dikush, dhe kishte vėnė prapa shumė tavolina.

    Kur hymė nė koridor u ndodha afėr njė djali nga Kota, qė e quajnė Halim Hoxha.
    E njoh se kemi patur disa llogari pėr hashashin.
    Ēfarė tė bėjmė i them Halimit.
    Ēfarė tė mendosh, ma ktheu si me tė bėrtitura dhe me vrap ai u ngjit shkallėve nė katin e dytė.
    Se ēfarė bėmė mė pas mė vjen turp nga vetvetja sot. Thyenim karrige, tavolina, dikush hidhte kolltuqe dhe letra nga dritarja. Ishim aq shumė brėnda sa nuk lėviznim dot nga njeritjetri. Tė tėrė bėnim si tė babzitur.
    Dikush mė ra nga mbrapa me njė shkop dhe mė ndau frymėn.
    Kur shikoj ishte njė polic i kriminales qė godiste pa pushim mbarė ē'gjente pėrpara.
    Mė tutje shikoj Sokol Bizhgėn, qė goditi me grusht njė djalė tė lagjes tonė, qė e quajnė Emiliano.
    Kishte dhe policė tė tjerė qė goditnin me shkop si nė derra, po s'i kam fiksuar dot me emra. U shmanga si munda pa marrė goditje tjetėr dhe zbrita nė shkallė. Nga njė zyrė dilte shumė tym. Me sa duket i kishin vėnė zjarrin, mendova tė kthehem edhe njė herė tjetėr, por pata frikė se njerėzit pėrplaseshin me njėritjetrin, duke ikur nga shkopinjt e policisė. Njė djalė ishte gjakosur nė fytyrė dhe po e, zbrisnin nga shkallėt dy veta. Njė natė mė parė atij i kisha dhėnė 10 mijė lek, kur mė tha se do tė mė shohėsh nesėr se kush jam unė ...

    Mė erdhi keq pėr tė por edhe mė hyri inati dhe u ktheva pėr ta ndihmuar ata qė po ndesheshin me policėt nė korridorin e katit tė dytė tė bashkisė. Sa ngjita disa shkallė pashė Ilir Kuēin, qė i kish te marrė pėrpara disa djem. I godiste sa me shqelma, sa edhe me njė kėmbė karrigeje qė kishte nė dorė.
    Kur pashė llirin vendosa tė dal jashtė. Ai ishte shefi i Inspektorėve tė kriminales. E pata provuar nė kurriz se ē'qe ai, kur ishte komandant i fordit kur mė kapėn nė Ujin e Ftohtė me dhjetė bidona me benzol. Benzolin ma patėn sekuestruar dhe mua mė patėn futur 12 orė nė birucat e policisė.
    Duke zbritur shkallėve me turmėn e njerėzve, dikush mė qėlloi me shqelm nga prapa. Pa kthyer kokėn mirė mė ra me grush nė nofull.

    Ishte njė oficer qė e quanin Gjergji. Pėr tė thuhej se ishte nga Tepelena dhe e kishte marrė qė andej Mulosmani si tė besuar. Dikush thoshte se Mulosmani, e kishte marrė nga Tepelena, se e kishte njeriun e tij, ndėrsa tė tjerėt thoshin se e ka marrė pėr oficer tė zotin e tė pakompromentueshėm. Unė di qė ne nė Vlorė kemi patur frikė prej tij. Skafistėt e dinė mirė se sa benzol kanė humbur e sa njerėz janė kapur prej tij dhe policėve tė furgonit.
    Njė herė nė mesnatė thonė se ka kapur pilotin dhe shoqėruesin e skafit tė Rahim Micit. Masi u kishte marrė radion kishte komunikuar me rojet e skafit nė det e se kapi dot.

    Skafin e kishte bllokuar nė pikėn e policisė nė Radhimė.
    Kur kam marrė vesh qė kėtė oficer e kishin djegur nė Sarandė pata folur keq pėr tė, ndėrsa sot ndjej pendesėn...
    Nė njė rast tjetėr thonė se Tozo i pati premtuar 15 milion, qė tė bashkėpunonin me skafin e tij dhe pėr kėtė shkak thonė, se i pati dhėnė Tozos njė mėsim tė mirė me shkop gome nė Skelė.
    Si munda dola pėrjashta pėrmes njerėzve qė shtypnin kush e kush tė dalė mė parė, e tu shpėtonte shkopinjėve tė policisė. Nė oborr njė polic me zorrėn e zjarrfikėses po shuante njė zjarr qė ishte ndezur nė shesh.
    U largova qė aty dhe ndenja afėr ish hetuesinė. Krenar Cakėrri me njė grup djemsh pak mė tutje filluan tė thėrrisnin Drejt Komisariatit, drejt Komisariatit .
    Shumė shpejt u mblodhėn dhe tė tjerė dhe filluam tė lėvizim drejt Kapeles dhe dolėm nė rrugėn e re. Gjatė rrugės me ne u bashkuan shumė tė tjerė qė po iknin po pėr nė shtėpi. Nė kor bėrtitnin Eja mblidhuni kėtu, kėtu , Duam paratė tona , Poshtė qeveria , Qeveri hajdute .

    Kur dolėm nė rrugėn e gjyqit tė vjetėr e shkuam para Komisariatit gjetėm policė me skafandra e shkopinj gome, qė kishin bllokuar rrugėt ndėrmjet pallateve qė tė ēonin nė Komisariat. Prapa murit rrethues tė Komisariatit, afėr zyrės sė patentave dukeshin disa policė qė mbanin helmeta nė kokė. Mbi taracėn e burgut nga dy roje qė bėnin shėrbim zakonisht ishin 6 policė me armė e helmeta qė kishin zėnė pozicione nė distancė nga njeritjetri. Oficerėt qė kishin bllokuar rrugėn me policė, dėgjonin radiot e dorės dhe u flisnin diēka policėve. Njė grup pak mė tutje vendit ku isha unė filloi tė bėrtiste: Lironi tė burgosurit, lironi tė burgosurit , Do tė nxjerrim tė burgosurit . Me kėto thirrje u bashkuan pjesa mė e madhe e njerėzve qė ishin aty. Mund tė ishin 23 mijė veta nė rrugė, nga lokali i Kamberit deri tek Ura. Pjesa mė aktive ishin para lokalit tė Shezos. Nga kurioziteti se ē'farė thuhej nė radio ju afrova njė oficeri tė kufirit, emrin e tė cilit s'dua ta them meqė e kemi nė radhė miqėsie.
    Ēfarė thuhet i thashė, dhe i zgjata dorėn pėr t'i marrė radion.

    Largohu qė kėtu se do tė hash ndonjė **** plumbi mė tha ma vuri nė vesh radion pa e lėshuar nga dora e tij. Dikush po fliste me zė tė lartė dhe munda tė kap kėto shprehje: ...ua bėni tė qartė njerėzve qė Komisariati mbrohet me armė. Vlonjatėt e dinė mirė se kėtu ruhen kriminelė tė rrezikshėm, qė kanė bėrė vrasje dhe grabitje. Kush tė guxojė tė futet nė komisariat do tė qėllohet me armė...
    Ky qė fliste mėsova qė ishte Mulosmani, kur tha qė jam 04 dhe urdhėroi 40tėn, qė tė dilte dhe tė instruktonte rojet pėr pėrdorimin e armėve tė zjarrit pėr mbrojtjen e burgut e tė komisariatit...

    Kaq munda tė dėgjoj, se ma hoqi radion miku im. E more vesh tani. Nė atė kohė turma filloi tė bėrtiste poshtė Mulosmani, poshtė Mulosmani ; Tė burgosurit janė me ne , Policia ėshtė me ne Lėviza qė aty pėr tė qėnė pak mė larg, filluan tė largohen njerėzit. Kish shumė qė iknin, shanin e bėrtisnin hikni se do tė na vrasė ai maloku i qenit . Pėr ndonjė ēerek ore aty sikur nuk kishte patur njeri. Mbetėn vetėm policėt dhe oficerėt me radio qė i mbanin nė vesh.
    Dikush prej tyre ndonjė herė fliste. Mė shpesh fliste Sokol Bizhga qė ishte i krimėve, dhe njė oficer qė e quanin Kristaq, njė jevg i shkurtėr qė kish detyrėn e shefit tė policisė. Atė ditė nė darkė mė vjen miku im, qė kisha oficer me kufirin dhe mė thotė i shqetėsuar, qė tė largohesha nga Vlora, se do tė mė arrestonte policia. Atė pasdite Mulosmani paska mbledhur oficerėt e krimėve dhe disa tė plotfuqishėm nė laboratorin e kriminalistikės, dhe kanė parė dy kaseta tė filmuara tek Sheshi i Flamurit, para Bashkisė dhe para komisariatit.

    Aty ishin pėrgatitur listat me emrat qė do tė arrestoheshin. Mė pas Mulosmani, kish thirrur nė zyrėn e tij Sokol Bizhgen, shefin e policisė Limoz Fallani, Ilir Nuren, Oficerin e Fordit qė e quanin Gjergji, njė oficer qė quhet Enver dhe njė tjetėr qė ishte marrė me objektet me emrin Andrea. Se ē'planė ishin bėrė nė zyrė ky nuk i dinte por tha qė Ai ėshtė egėrsuar fare nga djegia e Bashkisė dhe ka lėshuar urdhėr pėr forcimin e rojeve nė tė gjitha institucionet dhe mbrojtjen e tyre me zjarr .

    Ruani kokat, tė keqen nėna, se ai ndoshta ėshtė ēmendur i thotė mamaja.
    Ēdo tź bėjmė. E ku pyet njeri ai. Mbrėmė i shkuan nė zyrė tė gjithė deputetėt e PDs. Oficeri i rojės, kish dėgjuar nė oborr, kur ky kish ngritur zėrin: Unė jam shef komisariati dhe pėrgjigjen pėr luftėn kundėr krimit dhe sigurimin e objekteve. Ju punoni me njerėz qė tė zbatojnė rregullat e demostratės dhe tė mos sulmojnė institucionet. Unė s'jam vlonjat, por institucionet e Vlorės do t'i mbroj qoftė dhe me armė... . Aty ėshtė debatuar shumė dhe vonė kanė ikur deputetėt me prefektin e disa tė tjerė. Atė natė shkova dhe i strehova nė shtėpinė e tezes, ku ndenja disa ditė. U tmerrova. Pėrditė dėgjoja pėr arrestime. U arrestuan dhe Eduart Alushi e Medin Xhelili. Pas 45 orėsh djali i tezes mė thotė se ėshtė bėrė keq fare... . Thuhej qė atė ditė e kish nxjerrė nga zyra Adhurimin, kur ky i kish kėrkuar lirimin e njė djali tė lagjes tonė qė quhet Edison.

    Mė pas ngjarjet e rrokullisėn pėrmbarė siē e mendoja atėherė, ndėrsa tani mė vjen turp nga vetja. Mė vjen turp qė jam vlonjat pėr tė gjķtha ato qė ndodhėn nė Vlorė.
    Unė kam qėnė shumė aktiv jo vetėm vitin e kaluar, por qė nė pranverėn e vitit 1996, qė PS tė vinte né pushtet. Unė kisha fituar shumė, kish fituar edhe Myzaferi nga ne qė na linte tė lirė (Myzafer Zaloshnja, shef policie i komisariatit nė vitet 19941995). Po ato para qė bėra nuk mė hynin nė sy kur mė thonin se po tė fitojė PS, mua do tė mė ēonin nė doganė. Tani unė jam rrugėve si mos mė keq. Dy kushėrinj m'u vranė nė fund tė muajit mars. Ato ditė nė Vlorė thuhej se po vrasin bandat e Saliut. Unė e dija se kush ishin vrasėsit. Ata ishin kapot qė rrinin me Eqerem Osmanin, si mbrojtės tė qytetit. Njėri prej tyre, sot ėshtė nė polici dhe pėr kėtė shkak, pa kaluar shumė kohė do tė shlyej detyrimet qė ka pėr atė qė ka bėrė.

    Mė vjen turp qė jam vlonjat, se shkatėrruam gjithēka pėr tė ēuar nė parlament qorrin me syze tė lagjes tonė, vjedhėsin e veprave tė kulturės sė vjetėr Vladimir Fejzon, revizorin e firmės Cenaj, ku humba 80 mijė dollarė, lajkatarin e Llakatundit Arben Malajn, Liza Hoxhėn mashtruesen, qė miliona lekė ju ka marrė njerėzve nė Vlorė, gjoja pėr tregėti, dhe nuk jua ktheu prej disa vitesh. Ne shkatėrruam jetėn tonė, pėr mandatin e Skėnder Gjinushit, qė vinte nė Ēole dhe hanin e pinin me Zanin e Arben Latifin, tėrė natėn. Pėr turpin tim, unė ato ditė bėja roje nė Ēole. Roje tė Zanit kanė qėnė dhe burra mė tė mirė se unė, qė sot i kemi nė krye tė shtetit. Me ne ishte atėherė Vladimir Fejzo, deputeti i ynė i nderuar .

    Ladit besoj se kujtonte njė ēast kur ne ishim me Zanin e Arbenin nė Skelė afėr Bolonjės, dhe njė grup gazetarėsh italian donin tė filmonin njerėzit e Zanit me kallash nė dorė. Arbeni nuk pranoi tė filmohej, ndėrsa Ladi Fejzo, qe i pari i gatshėm pėr t'u filmuar. Pas tij u afruan dhe tė tjerė nga ata qė ishin me ne. Ladi nė atė kohė ishte njė ushtar i mirė i Zanit, ndėrsa sot i ka ardhur radha tė bėjė ligje nė parlament.

    Mė mirė tė isha unė sot nė parlament se tė paktėn ndjej pendesėn, pėr ato qė kemi bėrė, ndėrsa kėto shėmtira qė janė sot, atėherė na rrinin si pula, kur ne nuk i kishim punėt nė rregull me Gaxhain. Po tė mos ishim ne nuk do tė kishte Vlora sot, kėta deputetė e ndoshta do t'u kishte ardhur disa tė tjerėve pėr tė vjedhur Vlorėn, por kėtyre jo, kėto ditė unė sillem rrugėve dhe mallkoj veten time, qė u shėrbeva si i verbėr kėtyre qė sot janė tė pangopur me mbushjen e xhepave tė tyre.
    Doganėn e ka bllokuar Liza Hoxha, Arben Malaj e Eduart Alushi me njerėzit e tyre.

    Sabit Brokaj ka privatizuar policinė. Ai solli Gjon Abazin, jo pėr tė vendosur rendin por pėr tė siguruar mallrat kontrabandė, qė vijnė me anije si dhe transportimin e hashashit nga lumi i Vlorės nė bregdet dhe hedhjen me motoskaf nė Itali. Kėta janė morrat e Vlorės, qė po e shtupin Vlorėn me njė varfėri ekstreme, pėr mbushjen e valixheve tė tyre me para tė pista. Vlora sot ėshtė katrahurė. Policia as qė ndjehet fare. Ata qė janė tani nė polici, e kanė mendjen tė vjedhin pėr vete. Po nė vitin 1996 u mbush Vlora me pashaporta me ēmime zyrtare. Atėherė thuhej qė zyra e pashaportave kontrollohej me kamera nga Mulosmani. Pati bėrė bujė, atėherė kur nga kamera Mulosmani pati zbuluar mbesėn e Elham Sharrės, qė merrte para mbi ēmimin e shtetit dhe pėr kėtė e pati pushuar nga puna. Kėto histori tani nė Vlorė kujtojnė si njė ėndėrr e largėt, dhe pak shpresa kemi, qė ndonjė herė tė rikthehet ai rregull qė kishim. Tani Gjon Abazi, ka ēuar ēmimin e njė pashaporte nga 15 mijė nė 800 mijė! Gjithė kjo para e madhe kalohet nė tre duar.

    Gjoni me pashaportat ka vėnė polic Lamēen qė e ka nga fshati(Tėrbaēi) dhe Asqeri Alijan, mikun e tij nga Bolena. Para njė viti kėta nuk ndjeheshin tė gjallė, ndėrsa sot tė shtypin me kėmbė! Po nuk tunde 800 mijė, nuk e merr dot pashaportėn. Kjo ndodh edhe kur e takon vetė drejtor Gjonin.

    Gjoni vuri para tė madhe, kėto muaj nė Vlorė. Thonė qė pati humbur 25 milion nė firmėn Gjallica. Tani ato i ka harruar sepse shumė herė ka marrė me njė dorė shumė mė tepėr se kjo vlerė nga transportimi e cigareve kontrabandė. Ky qe shkaku qė ai rrahu me grushta nėn/drejrorin Mejtim Meēe, shefin e kuadrit Vladimir Zanaj dhe shefin e inspektoriatit rrugor. Kur ata i hynė nė pjesė, ky nuk j'ua kurseu dhe pas i nxorri nė lirim. Nė fakt nuk i liroi Gjoni. Por Ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj, me tė cilin i ndajnė paratė. Sabiti nuk e solli drejtor policie nė Vlorė Gjonin, vetėm pse ėshtė miku i Hysni Kapos. Ai e solli sipas garancisė qė i dha Lili (Ilirjan Brokaj) se me Gjonin do tė dilnin mirė. Lili, Pėllumbi, Berti dhe Aljosha, qė shanin e mallkonin Mulosmanin, qė u kishte sekuestruar 20 skafe e gomone, tani hanė e pijnė nė lokale tė shtrejta me Gjonin.

    Nuk jam i sigurtė nėse i japin gjė Gjonit, dhe fitimet e skafėve apo majmen me shpėrblimin e mbajtjės nė atė detyrė. Nė Vlorė tė gjithė e dinė qė kjo ėshtė koha e tyre, jo thjesht pėr t'u pasuruar, se ata tė pasur u bėnė me vitet qė shkuan, por pėr tė siguruar me para edhe ata qė s'kanė lindur akoma. Kur sjell ndėrmend situatėn e njė viti mė parė, sot duhet t'i luteshim zotit, qė tė na rrojė PSja, antarė i sė cilės kam qenė, dhe veēanarisht Frrok Ēupi, Skėnder Gjinushi, Neritan Ceka, Vlajdimir Fejzo, Bashkim Fino, soj e sorollopi i tyre qė ishin me ne gjashtė muaj tė tėrė, me thirrjet kundėr Berishės. Sot tė gjithė kėta dhe Fatos Nano, qė na mashtroi se do tė na jepnin paratė e firmave, kanė harruar ato, qė i thanė popullit tė Vlorės nė Sheshin e Flamurit:

    Tani ne shajmė Berishėn, ndėrsa ata po mbushin valixhet! Njėherė kur mė kishin futur nė dhomat izolimit tė policisė kisha dėgjuar nė korridor njė oficer me mustaqe, qė u thoshte shokėve tė tij: Ju vlonjatėt gjithmonė keni nxjerrė ushtarė tė mirė, ndėrsa ne tepelenasit oficerė tė mirė.
    Kjo shprehje e atij oficeri, mė ka mbetur nė mendje. E kam kujtuar me qindra e mijėra herė, kur bėja shėrbim nė Ēole, pėr tė ruajtur Zanin e ata qė sot i kemi dėputet e ministra. E kam kujtuar me dhjetra herė kur kėta shijonin trupin e vajzave, qė i sillnin forcėrisht aty. E kujtoj dhe sot kur sillem rrugėve, ndėrsa kėta janė bėrė tė mėdhenj e lėvizin me makina luksoze, e ruhen me roje. Vlora sot zjen. Pėrplasen varfėria e jonė me luksin e pasurinė e kėtyre motėrq... (shkurtim i redaksisė).

    Kėta qenėr nuk goxojnė tė vijnė me ne nė Vlorė, po edhe ne duam dru qė i besuam. Para njė viti kėrciste peshku e karkaleci nė tė gjitha lokalet e Vlorės deri nė Llogara. Askush nuk llogariste shpenzimin, ndėrsa sot djathin e blejmė me gram! Para dy ditėsh pritėm qė tė vinte pėr tė festuar, Presidenti e qeveria. Unė nuk dola pėr festė se tani nuk kam me se tė ushqehem nė shtėpi po si kureshtar. Mungonin gjeneralėt tani! Ata qė folėn nuk kursyen furēat pėr popullin e Vlorės qė bėnė histori. Ne vėrtetė bėmė histori: U ngritėm si lugetėr dhe bėmė katrahure gjithēka qė tė hupnin nė poste morrat e Vlorės..


    -------------


    Flmn Albes qe i solli keto shenime dhe uroj qe Vlora te zbardhet nje Dite..

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... qenka merzitur ky tipi se nuk e paskan futur ne pjese, por ia paskan bere me hile, nuk e paska ditur se bota eshte me rrota ... tani paska filluar e shane ata qe i ka lepire b.ythen dhe pastaj ia ka thare me facolete mos i lageshin te mbathurat ... plehra si ky ka pasur, ka dhe do te kete gjithmone ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Ardit Gjebrea
    Nga briiigi nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 08-01-2023, 17:37
  2. Kujtimet E Gazetarit Shqiptar ...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 23:51
  3. Kujtimet apo pėrjetimet mund edhe tė shlyhet nga truri!
    Nga Davius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 23:09
  4. Kujtimet, Biografia dhe Autobiografia.
    Nga White_Angel nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 21:02
  5. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •