Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 170
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Qe hartat e Greqise u shperndane ne kishen orthodhokse ne Korce, kjo u be dhe ceshtje shteterore, por ti mbase nuk e ditke, por pyet Papaspirun.
    Sa per Vitin ( lapsus) e korigjoj se ka qene viti 91, dhe kisha ku jane zbuar evangjeliste me ungjillin e Gjonin duke u sheprndare, ka qene kisha ne shen Ilija. ku ishte antena e postes. Mbase nuk kam deshire qe te merem me luftime fetare, pasi nuk vjen azgje e mire prej tyre. Por keto fakte ti solla qe te besh kujdes kur gjykon nje te krishter, se me masen qe mat edhe do te matesh. Eshte mire qe te mos jesh kaq mosmirenjohes ndaj ndihmave qe Krishti ka sjelle permes ketyre te krishtereve , ne vendin tone.
    NEse ke gje ne lidhje me temen mund te flasesh dhe te japesh mendimin tend, kushdo qofte ai, sa per orthothoksizma dhe protestanizme, nuk me intereson, sepse jam i interesuar vetem per shpalljen e ungjillit te Krishtit.
    Deshmuesi.

  2. #32
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ajo qe nuk kuptoni juve, edhe qe duhet ta kuptoni, eshte se ne fakt tipa te ketille te krishteresh te ashtequajtur, jane praktikisht Anti-Krishta, sipas kuptimit Biblik te kesaj fjale, kur dikush ve veten ne vend te Krishtit edhe ben medoemos ate qe deshiron pavarasisht se e ben ate ne emer te Tij - nga ku vjen pra edhe termi Anti-Krisht.

    Protestantizmi eshte nje e keqe ne vetvete, perderisa eshte herezi, qe te liges qe permban ne vetvete i shton edhe budallallqet e papjekurite e anetareve qe permban.

    Eshte kulmi i kulmit te shohesh njerez te tille qe deklarohen se nuk gjykojne...

    Ne te gjitha shkrimet e mia nuk ka aspak gjykim mbi kishen ne te cilen ju shkoni, pasi nuk eshte e drejta ime.
    nderkohe po ky person shprehet:

    Me ju te dashur orthodhokse asqe mun te diskutohet permes Bibles, pasi ju vete pohoni dhe thoni se, bibla nuk eshte fjale Perendie.
    Matrix e di ti se perse ju nuk e pranoni biblen si fjale te Perendise, ne te cilen i krishteri duhet te qendroje, ne menyre qe te jete dishepull i Krishtit? Kjo sepse ne doktrinen tuaj religjionoze fetare, ka mjaft mesime qe bien ndesh me mendimin dhe te verteten qe bilba meson dhe deshmon.

    Ku eshte referenca per nje akuze te tille? Cfare eshte ky mashtrim diabolik, per te cilin duket se jeni mjeshtra te llahtarshem?
    Sa here ua kemi spjeguar protestanteve se faktikisht edhe vete menyra se si ato e perdorin Biblen bie ndesh me vete ato qe ata thojne se besojne me ane te Bibles....

    Ku eshte Termi Trini ne bibel? Pse e perdorni kur nuk e ka Bibla?
    Ku thuhet se Dhiata e Re eshte nje liber i shkrojtur enkas per te qene fije per pe ajo qe do drejtoje jeten kishtare? Perse numri i letrave eshte aq spontan apo i ungjijve?
    Letrat ta bejne MUUUU qe u shkruajten thjesht per shkak te probleme ekzistuese neper Kisha, ndryshe ato as qe kishin per tu shkruajtur!!!!!!!!!

    Po Kishat e shekujve te pare? Perse Kanoni biblik u ratifikua vetem kater shekuj me vone? Mos valle pa bazament ka qene Kisha deri atehere?


    Keto e shume pyetje e tema te tilla ne kemi sjelle jo pak por me dhjetra ne kete forum, e u mbetet protestanteve te hapin syte e veshet qe ata thone se ua drejtojne me pasterti Zotit, e te bejne bilancin - po deshen. Te gjitha keto flasin qarte se cfare eshte Kisha....e perse ajo eshte ortodokse.

    Me siguri, sidomos po ta vereni mire dhe stilin imitues te te shkrojturit, njerez te tille shohin tek vetvetja Apostojt, me gjuhen e te cileve edhe perpiqen te flasin.


    Mirepo, a ka vend te rrijne shprehje te tilla!!!!!

    Nuk kam pare askend prej jush deri me sot, qe krahas nje shkrimi te sjelle argument biblik ndaj atyre gjerave qe nuk eshte dakrot.

    Sa e sa tema jane hapur; sa e sa sfida drejtpersedrejti i jane bere ketyre personave ne kete forum - e kane pandershmerine te flasin me kete gjuhe?


    Me cfare matet besimi xhanem? Une them qe matat vetem e vetem me ate nese ajo cfare beson eshte apo nuk eshte e drejte!

    Mund te jesh heretik koke e kembe e serish mund te kryesh shume e me shume te ashtequajtura evangjelizime se sa nje i doktrines se krishtere ortodokse, kjo nuk ka te beje me doktrinen.

    Pali - meqe ju pelqen te hiqeni pak apostollisht - e beri kete krahasim me vellezer te se njejtes doktrine, por jo me ata jashte Kishe...

    Nje heretik kur perhap "ungjillin" ne fakt eshte duke perhapur herezine...Ne mos valle Jehovistet, Mormonet nuk predikojne, ndoshta me shume? Nuk mirepresin e ndihmojne apo hapin klinika apo persekutohen?


    Greket....

    greket kane bere ate qe kur yt katragjysh u be Mysafedin, sollen martire ne Shqiperi, si shen Kozmai i Kolkondasit, qe nje pjese e shqiptareve te mos konvertoheshin ne Islam.

    Mos u merrni me kalamanlliqe...

    po protestantet cfare kane bere? Ja te shohim pak Apartejdin holandez, apo mesjeten e Anglise protestante, apo se si e shesin europen kujt tia duan.

  3. #33
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Edhe nje here:

    Nqs ka ndonje sekt fetar ne boten e soteshme mbarefetare, me i prapambeturi, me iracionali, me psiqikdemtuesi jane sektet protestante sidomos keto te themeluara ne dy shekujt e fundit te cilat jane edhe sektet qe jane perhapur me se shumti ne shqiperi e gjetke neper pjesen e varfer mentalo-ekonomike te Europes...

    protestantizmi ka patur efekt ne Eu.lindore pikerisht sepse ka suksese emocionale ne njerez qe kane vuajtur per nje buzeqeshje, mireqenije, luks, perendim, packa se duke filluar nga misionaret qe e kane sjelle eshte nje nga sektet me te pakulturuara qe mund te ekzistojne ne bote.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    -Seminarist te te bej nje peyteje? Komunizmi cfare doktrine eshte? Mbase te duket pak e cuditshme, por nese deshiron pergjigju.
    Sa per per te tjerat , mbase nuk e vlen....
    Deshmuesi

  5. #35
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Deshmues,

    ndoshta ty do te te duket e cuditeshme - ndoshta e pamundur - por doktrinat e tua, qofte edhe temat mbi soteorologjine (shpetimin) kane qene te gjitha sa konfuze, aq spontane, pa nje mendim te thelluar mire, e lere me te kene patur ekuiliber deshmish as nga ato biblike, pervec se disa copave te shkeputura personalisht.

    Ndoshta, me duket mua, gjithsesi, sapo ze e lexoj doktrinat e tua, ze e shoh shume gabime, sa me ben qe te marre kohe e te merrem me to, vetem e vetem per te te dhene ty shansin (nga padashuria e urrejtja qe kam ne zemer) qe ti te shohesh me qarte - te verteten, jo timen, por te Kishes.

    Problemi yt, pervec i asaj qe je gabim, eshte se ti mendon se DI..., kur ne fakt...pse mos ti analizojme dijet e teorite e tua me citime, referime, percaktime te qarta, e jo shkrime pa fund, kuturru!

    Komunizmi, une habitem qe me pyet natyrisht sepse ka shume pika ne baze te te cilave mund te perkufizohet, meqe jam tek ti e protestantet, e kam thene prej kohesh, se nuk eshte vecse nje evolim politik e ideve fetare qe u hodhen me reformacionin protestant, ku sheshohen te gjitha strukturat hierarkike fetare, rrjedhimisht shoqerore (klasat) e mbetet vetem Zoti i lidhur me besimtaret me ane te nje libri (idhujtari..kjo!!); rrjedhimisht Shtet-partia lidhet me popullin drejtpersedrejti me manifestet e veta.


    Psiqika heretike fetare perendimore, si takalike (katolike) qofte protestante, e influencoi pashmangshmerisht rrugen qe morren ngjarjet politike ne Europe me vone.


    Deshmues,

    Dhiata e Re, me 27 letra qe ke ne dore, u be e tille nga, prej edhe brenda kontekstit te nje Kishe, doktrina e se ciles eshte e njejte me ate qe e quan veten sot Kishe Ortodokse. Apostojt ua drejtuan letrat e Ungjijte nevojave te perkohshme te Kishave te asaj kohe, ndersa ka qene Kisha Universale ajo qe i ka perjetesuar ato si te drejtuar kishave e besimtareve te te gjitha koherave.


    Po te kishte qene SHKRIMI baza e gjitheckaje apo detaji ne besim - nje Bibel e tille do te ishte shkrojtur prej dores se vete Krishtit...

    A nuk ta vret ty syrin fakti se Krishti nuk shkroi ndonje Liber, por themeloi nje Kishe, se ciles i dha pushtet jo vetem te predikoje te Verteten, por qe edhe te behet qeveritarja e saje, si Trup i Zotit qe eshte.

    Kisha nuk e mori Zbulesen e as nuk e mban e percon ate nga ndonje Shkrim, por nga kontakti qe pati e ka drejtpersedrejti me Krishtin Person.

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    E di se perse te pyeta se cfare doktrine eshte komunizmi? Jo thejsht qe ti cdo gje ta lidhesh me protestanizmin( se atje te dhemb gjuha), por qe te pohosh se eshte nje doktrine djallzore, qe kundershton ekzistencen e Penredise. Vetem doktrina komuniste, ne aspaktin politik, nuk pranon ekzistencen e Zotit. Po keshtu ti i quan injorante te pakulture e tjera si ekto, protestantet. Por faktit te kundershton ty ne menyre te plote. Ja faktet. Perendimi, perjashto Greqine, ne thelb te vet ka kishen katolike dhe ate protestante. Amerika shteti me i fuqishem i botes, ka po kete baze fetare. Me kete nuk dua te them se ata ajne te gjithe te krishtere por te tregoj se po flet ne ere. Tani le te vijme ne pyetjen e dyte. Perse pjese me e madhe e vendeve me ndikim orthodhoks, e pranaun doktrinen komuniste, duke filluar me bashkimin Sovjetik, Jugosllavine, Bullgarine edhe Greqine, e cila te uroje Curcillin( joorthodhoks) dhe presidenitn e shteteve te bashkaura( jo orthodhoks) qe e vendosen Greqine ne Perendim. Ne Greqi komunizmi ishte aq i forte, sa xhan o Enver djali.
    Pra keto vende qe jane plotesisht me ndikim orthodhoks, perkrahen dhe ishin vatra te komunizmit Heretik.
    Smeinarist, referoju Fakteve dhe jo fjaleve ne ere.
    Nuk kuptoj nje gje me ju , perse nderhyni ne besimin e tjetrit? Fondamentalizmi juaj religjionoz kalon cdo cak. Nese une dua te besoj keshtu, kush je ti qe nderhyn ne te drejten time??? Cte te them tjeter? Ti ke hyre ne kete teme se bashku me Matrix, dhe periqeni me cdo kusht te prishni mesazhin dhe te verteten mbi shpetimin. Valle keshtu mendon se i sherben Krishtit , duke sjelle percarje dhe luftra? Mbase ju nuk meritoni aspak vemendje per faktin se sa here qe te te "shtrudhesh", vetem vrer nxjer.
    Deshmuesi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 18-05-2004 më 23:36

  7. #37
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Sa po lexoja nje artikull gazete te nje besimtareje te rilindur amerikane, por qe ka degraduar ne filma porno. titulli i artikullit eshte:

    Morgan (Stilley) the Porn Again christian...

    mu kujtove deshmues.

    Komunizmi ka shume arsye se perse zuri vend ne Lindje, qe nuk eshte e gjitha ortodokse...(Mos haro Ceki-sllovaki, Hungari, Lituani, Estoni, Poloni etj etj), e madje nuk kish te bente fare me ndikim kishtar, por lindi si IDE ne perendimin katoliko-protestant, France, Gjermani u zhvillua gjeresisht si ide ne Angli. Po ne Perendim linden edhe teorite cnjerezore raciste - ala gjermane teutoniko-romake-reformatore te Nazisteve, e keta nazista gjeten strehe me pas neper manastiret katolike, e asnje komunist neper ato ortodokse..Apo jo?


    Ortodoksia ne vendet ku komunizmi zuri vend u kryqezua fill. Vrasja barbare e familjes Romanov e tregon fare qarte kete.


    Ndoshta, ishte me mire qe ne Lindje zuri vend komunizmi. Sepse me egersine qe ka, po ti bashkangjitej shpirtit te eger perendimor, me gjakderdhje tradicionale pagane, do kish bere hatane ne forma nderkombetare.

  8. #38
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Komunizmi- Doktrine e iniciuar nga megabankieret hebrenj Rothschields dhe Rockfeler
    Prezantuar nga nje hebre: Kesil Mardohe (Karl Marks)
    E zhvilluar ne nje terren protestant- Gjermania
    Aplikuar ne nje Terren Ortodoks: Rusia:
    Rezultati: Qindra Mijera Martire te Shenjte, ndermjet te Cileve dhe Shen Nikolla Romanov!
    Vetem e Krishtit eshte Lavdia!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #39
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Deshmues,


    Bie plotesisht dakord per mos lejimin e protestanteve qe te shperndajne ungjij ne Kisha, sepse Kisha nuk ka nevoje per to. Kisha e ka Ungjillin, ne fakt Ajo eshte e vetmja qe e ka...

    per hartat e Greqise, une nuk besoj te kete ndodhur. Por dhe nese ka ndodhur kjo nuk e prek te Verteten dhe Kishen.

    Veprimi i nje prifti (apo qofte dhe Episkopi apo patriku) nuk prek Unitetin e Trupit te Krishtit. Po te ishte keshtu, Kisha do kishte marre fund me kohe, sepse gati gjithe herezite nga klerike kane ardhur, por Kisha nuk eshte prekur nga kjo....

    Te lutem dhe njehere, me dashuri, mos e kafsho Shkembin dhe Keshtjellen mbi Shkemb, sepse vetem dhembet do thyhesh....
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    - Perse Krishti u ringjall nga vdekja.
    Bibla permes Frymes se Shenjte na deshmon se, Perendia eshte i drejte dhe ne te nuk ka anesi. Pra ai gjykon me Drejtesi. Pali tek letra drejtuar Galatasve:3:12, na tregon se, ai qe permbush veprat e ligjit, ( dmth nuke shkel ligjin ne asnje pike) do te roje per jete.
    A e shkeli ligjin Jezusi?
    Jezusi deshmoi fuqishem para popullit te Izraelit, se ai erdhi te permbushe Ligjin. Vete Jeta e shenjte e Jezusit, deshmon plotesisht kete fakt. JEzusi nuk mekatoi asnjehere, pra ai ishte i pamektashem. Te mos mekatosh, do te thote , te mos shkelesh ligjin e Perendise ne asnje pike te tij, pasi shkelja e Ligjit eshte meakt 1Gjon:3:4. Te gjithe deshmitaret biblike na deshmojne se Jezusi ishte i pamekatshem, por cfare ishte ky fakt per ne? Cfare ishte per ne permbushja, qe Krishti i beri ligjit? Kjo pyetje eshte shume fondamentale per cdo besimtar te krishtere. Lindja e JEzusit permes Frymes se Shenjte dhe te virgjeres Mari, na deshmon se, Jezusi nuk ishte nje trashegimtar i Adamit dhe Eves. PRa si i tille Ai, nuk trashegonte as meaktin dhe as natyren mekatare, te cilen e trashegon e gjithe raca njerezore. Ky fakt beri qe ai te jete i VETMI , icili do te ndeshej me mekatin dhe vdekjen, pasi vetem ai ishte i denje per te mbajtur dobesine e njeriut ne mish te tij, duke e DREJTESUAR ate perems VEPRES se tij ne kryq. Ringjallja e Krishtit prej vdekjes, deshmon DREJTEISNE e tij para Atit Perendi. Perendia i cili gjykon me Drejtesi, pasi pa se Biri i tij i vetmelindur Zoti Krisht, nuk kishte kryer asnje FAJ per te merituar Vdekjen , e RINGJALLI ate prej vdekjes, si nje akt i Drejteisse se Krishti. Meqens ai qe nuk e shkel ligjin e Perendise ne te gjitha pikat, ( dmth e zabaton) do te roje perejte, atehere Vdekja nuk mund te kishte pushtet mbi te. Kjo, sepse ai nuk kishte kryer asnje lloj vepre qe te meritonte vdekjen. Pikerisht Zoti Perendi i cili gjykon me Drejtesi , e ringjalli Krishti, sepse Ai ishte i DREJTE dhe i PAMEKATSHEM. Por perse JEzusi vdiq, kur Ai nuk kishte kreyer asnje mekat? Ai vdiq per mekatet tona, por u ringjalla sepse ishte i Drejte.
    _ Pjesmarja jone ne Ringjalljen e Krishtit.
    Pali tek letra e Romakeve deshmon se, nese kemi vdekur se bashku me Krishtin, atehere jemi dhe PJESE e ringjalljes se Tij.
    Perse JEzusi ishte njeri? Gjoni ne unjgillin e Krishtit deshmon se, Fjala Perendi e veshi njeriun, dhe ne e prekem dhe e digjuam ate , prandaj edhe deshmojme per te. Fjala Perendi, e veshi njeriun ne menyre qe ta shpetoje ate nga Gropa( Psalm:107:20). Pra Fjala e veshi njeriun ne menyre qe ta CLIROJE ate, ta DREJTESOJE, ta SHENJTEROJE dhe ta SHPETOJE ate nga MEKATI dhe VDEKJA e perjetshme.
    Ishte pikerisht njeriu ai i cili ra nen denim te mekatit, dhe po keshtu ishte njeriu ai i cili duhej shpetuar nga vdekja e perejtshme. Por meqense njeriu ishte i dobet ne mish per te mbajtur dhe shlyer mekatitn e tij, atehere Perendia dergoi Birin e tij ne shembellim mishi mekatar( por jo mekatar), i cili erdhi per te kryer kete veper clriuese, ne menyre qe njeriu te shpetoje njehere e pergjithmone nga vdekja e perjetshme.
    Pasi pame se cila ishte VEPRA e Krishtit ne kryq, si dhe , perse, dhe per ke, Ai e kreu kete VEPER, dalim ne perfundimin dhe deshmojme: Krishti eshte Drejtesia jone, eshte Paqja jone me Perendine, eshte Shpetimi yne i perjetshem.
    Tani pyes te gjithe ata te krishtere, (te cilet kerkojne Shpetim permes veprave te tyre): Cila eshte ajo veper qe Krishti nuk e krey, dhe ju te dashur te krishtere duhet ta kryeni, ne menyre qe te meritoni shpetimin tuaj para Perendise? A thua se, VPERES se Krishtit ne kryq i mungon "dicka", te cilen ju me veprat tuaj do te mund ta permbushni? VEPRA jone e VETME per te arritur ne Drejtesine e Perndise eshte: BESA ne KRISHTI. Perse BESA ne Krishti? Sepse vetem ai e PERMBUSHI Ligjin e duke dale i Drejte, dhe permes DREJTESISE se Tij, ne u Drejtesuam. Po jap nje shembull: A e kini pare fidanin ( peme me trung te holle, e sapo mbjelle), i cili sapo fillon te hedhe shtat, i vendosin perbri nje dru te drejte, duke e lidhur me te, ne menyre qe kur fidani te rritet dhe te ntrashe trungun e tij, te jete i drejte. Pikerisht Perendia dha Birin e tij te DREJTE , per drejtesimin tone. Qysh nga momenti qe ne PRANOJME Jezusin si te vetemin Zot te zemres dhe jetes sone, ne permes BESES ne Krisht (e cila jepet prej Perendise), marim DREJTEISNE duke qene te drejte para syrit te Perendsie, pa veprat tona, te cfare do lloi qofshin ato. Me pas ky i krishtere ( krijese e re ne Krisht), do te ece ne DREJTESINE e Perendsie , sepse jeta e tij tashme nuk udhehiqet prej mekatit dhe dobesise ne mish, por prej vete Zotit Krisht. Ai permes Fjales dhe Fryems se Shenjte na meson, na shejnteron, ne ben ne nje karakter me veten e tij( permes frutave te Fryems), si dhe na fuqizon permes harizmave( dhuratave te Fryems) per te sherbyer ne Ttrupin e tij, ne kishen e Perendsie.
    - I DREJTI do te dale i DREJTE.

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Bota po kthehet drejt Islamit
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 18:47
  3. Shpetimi.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 194
    Postimi i Fundit: 07-12-2005, 15:36
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Besimi, Veprat dhe Shpetimi.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 20:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •