Perderisa jeni duke lexuar ketu ather do te thote qe jeni te interesuar per nje komunitet Shqipetar ne Britani, dhe ju falenderoj per kete gje.
Si do qofte nje nisme a tille akoma nuk ka ndodhur, ne te njejten kohe qe ne vende te tjera Europiane Shqipetaret kane krijuar organizatat e tyre ne ndihme te Shqipetareve ne ato vende dhe komunitetet e tyre tashme kane madje edhe shkolla ne gjuhen Shqipe etj.
Deshiroj qe edhe ne Shqipetaret ketu ne Angli te formojme komunitetin tone po ashtu sic kane bere te gjithe komunitetet e tjera minoritare ne Londer dhe me gjere ne Britani. Cfare na mungon neve ne krahasim me cifutet te cilet kane komunitetin me te mireorganizuar ne Britani apo Indianet e me rralle.
N.q.s dikush nuk merr inisiativen ather asgje nuk mund te behet, u lutem te gjithe atyre qe jetojne ne Britani pamvarsisht se ne cilat qytete qe te kontaktojne ne kete forum dhe keshtu do mund te formojme me ne fund komunitetin tone ne mbrojtje te intereseva te Shqipetareve ketu dhe kudo qe ata te ndodhen.
Edhe pse ne Londer tashme ka nje gazete Shqiptare Albanian Mail, apo nje studio produksioni Skanderbeg Tv Media Group, apo sic lexova nje organizate te vogel qe vepron ne East London, si edhe disa klube te vogla apo dyqane Shqipetare qe ne te vertet jane paksa pa perspektiva te metejshme, si edhe me sa kam njohuri deri tani edhe nje shkolle qe eshte e hapur te shtunave dhe te enjteve ne Earl's Court, asnje prej ketyre qe sa po permenda nuk arrijne te bashkepunojne mes tyre per te arritur rezulate sa me te larta, krijimi i nji Komuniteti te Vertet Shqipetar i cili me kerkesen e shume veteve mund te financohet edhe nga qeveria Angleze do te sillte per Shqipetaret Ne Britani nje administrim me te mire te gjithe ketyre, nje organizim te jashtezakonshem te vete Shqipetareve , si dhe mundesine per te ndryshuar imazhin e Shqiperise. kerkoj qe te gjithe ata qe mendojne se mund te ndihmojne sa do pak ne kete nisme te shkruajne ne kete forum dhe te bejme kete enderr nje realitet te bukur per te gjithe, kjo do sillte edhe mundesi punesimi, argetimi, edukimi, administrimi etj prandaj mos hezitoni.
Shkruani dhe lini edhe disa detaje kontaktimi, per momentin po punoj per hapjen e nje faqe interneti per kete synim gjithashtu jam drejtuar MP se zones ne menyre qe ajo te mundohet te na financoje apo te na ofroje ndonje mbeshtetje ne kete mes tashme e vetmja gje qe mungon eshte pjesmarrja juaj ne kete nisme.


Me shume Respekt
Armend Elezi

Per cdo lloj kontaktimi me shkruani tek armendelezi@msn.com