Krishti eshte Rruga, E Verteta dhe Jeta! Askush nuk mund ta njohe Atin pervecse nepermjet Tij!Postuar më parë nga deshmuesi
Vetem nepermjet Shpirtit te Shenjte, ne e e njohim Jezus Krishtin si Zot!
Le te marrim rastin e eunukut etiopian. Ai rastesisht gjeti nje Bibel. Ai filloi ta shfletonte por nuk po kuptonte asgje aty. Ai nuk e gjeti Krishtin ne faqet e saj. Ai liber per te ishte i vulosur.
Duke ecur, sheh dike qe ka ngritur doren dhe po i kerkon te beje nje cope rruge me te. Etiopiani, jep urdher te ndaloje karroca dhe e fton kete te panjohur brenda.
Pasi prezantohen etiopiani, e meson se ai quhej Filip.
Me pas, ai vazhdon te lexoje pjese nga profeti Isaia. I panjohuri kurioz, e pyet se c'po lexon aty? A arrin te kuptosh ndonje gje?
Etiopiani pergjigjet: E si mund ta kuptoj kur nuk kam njeri te me udhezoje...?
Mos valle ketu profeti flet per veten, apo per ndonje tjeter?
Kaq i duhej Filipit, per t'i folur ketij etiopiani per Krishtin.
Filipi i shpalli Krishtin,Etipiani e pranoi dhe u pagezua!
Ja dhe pjesa perkatese:
26 Dhe një engjëll i Zotit i foli Filipit, duke i thënë: ``Çohu dhe shko drejt jugut, në rrugën që nga Jeruzalemi zbret në Gaza; ajo është e shkretë``.
27 Ai u ngrit dhe u nis; dhe ja, një njeri Etiopas, eunuk, një zyrtar i lartë i Kandaces, mbretëreshës së Etiopisë, përgjegjës i të gjitha thesareve të saj, i cili kishte ardhur në Jeruzalem për të adhuruar.
28 Tani ai po kthehej dhe, i ulur në karrocën e vet, lexonte profetin Isaia.
29 Dhe Fryma i tha Filipit: ``Afrohu dhe arrije atë karrocë!``.
30 Filipi iu turr afër dhe, duke dëgjuar se po lexonte profetin Isaia, i tha: ``A e kupton atë që lexon?``.
31 Ai tha: ``E si do të mundja, po s`pata një që të më udhëzojë?``. Pastaj iu lut Filipit të hipë dhe të ulet pranë tij.
32 Por pjesa e Shkrimit që ai po lexonte ishte kjo: ``Atë e çuan si delja në thertore; dhe ashtu si qengji është memec përpara qethtarit, kështu ai nuk e hapi gojën e vet.
33 Në përuljen e tij iu mohua çfarëdolloj drejtësie; po kush do të mund ta përshkruajë brezin e tij? Sepse jeta e tij u hoq nga toka``.
34 Dhe eunuku iu kthye Filipit dhe tha: ``Të lutem, për kë e thotë profeti këtë? Për veten e vet apo për ndonjë tjetër?``.
35 Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.
36 Dhe, ndërsa po vazhdonin rrugën, arritën në një vend me ujë. Dhe eunuku tha: ``Ja uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?``.
37 Dhe Filipi tha: ``Nëse ti beson me gjithë zemër, mund ta bësh``. Dhe ai u përgjigj duke thënë: ``Unë besoj se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë``.
38 Urdhëroi atëherë të ndalet karroca, dhe të dy, Filipi dhe eunuku, zbritën në ujë dhe ai e pagëzoi.
39 Kur dolën nga uji, Fryma e Zotit e rrëmbeu Filipin dhe eunuku nuk e pa më; por e vazhdoi rrugën e tij me plot gëzim.
40 Por Filipi u gjet në Azot; dhe, duke vazhduar, ungjillëzoi të gjitha qytetet, derisa arriti në Cezare.
Pra Kisha (ne kete rast perfaqesuesi i Saj eshte Filipi), i shpall botes Krishtin. Bibla eshte njera nga mjetet me ate te se ciles Ajo e ben kete...
Nqs Bibla do vepronte pa Kishen, perse Shpirti i Shenjte e coi Filipin tek Etiopiani?
A nuk mund ta pranonte ai Krishtin thjesht nepermjet Bibles?
Le te marrim ne konsiderate nje rast te tille:
Nja avion kalon mbi nje ishull te banuar nga njerez qe nuk kane degjuar ndonjehere per Krishtin. Nga dritaret e avionit rrezohet nje Bibel ne kete ishull. Kete Bibel e gjejne banoret e ishullit dhe fillojne ta shfletojne. Supozojme sikur ata e njohin gjuhen me te cilen Bibla eshte shkruar.
A do ta pranojne ta Krishtin, dhe a do te linde nje Kishe ne kete ishull?
Si mendon ti deshmues?
Krijoni Kontakt