Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Presidenti RI

    Shekulli..
    ---------------

    Kreu i shtetit Alfred Moisiu shprehet pėr profilin e Presidencės sė ardhshme


    Moisiu: Prioriteti im, sistemi i drejtėsisė


    "Mosfunksionimi i rregullt i drejtėsisė i ka lėnė fushė korrupsionit dhe trafiqeve"

    Kjo do tė jetė njė pėrparėsi imja, sepse presidenti ėshtė kryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, dhe pikėrisht unė gjykoj se njė nga arsyet e rėndėsishme, qė i kanė lėnė fushė korrupsionit dhe fenomeneve negative ėshtė mosfunksionimi i rregullt i drejtėsisė. Do tė mundohem dhe do tė bėj ē'ėshtė e mundur nė kėtė sferė tepėr tė rėndėsishme tė bėj atė qė mė kėrkon Kushtetuta dhe ligji.

    TIRANĖ -Presidenti i zgjedhur Alfred Moisiu deklaroi dje nė njė intervistė pėr "Top Channel" se prioritet i Presidencės sė tij do tė jetė fusha e drejtėsisė, me synimin pėr tė luftuar korrupsionin dhe trafiqet ilegale. Presidenti qė do tė marrė detyrėn mė 24 korrik, tregoi dje pjesė nga historia e familjes sė tij, fėmijėrisė sė tij dhe karrierės profesionale.

    Sigurisht kjo kohė u krijua nė mėnyrė jo tė parashikuar, sepse sipas Kushtetutės zgjedhjet fillojnė mė 24 qershor dhe betimi bėhet mė 24 korrik, duke menduar se do tė ketė disa votime. Por fatmirėsisht kjo u mbyll qysh nė votimin e parė. Kėshtu qė u krijua njė pauzė e pėrshtatshme dhe e favorshme pėr mua. Unė gjatė kėsaj kohe kam patur mjaft takime, duke filluar qysh nga presidenti Meidani, me politikanėt kryesorė tė vendit tonė, me ambasadorė tė huaj, me pėrfaqėsues tė vendeve qė kanė ardhur dhe sigurisht qė kam studiuar materiale nga mė tė ndryshmet, nė mėnyrė qė tė jem sa mė i pėrgatitur kur tė marr detyrėn e re.

    Shumė shqiptarė kanė pyetur pse Alfred Moisiu president? Ēfarė menduat se ishte e pabesueshme, njė ėndėrr nė sirtar…?
    Emri im ka qenė lakuar, por kjo u vendos nė momentet e fundit dhe unė e konsideroj njė nder, nė radhė tė parė ndaj meje, ndaj familjes Moisiu dhe natyrisht ndiej njė detyrim tė madh qytetar qė marr pėrsipėr kėtė detyrė kaq tė madhe, kaq tė rėndėsishme, kaq tė nderuar nė momente tė vėshtira. Unė kėtė e pranova, sepse kjo erdhi si rezultat i njė bashkėpunimi midis dy forcave kryesore tė opozitės dhe maxhorancės, pėr tė mos e futur vendin nė njė krizė tė thellė politike, e cila nuk dihej se ēfarė pasojash mund tė kishte. Pėr mua, si njė njeri qė jam edukuar me njė frymė patriotike dhe e dua kėtė vend nuk mund tė kishte zgjidhje tjetėr, veē pranimit.
    Pra ju pranuat edhe pėr shkak tė karakterit ushtarak, pasi ushtaraku nuk thotė kurrė 'jo' ?
    Jo, nuk ėshtė plotėsisht ashtu, sepse ushtaraku ėshtė e vėrtetė qė nuk thotė "jo', kur merr njė urdhėr, por kėtu nuk ishte punė urdhri. Kėtu ishte punė ndjesie.
    Shumė ėshtė folur nė shtyp pėr familjen tuaj, pėr traditėn tuaj ushtarake, pėr lidhjet me aktorin Aleksandėr Moisiu. Ēfarė mund tė thoni diēka mė shumė?
    Ėshtė e vėrtetė qė familja Moisiu, e cila trungun e saj e ka nė Kavajė ka njė histori tė gjatė. Ka nxjerrė mjaft personalitete tė njohura nė fushėn e kulturės, atė ushtarake. Dihet qė Aleksandėr Moisiu ėshtė shumė i njohur nė tė gjitha vendet e botės. Ai ėshtė kushėriri i dytė i babait tim, pra stėrgjyshi im me gjyshin e Aleksandrit kanė qenė vėllezėr. Nė mjaft vende mė kanė pyetur pėr tė dhe kam patur rastin tė shkoj edhe tek varri i tij. Mund tė them qė pėrveē Aleksandėr Moisiut dhe Spiro Moisiut, qė ka qenė babai im, e qė ka qenė njė figurė e spikatur e kombit tonė, nė tėrėsi nė familjen tonė ka patur njė komponenet intelektual tė vazhdueshėm. Nėse gjyshi im ka folur katėr gjuhė tė huaja, babai im fliste tre, unė po tre, fėmijėt e mi flasin mė shumė. Pra kjo tregon njė vazhdimėsi tė etjes pėr kulturė, pėr dije.
    Nga ish-partizan, ju u shkolluat nė Bashkimin Sovjetik. Ishte ndikimi i babait tuaj apo ishte dėshirė?
    Unė jam rritur nė njė mjedis ushtarak. Kur isha 7 vjeē unė vihesha nė rresht me ushtarėt, me gavetė nė dorė pėr tė marrė ushqime, jo se haja unė, por ata qė ishin mė tė mėdhenj, me thoshin merr edhe njė llokmė mishi mė shumė qė tė ushqeheshin. Pra dashuria pėr ushtrinė mė ėshtė futur qė nė fėmijėri, dhe sigurisht duke parė edhe jetėn e tim eti, unė u dashurova pas jetės ushtarake, megjithėse kur u rrita fillova tė ėndėrroj edhe pėr inxhinieri. Rrethanat e sollėn qė unė u bėra inxhinier ushtarak.
    Gjatė viteve keni provuar emėrime, dekorime dhe mė pas njė zbritje graduale. Pra nga pak prej tė gjithave. Ēfarė u ka mėsuar kjo?
    Ėshtė e vėrtetė dhe unė kam pėrdorur njė shprehje tė tillė jo vetėm nė media, por edhe me miqtė e mi, kur ka ardhur puna pėr tė dhėnė kėshilla. Unė i kam hipur e zbritur kalit disa herė, nė kuptimin figurativ. Kjo mė ka ndihmuar pėr tė bėrė dallim mė mirė dhe mė shumė me njerėzit qė mė rrethojnė. E dyta, nuk mė ka krijuar ndonjė etje pėr t'u mbajtur me ēdo kusht pas njė pozite tė caktuar, pra nuk kam patur etje karrieriste. Unė mendoj se etja karrieriste tė shtyn ndonjėherė nė gabime shumė tė rėnda.
    Ajo ē'ka i atribuojnė karrierės suaj ushtarake ėshtė se gjatė kohės kur punonit nė Ministrinė e Mbrojtjes ėshtė angazhimi juaj nė ndėrtimin e bunkerėve. Mund tė na sqaroni pak raportin tuaj me ish-qendrat e zjarrit?
    Po kam qenė drejtor i fortifikimit nė atė kohė, por duhet tė dini qė strategjia politiko-ushtarake e shtetit tė atėhershėm ka qenė e tillė jo shumė normale, sepse ne pėrgatiteshim pėr t'u bėrė ballė dy pateve mė tė mėdha tė asaj kohe, paktit tė Vrashavės dhe NATO-s. Eshtė qesharake ta mendosh, por bunkerėt janė bėrė nė njė situatė tė tillė, kur e gjithė Evropa ishte lėshuar nė mėnyrė tė ethshme, pėrsa u pėrket pėrgatitjeve pėr luftė. Edhe Shqipėria ishte e detyruar tė merrte masat e saj mbrojtėse. Kėtu ka patur teprime, sepse u bėnė disa gjėra qė shpatullat e ekonomisė shqiptare nuk i mbanin dot. Unė bashkė me shokėt e mi kemi qenė nė rolin teknik pėr projektimin, vendosjen e tyre dhe gjithmonė kemi luftuar ndaj ēėshtjes sė sasisė sė tyre. Ka shumė komente pėr kėto gjėra, pėr sasinė e tyre sidomos.
    Ē'mendoni pėr prishjen e bunkerėve?
    Prishja e tyre filloi mjaft spontane. Ajo duhej tė ishte e studiuar dhe ne bėmė prova pėr tė organizuar njė studim, mirėpo spontaniteti e parakaloi kėtė. Nė ato vende ku nuk duhen s'ka pse tė jenė, nė ato vende ku janė le tė rrinė.
    Ndryshimi i sistemeve nė Shqipėri ju gjeti tė angazhuar nė qeverinė e zotit Vilson Ahmeti. Si i pėrjetuat kėto ndryshime dhe pse sėrish njė angazhim publik?
    Unė u propozova tė marr detyrėn e ministrit tė Mbrojtjes. Ajo situatė qė ndodhi nė 1997 nuk kishte ndodhur atėherė, shpėrthimi i depove, dalja e armatimeve. Dhe unė si njė njeri i rritur nė ushtri nuk mund tė refuzoja.
    Gjatė kėtyre ditėve jeni takuar me zotin Meidani, me zotin Berisha. Mos ka tė ngjarė tė ndodhė e pandodhura, qė presidenti i ardhshėm tė takohet, tė konsultohet normalisht me ish-presidentėt?
    Unė mendoj qė kjo qė ju e quani e pandodhur, besoj se nuk do tė jetė mė kėshtu, por do tė jetė njė gjė e zakonshme, sepse edhe mė parė kam takuar tė gjithė pėrfaqėsuesit e forcave politike qė ekzistojnė nė Shqipėri pa ndonjė paragjykim. Kam biseduar pėr problemet qė mė interesonin mua dhe aq mė tepėr nė kėtė post tė lartė e ndiej pėr detyrė tė ftoj ish-presidentėt pėr t'u konsultuar pėr problemet e rėndėsishme tė vendit, ose qoftė tė pimė edhe njė kafe tė pėrbashkėt.
    -Ē'do tė bėni si president nė zbutjen e fenomenit tė korrupsionit, trafiqeve?
    Kjo do tė jetė njė pėrparėsi imja. Sepse presidenti ėshtė kryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe pikėrisht unė gjykoj se njė nga arsyet e rėndėsishme qė i kanė lėnė fushė korrupsionit dhe fenomeneve negative ėshtė mosfunksionimi i rregullt i drejtėsisė. Do tė mundohem dhe do tė bėj ē'ėshtė e mundur nė kėtė sferė tepėr tė rėndėsishme tė bėj atė qė mė kėrkon Kushtetuta dh ligji.
    Ju jeni propozuar nga opozita. Sipas shtypit duket sikur jeni duke krijuar njė staf me njerėz qė i pėrkasin tė djathtės. A ka tė ngjarė qė ta vėshtirėsojė kjo komunikimin tuaj me tė majtėn?
    Dua tė sqaroj qė unė jam i habitur me disa emra qė shikoj nė shtyp, sepse nuk mė ka shkuar nė mend ndonjėherė. Unė po mundohem tė zgjedh njė staf qė tė jenė njerėz tė aftė profesionalisht, tė jenė shqiptarė mė botėkuptimin e tyre, tė njohin tė renė dhe tė jenė tė vendosur t'i shėrbejnė vendit. Kjo punė do tė bėhet gradualisht. Unė mendoj tė kombinoj njerėzit me pėrvojė me njerėzit e rinj, sepse nė fund tė fundit rinia ėshtė e ardhmja e ēdo vendi dhe duhet pėrgatitur pėr tė mbajtur poste tė larta politike.
    Ju do tė jeni pėrballė ndryshimeve nė qeveri menjėherė pas 24 korrikut. Jeni duke u pėrgatitur pėr dekretimet e reja?
    Unė e ndjek kėtė punė nėpėrmjet shtypit. Kjo sigurisht ėshtė edhe ēėshtje e partive pėrkatėse. Nuk ėshtė kompetencė e presidentit, sepse del jashtė fushave tė mia. Vėmendja ime do tė pėrqendrohet patjetėr nė personat. Persona tė pėrfolur pėr vepra korruptive tė mos jenė. Nė rast se do tė mė jepet mundėsia, unė nė bisedime tė ndryshme politike do tė paraqes mendimet e mia.
    Ju nuk mund tė dekretoni edhe qoftė ai vendim partie, kur diēka nuk shkon tek personi i zgjedhur?
    Kjo ėshtė njė e drejtė e imja qė ma jep Kushtetuta.
    Marrė me shkurtime nga "Top Channel"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Sokrat Plaka shkruan tek Shekulli

    Presidenti konsensual erdhi nė kohė

    Nga Dr. Sokrat Plaka -
    (ish zv.ministėr i Punėve tė Jashtme)

    Gjendja nė vend ėshtė bėrė mė e komplikuar. Rendi lė pėr tė dėshiruar, ēka ėshtė shtrirė dhe nė familje.Familja mbretėrore erdhi nė Shqipėri, megjithėse ardhja e saj ishte e ndaluar.

    Mbi tė gjitha i ashtuquajturi mbreti i Shqipėrisė pretendon tė zerė venin e tė atit dhe ta kthejė Shqipėrinė nė mbretėri, nė njė kohė kur republika parlamentare shqiptare ka zėnė rrėnjė; bile Leka Zogu thotė se zhvillimi i Shqipėrisė qendron pas asaj tė Afrikės; qėllimi ėshtė tė fitojė sa mė shumė vota.
    I biri i mbretit Zog nuk e kupton se ē'thoshte i ati; i ati i tha Maclinit se ishte dakord t'i drejtonte letėr Abaz Kupit, qė nacionalistėt tė luftonin kundėr nazistėve gjermanė, me kusht qė qeveria angleze tė njihte mbretėrinė e tij pas Luftės sė Dytė Botėrore. Ideni me Maclinin, nė kėto kushte, e lanė fare kėtė projekt, sepse ishte njė gjė qė s'bėhej atėherė dhe aq mė tepėr sot.
    Fuqitė e mėdha, veēanėrisht SHBA, e kuptuan kėtė situatė dhe e ndihmuan Shqipėrinė, duke avancuar idenė e "presidentit konsensual".

    Figura e Alfred Moisiut erdhi nė kohė dhe u caktua nė kohė me unanimitet si president konsensual, ēka pėrbėnte zgjedhjen mė tė mirė; traditat familjare, bir i patriotit Spiro Moisiu ishte garancia mė serioze, si luftėtar i paepur pėr Shqipėrinė; lidhjet e tij familjare me aktorin e shquar Aleksandėr Moisiu flasin pėr origjinėn e tij kulturore tė njė nga familjet e njohura tradicionale tė kulturės.

    Si politikan, Moisiu ėshtė i devotshėm pėr kauzėn e lirisė e tė demokracisė tė vendit tonė. Lidhjet e tij tė ngushta dhe tė gjata me NATO-n janė politikė qė mban parasysh zhdukjen e luftės sė ftohtė dhe ridaljen e politikės sė viteve '20-tė, duke siguruar perspektivėn e vendit tonė nė lidhje me vendet e tjera.

    Tė gjithė e njohin karakterin e tij, tolerancėn, aspiratėn pėr tė bashkuar popullin dhe atdheun, pėr tė ēuar pėrpara e zhvilluar nė planin ekonomik Shqipėrinė, pėr tė forcuar e siguruar atė nė kuadrin e NATO-s e tė BE-sė nė pėrputhje me parimet e demokracisė, tė vendit, tė ekonomisė sė tregut dhe tė shtetit tė sė drejtės.

    Ai ėshtė i drejtė i pėrgatitur dhe do ta ēojė vendin nė progres, kundėr korrupsionit, nė rritjen e mirėqėnies sė popullit tė fshatit e tė qytetit.
    Mbi kėtė bazė, z. Moisiu do tė forcojė marrėdhėniet e miqėsisė sė mirė me tė gjithė shtetet, nė radhė tė parė me SHBA dhe integrimin me BE, me vendet fqinje, etj.
    Ne pėrshėndesim marrjen e detyrės sė lartė tė presidentit tė Shqipėrisė dhe i urojmė atij suksese.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Sokrat dhelpra.

    Sokrat diplomati thote:

    "Gjendja nė vend ėshtė bėrė mė e komplikuar. Rendi lė pėr tė dėshiruar, ēka ėshtė shtrirė dhe nė familje.Familja mbretėrore erdhi nė Shqipėri, megjithėse ardhja e saj ishte e ndaluar."

    Pra sipas zotit Plaka gjendja eshte e rende. Ai nuk thote pse eshte e rende por rreshton si pjese te gjendjes rende krahas kriminalitetit dhe ardhjen e familjes mbretnore.

    Me poshte Plaka flet per republikanizem e anti-monarkizem.

    -Valle nuk e di PLAKA se Republika te cilit ai i sherbeu si zbulues e diplomat frikacak ishte "monarki e shkuar monarkis or Tunxh."?
    - Valle nuk e di Sokrat Plaka se Republika pa parlament Pluralist te ciles ai i sherbeu eshte forma me e ndyre e Monarkise ?
    - Valle nuk e ka kuptuar Plaka qe ka shetitur kryeqytetet e Botes lindore dhe perendimore se Monarkite europiane si Anglia, Holanda, Belgjika, Norvegjija etj jane 1 milion here me shume republikane se "republikat" e Kines, Mongolise, Kubes e Shqiperise se kohes tije?
    -Valle nuk e di Sokrati, servili-50 vjecar pa kollon, se gjendja e rende ne Shqiperi ska asnji Lidhje me familjen e mbretit por me trashegemine e qelbur te republikes se PPSH-se e PS-se??


    Njeriu kur shkon 70 e ca vjec si Sokrati e ka nji ender qe te pakten nji here ne jete te thote te verteten por Sokrati ashtu si ustai i tije Ramiz Alia kane vendosur se do te ngordhin hileqare, dhelpra, e dinasoure te hipokrizise staliniste-enveriste.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Pervec ketyre qe shkruan ti Brar, te cilat nuk i luan topi, cfare e shtyn kete "diva" te dhiplomacise enver-ramiziste per te pershendetur presidentin e ri?

    Ne emer te kujt tjeter pershendet S. Plaka dhe i uron suksese presidentit te zgjedhur?

    Hajde gjeje ...
    alumni,

    gjithmone nxenes

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Alumni, Plaka nuk e ben pershendetjen e presidentit te ri ne kuadrin e vijes se partise. Ai e ben ate si Zoti Sokrat Plaka qe mundohet te distancoje vetveten nga "partia meme" dhe bijezat e saj.

    PS eshte Kasandra e politikes shqiptare qe fundin e ka te sigurt dhe tani nuk ngelet gje tjeter qe ata qe deri dje hanin e perfitonin prej saj, te hidhen nga treni per te shpetuar koken e tyre.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-07-2002
    Postime
    32
    Me te vertete mendon Albo, se ata qe kane ngrene e
    perfituar nga PS-ja po hidhen nga treni i saj per
    te shpetuar koken?
    Une nuk besoj keshtu.
    Perkundrazi partia meme ua ka shperblyer me se
    miri besnikerine ndaj saj.
    Dhe me e keqja sot eshte se e gjithe politika
    shqiptare po rreshqet sot drejt debateve midis
    fraksioneve te PS-se ndersa opozita eshte bere
    thuajse inekzistente dhe lavderohet ne menyre
    qeshakarake me gjera qe vijne nga konfliketet brenda PS-se, dhe jo nga presioni i saj.
    Kesaj i thone te ngopesh me luge bosh.

    Mbeēi me te mira.

    ps. ajo pune e presidentit eshte kot, une nuk
    besoj kurre se eshte i opozites

    __
    Shqipėrine e mori greku, i vu zjarr,
    Shqipėtar mos rri, por duku, Shqipėtar.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Brarit mikut tim! Po tė jap xhevap me njė vjershė timen qė e kam bėrė kėto ditė!
    Agimi


    MARRSHI I ZAGARĖVE TĖ KOMBIT


    Mblidhuni Rreth idealit
    Erdhi dita pėr bashkim
    Jemi bijt e Enver Djallit
    Lehim, lehim, pa pushim!

    Ham, ham, ham na thotė Partia
    Ham, ham, ham, kudo qė jemi!
    Nuk na duhet Shqyptarija!
    Kemi ideal prej qeni

    Pėr baba kemi Stalinin
    Pėr xhaxha kemi Enver
    Kemi Marksin e Leninin
    Shqipėri tė kemi dhjer'!

    Ne tė vrasim prapa shpine
    Pabesisht ne tė kafshojmė
    Jemi brum me miell Kine
    S‘je me ne!?..Tė pushkatojm!

    komunist ėsht‘ emri jon‘
    Me simbol: drapėr – ēekan!
    Pėr njė fjal tė asgjėsojm!
    Ne t‘a bėjm qumshtin harram!

    Kemi armė, kemi pushtetin!
    Kemi mik dhe ASFALINĖ!
    Nė t‘a vjedhim dhe buxhetin
    Nuk ēajm byth pėr Shqipėrinė!

    Le tė mbetet Shqipėrija
    Laskuriq pa dinjitet!
    Ham, ham, ham, na thot Partija
    Mos lėshoni hiē pushtet!

    Ham, ham, ham jemi zagarė!
    Ham, ham, ham, na kanė zili!
    Ne atdheut i vėmė zjarrė!
    Ne s‘ēajm byth pėr shqiptari!

    Agim Doēi





  8. #8
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    C'thote Partia do beje ... edhe Presidenti i Ri

    TIRANE (22 Korrik) - "Do tė largohem ditėn qė vjen Moisiu". Kėshtu ėshtė shprehur Kryeministri Majko, sot nė Parlament, duke lėnė tė nėnkuptohet se ai do tė japė dorėheqjen mė 24 korrik, datė kjo kur Presidenti i zgjedhur do tė bėjė edhe betimin. Majko bėri deklaratėn e mėsipėrme, pas njė debati qė lindi nė Kuvend mes liderit tė Partisė Socialiste (PS), Fatos Nano dhe atij tė Partisė Demokratike (PD), Sali Berisha, nė lidhje me mocionin ndaj Qeverisė aktuale tė paraqitur pak ditė mė parė nė Kryesinė e Parlamentit nga opozita.

    Majko tha pėrpara tė gjithė deputetėve se ai ishte i gatshėm qė tė : jepte dorėheqjen, por kėtė do ta bente pasi tė vinte nė detyrė Presidenti i ri konsensual Alfred Moisiu. Mė 24 korrik, ky i fundit do tė bėjė edhe betimin nė postin e kreut tė shtetit, ndėrkohė qė Presidenti nė detyrė Rexhep Meidani, mbaron mandatin e tij pikėrisht mė kėtė datė. in/ko (RASH/BalkanWeb)

    TIRANE (22 Korrik) - Partia Demokratike tėrhoqi sot pasdite mocionin e votbesimit qė kėrkoi pak ditė mė parė ndaj Qeverisė aktuale tė Kryeministrit Pandeli Majko. Kjo ėshtė bėrė e ditur sot nė Kuvend nga vetė demokratėt, pasi Kryeministri Majko deklaroi se do tė tėrhiqet kur tė vijė nė detyrė Presidenti i zgjedhur Alfred Moisiu, i cili bėn betimin mė 24 korrik.

    Majko e bėri kėtė deklaratė pas njė debati mes liderit demokrat Sali Berisha dhe atij socialist Fatos Nano. Ky i fundit tha qė nė fillim tė seancės sė sotme parlamentare se PD duhej ta tėrhiqete mocionin ndaj Qeverisė Majko, duke theksuar se opozita, pėr shkak tė seriozitetit nė lidhje me bashkėpunimin me pozitėn, duhej tė tėrheqė kėtė mocion "pėr tė treguar vullnetin e saj pėr reformimin e institucioneve". Por ai ka hasur nė kundėrshtimin e ashpėr tė Berishės, i cili tha se Majko mund ta jepte kėtė dorėheqje edhe mė pėrpara, por kėtė nuk e ka bėrė, duke mos respektuar dhe vendimin e Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues (KPD) tė partisė sė tij. Sipas Berishės, kjo ėshtė njė shenjė joserioziteti. Kėtij debati i ka dhėnė fund menjėherė vetė Majko.

    Pas prononcimit tė Kryeministrit, nėnkryetari demokrat, Bamir Topi, i cili ėshtė njėkohėsisht edhe kryetar i Grupit Parlamentar tė PD, tha se "e tėrheqim kėrkesėn pėr mocion mosbesimi" ndaj Qeverisė Majko. in/ko (RASH/BalkanWeb)
    alumni,

    gjithmone nxenes

  9. #9
    Virtualisht prane jush Maska e AlbanianQT
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    $$town
    Postime
    99
    Kshu me fjal, kendonka si bylbyl ky...po veprat do ja shofim/ni me vone. Midis te thenes e te beres, ekziston nje det i tere...ka then dynjaja.
    Our greatest glory, is not in never failing but in rising in each time we fall!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gjenerali Fillon Detyren

    TIRANE (24 Korrik) -

    Mbi Shqipėrinė nuk vė asgjė, ajo ėshtė krenaria dhe shtėpia jonė. Kėshtu u shpreh sot nė Parlament Presidenti i ri Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu, gjatė fjalimit tė betimit tė tij. Ai premtoi pėrpara deputetėve shqiptarė se do tė kėmbėngulė pėr vazhdimin e reformave nė drejtėsi. "Duke vlerėsuar lart pėrvojat mė tė mira tė paraardhėsve tė mi nė kėtė detyrė tė lartė, zotohem pėrpara jush se do tė inkurajoj ēdo inisiativė publike apo qytetare, politike apo parlamentare qė ēon nė zbatimin mė tė mirė tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, nė respektimin maksimal tė votės sė lirė dhe tė vullnetit tė qytetarėve shqiptarė, nė forcimin e rendit kushtetues, ekonomik e politik, nė luftė tė papajtueshme me krimin dhe korrupsionin, trafiqet e ēdo lloji, terrorizmin ndėrkombėtar". "Do tė kėmbėngul - shtoi Presidenti Moisiu - pėr tė thelluar mė tej reformat nė lėmin e drejtėsisė, nė Prokurori dhe nė gjykata, duke i konsideruar kėto tė fundit si dy nga shtyllat bazė tė rendit tonė republikan, nėpėrmjet tė cilave do forcojmė bashkarisht dhe hap pas hapi besimin publik ndaj shtetit ligjor". "Si komandant i pėrgjithshėm i forcave tė armatosura do tė pėrpiqem qė ushtria shqiptare tė plotėsojė hap pas hapi kėrkesat dhe standartet e NATO-s, do tė pėrkrah Qeverinė qė tė rivedoset dhe forcohet figura morale dhe dinjiteti i ushtarakut, qė Ushtria Shqiptare tė pajiset dhe tė pėrgatitet mė mirė pėr t'u pėrfshirė edhe mė shumė nė veprimtaritė civile si dhe pėrballimin e fatkeqėsive natyrore", tha gjatė betimit tė tij nė Kuvend Presidenti Moisiu. Ai foli edhe pėr integrimin nė strukturat europiane, ku tha se "duke vlerėsuar pėrpjekjet e shtetit shqiptar pėr t'u afruar hap pas hapi me perėndimin, si synimin tonė kryesor, detyrė imediate mbetet pėrfundimi i negociatave pėr marrėveshjen e Asociim-Stabilizimit nė Bashkimin Europian dhe anėtarėsimin nė NATO". Nė lidhje me marrėdhėniet me vendet e rajonit, ai tha se "ėshtė e nevojshme qė tė pėrqėndrojmė forcat pėr tė rritur peshėn e faktorit shqiptar nė sigurimin dhe ruajtjen e paqes nė rajon, nė nxitjen e lėvizjes sė lirė tė njerėzve, tė kulturave dhe kapitaleve, pėr njė diplomaci mė aktive dhe mė tė zhdėrvjellėt, larg shabllonizmit, meftėsisė. Nė kėtė mėnyrė, politika dhe diplomacia jonė mund dhe duhet tė luajė njė rol mė aktiv nė dobi tė integrimit euro-atlantik tė vendit". "Angazhimi im synon - shtoi ai - qė bashkarisht tė punojmė, qė ēdo shtetas i republikės sonė tė bėhet njė qytetar i denjė i saj, tė forcohet hap pas hapi legjitimiteti i shtetit dhe rendi kushtetutes, tė respektohen pėrherė e mė shumė liritė individuale, tė rritet dinjiteti dhe krenaria kombėtare". "Busulla e veprimtarisė sime nė krye tė shtetit shqitar gjatė 5 viteve qė do tė vijnė do tė jetė Perėndim-Paqe-Drejtėsi dhe Zhvillim", tha Presidenti, duke pėrmendur disa prej prioriteteve tė punės sė tij. Ai e mbylli fjalimin e tij me njė shprehje tė Viktor Hygo "me tė cilėn doja tė nisja ēdo ditė punėn time": "Vėshtroni pėrmes popullit dhe do gjeni tė vėrtetėn". in/ko (BalkanWeb)

    +++Presidenti Moisiu bėn betimin nė Kuvend+++
    Lajmi i ores 6:23 PM

    TIRANE (24 Korrik) - Presidenti i ri i Republikės, Alfred Moisiu, bėri pak momente mė parė betimin nė Kuvendin e Shqipėrisė. Bazuar nė Kushtetutė, ai tha: Betohem se do t'i bindem Kushtetutės dhe ligjeve tė vendit, do tė respektoj tė drejtat dhe liritė e shtetasve, do tė mbroj pavarėsinė e shtetasve, do tė mbroj pavarėsinė e Republikės sė Shqipėrisė dhe do t'i shėrbej interesit tė pėrgjithshėm dhe pėrparimit tė popullit shqiptar. Nė kėto momenti, Presidenti i zgjedhur po mban fjalimin e tij pėrpara deputetėve shqiptarė. Nė fund tė fjalimit tė Presidentit Moisiu, kreu i Parlamentit Servet Pėllumbi, e shpalli publikisht atė si Kreun e ri tė Shtetit shqiptar. in/ko (BalkanWeb)

    Presidenti, Fillon ceremonia e betimit tė Moisiut nė Kuvend
    Lajmi i ores 6:12 PM



    Alfred Moisiu
    TIRANE (24 Korrik) - Ka filluar pak mė parė nė selinė e Kuvendit tė Shqipėrisė, ceremonia e betimit tė Presidentit tė zgjedhur, Alfred Moisiu. Ceremonia mė pas do tė vazhdojė nė Pallatin e Brigadave me kalimin e mandateve nga Presidenti Meidani tek Moisiu. Nė kėto momenti, Presidenti i zgjedhur po mban fjalimin e tij pėrpara deputetėve shqiptarė. in/ko (BalkanWeb)


    -------------

    Le te shpresojme per nji epok te re me Alfred Moisiun President.

    Suksese!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    BERISHA E MOISIU, DY PERQAFIME BRENDA 30 MINUTASH

    TIRANE-Presidenti i ri i vendit qė mori dje zyrtarisht detyrėn duket se nuk ėshtė treguar shumė i kujdesshėm, nė ruajtjen e balancės pozitė-opozitė pėrsa u pėrket takimeve , shtrėngimeve tė duarve apo pėrqafimeve me palėt respektive. Kėshtu nė pėrfundim tė fjalės sė tij nė Kuvend ai duke u pėrcjellė nga kryetari Pėllumbi, ka takuar deputetėt qė janė tė ulur ne rreshtin e mesit dhe tė opozitės sė sallės sė Parlamentit. Kur ka ardhur tek vendi i kryetarit tė PD-sė , Moisiu e Berisha nuk kanė shtrėnguar vetėm duart, por edhe janė pėrqafuar. Ky episod ndodhi pasi Moisiu duke takuar deputetėt e PSD-sė nė rreshtin e mesit u gjend pėrballė me Nanon, po pak nė largėsi. As ai as Nano nuk lėvizėn drejt njėri-tjerit. Ndėrsa nė Pallatin e Brigadave, kreu i shtetit pasi parakaloi ushtarakisht para togės dhe po ngjitej nė podiumin ku e priti presidenti Meidani pėrsėri ka takuar tė ftuarit nė radhėn e parė, qeveritarė, deputetė tė partive tė ndryshme, si dhe kryetarin e PS-sė Nano dhe bashkėshorten e tij Xhoana. Por edhe kėtu kur erdhi radha qė tė pėrshėndetej me Berishėn, ai pėrsėri u pėrqafua duke shkaktuar xhelozi nė radhėt e socialistėve.


    Shenim. Shpresojme qe Presidenti Moisiu te jete me aktiv ne jeten politike te vendit sesa Meidani dhe mendimet e sygjerimet e opozites per problemet e ndryshme qe njihen,te merren parasysh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 25-07-2002 mė 14:59

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Shpresojme qe Presidenti Moisiu te jete me aktiv ne jeten politike te vendit sesa Meidani dhe mendimet e sygjerimet e opozites per problemet e ndryshme qe njihen, te merren parasysh.

    Te shohim, por kam frike se Mejdani ka per tu kerkuar ...
    alumni,

    gjithmone nxenes

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Qe MOISIU ka puthur Saliun ska pse te xhelozoje PS-ja.
    Kryetari PS-se nuk puth Burra. Ka faqepjeshka e gonxhe kumblla ai qe i puth neper ato vendet ekzotike qe As ONANISI nuk i ka gezuar.
    AI as Mejdanin nuk e ka puthur dhe gjate ketyre viteve i ka ndejtur shume ftohte.
    NANO eshte politikan gjakftohte kurse Berisha eshte Emocional..gezohet e hidherohet per vendin dhe i shpreh keto emocione natyrshem..
    Berisha eshte bir fshatari..
    NANO eshte bir i drejtorit te ATSH-se..

    Ne duhet ta perkrahim MOISIUN sepse ai eshte i vetmi Zyrtar i ndershem ne SHTETin e sotshem te gangrenizuar nga Mafia e PS-se.

    Beteja sapo ka filluar..

    Moisiu jone eshte tani si ai Moisiu i hebrejve qe u mundua ti coj njerzit drejt "tokes se premtuar"..

    Toka e premtuar eshte ..zgjedhje te reja te ndershme e demokratike..
    Le te vonojne por kur te behen te behen tamam..


    Berisha te ket kujdes se po i vjen fundi..
    Ai u puth me Imamin por nji dite do puthet dhe me Milon..jo Milo Paskalin se me Paskalin puthet ai se Paskali e Gjinushi bene qef me Berishen..por me nji karton te kuq nga elektorati demokrat qe do te cuditet..
    Nuk lejohen me gomarlleqet.pik.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Avash shokė edhe miq! Buzė e plasur tė mėrzit! Lėrini ata qė drejtojnė SHQIPĖRINE TĖ PUTHEN, tė pėrqafohen, me lot e me qurra, se ashtu e meritojnė ata njerėz qė nuk dijnė se pėr kė votojnė!
    Lėrini ju lutem, tė kalojmė protektorat i grekut! Pėrse mėrzitemi neve!? Mėsojmė greqisht, Ministrat grekė, socialistė grekė, gazeta greke, televizionė privatė grekė, PO KU JENI O SHKĖRDHATA KOMUNISTA!???????? Tė paktėn Enver Krimineli nuk i la grekėt tė livadhisin! Ua futi shoku Enver tė gjithėve atėhere! Tani tė gjithė e kemi ngrėnė!
    Pėrse ju nipėrit e Bllokut, Ju klyshėt e komunistave qė jeni nė forum nuk DISKRETITUAT njė herė GREKĖT!????? Por merreni me kuja, me cinizėm, me ironi, dhe shani shqiptarėt qė janė mish dhe gjak shqiptari, por qė janė tė qendrės apo tė djathtė!?????? Sepse jeni bij bastardė tė etėrve kriminelė!
    Merreni tani Shqipėrinė e shiteni nė tezga! Nxirrni shpatat si ERGYSI - qurraveci i bllokut apo i labėrisė, dhe bjeruni shqiptarėve nacionalistė! Hė ēfarė prisni???????
    Ka ardhur koha e juaj! Demokratėt si dhjeranikė qė janė e patėn pushtetin, por u pėrēanė, u shpėrndanė, vodhėn atė qė mundėn, dhe ikėn tė dhjerė nga pushteti qė populli ua dha! Kjo sepse Berisha ishte I NDERSHĖM por i PAAFTĖ tė ua tregonte vendin HORRAVE E MORRAVE!!!!!!!!! Na tani plasini tė gjithė me nė krye mua! Tani me kė do e marrim pushtetin!?????? Me ata spurdhjakė gazetarė??? Me atė kryesi partije HERMAFRODITE!? Me ata kastraveca politikė qė kanė zbritur nga katundet e atdheut, si stėrnipa tė Skėnderbeut!
    Rri or miku im Brar, se po pėlcasim ēdo ditėprej marazit! Sa do doja tė hidhja ēdo ditė nė plehra njė komunist tė pjekur nė hell!
    Agim Doēi

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    AGIM mos u merzit..

    Ja dhe Bushi uron Moisiun.

    KJ
    -------
    Shelton dorezon mesazhin. Bush uron Moisiun
    E ngarkuara me pune e SHBA, ne Tirane Elizabet Shelton i dorezoi dje Presidentit Alfred Moisiu mesazhin e urimit te kreut amerikan te shtetit Bush me rastin e zgjedhjes se tij ne krye te shtetit shqiptar. Presidenti Bush inkurajon presidentin Moisiu te pershpetoje reformat ekonomike dhe politike ne vend per nje integrim te plote ne insitucionet Europiane dhe Euro-Atlantike. Ai e konsideron zjedhjen e Moisiut ne kete post si nje afirmim te shpresave politike te popullit shqiptar dhe te miqve te Shqiperise ne bote te cilet deshirojne qe z.Moisiu te siguroje zbatimin e ligjit brenda vendit dhe te mbeshtese fushaten kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe trafikut te paligjshem ne rajonin e Ballkanit. Pas ketij mesazhi, presidenti Moisiu e konsideroi pranine amerikane ne rajon nje faktor sigurie, paqeje dhe stabiliteti si dhe nje kusht themelor per thellimin e metejshem te proceseve demokratike e forcimin e institucioneve te shtetit ligjor ne vendet e Ballkanit.

    n.p

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Se c'fare do te nxjerri ne drite A.Moisiu eshte nje ceshtje qe i takon se ardhmes, se ne tani per tani mundemi vetem te bejme supozime.Persa i perket te jatit Spiro Moisiut ju lutem mos filloni tani te shpikni te paqena se do te na beni qe te na merrend mend dhe do te plasin te vjellat.
    Po te ishte aq patriot i madh ai S.Moisiu nuk do te kishte vazhduar te sherbente nen Italine mbas pushtimit te Shqiperise me 1939.
    Ai ishte "as mish e as peshk" ose me mire "nga fryn era ktheje gunen".
    Se si do te dali i biri tani kjo eshte nje ceshtje tjeter.Megjithse premisat jane te ngjashme.
    Kush eshte i zoti te projektoje dhe te ndertoje bunkere, ma merr mendja qe do te mundet edhe ti cmontoje ato, ne qofte se nuk i mungon deshira e mire.
    Une vete nuk kam shume shpresa tek ai mbasi jam edhe i mendimit qe Presidenti, qofte ky edhe Moisiu, nuk eshte problemi i Shqiperise por eshte vetem nje pjese e vogel e tij.

    Por ju lutem te pakten permbajuni te vertetes dhe mos na kompozoni tani ndonje histori te re" kreshnikesh" ne vargje per Spiron.




    Kastriot

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Postuar mė parė nga kastriot

    Po te ishte aq patriot i madh ai S.Moisiu nuk do te kishte vazhduar te sherbente nen Italine mbas pushtimit te Shqiperise me 1939.
    Ai ishte "as mish e as peshk" ose me mire "nga fryn era ktheje gunen".
    Se si do te dali i biri tani kjo eshte nje ceshtje tjeter.Megjithse premisat jane te ngjashme.

    Por ju lutem te pakten permbajuni te vertetes dhe mos na kompozoni tani ndonje histori te re" kreshnikesh" ne vargje per Spiron.
    Kastriot, nuk e di se ku i bazon ato qe shkruan. Te ftoj te lexosh kete artikull te publikuar tek gazeta shqiptare para disa kohesh.

    http://www.albasoul.com/modules.php?...&mode=&order=0

    Spiro Mojsiu ka qene ne komandant i pergjithshem i luftes nacional clirimtare, merita qe me pas i mori E. Hoxha ashtu sic rrembeu edhe Partine Komuniste duke eleminuar me rradhe gjithe nismetaret e saj.

    Gjithe te mirat !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Nje misionar amerikan me origjine greke por i lindur e rritur ne Amerike shkoi ne Shqiperi me familjen e vet si misionar prane kishes orthodokse shqiptare. Ai jetoi atje plot 5 vjet, mesoi shqip familjarisht, u njoh me shume shqiptare, bile ndihmoi shume edhe me refugjatet shqiptare nga Kosova ne vitin 1999.

    Kur u kthye ne USA, ai mori pjese ne nje kishe orthodokse shqiptare ku solli edhe kujtimet e tij nga Shqiperia. Ja tek ishte nje "grek" qe fliste shqip, kish vizituar Prishtinen e kish ndejtur nje nate ne familjen e nje shqiptari qe kish qene me pare refugjat dhe qe i ishte shume mirenjohes per ndihmen e dhene. Ai kish sjelle me vete shume fotografi, filmime dhe foli me shume emocion per 5 vjetet e tij ne Shqiperi. Dhe nder te tjera, ajo mua me ngelen ne mendje qene fjalet:

    ".... shqiptaret jane popull shume i dashur dhe ishte kenaqesi per mua dhe familjen time qe jetuam ne ate vend per plot 5 vjet. Pavaresisht nga problemet e shumta shoqerore, problemi me i madh qe une vura re tek shqiptaret ishte problemi i BESIMIT jo vetem ne Zot, por edhe tek njeri-tjetri. Shqiptaret dyshonin kedo dhe gjithcka, dhe kjo mesa arrita te kuptoj ishte pasoje e rregjimit komunist."

    Misionari amerikan, me fjalet qe une nenvizova me lart, me beri edhe mua te kuptoj qe njerezit nuk paragjykohen per perkatesine e tyre fetare, krahinore apo kombesine e tyre. Une isha ai qe e paragjykova ate misionar pasi ishte "grek" por fjalet e tij me bene te kuptoj qe njerezve u jepet nje shans te provojne vetveten.

    Njerezit gjykohen nga veprat dhe qendrimet e tyre !

    Presidenti Mojsiu vjen nga nje familje e degjuar, dhe ju me siper po e paragjykoni ate kur ai nuk ka filluar ende punen e tij. Gjykimet fillojne atehere kur ai te dali para shqiptareve dhe te japi mendimet e tij mbi problemet e vendit.

    Une kam besim tek presidenti Mojsiu, eshte president i imi edhe i juaji. Kam besim tek fakti i thjeshte se eshte ushtarak, ne moshe te pjekur dhe si i tille ai nuk lejon kerkend ta terheqi prej hunde apo te behet pjese e pazareve te felliqura.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Njerzit gjykohen nga veprat dhe qėndrimet e tyre

    I nderuar Albo.
    kam lexuar me ėndje ndėrhyrjet e tua dhe e ndjej pėr detyrė tė tė falėnderoj pėr kthjelltėsinė dhe llogjikėn tuaj tė shėndetshme. Ėshtė pikėrisht si thoni ju.
    Duke qenė tepėr i interesuar pėr tė mbrojtur dinjitetin shqiptar, shpesh kam gjykuar me nerv personalitete tė vėndeve fqinj, sidomos autoritetet e shtypit tė huaj. Nėse ju kujtohet, nė njė emision "Porta a Porta" qėndrimi i Anna Oxa-s, qė shpartalloi liderė tė partive tė majta italiane filoserbė nė Rai UNO, njė futbollist serb tė blerė nga klubet italiane dhe ambasadorin e Beogradit nė Romė gospodin Lekiē, tė gjithė qė patin fatin t'a pėrcjellin atė emision admiruan me gjithė shpirt ēka deklaroi OXA. Pata fatin tė punoj pėr 3 vite me radhė pranė zonjės Anna Oxa dhe atė mbrėmje tė atij debati tė ndezur, isha prapa kuintave tė atij emisioni tė famshėm. Anna Oxa meritonte ēmimin "Nderi i Kombit" qė me motivacion tė shkruar nė bashkėpunim me Edi Ramėn - asokohe Ministėr Kulture ia dėrguam propozimin ishpresidentit Mejdani. Edhe sot e kėsaj dite Dekreti nuk ėshtė firmosur.
    Por diku tjetėr desha tė dal!
    Njė gazetar profesionist Santoro quhet dhe drejtonte emisionin "SCIUSCIA", nė Rai DUE, pathollogjikisht i majtė dhe kundėrshtar i ethshėm i Berlusconit, villte vrer kundėr NATO-s, bombardimeve, dhe mbronte pa skrupull serbėt okupatorė nė Kosovė. O Zot, sa kam urryer atė njeri, nuk kam urryer askėnd! U pėrpoqa tė futem nė studiot e tija, vetėm t'i tregoja se kush janė shqiptarėt. Doja tė sqaroja atė gazetar llafollog se kombi ynė ka personalitete me famė botėrore si: Gjergj Kastriotin, Gonxhe Bojaxhiu - Madre Tereza Shenjt, Karlo Gegėn, Ferid Muratin, Ismail Kadarenė, Gjergj Fishtėn, Faik Konitza, dy Papė, dy perandorė, 169 Akademikė tė shquar qė komunizmi i likuidoi ndonse ishin ushtarakė tė shkolluar nė Itali, Gjermani, Austri e gjetkė i lanė metropolet europiane dhe u kthyen nė Shqipėripėr tė luftuar kundėr bishės nazi - fashiste dhe u shpėrblyen nga Bisha Komuniste me pushkatim(!!!)
    Nejse, nuk arrita tė ēaj barrierat e aversionit kundėrshqiptar. kaluan ditė, javė, muaj dhe Kosova u ēlirua. Ky Santoro na u ftua nė njė emision special tė Maurizio Costanzo Show"!!
    Para se tė fillojė biseda nė studio, Santoro kėrkoj leje dhe mė ka befasuar!Santoro duke kėrkuar fjalėn i pari, deklaroi: I kėrkoj falje popullit fisnik shqiptar pėr gjithshka qė ka transmetuar nė emisionet e mija! Kam jetuar pėr njė farė kohe nė Shqipėrinė Qėndrore dhe atje banova pėr ditė tė tėra nė njė familje tė thjeshtė shqiptare! Fisnikėria dhe dinjiteti i tyre, solidariteti me vėllezėrit shqiptarė tė Kosovės dhe mikpritja e tyre ėshtė shembulli mė i kjartė i njė kombi dinjitoz!....I kėrkoj falje ati populli fisnik europian!
    I nderuar Albo,
    Pėr mua ky deklarim mjaftonte tė ndrroja krejtsisht opinion pėr Santoron. Tani jam unė qė duhet t'i kėrkoj falje atij qė e kam urryer pa e njohur mirė!
    Ndėrsa Gjeneral Spiro Moissiu, apo i biri i tij gjeneral Alfred Moisiu, kanė dhėnė deri mė sot prova dhe fakte tė njė familje atdhetarėsh, profesionistėsh dhe me njė dinjitet pėr t'u admiruar kanė krijuar rreth tyre respekt.
    Tė pranosh tė bėhesh PRESIDENT i shqiptarėve nė kėtė kohėtė mbrapshtė kur globi ėshtė i kėrcėnuar nga terroristat, nga komunistat, nga ndryshimet pexhorative tė psiqikės njerzore ėshtė TRIMĖRI ose AVENTURĖ!
    Ju garantoj qė gjeneral Alfred Spiro Moisiu nuk ėshtė aventurier! Pėrkundrazi ėshtė trim, i gjykueshėm, intrasigjent nė detyrė dhe plot seriozitet nė ēdo angazhim. Ai si Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Shqiptare ėshtė nė gjėndje tė kryej detyrėn ndershmėrisht dhe profesionalisht! Si njeri ėshtė posedues i njė ndėrgjegje tė shkallės mė tė lartė. Si PRESIDENT mandati i tij 5 vjeēar do t'a tregojė. E ka tė vėshtirė, se me Nanon po ka vėshtirėsi partia e tij dhe a nuk u bėn pėrshtypje qė njė politikan karizmatik si Pandeli Majko, Nano herė e vė dhe herė e heq nga karrikja e Kryeministrit! Kjo kujt i bėn mirė?????Askujt veē Nanos - ishnėndrejtorit tė Institutit Marksist Leninist tė KQ tė PPSH-sė!
    Agimi

  20. #20
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Se cfare roli do te luaje Moisiu do ta tregoje koha, por te mos harrojme se RSH eshte republike parlementare dhe vendimet kryesore i ka ne dore kryeministri.



    Pastaj ai eshte ne nje pozite shume te veshtire dhe do te duhet te beje shume kompromise.

    Por rolin perfaqesues qe i takon Presidentit mendoj se do ta luaje me sukses.

    Anton

    ps

    une mendoj se shume me i rendesishem eshte roli i prokurorit te pergjithshem sesa i presidentit
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  3. Presidenti Moisiu mbledh homologėt e rajonit, mungon presidenti grek
    Nga kolombi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 22:41
  4. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •