Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Borxhi- Kur eshte ndihme dhe kure barre?

    Borxhi nuk duhet te jete detyrimisht nje gje e keqe. Ne shume raste borxhi ndihmon per te permiresuar situaten financiare, dhe ne raste te tjera te vendos ne pozite shume te veshtire. E jithe ceshtja qendron te kuptosh ndryshimin kur borxhi punon ne te miren tende dhe kure jo.

    Borxhi I nevojshem

    Pavarsisht nga gjendja financiare te gjithe kemi mare (ose do marim) borxh per te paguar shkollen, blere shtepine, nderto historine e kreditit apo per raste te tjera personale. Shumica prej nesh nuk jane ne gjendje te paguajne per shtepine “cash”, detyrimisht ne kete rast borxhi eshte sa I nevojshem aq edhe I dobishem. Rast I ngjashem eshte dhe I pageses se shkolles (jashte Shqiperise) ku borxhi per studenta eshte alternative e veteme, Gjithashtu borxh I dobishem eshte dhe borxhi ne formen e kredit kartes kur perpiqesh te ndertosh histori krediti.
    Borxhet, njekohesisht te ndihmojne per te ulur taksat. Interesi I borxheve ne rastet e mortgage apo “Line of credit” ndihmojne shume ne uljen e taksave.

    Evitimi I borxhit te Panevojeshm

    Eshte e thjeshte qe borxhi te dali jashte kontrollit. Por dhe qe ta eleminosh komplet borxhin nuk eshte gjithmone ide e mire, sidomos kur per te evituar borxhin harxhon gjithe kursimet (qe do hyne ne pune me vone ne rast urgjence). Ideja eshte qe borxhi te perdoret me kujdes, dhe te meret vetem aq sa mund te paguhet lehtesisht mbrapsht.

    Borxhi I ‘mire”
    • Perdoret per gjera qe jane krejtesisht te nevojshme dhe kontribuon ne permiresimin e jeteses
    • Zakonisht ka nje interes te ulet. 4-8%
    • Pagesen mujore ta mban xhepi
    • Pagesen mujore mund ta besh ne kohe, dhe ta paguash krejtesisht borxhin benda periudhes se caktuar.

    Borxhi me “rrezik”
    • Perdoret per gjera te cilat ne te verete nuk I ke te nevojshme dhe nuk kontribojne drejtpersedrejti ne permiresimin e jeteses (p.sh makina )
    • Paguan nje interes te larte
    • Mund te paguash vetem kuoten minimale te cakuar dhe jo ate ideale.
    • Nuk I ben dot pagesat mujore benda kohes se caktuar



    Kur eshte me medyshje nese duhet mare borxh apo jo duhet patur nder mend se: Borxhi i nevojshem perdore per gjera te nevojshme – shtepia, shkolla- te cilat nuk ke finance te mjaftushme ti paguash “cash” Ne rast se blerjen nuk e mbulon dot dhe nuk ndikon ne permiresim jetese atehere marja e borxhit eshte e panevojshme.

    Ndertimi I histories se kreditit.

    Per te mare borxh ne rradhe te pare duhet te formosh nje histori krediti, Sa me e forte historia e kreditit aq me I ulet interesi I borxhit. Borxhi dhe historia e kreditit jane nje “vicious circle’ (nuk po e gjej ne Shqip) sepse qe te maresh borxh duhet et keshe kredi dhe qe te kesh kredi duhet te kesh mare borxh me pare. Megjithate disa menyra per te ndertuar historine e kreditit:
    • Apliko per nje karte krediti. Per arsye se do jete karta e pare zgjidh nje karte me kerkesa te cilat ti mund ti kenaqesh. Zakonisht vend I mire per te aplikuar eshte banka me te cilen ke llogari. Per arsye se ata e shofin vazhdimisht situaten tuaj financiare. Gjithashtu mund te aplikohet per nje “secure credit card” te cilen e para-paguan.
    • Pagesat mujore duhen paguar ne kohe. Cdo pagese tuaja njoftohet te Byroja e Kreditit e cila nderton historine tuaj.
    • Nese refuzoheni, kerkopni arsyen pse. Cdo njeri ka te drejte te shikoje historine e tij te kreditit. Cdo raportim I padrejte duhet diskutuar dhe ndrequr me Byrone e Kreditit.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Si ta perdorim borxhin:

    Kredit Karta me e pershtatshme.

    Pasi eshte formuar historia e kreditit , paraqiten shume oferta per kredit karta te ndryshme.
    Ne fillim duhet pare se cila I pershtatet me shume modelit tuaj te jeteses. P.sh nese e perdorni karten ne maksimum dhe paguani vetem nje pjese te borxhit cdo muaj, eshte me me interes te perdored nje karte me interes te ulet.
    Nese e paguan te gjithe borxhin/balancen ne fund te muajit eshte me me interes nje karte pa cmim vjetor dhe qe te jep me teper kohe per te paguar (nga koha qe vjen fatura deri ne diten qe duhet paguar) Gjithashtu ne kete rast duhet pare per nje karte qe ofron gjera te tjera si p.sh “airline miles” ose qe te kthen nje perqindje te shpenezimit ne fund te vitit. Sidoqofte “shkrimi I vogel” ne fund te cdo kontrate per kredit karte duhet lexuar me kujdes.

    Perdorni vleren e shtepise per te ulur borxhin

    Kur ke shtepine tende, ke nje burim te ardhurash nen catine tende. Shumica e institucioneve financiare te lejojne te maresh borxh deri ne 100% te vleres se shtepise. Keshtu nese ju keni vendosur nje pjese te principalit per te blere shtepine, mund te merni borxh sa keni vene poshte. P.sh nese shtepia ka vlere $250,000 dhe ju keni mare borxh $200,000, mund te merni dhe nj $50.000 tjeter per ti perfshire gjithe borxhet ne nje Pra me borxhin e dyte qe keni mare nga shtepia mund te paguani gjithe borxhet e tjera.Kjo ndihmon a) ne uljen e interesit (interesi I mortgage eshte me I ulet se I kredit kartes, b) ke vetem nje fature per te paguar ne fund te muajit.. Nga ana tjeter, negative e ketij konsolidimi eshte se: a) kredit karta eshte borxh I pasiguruar (d.m.th nese ju nuk dergoni pagesen mujore nuk kane cfare tu bejne) ndersa shtepia eshte borxh I siguruar (nese nuk ben pagesen mujore te marin shtepine) b) pasi ke paguar plotesisht kredit kartat, balanca ne to eshte 0, tundimi per ti perdorur perseri do jete I madh, dhe mund te perballohesh me te njejtin borxh qe kishe , shume me shpejt se c’pritej.

    Nese interesi aktual I mortgage eshte me I ulet se ai qe keni mare ju, mund ta rifinanconi dhe te terhiqni ato fonde qe dalin teper, (Cash-Back refinance). Me ato fonde mund te paguani kredit kartat ose borxhet e tjera.

    Ndiqeni historine e kreditit.

    Huadhenesit jane me te interesuar ne “noten” tende te kreditit, qe vlereson sa me rrezikshmeri je ti. Kjo bazohet ne historikun e pagesave, sa borxh ke dhe llogarite financiare, vleresimi varjon nga 300 ne 850.
    Nje vleresim I ulet tregon qe ke rrezikshmeri te larte, vleresim nga 750 e larte tregon rrezikshmeri te ulet, dhe te jep me teper mundesi te maresh borxh me interes te ulet. Nese e dini “noten” tuaj mund te llogaritni ketu se cfare interesi duhet te paguani sipas vleresimit qe keni. .
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Kur del borxhi nga kontrolli?

    Borxhi akumulohet shpejt, dhe nese nuk je I kujdeshem behet me te vertete nje barre e rende.

    Ne cfare niveli eshte borxhi
    • A po jeton nga rroga ne rroge (d.m.th nuk heq dot asgje menjane dhe cdo cent I rroges shkon per te jetuar javen deri tek rroga tjeter?)
    • A ke borxhe ne shume kredit karta te ndryshme ?
    • A paguan vetem minimumin e duhur te borxhet ?
    • A eshte borxhi mujor me teper se 36% e te ardhurave mujore?
    Nese pergjigja eshte po per njeren nga keto pyetje atehere borxhi ka dale jashte kontrollit. ..
    Disa strategji per te kontrolluar borxhin:
    • Perdorini kredit kartat me kujdes. Bleni vetem ate qe duhet patjeter dhe eshte e nevojshme.
    • Akumulojeni borxhin ne nje te vetem . Eshte me thjesht te kesh nje pagese mujore sesa disa.
    • Perdoreni vleren e shtepise. Nese vlera e shtepise eshte rritur apo interesat e mortgage-ve jane ulur, atehere rifnanconi dhe perdorini fonded per te lare borxhin.


    Kur borxhi nuk mund te bihet nen kontroll
    .
    Kur borxhi ka dale vertete jashte kontrollit, mund te kerkohet ndihme profesionale, ne formen e keshilltareve te kreditit, te cilet bisedojne me huadhenesit, te akumuloje borxhet ne nje dhe ulin interesin dhe pagesen minimale mujore.
    Per ndihme profesionale me borxhet mund te bisedohet me “National Foundation for Credit Counseling”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganoid : 03-05-2004 mė 07:11
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Ēlirimi i Frymės
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  3. Borxhi shqiptar arrin nė 400 miliardė
    Nga Artur_1985 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-09-2004, 10:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •