Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    L. ne mesnate - nga Henri

    ne pamundesi ta postoj vete Henri po e postoj une

    Ate nate as shiu nuk dinte nga te binte. Litaret
    kryqezonin njeri tjetrin furishem, dhe nėn vegimin
    shpues te nje vetėtime, ai kryqezim fuqizohej ne
    permasat e nje rrjete teli vertikale. Pastaj zurma.
    -Ēfare ke mor vėlla? - me kot e bera dhe ate pyetje,
    se ne ate ore te nates nuk di se ciles pjese te
    qiellit t'i drrejtohesh. Megjithese hunda po me hante
    tmerresisht.
    Ajo qendronte midis meje dhe teje. Ulur mbi gjurin
    tend te djathte, me leshonte shpesh nje veshtrim
    gjysme pyetės e gjysme te habitur. Prapa xhamit mbi te
    cilin ishim mbeshtetur nuk mund te shquaja me saktesi
    se ēmund te behej diten. Dukej me shume si riparim
    televizoresh, megjithate ky qytetth ishte aq pak I
    populluar sa nuk do te me vinte ēudi qe perveē
    televizoreve aty te bujtnin edhe nje pastrim kimik a
    farmaci.
    Kishte vetem gjashte shtylla neonesh nga te dyja anet
    e bulevardit, pastaj rruga kryesore mbaronte. Dikur,
    qytetthin e pershkonte linja per ne Qafė Thanė e
    Korēė, dhe atehere - siē pohonte ajo shpesh - kishte
    pasur me shume gjalleri. Sa here fliste per kete, ajo
    kerruste supet perpara e madje nje here m?u duk sikur
    po te mos kish pasur kete lloj ndrydhjeje, gjoksi do
    t'i shperthente ne nje ofshame me te madhe sesa kjo e
    qiellit sot.
    Nisa nuk i kishte me shume se 18, paēka se hamendjet e
    para te grupit e percaktuan aty tek te 25tat. Mbi ato
    taka te sterrlarta, dukej sikur zhvendosej neper
    restorantin e hotelit. -Nuk te keputen kryqet gjithe
    diten nga lodhja? - e kisha pyetur ate mengjes. "Dukem
    me e gjate keshtu" ma ktheu lozonjare e skajet e
    buzeve i moren per lart duke stisur nje buzeqeshje.
    Nuk e di se ē'justifikim kishte sajuar ne shtepi per
    te qene aty me ne nė ato ēaste. Na kish sherbyer darken
    fill pasi mbaruam xhirimet e vona e pastaj ish ulur ne
    tavolinen tone per nje cigare. Midis atij momenti dhe
    gjendjes sone ne rruge, mbaj mend vetem disa biseda te
    zvarritura mbi diskon e vetme te qytetit qe fatmiresisht
    ndodhej ne bodrumin e hotelit te vetem, aty ku flinte grupi
    yne. Te tjera ē'mund te kene ndodhur midis ketyre dy
    koheve, ishin bėrė uje nga shiu e nuk me vinin per qamet ne
    mend.
    Qameti. Levizi Nisa nga gjuri yt dhe doli jashte strehės. U
    perpi sakaq ne ate vargan uji. Gjėja e pare qe pashė ishte
    lebetia e pikave te para qe i prekėn trupin. U kthyen te
    gjitha ne avull. Nė hundė m'u fut nje erė pėrzhitese, a
    thua floket e me to dhe gjithe lekura e saj te kishin
    mundur te digjnin shiun qe i babezitur kish guxuar ta
    lepinte. Nisi te ēapitej derisa arriti mesin e bulevardit.
    E pashė hijen qe leshonte, pėr bč e pashe te gjashtėfishuar
    - nga nje pashte ēdo shtylle neoni.
    Nxora aparatin nga xhepi dhe perqendrimi i pare i
    objektivit ishte rrėza gjysme e zbuluar e qafes. Pikat
    rendnin tėposhtė flokėve drejt e mbi shtyllen e kurrizit.
    Shiu qe kish mundur t'i depertonte nėn lekure, i ngjyrosur
    tashme ne nje blu te erret, zbriste dhe ai teposhte venave
    e po i permbyste te gjitha lugjet e kockave.
    Nderkohe ti kishe rrembyer kameren. Fshehur fytyren pas
    saj, nuk mund te te shquaja asnje shprehi te fytyres. A po
    e zhvesh dhe ti tė tėrėn me mendje? - pyetjen duhet ta
    kisha bėrė pa zė, se nga silueta jote brinje meje m'u kthye
    vetem heshtja...
    ...Nuk e kuptova ē'po vinte drejt nesh - shiu mbi taka te
    larta mbi te cilat zhvendosej. As une e as ti nuk e ftuam
    lart ne dhome. Nuk i ofruam qoftė dhe nje peshqir per te
    thare qerpiket. Te dy u ngjitem lart, terhoqem mire
    batanijet pas qafes, e me kurrizet perballe njeri tjetrit
    na zuri gjumi. Te nesermen, pas thirrjes se zgjimit ne pikė
    te mengjesit rrufitem kafenė qe na solli zhvendosja e Nisės
    neper restorantin e hotelit. Perjashte shkelqente nje diell
    i pacipė...
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Nje proze e bukur, nje stil intrigues.
    A mund ta mbash kete intesitet me gjate? Nese ky eshte vetem nje fragment do te doja ta lexoja te gjithe pjesen.
    Ne fund te fundit letersia nuk eshte vetem cfare thua por edhe si e thua.
    Ke nje fytyre tenden.
    Urime.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  2. Monolog nė Mesnatė
    Nga Mesnata nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 07:34
  3. Kuvendi miraton ligjin e gjobave ndaj biznesit
    Nga AlbaneZ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 20-03-2008, 09:39
  4. Ditari i ndjenjave
    Nga Hyllien nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 388
    Postimi i Fundit: 17-07-2006, 23:57
  5. Ekzekutohet nė mesnatė Klajdi Saliu, bosi i “Cikloar”
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-03-2005, 06:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •