Duke lexuar shtypin "SHEKULLI" shkruan:
Diktatorėt, burra tė pangopur me gra
Zefina Hasani
Hija e rėndė, e ish- burrave tė pushtetshėm, ėshtė ējerrur nga rrėfimi i grave, qė ata pėrdorėn nė shtrat pėr tė kėnaqur veset e tyre. Ato e kanė treguar tė vėrtetėn …nė ditare, nė intervista, nė libra
Del qartė nė ato rrėfime se ish- diktatorėt e shek XX, janė ēmitizuar nėn kėmbėt e kėtyre grave. Del qartė nė ato rrėfime se ish- burrat e gjithėpushtetshėm, ish- burrat mė tė dhunshėm tė kohės, veē shpirtit tė dhunės, kishin dhe diēka tjetėr tė pėrbashkėt, perversitetin. Nė marrėdhėniet me gratė ata ishin tė ēuditshėm, kompleksivė, tė shthurur, tė dhunshėm, xhelozė e perversė. Ata kanė pasur lidhje me femra 20 vjet mė tė reja. Ata kanė pasur fėmijė tė jashligjshėm, pėrveē martesave dhe bashkėjetesave. Disa prej tyre janė burgosur pėr pėrdhunime e jo pėr arsye politike (siē e kanė justifikuar veten ata).
Gratė (dhe tė dashurat e shumta) e Leninit, Stalinit, Hitlerit, Titos, Mao Ce Dunit, Milosheviēit, Hitlerit e Musolinit kanė ndihmuar me rrėfimet e tyre historianėt, biografėt qė tė ndėrtojnė historinė e vėrtetė tė jetės intime tė diktatorėve tė shek XX. Brenda kėsaj historie tregohet se Lenini jetoi pėr mė shumė se njė dekadė, nė shtėpi me bashkėshorten dhe tė dashurėn e tij. E detyroi gruan tė bėhej shėrbėtorja e tė dashurės sė tij. Stalini kishte njė kompleks tė madh pėr pamjen e tij tė shėmtuar. Kėtė e kompensonte me kėngėtaret e operės sė Moskės tė cilat ia ēonte nė shtrat sigurimi dhe ai i trajtonte me njė dhunė ēnjerėzore.Mao Ce duni u fiksua pas vajzave 15- vjeēare, tė virgjėra tė cilat i mblidhnin anekėnd Kinės pėr t'ia ēuar atij nė shtrat. Sepse vetėm kėshtu ai mund "tė luftonte" pleqėrinė qė i avitej gjithnjė e mė shumė. Musolini s'ėshtė gjė tjetėr brenda kėsaj historie, veēse njė manjak qė seleksionin femrat. Ndėrsa Hitleri ka rreth vetes ende shumė mistere…ishte apo nuk ishte homoseksual, pse ndihej inferior pėr disa veēori fizike.
Tė gjitha kėto dėshmi grash, qė zbulojnė lakuriqėsinė e diktatorėve janė mbledhur nga Rajna Kovaēi nė librin "Diktatorėt, burra tė pangopur me gra". Ėshtė ky njė libėr qė ka dalė sė fundmi nga shtėpia botuese "Ora". Pėr tė realizuar kėtė libėr Rajana Kovaēi ka gėrmuar nė literaturėn e gjėrė botėrore pėr tė marrė gjithė ē'i nevojitej pėr tė treguar pakėz jetė intime pėr kėta burra, edhe nė shqip. Gjithēka qė nis nga fėmijėria e tyre me probleme, me vuajtje, me prindėr tė shthurur, tė divorcuar, tė dhunshėm…rrėfehet ndėr faqet e kėtij libri.
Stalini, me dy gra nė njė shtėpi
E quanin tė degjeneruar, tė pėshtirė, tinzar dhe impotent. Bashkėkohėsit tregojnė se nė rininė e tij ai ishte i infektuar nga sėmundja e sifilizit. Gruaja legjitime e Leninit ishte Nadezhda Krupskaja. Veē saj nė jetėn e tij ka ekzistuar dhe Inesa Armand, njė dashuri shumė e zjarrtė e Leninit. Inesa, Lenini dhe Krupskaja jetonin nėn njė strehė, tė tre sė bashku. Inesa u bė sekretarja e Leninit, pėrkthyesja e tij dhe zonja e shtėpisė. Pėr shumė kohė Lenini u mundua ta mbante tė fshehtė dashurinė e tij me Inesėn. Nė fillim dhe Krupskaja nuk kishte kuptuar gjė, e mendonte Inesėn si ortaken mė tė besuar revulocionare tė tė shoqit. Tė tre sė bashku, ata bashkėjetuan pesė vjet me radhė. Mė pas Krupskaja do ta mėsonte dashurinė e tyre pėrmes njė letre qė ia gjeti Leninit nė xhep. I propozoi tė shoqit divorcin pas kėsaj, por ai nuk pranoi. Treshja nuk u nda derisa Inesa vdiq. Mė vonė vdiq dhe Lenini. Krupskaja pleqėroi e vetme.
Tito dhe "haremi" i tij
Dashuria e parė e Titos ka qenė njė vajzė ēeke qė quhej Marusha Novakova tė cilėn e braktisi sa hap e mbyll sytė. Pas kėsaj Titon e burgosėn nė burgun e Novi Sadit. Atėherė u tha se e burgosėn pėr propagandė kundėr luftės. Mė pas u zbulua e vėrteta. Titon e burgosėn se pėrdhunoi njė vajzė fshatare serbe. Gruaja e parė me tė cilėn Tito u martua quhej Pellagija Bellousova dhe gėzuan njė djalė nga kjo lidhje. Nė fund tė viteve 30, u martua sėrish me ēifuten Harta Has. Kėtė ēifute e burgosėn gjatė fushatės sė nazistėve ndaj ēifituvė. Pėr Titon kjo nuk ishte ndonjė humbje e madhe. Gjatė kėsaj kohe ai shoqėrohej me tre shoqe luftėtare. Pas mbarimit tė luftės i ofruan titos njė grua serioze, jovankėn, pėr t'i vėnė kėshtu fre degjenerimit tė tij. Jovanka mbeti gruaja e tij e ligjshme. Por nė tė fshehtat e tij ka pasur dhe shumė gra tė tjeta. Biografėt thonė se njė herė Tito ra nė dashuri me njė kėngėtare e nisi dilte hapur me tė. Pas saj, pati ndėr krah dhe shumė artiste tė tjera. I kishte shumė pėrzemėr artistet. Thuhet se ka pasur letėrshkėmbime dhe me Elizabet Tejlor dhe me Sofia Loren. Tito ka pasur zyrtarisht katėr gra. U martua me tė parėn dhe tė fundit dhe pati marrėdhėnie bashkėjetese me tė dytėn dhe tė tretėn. Tė gjitha gratė e tij kanė qenė shumė mė tė reja se ai dhe teper tė bukura.
Stalini dhe gratė e dhunuara prej tij
I ka vėnė femrat nėn zgjedhėn e tij me mėnyrat mė mizore. Pėrjashtim nė kėtė ka bėrė vetėm gruaja e tij e parė Ekaterina Seminova Svanizhe. Qė nė fillim tė verimtarisė sė tij revolucionare, Stalini u detyrua tė largohej nga njė bazė ku strehohej sepse fshatari e kuptoi se Stalini ishte i dashuri i gruas sė tij dhe se i kishte pėrdhunuar motrėn e tij 14- vjeēare. Mė pas Stalini i martua me fshataren Keke. Pas vdekjes sė saj, Stalini u martua me Nadezhda Aliluevėn e cila ishte 22 vjet mė e re se ai. Nuk do tė kalonin shumė kohė dhe Nadezhda do tė vriste veten sepse nuk mund tė duronte dot sjelljen e egėr tė tė shoqit. Stalini e shpalli atė "Tradhtare tė popullit". Gjatė kohės kur ajo ishte ende gjallė, Stalini ka pasur dhe lidhje tė tjera. Me Roza Kaganoviē, pastaj me Evgenia Aleksandrovnan (kjo ishte gruaja e kunatit tė Stalinit,vėllatit tė Nadjezhdės). U vel shpjet edhe me shtratin e kunatės dhe nis njė lidhje tė re me Valentina Vasiljevna. Mė 1924 Stalini i takua me mexosopranon Vera Aleksandra Davidovan me tė cilėn pati 19 vjet lidhje tė ngushta intime. I shoqi i Verės e kuptoi kėtė lidhje por kurrė nuk guxoi tė hapte gojė. Vera ishte vetėm 22 vjeē kur shkoi pėr herė tė parė nė dhomėn e tij, kur u ul pėr herė tė parė e detyruar nė kolltukun e tij. Nuk kishte pasur fuqi tė luftonte. Kėrkesėn e saj qė tė largohej, ai nuk e kishte marrė fare parasysh. Kohė mė pas ajo do rrėfente neverinė qė kishte ndier pėrballė asaj bishe tė egėr me damarė tė kuq tė eksituar nga prania e njė gruaje. Gjatė kėsaj kohe ai frekuentonte shumė gra tė tjera. Ndodhi qė Nazja, gruaja e kryetarit tė komitetit tė Abakazis, i bėri shumė pėrshtypje Stalinit. Por ajo nuk iu pėrgjigj provokimeve tė tij. Stalini u hakmorr pėr kėtė. I vrau tė shoqin dhe atė e torturoi nė burg. Vera e dinte shumė mirė se Stalini shkonte dhe me shumė artiste tė tjera, me balerinėn Ollga Lepeshinskaja e cila pati njė fund tė tmerrshėm, me Valeria Barsova, Valeēka, Roza Kaganoviē etj. Nė ēastet e fundit tė jetės Stalini kishte urdhėruar qė ta pėrdhunonin tė dashurėn e tij Vera me tė cilėn kishte kaluar plot 19 vjet. Pas vdekjes sė tij Vera do tė pohonte se kishte qenė e deturar tė bėnte njė jetė tė dyfishtė:spektaklet, provat dhe dashurinė histerike tė Stalinit
Mao Ce Duni, vampiri i virgjėreshave tė njoma
Kur ishte fare i ri, Mao Ce Duni ishte i ndrojtur, i mbyllur nė vetvete dhe kompleks ndoshta nga pamja e tij e shėmtuar. Pastaj kur u rrit i ati vendoi ta martojė me njė vajzė fshatare. Thonė se aq i ndorojtur ishte Mao, sa nė natėn e parė tė martesės nuk i ėshtė afruar fare nuses sė tij. Kohė mė pas, nga fundi i jetės sė tij, nė kompensim tė kėtij fakti ai do tė kėrkonte qė t'i sillnin pėr ēdo natė nė dhomė nga njė vajzė tė re e tė virgjėr. Tre gra tė ligjshme pati nė jetėn e tij Mao Ce Duni. Tė parės i prenė kokėn sepse ajo nuk pranoi ta mohonte burrin e saj. E dyta nuk e pėrballoi dot kohėn e terrorit tė tmerrshėm komunist kundėr intelektualėve dhe u ēmend. Ndėrsa tė tretėn e mbajtėn tė burgosur deri nė fund tė jetės sė saj. Mao, pėr tė mbushur mbrėmjet e veta pėlqente mė shumė lojėrat e dashurisė me tė dashura tė zgjedhura me kujdes sesa me tė shoqen e ligjshme. Kėrkonte tė ēvirgjėronte vajzat e vogla sepse kėshtu mendonte se do tė luftonte plakjen e tij. Ishte ky njė fiksim qė i ishte shkaktuar nga njė legjendė e vjetėr kineze.
Hitleri…homoseksual apo pasiv!?
Qė nė rininė tij ka shfaqur interes ndaj grave. Por ishte shumė i ndrojtur pėrballė tyre ndaj dhe nuk i pėlqentė shumė shoqėria me to. Njė qėndrim i tillė krijoi shumė hamendje. E nė fund biografėt dolėn nė pėrfundimin se Hitleri nuk ishte as homoseksual, as biseksual por ishte pasiv.
E dashura e parė e madhe e Hitlerit ishte mbesa e tij Gili, e cila ishte 20 vjet mė e vogėl se ai. Xhelozia e madhe e Hitlerit ndaj saj e ēoi vajzėn nė vetėvrasje. Hitleri e pėrjetoi keq kėtė ngjarje. Nė jetėn e tij vetėm katėr gra kanė pasur lidhje serioze me tė. Dy prej tyre janė tė njohura pėr publikun, Leni Riefenshtal dhe Miss Midford, e treta ishte Gili Rojbal dhe e katėrta Eva Braun. Njė gjė ėshtė e saktė qė Eva Braun ėshtė quajtur gruaja zyrtare dhe e vėrtetė e diktatorit. Nga shėnimet e Evės u mėsua se Hitleri nuk zhvishej kurrė nė sytė e saj, ndihej inferior pėr disa veēori fizike aq sa mendohet se shumicėn e marrėdhėnieve me femrat t'i keta pasur platonike pėr shkak tė paaftėsisė sė tij. Nuk donte qė gjymtimi i tij tė merrej vesh nga tė tjerėt. Nuk donte tė bėhej qesharak.
Lidhjet e vazhdueshme me femrat e tjera e detyruan Eva Braunin tė tentonte vetėvrasjen sepse ai nuk tė pranonte ndarjen me tė. Kėshtu Eva Braun jetoi deri nė fund pranė Hitlerit, deri nė ēastin kur u vetėvranė.
Musolini, koleksionisti i femrave
Ishte viti 1910 kur Musolini u martua me Rakelėn. Kohė mė pas u lidh me njė grua tjetėr, Ilda Dalser. Ai qe babai i fėmijės sė saj tė jashtėligjshėm. Shumė shpejt i braktisi dhe i la nė mes tė katėr udhėve. Mė vonė, pėr tė mbyllur ndonjė skandal, e mbylli Ildėn nė njė klinikė psiqike. Mikesha e tretė e Musolinit ishte Margarita Salfati. Kjo lidhje zgjati shumė dhe Margarita u quajt rivalja kryesore e bashkėshortes sė Musolinit deri nė kohėn kur ai u dashura marrėzisht pas Klara Petaēit. Tė dashurat e tij nuk kanė qenė tė bukura, veē Klarės, dhe kjo gusto e Musolinit mbeti mister deri nė fund. Nė 1913 Musolini u dha pas Leda Rafanelit. Pastaj u dashurua me Romoldėn, pastaj dhe me motrėn e saj Renatėn. Njė lidhje serioze pati me Klara Petaēim. Kjo lidhje e acaroi nė kulm bashkėshorten e tij Rakelėn. Duēja e ēoi deri nė ekstrem cinizmin e tij duke u pėrpjekur t'i sajonte njė tė dashur gruas sė tij qė tė mund tė jetonte kėshtu i qetė me Klarėn. E nė fund nė krahėt e saj vdiq.
Por ėshtė vėnė nė dukje se ashtu si dhe me tė tjerat, edhe me Klarėn, Musolini shfaqi haptazi elemente sadizmi