Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 91

Tema: Kadri Hazbiu

  1. #41
    Kadri Hazbiu...., figure legjendare...., jo more, na e bete si Skenderbeun...!
    U lind, u rrit, u plak dhe u ekzekutua aty ku ndajne paret hujdutrit...
    Keshtu qe eshte as me pak dhe as me shume, se sa nje tjeter faqe e erret e se kaluares tone te hidhur...............!
    Sot dalin dokumente, sot mbahet parasysh fakti qe u eliminua, por qe ai fund ishte perfundimi llogjik qe priste per kedo qe mund ti dilte "komandantit" ne kompeticjon...
    Kete fund paten shume e shume te tjere!
    Po keshtu perfunduan edhe ne vendet e tjera socjasliste, te gjithe ata qe rrezikoheshin te benin superkarriere, pra kandidate te mundeshem te timonit te anijes qe kish humbur drejtimin dhe varavitej ne pejsazhet danteske...
    Fundi tragjik i nje bashkrimineli, nuk e ben kete te fundit aspak me te mire se vete dora vrasese dhe kush e drejtoje ate...!!!
    Fantazmat here pas here shfaqen, por qe pasi i shkulet zemra edhe vampiri behet pleh si ēdo krijese tjeter e vdekeshme...
    Ata kujtonin se do te rronin gjithmone. - Hecnin me moton; "Do behet si themi ne, ne qiell, mbi dhe edhe nen dhe"!..., por e kishin nga arroganca qe mbeshtjell ate qe syte i jane veshur nga gjaku i mpiksur..., nje nga keta "legjendare" si kuēedrat, ishte i nemuri Kadri Hazbiu si gjithe bashkepuntoret e tjere qe u bene therror per kauzen o qe defteri nuk i perfshiu per aresye mungese kohe.......
    Pershendetje,
    Niko.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 22-07-2011 mė 00:14
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdojm

    .

    Teme Sejko vdiq nga torturat, e mbytėn me litar nė qafė
    Argument, Speciale e Premte, Korrik 22nd, 2011

    Trupi gjykues i Teme Sejkos
    “Para se tė ekzekutohej sipas vendimit tė gjyqit, Teme Sejko ėshtė marrė dhe ėshtė ēuar pėr t’u pyetur jashtė burgut. Aty ėshtė torturuar pėr t’i marrė rezervat qė fshihte. Nė dhunė e sipėr ka ndėrruar jetė. Rexhep Kolli e Nevzat Hazdenari mė raportuan se Temja kishte vdekur nga shtrėngimi me litar nė grykė”.

    Nė fakt, pohimet rrė-qethėse tė Kadri Hazbiut para hestuesve nė janarin e vitit 1983, ish kreu i Policisė Sekrete mė herėt i ka bėrė para Enver Hoxhės nė mbledhjen e Byrosė Politike. I thirrur nė raport nga shefi i tij, Hazbiu ėshtė befasuar me mėnyrėn me tė cilėn Hoxha i kėrkonte tė dhėna pėr njė histori tė hershme. Fillimisht, njeriu qė kishte ndjekur nga afėr hetimet dhe dėnimin e ish-kreut tė Flotės Luftarake nė vitet ’60, ėshtė munduar tė shtejllojė rrethanat qė i kujtoheshin aty pėr aty nga ai proces. Mirpo kreu i regjimit nuk ia ka vėnė veshin dhe ka dalė menjėherė tek informatat e fundit tė siguruara nė rrugė agjenturore, duke i kėrkuar llogari pse e kishte mbytur Teme Sejkon dhe nuk e kishte pushkatuar sipas vendimit tė gjykatės. Pjesa qė shpjegon Hazbiu nė hetuesi, nė vija tė pėrgjithshme, ėshtė njė mbivendosje e pėrgjigjeve tė tij para Enver Hoxhės, me tė vetmin ndryshim saktėsimin e vendit tė krimit dhe mjeteve me tė cilat i morėn jetėn barbarisht ish-komandantit tė Flotės Luftarake nė majin e vitit ’61. Veē kėtij episodi dramatik, marrė nga libri i Kastriot Dervishit “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, gazeta “Panorama” boton sot dėshmi tė tjera tė ish-shefit tė Shėrbimit tė Fshehtė pėrballė akuazve tė Mihallaq Ziēishtit, ish-numrit dy tė Policisė Sekrete pėr shumė dekada, Llambi Peēinit, tė besuarit tė Mehemt Shehut nė Sigurimin e udhėheqjes, Fiqrete Shehut, tė vesė sė kryeministrit tė vetvrarė etj.

    11.1.1983
    Pyetje: Ē’keni pėr tė thėnė rreth atribuimeve qė dėgjuat nga armiku Mihallaq Ziēishti se ju e keni vėnė nė dijeni qė mbanit lidhje agjenturore me kėshilltarėt ushtarakė jugosllavė, tė cilėt i informonit pėr ēdo gjė dhe se ishit vėnė prej kohėsh nė shėrbim tė agjenturės jugosllave?
    Pėrgjigje: Pėr sa i pėrket ēėshtjes sė marrėdhėnieve me kėshilltarėt jugosllavė, i kam thėnė vetėm nė drejtim tė


    Teme Sejko nė gjyq
    marrėdhėnieve tė mira, normale me ta dhe jo agjenturore, pikėrisht pėr ato marrėdhėnie qė kanė karakterizuar bashkėpunimin me ta, pėr atė kohė qė ata kanė qenė pranė Sigurimit tė Ushtrisė. Pėr sa i pėrket problemit tė vėnies nė shėrbim prej kohėsh nė favor tė jugosllavėve, siē thotė Mihallaq Ziēishti, kjo ėshtė njė shpifje prej spiuni tė regjur.
    Pyetje: Si e shpjegoni faktin qė pėr kėtė problem, edhe armiku tjetėr Llambi Peēini ėshtė shprehur, siē e dėgjuat, se: “Kėshilltarėt jugosllavė merrnin ēdo gjė qė kishte Sigurimi i Ushtrisė dhe se ju kishit porositur qė t’u jepej gjithēka qė kėrkonin ata?”
    Pėrgjigje: Llambi Peēini jep deponimin e tij, pėr tė cilin mban vetė ai pėrgjegjėsi; kėshilltarėt jugosllavė na kanė dhėnė materiale vetėm tė karakterit teorik, qė nuk u pranuan nga ana jonė. Lidhur me ndėrtimin e punės sė Sigurimit, normat e marrėdhėnieve me Drejtorinė Politike e Shtatmadhorinė, rregullat administrative tė marrjes sė kontingjentit, pėrpunimit, regjistrimit, evidencės operative, por jo tė dhėna konkrete pėr probleme tė agjenturės e pėrpunimit. Mundet qė nė mungesėn time, pa ardhur unė nga Bashkimi Sovjetik, i pandehuri Nesti Kerenxhi mund t’ia ketė dhėnė njė porosi tė tillė Llambi Peēinit si zėvendėsi im, pėr t’u dhėnė jugosllavėve gjithēka qė kėrkonin ata. Unė vetė nuk kam dhėnė njė porosi tė tillė, pėr arsye tė kohės se kur erdha unė, ishin shtruar problemet e mėsipėrme tė bazės teorike. Nuk pėrjashtohet qė vetė jugosllavėt tė kenė marrė tė dhėna, porse rast tė evidentuar unė nuk kam.
    Pyetje: I dėgjuat, i pandehur, thėniet e armikes Fiqrete Shehu, se jeni vėnė nė shėrbim tė jugosllavėve nėpėrmjet Dushan Mugoshės qysh gjatė Luftės Nacionalēlirimtare dhe se keni bėrė pjesė nė grupin armiqėsor tė kryesuar nga tradhtari Mehmet Shehu. Ē’keni pėr tė thėnė?
    Pėrgjigje: Kėto nuk janė gjė tjetėr, veēse shpifje monstruoze pėr tė dyja problemet.
    Pyetje: Dėgjuat edhe atė pjesė tė deponimeve tė tradhtarit Feēor Shehu, se veē lidhjeve shoqėrore e miqėsore me tradhtarin Mehmet Shehu, ju ka bashkuar edhe veprimtaria e pėrbashkėt armiqėsore qė keni kryer kundėr Partisė sė Punės tė Shqipėrisė dhe vendit tonė. Ē’keni pėr tė thėnė lidhur me kėtė deponim?
    Pėrgjigje: Edhe ky deponim i Feēor Shehut qė unė dėgjova, ėshtė njė shpifje dhe provokacion prej agjenti; unė s’kam pasur asnjė lidhje me Mehmet Shehun, veē lidhjeve tė punės, zyrtare e partie, si dhe lidhje shoqėrore normale.
    14.1.1983
    Pyetje: I pandehur Kadri Hazbiu, dėgjuat pjesė nga deponimi i Nesti Kerenxhit se Koēi Xoxe ju zgjodhi pėr nė aparatin e Sigurimit si njeri qė do tė mbanit njė qėndrim projugosllav. Na thoni cili ka qenė qėndrimi juaj lidhur me bashkėpunimin me jugosllavėt nė atė kohė?
    Pėrgjigje: Refuzoj tė pėrgjigjem.
    Pyetje: Dėgjuat pėr tė njėjtin problem thėniet e tė pandehurit Mihallaq Ziēishti, se armiku Koēi Xoxe kishte simpati tė madhe dhe ju mbante afėr, se kishit shoqėri tė ngushtė me armiqtė Nesti Kerenxhi, Mehmet Shehu etj. dhe se flisnit me admirim pėr Titon e Jugosllavinė, siē ka ndodhur nė rastin e piknikut tė Ibės, me kėshilltarėt jugosllavė e nė raste tė tjera. Ē’keni pėr tė thėnė sa mė sipėr?
    Pėrgjigje: Refuzoj tė pėrgjigjem. Kėto janė shpifje fund e krye. Ky ėshtė proces i montuar dhe i sajuar.

    14.1.1982
    Pyetje: Dėgjuat pjesė nga deponimet e tė pandehurės Fiqret Shehu pėr bisedėn e zhvilluar me tė nga Nako Spiru, se tradhtari Koēi Xoxe kishte mbledhur mjaft kuadro tė aftė pėr qėllimet e tij nė favor tė jugosllavėve si nė KQ tė Partisė, sektorin e tij edhe nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe se njė kuadėr i tillė ishte Kadri Hazbiu. Ē’keni pėr tė thėnė?
    Pėrgjigje: Refuzoj tė pėrgjigjem. Procesi ėshtė i montuar. Kėto janė deponime spiunėsh dhe provokatorėsh tė kurdisur.
    Pyetje: Siē del nga deponimet e tė pandehurės Fiqret Shehu qė i dėgjuat, Liri Gega ka qenė nė dijeni tė marrėdhėnieve tuaja tė afėrta me Dushan Mugoshėn e detyrat qė ju ka ngarkuar ai gjatė Luftės e pas Luftės Nacionalēlirimtare. Na jepni shpjegime pėr marrėdhėniet tuaja me Dushan Mugoshėn e Liri Gegėn.
    Pėrgjigje: Njohja dhe marrėdhėniet qė kam pasur me Dushan Mugoshėn dhe Liri Gegėn janė ato qė kam shpjeguar nė proceset e mėparshme. Deponimet e saj janė provokacion dhe shpifje e sajuar. Refuzoj tė pėrgjigjem mė tutje.

    12.3.1983
    Pyetje: Na shpjegoni, i pandehur, si ėshtė zhvilluar procesi penal nė ngarkim tė armikut Teme Sejko etj. A keni marrė pjesė direkt nė hetimin e kėsaj ēėshtjeje?
    Pėrgjigje: Me sa kujtoj unė, kam marrė pjesė nė hetimin e ēėshtjes sė Teme Sejkos qė nė fillim, sepse pas arrestimit ai nuk i bindej hetuesit. Pėr kėtė arsye, kam shkuar e i kam folur unė e, pas kėsaj hetimi, ka vazhduar normalisht. Unė kam marrė pjesė disa herė nė hetim, se sa herė nuk mund ta pėrcaktoj, duke qenė i pranishėm edhe hetuesi i ēėshtjes Ferhat Matohiti ose kryetari i degės sė hetuesisė, Nevzat Haznedari. Nuk pėrjashtoj mundėsinė qė tė kem qenė edhe me ndonjė person tjetėr qė merrej me kėtė problem nė rrugė operative, si ish-drejtori i Sigurimit tė Shtetit nė atė kohė, Rexhep Kolli.


    Haxhi Lleshi, duke dekoruar Kadri hazbiun
    Mė kujtohet se nga mesi i procesit, e pasi Teme Sejko nė njė seancė hetimore kur kam qenė i pranishėm edhe unė, ka dhėnė shpjegime pėr veprimtarinė e pėrbashkėt armiqėsore me armikun Panajot Plaku dhe pėr ardhjen e tij ilegalisht nė Shqipėri nė dy raste. Temja shpjegoi se si kishte marrė nė lidhje Panajot Plakun. Mė kujtohet qė nė rastin e parė Panajotin e kishte marrė nė Konispol vetė Temja tė veshur si oficer sovjetik, nga ata qė ishin kėshilltarė nė zbulim dhe e kishte nxjerrė nga Korēa. Temja ka shpjeguar se nė kėtė radhė, Panajoti kishte bėrė njė takim tė fshehtė nė urėn e Rrogozhinės me persona tė panjohur, qė kishin dalė atje me njė makinė tė vogėl. Mė tej, ai nuk dha shpjegime se cilėt ishin ata persona dhe pse i takoi. Ne ngritėm versionin se Panajoti duhet tė ishte takuar me Maqo Ēomon ose Koēo Tashkon, duke u nisur nga marrėdhėniet qė kishin pasur ata mė parė. Herėn e dytė, unė tani nuk e kujtoj se si ka ardhur Panajot Plaku dhe ē’itinerar ka ndjekur. Pėr kėtė duhen parė proceset e asaj kohe, pasi unė nuk e mbaj mend kush e ka thėnė kėtė ēėshtje. Nė kėtė radhė kujtoj qė Panajot Plaku ėshtė ēuar nė Vlorė, nė njė banesė ku jetonte njė kėshilltar sovjetik dhe Arif Hasko, sipas tė pandehurit Nasho Gerxho, Panajot Plaku u la nė kėtė shtėpi dhe ai nuk dinte si ishte larguar qė andej me anėn e sovjetikėve apo me rrugė tė tjera. Ky fakt, qė sovjetikėt plekseshin nė veprimtari tė pėrbashkėt spiunazhi me jugosllavėt, grekėt dhe amerikanėt, duke gjykuar nga rasti i Panajot Plakut qė erdhi nė Shqipėri njė herė nga Greqia dhe herėn tjetėr shkoi nė shtėpinė ku banonte kėshilltari sovjetik, nuk u kthjellua nė hetim, megjithėse bindja ishte se sovjetikėt e kishin marrė dhe e kishin pėrcjellė jashtė shtetit Panajotin. Unė kam bindjen se hetimi i ēėshtjes sė Teme Sejkos nė kėtė pikė dhe pėr probleme tė tjera ėshtė sabotuar nė atė kohė. Nė ē’rrethana ka ndodhur kjo, unė nuk e di. Fillimisht Teme Sejko vetė ka dhėnė shpjegime pėr Panajot Plakun, qė ishte rekrutuar qė nė kohėn e Zogut, kur punonte nė Durrės nė shoqėrinė “Singer”. Temja nuk shpjegoi se si Panajoti kishte rėnė nė dorė tė jugosllavėve dhe pastaj u arratis. Ai tha vetėm se Panajoti kishte studiuar me hollėsi dy pika pėr t’u arratisur nė Qafė-Thanė dhe nė Bllatė. Mė kujtohet se ky shpjegim i Temes konfirmohej edhe nga vetė shėrbimet qė kujtoja unė nė atė kohė tė Panajotit, nė kėto dy zona ku ai kishte shkuar shpesh. Nė sabotimin e hetimit tė kėsaj ēėshtjeje duhet tė kenė luajtur rol armiku Beqir Balluku dhe armiku Mihallaq Ziēishti. I pari ka kėrkuar tė pyesė vetė Teme Sejkon pa praninė e ndonjė personi tjetėr, me pretekstin se do tė interesohej pėr ēėshtjet e zbulimit tė ushtrisė qė Temja si spiun u kishtė dhėnė amerikanėve e grėkėve. Me sa kujtoj unė, Beqiri ka shkuar nė Hetuesi, por si ėshtė zhvilluar takimi i tij me Teme Sejkon duke qenė hetuesi ose kryetari i degės sė hetuesisė apo jo, unė nuk di tė them. Unė vetė nuk kujtoj qė tė kem qenė me Beqir Ballukun nė kėtė takim, po ashtu nuk e kam takuar Temen ndonjėherė vetėm pa hetuesin. Po kėshtu, armiku Mihallaq Ziēishti si ish-zėvendėsministėr qė e kishte nė linjė problemin e komplotit tė Teme Sejkos dhe e njihte me hollėsi procesin, mund dhe duhet tė ketė ndikuar nė sabotimin e kėtij procesi si tradhtar qė ka qenė. Ai duhet tė japė shpjegime pėr kėtė problem. Theksoj se nė atė kohė, siē kam thėnė edhe unė nė proceset e mėparshme, kėshilltarėt sovjetikė interesoheshin pėr tė mėsuar se ē’ka thėnė Teme Sejkua nė Hetuesi, duke e justifikuar kėrkesėn e tyre me faktin qė Temja dinte problemet e bazės sė Vlorės, tė cilat mund t’ua kishte dhėnė amerikanėve ose grekėve, por qė siē kam shpjeguar me lejen time, atyre nuk u ėshtė dhėnė gjė. Mbasi u dėnua Teme Sejko dhe komplotistėt e tjerė, duke pasur parasysh se ai kishte rezerva, ėshtė punuar me tė. Para se tė ekzekutohej ai, ėshtė marrė nga Rexhep Kolli dhe Nevzat Haznedari me sa kujtoj unė dhe ėshtė ēuar pėr t’u pyetur jashtė burgut, duke pėrdorur edhe dhunė fizike pėr tė marrė rezervat qė kishte mbajtur. Mė kujtohet qė unė vetė kam shkuar nė vendin ku po pyetjet Teme Sejko, me sa mbaj mend ka qenė kohė darke dhe Rexhepi e Nevzati mė kanė raportuar se Temja kishte vdekur gjatė ushtrimit tė dhunės dhe se gjė tjetėr nuk kishte thėnė veē atyre qė kishte thėnė nė Hetuesi. Si mė kujtohet, Rexhepi e Nevzati mė thanė se Temja kishte vdekur nga shtrėngimi me litar nė qafė gjatė pyetjes. Unė nuk jam i sigurt nėse e kam parė ose jo tė vdekur Temen, kėtė dhomėn ku thanė se ishte, po kėshtu nuk di se ku u varros ai. Me kėtė problem janė marrė Nevzati, Rexhepi dhe personeli tjetėr. Unė kam shkuar tek vendi ku pyetej Teme Sejko me shpresė se ai mund tė kishte thėnė ndonjė gjė tė re e t’i shtyja afatin e ekzekutimit, por siē thashė, kur shkova, e gjeta tė vdekur.
    Pyetje: E dini ju i pandehur vendin ku ėshtė varrosur Teme Sejko?
    Pėrgjigje: Nuk e di as si vend, as si zonė. Me kėtė janė marrė personat qė pėrmenda mė sipėr.
    Pyetje: Po vendin e varrimit tė komplotistėve, qė u dėnuan nė vitin 1975, e dini ju, i pandehur?
    Pėrgjigje: Atė e di si vend, por jo si pikė ekzakte. Kėtė e di, sepse u interesova qė tė bėhej e pamundur gjetja e kufomave tė tyre sido qė tė ndodhte, sepse kėshtu ishte dhe porosia…

    vijon…

    Tragjedia e admiralit besnik qė u dėnua pėr tradhti


    Teme Sejko
    Me njė fluks dekoratash pėr besnikėri tė lartė ndaj Partisė dhe atdheut, Teme Sejko, ish-komandanti i flotės, u dėnua pėr tradhti ndaj tyre(!). Lajmi tronditės pėr admiralin nga Ēamėria, njeriun qė ishte shquar nė luftimet e Brigadės sė Parė Sulmuese dhe kishte shkėlqyer gjatė studimeve nė akademitė mė prestigjioze tė kohės, bėri bujė tė jashtėzakonshme. Ishte maji i vitit 1961. Teme Sejko sa kishte mbushur dy vjet nė krye tė Flotės Luftarake dhe kishte pėrballuar me dinjitet situatėn konfliktuale midis efektivave shqiptaro-sovjetike nė pragun e divorcit me Traktatin e Varshavės. Pėr suksesin nė sprovėn e pazakontė ishte shpėrblyer me gardėn mė tė lartė nė sistemin e arėms ku shėrbente. E teksa priste tė tjera vlerėsime pėr devocionin ndaj detyrės dhe partisė nė pushtet, u gjend befasisht i kryqėzuar, madje me njė mal akuzash tė padėgjuara kurrė. Nė maratonėn pa fund tė seancave hetimore, i kėrkohej pėr tė shpjeguar lidhjet me agjenturėn greke, jugosllavėve dhe amerikanėve. Pastaj, admirali Sejko, pėr regjimin do shpallej kreu i njė “grupi komplotistėsh qė do pėrmbyste pushtetin popullor me dhunė.” Diktatura nuk e rezervoi fatin e keq vetėm pėr tė, por pėr tėrė rrethin e miqve e tė afėrmve. Familja u pėrfshi nga njė kalvar tragjik i pashembullt. I pari u pushkatua, djali i vogėl, Sokoli me akuzėn se do hidhte nė erė kombinatin e tekstileve tė Beratit. Djali tjetėr u dėnua tetė vjet pėr agjitacion e propagandė. Shpresa Sejko, bashkėshortja, disa orė pas arrestimit tė tij, vrau veten. Nga tėrė familja, jeton vetėm djali i madh, Rajmondi, aktualisht emigrant nė SHBA.

    Survejimi i Mehmet Shehut

    Nė pėrgjgje tė interesimit tė hetuesve pėr porositė e dhėna lidhur me survejimin e Mehmet Shehut nė kohėn kur ishte shkarkuar nga kreu i shtatmadhorisė shqiptare dhe ishte shpallur element i papėrshtatshėm, Hazbiu dėshmon se ka pasur orientim pėr tė parė, ndjekur e dėgjuar komentet dhe parullat nė drejtim tė veprimtarisė sė Mehmet Shehut, por jo survejim dhe ndjekje tė tij.

    Takimet e fshehta tė Panajot Plakut

    Nė rastin e parė, Panajot Plaku u fut nga Greqia dhe shkoi nė Konispol i veshur si oficer sovjetik, shoqėruar nga Teme Sejko. Aty zhvilloi takime e biseda me njerėz tė pakėnqaur qė ndiqen nga Sigurimi i Shtetit. Herėn e dytė, Plaku shkoi ilegalisht nė Vlorė nė banesėn e njė kėshilltari sovjetik. Aty takoi edhe Arif Haskon. Dyshohej, pohon Hazbiu, se kėtė nė kėtė mision tė fshehtė atė e mbėshtesnin agjentėt sovjetikė, qė janė tė lidhur me ata jugosllavė.



    AFRIM IMAJ

    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

    9 Komente per “Teme Sejko vdiq nga torturat, e mbytėn me litar nė qafė”LUAN
    22 Korrik, 2011 - 10:24
    Regjimi gjakatar i HOXHES nuk duhet te permendet me .Dy kusherinj te pare te babait tim , vuajten nga 16 vjet burg gjasme si bashkepunetor te TEME SEJKOS. Te gjithe ata njerez qe i sherbyen atij regjimi me besnikeri dhe qe kane marre ne qafe njerez te ndershem ,sot per fat te keq jane pjese aktive e partive ne shqiperi. Ish prokuroret ,sigurimsat ,gjykatesit e ENVERIT drejtojne sot kete vend . Ish persekutoret flasin per demokraci .Kulmi i hipokrizise .

    Pėrgjigjjuni
    fakiri
    22 Korrik, 2011 - 19:09
    Une per vehte nuk kam qene i persekutuar por habitem me ju qe nuk hakmerreni per te gjitha ato cfare ju kan bere apo mos prisni nga qeveria qe ajo te (hakmerret) .

    Pėrgjigjjuni ola
    22 Korrik, 2011 - 13:36
    Kurajo Luan, fatkeqesisht kjo eshte tragjedia qe po perjeton populli yne. Sa te kemi Salen ne krye nderi dhe imazhi i te persekutuarve, nuk do te vihet ne vend, por vetem do te njolloset dhe shfrytezohet.

    Pėrgjigjjuni Parisi
    22 Korrik, 2011 - 14:10
    keththth !

    Pėrgjigjjuni akim
    22 Korrik, 2011 - 15:50
    nje nga keta eshte dhe Ramiz Alia i cili i di te gjitha keto ka mare pjese ne te gjitha vendimetdhe hetimet dhe sot meret ne intervista dhe i tregon popullit se atehere veproheshe drejt ,ja si jane torturuar dhe vrare njerez qe nuk kane qene agjente ky eshte dhe sistemi me vrases ne europe dhe vazhdojme te mbajme idealet e tyreakoma gjalle,duke mbajtur simbolet si piramida dhe si piramida e dyte qe po behet ne shesh e shume te tjera.

    Pėrgjigjjuni Rs
    22 Korrik, 2011 - 15:52
    Mire ia bene, c’i duhej Temes komunizmi? Te ishte i zoti le te luftonte per Chamerine dhe jo ti perkushtohej diktatures se ndyre e dale mga llumi i kombit.

    Pėrgjigjjuni luli56
    22 Korrik, 2011 - 19:58
    KETO JANE DISA DETAJE NGA LUFTA CFAROSESE BRENDA LLOJIT TE SHOKEVE TE DASHUR KOMUNISTE;DULLA

    Pėrgjigjjuni luli56
    22 Korrik, 2011 - 20:03
    DULLA I VURI PERPARA TE GJITHE DHE JA LA NEXHMIES SHQIPERINE
    PA ARMIQ, VETEM SHOKU RAMIZ DO TE UDHEHIQTE POPULLIN NGA FITORJA NE FITORJE.NUK KA NE HISTORINE E NJEREZIMIT KRIJESA ME TE POSHTRA SE KOMUNISTET.JANE KETA TE SHPERNDARE NE GJITHE PARTITE QE NUK E LENE SHQIPERINE TE PERPAROJE EDHE SOT E GJITHE DITEN.SIGURIMSAT JANE NGADO DUKE FILLUAR NGA ZOTI TOPI E TATEPJETE.

    Pėrgjigjjuni Petrit Ferhati
    22 Korrik, 2011 - 20:47
    LLogariteni ju se si mund te heqim qafe nje ish sigurimas apo nje gjyqtare qe eshte akoma ne detyre. Simbas meje dhe presidenti jone Topi do ta kishte shume te veshtire te ishte ne krye te shtetit pa Gjyqtare dhe sigurimsa… llogariteni ju se ēfare mund te bejme ne te tjeret … Ne shqiperi nuk eshte aspak e veshtire te gelltitesh nje luge ēorbe te prishur.. dhe te kthehesh ne kundershtare dhe te vehtes.. pale mases qe te rrethon.Shume njerez jane gati te bejne krushqi dhe me nje Rudolf mjafton qe ti japin para. Shikojeni me kujdes se kush eshte Kurt Kola, nje njeri qe ka vuajtur kaq shume burgjeve me te tmerrshme, por sot ai eshte aleati nr 1 i atyreve qe e kane burgosur. Gjate nje bisede qe pata me te me la te shastisur kur dhe Enver Hoxhen e quante madheshtore.. kurse Amerike dhe Europen i quante nje hiē… shume e vertete.. gjith te mirat komentues… eeee keshtu….

    Pėrgjigjjuni

    ---
    panorama.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Kadri Hazbiu ka qene njeri i madh e shume i zgjuar ...sikur te kishte pasur sot Shikun do e kishte bere shume te fuqishem fati i tij i keq ka qene qe e beri kete gje ne kohen e Enverit....dhe talenti i tij humbi kot neper biruca torturash..por ai ka qene nje njeri shume organizator ,me shume talent.Me kujtohet nje rast kur me makinen e tij pa nje grua shtatzene qe ishte gati te lindte por nuk e conin me makine ne spital se ishte familje armiku...qente ishin gati ta linin te vdiste rruges se nuk ishte e "lidhur "me partine familja e saj.Ndaloi makinen e i tha shoferit coje ne spital e vazhdoi me kembe vete...sot eshte bere mode te hidhet balte mbi cdo njeri dhe harrohet se Kadriu dhe Mehmeti nuk e donin Enverin dhe as komunizmin ..shume ngjarje e vertetojne kete..por per mendimin tim paten frike nga turma debile qe perseriste si papagall "Parti -Enver jemi gati kurdohere".Kur te kem kohe do tregoj edhe shume episode qe e vertetojne kete gje.Enver qeni qe vrau kunatin e tij Bahri Omarin qe para se te vdiste tha "historia do ta vertetoje se nuk jemi tradhetare" nuk mund te kursente ata te dy dhe ata e dinin mire..
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Bert Papa ne emisionin Fokus sjell here pas here momentin dramatik ,por dhe komik te mbledhjes se birose ,ku Kadriu ne kulmin e servilizmit politik thote ''e mire dhe po te denohem ,partia ime do te me denoje''Dhe Enveri ''e posi partia,partija jote do te denoje''
    Apo shprehjet si kofini mbas te vjelave te Enverit''pse nuk e dime ne kush eshte Kadri Hazbiu''
    Kjo ''ne'' ishte ai qe i ngarkonte te gjitha ''punet '' Kadriut perpara se ai te binte nga fiku....
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Hazbiu: “Me 68 mijė spiunė ndiqnim 68 mijė tė dyshuar pėr tradhti”
    Speciale e Hėnė, Korrik 25th, 2011

    Kadri Hazbiu ne sallen e gjyqit
    I akuzuar se ka sabotuar vijėn e partisė pėr parandalimin e veprimtarisė armiqėsore, Kadri Hazbiu shpjegon para hetuesve nė prill tė ‘83 se nė asnjė rast nuk i ka lejuar vetes tė kryejė veprime nė kundėrshtim me kėrkesat e detyrės.

    Mė shumė se kaq, njeriu me njė karrierė tė suksesshme nė organet e shėrbimit tė fshehtė sjell kundėrargumentet e tij pėrball akuzave se ka shtrembėruar porositė e Enver Hoxhės lidhur me pėrmirėsimin e praktikave tė kontingjentėve tė Policisė Sekrete. “Nėse mė adresohet si pėrgjegjėsi,
    shprehet Hazbiu, fakti i rritjes sė numrit tė kontingjentėve nga
    17.767 qė ishin nė vitin 1973, nė 68.814 nė vitin 1975, kėtė e pranoj
    si njė mangėsi qė ka tė bėjė me moskuptimin e drejt tė kritereve tė dhėna nga partia dhe udhėheqėsi”. Pėr ish-ministrin e kryqėzuar, reduktimi i ndjeshėm
    i kontingjenteve me prirje armiqėsore nė vitin ‘73 ka ardhur si pasojė e shkurtimit tė punėtorėve operativė tė zonave, qė sipas tij ėshtė bėrė me orientim tė udhėheqjes politike. Ka qenė kjo ndėrhyrje, sqaron Hazbiu nė seancėn gjyqėsore, qė ka lėnė zbuluar njė numėr tė madh tė dyshuarish,
    tė cilėt kanė vazhduar veprimtarinė e tyre armiqėsore, madje deri nė arratisje jashtė shtetit. Pesėfishimin e numrit tė kontingjentėve nė vitin ‘75, ku ēdo njėri prej tyre mbulohej nga njė bashkėpunėtor i fshehtė, ishministri
    e demonstron si reflektim tė drejtpėrdrejtė tė vėrejtjeve tė udhėheqėsit pėr vendosjen e kontrollit tė rreptė ndaj elementit dyshues. Pjesa nė vijim qė “Panorama” boton sot nga libri i Kastriot Dervishit, “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, shpėrfaq pikėpamjet e ish-ministrit tė Brendshėm pėr frymėn e Kongresit tė 20-tė tė PK tė BS dhe pėrgjigjet e tij nė adresė tė
    akuzave pėr interpretime tė gabuara tė disa prej ēėshtjeve tė shqyrtuara nga partia pas Konferencės famėkeqe tė Tiranės sė vitit ‘56….
    23.4.1983
    Pyetje: Na shpjego, i pandehur, cilat kanė qenė pikėpamjet qė ke pasur nė lidhje me materialet e Kongresit tė 20-tė tė Partisė Komuniste tė BS dhe a i ke biseduar tezat revizioniste tė kėtij kongresi me ndonjė person?
    Pėrgjigje: Pikėpamjet e mija pėr Kongresin e 20-tė tė P.K tė BS kanė qenė qė nė fillim pikėpamje nė pėrputhje me vijėn e PPSH. Nė vijė partia jonė nuk ka ndryshuar sipas tezave tė Kongresit tė 20- tė, kurse qėndrime taktike ajo
    ka mbajtur nė periudhėn deri nė Kongresin e 3-tė tė saj, nė kushtet e krijuara pas Kongresit tė 20-tė tė Partisė Komuniste tė BS. Qėndrimi im pėr problemet e Kongresit tė 20- tė ėshtė mbėshtetur nė vijėn e partisė, qė nuk ka ndryshuar
    nė qėndrimet zyrtare qė ka mbajtur nė shtyp, nė orientimet, zbėrthimet dhe udhėzimet e K.Q tė Partisė, qė nė atė kohė ishin tė vazhdueshme pėr probleme tė ndryshme.

    Pyetje: A je pajtuar me pikėpamjet e Kongresit tė 20- tė tė PK tė BS nė lidhje me problemin e qėndrimit ndaj Jugosllavisė, pėr qėndrimin ndaj imperializmit dhe pėr kultin e individit? A ke bėrė komente armiqėsore me ndonjė person pėr kėto probleme?

    Pėrgjigje: Unė kam mbajtur qėndrimin qė ka mbajtur Partia pėr kėto probleme. Nė kėtė frymė kam biseduar dhe kam bėrė zbėrthime pėr kėto
    ēėshtje. Unė kam biseduar me persona tė ndryshėm sipas udhėzimeve tė partisė. Nuk jam nė gjendje tė kujtoj nėse kam pasur paqartėsira nė
    lidhje me problemet dhe tezat e Kongresit tė 20-tė. Udhėzimet e zbėrthimit, detyrat qė kam vėnė, puna qė kam bėrė, janė bėrė nėn kujdesin dhe kontrollin e partisė qė nga udhėheqja mė e lartė, K.Qr dhe komitetet e partisė nė rreth.

    25.4.1983
    Pyetje: Na shpjego i pandehur, si ėshtė vepruar pėr zbatimin e porosive tė partisė pas vitit 1974 dhe ē’ka dal nga kontrollet pėr problemin e kontingjentėve?
    Pėrgjigje: Me sa mė kujtohet, duhet tė jenė marrė masa nė drejtim tė rishikimit tė udhėzimit “Mbi kontingjentėt”. Vėrejtjet e udhėheqėsit tė partisė pėr problemin e kontingjentėve unė ua kam bėrė tė njohura edhe vartėsve tė mi, si Feēor Shehu etj. Nuk mė kujtohet mirė nėse ėshtė pas relacionit qė i dėrguam udhėheqėsit tė partisė pėr kontingjentėt dhe vėrejtjeve qė bėri ai pėr kėtė problem. Kur kam shkuar nė njė rast nė Sarandė
    kam gjetur njė kuptim tė ngushtė tė problemit tė kontingjentėve qė ishte rrjedhim i njė udhėzimi, zbėrthimi apo leksioni tė gabuar tė dhėnė nga
    Feēor Shehu qė ishte drejtor i Drejtorisė sė Parė tė Sigurimit tė Shtetit. Kėtė shtrembėrim unė e kam bėrė problem dhe e kemi parė edhe nė rrethe tė
    tjerė dhe u morrin masa pėr ta venė nė vend. Mė kujtohet se Feēor Shehun nė atė kohė e kam kritikuar pėr kėtė paqartėsi qė kishte lejuar dhe pėr mungesėn
    e kontrollit tė unifikimit tė gjykimit mbi udhėzimin pėr kontingjentėt.

    Pyetje: Na shpjego i pandehur, kush dhe nė ē’rrethana e ka dhėnė orientimin qė tė mbahen aq kontingjentė e pėrpunime sa mund tė mbahen nga punėtorėt operativė?

    Pėrgjigje: Me sa mė kujtohet, kėtė ēėshtje e kam trajtuar unė pas vitit 1955 kur u bėnė shkurtime organike nė kuadrin e luftės kundėr burokratizmit.
    Ideja se si e kam trajtuar unė kėtė ka qenė qė, nėse kushtet kur u zgjeruan zonat e punėtorėve operative, nuk i pėrmbaheshin lokaliteteve, lindte
    problemi qė disa punėtorė operative ngarkoheshin tej ēdo mase me pėrpunime, kontingjente dhe agjenturė, kurse disa tė tjerė nuk kishin
    ngarkesė tė plotė. Gjithnjė duke iu pėrmbajtur detyrės themelore qė organi duhet tė mbulojė me forcat e tij kontrollin mbi veprimtarinė armiqėsore,
    kam vėnė detyrėn qė shefat e organeve duhet tė pėrdorin nė mėnyrė efektive tė gjithė forcėn e agjenturistėve, qė do tė thotė qė tė gjithė tė kenė
    ngarkesė tė mbajtshme. Nė kėto rrethana u ėshtė lėnė e drejta qė tė manovrojnė ngarkesėn midis punėtorėve operativ tė zonave e midis tyre
    dhe oficerėve tė drejtimit pėr tė siguruar njė ngarkesė normale tė tė gjithėve dhe nė rast se edhe duke e bėrė kėtė nuk mjaftonin forcat, atėherė duhet
    tė kėrkonin shtesė organike. Unė di qė ky udhėzim ėshtė kuptuar drejt nė atė kohė dhe nuk di nėse ėshtė degjeneruar mė vonė nga Feēor Shehu ose
    tė tjerė. Si rrjedhim i orientimit qė kam dhėnė unė, tė cilin e konsideroj tė drejtė, nė qoftė se nuk ka degjeneruar nga tė tjerėt, nuk ka pse tė kishte pasoja luhatje nė dinamikėn e pėrpunimeve tė kontingjentėve dhe tė agjenturės. Pėr kėtė duhet tė pėrgjigjen Feēor Shehu etj, qė i kanė dhėnė tjetėr kuptim kėtij
    orientimi sė bashku me shtrembėrimet liberale nė tėrėsi, ky veprim
    ēon nė dobėsimin e kontrollit mbi veprimtarinė armiqėsore.
    5.5.1983
    Pyetje: Na shpjego i pandehur, si i ke marrė parasysh vėrejtjet e bėra nga udhėheqėsi i partisė pėr problemin e kontingjentėve, kur numri i tyre njė vit pas relacionit qė keni bėrė, pėr tė cilin keni dhėnė shpjegime mė parė, ėshtė rritur nė raport me vitin e mėparshėm?
    Pėrgjigje: Nga shifrat e statistikave pėr kontingjentėt e organeve tė Sigurimit tė Shtetit pėr vitet 1973-1980 qė m’u paraqitėn, nuk nxjerr dot konkluzione se nuk janė kuptuar e zbatuar drejt porositė dhe vėrejtjet e udhėheqėsit tė
    partisė. Ai mund tė dalė nga analiza qė mund t’u bėhet kontingjentėve konkrete e ēdo punėtori operativ dhe nė ēdo organ, si dhe dinamikės qė
    pėsojnė ato. Nga tė dhėnat statistikore unė nuk shikojė ndonjė anomali nė problemin e kontingjentėve. Tė meta e gjykime subjektive nė punėtorė
    operativė ose organeve tė veēanta mund tė ketė. Pėr kėtė problem unė nuk shikoj qė tė ketė ndonjė shtrembėrim tė vijės sė partisė, por tė meta tė
    zakonshme. Pėr sa i pėrket rritjes sė numrit tė kontingjentėve nga 17.767 qė ishin nė vitin 1973, nė 68.814 nė vitin 1975 ndiej pėrgjegjėsi pėr moskuptimin dhe moszbatimin drejt tė kritereve tė dhėna dhe pėr
    liberalizimin e lejuar qė kanė sjellė kėto luhatje, siē e kam pranuar edhe nė proceset e mėparshme. vijon nesėr

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    “Tė pathėnat e dosjes “Kadri Hazbiu”
    Speciale e Hėnė, Korrik 25th, 2011
    Studiuesi Kastriot Dervishi ndoshta mund tė jetė i vetmi qė ka mundur tė futet edhe nė skutėn mė tė fundit tė dosjes misterioze tė Kadri Hazbiut. Libri mė i fundit i tij, “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja”, zbulon pjesėn mė tė madhe tė mistereve tė historisė sė ministrit mė jetgjatė tė Punėve tė Brėndėshme. Nė
    nje intervistė pėr “Panorama” Dervishi flet pėr pikat mė tė forta tė dosjes “Hazbiu” qė i shtohet historiografisė sė epokės sė komunizmit….

    Zoti Dervishi! Ē’pėrfaqėson libri “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij” nė kolanėn e botimeve tuaja me karakter historik?
    Libri “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij” ėshtė njė plotėsim i rėndėsishėm pėr njė kohė qė sa mė shumė kalon, aq mė shumė rrezikohet nga harresa. Sjellja e sa mė shumė tė dhėnave rreth gjysmėshekullit komunist pėrbėn mė shumė njė detyrim. Figura e kėtij personazhi historik ėshtė parė pikėsėpari nė rolin e njė dėshmitari i cili ka dhėnė nė atė kohė informacion nėpėrmjet Hetuesisė. Pėr mua e rėndėsishme te ky libėr ėshtė pėrcjellja e sa mė shumė fakteve dhe shmangia e sa mė shumė burimeve tė informacionit tė sajuara nga Hetuesia. Ky ka qenė edhe raporti mė i vėshtirė, pasi, nėse mund tė flisnim pėr njė libėr tė thjeshtė, kjo temė mund tė shkonte nė 10 mijė faqe. D.m.th; ajo qė quhet nė historiografi “kritikė e burimit”, ėshtė njė prej pikave mė tė forta tė kėtij libri. Nė kėtė mėnyrė lexuesi nuk hyn nė skemat keqėdrejtuese tė Hetuesisė, por hyn drejt mėsimit tė sė vėrtetės. Kadri Hazbiu ishte ministri mė jetėgjatė i diktaturės, njė prej besnikėve mė tė afėrt tė Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhės, njeriu qė njihte fare mirė tė gjitha vendimmarrjet nė ushtrimin e diktaturės mbi popullin shqiptar. Absolutisht, tė gjithė ata qė hyjnė tė radhėt e tė goditurve, ishin bashkėpunėtorė e besnikė tė Hoxhės deri nė fund.
    Pra, kjo ka qėnė arsyeja qė jeni marrė me historinė e Hazbiut…
    Ajo qė ndodhi nė vitet 1982 – 1983 nuk ėshtė gjė tjetėr veēse luftė
    brenda llojit pėr tė siguruar mė mirė pozitėn e ardhshme tė Ramiz Alisė,
    i piketuar si pasardhėsi i Hoxhės. Hazbiu i pėshpėritur nė mjedise tė
    ngushta prej Alisė si “gjymi i zi”, pėrfaqėsonte njė epokė qė duhej mbyllur.
    Mbyllja e kėsaj “epoke” vinte sė pari nga njė sfond i pasur sovjetik, duke pėrsėritur tė njėjtėn histori qė kishte ndodhur me ministrat e Brendshėm apo shefat e KGB-sė dhe sė dyti, sipas njė procedure qė kalonte nga organet e larta tė PPSH-sė e mbaronte nė Burgun 313 nė Tiranė apo nė kodrat e Linzės afėr Dajtit. Hazbiu ėshtė akuzuar brenda njė viti pėr “tradhti tė lartė ndaj atdheut”. Pikėsėpari, kjo akuzė u ngrit nga Ramiz Alia nė mbledhjen e Sekretariatit pėr disa ēėshtje qė lidheshin me B.S, agjenturėn shqiptare te studentėt nė kėtė vend, hapėsirėn qė kishin pasur kėshilltarėt sovjetikė tek ne etj.
    Megjithatė, goditjen pėrfundimtare Hazbiut ia dha Enveri…
    E gjithė veprimtaria e drejtuar nga Enver Hoxha iu faturua nė vitin 1982 vetėm Kadri Hazbiut. Me kėto qė ndodhėn, Hoxha luante edhe kartėn
    e pėrfitimit moral duke dalė se ai nuk kishte pasur dijeni pėr ato qė u jepeshin sovjetikėve, pasi ēdo gjė e kishte bėrė Kadri Hazbiu. Nė fakt, kėshilltarėt sovjetikė kishin ardhur para se tė vinte Kadri Hazbiu ministėr.
    Ata kishin dorė tė lirė nė ēdo gjė, madje mund tė thuhej se Sigurimi
    ishte kthyer nė njė shtojcė tė KGB-sė. Ēėshtja tjetėr, ajo e studentėve
    shqiptarė nė Bashkimin Sovjetik, ishte nė kuadrin e bashkėpunimit midis
    dy shėrbimeve sekrete, Sigurimit dhe KGB-sė, shto kėtu naivitetin e
    pėrhershėm qė karakterizonte veprimtarinė e Sigurimit nga njėra anė
    dhe tė Partisė nga ana tjetėr. Nė procesin e Hazbiut janė dy ish-ministra
    tė Punėve tė Brendshme dhe njė zėvendėsministėr. Kėta ishin ndėr
    mė jetėgjatėt nė detyrat e tyre. Tė tjerėt u shtuan kot pėr tė pėrfunduar
    idenė e grupazhit. Nė ato kohė Hoxha ishte nė dėlirin se kishte
    zbuluar njė komplot qė nuk e kishte gjetur Sigurimi. Ai herė e quante
    Sigurimin “armė vigjilente e sypatrembur tė partisė” dhe herė e kritikonte
    si “gjumashe” se nuk kishte zbuluar komplotet e mėdha.

    A mund tė themi se me krerėt e Sigurimit pėrsėritej historia e KGB-sė?
    As mė pak e as mė shumė, drejtuesit e Sigurimit kaluan nė tė
    njėjtėn rrugė qė ishte shkelur mė parė nga kolegėt e tyre sovjetikė.
    Pavarėsisht se kjo rrugė ishte shumė mė e shkurtėr se ajo e sovjetikėve,
    pėrshkrimi i saj ishte gati i njėllojtė: besnikėri nga vartėsi dhe
    ndėshkim nga eprori. Disa prej tyre ishin tė ngjashėm edhe pėr imoralitete
    tipike apo vrasje tė dashurash pėr motive xhelozie. Njė regjim
    qė mbahej e reklamohej nė “vlerat e moralit komunist”, ishte nė fakt i
    kalbur nė imoralitete qė fillonin nga shtėpitė e hijshme tė “Bllokut” e
    mbaronin nė zyrat e ministrisė apo tė degėve. Njėri prej drejtuesve tė
    Shėrbimit Sekret sovjetik, ishte Henrih Jagoda. Ai pėrveē tė tjerave,
    koleksiononte edhe sende qė buronin nga krimet e tij. Jagoda shkoi nė
    plumb se i tillė ishte skenari. Ai shkoi para murit ku kishte ēuar sa e
    sa tė tjerė pėr t’i ekzekutuar. Kėshtu i ndodhi edhe K.Hazbiut dhe
    F.Shehut. Njė tjetėr drejtues, Jezhovi, me intensitet tė lartė pune, i
    zhytur i gjithi nė krime, ishte ndėr punėtorėt mė tė dalluar tė ushtrimit
    tė krimit. Stalini i vuri pranė, para shuarjes sė yllit tė tij, njė
    personazh qė nuk do tė shqitej kollaj nė histori, Berian. Edhe Jezhovi,
    si tė tjerėt, pranoi “tradhtinė” e tij se kishte qenė “agjent i Anglisė,
    Japonisė dhe Polonisė”. Mė pas, Jezhovi nuk i pranoi fajet e tij. Pas
    pushkatimit nė vendin ku ai vetė kishte ēuar sa e sa tė tjerė, Stalini
    gjeti rastin t’ia hidhte gjithė fajet e krimeve Jezhovit. Stalini kėsisoj
    merrte flamurin e mbrojtjes sė tė drejtės. Pas zhdukjes sė Jezhovit, e
    zuri Beria. Edhe ai shkoi nė plumb. Nė kėtė mėnyrė periudha staliniste
    e drejtimit tė Shėrbimit Sekret e tregonte qartė se raporti midis
    drejtuesit tė Shėrbimit Sekret dhe drejtuesit tė partisė zgjidhej
    pėrgjithėsisht me vdekjen e tė parit. Me vdekjen e tij, drejtuesi i Shėrbimit
    jo vetėm mbyllte epokėn pėrkatėse tė krimeve, por edhe e tregonte
    drejtuesin e partisė si njeri qė vendoste tė drejtėn. Hoxha e ka
    ditur gjithnjė kėtė raport. Ai mbyllte epokat me eliminime bashkėpunėtorėsh. Hoxha kopjonte besnikėrisht Stalinin nė hapat e tij.
    Aktualisht, ēfarė libri keni nė dorė?
    Sė shpejti del libri “1935/Kryengritja e Fierit, njė grusht i dėshtuar
    shteti”, qė ėshtė analiza mė e plotė pėr njė prej ngjarjeve mė pak
    tė studiuara nė historinė e shtetit shqiptar. Pėrveē kėtij botimi, njė
    tjetėr do tė jetė nė njė kohė mė tė largėt pėr diktaturėn komuniste nė
    njė shikim dhe ndėrtim krejt tjetėr nga ē’ėshtė parė nė kėto vite.


    panorama

    --


    bravo dervishi..

  7. #47
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Cfare mund te thuhet per Kadri Hazbin? Gjitheshka!
    Pervec faktit se biografin e Kadri Hazbiut e tregon femija e tij dhe normalisht do jete e dekoruar mire e bukur, shtoj se ky personazh ka mbytur me thonjet e tij kushedi sa te pafajshem.
    Ne shqiperi nuk ekziston demokracia sepse demokraci do te thote te varesh ne litare te gjithe ata qe i kan borxhe ketij kombi.
    Duhen renditur disa familje komuniste qe kane qene ne radhet e pare te pushtetit dhe duhen varur sepse ti denosh me burg nuk eshte vene drejtesia.
    Por nuk ndodhi asgje per fatin e keq te atyre mjeranve qe i hengri te gjalle komunizmi, qe i bluajti jeten si nje kokerr e vogel gruri.
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KAKTUS.. MOS JE I DEHUR KUR SHKRUAN KETU?

    hajt shko shiko punet se nuk merr vesh ti nga kto gjera..

    aisberg mos u trego bizhdil qe del komplet mbi uj..

    mo fol gje qe te dukesh ais berg.. dmth mal me akull ..

    me mir lexo e meso..

    --


    vazhdojm temen..me djallezite envero ramizoiste me an te shkelzen-shk.erdhato rrapo min-mij gjirizave..per ta groposur Kadriun deri ahere besniku i tyre..



    --

    Dėshmia e gjeneralėve: Kadri Hazbiu sabotoi fortifikimin e kufirit
    Speciale e Enjte, Korrik 28th, 2011

    Kadri Hazbiu
    I kryqėzuar pėr sabotimin e vijės sė partisė nė fushėn e mbrojtjes, Kadri Hazbiu akuzohet nga ushtarakėt e lartė se ka bllokuar fortifikimin e brezit
    kufitar pėr tė lėnė tė hapur shtigjet pėr vėrshimin e armiqve tė jashtėm nė territorin e Shqipėrisė Nė seancėn e datės 25 shtator 1983, tashmė nė praninė e Rrapi Minos, prokuror i Pėrgjithshėm, ish-ministri i Brendshėm, detyrohet tė pėrgjigjej pėr vepra tė tjera kriminale qė i pėrkasin periudhės
    kur kryente detyrėn e kreut tė Mbrojtjes. Kėtė radhė janė shtatmadhorėt
    e ushtrisė, Veli Llaka, Nazar Berberi, Halim Abazi, Qemal Gegollari, qė e akuzojnė pėr shpėrfilljen e rolit tė partisė si njėsi e reparte pėr
    sabotimin e fortifikimit tė rajoneve kufitare, pėr ndėrprerjen
    e qėllimshme tė punimeve nė vendkomandėn sekrete tė Shtabit tė Pėrgjithshme, pėr zvarritjen e organizmit tė mbrojtjes kundėrtanke.
    Mohimi kategorik qė u bėn Kadri Hazbiu dėshmive tė bashkėpunėtorėve tė afėrt dhe drejtuesve tė lartė tė ushtrisė pėr prokurorin e Pėrgjithshėm, tė pranishėm nė hetime, mbetet njė pėrpjekje e dėshtuar pėr t’iu shmangur pėrgjegjėsive penale. I prerė nė qėndrimin ndaj Hazbiut, Rrapi Mino bėhet mė i ashpėr nė procesin gjyqėsor, ku pėrveē dėshmive tė ushtarakėve, i kujton ish-kreut tė Mbrojtjes se ka sabotuar urdhrin e Komandantit
    Suprem pėr t’i kthyer nė bunkerė tė lėvizshėm traktorėt e parkut tė makinave
    bujqėsore. Me aq sa shpjegohet pėrpara kryeprokurorit, ish- ministri i Mbrojtjes zbardh rrethanat nė tė cilat ka punuar me korpusin e specialistėve
    pėrkatės pėr pėrmbushjen e kėtij objektivi, i cili siē vėren ai, pėr arsyet qė dihen, mbeti njė ide. Gjithsesi, akuza e traktorėve tė destinuar pėr autoblinda, pėrbėn vetėm njė detaj nga skaneri qė i ka bėrė Hetuesia veprimtarisė armiqėsore tė Kadri Hazbiut, ku ajo pėr ēėshtjen e fortifikimit mbetet mė kryesorja. Nė pretencėn e Rrapi Minos ngihen pengesat qė ka
    krijuar Hazbiu pėr betonizimin e rajonit tė mbrojtjes sė batalionit, pėr zhvendosjen e pozicioneve tė zjarrit nga fusha nė mal e deri te orientimi
    i gabuar qė ka dhėnė pėr tė lėnė zbuluar drejtimet kryesore tė mėsymjes sė ushtrive tė huaja ndaj vendit tonė…
    Pyetje: Po tė njohim i pandehur me dėshminė e bėrė nga Qemal Gegollari, mė datėn 28.9.1983. Ē’ke pėr tė thėnė rreth saj?
    Pėrgjigje: Unė e lexova dėshminė e Qemal Gegollarit dhe kam pėr tė thėnė se programet e pėrgatitjes sė artilerisė bėheshin nga Drejtoria e Artilerisė dhe zv. ministrat pėrkatės. Mua nuk mė ėshtė ngritur ndonjėherė se koha e
    caktuar pėr stėrvitjen ėshtė e pamjaftueshme. Unė di se pozicionet e zjarrit tė artilerisė e kanė aneksin pėr municionet. Pėr lagėshtirėn nė rastet
    e vėrtetuara nuk e mbaj unė pėrgjegjėsinė, por vetė repartet e artilerisė qė duhet tė mirėmbanin. Projektet e pozicioneve tė artilerisė janė
    pėrgatitur dhe miratuar nga strukturat pėrkatėse. Unė nuk kam bėrė ndonjė ndryshim tė kėtyre projekteve. Le tė shihen dokumentet. Organikat e
    artilerisė nuk janė shkurtuar pa studim e konsultim. Pėr kompletimin e tyre me ushtar aktiv ka pasur mendime tė ndryshme dhe u vendos qė
    tė jenė aktivė aq sa duheshin dhe pjesa tjetėr, rezervistė. Pėr artilerinė e batalionit nė konsultimin e gjerė qė u bė, u arrit nė mendimin se ajo duhej
    reduktuar dhe nuk duhet tė ishte tip standard nė ēdo batalion, por sipas drejtimit. Ky studim u reflektua nė strukturėn qė do t’i paraqitej
    Kėshillit tė Mbrojtjes nė vjeshtė tė vitit 1982. E vėrteta ėshtė se me porosi tė
    udhėheqėsit, unė kam insistuar qė tė studiohet dhe tė bėhet organizmi i mbrojtjes kundėrtanke kudo.
    Pyetje: Po tė njohim i pandehur me dėshmitė e bėrė nga Halim Abazi me datėn 29.6.1983. Ē’ ke pėr tė thėnė rreth saj?
    Pėrgjigje: Unė e lexova dėshminė e Halim Abazit dhe kam pėr tė thėnė se stėrvitjet nė korpuse e brigada bėheshin sipas idesė sė pėrafėrt tė planit operativestrategjik. Provat pėr gatishmėrinė kanė qenė tė vazhdueshme
    nė tė gjitha rangjet, mua kėshtu mė ėshtė raportuar nga Shtabi i Pėrgjithshėm, Drejtoria Operative dhe ky vetė si kryetar Dege. Koordinimi
    i stėrvitjeve me kufirin dhe forcat e brezit tė Sigurimit bėheshin nga korpuset
    dhe kontrolloheshin nga Drejtoria Operative dhe vet ky. Nuk ėshtė e vėrtetė qė tė kem qenė pėr teorinė e rrėshqitjes.Pėr mbulimin e drejtimeve kryesore tė lėna pas dore, siē ishin ai i Kukėsit, Tropojės, Peshkopisė me objekt
    fortifikimin, janė dokumentet dhe le tė shikohen. Kėrkesa pėr kompletimin e
    fortifikimit me transhe, flasin dokumentet, nuk ėshtė lėnė pas dore. Rishikimi i dislokimit tė reparteve tė gatishmėrisė sė pėrhershme ėshtė bėrė me porosi tė udhėheqėsit dhe do t’i paraqitej atij gjatė vjeshtės sė vitit 1982. Studimi
    i strukturės sė ushtrisė u bė me pjesėmarrjen e kuadrove tė nevojshėm sipas miratimit tė udhėheqėsit. Nėse ka dal ndonjė sekret, unė nuk e di.
    Pėrllogaritjet nė planin operativ ekzistues kanė qenė tė fryra dhe pėr to kam dhėnė shpjegime. Nuk ėshtė e vėrtetė tė kem thėnė se pėr Ministrinė e Mbrojtjes nuk ėshtė problem zbatimi i vendimit tė Byrosė Politike mbi
    metodėn e punės, strukturėn dhe kompetencat.

    Pyetje: Po tė njohim i pandehur me dėshminė e bėrė nga Veli Llakaj, datė 6.6.1983. Ē’ke pėr tė thėnė rreth saj?
    Pėrgjigje: Unė e lexova dėshminė e Veli Llakės dhe kam pėr tė thėnė se pėr stėrvitjet e mėdha kanė qenė Mehmet Shehu, Veliu dhe drejtues tė tjerė tė Ministrisė. “Shebenikun 80” e kishin pėrgatitur kėta me kohė, unė
    kam qenė pėr stėrvitjen e vogėl me kompaktėsim deri nė batalion pranė shkollės sė lirė dhe krahas kėsaj tė forcohej pėrgatitja e shtabeve dhe
    rrallė tė bėheshin stėrvitje nė shkallė brigade me trupa. Veliu ka hezituar pėr kėtė lloj stėrvitje, por megjithatė ka rėnė dakord dhe kjo ėshtė reflektuar
    nė programet stėrvitore. Pėr prapambetjen e vendkomandave dhe tė pikave tė drejtimit, qė thotė Veliu, unė di se ėshtė ecur sipas planit.
    Nga ana ime ėshtė shtruar si detyrė qė tė studiohet projekti tip i pikave tė drejtimit pėr t’i thjeshtuar ato nė bazė tė funksionit tė tyre, sepse ashtu siē
    ishin ndėrtuar, ishin njė dublim i vendkomandės. Pėr kėtė gjendje nuk mbaj unė pėrgjegjėsi, pasi ato janė ndėrtuar para se tė shkoja unė ministėr i Mbrojtjes. Pėr ndėrtimin e madh dhe pa kriter tė rajoneve tė fortifikimit
    me qendra zjarri betonarme e kanė pėrgjegjėsinė Mehmet Shehu, Veli Llakaj e
    tė tjerė, qė i kishin miratuar e ndėrtuar ato. Kur kam vajtur unė ministėr i Mbrojtjes, kemi diskutuar thjeshtimin e objekteve betonarme, tė pėrgatiten
    pozicione gjysmė tė gatshme dhe t’u jepen prioritet transheve, punimeve fushore qė tė lidheshin qendrat e zjarrit. Kemi hequr disa pozicione
    betoni pėr artilerinė e transportueshme qė ishin pa vlerė dhe tė rrezikshme pėr konceptimin e luftės. Fortifikimin nga lart poshtė e kam thėnė
    unė tė bėhet nė zonat kodrinore pėr ēdo rajon mbrojtjeje batalioni. Kjo pėr
    mua ishte e drejtė, sepse endej pas numrit tė qendrave tė zjarrit, dhe jo nė bazė tė rajonit tė mbrojtjes tė ēdo batalioni. Ėshtė e vėrtetė qė kam
    biseduar me Veli Llakėn se na duhet tė studiojmė disa rajone mbrojtėse batalioni, qė kishin dendėsi qendrash zjarri pa kriter, prej tė cilave njė
    pjesė mund tė ēmontoheshin nė vend qė tė prodhoheshin tė reja. Ky ishte njė mendimi imi qė e shpreha nė gusht tė vitit 1982, me tė cilin ishte
    dakord edhe Veli Llakaj e qė duhej studiuar me Shtabin e Pėrgjithshėm dhe Drejtorinė e Fortifikimit. Pėr vendkomandėn e Kėshillit tė
    Mbrojtjes (e quajtur “Fusha”) asgjė nuk ėshtė penguar nga unė. Veli Llakaj dhe Alfred Moisiu janė dėrguar disa herė nė kėtė objekt dhe mė kanė
    raportuar se ēdo gjė ecėn nė rregull. Kishte mbetur vetėm problemi i administrimit nga Ministria e Brendshme apo e Mbrojtjes. Nuk ėshtė e vėrtetė
    tė kem thėnė unė qė tė futet nė programet stėrvitore rimarrja e qendrave tė zjarrit pėrballė. Po kėshtu, nuk ėshtė e vėrtetė t’i kem zvarritur unė
    raportet pėr Kėshillin e Mbrojtjes, por janė zvarritur nga Shtabi i Pėrgjithshėm dhe Veli Llaka. Radio-rrjeti qė lidhej me repartet e garnizonit tė
    Tiranės, ka ekzistuar me kohė. Qėllimi ka qenė qė tė mos humbte drejtimi i kėtyre reparteve nė rast tė ndėrprerjes sė ndėrlidhjes telefonike.
    Veli Llakaj kėtė e ka ditur prej kohe. Studimi i strukturės sė batalionit dhe i peshės sė ushtarit ėshtė bėrė me urdhrin tim dhe me miratim tė
    udhėheqėsit, pra, kur kam vajtur unė ministėr i Mbrojtjes, dhe jo siē thotė Veliu nė vitin 1979. Pėr kėtė le tė shihen dokumentet. Mehmet
    Shehu nuk ka qenė dakord pėr studimin e strukturės, por kur i thashė qė ky ėshtė mendimi edhe i udhėheqėsit, nuk e kundėrshtoi. Pėr komandantin
    e Brigadės sė Saukut unė nuk e kam mbrojtur, por e kemi gjykuar
    kolegjialisht sipas rregullave dhe vendosėm ta heqim dhe e hoqėm.. Pėr aviacionin dhe flotėn unė nuk kam penguar blerjen e materialeve tė prapavijės. Pėr gjendjen e uzinave ushtarake Kėshilli i
    Mbrojtjes ėshtė vėnė nė dijeni, sepse kjo ishte dhe metoda e punės sime. Unė s’jam marrė me emėrimin e nuses sė djalit tė Mehmet Shehut
    dhe njėkohėsisht tė djalit tė Llambi Peēinit, se propozimi ka dalė nga Drejtoria e Kuadrit, pavarėsisht se nė rastin e djalit tė Llambi Peēinit mund tė jetė firmosur shkresa nga ana ime. Pėr forcat vullnetare jam pėr pjekur pėr ingarnimin e tyre nė stėrvitjet me trupa, kėto janė nėnvlerėsuar nga Mehmet
    Shehu para se tė vija unė. Tek Ismet Isufi kam shkuar jo mė vonė se ora 21:00, dhe jo siē thotė Veliu. (Ėshtė fjala pėr natėn e vetėvrasjes sė Mehmet
    Shehut, ku sipas Llakajt Hazbiu ka shkuar nė shtėpinė e Mehmetit para vetėvrasjes, ndėrkohė qė Kadriu pohon se atė natė ka qenė nė ditėlindjen
    e sekretarit tė tij, Ismet Isufi-shėnim). Pėr pushkėnshkop, pushkė e pėrgatitur
    nga Dhimitėr Sherkua (mjeshtėr i laureuar me ēmimin e “Republikės” pėr teknologjinė e armatimit-shėnim) pėr Mehmet Shehun kam porositur
    Veli Llakėn, Nazar Berberin e Gaqo Pojanin, pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut, qė tė shohin se ē’armė janė prodhuar jashtė kontrollit e tė shihet
    Dhimitėr Sherkua nė kėtė drejtim. Para vetėvrasjes sė Mehmet Shehut, mė ka thėnė Dhimitėr Sherkua se kam pėrgatitur njė pushkė-bastun pėr
    t’ia dhėnė Mehmet Shehut. I thashė qė t’i mbajė dhe ai kėshtu bėri. Detyrėn pėr kontrollin e armėve qė prodhoheshin jashtė serie ia kam ngarkuar gjatė vitit 1982 dhe Ali Vukatanės(ish-sekretar i Komitetit tė Partisė sė Ministrisė
    sė Mbrojtjes-shėnim). Pėr lėndė fiziko-kimike pėr vėnien nė gjumė kam pyetur nė telefon Veli Llakėn, nėse kemi tė tilla. U pėrgjigj se kemi. E porosita
    qė t’i niste me helikopter bashkė me specialistėt pėr nė Ēermė, ku ishte rrethuar diversanti Xhevdet Mustafa. Ato nuk u dėrguan, se s’kishte
    tė gatshme. Kėshtu mė ka raportuar Veli Llakaj pas kthimit tim nė zyrė. Pas kėsaj, kam vėnė pėr detyrė qė tė prodhohen lėndė tė tilla qė tė
    jenė tė gatshme.

    Pyetje: Po tė njohim i pandehur me dėshminė e Jani Samarės datė 10.5.1983. Ē’ke pėr tė thėnė rreth saj?
    Pėrgjigje: Unė e lexova dėshminė e Jani Samarės dhe kam pėr tė thėnė se nuk e ka nėnvleftėsuar rolin udhėheqės tė Partisė, por s’e kam shtruar
    me forcė rritjen e rolit tė shtabeve nė raport me komandat
    dhe tė rritet llogaridhėnia e tyre para komiteteve tė Partisė.

    Pyetje: Ē’ke pėr tė hėnė i pandehur pėr atė ēėshtje qė ka shpjeguar dėshmitari Janko Konomi?

    Pėrgjigje: Unė e lexova dėshminė e Janko Konomit dhe kam pėr tė thėnė se ėshtė e vėrtetė sa thotė Janko Konomi, se mė ka informuar me njė letėr. Pėr projektin e objektit (ėshtė fjala pėr objektin e Uzinės sė Eksplozivėve
    nė Mjeks tė Elbasanit, e cila u nderua pas shumė peripecive me teknologji suedezeshėnim) unė nuk di gjė, sepse kur kam vajtur unė ministėr i
    Mbrojtjes, vepra jo vetėm ishte miratuar, por punohej nė stil tė gjerė pėr ndėrtimin e saj. Projekti, me sa di unė, ėshtė miratuar nga ish- ministri –
    Mehmet Shehu, ish-zėvendėsministri pėr sektorin e industrisė ushtarake dhe Niko Shuli, si drejtori pėrkatės(i Drejtorisė sė industrisė ushtarake).
    Unė nuk di se kur ėshtė miratuar kjo vepėr nga Kėshilli i Ministrave, se nuk
    isha nė atė kohė ministėr i Mbrojtjes. Nuk di se ē’pėrfundime ka dhėnė zbatimi i projektit tė kėsaj vepre, nga se vijnė kėto sabotime dhe
    nuk mė janė ngritur ēėshtjet siē i ngre tani Jankua. Sigurisht, kėtu nė kėtė vepėr ka sabotime tė rėnda, si e kuptoj unė, se pėr njė vepėr tė tillė tė madhe
    duhej tė merrej mė parė projekti qė nuk e kishin blerė, se kushtonte dhe donte kohė. Kėshtu qė ndėrtimi i saj u bė me projekte tė pjesshme, siē
    vinin nga Suedia. Konkretisht, pasojat e kėtij sabotimi unė nuk i di, porse nė kėto kushte nuk ishte e mundur tė pėrcaktoheshin drejt vlera dhe afatet
    dhe Instituti i projektimit u vu nė vėshtirėsi. Afatet e ndėrtimit tė objekteve tė kėsaj vepre janė caktuar nė ballafaqimet e pėrbashkėta investues – ndėrtues – projektues. Pėr ndjekjen e punimeve ėshtė krijuar njė
    grup me Rexhep Saraēin, Nuro Bratin dhe pėrfaqėsuesi i ndėrtimit tė Kombinatit dhe komanda e Brigadės xhenios. Unė di qė ėshtė punuar me
    projekt dhe preventiv tė pjesshėm. Nėse kjo nuk ėshtė zbatuar, pėrgjegjėsi kanė investuesi Rexhep Saraēi, Janko Konomi, Niko Shuli e Mendu
    Backa. Pėr vlerėn e objektit unė nuk kam miratuar ndryshime nga ē’ishin parashikuar se do mbulohej nga fondet rezervė tė qeverisė. Sigurisht, pati rritje tė fondit kur u inkludua ndėrmarrja e ndėrtimit tė Kombinatit
    (sepse nė fillim ishte parashikuar ta ndėrtonte vetėm Brigada e xhenios) qė
    janė bėrė para se tė vija unė ministėr i Mbrojtjes. Sa kam qenė unė ministėr, nuk kam pasur ndonjė raport nga financa ose nga plani se po tejkalohen
    fondet e planifikuar pėr kėtė vepėr. Ėshtė e vėrtetė se ushtarėt e xhenios nuk e kishin tė mirė pėrbėrjen politike, por unė kam porositur Sigurimin
    e ushtrisė qė tė hiqeshin ata mė tė komprometuarit dhe di se janė hequr.
    Unė nuk di tė jem njoftuar me hollėsi pėr kėto punime tė pėrsėritura qė thuhet nga Janko se kushtuan 200 mijė lekė dhe as se janė shpenzuar me
    miliona lekė kot. Nuk di pėr studimin prej 30-faqesh qė i ėshtė dhėnė Mendu Backės, siē thotė Jankua. Me hollėsi ēėshtjet teknike qė ngre Janko
    Konomi, nuk i di. Ato qė u ngritėn me letėr nga ky, u ballafaquan nėn drejtimin e njerėzve qė dėrgova unė me Alfred Moisiun dhe Ali
    Nekalanėn.

    Pyetje: Po tė njohim i pandehur me dėshminė e bėrė nga Nazar Berberi mė datėn 7.6.1983. Ē’ke pėr tė thėnė rreth saj?
    Pėrgjigje: Unė e lexova dėshminė e Nazar Berberit dhe kam pėr tė thėnė se pėr miratimin e armės qė do tė prodhohej, unė kam qenė nė Kryeministri, kur isha ministėr i Brendshėm, bashkė me ish-zv. kryetarin e parė tė Kėshillit tė Ministrave. Di se u aprovua ai tip qė u quajt mė i pėrshtatshėm nga specialistėt, tė cilėt sė bashku me zv. ministrat e Mbrojtjes ndodheshin
    nė mbledhje. Nė atė kohė, unė nuk dija vėshtirėsitė qė paraqiteshin pėr
    prodhimin e kėtij tipi pushke. Kėto i ndesha kur vajta nė Ministrinė e Mbrojtjes. Pėr artilerinė bregdetare janė ato qė thashė te Xhemal Dingo,
    Nazari (Berberi-shėnim) si specialist artilerie ka qenė dakord me konkluzionet qė u arritėn. Unė nuk kam qenė ministėr i Mbrojtjes kur ėshtė
    bėrė ndėrrimi avionėve “Mig 19” me kinezėt, siē thotė Nazari, dhe as mė ka
    pyetur njeri pėr kėtė problem. Rėndimi i batalioneve me artileri ėshtė miratuar nga Mehmet Shehu dhe kėta si zv. ministra, para se tė vija
    unė, qė kam qenė pėr ta reduktuar atė dhe ky ėshtė versioni nė studimin qė do paraqisnim nė strukturėn qė pėrgatitej, ka dokumente pėr
    kėtė problem. Pėr stėrvitjet e mėdha ose tė vogla e pėr komandantin e Brigadės sė Saukut dhashė shpjegime nė dėshminė e Veli Llakės. Pėr
    lėshimin e raketės kundėrajrore nė Fier, unė kam dhėnė urdhėr tė hetohet ngjarja dhe fajtorėt t’i jepeshin gjyqit. vijon

    AFRIM IMAJ


    panorama..

    ---------



    ??

    pallavra pallavra pallavra..dhe kanibalizem.. i nxitur nga enver ramizi.. me an te veglave te felliqura te llojit shkelzen e rrap miush.. qe gjeneralet te han njeri jatrin..

    turp i madh..

    dhe krim i djallezuaR..

    --
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 31-07-2011 mė 06:42

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    -


    Kosta Fili nė procesin e Hazbiut: Si shpifa kundėr Teme Sejkos
    Speciale e Hėnė, Gusht 1st, 2011

    Dėshmia e Kosta Filit pėr dėnimin e Teme Sejkos nė procesin e ish-ministrit tė Brendshėm nė vitin ‘83 ėshtė momenti mė interesant i dosjes “Hazbiu”. Pėrmbajtja e saj dhe mėnyra si rizbardhen pas 20 vitesh rrethanat e kryqėzimit tė ishadmiralit tė Flotės nė vitin ’61, ėshtė vlerėsuar nga hetuesit si njė provė e fortė pėr tė penalizuar ish-kreun e Sigurimit, por nuk ka rezultuar tėrėsisht e tillė nė procesin gjyqėsor. I thirrur mė 28 qershor 1983 pėr tė rikujtuar pėrball hetuesve tė procesit “Hazbiu” historinė e Teme Sejkos, Kosta Fili, dėshmitari kyē qė kishte “provuar” shėrbimet e fshehta tė komandantit tė Flotės Luftarake pėr agjenturėn greke, jugosllave e amerikane, pohonte se akuzat kundėr Temes i kishte konsumuar sipas regjisė sė imponuar nga njerėzit e Kadri Hazbiut. Gjithēka, sipas Filit, ka nisur me njė vizitė tė papritur tė Hazbiut nė qeli dhe komunikimin e urdhrit tė tij pėr tė dalė dėshmitarė kundėr Teme Sejkos. “Tė nesėrmen, kujton zbuluesi grek, erdhėn Nevzat Hazdenari me Arif Selenicėn, mė dhanė njė letėr tė shkruar, qė duhej ta mėsoja pėrmendėsh pėr ta recituar nė procesin e Teme Sejkos. Aty thuhej se unė kisha ardhur me mision tė lidhesha me Teme Sejkon pėr tė bėrė njė kryengritje tė armatosur nė Shqipėri. Diēka qė nuk ishte e vėrtetė. Pėrfundimisht, pranova, dola dėshmitar, bile thashė gjysmat e atyre qė kisha mėsuar, sepse harrova t’i them tė gjitha ato qė mė kishin shkruar Nevzat Hazdenari e Arif Selenica”. Dėshmia e rrallė, e destinuar pėr penalizmin e ishministrit tė Brendshėm, hedh dritė mbi tė vėrtetėn e njė procesit tė hershėm, montuar nė mėnyrė monstruoze. Madje, rrėfimi i Filit, por edhe pėrgjigjet e dėshmitarėve tė tjerė tė thirrur pėr kėtė ēėshtje, provojnė se procesi ndaj “grupit tė Teme Sejkos” ka qenė rasti mė tipik ku gjithēka ėshtė shkruar nga hetuesit dhe ėshtė nėnshkruar nga tė pandehurit nė kushtet e njė dhune ēnjerėzore. Mėnyra si ėshtė zhvilluar, sipas kėsaj regjie, procesi gjyqėsor i vitit ‘61, ka qenė njė farsė, me tė cilėn ka spekuluar Sigurimi i Shtetit pėr dekada tė tėra, duke e arkivuar madje nė pjesėn mė spektakolare tė lavdisė sė vetė. Libri i ri i Kastriot Dervishit, “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, bėn publike dokumente e dėshmi tė tjera tė panjohura mbi misteret e arrestimit dhe pushkatimit tė ish-komandantit tė Flotės nė vitin ‘61. Gjithsesi, dėshmia kyēe qė e ēoi Teme Sejkon para skuadrės sė pushkatimit, ka qenė ajo e Kosta Filit, nga Mursia e Sarandės, i njohur si zbulues grek i arrestuar, i dėnuar dhe i ridėnuar disa herė pas arratisjes nė Greqi pas ēlirimit tė Shqipėrisė….



    DĖSHMIA E RRALLĖ E KOSTA FILIT

    Kosta Fili i vitlindjes 1928, i burgosur me 25 vjet pėr “spiunazh” dhe i dėnuar me 10 vjet tė tjerė pėr “agjitacion e propagandė”, vuante dėnimin nė Burgun e Burrelin qė prej vitit 1959. Atje pyetet mė 28 qershor 1983 nga hetuesi Perlat Kasaj, nė lidhje me aktivitetin e tij, si dhe pėr Kadri Hazbiun. Qysh nė fillim, ai pohonte se kishte ardhur nė Shqipėri pėr tė marrė nėnėn. Pėr kohėn qė kishte qenė i hetuar, Fili deklaronte se ishte rrahur nga hetuesi Irfan Shaqiri. Nga ana tjetėr, bashkudhėtari i tij, Vangjel Zaho, kishte deklarua se kishin ardhur pėr qėllime diversioniste. Nė hetim vinte pėrveē hetuesit edhe Nevzat Haznedari dhe Rexhep Kolli. Mė pas kishte ardhur edhe Beqir Balluku. Nga prilli 1959 kishte ardhur edhe Kadri Hazbiu. Ky i fundit e kishte pyetur pse kishte ardhur nė Shqipėri dhe Fili i ishte pėrgjigjur se kishte ardhur pėr “punėt e tij”. Hazbiu i kishte thėnė qė t’u pėrgjigjej pyetjeve tė hetuesve dhe tė nėnshkruante ēfarė donin ato. Mihallaq Ziēishti kishte ardhur duke i thėnė pse nuk nėnshkruante ato qė i thoshin hetuesit, se ata nuk e kishin problem tė bėnin njė “Kosta Fil” tjetėr. Kosta Fili ishte njė zbulues grek, i cili nuk dinte ēfarė do tė bėnin grekėt me Shqipėrinė. Detyra e tij ishte tė mėsonte ēfarė do tė bėnin sovjetikėt me Shqipėrinė, ēfarė bazash kishin etj. Nė dijeninė e Filit, Greqia e asaj kohe nuk kishte asnjė plan tė sulmonte Shqipėrinė. Pastaj, dėshmia mė interesante e Kosta Filit ėshtė kjo e mėposhtmja pėr kohėn kur ai ishte dėnuar dhe i ishte falur jeta: “Nė kėtė kohė unė ndodhesha nė birucėn nr.7 nė Burgut e Tiranės. Ishte dimėr. Natėn vonė mė erdhi Nevzat Haznedari, mė mori tė lidhur e mė ēoi nė zyrėn e Kadri Hazbiut ku ishte i pranishėm edhe Rexhep Kolli. Pinė nga njė kafe. Kadri Hazbiu mė tha: “Tė fola kėtu, ėshtė bėrė njė tenxhere me kabuni. Shiko se mos i hedhėsh njė grusht kripė brenda e pastaj pėrgjigjesh ti me kokė”. Po mė tha kush se duhet, unė ia hedh. Kadriu mė tha: “Do dalėsh dėshmitar kundėr Teme Sejkos, do tė thonė kėta shokėt se ēfarė do thuash”. Unė i thashė mjerė familja qė kam nė Greqi. Mė vonė erdhi Nevzati me Arif Selenicėn, mė dhanė njė letėr tė shkruar, tė cilėn unė duhet ta mėsoja pėrmendėsh e tė dilja dėshmitar kundėr Temes. Unė e mėsova tekstin pėrmendėsh. Nė tė ishin shkruar gjėra qė nuk i kisha thėnė nė Hetuesi e pėr tė cilat nuk kisha dijeni. Nė tė thuhej se unė kisha ardhur me mision vetėm me Haki Rushitin pėr tė pėrgatitur kryengritjen e armatosur nė Shqipėri, tė lidheshim me Teme Sejkon. Unė dola dėshmitar, bile thashė gjysmat e atyre qė mė kishte mėsuar Nevzati dhe Arifi, sepse harrova t’i them tė gjitha ato qė mė kishin dhėnė tė shkruara. Temja e dėgjoi dėshminė time dhe nuk kundėrshtoi. Nė fakt, unė pėr Teme Sejkon nuk kam ditur asgjė mė tepėr sesa mė kishte thėnė Haki Rushiti. Unė nuk pėrjashtoj mundėsinė qė komploti i Teme Sejkos tė jetė dora e sovjetikėve, se, sipas meje, atyre u interesonte njė konflikt midis grekėve dhe shqiptarėve. Pėr komplotin e Teme Sejkos, se ē’bėnin amerikanėt, unė nuk e di, grekėt as e pėrmendnin Teme Sejkon, nuk e besoj se grekėt mund tė koordinonin me amerikanėt. Unė i kam parė edhe deponimet e Nasho Gėrxhos dhe gjithnjė kam menduar me vete se po qe puna se Teme Sejko lidhej me Nasho Gėrxhon, nė djall tė vejė. Kur jam takuar me Jonuz Purizon mbas dėnimit dhe e kam pyetur sesi e bėtė kėtė punė, d.m.th. pėr komplotin, Jonuzi mė tha: “E bėri merhumi Teme, kur ai thoshte ashtu (d.m.th. deponoi ashtu) edhe ne bėnim amin”. Nga kjo unė nxjerr konkluzionin se Teme Sejko mund tė jetė mashtruar nė Hetuesi qė tė pranonte gjėra qė nuk i kishte qėllim pėr tė diskredituar grekėt. Dhe si e mashtruan, e pushkatuan… Mendimin qė dhashė mė sipėr se problemi i komplotit tė Teme Sejkos ka pasur gjėra tė fryra, e mbėshtes nė faktin se unė vetė kisha ardhur nė Shqipėri pėr tė mbledhur informata e mė akuzuan se kisha ardhur pėr tė bėrė komplote”. Ndėr tė tjera, Fili nė kėtė dėshmi shprehte habinė sesi ishte kapur mė 1959, gjė qė i kishte mbetur enigmė e pashpjegueshme.

    HAZBIU PĖR DĖSHMINĖ E ZYLFI SALIUT

    Nė pėprballjen e Kadri Hazbiut me dėshmitarin Zylfi Saliu tė datės 27.5.1983 ringrihet sėrish historia e Teme Sejkos dhe e mėnyrės si u bė arrestimi dhe dėnimi I tij nga sigurimi I Shtetit.Pasi ka kundėrshtuar akuzat e Saliut pėr periudhėn e luftės nė zonėn e Kukėsit, sipas tė cilit Hazbiu ka urdhėruar djegien e shtėpive dhe ekszekutimin e mercenarėve, ish-ministri I Brėndshėm ka sqaruar pozicionin e tij nė ēėshtjen e dėnimit tė Teme Sejkos. Pėr sa i pėrket ēėshtjes sė Teme Sejkos, kujton ai, qėndron ashtu sikurse e kam shpjeguar unė dhe jo si thotė Zylfi Saliu, se nė vitin 1956 ėshtė arritur nė konkluzionin se ishte Teme Sejkua, personi qė kėrkohej. Unė nuk kam bėrė ndonjė bisedė me gazetarė ose shkrimtarė, ku tė kem thėnė se Teme Sejko dihej nga ne qė ishte agjent, por qe lenė me qėllim kombinacioni. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Unė nuk jam dakord edhe me problemet e tjera qė ngre Zylfi Saliu rreth Teme Sejkos, sepse nuk janė tė vėrteta. Unė nuk kam pėrcjellė Skėnder Kosovėn e grupin e tij deri nė Qafė Prush. Sa di pėr tė kam dhėnė shpjegime nė proceset e mia. Nuk ėshtė e vėrtetė qė tė kem patur dijeni mė parė dhe as tė kem miratuar vrasjen e emigrantit kosovar Idriz Zeqiri, siē thotė Zylfiu. Ēėshtja qėndron ashtu sikurse e kam shpjeguar unė nė proces dhe nė dėshminė e Anastas Bojaxhiut. Nuk ėshtė e vėrtetė gjithashtu tė kem pasur dijeni pėr vrasjen e njė ish bashkėpunėtori nė Kukės nė arrati, pėr tė cilin ėshtė gjykuar Zylfiu me tė tjerė. Kam dhėnė shpjegime pėr kėtė ēėshtje. Kėto akuza ndaj meje pėr vrasjet pėrse Zylfiu Saliu nuk i tha nė gjyq nė rrugė partie e shtetėrore, por i ngre tani? Nė vazhdim Kadri Hazbiu kėrkon nga hetusit qė tė jenė tė kujdeshėm nė mėnyrėn e komunikimit me tė, pasi nuk ėshtė e vėrtetė qė ai ėshtė tradhėtar dhe shėrbėtor i tė huajve siē deponojnė shumica e dėshmitarėve tė thirrur me porosi.

    Riatdhesimi i dėshmitarit kryesor tė procesit “Sejko”

    Metamorfoza e agjentit grek qė u fut 15 herė nė Shqipėri

    Ka qenė fundi i majit 1989 kur Kosta Fili, i njohur si agjenti grek, mė i rrezikshėm, ka kapėrcyer postbllokun e Kakavijės dhe ėshtė riatdhesuar nė Greqi. Pas njė kalvari 30-vjeēar nė burgjet shqiptare, madje kur ishte harruar edhe nga vetė familjarėt, ėshtė shfaqur si fantazmė te porta e shtėpisė sė tij nė Igumenicė. Rikthimi mė nė fund ėshtė realizuar nė valėn e pėrpjekjeve pėr forcimin e marrėdhėnieve Tiranė-Athinė nė mesin e viteve ‘80. Kėrkesėn e parė zyrtare pėr riatdhesimin e Filit, dėshmitarit kyē tė procesit tė Teme Sejkos dhe grupit tė tij, e ka bėrė prezent pėr autoritetet e larta shqiptare ministri i Punėve tė Jashtme tė Greqisė, Karolos Papulias, gjatė vizitės sė parė nė vendin tonė nė vitin 1989. Urdhri i ministrit tė Brendshėm, Simon Stefani, pėr lejimin e ish-agjentit grek qė tė udhėtonte drejt familjes, iu komunikua mė 24 maj 1989. Kosta Fili nė atė periudhė kishte pėrfunduar dėnimin dhe qėndronte nė pritje nė qytetin e Burrelit. Ēasti fatlum vinte kėsisoj pas shumė pėrpjekjeve sfilitėse tė ish-agjentit grek, tani nė liri, drejtuar autoriteteve shqiptare. Kėtė radhė nė ndihmė tė tij ishte angazhuar edhe vetė shteti helen, qė kėmbėngulte pėr bashkimin e Filit me familjen. Me largimin e tij, Policia Sekrete shqiptare mbyllte njė nga dosjet mė tė bujshme tė saj, duke koleksionuar profilin e njeriut qė u fut mbi 15 herė ilegalisht nga Greqia dhe u dėnua dy herė nga organet shqiptare tė drejtėsisė. Nė kujtimet e Piro Nuredinit, ishshefi i Sigurimit tė Burgut tė Burrelit, kur Fili vuante dėnimin, nga takimet me tė pas viteve ‘90, veēohet habia e shprehur pėr mėnyrėn si kishte rėnė nė kurthin e Policisė Sekrete dhe pengu pėr shpifjet qė kishte konsumuar nė gjyqin e Teme Sejkos. “Ka qenė diēka vėrtetė e tmerrshme, i ėshtė shprehur ish- i dėnuari i Burrelit Nuredinit pėr sjelljen e tmerrshme me tė cilėn e kanė imponuar pėr tė dėshmuar nė gjyqin e majit tė vitit ‘61. Vitet e fundit, Kosta Fili e ka vizituar disa herė vendin tonė, tanimė jo si agjent, por si qytetar i lirė.

    AFRIM IMAJ

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dėshmia e gardianit: Si ja morėm frymėn Teme Sejkos
    Speciale e Mėrkurė, Gusht 3rd, 2011

    Kadri Hazbiu nė sallėn e gjyqit
    Dėshmitė e gardianėve tė Burgut tė Tiranės pėr ēastet e fundit tė Teme Sejkos, ish-komandantit tė Flotės, tė dėnuar me vdekje pėr tradhti nė vitin ‘61, janė pjesa mė makabre e pohimeve tė procesit hetimor tė Kadri Hazbiut. I thirrur pėr tė treguar ēfarė kujtonte nga bisedat e fshehta qė Hazbiu zhvillonte nė qeli me gjeneralin e kryqėzuar para ekzekutimit, Qemal Birēe, kryegardiani i Burgut tė Tiranės, rrėfente nė seancėn e 11 qershorit 1983 pėr sjelljet barbare tė ushtruara ndaj Teme Sejkos nė ditėt e fundit tė tij. Mė herėt, nė proces Hazbiu ka pranuar se pas shpalljes sė vendimit gjyqėsor ka autorizuar vartėsit e tij qė kreun e “grupit ēam”, para se ta ekzekutojnė, ta torturojnė pėr t’i vjelė ndonjė rezervė tė pa shprehur pėr veprimtarinė e tij armiqėsore. Pikėrisht ky ėshtė momenti ku dy fuksionarėt e lartė tė Sigurimit tė Shtetit, Mihallaq Ziēishti e Nevzat Hazdenari, me bekimin e Hazbiut, vihen nė krye tė operacionit tė fshehtė pėr ta transferuar Sejkon nga qelitė e Tiranės nė njė bazė sekrete afėr Durrėsit. “Aty, dėshmon Birēe, Temen e kemi qėlluar pėr orė tė tėra me shkopinj nė fytyrė, kokė, brinjė, kėmbė, deri sa mbeti pa ndjenja. Pastaj e hodhėm nė gazin e Ministrisė dhe, sa u pėrmend, e mbytėm me litar”. Pjesa nė vazhdim e dėshimisė sė ish-kryegardianit, marrė nga libri i Kastriot Dervishi, pėrshkruan detajet fundore tė tragjedisė makabre tė admiralit tė shpallur tradhtar me njė proces farsė…

    DĖSHMITARI QEMAL BIRĒE

    I vitlindjes 1920, pensionist, dėshmonte mė 11 qeshor 1983 pėr fundin e Teme Sejkos: Lidhur me sa pyetem, kam pėr tė thėnė kėto gjėra: Kur u arrestua Teme Sejko, mua mė sollėn me shėrbim nė burg, pėrgjegjės pėr grupin e oficerėve qė siguronin tė pandehurit nė dhomat e izolimit. Nė kėtė detyrė kam qėndruar deri nė fund, pra, deri nė kohėn kur u dėnua Teme Sejkua dhe grupi i tij. Pas gjykimit tė ēėshtjes e dėnimit tė tyre, shkova pėrsėri nė Ministri, nė vendin ku kisha qenė mė parė shef i Komandaturės. Si qėndrova 5 – 6 ditė nė Ministri, njė ditė, rreth orės 18:00 pasdite mė thirri nė zyrė Mihallaq Ziēishti. Kur shkova atje, vura re qė ishte edhe Kadri Hazbiu dhe persona tė tjerė, si Rexhep Kolli e Nevzat Haznedari. Mihallaqi mė dha urdhėr qė tė heqėsh rojet e policisė qė janė tek burgu i vjetėr, sepse atje do tė dėrgojmė Teme Sejkon dhe Tahir Demin, qė tė mos na i shikojė njeri, kur tė shkojnė atje. Nė kėtė kohė, Temja dhe Tahiri ishin dėnuar me vdekje, por dėnimi s’kishte marrė formė tė prerė. Unė shkova dhe e zbatova porosinė. Pas pak mė mori Mihallaq Ziēishti nė telefon dhe mė pyeti a je gati. Unė i thashė po, jam gati. Pak mė vonė, Mihallaqi erdhi me njė gaz 7- vendėsh. Nė gaz Mihallaqi kishte marrė Teme Sejkon e Tahir Demin. E shoqėronte edhe Nevzat Haznedari. I morėm Temen e Tahirin dhe i futėm nė dy dhoma tė veēanta nė katin e dytė tė burgut tė vjetėr, tė pėrgatitur qė mė parė me krevat me susta, batanije, dyshek e ēarēafė. Aty Teme Sejko e Tahir Demi janė mbajtur rreth njė muaj. Nevzat Haznedari vazhdimisht u binte si Temes dhe Tahirit letėr pėr tė shkruar dhe u merrte ato qė ata shkruanin. Se ku i ēonte kėto letra Nevzati, nuk e di. Bashkė me mua bėnin shėrbim edhe tre oficerė tė tjerė, Qemal Xhaferri, Luto Beqiri dhe Islam Gjondeda. Tė katėrt ne rrinim nė dy dhoma nė katin e parė dhe bėnim roje me radhė. Tahiri me Temen aty hanin ushqim, pėr nevoja personale i binin derės qė ne ua mbyllnim nga jashtė me ēelės, u jepnim brisk e makinė dhe rruheshin vetė. Mė kujtohet se rreth 10 ditė pasi kishim shkuar te burgu i vjetėr, mė mori nė telefon Kadri Hazbiu rreth orės 1:00 pas mesit tė natės dhe mė tha: “Jam Kadri Hazbiu, dil e mė prit se do tė vij aty”. Dola aty te oborri i burgut dhe pa kaluar as pesė minuta, Kadri Hazbiu erdhi vetėm. Pasi mė takoi, mė pyeti se ku rri Teme Sejko. Unė i thashė nė njė dhomė nė katin e dytė. Mė shoqėro deri te dhoma, tha Kadriu. Tė dy u ngjitėm nė katin e dytė. I hapa derėn e dhomės ku rrinte Teme Sejkoja. Temja u ngrit nga krevati dhe qėndroi nė kėmbė. Kadriu mė vėshtroi, pėr tė mė lėnė tė kuptoja qė tė largohesha. Dola jashtė duke tėrhequr pas vetes derėn dhe qėndrova nė mes tė shkallėve. Kadriu qėndroi brenda me Temen rreth njė orė dhe pastaj doli. Unė u ngjita dhe mbylla derėn e dhomės sė Temes me ēelės. Kadriu zbriti e doli jashtė nė oborr e pas tij dola edhe unė. Atje mė hodhi dorėn nė sup e mė tha: “Ki kujdes se partia thotė qė kėta armiq janė nė duar tė sigurta”. Unė i thashė, mos ki merak shoku ministėr. Se ēfarė bisedoi me Temen, nuk di asgjė. Pas kėtyre fjalėve qė shkėmbyem bashkė, Kadriu u largua. Pasi i mbajtėm te burgu i vjetėr njė muaj, njė natė pas mesit tė natės, vjen aty Mihallaq Ziēishti sė bashku me Nevzat Haznedarin, i cili nė atė kohė ishte kryetar i Degės sė Hetuesisė. U hapa derėn, u futėm tė tre bashkė brenda nė dhomėn ku mbanim Teme Sejkon dhe Mihallaqi me Nevzatin i hodhi Temes hekurat nė kėmbė e duar. Aty qėndruam deri nė mėngjes. Nė mėngjes herėt i zgjidhėm kėmbėt Temes, e mbėshtollėm me njė batanije dhe e hipėm nė njė gaz 7-vendėsh. Tahir Demin e lamė aty nė vend. Me shėrbim si roje mbeti Luto Beqiri. Pas kėsaj, nė gazin 7-vendėsh hipa unė, Nevzati, Islam Gjondeda dhe Qemal Xhaferri. Shofer ishte njė kushėri i Mihallaq Ziēishtit, oficer, emrin nuk ia kujtoj, di qė ka vdekur. Mihallaq Ziēishti ishte me makinėn e tij dhe u nis para nesh. U nisėm edhe ne nė drejtim tė Vorės. Makinėn tonė e drejtonte Nevzati, i cili duhet tė kishte biseduar me Mihallaqin, se e dinte ku po shkonim, por neve nuk na tha asgjė. Rrugės, Mihallaqin nuk e pamė. Kur shkuam nė Maminas, qėndruam nė mes tė vreshtit ku ėshtė njė shtėpi e vetme qė quhet pallati i beut. Aty e zbritėm Temen. Sa zbritėm ne, erdhi edhe Mihallaqi me makinėn e tij. Me tė ishte edhe Rexhep Kolli. E futėm Temen nė njė dhomė. Pas kėsaj, Mihallaqi dėrgoi Qemal Xhaferrin pėr tė prerė 20 shkopinj shkoze. Pasi i pruri shkopinjtė, vetė Mihallaqi nė prezencė tė Rexhepit e Nevzatit, filloi ta rrihte Temen me shkop. E godiste Temen me shkop, qė ishte sa tre gishta i trashė, nė gjithė pjesėt e trupit, pėrfshi edhe kokėn, me gjithė forcėn sa thyheshin shkopinjtė. Si lodhej Mihallaqi, vazhdonte Rexhepi e pastaj Nevzati. Kjo vazhdoi gjithė ditėn deri nė mbrėmje sa hyri dielli. Temja nga tė rrahurit gati kishte mbaruar, sa merrte frymė. Nga gjithė pjesėt e trupit qė i ishin nxirė e ēarė, nė fytyrė, kokė, brinjė, kofshė, kėmbė, i dilte gjak. Pra, ishte nė njė gjendje tė tillė qė ai nuk mund tė shpėtonte. Kur ai nuk ndiente mė asgjė, erdhi Kadri Hazbiu. Unė gjatė gjithė ditės tėrė ngjarjen e pashė me sytė e mi, sepse isha nė korridor dhe dera e dhomės ku rrihnin Temen ishte e hapur dhe unė vetėm atė shikoja. Dy shokėt e tjerė ishin caktuar larg si roje qė mos tė na afrohej njeri. Kur erdhi Kadriu, mė dha dorėn, mė pyeti ē’kemi. Unė i thashė se Temja po vdes nga tė rrahurit. Kadriu shkoi dhe u fut nė dhomė, ku u takua me Mihallaq Ziēishtin, Rexhep Kollin dhe Nevzat Haznedarin. Ishte vetėm kur erdhi aty, ndėrsa shoferi me shoqėruesin qėndruan te makina rreth 15 – 20 metra larg shtėpisė. Dua tė shtoj se nė atė shtėpi, nė atė kohė nuk banonte asnjeri. Kadriu qėndroi rreth 5 minuta dhe u largua. Si u largua Kadriu, e mbėshtollėm Temen me batanije e duar tė lidhura nga mbrapa me hekura siē i kishte kur e rrihnin, e hipėm nė gazin 7-vendėsh e bashkė me tė, edhe unė, Nevzati, Islami e Qemali dhe u nisėm nė drejtim tė Tiranės. Unė nuk e dija ku do tė shkonim, detyrėn e kishte marrė Nevzati… Pa kaluar Vorėn, unė dhe Islam Gjondeda qė ishim me makinėn mbrapa, i hodhėm nė fyt Teme Sejkos qė ishte i shtrirė nė mes nesh, njė litar nė formė laku dhe, duke e tėrhequr secili nė krahun e vet, e mbytėm. Pra, Temja nuk kishte asnjė shenjė jete. Pėr mbytjen e Temes me litar ne na urdhėroi Nevzat Haznedari. Vazhduam rrugėn dhe shkuam deri te kodrat karshi Linzės. Ishte natė. Ne qėndruam nė njė vend ku kishte qėndruar edhe Mihallaqi me makinėn e tij,i cili kishte shkuar atje para nesh. Rexhep Kolli nuk ishte me tė, se ku qe kthyer nuk e di. Na urdhėroi, nxorėm kufomėn ashtu tė mbėshtjellė me batanije. E mbanim Qemal Xhaferri, Islam Gjondede dhe shoferi qė ishte kushėrir i Mihallaqit. Unė qėndrova lart me Mihallaq Ziēishtin, ndėrsa shokėt e tjerė e ēuan kufomėn rreth 20 m poshtė xhades, kur qė gjatė natės ishte bėrė gropa gati. Gropėn e bėri shoferi qė na ēoi ne nė Maminas, i cili posa na ēoi, u largua dhe u kthye nė mbrėmje qė na mori, kėtė detyrė ai e kishte marrė nga Mihallaq Ziēishti. Si e zbritėn kufomėn te gropa, shkova edhe unė. Pėr t’u siguruar pėr vdekjen e Temes, unė me njė kazmė qė gjeta aty pranė, i rashė Teme Sejkos nė kokė disa herė derisa iu prish fare koka. Mė kazmė e qėlluan edhe shokėt e tjerė. Pasi e hodhėm nė gropė, e mbuluam me baltė dhe e larguam.

    “Pohimet e Teme Sejkos i kėrkonin sovjetikėt”

    Pyetje: Cilat kanė qenė marrėdhėniet e punės sė organeve tė Sigurimit tė Shtetit me kėshilltarėt sovjetikė nė fushėn e punės agjenturore – operative? Ē’qėndrim keni mbajtur ju nė kėtė drejtim?

    Pėrgjigje: Nė marrėdhėniet me kėshilltarėt sovjetikė mbeti po ai kufi marrėdhėniesh qė ishte para se tė bėhesha unė ministėr, domethėnė qė ata kishin tė drejtė tė njiheshin me normat e brendshme tė punės, me tė gjitha aktet normative bazė, pėrfshi platformėn, urdhrat, udhėzimet, direktivat dhe orientimet qė jepeshin nga Partia. Kjo ishte pa kufi. Pėr politikėn e goditjes, nėpėrmjet realizimit tė pėrpunimeve jepnin mendimet e tyre. Kėshtu ėshtė ecur deri nė gusht ose shtator tė vitit 1960, mbas arrestimit tė Teme Sejkos, kur nga udhėheqėsi i partisė na u dha qartė orientimi qė ta mbyllim gradualisht rubinetin, duke mos u thėnė asgjė pėr ēėshtjen e Teme Sejkos pėr sa depononte ai deri nė largimin e tyre, pra tė kėshilltarėve sovjetikė. Mbas gushtit ose shtatorit tė vitit 1960, patėm me ta pėrplasje mė tė shpeshta, mė tė ashpra e tė hapura pėr mjaft ēėshtje…

    Pyetje: Kur kanė ardhur kėshilltarėt sovjetikė dhe si eci numri i tyre? Pėrgjigje: Kur kam shkuar unė nė Ministrinė e Brendshme rreth viteve 1948 – 1949, kam gjetur njė kėshilltar sovjetik, Gllaskov. Mbas ikjes sė tij nėn pretekstin e sėmundjes erdhėn legalisht kėshilltarė nė shumė sektorė tė Ministrisė. Kur jam bėrė ministėr, mė kujtohet se numri i tyre ka qenė 16 – 17 persona Duke filluar nga viti 1956, numri i tyre u pakėsua deri nė 6 – 7 veta, derisa ikėn nė vitin 1961. Kryekėshilltari i fundit quhej Voronin. Kėta, me sa mė kujtohet, ikėn pjesė – pjesė mbas Kongresit tė Partisė dhe para procesit tė Teme Sejkos. Midis pėrplasjeve tė tjera me kėshilltarėt sovjetikė nė vitet 1960 – 1961, ishte edhe ēėshtja e Teme Sejkos, pėr tė cilin ata interesoheshin tė dinin se ē’depononte dhe arritėn deri aty sa tė protestojnė: “nuk flet apo s’doni ju tė na i thoni” dhe pėr kėtė morėn pėrgjigjen e merituar nga ana jonė. Kėrkesat pėr armikun Teme Sejko i justifikonin me atė se ai kishte qenė komandant i bazės ushtarako – detare tė Vlorės dhe mund tė kishte dhėnė sekrete qė dėmtonin interesat e Traktatit tė Varshavės. Kėto marrėdhėnie me kėshilltarėt sovjetikė ishin tė legalizuara nga Komiteti Qendror i Partisė. Kėto marrėdhėnie, qė nga ana jonė ishin tė ēiltra, prej tyre me siguri janė shfrytėzuar pėr tė marrė sekrete e tė dhėna qė u interesonin. Trajtimi ekonomiko – financiar i tyre deri nė vitin 1959 (kur erdhi Hrushovi nė vendin tonė) bėhej nga shteti shqiptar dhe mė pas i shpėrblente vetė qeveria Sovjetike. 5.2.1983

    Pyetje: Nga dokumentet qė disponojnė organet e hetimit, rezulton se nga viti 1955 qė keni qenė ministėr i Punėve tė Brendshme e mė pas, organet e Kundėrzbulimit tė BS dhe tė vendeve tė tjera tė ish-demokracive popullore janė njohur me agjenturėn e Kundėrzbulimit tonė nė ato vende, si dhe me elementėt shqiptarė qė zhvillonin aktivitet kundėrrevolucionar, tė cilėt ndodheshin me studime nė ato vende. Pse ėshtė lejuar kjo gjė dhe ē’pasoja ka sjellė?

    Pėrgjigje: Ngritja e agjenturės sonė nė BS dhe nė ish-vendet e demokracisė popullore ka pasur nė tė gjitha kohėt karakter kundėrzbulimi. Si e tillė, puna qė bėnim ne dhe njerėzit qė kemi dėrguar pėr ta bėrė kėtė punė, ishin me miratim tė qeverive pėrkatėse tė vendeve ku ishin dėrguar pėr studime tė ndryshme studentė ose specialistė shqiptarė. Kuadrot qė kemi dėrguar ne, njiheshin nga organet pėrkatėse tė vendit ku ishin. Koha se kur ka filluar kjo punė, mua nuk mė kujtohet, por pėr kėtė tė shihen dokumentet. Me sa mė kujtohet, nė BS ka pasur njė rezidenturė tė veēantė, ndėrsa pėr vendet e tjera ka pasur njė qendėr qė ndodhej nė Budapest. Pėr kėtė qėllim, pranė Drejtorisė sonė tė Zbulimit u krijua njė organ (sektor) i veēantė qė merrej me kėtė problem. Kufijtė e bashkėpunimit tė organeve tona tė Kundėrzbulimit, tė atashuara pranė pėrfaqėsive tona diplomatike nė kėto vende dhe organeve tė Kundėrzbulimit, vendase, kanė evoluar nė periudha tė ndryshme kohe dhe kanė qenė tė diferencuara nė vende tė ndryshme, sidomos midis BS dhe vendeve tė tjera me ish-demokraci popullore. Nė BS, nė fillim kufijtė e bashkėpunimit ishin tė tillė qė punėtorėt operativė u prezantoheshin organeve pėrkatėse tė vendit, kishin tė drejtė tė jepnin e tė merrnin informacione, reciprokisht pėr veprimtaritė armiqėsore dhe tė bashkėpunonin nė bėrjen e kombinacioneve agjenturore tė pėrbashkėta qė nxirrte nevoja e ndjekjes sė veprimtarisė armiqėsore qė zbulohej. Vetėkuptohet qė nė kėto raste ekspozohej edhe pėrpunimi konkret, d.m.th.; personi qė ishte nė ndjekje edhe agjentura qė aktivizohej pėr ndjekjen e kėtij pėrpunimi. Mė kujtohet qė agjenturės sonė i ishin dhėnė udhėzime qė pėr probleme tė ngutshme mund tė raportonin edhe drejt nė organet e Kundėrzbulimit vendas duke iu dhėnė parullėn e ndėrlidhjes me ato organe. Nė kėto raste, organet e vendit duhet tė njoftonin menjėherė rezidenturėn tonė pėr tė dhėnėn dhe pėr detyrat qė i ishin dhėnė nga punėtori operativ sovjetik dhe rezidentura nė kėtė rast dublonte punėn, njėkohėsisht mbante shėnimet pėrkatėse pėr bashkėpunėtorin qė kishte kontaktuar me organet e Kundėrzbulimit sovjetik.

    vijon…

    AFRIM IMAJ

    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

    2 Komente per “Dėshmia e gardianit: Si ja morėm frymėn Teme Sejkos”Hasan Shasivari - K o s o v a r i
    3 Gusht, 2011 - 13:19
    Pse more i marruar flet tani dhe i ngacmon ndjenjat,emocionet e pasardhėsve tė Temes.Dhe bėnė mirė sepse ti e tregon njė tė vėrtetė tė shėmtuar qė ėshtė prodhim,produkt i Shqipnisė sė Enverit i cili ka qen njė sadist i pa pėrshkruardhe njė fobist,qė pėr fat tė keq ka edhe sot simpatizant si Edi i Kristaqit dhe tė tjerė duke mos e mohuar edhe Skėnder vetulloshin.

    Pėrgjigjjuni Erida
    3 Gusht, 2011 - 15:13
    Ky nuk eshte tregim ore Qemal por film horror. Si mundesh ti te tregosh kete histori makabre per nje nder admiralet me te shquar shqiptar Teme Sejko. Ti nje cope nallbani. Si mundet familja jote te rrije e qete teksa lexon kere histori. Guximin tend te perdorimit te kazmes ne koken e nje nejriu???

    --
    panorama

    --




    ja ku kan mesuar..llapushnikistet..kleckistet e kukso-mutavistet e dauto klosistet.. e toger idrizoistet e veselo polpotistet..


    ..




    ..



    --
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 03-08-2011 mė 20:36

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Kreu i Kuvendit tė Kosovės, me foton e Enverit nė shtėpi
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 17:24
  3. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  4. Nga prapaskenat e epokės hoxhiste
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-09-2003, 10:47
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •