Ambasadori amerikan ne vendin tone Xhejms Xhefri largohet nga detyra dhe emerohet numri dy i ambasades se Shteteve te Bashkuara ne Irak. Lajmi i oreve te vona konfirmohet nga vete selia diplomatike ne Tirane e cila nuk ka dhene hollesi te tjera per emerimin e ri te Xhefrit. Xhejms Xhefri u emerua ambasador i SHBA-se ne Shqiperi ne prill te 2002. Diplomati Xhefri luajti nje rol aktiv ne zhvillimet e politikes shqiptare vecanerisht ne fushaten e luftes kunder krimit te organizuar nga shoqeria civile.

Top Channel