"Omonia" ose fytyra mjerane e Tiranės
Nebil ĒIKA
Po vrisja mendjen pėr tė gjetur ndonjė gjė pikante pėr tė shkruar. Njė gjė qė t'i pėlqente edhe shefit, por qė tė pėrbente realisht edhe njė problem, qė ia vlente pėr ta trajtuar, gjė qė sa vete e bėhet mė e vėshtirė. Nga sikleti mė nxorri Ceni, kolegu im nė gazetė. Ē'e vret shumė mendjen, ka hall mė tė madh se kjo, mė thotė duke drejtuar dorėn nga njė grumbul njerėzish tė dėshpėruar, e me pamje tė mjeruar nė qendėr tė Tiranės. Ėshtė shkruar e folur shumė, i thashė. S'ka gjė, mė tha Ceni, varet nga kėndvėshtrimi, le qė ēdo ditė kėtu, ėshtė njė histori ose mė mirė njė tragjedi mė vete. Kėshtu, vendosa tė shkruaj pėr rubrikėn e ēeshtjeve sociale, duke rivalizuar me Albanėn, gazetaren qė thonė se mbulon kėtė rubrikė. Por, nejse, t'i lemė kėto e tė futemi nė temė, siē tha Ceni, nė tragjikomedinė e pėrditshme, nė qendėr tė Tiranės. Doni ta shikoni nė sy mjerimin dhe mbi tė gjitha papėrgjegjshmėrinė e shtetit dhe qeverisė?! Mos u mundoni shumė. E keni ēdo ditė para syve, m'u nė qendėr tė Tiranės, jo shumė larg selisė sė qeverisė dhe shumė, shumė afėr selisė sė opozitės. E kam fjalėn pėr zyrtarisht, sheshin "Sulejman Pasha", ndryshe "Ushtari i Panjohur", i pagėzuar si sheshi "Omonia" nė Tiranė. Emri i fundit vjen si krahasim prej njė sheshi me tė njėjtin emėr, nė njė lagje tė vjetėr e Athinės, nė Greqi, ku emigrantėt shqiptarė mblidheshin nė fillim tė viteve '90, nė pritje tė ndonjė oferte pėr punė nga punėdhėnėsit grekė. Kjo praktikė e tė kėrkuarit punė, filloi tė aplikohej edhe nė Shqipėri nė mesin e viteve '90, pėr tė arritur njė shpėrthim tė vet nė fillim tė viteve 2000. Mė shumė se kushdo, e ndjen praninė e kėtij tregu tė paligjshėm tė punės qytetarėt, qė u takon tė kalojnė andej me automobila apo me kėmbė, sidomos ata tė veshuar mirė. A doni punėtorė zotėri? Keni nevojė pėr marangoz? Po pėr hidraulik? Unė i bėj tė gjitha, nga punėtorė krahu, tek saldator apo elektriēist. Aman, mė merr mua, jam hallexhi, kam njė tufė kalamajė pėr tė rritur. Mos mė shiko tė vjetėr e tė dobėt, punoj shumė. Kėto togfjalėsha tė pėrsėritur me shpejtėsi nga dhjetra njerėz, apo ngadalėson shpejtėsinė e makinės, pėr tė respektuar semaforin, pasi tė bie rruga tė kalosh me kembė nė kėtė shesh, sikur i bezdisin kalimtarėt, njė pjese e tyre po aq hallexhinjė, sa edhe punėkėrkuesit e "Omonia-s" sė Tiranės, mirėpo askush nuk i shan apo nuk bėn ndonjė shenjė bezdie ndaj tyre. Kėtu dalin ēdo ditė pjesa mė e kėputur e kryeqytetit dhe rrethinave. Njerėz qė luten pėr njė punė, nė shkėmbim tė bukės sė gojės pėr vete dhe familjen e tyre. Nuk ka nevojė tė pyesėsh se nga janė. Dialektet e tyre, flasin pėr njė grup gjeografikisht heterogjenė nga veriu nė jug tė vendit. Mė shumė, duket se janė nga zona verilindore, pasi ata tė jugut, e kanė gjeografikisht mė tė lehtė pėr t'u nisur drejt "Omonias" sė vertetė, asaj tė Athinės. Njė pjese e mirė e tyre banojnė nė Tiranė, pjesa tjetėr vijnė nga qytete e fshatra tė tjera, me shpresėn se kryeqyteti i zhurmshėm, e me mė shumė drita e beton, se sa fshatrat e tyre, do t'ju ofrojnė diēka mė shumė. E gjithė kjo, gjithēka, vėrtitet tek njė copė buke, njė rrobė, e ndonjė libėr pėr fėmijėt qė presin nga kurbeti i pėrditshėm i prinderve apo vellezėrve tė tyre.
Nė mėshirė tė Zotit
Selimi ėshtė nga njė fshat nė kufi tė Dibrės me Mirditėn, ka zbrituar bashkė me familjen 7-anėtarėshe dhe ėshtė vendosur nė njė banesė ndėrtuar me tė keq nė rrethina tė kryeqytetit. Ka zaptuar edhe ai si tė gjithė tė tjerėt, njė copė tokė, sa pėr njė gjasme shtėpi. Udhėton ēdo ditė mė shumė se njė orė me kembe, pėr tė mbėrritur nė qendėr tė qytetit, nė "Omonian" e Tiranės, me shpresėn se do tė gjejė ndonjė punė. Pranon pothuaj ēdo lloj oferte pėr punė, nuk thotė asnjėherė nuk di, apo nuk mundem ta bėj kėtė apo atė punė, pavarėsisht nga rrezikshmėria e saj, mjafton qė nė shkėmbim tė saj, tė pėrfitojė para tė mjaftueshme, pėr tė ushqyer familjen e tij tė varfėr. Mė shumė punon nė ndėrtim punėtor, por edhe ndonjė herė usta. Usta ka mė shumė para, prandaj tė gjithė tentojnė kėtė specialitet. Shumica e punėpritėsve tė "Omonias", pretendojnė se i bėjnė tė gjitha zanatet qė njeriu mund tė ketė nevojė, duke venė kėshtu nė veshtirėsi pėr zgjedhje, edhe ndonjė punėdhėnėsi tė rrallė, qė afrohet pėr tė kėrkuar zanatēinj. Sapo ndalon makina, i sulen dhjetė vetė, por rrallėhere ndonjė mund tė qėllojė vėrtet punėofrues, gjė nga e cila mund tė pėrfitojnė vetem dy-tre veta. Makina largohet dhe punėkėrkuesit tė dėshpėruar, rikthehen nė trotuar apo rreth e qark monumentit tė "Ushtarit tė Panjohur", nė pritje tė ndonjė punėdhėnėsi tjetėr. Vrapo nė rrugė e tėrhiqu nė trotuar dhjetra, pėr tė mos thėnė qindra herė nė ditė dhe shumica largohen nė mbremje, duke hequr kembet zvarrė, pa mundur tė gjejnė dot ndonjė mundėsi pėr tė nxjerrė copėn e shtrenjtė tė bukės.
Diskriminimi nėn hundėn e qeverisė
Gjendja e kėtyre punėtorėve, apo ky treg i paligjshėm, njėherazi edhe publik i punės sė zezė nė Tiranė, lulėzon ēdo ditė. Qeveria ėshtė munduar disa herė ta mbyllė, duke pėrdorur policinė. Mė i "turpėruari" nga kjo pamje, duket se ndjehet kryebashkiaku Rama, qė sa herė kalon me makinė apo nė kėmbė, pasi kohėt e fundit, ka filluar tė lėvizė shumė, nuk e fsheh neverinė dhe pėrbuzjen ndaj kėtij grupi njerėzish, qė vazhdon tė rritet ēdo ditė. Nė rritjen e numrit punėkėrkuesve "tė zinj", Rama i Bashkisė ka kontribut tė jashtėzakonshėm. Me urdhėr tė tij, ėshtė shkurtuar nė mėnyrė drastike pėrkrahja sociale, duke bėrė qė numri i pjesėtarėve tė familjeve qė dalin nė kėtė shesh, tė shtohet me shpejtėsi. Qeveria e di, e sheh, madje, edhe zgėrdhihet me njerėzit qė presin me ankth nė rrugė makinat luksoze tė zyrtarėve tė tė gjitha niveleve. Shumė prej tyre, guxojnė tė marrin edhe punėtorė pėr shėrbime nė banesat apo pronat e tyre. Zyrtarėt nuk shikohen nga punėkėrkuesit si pronarėt mė tė mirė, shpeshherė, ata paguajnė mė pak se biznesmenėt e vertetė. Tregu i zi i punės, bashkė me papunėsinė dhe mungesės sė prespektivės pėr tė mjerėt e "Omonias" sė Tiranės, janė padyshim kontributi i tyre. Ndėrsa largohem nga sheshi "Sulejman Pasha", nė radio dėgjoj lajmin se nė Athinė, Nano ėshtė takuar me ministrin grek tė Punės dhe i ka kėrkuar legalizimin dhe shmangien e punės sė zezė pėr shqiptarėt. Pika qė s'u bie, thotė shoqėruesi im. U kėrkon grekėve tė ndihmojnė shqiptarėt, ndėrsa pėr vete i trajton siē i pamė. Tė paktėn, "Omonia" e vertetė e Athinės, ka vite qė nuk funksionon dhe numri i shqiptarėve qė punojnė nė tė zezė nė Greqi, ka rėnė ndjeshėm. Te trajtohesh keq nga njė i huaj gjen edhe ngushėllim, por poshtėrimi nga shteti e qeveria jote, ėshtė mė shumė se i papranueshėm. Largohemi, duke lėnė pas zėrat qė sa venė e shuhen. Zėrat qė nuk kėrkojnė lėmoshė, por njė mundėsi pėr tė mbijetuar, pėr tė nxjerrė me djersė bukėn e gojės qė Zoti ua ka caktuar si rracion tė gjithėve. Ore, Zoti ėshtė nė rregull, ē'ti bėsh qeverisė qė sikur paguhet pėr tė shtuar kėtė mjerim kaq tė dukshėm, kaq tė prekshėm, si nė "Omonian" e Tiranės.
Krijoni Kontakt