Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Të përndjekurit politikë: Do te hidhemi në grevë urie

    Policia: Protestuesit na goditën nga këmbët, prandaj reaguam

    Policia ushtroi dhunë duke përgjakur dje para Kuvendit dhjetëra protestues, ish të përndjekur politikë. Ajo shoqëroi mbi 20 persona në komisariate dhe i denoncoi së bashku me organizatorët në Prokurori.

    Ish të përndjekurit: Igli Toska po na dhunon si komunistët më përpara.


    Policia ka ushtruar dhunë dje ndaj pjesëmarrësve në protestën e ish të përndjekurve politikë para Kuvendit. Pas përplasjes së disa qindra protestuesve dhe policisë, kjo e fundit ka reaguar në mënyrë të dhunshme, duke përgjakur dhjetëra protestues. Policia përdori mjete nga më të ndryshmet për të goditur protestuesit, si shkopinj gome, grushta e mjete të tjera.

    Ish të përndjekurit që po protestonin para parlamentit për të miratuar ligjin e dëmshpërblimit të vuajtjeve të tyre gjatë viteve të burgut në kohën e diktaturës komuniste, janë irrituar edhe më shumë nga sjellja e policisë. Shumë prej të plagosurve nga ana e të përndjekurve janë dërguar në spital, ku dhe kanë marrë mjekimet e nevojshme.

    Protesta ka qenë duke vijuar e qetë deri nga ora 11:30 minuta, kur forcat e policisë janë shtuar edhe më shumë para parlametit. Protestuesit janë informuar se ligji për dëmshpërblimin e tyre nuk është futur në radhë në seancën plenare dhe janë irrituar. Ata janë drejtuar drejt hyrjes së parlamentit, ku ishin të vendosur dhjetëra uniforma blu që pasoheshin nga efektivë të forcave speciale. Policia ka vendosur më pas edhe telin me gjemba për të penguar drejtimin e protestuesve për në Parlament. Policia ka përdorur dhunën për të shpërndarë protestuesit, duke shoqëruar edhe shumë prej tyre në komisariate.

    Drejtuesit e protestës para Kuvendit e kanë quajtur këtë një sjellje brutale të urdhëruar nga ministri aktual i Rendit Igli Toska. Pjesëmarrësit në protestë kanë filluar të thërrasin parrulla kundër ministrit aktual të Rendit. Dhunën e ushtruar nga policia ata e kanë quajtur si një ridhunim që u bëhet nga ana e komunistëve në pushtet.

    Ndërsa policia e Tiranës në një njoftim për shtyp pretendon se organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje protestuesve për t'u afruar në drejtim të Kuvendit. "Organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim janë konfrontuar me forcat e Rendit duke i qëlluar ata nga këmbët dhe duke i shtyrë, derisa u afruan tek postoblloku i rrethimit të jashtëm. Me masat e marra nga policia duke përforcuar efektivat e saj, pa përdorur dhunë mbi protestuesit, i rivendosën ata tek vendi i miratuar për zhvillimin e protestës," thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.

    Ndërkohë televizionet transmetuan pamje ku dhjetëra protestues ishin të gjakosur në vende të ndryshme të trupit. Policia thotë se kanë shoqëruar në komisariate, 21 persona që janë identifikuar dhe më pas janë lënë të lirë. Policia thotë se për këto 21 persona dhe për organizatorët e protestës, është bërë kallëzimi penal pranë prokurorisë së Tiranës, për thyerje të ligjit mbi tubimet. Drejtuesit e protestës së ish të përndjekurve thonë se janë shoqëruar nga policia mbi 40 persona, mbi të cilët është ushtruar edhe dhunë.

    Gazeta "Tema"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga BlueBaron : 23-04-2004 më 11:49
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Opozita deklaron se po shkelet ligji dhe po abuzohet më tej më këtë shtresë

    PS shtyn projektligjin për të përndjekurit

    Socialistët votuan në seancën e djeshme për shtyrjen e projektligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. Me 56 vota ata hodhën poshtë kërkesën e demokratëve për të miratuar këtë projektligj. Në seancë u zhvilluan debate të shumta mes përfaqësuesve të të dyja palëve. Demokratët theksuan se Kuvendi po kthehej në një bunker dhe se Partia Socialiste po vepron njëlloj si komunistët në kohë të tyre. Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se asgjë nuk mund të kompensojë mijëra jetë të shuara. "Të largohen telat me gjemba, këtu nuk është kamp përqendrimi. Juve ndërruat emrin pas 50 vjetësh, po nuk ndërruat programin. Asgjë nuk mund të kompensojë mijëra jetë të shuara. Ju ftoj që të votoni, mos ndiqni moralin e atij njeriu," theksoi Berisha. Nënkryetarja demokrate, Jozefina Topalli tha se shumë nga protestuesit janë rrahur dhe janë çuar në polici. "Jo vetëm janë vënë telat me gjemba për të mos lejuar protestën e tyre, por janë rrahur dhe çuar në polici. Flitet për mijëra vetë të vrarë e të persekutuar, të cilët vazhdojnë ende të persekutohen. Ne duhet t'i mbështesim ata dhe duhet ta bëjmë nga vetja jonë. Turp më të madh se kryetari Servet Pëllumbi, nuk e ka bërë njeri, po të ishte këtu do t'ia thosha," theksoi Topalli. Ministri i Financave, Arben Malaj theksoi se nuk është e lehtë që të bëhet kompensimi i të përndjekurve politikë. Ai kërkoi që të ulej tensioni politik në sallë. "Bëni mirë të ulni tensionin politik se pengoni zgjidhjen reale të këtij problemi. Nuk është e lehtë të shpërblehen të përndjekurit. Ministria për vitin 2004 ka një fond prej 250 milion lekë," tha Malaj. Deputeti socialist Erion Braçe tha se që nga viti 1991 nuk janë përmbushur detyrat përkundrejt kësaj shtrese. "Mbështes znj.Topalli. Ajo që po diskutohet nuk ka pse të tensionohet. Duhet të bëjmë një projektligj dhe t'i gënjejmë, apo t'u japim një minumum të shpërblimit? Këtu jemi të vetëdijshëm se që nga viti '91, ne nuk i kemi përmbushur detyrat e asaj shtrese," theksoi Braçe.

    Deputetët demokratë kishin kërkuar vazhdimisht që të votohej ky projektligj, pasi sipas tyre tashmë barra e kompensimit ishte lehtësuar dhe falë një kërkese të të përndjekurve që kompensimi të shtrihej në një periudhë kohore të gjatë. Po socialistët theksuan se ky projektligj duhej të shtyhej, pasi duhej të merrej dhe konsulenca e Komisionit të Venecias për këtë çështje. Duke iu përgjigjur kësaj kërkese të socialistëve, deputeti demokrat Fatos Beja tha se Komisioni i Venecias thotë se ai që del i pafajshëm duhet të kompensohet. "26 muaj ky parlament ka thyer kushtetutën. Komisioni i Venecias thotë se ai që del i pafajshëm duhet të shpërblehet. Këta njerëz duhet të marrin atë që u takon. Le të heqim dorë nga lufta e klasave," tha Beja. Opozita kundërshtoi shtyrjen e këtij projektligji dhe tha gjithashtu se kjo është një shkelje e hapur e rregullores së Kuvendit. Projektligji ishte vendosur që të diskutohej dhe të votohej, pasi ishte futur në kalendarin dyjavor. Demokratët e kanë cilësuar këtë si një tjetër mënyrë e ushtrimit të diktaturës së shumicës në Kuvend.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Berisha: Votimi, në kundërshtim me ligjin

    Kryetari demokrat tha se shtyrja e votimit bëhet me shumicë absolute të votave

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi pas seancës parlamentare shtyrjen e votimit për projektligjin e të përndjekurve politikë. Ai tha se votat e marra nuk mjaftojnë për të shtyrë këtë projektligj, pasi duhej të ishte votuar me shumicën absolute të votave dhe jo me shumicë të thjeshtë. Berisha tha se neni 44 i rregullores së parlamentit, thekson se duhet votuar me 70 plus një votë në mënyrë që të shtyhet votimi i këtij projektligji. Ai tha se një veprim i tillë tregon thjesht urrejtje patologjike të socialistëve për këtë shtresë të shoqërisë. "Kjo është një urrejtje patologjike klasore ndaj të përndjekurve politikë. Kryetarja e seancës e shpalli si të fituar. Dhe një herë po theksoj nenin 44 të rregullores së parlamentit, i cili përcakton se për shqyrtimin dhe propozimet e mundshme për ndryshime në kalendar, vendimet merren me shumicë absolute votash. Ky vendim është i rënë, sepse gjithsej ishin 52 vota për ta nxjerrë dhe nuk u bënë votat e mjaftueshme," u shpreh Berisha. Ai e quajti këtë një veprim të turpshëm. Sipas tij socialistët e kanë kthyer parlamentin shqiptar në një mbledhje KPD-arësh. Ai shtoi se opozita do të marrë vendimet e duhura për këtë çështje. "Është një akt i turpshëm dhe i papërgjegjshëm. Ne si opozitë do të mblidhemi dhe do të marrim të gjitha vendimet përkatëse, sepse në këtë mënyrë ky parlament është shndërruar në KPD të kongresmenëve dhe KPD të KPD-arëve, të cilët nuk respektojnë asnjë rregull dhe ligj si dhe vazhdojnë me moralin e cubit dhe të hajdutit të të gjithë shqiptarëve," theksoi Berisha. Ai tha se morali i tyre është i njëjtë me atë të Fatos Nanos. Berisha deklaroi se pasi ishte vendosur që kjo çështje të kalonte për shqyrtim në seancë, në mënyrë të paligjshme kërkohet shtyrja e tij. "Faktuan se morali i tyre është morali i Fatos Nanos, sepse pasi ishte vendosur në rendin e ditës, pasi ishte miratuar unanimisht në Byronë Parlamentare, në seancë në mënyrë të paligjshme kryetari i Parlamentit bën një letër për të kërkuar shtyrjen. Është një goditje për mbarë shoqërinë, e cila shpresoi se më së shpejti të bëhej miratimi për dëmshpërblimin e të përndjekurve," përfundoi Berisha. "Jam sot para jush për të bërë një thirrje për të gjithë parlamentarët e vendit që ditën e enjte në ditën e apologjisë kombëtare ndaj të përndjekurve politikë me votën tonë të miratojmë amendimin e ligjit duke shprehur kështu dhe një herë një falje të madhe të mbarë kombit ndaj kësaj shtrese që u martirizuan. Të përndjekurit nuk kërkojnë asgjë tjetër, veçse dëmshpërblimin e tyre në përputhje të plotë me ligjet e vendit, të miratuara po konsensualisht nga ky parlament. Ata kanë rënë dakord që periudha e dëmshpërblimit të tyre të shtrihet në një hapësirë kohore disa vjeçare mjaft e arsyeshme," kishte theksuar Berisha para disa ditësh.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Partitë opozitare, tryezë emergjente për të përndjekurit

    Partitë opozitare kishin planifikuar ditën e djeshme që të mbanin një tryezë emergjente për çështjen e të përndjekurve politikë. Por kjo tryezë është shtyrë për ditën e sotme, për shkak të mungesës së dy prej drejtuesve të partive opozitare. Drejtuesit e opozitës do të mblidhen paraditen e sotme për të diskutuar për problemin e çështjes së të përndjekurve politikë dhe për çështje të tjera të rëndësishme. Tryeza e sotme nuk ka qenë e parashikuar dhe rrëzimi i projektligjit për të përndjekurit politikë ka bërë që të mblidhen të gjithë drejtuesit e opozitës, për të dalë me një qëndrim të përbashkët. Temë tjetër e diskutimeve në këtë tryezë do të jetë dhe ecuria e protestave për largimin e kryeministrit Nano. Çështja e dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë ka bërë që drejtuesit e opozitës të reagojnë ashpër. Pas seancës kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se një veprim i tillë, për të hequr nga rendi i ditës këtë çështje është një turp për parlamentin shqiptar. Berisha shtoi gjithashtu se për të dalë me një qëndrim të përbashkët do të vendosë së bashku me partitë e tjera opozitare.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ish të përndjekurit akuzojnë ministrin e Rendit për dhunën e ushtruar

    "Dhuna, skenar i përgatitur nga Toska"

    Përfaqësuesit e ish të përndjekurve deklarojnë se skenari i dhunshëm ishte përgatitur që më parë nga ministri i Rendit Igli Toska dhe nga drejtori i policisë së Tiranës, Albert Dervishi. Të përndjekurit hedhin poshtë deklaratën, sipas tyre të turpshme të policisë, se protestuesit tentuan të hyjnë më forcë në sallën e parlamentit. Ata thonë se po protestonin paqësisht, pasi dinë të mbrojnë institucionet. 7 radhë me policë të thjeshtë, forca speciale dhe trupa të Gardës së Republikës kanë ushtruar dhunë mbi të përndjekurit, ndërkohë që 40 vetë janë shoqëruar në komisariatet e kryeqytetit, kryesisht në komisariatin nr.1.

    Besim Ndregjoni, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të burgosurve politikë tregon detajet e protestës, precedenti i së cilës është protesta e 15 majit të vitit të kaluar, kur të përndjekurit u përgjakën nga policia para godinës së kryeministrisë.

    Cila shoqatë e kishte organizuar protestën para parlamentit?

    Nuk bëhet fjalë për një shoqatë të vetme. Për herë të parë janë bashkuar të trija shoqatat kryesore të të përndjekurve politikë dhe këtë e tregoi pjesëmarrja. Mes 5000 protestuesve bënin pjesë anëtarë të Shoqatës Kombëtare të ish të Përndjekurve Politikë e kryesuar nga Kurt Kola, anëtarë të Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të burgosurve politikë e kryesuar nga Adem Allçi dhe anëtarë të Shoqatës Antikomuniste e të dënuarve politikë e kryesuar nga Afrim Haçi. U ra dakord për platformën e paraqitur nga shoqata jonë.

    Çfarë përmbante kjo platformë?

    Bëhet fjalë për platformën për zbatimin e nenit 44 të kushtetutës: "Çdo qytetar që fiton pafajësinë nga ndonjë ligj i parlamentti apo nga gjyqësori, ka të drejtë të zhdëmtohet për ditët në burg". Neni 57 i kodit penal përcakton vlerën financiare të një dite burg, 3400 lekë dhe atë për një ditë në hetuesi 5000 lekë. Neni 7 i ligjit 7748, datë 29.07.1993 i miratuar nga parlamenti shqiptar njeh statusin e të përndjekurit dhe si rrjedhojë njeh të drejtën e dëmshpërblimit. Pra ne kërkojmë vetëm zbatimin e ligjit, asgjë më shumë. Është e tmerrshme të mendosh se kanë marrë paratë e burgut Aranit Çela, Ramiz Alia dhe Fatos Nano.

    Shumë prej protestuesve u gjakosën, si rrodhën ngjarjet deri këtu?

    Protesta nisi në orën 10 para parlamentit. Po protestonim paqësisht, sepse dimë t'i mbrojmë institucionet. Policia ka deklaruar se tentuam të hyjmë me forcë në sallën e parlamentit. Kjo është shpifje e turpshme. Policët nuk na lejuan të afroheshim as tek lulishtja para parlamentit. I kërkuam disa herë të na lejonin, por ata nisën të godisnin egërsisht ish të përndjekurit, pa marrë parasysh nëse ishin të vjetër në moshë. Ky ishte një skenar i parapërgatitur nga ministri i Rendit Igli Toska dhe drejtori i policisë së Tiranës Albert Dervishi. 7 radhë me policë, forca të ndërhyrjes së shpejtë, të Gardës së Republikës, tela me gjemba, 70 makina policie. Nuk ishte aspak i nevojshëm një 'shtetrrethim' i tillë. Megjithatë, veprimet kriminale të Nanos nuk na trembin.

    Sa vetë u shoqëruan në komisariat dhe sa u plagosën rëndë?

    40 vetë u shoqëruan në komisariat, pjesa më e madhe e të cilëve në komisariatin nr.1, ndërsa dhjetëra të tjerë u rrahën egërsisht. Deri në orën 16.00 u liruan 15 vetë, ndërsa 25 të tjerë vazhdonin të ishin të ndaluar në komisariat. Disa nga të ndaluarit ishin Ismail Shaba nga Shkodra që ka bërë 7 vjet burg, Osman Mezja nga Durrësi që ka kaluar 20 vjet në burgjet e diktaturës. I plagosur rëndë ishte Fatmir Lamaj nga Fieri që ka bërë 15 vjet burg, Agron Kalaja 20 vjet burg e shumë të tjerë.

    Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Spartak Braho kërkoi që shqyrtimi i projektligjit të shtyhej, sepse mungon konsulenca e Komisionit të Venecias. Si ju duket kjo?

    Kjo është një farsë e socialistëve. Justifikimi i radhës për të mos dhënë dëmshpërblimin. Justifikimi për domosdoshmërinë e konsulencës së Venecias, vjen pas studimeve të grupeve të punës të ngritura nga Nano, premtimeve se dëmshpërblimi do të bëjë pjesë në buxhetin e 2004-ës, se të përndjekurit do të dëmshpërblehen me letra me vlerë etj.. Me sa di, shtyrja për diskutim e projektligjit bie në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, ku parashikohet që një projektligj të mos qëndrojë më shumë se 6 javë në shqyrtimin e komisioneve parlamentare.

    A do të vazhdoni të protestoni për të marrë dëmshpërblimin?

    Tanimë, kërkesat tona do të jenë politike. Do të kërkojmë rrëzimin e qeverisë Nano. Do të mbidhemi dhe do të vendosim për mënyrën e protestës. Ose do të hyjmë në grevë urie mbarëkombëtare, ose do të protestojmë para parlamentit derisa qeveria të dorëhiqet.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    do ta ckaterrojme armikun e kllases....

    derisa ai popull zgjedh komunistet c'mund te presesh me teper?
    more leri pa buke, pa uje, pa drita, prape per nanon do votojne. Edhe bar do hame dhe parimet e spinaqit nuk i shkelim....

    Une s'di c'te te them me. Mbase duhen nderruar disa breza qe ai popull te zere mend.
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Spartak Braho pa konsulenc te Venecias i ka pronesuar Hotelet e pikat e Benzines e Plazhet e Durresit.

    Dhe Nano pa konsulenc te Venecias i morri miljonet e tije te Bences qe sic thote Luan pobrati.. i beri duke ngren e pire e duke u zgerdhire e duke varur neqafe e duar gjerdane ari e unaza me brilante.

    te persekutuarit kishin nje shoqate ne Koh te Saliut qe drejtohej nga Kurt Kola.
    Ajo shoqate me ne krye Kurt kolen u bene mbeshtetje e Zan Caush-izmit te 97-tes.

    Tash le tja kerkojne Nanos qe erdhi ne pushtet dhe me votat ose mos votat e te persekutuarve qe i bejne "vezet" ne furriqet e te tjereve..
    Pra qe votojne ne partite e "djathta" te krijuara nga Zylyftar Ruc-Klos at e ramizit.

    Nje ish i denuar politik nuk i kerkon PS-se para. PS-PPSH eshte e njejta gje.

    Ata ne se u ka ngel pik yndyre e sjane bere si Kurt Spiuni i Kolajve.. le te mobilizohen e te dalin me nje parti te forte e te marrin Pushtet me vota..

    Ne parlament te Pellumbit e te braho- Brace Edvin Ram Bizhgave skane c'kerkojne disidentet e dikurshem..
    Dru po.. ate do e gjejne..

    VOTA i zgjidh punet.

    E aty ish te perndjekurit behen kasht e ko-qe..

    Psh ish i burgosuri arkitekt.. Maks Velo eshte bere nje qen qe leh per dite per hesap te Perfaqsuesit me te zi te qarqeve me te zeza te PPSH-se.. Edvin Ramen..


    pun maf m-uti..

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Heh, me dhjesin fare keta te persekutumit. Te persekutumit e leshit, shumica kon qen hajduta ordiner te perfundum ne burg kush per vjedhje bataniesh ne rerpart ushtarak kush per vjedhje salcicesh ne kombinat mishi. Tani thojn hajt se u bo deti kos ene bojn gam gam, dun lek qyl. Dru kurrizit dun kta, yyyyyysh.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    O Manokell,

    ne kemi vujt gjithmon ka katunaret e tirones, te gjithe spiuna kan qene.

    megjithse tshti jemi te gjith tirons....
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    --------

    Pse duhet njohur borxhi ndaj ish-të përndjekurve


    Nga Sali BERISHA*


    Ish-të përndjekurit politikë kaluan shekuj e vite rinie të shuar për vlerat më të çmuara të individit e të kombit, për lirinë e tij, për besimin fetar. Por nga ana tjetër, përveç aspektit të tmerrshëm moral, ky problem ka edhe një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm. I hidhni sytë në Tiranë, por jo vetëm në Tiranë, edhe në qytete të tjera të mëdha, do të gjeni me qindra e me mijëra apartamente të ndërtuara nga këta qytetarë, tek vuanin për lirinë e njeriut dhe që merrnin një racion minimal, duke shkrirë shpirtin dhe kockat e tyre në ndërtim. I hidhni sytë në galeritë dhe minierat e këtij vendi dhe do të gjeni mijëra e mijëra ton mineral të lëvizur prej tyre, i cili u shndërrua jo në apartamente për shoqërinë e konformuar, por në shkollimin tonë, u shndërrua në çdo gjë tjetër, por jo për ata. Pra, shoqëria e pakonformuar jetonte në kampe përqëndrimi, në galeri dhe biruca. I hidhni sytë pak në fushat e Shqipërisë. Me qindra mijëra hektarë tokë u krijuan në të katër anët e vendit nga kjo shtresë, duke u kalbur vetë dhe sot, mijëra apartamentet që u ndërtuan në qytetet tona, të gjitha disponohen nga familjet e shoqërisë së konformuar, kurse vetë ata mbushën bodrumet në të cilat gjendet ende myku i kalbësuar dhe ku nuk banonte asnjë qytetar shqiptar. Ku shkuan me mijëra e qindra hektarë tokë që ata krijuan me mundin dhe djersën e tyre? Që të gjitha gëzohen sot nga fermerë, por për hir të së vërtetës i përkisnin shoqërisë së konformuar dhe jo asaj të shtypur, jo asaj të persekutuar. Duke e parë edhe në këtë kontekst, nuk mund të pranojmë që këto pasuri kombëtare që u krijuan, të gëzohen nga ky komb pa njohur borxhin që ka ndaj atyre motrave dhe vëllezërve, që u përdorën si argatët më të keqpaguarit në historinë e kontinentit. Prandaj nuk është e vërtetë që e kemi ndjekur politikisht problemin. Ka dy vjet që ligji ndodhet në Parlament, por e vërteta është se këtu ka një njeri me shpirt më të lig se ligësia, ka një bir më shpirtzi dhe shpirtkazëm se i ati, ka një bastard, një kriminel, që urdhëroi bllokimin e ligjit, pasi hyri në Parlament.

    Gjithashtu është edhe një fatkeqësi e madhe që ju i merrni përsipër këto, sepse ne nuk e futëm me dhunë në rendin e ditës projektligjin dhe nuk u vendos as me dhunë e as me demonstrata, dhe me asgjë tjetër. U vendos në Byronë Parlamentare dhe u vendos me votim unanim në seancë. Por tani doli se kryetari i Parlamentit, pa marrë asnjë lloj vendimi këtu, pasi ishte vendosur në rendin e ditës, i dërgoi një letër Komisionit të Venecias. Nuk ka gjë më të padenjë për një kryetar Parlamenti se, pasi e voton unanimisht me të gjithë deputetët e tij, merr dhe bën një letër, pa u konsultuar me ne. Mendoj se letra e kryetarit të Parlamentit është e paqenë, sepse kjo letër është shkruar, pasi është marrë vendimi këtu.

    Çfarë t'i kërkojmë Komisionit të Venecias ne? Që të zbatojë ligjet tona?

    A ka gjë më të papranueshme se t'i drejtohemi ne Komisionit të Venecias nëse duhet ta zbatojmë apo jo Kodin Penal? Kjo kërkesë është cinike. Nuk mund të ecet kështu, sepse po të ecim në këtë mënyrë, kjo shoqëri ndahet pastaj keq dhe ky komb nuk do të gjejë paqe. Se të flasësh siç foli ministri Malaj, se nga '97 e këtej kemi zbatuar detyrimet ligjore ndaj ish-të burgosurve politikë, ky është mashtrimi më i paskrupullt. Është e vërtetë se i keni dhënë kryepersekutorit të tyre, ashtu siç është e vërtetë se nuk ka një të persekutuar që nga '97 e këtej që të ketë marrë qoftë edhe dëmshpërblimin më të vogël.

    Ne vumë një kusht, t'iu japim 20% shkollë atyre që vuajtën pa konkurs, e hoqët atë. Ju kujtoj se me mijëra apartamente duhet t'u jepeshin atyre, sepse ne i morëm apartamentet me nga 300 deri 500 dollarë, kurse ata morën bodrumet nga kampet e përqëndrimit e telat me gjemba që ju ua keni vendosur edhe sot. Unë gjykoj se ky është një problem shumë fondamental. Është e vërtetë që ka një faturë financiare, por vetë ata kanë pranuar shlyerjen e saj në 8 vite dhe do të ishte cinizëm ekstrem nga ana jonë të mos ua jepnim, të mos votonim dhe t'i hapnim rrugën bllokimit që është bërë nga '97, të shlyerjes së atij borxhi të jashtëzakonshëm, pa shlyerjen e të cilit kjo shoqëri s'do të bëhet kurrë shoqëri e drejtë.

    *Fjala në seancën e djeshme plenare të Kuvendit

    --------

  11. #11
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Të përndjekurit, opozita bllokon Kuvendin

    Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar që jo vetëm të kalojë ligji, por dhe të largohen forcat speciale...

    Seanca parlamentare e pasdites së djeshme ka vijuar sërish me debate të ashpra mes opozitës dhe pozitës pa arritur në një përfundim. Deputetët e opozitës gjatë gjithë seancës se djeshme, kanë këmbëngulur se pa u futur në rendin e ditës projektligji për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë nuk mund të vazhdohet me çështje të tjera. Një kërkesë tjetër e deputetëve të opozitës ka qenë dhe largimi i forcave të policisë, të cilët ishin në numër shumë të madh dhe kanë rrethuar të gjithë godinën e parlamentit. Një situatë të tillë, deputetët e opozitës e kanë quajtur të pazakontë dhe sipas tyre nuk ka kishte asnjë shkak që forca të shumta të rendit përfshi dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë të ishin para godinës. Ata kanë kërkuar herë pas here nga kryetari i kuvendit për të larguar forcat e policisë. Praninë e forcave të policisë në ambientet e jashtme të parlamentit, Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi i ka argumentuar me faktin se ata janë për të siguruar që protesta e të përndjekurve të mos kalojë në dhunë dhe se nuk është në kompetencën e tij të kërkojë largimin e tyre. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Ritvan Bode ka përsëritur deklaratat e tij se gjatë seancës së ditës së enjte janë shkelur të gjitha procedurat parlamentare dhe se rrethimi i parlamentit dëshmon qartë për mungesën e vullnetit politik për të kaluar këtë projektligj. "Ajo çka ndodh jashtë dëshmon se keni qenë të përgatitur për të mos e pranuar projektligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë dhe është turp që ka 2,5 vjet që futet dhe nxirret një ligj që duhet të ishte miratuar me kohë," është shprehur Bode. Edhe deputeti demokrat, Pjetër Arbnori, një nga ish të përndjekurit politikë, e ka quajtur absurde rrethimin e parlamentit me forca të shumta të policisë, të cilat sipas tij ishin të penvojshme për faktin se ish të përndjekurit nuk kanë dhe as që kanë patur ndonjëherë qëllim që të futen në parlament. "Të përndjekurit nuk kanë armë as të ftohta dhe as të nxehta, ato i ka policia. Edhe rregullat nuk mund të shkelen. Meqë nuk morët 71 votat e nevojshme përdorët metoda të tjera. Por parlamenti e ka forcën për të realizuar dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, sepse po luhet dhe me faturëne tyre e cila nuk është aq e lartë sa deklarohet," është shprehur Arbnori.

    Ndërsa për Kryetarin e Grupit Parmlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, projektligji për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë nuk është hequr nga kalendari i parlamentit, por thjesht është shtyrë për të marrë dhe mendimin e Komisionit të Venecias. Sipas Ruçit nuk është shkelur asnjë nen i rregullores së parlamentit. Ministri i Financave, Arben Malaj deklaroi se fatura për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve është shumë e lartë dhe se zbatimi i tij do të kishte pasoja shumë të rënda për buxhetin e shtetit. Sipas Malajt fatura për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve kap shifrën e 136 miliardë lekëve, një shumë kjo e cilësuar shumë e lartë për buxhetin e shtetit.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  12. #12
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Të përndjekurit: Protesta jonë, në rritje

    Ish-të përndjekurit, të mbledhur para Kuvendit, theksuan se do të zhvillojnë protesta paqësore...

    Ish-të përndjekurit politikë janë mbledhur para Kuvendit të Shqipërisë për të protestuar për mosmiratimin e projektligjit për kompensimin e tyre. Më qindra e mijëra përfaqësues të kësaj shtrese kanë dalë para Kuvendit, të rrethuar nga një mur policësh dhe forcash speciale. Të përndjekurit që kanë protestuar në mënyrë paqësore për më shumë se dy orë, kanë deklaruar se ata janë përpjekur që të mos bien pre e provokimeve nga ana e forcave policore. Ata janë shpërndarë në mënyrë paqësore duke paralajmëruar se protesta e tyre do të vijë në rritje.

    Ndërkohë paradite përfaqësuesit e mazhorancës në Byronë parlamentare nuk morën në diskutim projektligjin e ish-të përndjekurve politikë. Opozita në shenjë kundërshtimi vendosi që të braktiste këtë mbledhje. Socialistët këmbëngulën se do të presin vendimin e Komisionit të Venecias për të votuar më pas këtë projektligj. Kurse socialdemokratët theksuan se ky projektligj mund të kalonte brenda qershorit. "Pagesa e të përndjekurve nuk do të fillojë këtë vit, por vitin e ardhshëm. Me Venecian, pa Venecian ky projektligj brenda qershorit duhet të miratohet. Që të përndjekurit të dëmshpërblehen është diçka e natyrshme dhe e logjikshme. Vullneti politik ekziston, por problem është fatura financiare. Sa do të jetë kjo faturë për të përmbushur kërkesat e të përndjekurve kjo është çështja që ka më shumë rëndësi. Ne duhet të marrim konsulencë edhe nga komisione më të specializuara siç është komisioni i Venecias," tha Apostoli. Kurse kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi tha se mazhoranca nuk ka treguar vullnet politik për të zgjidhur këtë problem. "Zonja Çeço ka thyer një pikë të rëndësishme të rregullores kur drejtoi herën e kaluar seancën plenare. Vendimet që merren në parlament duhet të kenë të paktën 72 vota pro, ndërsa radhën e parë Çeço ka bërë një shkelje flagrante. Nuk kam besim se mazhoranca do të ketë ndjesi pozitive për të ndihmuar të përndjekurit politik. Për 27 muaj ka munguar vullneti politikë," tha Topi. "Unë do të dal vetë t'i heq telat me gjemba dhe le të vijë të më rrahë policia. Nuk ka nevojë për vullnet politik dhe iniciativa. Besoj se kuvendi i Shqipërisë s'mund të ndërrohet me komisionin e Venecias" tha kryetari i republikanëve, Mediu. Kurse zv/kryeministri Namik Dokle tha se mazhoranca ka vullnet politik për të zgjidhur këtë çështje. "Miratimi i këtij projektligji do të ketë tre çështje: vullnetin politik të partive, hapësirën juridike dhe së fundi faturën ekonomike. Unë kundërshtoj opozitën, e cila akuzon se nuk ka vullnet politik nga ana jonë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Përderisa ky projektligj është futur në kalendar, do të thotë që do të miratohet. Komisioni i Venecias është në favor të të përndjekurve" tha Dokle.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    ------
    Malaj: Nuk ka dëmshpërblim për ish-të burgosurit politikë


    Ndryshe nga Ruçi e Dokle, ministri i Financave, Arben Malaj, deklaroi prerë dje në Kuvend, se nga kjo qeveri nuk do të ketë dëmshpërblim për ish-të burgosurit politikë. Në një moment nervozizmi, Malaj tha se, nuk mund të ketë asnjë zgjidhje, pasi sipas tij të gjitha variantet e propozuara janë të papërballueshme nga qeveria. Për të justifikuar këtë qëndrim marramendës arkitekti i piramidave dhe një prej grabitësve të parave të kreditorëve, tashmë në krye të financave shqiptare sajoi shifrën marramendëse prej 137 miliardë lekësh, që sipas tij qenka fatura financiare e dëmshpërblimit, e barabartë kjo me buxhetin e shtetit të 6 vjetëve. Pikërisht për këtë arsye, kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, theksoi se: "Ministri i Financave deklaroi atë që Nano, Ruçi, Dokle e disa të tjerë janë munduar ta fshehin. Malaj e bëri të qartë se mbi bazën e një vullneti të munguar ky projektligj s'do të realizohet".

    Në të njëjtën linjë edhe nënkryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Jemin Gjana, deklaroi se shifra gogol e ministrit të Finanacve nxirret në këto momente për të justifikuar shtyrjen e qëllimshme të këtij projektligji.

    Sipas Gjanës, shifra e sajuar e 1.3 miliardë lekëve e barabartë me 50 milionë ditë pune është një spekullim i qëllimshëm.

    "Në korrik të vitit 2002, Kuvendi ka vendosur që qeveria të sillte në shtator të po atij viti faturën financiare. Kanë kaluar dy vjet që atëherë dhe tani na deklarohet një shumë marramendëse", deklaroi Gjana. Sipas tij, gjithçka është e qartë: kjo mazhorancë nuk ka vullnetin e duhur politik për të dëmshpërblyer viktimat e genocidit komunist.

    Duke denoncuar strategjinë e dhunës që po ndjek mazhoranca edhe kreu i Grupit parlamentar "Aleanca për Demokraci", Preç Zogaj, argumentoi se kërkohej ai kompensim që mund të shndërrohej në faktor progresi, duke çliruar resurse të tjera. Në të kundërt, sipas tij kemi të bëjmë me restaurim të sistemit të diktaturës. Për Zogajn ky ligj është një moment real i pajtimit kombëtar. Pikërisht për këtë arsye ai u bëri thirrje krerëve të mazhorancës t'i japin fund këtij spektakli të turpshëm.


    Parlamenti, shtojcë e qeverisë


    Kryerepublikani Mediu deklaroi dje në Kuvend, se ky debat po zhvillohej në një moment tepër kritik, në një situatë të turpshme.

    "S'ka asnjë dyshim se Parlamenti tashmë është kthyer në një institucion i pavlefshëm si një shtojcë e qeverisë që s'përfill asnjë ligj", deklaroi Mediu. Këtë e argumentoi edhe nënkryetari demokrat i Ligjeve, Fatos Beja sipas të cilit, në dy seancat e fundit të Kuvendit krerët e mazhorancës socialiste demonstruan shembuj të shkëlqyer të demagogjisë dhe mashtrimit. Në të njëjtën linjë edhe deputeti demokrat Vili Minarolli u kujtoi krerëve të mazhorancës, se që nga viti '97 është ndërprerë procesi i integrimit të ish-të persekutuarve politikë dhe që atëherë ka vazhduar procesi i dezintegrimit si shprehje e riciklimit të luftës së klasave. Përsa i përket pretendimit absurd për shtyrje të projektligjit deri sa të merret dhe konsulenca e Komisionit të Venecias, Minarolli theksoi se, ky Komision i rëndësishëm e ka thënë fjalën e vet që kurse është hartuar drafti i Kushtetutës.

    Kjo situatë absurde është denoncuar me kurajo edhe nga kryetari i Grupit parlamentar Liberaldemokrat, Teodor Laço. Sipas tij, përkundër kësaj qetësie të rreme që zotëron sallën e Kuvendit, situata është krejt anormale si në shtetrrethim, ndërkohë që të përndjekurit politikë zhvillojnë protesta krejt paqësore.

    Ndërsa kryedemokristiani Nikollë Lesi tha se, Kuvendi aktualisht i ngjan një komisariati policie.

    "Krimi i organizuar e gjithka në këtë vend drejtohet nga Fatos Nano, nga një sulltan dhe një sulltaneshë", deklaroi Lesi. Strategjia e tensionimit artificial të situatës u dënua edhe nga kryetari i PDRN, Dashamir Shehi, si dhe nga deputetët demokratë Pal Dajçi, Shaban Memia e Azgan Haklaj.

    Halil RAMA


    Përfaqësuesit e PD largohen nga mbledhja në shenjë protestë


    Opozita braktis Byronë Parlamentare për ish-të përndjekurit


    Grupet parlamentare të opozitës shprehën sërish dje vendosmërinë e tyre për zgjidhjen ligjore të dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë. Në mbledhjen e djeshme të Byrosë Parlamentare, kryetarët e shtatë grupeve parlamentare të opozitës (PD, PLL, PR, PDR, PBK, PBL, PAD), si dhe kreu i Grupit parlamentar të PBDNJ, Karamelo, vendosën të bllokojnë projektkalendarin dy javor, derisa Kuvendi të shqyrtojë në seancë plenare projektligjin për dëmshpërblimin e ish-të persekutuarve politikë. Nisur nga qëndrimet absurde të krerëve të mazhorancës, Ruçi, Dokle, Pëllumbi e Çeço, kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, deklaroi se nuk kishte asnjë lloj besimi që mazhoranca e sotme të ketë një ndjesi pozitive për ish-të përndjekurit politikë. Kjo, sipas tij, për faktin se kjo mazhorancë, qoftë dhe një moment të vetëm, nuk e ka patur predispozitën për të bërë diçka për këtë shtresë.

    "Pretendohet sikur gjithçka fillohet nga zero. Nga zero është vetëm një moment: Është mungesa e vullnetit politik të mazhorancës së majtë, kështu që nga kjo pikëpamje unë them që çështje themelore e grupeve parlamentare të opozitës është rivendosja korrekte e procedurës parlamentare", deklaroi Topi. Kreu i parlamentarëve demokratë insistoi në kërkesën që të vazhdojë procedura në seancën plenare të nisur të enjten e kaluar, ndërkohë që u bëri thirrje deputetëve socialistë të votojnë si të duan, pro ose kundër.

    "Kur të futemi në procedurë, ju votoni si të doni, kundër ose pro. Ne urojmë që të bashkoheni me ne të paktën në këtë rast, për të dhënë një votë pro për ata që nuk e rikuperojnë dot me financa atë që iu ka ndodhur". Nënkryetari i PD-së argumentoi se problemi i kompensimit financiar të ish-të burgosurve e të persekutuarve politikë është kthyer në një lejtmotiv në sens demagogjik nga mazhoranca, ndërkohë që po trajtohet me realizëm nga përfaqësues të opozitës.

    "Ne nuk kemi rrugë tjetër përveçse të insistojmë që projektligji t'i nënshtrohet procedurës së rregullt në seancë plenare. Për aq kohë sa ishim në pushtet, kemi bërë maksimumin brenda financave që ka patur shteti shqiptar, sot jemi në një stad tjetër. Ju kemi thënë, nëse nuk ka financa për t'u financuar brenda një periudhe të shkurtër, të paktën jepni skemën financiare, gjë që s'ka ndodhur", deklaroi Topi.


    Veprim spekullativ i kryeparlamentarit Pëllumbi


    Kreu i parlamentarëve demokratë reagoi me tone kritike ndaj indiferencës me të cilën po i përcjell këto zhvillime kryeparlamentari socialist Pëllumbi. Nisur nga fakti se ai ka qenë në krye të një delegacioni parlamentar në Meksikë, Topi tha që minimalisht, pas asaj që ka ndodhur, kryetari i Kuvendit duhet të bënte një konsultë përpara mbledhjes së Byrosë Parlamentare me të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare. Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së theksoi se, "nga ana e kryeparlamentarit Pëllumbi po veprohet në dy plane: ose ka marrë një informacion të hollësishëm dhe ia do pozicioni politik që të mos mbajë pozicionin korrekt sipas rregullores, ose e dyta, ka preferuar të futet në mbledhjen e Byrosë Parlamentare pa informacionin e duhur".

    Në këtë kontekst, Topi denoncoi sërish dje qëndrimin antiligjor që mbajti nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Makbule Çeço, gjatë seancës të së enjtes të kaluar. "Neni 44 i rregullores, të cilin ajo asnjëherë nuk e citoi dhe nuk iu referua, flet në mënyrë tepër të qartë se për shqyrtimin dhe miratimin e propozimeve të mundshme për ndryshime në kalendar, të paraqitura nga Këshilli i Ministrave ose nga një grup prej 5 deputetësh, votohet në seancë plenare pasi dëgjohet një folës pro dhe një kundër jo më tepër se 5 minuta (ky është momenti më i rëndësishëm) dhe vendimi merret me shumicën absolute të votave, çka do të thotë 70 + 1 votë, ndërkohë që votimi u konsiderua i rregullt me 52 vota pro", tha Topi. Sipas tij, në këtë rast kemi të bëjmë me një shkelje skandaloze, që nuk ka nevojë të debatohet apo t'i bëhen komente politike.

    Në këto kushte, nënkryetari i PD-së theksoi se për mazhorancën ka dy alternativa: Ose shprehje e qartë në mënyrë publike e mungesës së vullnetit politik të mazhorancës, ose e dyta, të akuzojë drejtpërdrejtë kryeministrin e saj, ekzekutivin, që për 27 muaj nuk ka qenë në gjendje të bëjë faturën financiare.

    Përsa i përket konsulencës së Komisionit të Venecias, Topi tha se kryetari i Kuvendit asnjëherë nuk ka informuar nëse drejtoria juridike pranë Kuvendit ka proçeduar në këtë problem dhe në momentin që ka proçeduar, ai t'i drejtohej për konsulencë një organizmi tjetër.




    ----------

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ndal’ dorën xhelat !

    trepca.net

    --------


    Shkruan Edison YPI
    -------


    Koment

    Ndal’ dorën xhelat !




    --------------------------------------------------------------------------------

    1 maj 2004 / TN

    Edison YPI

    Mos e përgjak të burgosurin politik xhelat! Ndale dorën! Cili je ti që guxon të përgjakësh të përgjakurin, të përvuajturin, të sëmurin, të moshuarin, të dhembshurin, të butin, të urtin, të mençurin, trimin, heroin, atë që vetëm t’i falesh e ta nderosh meriton. Janë nderuar e nderohen e nuk harrohen kurrë individë sakrifikues në të gjithë botën edhe kur nuk i përkasin të njëjtit komb. Hajde në vete shqiptar që po gjakos shqiptarin. Çfarë po kërkon sot i shumëvuajturi pa shtëpi, pa katandi, pa të ardhme, dergjur në burgje dhe internime gjithë jetën?...

    ...Na u habitke ti hajdut, politikan a deputet që s’lë qindarkë të bjerë në tokë pa e vjedhur, po t’u dukërka e tepërt, e pahijshme, se i burgosuri po kërkoka minimumin e minimumit; paratë e gjakut të tij dhe të varrit a varreve të të afërmëve të tij! Cilët shqiptarë refuzojnë sot të sakrifikojnë për martirët e diktaturës? Shumë pak. Ata që brohorisnin nëpër manifestime, ata që flisnin pa pushim nëpër mbledhje kolektivi me entuziazëm të pafre për diktatorin dhe partinë?! Ishin shumë, por është e vështirë të besohet që pas gjithë këtyre viteve të mos e kenë kuptuar që e kanë pasur gabim. Po ata që spiunonin shokun, sepse dëgjonte fshehtas muzikë të huaj?! Edhe këta, e pamundur të mos e kenë marrë vesh sa e rrezikshme ishte ajo muzikë. E fshatari vigjilent i fshatit kufitar?! Me ç’i kanë parë sytë e dëgjuar veshët, gjithato vite, vështirë të mos jetë bërë pak i mëshirshëm, edhe pse ende ka plot halle.

    Po shkrimtari a poeti vigjilent që zbuloi “gabime ideore” në vargjet a prozën e kolegut dhe e denoncoi?! Jo, nuk ka shqiptarë kaq të poshtër, “nuk ka shtazë, sado të egër, të mos jetë pak e mëshirshme”, ka thënë Shekspiri. Miku që e morën zvarrë të dëshmonte për mikun, i cili e kishte bërë baltë duke shfryrë gjithandej nga padurimi?! Kurrë, ai veçse zemërthyer është. Zbuluesi i “grupit armiqësor”?

    Zor të besohet, “zbuluesit” e atëhershëm të “armiqve” sot janë bërë zbulues të mëdhenj të parasë. Kacidhet që kërkojnë viktimat e tyre, para milionave që zbulojnë për ditë, hiçgjë u duken. Hordhia e shpifësve të pafytyrë të së djathtës, turli komunistësh me prejardhje të errët, të cilët vite të tëra derdhën tonelata bojë për të hedhur baltë pikërisht mbi ata, me votën e të cilëve erdhën në pushtet, dhe sot janë atje ku janë?! U pa, e kuptuan që ishte kot dhe bosh ajo punë e ndyrë. E pamundur të mos kenë zënë mend! Ata të cilëve fytyrat e përvuajtura të ish të burgosurve të sotëm nuk ua mbushin mëndjen, u duken kot, dhe sidomos pak?! Së pari, çfarë prisnin të shihnin këta mendjeshkurtër; tridhjetëvjeçarë me kostum e kravatë, flokët nakatosur me xhelatinë?!

    Zor të mos kenë as këta aq mend e aq imagjinatë sa të mos kuptojnë se ata janë vetëm maja e rastësishme e ajsbergut të mijëra të tjerëve nën të. Jo vetëm ata, por shqiptarët në përgjithësi ashtu janë; “Porsi prushi i zjarrit, nënë gji’ mbuluar”. Të rinjtë e sotëm?! Kurrë! Disa prej tyre, të lebetitur nga ç’po dëgjojnë të ketë ndodhur në atë kohë të mynxyrshme, i kam dëgjuar me veshët e mi të thonë se do të jepnin tri vite nga jeta e tyre për të jetuar një ditë sureale të atëhershme.

    Për të mos e zgjatur, sepse lista e të fajshmve të djeshëm që heshtin si mumje sot, dhe e të pafajshmve në hall, mbetur si peshku në zall, është e pafundme, del vetvetiu pyetja: cilët e kundërshtojnë, cilëve u prishet rehati sot për çka kërkojnë ata që shkrinë rinitë e tyre, jetët e tyre, në vëndin me diktaturën më të pashpirt, më të egër, më të fëlliqur të planetit? Aspak e vështirë për t’u ditur! Një grusht politikanësh gjysmë injorantë gjysmë burokratë që po na rrinë ende mbi krye, mbeturina të një zgjidhjeje apo zgjedhjeje të keqe fillestare që kompromentoi jo thjesht dhe vetëm çështjen e të burgosurve të diktaturës gjakatare, por krejt postdiktaturën, krejt postkomunizmin. Kaq. Të tjerat janë llafe.

    Këta burokratë shpirtthatë tani po na thonë se çështja qenka proceduriale, dhe fatura e madhe. Jo shpirtkatranër jo, çështjen doni ju ta bëni të tillë, ajo nuk është absolutisht proceduriale, por vetëm e vetëm morale. Dhe, dihet, fatura, sado e madhe, kurrën e kurrës nuk mund të përcaktohet “e madhe” për një çështje morale. Ja pra dallimi i madh e i dhimbshëm; ata, viktimat tuaja, me të cilët ju po talleni sot, pikërisht për një çështje morale, nuk pyetën për procedura, as të thjeshta as të ndërlikuara.

    Nuk pyetën as për fatura, as të vogla e as të mëdha, as mendja s’u vajti. Ata, veç vuajtjeve të pafundme, nuk morën kurgjë. Jeni ju dhe vetëm ju që merrnit dhe merrni. Ata vetëm dhanë, dhanë ato çka nuk i mban dot asnjë faturë - Jetët. Zor se burokratët e sotëm ta kenë harruar dashurinë e tyre të parë; Karl Marksin. Le t’ua ilustrojmë përmes tij të tyrin krim zotërinjve të sotëm, shokëve të vjetër.

    Teoria e Marksit ishte argumentim, shpjegim, parashtrim, procedurë e përsosur. Po, po, e përsosur, si duheshin ndrequr një nga një të gjitha punët e njerëzisë. Veçse krejt e pavlefëshme. Pse nuk funksionoi, pse u shemb si prej kartoni, pse dështoi me turp, pasi varrosi miliona viktima katedralja madhështore, e bërë me punë titanike dhjetravjeçare ?! Sepse i mungonte ajo diçkaja e vockël, ajo flakëza që nuk fiket kurrë, ajo çka u mungon të sprasmëve kriptomarksistë, burokratëve tanë, “ay që djeg në kraharuar, pa njojtur të shuar” - Shpirti.

    Nuk procedurohet Shpirti o të mjerë, nuk racionalizohet vuajtja, nuk shpërblehet dhimbja, nuk kthehet koha, nuk kthehet rinia, nuk ngjallet vdekja! Mos u lodhni dhe mos u vononi kot! Vërtitini kartrat nga t’ju dojë qefi, dërgojini në Venecian e gondolave, në Romën e Koloseumit, në Londrën e mjegullës, në New-Yorkun e grataçielave, në Tokion e hieroglifeve dhe tërmeteve, në Vatikanin e lutjeve po deshët.

    Edhe sikur t’u thonë të mos u jepni hiçgjë ish të burgosurve në hall, edhe sikur t’u thonë t’ua falni tërë Shqipërinë, çfarëdo përgjigje që do japin, nëse do japin, gabim do ta kenë. Nuk ka zyrë në botë, as departament, as institut, as qeveri, as ministri, askurgjë, sado të ditur, të thellë, seriozë, të sofistikuar qofshin, ta dijë ç’është bërë këtu e të japë këshilla për më tej.

    Mos shko larg, por shih sot të dërguarit e tyre këtu! Tiranë - Restorantet e Golemit - Kalaja e Krujës. Ndonjë i rrallë deri në Shkodër. Ndonjë edhe më i rrallë deri në Pogradec për të soditur liqenin dhe për të ngrënë ndonjë drekë me koran. Pas tyre vuuuu OJQ-irsat ****ëlëpirësat. Se edhe ne pak zagarë harrimtarë trutharë që as mëndja u vete për të përndjekur jet’shkatërruar, nuk kemi pak jo. Diçka veçanërisht dhe jashtëzakonisht e dhimbshme, e turpshme, kriminale, që mendja nuk e rrok, fjala nuk e thotë, dheu nuk e mban, është, le ta themi se s’bëhet kiameti, heshtja e komuniteteve fetare. Ndoshta nuk e kanë gabim ata që thonë se edhe ato na i ka gllabëruar politika. Turp!

    Disa nuk e dinë, disa nuk e kuptojnë, disa bëjnë sikur nuk e dinë, disa bëjnë sikur nuk e kuptojnë, por le ta dinë mirë të gjithë këtu dhe krejt bota: shqiptarët dhe Shqipëria nuk do të gjejnë kurrë qetësi pa konsideruar seriozisht, pa u sjellë njerëzisht, dhe pa kthyer deri në qindarkën e fundit faturën e atyre që vuajtën vetë për të mos e lënë të vdesë Lirinë e të tjerëve; të burgosurit e ndërgjegjes. Ky është Pengu i Madh, sfida e madhe që ka përpara shqiptaria!

    Prandaj, hajde në vete xhelat, mos e gjakos të burgosurin e burgut të cilin, gjithsesi, edhe ti vetë e vuajte. Po të duket se nuk po zbaton ligjin, a nuk po i bindesh urdhrit, ul kokën shih dorën si po të mpihet, po të ngrin. Dhe ti burokrat, merre dy minuta kokën mes grushtave. Problemi është shqiptar! Lëri marifetet, dënglat, komisionet, gondolat, mjegullat, grataçielat. Përndryshe, hiç mos u çudit, Ferri të pret!



    --------------------------------------------------------------------------------

  15. #15
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Historia personale e Ylli Kontit, ish-i burgosur politik në burgjet komuniste

    - 24 tonë mineral në ditë, për një pjatë supë -

    Xhaxhai i tij, Esat Konti, i vuri flakën vetes tek ish-pastiçeri "Flora", në shenjë refuzimi për dëshminë që i kërkonin të bënte kundër nipit të tij...

    Në ditët e para të majit të vitit 1979, një ngjarje e rëndë e ndodhur në mes të Tiranës, do të kujtohej deri vonë nga ata që kanë qenë dëshmitarë në atë kohë. Një njeri dogji veten pranë ish pastiçeri "Flora",dhe ngjarja në atë kohë u mbajt mend për një kohë të gjatë. Esat Konti dogji veten në mënyrë demonstrative, sepse nuk pranoi presionet e "Sigurimit" të shtetit për dëshminë që duhej të jepte ky i fundit, kundër të nipit, Ylli Konti, që akuzohej për agjitacion e propagandë, në gjyqin që do të zhvillohej më 5 maj 1979. Sot, pas 25 vjetësh, nipi i tij Ylli Konti, tregon për gazetën "55", kalvarin e vuajtjeve të tij në burgun e Spaçit, si dhe të familjes së tij, e cila u internua në fshatin Akërn të Vlorës, për vite me radhë.


    - Arrestimi -

    Ylli Konti, në atë kohë 34 vjeç, veç punës së tij në Ndërmarrjen e Ushqimit Social, i pëlqente të merrej edhe me pikturë. "Ishte fillim i janarit 1979, kur drejtori më thërret në zyrë dhe më thotë të nisesha me shërbim në Korçë. Pas mbërritjes në Elbasan, makina e punës më zbret dhe më thotë të vazhdoj deri në Korçë, me një makinë të rastit. E lashë shoferin të vazhdonte rrugën për në Tiranë, dhe vetë dola në rrugën nacionale, të hipja në ndonjë makinë të rastit. Aty m'u afrua një "Gaz" i "Sigurimit" të shtetit, i cili më ofroi të udhëtoja me ta deri në Korçë. Sapo hyra në makinë, më hodhën një batanije në kokë dhe më dërguan në hetuesinë e Tiranës". Për rreth 6 muaj në hetuesi, dy hetuesit Fatmir Tatalia dhe Fatos Trebeshina, e mbajtën nën tortura Ylli Kontin, me qëllim që të tregonte bashkëpunëtorët. "Unë nuk kisha bashkëpunëtorë. Ne ishim thjesht disa të rinj, të cilët nuk e donim sistemin e atëhershëm. Ishim një grup shokësh që shfrynim mllefin në bisedat tona kundër sistemit, dhe vetëm kaq. Unë nuk kisha se ç'bashkëpunëtorë të nxirrja", tregon Ylli.
    Por, në ditën e gjyqit më datë 5 maj, të gjithë shokët e atëhershëm do të ishin në bankën e dëshmitarëve, duke dëshmuar kundër tij. "Sot, ata janë figura të njohura në publik, - thotë Ylli,- por nuk mund t'u vë faj. I kishin detyruar të dëshmonin kundër meje". Por "Sigurimi" i shtetit nuk mundi të bënte të dëshmonte në gjyq xhaxhain e Yllit, Esat Kontin. Pas shumë presioneve për të dëshmuar në gjyq kundër të nipit, Esati, në mënyrë demonstrative i vuri flakën vetes, pasi u lye me benzinë përpara pastiçeri "Florës".


    - "Në emër të popullit!" -

    Gjyqtari Bashkim Xholi, i cili kishte njohje me Yllin, pak përpara fillimit të seancës do të gjente rastin dhe do t'i thoshte "Nuk kam ç'të të bëj, më kanë urdhëruar të të dënoj". "Në emër të popullit", u dënua me 8 vjet heqje lirie në burgun e Spaçit, ndërsa familja e tij, vëllezër, xhaxhallarë, një numër prej 28 personash, u internuan në fshatin Akërn të Vlorës. "Më burgosën në Spaç, ndërsa familja ime u internua në fshatin Akërn të Vlorës. Menjëherë pas kësaj, në shtëpinë time, që e kam pasur mbrapa hotel "Arbërisë" tek "Rruga Fortuzi", ma shembën, për të ndërtuar aty dy pallate. Edhe sot e kësaj dite jam pa shtëpi," thotë Ylli.


    - Në burgun e Spaçit -

    Vuajtjet në burgun e Spaçit kanë lënë tek ai një shije të hidhur. Janë kujtime, të cilat duket sikur këta njerëz nuk duan më t'i sjellin ndërmend. "Në sektorin numër dy të galerive të Spaçit, ku nxirrej pirit, një mineral jashtëzakonisht helmues, temperatura në galeri nuk zbriste poshtë 45 gradëve Celcius. Acidi që rridhte nga muret e galerisë, kur të binte mbi rroba, t'i digjte dhe ne që punonim në nxjerrjen e piritit, që eksportohej në Turqi dhe Austri, asaj kohe dalloheshim kollaj nga rrobat tona tërë vrima. Na duhej të realizonim normën në masën 125%, e barabartë me 24 tonë pirit në ditë. Përndryshe, nuk të linin të dilje nga galeria, dhe e gjithë kjo punë, vetëm për një pjatë supë. Më e tmerrshmja ishte, se, pasi të kishe hequr këtë tmerr, të uleshe dhe të dëgjoje pjesë nga librat e Enver Hoxhës", thotë Ylli. Sipas tij, shumë prej atyre që nuk duronin dot vuajtjet, hidheshin në telat e rrethimit të burgut, ndërsa sa e sa të tjerë i zinte poshtë shembja e galerisë. Ata, ose varroseshin brenda në galeri, ose në ndonjë cep jashtë burgut.


    - Pa pension dhe pa të ardhura -

    Sot Ylli,së bashku me të tjerët, ka dalë në kërkim të shpërblimit për ish-ë përndjekurit politikë. Janë 8 vjet punë në minierë, 8 vjet internim për familjen e tij, dhe një fis i tërë i shkatërruar. Eshtë pa pension, nuk ka shtëpi dhe rron tek shtëpia e vjehrrës së tij. Tregon se disa herë i ka takuar edhe ata që dolën dëshmitarë në gjyq, por nuk duket se i mban mëri. Në përgjithësi, kjo klasë, asnjëherë nuk ka qenë hakmarrëse, ata kërkojnë vetëm atë çka u takon. Vitet e punës së tyre në miniera, tharje kënetash, me qëllimin, ashtu siç thotë dhe Ylli, "që mos u bëhemi barrë fëmijëve, ata s'na kanë ndonjë taksirat! Mjaft vuajtën në internim, pas burgosjes tonë!". Dhe ata që mendojnë si Ylli Konti, janë shumë.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Përfaqësuesit e të përndjekurve thanë se greva do të vazhdojë deri në rrëzimin e Nanos

    Të përndjekurit: Gati emrat për grevën e urisë

    Pas paralajmërimit për t'u futur në grevë urie, shoqatat e ish të përndjekurve politikë kanë filluar të mbledhin emrat e personave që do të mbështesin grevën, e cila do të organizohet nga tre shoqatat e ish të përndjekurve politikë. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar dje drejtuesit e tre shoqatave të ish të përndjekurve politikë. Sipas tyre duke parë heshtjen që vjen nga ana e mazhorancës dhe e qeverisë, e vetmja zgjidhje për të kërkuar aprovimin e ligjit që do t'i dëmshpërblente për vitet e vuajtjes në burgjet e komunizmit, është greva e urisë. Ndërkohë që të përndjekurit kanë protestuar sërish dje para selisë së parlamentit ku u kanë kërkuar deputetëve të mazhorancës që të marrin në shqyrtim ligjin për dëmshpërblimin e tyre. Kjo është dita e katërt që të përndjekurit protestojë para selisë së parlamentit në kërkim të kalimit në parlament të ligjit për dëmshpërblimin e tyre. Ndërkohë që në kërkesën e tyre ish të përndjekurit janë mbështetur dhe nga opozita, e cila insiston se projektligji për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë duhet të kalojë për shqyrtim në seancë. Shtyrja e këtij ligji sipas përfaqësuesve të opozitës shihet dhe si shkelje e rregullores së parlamentit nga ana e kryetarit të Kuvendit, Sërvet Pëllumbi. Shtyrja e ligjit nga ana e mazhorancës socialiste është argumentuar me faktin se është e nevojshme marrja e mendimit nga Komisionit të Venecias për përputhshmërinë e këtij ligji me kushtetutën. Nga ana tjetër përfaqësuesit e ish të përndjekurve e kanë quajtur një gjë të tillë thjesht si një argument për të mos miratuar ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Ish të përndjekurit ndërkohë kanë gati një muaj që protestojë para parlamentit dhe për shkak të protestave të tyre deputetët kanë qenë të detyruar t'i zhvillojnë punimet në një shtetrrethim të vërtetë nga prania e një numri të madh të forcave në ambientet e Parlamentit. Një gjë e tillë është kundërshtuar ashpër nga drejtuesit e opozitës, të cilët janë shprehur se nuk është normale që një parlament të zhvillojë punimet në masa sigurie kur nuk është nevoja. Ndërkohë deputetët e opozitës kërkuan gjatë seancës së djeshme parlamentare që të mos kalojë asnjë ligj tjetër përveç atij të të përndjekurve politikë. Debatet e ashpra kanë bërë që seanca të ndërpritet dhe të fillojë sërish. Edhe pas rifillimit të saj, deputetët e opozitës këmbëngulën se nuk do të lejojnë që të kalojë asnjë ligj tjetër. Gjatë fjalës së tij, kryetari demokrat theksoi se në parlament ka kamikazë. "Këtu në sallën e parlamentit është një kamikaz që quhet Kastriot Islami. Ti Ermelinda mos fol se edhe ti do bëhesh kamikaze," tha Berisha. Ministrja e Integrimit, në përgjigje tha se kjo nuk e sugjestiononte aspak atë. "Berisha duke më përmendur emrin nuk më sugjestionon aspak. Ju po na e pengoni rrugën z.Berisha. Kamikazët i gjeni te njerëzit që u mungon kultura" tha Meksi. Përgjatë gjithë seancës deputetët e opozitës shkëmbyen akuza me përfaqësuesit e mazhorancës. Fatmir Mediu e shpjegoi konfliktin e opozitës dhe mazhorancës si pasojë e mosrespektimit të rregullores nga ana e PS. "Juve i shkoni pas avazit një njeriu të vetëm që drejton partinë tuaj. Është turp për ju si mazhorancë jo për ne që jemi minorancë," tha ai. Edhe Edi Paloka ishte i të njëjtit mendim me Mediun kur tha se socialistët i zbatojnë porositë e kryetarit të tyre. "Është ai kryetar që vazhdon ta quajë opozitën terroriste. Toleranca zero thotë kryetari juaj. Nuk ju lejojmë më të na quani si të pavlerë," tha Paloka.

    Zëvendëskryeministri Dokle duke marrë parasysh kërkesën e Arbnorit për përmirësim të kushteve të burgut tha se ky problem duhet shqyrtuar. "Ka bërë mirë Arbnori që ka vizituar burgjet që strukturat shtetërore të merren më mirë me këtë punë. Mund të kemi një procedurë më të përshpejtuar siç është interpelanca" tha ai.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  2. Kërkohet xhihad në rrugët e Shkupit dhe Tetovës
    Nga Shkupi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 18:05
  3. Lesi: Berisha te mbledhi te djathten
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 06:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •