Close
Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 170
  1. #21
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga deshmuesi
    Me trego ti nje rruge apo menyre tjeter, ( pervec bibles) ku njeriu mund te njohe Krishtin, si dhe te mare mesimin e tij??
    Krishti eshte Rruga, E Verteta dhe Jeta! Askush nuk mund ta njohe Atin pervecse nepermjet Tij!

    Vetem nepermjet Shpirtit te Shenjte, ne e e njohim Jezus Krishtin si Zot!

    Le te marrim rastin e eunukut etiopian. Ai rastesisht gjeti nje Bibel. Ai filloi ta shfletonte por nuk po kuptonte asgje aty. Ai nuk e gjeti Krishtin ne faqet e saj. Ai liber per te ishte i vulosur.
    Duke ecur, sheh dike qe ka ngritur doren dhe po i kerkon te beje nje cope rruge me te. Etiopiani, jep urdher te ndaloje karroca dhe e fton kete te panjohur brenda.
    Pasi prezantohen etiopiani, e meson se ai quhej Filip.
    Me pas, ai vazhdon te lexoje pjese nga profeti Isaia. I panjohuri kurioz, e pyet se c'po lexon aty? A arrin te kuptosh ndonje gje?
    Etiopiani pergjigjet: E si mund ta kuptoj kur nuk kam njeri te me udhezoje...?
    Mos valle ketu profeti flet per veten, apo per ndonje tjeter?

    Kaq i duhej Filipit, per t'i folur ketij etiopiani per Krishtin.
    Filipi i shpalli Krishtin,Etipiani e pranoi dhe u pagezua!

    Ja dhe pjesa perkatese:

    26 Dhe një engjëll i Zotit i foli Filipit, duke i thënë: ``Çohu dhe shko drejt jugut, në rrugën që nga Jeruzalemi zbret në Gaza; ajo është e shkretë``.
    27 Ai u ngrit dhe u nis; dhe ja, një njeri Etiopas, eunuk, një zyrtar i lartë i Kandaces, mbretëreshës së Etiopisë, përgjegjës i të gjitha thesareve të saj, i cili kishte ardhur në Jeruzalem për të adhuruar.
    28 Tani ai po kthehej dhe, i ulur në karrocën e vet, lexonte profetin Isaia.
    29 Dhe Fryma i tha Filipit: ``Afrohu dhe arrije atë karrocë!``.
    30 Filipi iu turr afër dhe, duke dëgjuar se po lexonte profetin Isaia, i tha: ``A e kupton atë që lexon?``.
    31 Ai tha: ``E si do të mundja, po s`pata një që të më udhëzojë?``. Pastaj iu lut Filipit të hipë dhe të ulet pranë tij.
    32 Por pjesa e Shkrimit që ai po lexonte ishte kjo: ``Atë e çuan si delja në thertore; dhe ashtu si qengji është memec përpara qethtarit, kështu ai nuk e hapi gojën e vet.
    33 Në përuljen e tij iu mohua çfarëdolloj drejtësie; po kush do të mund ta përshkruajë brezin e tij? Sepse jeta e tij u hoq nga toka``.
    34 Dhe eunuku iu kthye Filipit dhe tha: ``Të lutem, për kë e thotë profeti këtë? Për veten e vet apo për ndonjë tjetër?``.
    35 Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.
    36 Dhe, ndërsa po vazhdonin rrugën, arritën në një vend me ujë. Dhe eunuku tha: ``Ja uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?``.
    37 Dhe Filipi tha: ``Nëse ti beson me gjithë zemër, mund ta bësh``. Dhe ai u përgjigj duke thënë: ``Unë besoj se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë``.
    38 Urdhëroi atëherë të ndalet karroca, dhe të dy, Filipi dhe eunuku, zbritën në ujë dhe ai e pagëzoi.
    39 Kur dolën nga uji, Fryma e Zotit e rrëmbeu Filipin dhe eunuku nuk e pa më; por e vazhdoi rrugën e tij me plot gëzim.
    40 Por Filipi u gjet në Azot; dhe, duke vazhduar, ungjillëzoi të gjitha qytetet, derisa arriti në Cezare.



    Pra Kisha (ne kete rast perfaqesuesi i Saj eshte Filipi), i shpall botes Krishtin. Bibla eshte njera nga mjetet me ate te se ciles Ajo e ben kete...
    Nqs Bibla do vepronte pa Kishen, perse Shpirti i Shenjte e coi Filipin tek Etiopiani?
    A nuk mund ta pranonte ai Krishtin thjesht nepermjet Bibles?

    Le te marrim ne konsiderate nje rast te tille:
    Nja avion kalon mbi nje ishull te banuar nga njerez qe nuk kane degjuar ndonjehere per Krishtin. Nga dritaret e avionit rrezohet nje Bibel ne kete ishull. Kete Bibel e gjejne banoret e ishullit dhe fillojne ta shfletojne. Supozojme sikur ata e njohin gjuhen me te cilen Bibla eshte shkruar.
    A do ta pranojne ta Krishtin, dhe a do te linde nje Kishe ne kete ishull?

    Si mendon ti deshmues?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 15-05-2004 më 07:15
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Matrix, shembujt tend jane gjithmone kontradiktore dhe te njeanshem. Ti perpiqesh me cdo kusht te ngresh kishen, ( orth.) dhe te quash dore te dyte fjalen biblike. Perpiqu ti shohesh gjerat ne harmonine qe Zoti i ka dhene. Nuk ka kishe pa Fjale, sepse Krishti e meson kishen permes fjales dhe zbuleses se Frymes. Prandaj dhe kisha flet ate qe Peerndia i thote dhe i deshmon. Bibla nuk buron prej Kishes sepse dhe kisha nuk buron prej vetvetes por buron prej Perendise. Po keshtu dhe bibla buron prej Perendise. Kur Fryma te vije do tju mesoje te gjitha keto qe ju kam thene, ju the Jezusi apsotujve te tij. Keshtu apsotujt te frymezuar prej Frymes, folen mesimin e Perendise te dhene permes Frymes. Pjetri ju deshmoi judenjve ungjillin e shpetimit, pasi u mbush me Frymen e Perendisem dhe baza e shpalljes ishte Shkrimi i shenjte. Shkrimi i shjenjte ju dha kishes, per te mesuar vetveten dhe per ta shpallur ate ne cdo kend te botes. Ishte pikerisht Shkrimi i shenjte, ai qe hapi rugen drejt besimit per Enukun. Po keshtu dhe Filipi i shpalli Krishtin Enukut, te mbeshtetur ne deshmin e Shkrimit te shenjte .
    Pak rendesi ka nese fjala eshte e shkrojtur apo e thene, fuqia e saj nuk qendron ne fletet e bibles apo te pergamenit, po keshtu ajo nuk mund te kufizohet ne fletet e nje libri . Fuqia dhe autoriteti i saj eshte vete Perendia. Kur ti lexon biblen, Perendia permes Frymes se Shenjte te FLET ne ZEMER, duke te zbuluar mendimin dhe vullnetin e tij. Askush nuk mund te njohe dhe te beje vullnetin e Krishti, nese ai nuk mer direkt prej Perendise mesimin e Tij. Dhe Perendia flet tek besimtari permes Fjales se tij. Me trego ti konkretisht se si Perendia flet personalisht tek ju, se si Ai te zbulon vullnetin e tij, se si ai te jep mesimin ne te cilin ti duhet te qendrosh. Eshte shume pergjithesuese te thuash, une besoj ne Krishti e tjera. Kur Krishti eshte ne zemren e te krishterit, Ai e meson ate permes fjales, i zbulon atij vullnetin e tij, e fuqizon dhe e vendos te krishterin ne sherbese te Trupti te tij me ane te Fryemes, dhe e ruan ate per jete te perjetshme. Me trego ti konkreitsht se si Perendia i ben te gjitha keto ne ju.
    Kur une ftoj Albon te me tregoje nje menyre tjeter pervec bibles, ne shpallje te Krishtit, nuk kam parasysh ate qe ti me force pohon. Duhet te kapesh sensin e bisedes, pasi une nuk i them Albos qe te me tregoje nje menyre tjeter shpetimi, dhe ti te thuash: ky eshte vetem KRishti. Qe JEzusi eshte Rruga e Verteta dhe Jeta, kete fakt e pohon Bibla. Por une jam duke ju pyetur ju qe nuk pranoni biblen si fjale te Perendise, qe te me tregoni jo permes deshmise biblike( sepse ate nuk e pranoni si fjale te Perendise) por te me tregoni librin nga i cili ju e merni kete deshmi.
    Matrix e di ti se perse ju nuk e pranoni biblen si fjale te Perendise, ne te cilen i krishteri duhet te qendroje, ne menyre qe te jete dishepull i Krishtit? Kjo sepse ne doktrinen tuaj religjionoze fetare, ka mjaft mesime qe bien ndesh me mendimin dhe te verteten qe bilba meson dhe deshmon. Prandaj ju e quani biblen thjesht si nje liber te kishes, dhe per cudi, ju perpiqeni ta quani ate edhe pronesi te kishes tuaj.
    Deshmuesi
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 15-05-2004 më 19:53

  3. #23
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Krishti u thote Apostojve, dmth Kishes, shkoni e perhapni Ungjillin ne mbare boten, nga e cila perhapje erdhi edhe momenti i te shkruarit te tij. Si atehere s'paska dale Dhiata e Re nga Kisha?

    Ku qendron kontradikta se Dhiata e Re buron, vertet, nga Zoti por nepermjet Kishes, edhe jo e anasjellta.?

    Mos valle kontradikte eshte qe te themi Ungjilli i Mateut etj, kur dihet qe Ungjilli ne fakt eshte i Krishtit?

    Ketu, me Dhiate te Re, behet fjale per librin e Dhiates se Re prej 27 librash, e jo per Veprimtarine e Krishtit qe eshte Dhiata origjinale.

    Bibla ka kontekstin e vet historik, brenda Kishes, e ajo kurre nuk ka ekzistuar jashte apo vecmas saje.

    Krishti, ajo qe themeloi, qe edhe Dyert e Ferrit se mundin dot, ishte KISHA, e asgje tjeter.

    Ideja e drejtimit te jetes kishtare vetem e vetem duke pare 27 letrat e Dhiates se Re ka rezultuar historikisht jo ne unitet por ne jo me pak se 2-mije sektesh e mendimesh protestante - nder te cilat uroj qe Deshmuesi te mos jete 2-mije e njeshi.


    Peruluni ndaj se Vertetes - po te thoni se jeni te krishtere!



    Biblen e kane mohuar ata qe e kane nxjerre jashte Kishes, komunitetit prej seciles ajo doli. Keta jane vjedhesit qe nuk hyjne nga porta, pseudo-barinjte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 15-05-2004 më 20:36

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Deshmuesi, vendi i Jezu Krishtit eshte ne Kishe, themelet e se ciles Ai vete i hodhi dhe muret e se ciles Apostujt i ngriten. Ti dhe mbare njerezimi Lajmin e Mire qe Jezu Krishti solli ne toke nuk e meson nga goja e vete Jezu Krishtit, nuk e meson as nga Bibla qe eshte vetem nje Liber shkrimesh te shenjta, e meson nga goja dhe pena e Apostujve te cilet e kane sjelle Lajmin e Mire deri ne ditet tona.

    Prandaj une e kam thene dhe e perseris: NUK KA SHPETIM JASHTE KISHES APOSTOLIKE, pasi jane apostujt ata qe mbollen Faren e Shpetimit, ashtu sic eshte Krishti Ai qe do te vije ne diten e te korrurave te ndaje grurin nga barerat e keqij.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Deshmuesi, vendi i Jezu Krishtit eshte ne Kishe, themelet e se ciles Ai vete i hodhi dhe muret e se ciles Apostujt i ngriten. Ti dhe mbare njerezimi Lajmin e Mire qe Jezu Krishti solli ne toke nuk e meson nga goja e vete Jezu Krishtit, nuk e meson as nga Bibla qe eshte vetem nje Liber shkrimesh te shenjta, e meson nga goja dhe pena e Apostujve te cilet e kane sjelle Lajmin e Mire deri ne ditet tona.

    Prandaj une e kam thene dhe e perseris: NUK KA SHPETIM JASHTE KISHES APOSTOLIKE, pasi jane apostujt ata qe mbollen Faren e Shpetimit, ashtu sic eshte Krishti Ai qe do te vije ne diten e te korrurave te ndaje grurin nga barerat e keqij.
    Albo mbase je duke devijuar temen, por nese lexon te gjitha shkrimet e tua, do te shohesh se je i shperqendruar ne ate cka do te thuash. Shiko se si thua: Lajmin e mire qe Jezusi solli ne toke, nuk e meson nga bibla. por nga goja dhe pena e apsotujve. Te Pyes: mos valle bibla nuk ka shkrimet qe shkruajten apostujt dhe prej te gjithe atyre qe besonin dhe ndiqnin Krishtin? Mbase ky liber nuk mund ti kete te gjitha shkrimet apsotolike , por ky liber permban plotesisht mendimin dhe mesazhin e qarte te fjales se Perendise. Pasi fjala e Perndise nuk varet nga sasia e shkrimeve, por nga Fuqia e Perendise.
    Ne ato qe ti deshmon rreth ungjillit une nuk jam kunder dhe as kam qene ndonjehere, por nuk pranoj se bibla eshte produkt dhe prone e kish.orth. Letrat e Palit, dhe te gjitha shkrimet e dhjates se re, u shkrojten prej atyre te krishtereve, qe nuk kishin idene se c'dmth orthodhoksi, pasi kjo eshte vetem religjion dhe ndarje fetare. Gjithsdesi mendoj se keto jane gjera pa vlere dhe nuk ja vlen te meresh me tej. Rendesi ka qe ne te krishtert te njohim konkretisht Krishtin dhe te marim sheptimin permes beses ne Krishtitn. Sa per religjionet, kjo eshte perzgjedhja juaj, pasi per mua nuk vlejen aspak , sepse kane tjeter qellim me ate te Perendise ( gjithmone flas per religjone qe ne qender te tyre nuk kane Krishtin por interesin e njeriut.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Le te vazhdojme me poshte, duke u rikthyer edhe njehere tek letra e Efes:2:8-10.
    Ne vargun 10-te, Pali per besimtarin e shpetuar kristjan thote:
    " Sepse jemi krijese e Atij, krijuar ne Krishtin per punera te mira, te cilat Perendia i beri gati qysh me perara, qe ne te ecim ne to."
    Nese do te shohim letren e Jakobit, ai na jep nje sqarim te plote se cdo te thote, te jesh krijuar ne Krishtin, si dhe te besh punerat e Perendise, te cilat Perendia i pergatiti perpara se ne te vinim ne Krishtin. Pra keto PUNERA Perendia i beri gati, per te gjithe ata, qe me ane te beses behen nje me Krishtin. Jakobi ne letren e tij thote:
    "A e shihni pra, se njeriu DEL i DREJTE nga PUNET dhe jo vetem nga besa."
    Jakobi gjithmone eshte duke deshmuar per nje te krishtere te DREJTESUAR prej Perendise, i cili ecen ne punerat qe Perendia ka bere gati per te, perpara se ai te vinte ne Krishti. Kur i krishteri kryen punera te drejta te Perendsie, verteton se ai eshte DREJTESUAR. Shikoni si thote Jakobi per Abrahamin:
    Abrahamit BESA ju numura DREJTESI. Pra nuk ju numuruan PUNET qe ai krey ne Perendine, Perse? Sepse si DREJTESIMI i tij, po keshtu edhe PUNERAT, vinin prej Perendise dhe ishin ruajtur per te.
    Nese nje i krishtere ( i cili thote jam i shpetuar) nuk kryen PUNERA te drejta, ai verteton se: DREJTEISA e Perendise nuk gjendet ne te , dhe Drejteisa e Perendise per ne eshte Krishti. Cfare vertetoi Abrahami permes Puneve te tij dhe perse ai DOLI i drejte ? Ai vertetoi se ne thelb te zemres se tij Banonte Perendia( me ane te besimit). Pra ky fakt tregonte, se ai ishte i drejtesuar, pasi BESA ju numurua drejtesi. Duke qene i drejtesuar me ane tebeses, Abrahami ishte plotesisht i gatshem qe te BENTE DREJTESINE, prandaj dhe DOLI i drejte ne Veprat.
    Njeriu nuk mund te DREJTESOJE dot veten e tij, me as nje lloj PUNE apo VEPRE te kryer prej tiij, pasi ai eshte nje qenie e dobet dhe mekatare. Pali tek Romak:2:1, na jep kete deshmi per njeriun nen mekat:
    " Prandaj s'mund te DREJTESOSH veten o NJERI cilido qofsh ti qe gjykon .."
    Tek fjala: " DREJTESOSH", ne Greqisht eshte perdorur fjala " anapologitos". Kjo fjale ne konteksin biblik per te cilen Pali flet, ka kuptimin e te "qenit i dobet", i "pafuqishem", por jo ne aspektin e shendetit apo fizikut, por ne aftesine si krijese meaktare, per tu Drejtesuar me veprat e tua, simbas Drejtesise se Perendise. Pra njeriu eshte nje qenie e dobet per te arritur me aftesite e veta , ne drejtesi te Perendise.
    Ne asnje vend ne bibel nuk thuhet se, Abrahami u Drejtesua me ane te Veprave qe ai kreu. Te "Drejtesohesh" dhe te "dalesh i Drejte", nuk ka te njejtin kuptim. Ne u Drejtesuam permes Vepres qe Krishti kreu ne kryq. Kjo eshte nje PUNE e KRYER, te cilen Perendia e dha permes Sakrifices se KRishtit ne kryq ( HIR). Pra se pari njeriu duhet te DREJTESOHET, qe me pas te mund te ece ne DREJTESI dhe te beje veprat e drejtesise.
    Drejtesimi i te krishterit.
    Ringjallja e Krishti nga vdekja, eshte rezultat i Drejtesise se Tij. Te pranuarit e ketij fakti, na ndihmon te kuptojme drejt menyren se si Perendia e beri drejteismin e besimtarit te Krishtere, permes beses ne Krisht. Nese Perendia nuk do te pergatiste kete Veper te Drejtesise per njeriun, e cila u arrit permes Drejtesise se Krishtit, ne nuk do te mund te drejtesoheshim dot permes Beses. Prandaj dhe Pali thote se, nese do te kerkoj qe te drejtesohem me ane te Veprave te Ligjit, kam rene poshte nga Hiri. Por nese do te kerkoj qe te Drejteoshem permes bese ne Krishtin, jam ne Hir dhe kam arritur ne Drejtesi te Perendise. Kjo, pasi Krishti e krey dhe e perfundoi kete Veper te Dretesise, pikerisht per ne mekataret. Qe permes Drejteisse seTij, te mund te Drejtesohemi dhe te Dalim te drejte para Peredsie.
    Perse Ati Perendi e ngjalli Jezus Krishtin nga vdekja?
    Bibla na meson dhe na njeh me karakterin e Perendsie, Krijuesin e vetem dhe te plotfuqishem. Nje nder karakteret e Perendise, eshte Gjykimi me Drejtesi. Le te vijme per nje cast tek vdekja dhe ringjallja e Krishtit. Jezusi ishte i pamekatshem, dhe keshtu ai nuk e shkeli ligjin e shenjte te Perendise ne asnje pike te tij. I vetmi qe ka mbajtur ligjin e pashkelur eshte Zoti Krisht. Por perse shkoi Ai ne kryq? Nuk do te flas per rrethanat qe e cuan ate ne kryq, por do te flas per vajten e tij ne kryq. Kryqi ishte vendi ku ekzkutoheshin vetem kriminelet. Misoini i Krishtit ishte: te paguante mekatin e njeriut, dhe keshtu ta clironte ate njeher e mire nga Borxhi, duke e paguar vete pagen e mekatit. Paga qe permban mekati eshte Vdekja e perjetshme ne "liqen te zjarrit". Pikerisht Jezusi, per ta na shpetuar nga Vdekja e perjtshme ne liqen te zjarrit, e mori mbi veten e tij kete FAJ te njeriut, duke e paguar Ai kete PAGE. Pra vajtja Krishtit ne kryq, solli perfundimisht clirimin e njeriut nga mekati dhe vdekja.
    Nese Krishti , i cili vdiq ne kryq per mekatet tona, nuk do te ishte ringjallur prej vdekjes, atehere paga e mekatit ( vdekja ne liqen te zjarrit), do te ishte ende e papaguar. Por cfare ndodhi me Krishtin? Ai mori mekatin tone dhe e hodhi mbi veten e tij, dhe me pas shkoi ne kryq, (pasi atje fillon pagesa e kesaj fature) dhe u mberthye. Bibla thote se, ne ato tri dite te vdekjes se tij, Krishti perjetoi Ferrin. Kjo eshte pagesa e PLOTE e mekatit te Njeriut. Pas kesaj PAGESE qe Krishti beri per ne ne kryq, Ferri dhe Vdekja nuk kane me fuqi mbi ne. Kjo, sepse cdo detyrim qe na conte atje, u PAGUA prej Krishtit. Por cfare solli tek ne kjo PAGESE?
    Pagesa e mekatit qe Krishti beri per ne, qe njekohesisht edhe permbushja e Drejtesise sone para Perendise. Qe nga ky moment ,cdo kush qe do te besoje tek Krishti, behet pjestar i ketij AKTI shperblyes qe Krishti beri per ne ne kryq. Kjo VEPER SHLYESE qe KRishti beri ne kryq, na ben te LIRE dhe te DREJTE ne sy te Perendise. Ky ishte dhe qellimi , se perse Perendia dergoi Birin e tij te vetmelindur qe te vdese ne kryq per mekatet tona. Por cili eshte FAKTI qe na bind ne , se kemi mare DREJTEISMIN dhe jemi te DREJTE ne sy te Perendise? Si dhe, ku e vertetojme ne , se borxhi yne para Perendise u PAGUA?
    Ringjallja e Krishtit nga vdkeja, verteton plotesisht kete gje. Kjo ringjallje e vulos perfundimisht Clrimin dhe Drejtesimin tone para Perendise.
    _ Perse Krishti u Ringjall?

  7. #27
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Mijera sektet protestante kane vetem nje gje te perbashket: Degradimin e Kishes thjesht ne nje levizje, duke e zhveshur Ate komplet nga Hiri Hyjnor.

    Patjeter qe prapa ketyre levizjeve fshihet armiku i Kishes, por ai dhe mbreteria e tij nuk do fitojne asnjehere mbi Ate!

    Ky armik eshte njeri-vrases eshte at i genjeshtres. Gjithe synimi i tij eshte asgjesimi dhe shkaterrimi i shpirtrave dhe trupave dhe i gjithe krijimit. Nuk duhet te habitemi asnjehere edhe kur ai perdor dhe vargje biblike per te te luftuar...

    Vetem duke qendruar ne Anijen e Shpetimit, Kishen, Timonieri i se Ciles eshte vete Zoti Yne Jezu Krisht, dhe jo ne pasionet tona, do mundemi te fitojme kunder tij...

    Patjeter qe edhe brenda ketyre sekteve mund te kete dhe njerez qe e kerkojne Zotin me gjithe shpirt, dhe ketyre Ai patjeter qe heret ose vone u shfaqet duke u treguar Lavdine e Tij, ne Kishen tashme 2004 vjecare ne toke, nqs zemrat e tyre e kerkojne ate me te vertete!

    Pervec kesaj, ekziston nje "fiksim" ne qarqet protestante sikur ortodokset nuk e njohin Biblen, ose mundohen ta injorojne sepse ajo perkrah protestantizmin. Kjo eshte me se e gabuar.
    Mjafton t'u hedhesh nje sy shkrimeve te eterve qe te shohesh thellesine e njohjes biblike qe ata kishin.

    Nje kuriozitet. Mijera shenjtore (ketu duhet te permend Shen Joan Gojartin, e lexuan Biblen (Shkrimin e Shenjte) aq shume sa e memorizuan ate komplet.
    Ndersa te tjere, ketu permend Shen Maria Egjiptianen, arriten te fitonin dhuntine e permendjes se vargjeve biblike pa i lexuar ato ndonjehere. Kjo eshte mese e mundur perderisa i njejti Shpirt qe frymezoi shkrimtaret e Bibles, eshte i gjalle dhe veprues dhe frymezon gjithe Kishen e Tij ne jete te jeteve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 17-05-2004 më 07:06
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Matrix keshtu te duket, se dhe Grekeve ju duket sikur e gjithe bota ne fillim ka qene Eladha. Shko ndonjehere ne Greqi dhe digjoji kur thone: Vetem Eladah ka qene.
    Une gjithmone te keshilloj qe te jesh me i kujdesshem ne gjerat qe gjykon, pasi ti nuk mund te shohesh ate qe Krishti sheh ne kishen e tij. Ne ate zemren tende te voge, ne te cilen thua se banon Krishti, ke shume urrejtje, hidherim dhe lufte. Dashuria nuk bashkejeton me luften dhe urrejtjen, sepse ate Perndia naj ka dhene jo vertem te duam te afermin, por edhe armikut tone. Te kam then se eshte shume e lehte te flasesh per "Varken e shpetmit", por Besa prej fjalesh dhe pa vepra eshte e vdekur. Menyra jote e te gjykuarit dhe e te urrejturit tregon tjeter gje ne ju.
    Sa per Protestantet, (e megjithse jam i krishter evangjelist), me duhet te te sjell disa vepra konkrete te tyre per Shqiperine te ciles une dhe ti i perkasim. Sepse Jakobio thote, nje Besim qe nuk ka vepra eshte i vdekur.
    Jane keta protestante , qe sollen nga nje bibel per cdo shqiptar, kundrejt asnje page, kur kostoja e njeres shkonte tek 15 dollareshi. Jane keta protestante qe Ishin lutur per vite te tera, per kishen ne Shqiperi, kur ende ajo ishte nen diktature, lutejt e te cileve i digjoi Krishti.. Jane keta protestante qe sollen ndihma kolosale ne veshmbathje dhe ushqime, per te gjithe shqiptart ( pa dallim) dhe jo vetem per per nej pakice. Jane keta protestante qe kur erdhen ne Korce ne vitin 1990, dhe hyne ne kishen e pare orthodhokse dhe filluan te shperndanin ungjillin pas Gjonit, ( pasi vetem ajo ishte shtypur atehere ne nje tirazh te madh). Dhe per cudi, Prifit kur pas se ata po sheprndanin ungjillin pas Gjonit, tha te njetat fjale qe ti Matrix thua sot, duke i zbuar nga ndertesa e kishes.
    Jane keta protestante qe sollen barna dhe hapen klinika te levizshme mjekesore, duke shkuar ne cdo fshat dhe duke predikuar ungjillin falas. Ata shperndane ungjillin dhe bene vizita mjekesore falas, duke ju dhen po falas fshatareve edhe ilacet. Ja pra, ti keta misionoare qe vune koken ne rrezik per Krishtin, i quan puntore te te ligut. Besa ne Krisht eshte Frike ndaj Perendise. Por ti dhe plot te tjer ketu ne kete forum nuk e njohin nje Frike te tille, prandaj dhe gjykojne. Por a e di ti se duke gjykuar nje te VOGEL , ke bere gjyq ndaj Krishtit??
    Po orthodhoksia Greke , ajo qe ti e quan te vetmen kishe te Krishtit, cfare solli per te gjithe Shqitparet? Une nuk dua te gjykoj askend, por po te jap nje FAKt, sepse i takon vetem Perendise te beje gjykimin. Ne kishen orthodhokse ne Korce, literatura qe ata sollen per shqiptaret, ishte nje kalendar me Greqine e madhe , ne te cilen perfshihej jugu i Shqiprise, pasi per ta, te gjithe shqiptaret qe jane me emra orthodhokse, i konsiderojen Greker. Ja pra, me se kemi te bejme, me politike apo me besim? Krahasoi vete qellimet.
    Une pranoj se ne grupet e shumta qe kane hyre ka dhe nga ata qe duan te perfitojne, por eshte mjerim per ate njeri qe gjykon nje sherbestar te Krishtit.
    Ta kam then shum here dhe perseri ta them: Perpiqu te njohesh Krishtin e Vertete, sepse ai te jep Paqe ne shprit dhe dashuri ne zemer, ne menyre qe te duash edhe armikun tend.
    Nese ungilli po shperndahet sot ne te gjithe boten, kete po e bejen Evangjelistet e Krishtit, ata qe ti i quan ... Por njeriu do te gjykohet edhe per cdo fjale te kote qe ka thene.
    Une kam sjelle nje teme rreth Shpetimti te besimtarit te kishtere, dhe jam permbajtur totalisht mesimit te bibles. Ti ne vend qe te kontribosh rreth kesaj teme, duke u mbeshtetur ne fjalen e Perendise, fillon dhe sjell shkrime qe nuk kane aspak lidhje me temen ne fjale, por qe ne fakt shprehin urrejtej dhe lufte. Nuk e di se kush po shpall Krishtin, une qe deshmoj Shpetimi permes Tij , apo ju qe sulmoni deshmuesin , per faktin se ai nuk eshte orthodhoks?
    Sa per "fiksimin " qe mund te kene qarqet protestante rreth orthodhoksise nese ajo e njeh apo jo biblen, kjo seshte aspak e vertete. Une kam shume vite qe jetoj ne Perendim, dhe te siguroj se, shumica asqe e njohin orthodhoksine. Qellimi ne kishtat protestante nuk eshte si te luftojme orthothoksine, por eshte te besojme ne Krishti. Kishat orthodhokse ne Amerike psh,( e megjithse jane pak) jane ne paqe me te gjitha kishat protestante. Ndersa ne Greqi, kisha juaj e perndjek me te gjitha menyrat( pasi ka qeverine) kishen evangjeliste ne Athine dhe Selanik. E njejta gje ndodh edhe ketu ne forumin tone. Ne te gjitha shkrimet e mia nuk ka aspak gjykim mbi kishen ne te cilen ju shkoni, pasi nuk eshte e drejta ime. Une kam sjelle shkrime ndaj te gjitha Religjionve( ku hyjne edhe preotstante),gjithmone kur ato nuk kane qellim Krishtin, por kane politikat dhe interesat e tyre. Ashtu si Farisejte te cilet nuk kishin qellim Krishtin, por kishin religjionin dhe interiesin e tyre. Por per cudi, menjeher pas cdo shkrimi ju filloni sulmin ndaj protestanteve duke i quajtur puntore te djallit, dhe haroni qellimin e shkrimeve ne kete forum.
    Nuk kam pare askend prej jush deri me sot, qe krahas nje shkrimi te sjelle argument biblik ndaj atyre gjerave qe nuk eshte dakrot. Ne nje shkrim te tij, Livein. solli nje liber, ku gjithsesi une isha dakort me temen ne fjale. Por ne nje vend une nuk isha plotesisht dakort, dhe une kete e argumentova me fjalen biblike. Pavaresisht se nuk ishte ndonje gje shume e rendesishme, por dua te them se, ne me Livein. nuk shpallem lufte njejri me tjetrin dhe as e urryem njeritjetrin, sepse jemi vellezer ne Krisht. Nje i krishter ka perzjedhjen e vet, dhe jo ne te gjitha rastet ai eshte dakort. Por gjithmone argumenti qe eshte i mbeshtetur ne fjalen e Perendise, sjell ndertim. Me ju te dashur orthodhokse asqe mun te diskutohet permes Bibles, pasi ju vete pohoni dhe thoni se, bibla nuk eshte fjale Perendie. Tani del Matrix dhe pa pike serioziteti thote se, Eterit e kishes e lexuan biblen deri ne memorizim. Une kam qene ai i cili kam thene se, i krishteri duhet te lexoje biblen cdo dite, pasi keshtu ai mer ushqim per shprit te tij dhe ju MAtrix me kini kundershtuar. Por kur Eterit e momerizuan biblen, ti Matrix perse nuk e momerizon ? Johan gojarti e lexonte biblen deri ne moemrizim, dhe ky fakt tregon se ai qendronte ne fjalen e Perendise dhe e zbatonte ate. Pra beje dhe ti kete, dhe ateher do te mund te diskutosh jo per Religjionin , por per Krishtin. Pra Joani nuk mendoi si ty Matrix dhe te thoshte se bibla nuk eshte fjale e Perendise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 17-05-2004 më 22:39

  9. #29
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Me vjen mire qe po na sjell nje fakt qe nuk e dinim.
    Kisha e pare (madje dhe me prfit) paska qene hapur ne Korce qe ne vitin 1990. Une aty kam qene e nuk e paskam ditur kete. Kisha e pare u hap ne vitin 1991, dhe po ne kete vit filluan te visheshin prifterinjte e pare.

    Megjithate Kisha Ortodokse ka ekzistuar ne Korce ne Undergroundet e qytetit dhe kur perndjekja arriti kulmin.

    Sa per hartat e Greqise se madhe, nuk e di cili mashtrues ta ka thene kete. Une kam qene pjese e Kishes Ortodokse qysh prej vitit 1991, dhe anetar i Lidhjes Rinore Ortodokse "Bijte e Drites" qysh prej 1995 dhe nuk me ka rene ndonje harte e tille ne dore.

    Ata qe shpifin ne kete menyre, me te vertete jane bijte e satanit!

    Ju nuk e njihni orodoksine, sic e pohon dhe vete, por ne u njohim mire ju. Ju njohim dhe kur i bastarduat Biblat duke i perkthyer ne menyra nga me qesharaket, per te bere misionarizmin tuaj Anti-Kishe

    Ju njohim mire kush jeni dhe kush fshihet pas jush...

    Sa per Joan Gojartin, shembullin e tij ta solla per te treguar thellesine e njohjes se shkrimit prej nesh. Lexoji shkrimet e tij dhe te eterve te tjere e te shohesh se Kush eshte Kisha...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #30
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Vetem Krishtit i qofte lavdia!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 18-05-2004 më 12:53
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Bota po kthehet drejt Islamit
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 18:47
  3. Shpetimi.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 194
    Postimi i Fundit: 07-12-2005, 15:36
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Besimi, Veprat dhe Shpetimi.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 20:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •