Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7

Tema: Ungjillizim!

  1. #1
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785

    Ungjillizim!

    PERSE KEMI MALL?

    Te kane pyetur ndonjehere nga buron malli i thelle i zemrave tona dhe per cfare
    sherben ? Malli i nje jete te tere, te kryer, nje jete te plote vertet mbaron ne nje
    menyre te tille ? Perse shume persona kane deshiren : “ Ah, sikur te mund
    ta nisja edhe njehere nga fillimi “!? Perfundimet e vazhdimit te shume besimeve
    dhe ideologjive nuk jane ndoshta shprehje te mallit ? Nuk eshte ndoshta e vertete
    qe te gjitha sa, Ai permban, jane ne kerkim te dickaje me shume, te ndjenjes se vertete te jetes ?

    Si valle ekziston ky mall ? Ai eshte fakti i krijimit qe jeta duhet te kete gjithashtu nje ndjenje ! Psikoterapisti dhe psikiatri Viktor E. Frankl, themelues i logopedise (veshtiresi ne te folur) deklaroi :
    ” Etja eshte deshmia e sigurt e ekzistences se ujit. Si mund te kishim etje, ne qofte se uji nuk ekzistonte ? E si mund njeriu te kerkoje ndjenjen e jetes, ne qofte se ajo nuk ekzistonte?” Po ku eshte e mundur te gjendet ? Eshte nje fakt i krijimit qe njerezit nuk rrezikojne te qetesojne mallin e tyre me gjerat e kesaj bote. Jane ato besime, filozofi apo ideologji, qe perseriten ne misticizem, ne muzike apo ne ndonje art tjeter, dhe e gjithe kjo nuk kenaq per shume kohe. E gjithe kjo nuk eshte tjeter vec shprehje e mallit tone. Eshte si te rendesh vazhdimisht pas jetes i zhytur ne friken e humbjes se “ lumturise se madhe “.

    Persino Buda ka deklaruar ne fund te jetes se tij : “ Jam akoma duke kerkuar realitetin. “
    Natyrisht mund te argetohesh. Mund te qeshesh e te gezohesh me shume gjera ose te hidhesh ne aventura. Por e gjithe kjo qeteson mallin tone ? Ndoshta e gjithe kjo qe ndermarrim dhe te gjitha keto nisma qe ndjekim nuk jane me shume se nje perpjekje embytur ose ne nje fare menyre jeta jone shpirterore e zbrazet ? E megjithate, ne momentet e vetmise dhe te qetesise, rikthehemi duke menduar perseri : “ Nuk kam gjetur ate qe kerkoj me te vertete ! “

    Ne nje liber ishte cituar ajo qe kishte shkruar Marilyn Monroe pak para se te vdiste : “ Deshiroj nje dashuri te pakufishme. “ Ajo kishte provuar shume gjera ne jeten e saj, ishte martuar 4 here por nuk kishte ndjere dashurine e vertete, madje kishte qene e shfrytezuar.

    Bibla ka pergjigjen e pyetjes mbi ndjenjen e mallit qe eshte ne ne dhe te kerkimit tone te vertete. Psalmisti thote ne psalmin 63;1 : “ O Perendi, ti je Perendia im, une te kerkoj ne mengjes; shpirti im eshte i etyr per ty; ty te deshiron mishi im ne toke te thate dhe te djegur, pa uje. “

    Malli eshte zeri i zemres sone drejt Perendise se gjalle, pasi Ai ekziston vertet. Ai mund te jape me te vertete qe aty ne toke nje jete te kenaqshme dhe jeten e perjetshme, gje qe te gjithe ne realitet e deshirojme. Kush nuk e njojti kete Perendi te vertete ose kush nuk deshi te dije gje per Ate, provoi nje zbrazeti, nje boshllek ne shpirtin e vet. Persona te tille do te jene gjithmone ne kerkim te asgjeje ne bote.

    Ralph Barton ishte nje nga vizatuesit me te njohur te filmave karton ne USA, e megjithate vrau veten. Perpara se ta bente, kishte lene nen jastek shenimin qe vijon:“ Kam pasur pak probleme, shume miq, shume sukses, shume gra, njeren shtepi pas tjetres, udhetime ne te gjithe boten. Jam lodhur duke sajuar vazhdimisht dicka te re per te mbushur 24 oret e cdo dite. “

    Bibla thote ne lidhje me kete tek Jobi 8;11-15 : “ A mund te rritet papirusi jashte mocalit dhe a mund te zhvillohet xunkthi pa uje ? Ndersa eshte ende i gjelber, pa qene prere, ai thahet para cdo bari tjeter. Keto jane rruget e te gjithe atyre qe harrojne Perendine; keshtu shpresa e te paudhit tretet. Besimi i tij do te pritet dhe sigurimi i tij eshte si nje pelhure merimange. Ai mbeshtetet tek shtepia e tij, ajo nuk qendron; kapet te ajo, por ajo nuk mban. “

    Vetem me Perendine dhe ne rrugen e Perendise eshte e mundur te jetoni me te vertete. Pa Te jeta jone, me te gjitha nismat njerezore qe mund te arrijme, mbetet e zbrazet, shpirti yne dhe zemra jone do te thahen.
    Malli eshte prova e faktit qe ekziston nje jete qe vjen nga Perendia. Ekziston edhe per ty, dhe Perendia deshiron tua dhuroje. Nuk behet fjale per nje program fetar apo per ndonje ceremoni, por per nje takim te vertete me Perendine e Gjalle.

    Matematikani i famshem dhe filozofi francez Pascal, besimtar ne Jezus Krishtin, tha: “ Ne zemren e cdo personi ekziston nje boshllek i krijuar per Perendine, qe nuk mund te mbushet nga asnje gje vecse nga Perendia vete, Shpetimtari, qe eshte shfaqur ne Jezus Krishtin. “
    Dhe Jezusi vete tha: “ Jua kam thene keto gjera, qe ta keni paqen ne mua … “ (Gjoni 16:33).

    Ajo qe kemi nevoje eshte paqja e Tij, “ paqe ne Te “. E gjithe ajo qe mund te plotesoj deshirat tona me te medha dhe nevojen e jetes se vertete, e gjejme ne Jezusin. Jezus Krishti eshte pergjigja e pyetjes se ndjenjes se jetes, nje pyetje qe mbetet aktuale deri sa do te ekzistojne njerezit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    8 Sepse sa herė qė flas, unė bėrtas dhe shpall: "Dhunė dhe plaēkitje!". Po, fjala e Zotit ėshtė pėr mua njė shkak turpi dhe talljeje ēdo ditė.

    9 Atėherė unė thashė: "Nuk do ta pėrmend mė dhe nuk do tė flas mė nė emėr tė tij". Por fjala e tij ishte nė zemrėn time si njė zjarr flakėrues, i mbyllur nė kockat e mia; pėrpiqesha ta pėrmbaja, por nuk mundesha.

    10 Dėgjoja shpifjet e shumė vetave: "Tmerr rreth e qark! Paditeni dhe do ta padisim!". Tėrė ata me tė cilėt jetoja nė paqe prisnin qė unė tė pengohesha dhe thonin: "Ndofta do tė bindet, kėshtu ne do tė kemi epėrsi mbi tė dhe do tė hakmerremi kundėr tij".

    11 Por Zoti ėshtė me mua si njė hero i fuqishėm; prandaj ndjekėsit e mi do tė pengohen dhe nuk do tė kenė epėrsi; do tė turpėrohen me tė madhe, sepse nuk do t`ia dalin mbanė; turpi i tyre do tė jetė i pėrjetshėm dhe nuk do tė harrohet

    Jeremia 20 : 8-11
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  3. #3
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    VENDIMI I MADH


    Gjatė gjithė jetės sė tij mbi kėtė botė, njeriut i duhet tė marri vendime, qė do tė luajnė rol pėrfundimtar, pėr tė ardhmen e tij. Pėr kėtė temė shpeshherė marrin pjesė edhe njerėz tė tjerė qė gjenden nė ambjentin e tij, tė cilėt e duan dhe interesohen pėr tė, ose akoma edhe njerėz, tė cilėt duan tė pėrfitojnė nga vendimet e tjetrit.

    Sipas kėtyre qė thamė mė sipėr, njeriu, ose vetė, ose duke dėgjuar tė tjerėt merr vendimin se si do tė veprojė, dhe si pėrfundim, nėse vendimet e tij janė tė sakta, do tė bekohet, nėse jo do tė vuajė pasojat e vendimeve tė tij.

    Sigurisht njeriu duhet tė jetė shumė i kujdesshėm nė vendimet e tij, tė ketė besim tek njerėz, tė cilėt e duan dhe janė nė gjendje ta kėshillojnė pėr tė mirėn e tij. Akoma edhe me veten e tij duhet tė ketė kujdes qė tė mos mashtrohet nga ndjenjat e veta por me seriozitet tė marri vendimet e tij. Nėse dikush vendos qė tė mbarojė shkollėn e lartė, ai ka marrė njė vendim tė mirė. Nėse dikush vendos tė martohet me njė burrė tė mirė, tė rregullt dhe e kundėrta, njė burrė me njė grua pėrsėri ėshtė njė vendim i mirė.

    Sigurisht jo tė gjitha vendimet qė marrim janė tė sakta. Ndoshta na duken tė mira nė fillim, por nė vazhdim do tė duken qė disa janė tė gabuara.
    Dhe kjo ndodh sepse ne tė gjithė jemi njerėz dhe bėjmė gabime nė disa gjėra. I vetmi vendim qė mund tė marrim dhe pėr tė cilin nuk do tė pendohemi kurrė, ėshtė qė tė pranojmė nė jetėn tonė, Jezus Krishtin si Shpėtimtarin dhe Ēlirimtarin tonė dhe tė ndjekim Atė me gjithė zemrėn tonė.

    Kėtė kėshillė na e jep vetė Perėndia, dhe ėshtė e sigurtė se kėshilla e Perėndisė, ėshtė kėshillė dashurie. Dhe kėtė Ai e vėrtetoi atėherė kur nuk ngurroi tė japė Birin e Tij, tė vetėmlindurin, flijim mbi kryq, qė njeriu tė mos humbasė, por nėpėrmjet Krishtit tė shijojė jetėn e pėrjetshme.

    Fjala e Perėndisė thotė: “Kėshtu thotė Zoti: Ndaluni nėpėr rrugė dhe shikoni, pyesni pėr shtigjet e vjetra, ku ėshtė rruga e mirė dhe ecni nėpėr tė; kėshtu do tė gjeni prehje pėr shpirtrat tuaj” (Jeremia 6:16). Kjo ėshtė kėshilla e Perėndisė pėr njeriun.
    Nė vazhdim vetė Jezus Krishti na zbulon se cila ėshtė ajo rrugė, nė tė cilėn ai duhet tė eci: “Unė jam udha, dhe e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati, pėrveēse nėpėrmjet meje ” (Gjoni 14:6). Dashuria e Perėndisė na zbulohet tek Jezus Krishti dhe na vėrteton dėshirėn e Perėndisė qė njeriu tė jetojė pėrjetė praėn Tij, nė mbretėrinė qiellore, nė njė vend tė shenjtė ku banon drejtėsia.

    Prandaj njeriu duhet tė dėgjojė kėshillėn e Perėndisė dhe tė ndjeki Jezusin, i Cili thotė: “Ejani tek unė, o ju tė gjithė tė munduar dhe tė rėnduar, dhe unė do t’ju jap ēlodhje” (Mateu 11:28).

    Kėshillėn e dėgjuam. Le tė marrim edhe Vendimin e Madh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 26-04-2006 mė 11:16

  4. #4
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    TITANIKU


    Nė njė gazetė (3-5-1998), lexuam se njė shoqėri britanike do tė bėnte udhėtime nė vendin ku u mbyt Titaniku, me skafe, nėndetėse, qė njerėzit tė shihnin me sytė e tyre Titanikun e mbytur, qė mbas 86 vjetėsh u bė edhe film dhe krijoi emocione dhe histeri. Ja vlen tė pėrmendim se ata qė do tė futeshin nėn det pėr tė parė Titanikun e mbytur, do tė paguanin njė biletė me vlerė 9.000.000 Dhrahmi (rreth 27.000 euro).

    Titaniku, njė anije superoqeanike, e cila kishte njė gjatėsi prej 300 metra dhe qė mund tė mbante me mijėra tonė, rreth 47.000 ishte simboli i njerėzimit nė detet e asaj kohe. E karakterizuan si “e Papėrmbytshme”. Ia vlen tė theksohet
    biseda e njė gruaje me emrinKolduell (Coldėell) me njė marinar tė anijes gjatė udhėtimit tė parė dhe tė fundit tė Titanikut. Gruaja e pyeti marinarin, nėse me tė vėrtetė Titaniku ėshtė i papėrmbytshėm? Dhe marinari iu pėrgjigj: “Po, zonjė, edhe vetė Perėndia nuk ka mundėsi ta pėrmbysi kėtė anije".

    Gjithashtu kapedani i Titanikut Eduart Smith, ishte paralajmėruar se gjatė rrugės mund tė ndeshej me ajsberg (male akulli), por ai nuk ia vuri veshin, sepse mendonte se anija ishte e papėrmbytshme. Por, pak orė mė vonė, Titaniku, simboli i fuqisė njerėzore dhe i krenarisė, mė 14-4-1912, nė mesnatė u pėrplas me njė ajsberg dhe u mbyt nė ujėrat e ftohta tė Atlantikut Verior, duke marrė me vete 1517 njerėz. Shpėtuan vetėm 706 vetė.
    Ashtu si fenomeni i Titanikut thriller, nuk la asnjeri pa u prekur (mallėngjyer), po ashtu nuk duhet tė na lėrė asnjėrin prej nesh pa mėsim.

    Nė tė gjitha kohėrat, njeriu do tė gjejė diēka tė re pėr tė mbėshtetur krenarinė dhe egoizmin e tij. Historia pėrsėritet me lajme tė ndryshme dhe arritje teknologjike me tė njėjtat rezultate qė nga kulla e Babelit, me kompjuterat elektronikė, hapėsirėn kozmike dhe tani sė fundi edhe me prodhimin e fėmijėve klloun.

    Mė pėrpara duhet tė theksojmė se Perėndia nuk ėshtė kundra shkencės, me zbulimet e reja, me zbulimet e reja, as qė tė mos shijojmė gjėrat e mira, tė cilat Ai i dha qė tė merren me falenderim nga besimtarėt (1 Timoteut 4:3). Por Perėndia ėshtė nė kundėrshtim me krenarinė dhe qė njeriu tė bėjė perėndi ēdo gjė qė zbulon ose gjen. “Perėndia u kundėrvihet mendjemėdhenjve dhe u jep hir tė pėrulurve” (Jakobi 4:6).

    Nėse kapedani i Titanikut, pėrpara se tė nisej bėnte njė lutje me zemėr tė pėrulur pėrpara Perėndisė, sigurisht qė nuk do tė kishin kaq rezultate tragjike. Pėr ēdo gjė le t’i japim lavdi Perėndisė dhe jo tė jemi egoistė. Le tė kujtojmė edhe njė pėrmbytje tjetėr qė ėshtė nė Ungjill. Tek Veprat e Apostujve kapitulli 27, ku megjithėse anija u mbyt, asnjė nga tė 276 veta qė ndodheshin nė tė nuk humbi, sepse brenda nė anije ishte njė shėrbėtor besnik i Perėndisė. Apostulli Pal, i thirri Perėndisė, dhe Perėndia i fali tė gjithė njerėzit qė ishin me tė, dhe jo vetėm kaq, por u predikua Ungjilli edhe tek ata qė dėgjuan, por edhe tek banorėt e ishullit tė Maltės.

    Krenaria fillon nga djalli. Tek Isaia 47:10, Fjala e Perėndisė i drejtohet djallit dhe thotė: “Dituria jote dhe njohuritė e tua tė kanė mashtruar…”. Bashkė me tė shkuan edhe engjėj siē lexojmė tek Mateu 25:41: “Pastaj ai do t’u thotė edhe atyre qė do tė jenė nė tė majtė: Largohuni nga unė, tė mallkuar, nė zjarr tė pėrjetshėm, tė pėrgatitur pėr djallin dhe engjėjt e tij”. Dhe do ta ndjekin njerėz, tė cilėt do tė dėgjojnė ato qė djalli thotė kundėr Perėndisė.

    Pėrkundrazi, vetė Perėndia thėrret tek Isaia 57:15: “Sepse kėshtu thotė i Larti dhe i Madhėrishmi qė banon pėrjetėsinė dhe emri i tė cilit ėshtė i Shenjti: Unė banoj nė vendin e lartė dhe tė shenjtė dhe bashkė me atė qė ėshtė i penduar dhe i pėrulur nga fryma, pėr tė ngjallur frymėn e tė pėrulurve, pėr tė ngjallur frymėn e tė penduarve”.

    Por edhe vetė Zoti ynė Jezus Krishti, thotė tek Mateu 11:29 “Merrni me vete zgjedhėn time dhe mėsoni nga unė, sepse unė jam zemėrbutė dhe i pėrulur nga zemra; dhe ju do tė gjeni prehje nė shpirtrat tuaj”.

    Le tė lėmė pra Titanikun dhe nė pėrgjithėsi historinė qė tė na mėsojė tė vėrtetat e pėrjetshme tė Fjalės sė Perėndisė. Tė mos e lejojmė egoizmin tonė tė na ēojė nė pėrpikmėri matematike tė jetės sonė nė shkatėrrim tė plotė duke kujtuar njohurinė tonė, por edhe veten tonė si tė papėrmbytshme. Nėse do tė pėrulemi pėrpara Perėndisė, e dėgjojmė Fjalėn e Tij, ndjekim urdhėrimet e Tij, do tė arrijmė tė sigurtė nė fund tė udhėtimit tonė, nė qiell ku na pret vetė Zoti ynė, qė tė jetojmė pėrjetė bashkė me Te.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 26-04-2006 mė 11:14

  5. #5
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    DASHURIA E PERENDISE

    Ēdo njeri ėshtė mėkatar. Perėndia duke dashur tė shpėtojė mėkatarin, nga dashuria e Tij e madhe, planifikoi vdekjen nė kryq tė Krishtit, gjaku i tė cilit pastron ēdo mėkat. Pasi mėkatari tė jetė larė dhe pastruar, Perėndia e vulos me Frymėn e Shenjtė dhe e bėn birin e Tij. Me kėtė mėnyrė brenda planit tė Tij tė shenjtė tė dashurisė, e shėndron mėkatarin nė fėmijė tė Perėndisė.

    Ishte njė mėngjes i zakonshėm i sė Dielės dhe predikuesi i njė Kishe tė vogėl nė Anglinė e Re, George Thomas hipi nė podiumin e Kishės dhe duke filluar prdikimin e tij tha: - ....... do t’ju tregoj njė histori tė vėrtetė tė cilės dėshiroj ti kushtoni vėmendje tė veēantė.


    “Njė ditė u takua satani me Jezusin dhe kishin njė bisedė mjaft interesante. Satani kthehej nga kopshti i Edenit. Nė fytyrėn e tij vijėzohej njė kėnaqėsi e madhe.
    - Arrita tė bėj diēka tė shkėlqyer,- i tha Jezusit. - Bėra tė mundur qė e gjithė raca njerėzore tė bjerė nė njė grackė tė madhe me njė karrem dhe tani nga kjo grackė as edhe njė njeri nuk mund tė dalė. I kam tė gjithė nė grackėn time.
    - Ē’ ke ndėrmend tė bėsh me ta?- e pyeti Jezusi.
    - A, do tė argėtohem me tė vėrtetė,- u pėrgjigj satani. Mė parė do tė vė urrejtje dhe ligėsi nė zemrėn e tyre, qė tė urrejnė njėri-tjetrin. Mė pas do tu mėsoj tė prodhojnė armė nė mėnyrė qė tė vrasin njėri tjetrin.... mė pas do ti mėsoj tė prodhojnė bomba, qė tė bėjnė luftė me njėri-tjetrin dhe tė vriten.
    - Ke diēka tjetėr ndėrmend tė bėsh me njerėzit?- e pyeti pėrsėri Jezusi satanin.
    - Do tu mėsoj tė pijnė duhan, alkol dhe tė shkatėrojnė veten e tyre. Do ti mėsoj tė marrin drogė. Do ti bėj tė martohen dhe mė mbas tė shkatėrojnė familjet e tyre dhe tė jenė tė dėshpėruar, ata dhe fėmijėt e tyre....
    - Mirė, por njė moment do tė mėrzitesh apo jo, atėhere ēdo tė bėsh me njerėzit?- e pyeti Jezusi.
    - A, do ti vras.... tė pavlerė janė tė gjithė.

    Atėhere Jezusi e vėshtroi drejt nė sy dhe me zė tė fortė i tha satanit:
    - Sa do qė tė mė japėsh njerėzit?
    - Nuk kuptove, - shpjegoi satani. - Tė pavlerė janė tė gjithė, as Ty nuk tė duan. Do tė tė pėshtyjnė, do tė tė tallin, do tė tė akuzojnė dhe nė fund do tė tė vrasin. Janė tė pavlefshėm.
    - Sa do, - gjėmoi zėri i Jezusit nė fytyrėn e satanit.
    Atėhere, satani ndryshoi shprehjen e fytyrės dhe qėndrim. Fytyra e tij ngriu, u mbush plot ashpėrsi dhe ligėsi dhe sikur i erdhi njė ide e vetme nė mendje, iu pėrgjigj me ftohtėsi dhe shpirtligėsi Jezusit:
    - Tė gjithė gjakun Tėnd, gjithė lotėt e Tu dhe jetėn Tėnde.
    - Nė rregull, - u pėrgjigj me gjithė forcėn e shpirtit tė Tij Jezusi nė fytyrėn e satanit, - nė rregull.”

    Nė kėtė pikė, besimtari njeriu i Perėndisė e mbylli predikimin e tij nė bashkėsinė e vogėl lokale nė Anglinė e Re. Tė gjithė e shikonin dhe mendoheshin nė heshtje dhe mendoheshin shumė....
    Kėtu mbaron historia jonė dhe fillojnė edhe mendimet tona.... tė cilat duhet tė fillojnė, sepse kjo ēėshtje ėshtė e rėndėsishme dhe mjaft e gjatė.

    Ekziston njė pikė kritike dhe e rėndėsishme rreth personalitetit dhe veprės sė Jezu Krishtit. Nuk ėshtė mėkati i Evės dhe i Adamit, nuk ėshtė djalli, nuk janė mėkatet tona tė shumta dhe tė mėdha. Ėshtė se tha ‘nė rregull’. Gjithė gjaku i Tij, dashuria e Tij, jeta e Tij! I dha pėr tė na ēliruar nga thonjtė e ‘vrasėsit njerėzor’ dhe tė na dhurojė jetėn e Tij tė shenjtė dhe tė pėrjetėshme. Sepse tha “nė rregull” nuk mund tė kemi njė pozicion asnjėanės. Sepse Jezusi tha “nė rregull” dhe gjaku i Tij u derdh nė kryqin e Golgotės, nuk mund tė luajmė me mėkatin dhe me botėn e tij ateiste.

    Sepse Jezusi tha “nė rregull” dhe na pėrqafoi me gjithė dashurinė e zemrės sė Tij, nuk mund tė anashkalojmė, tė jemi indiferentė, tė shikojmė se ēfarė bėjnė tė tjerėt, dhe tė bashkohemi me botėn e mėkatit dhe tė pabesisė. Kėtu ėshtė edhe pika kritike dhe e rėndėsishme. Jezusi dha jetėn e Tij, pėr tė na ēliruar nga vdekja e pėrjetėshme, tė na bashkojė me Atin Perėndi dhe ne, nė vend tė dashurisė, respektit dhe besimit nė fytyrėn e Tij, i kthejmė shpinėn me indiferencė dhe mosrespekt.
    Jezusi luftoi me satanin, pagoi borxhin e mėkatit tonė, qė tė na ēlirojė nga vdekja e pėrjetėshme dhe e bėri kėtė vetėm nga dashuria..
    Na ofron shpėtimin e Tij nga urrejtja dhe tėrbimi i vrasėsit njerėzor falas dhe nė hir. Do tė jetė e pėrjetėshme dhembja e ndėshkimit tonė “...nėqoftėse e lėmė pas dore njė shpėtim kaq tė madh” (Hebrenjve 2:3).

    “Sepse Perėndia e deshi aq shumė botėn, sa dha Birin e Tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė jetė tė pėrjetėshme. (Gjoni 3:16).

    Kjo e ‘dhėnė’ e dashurisė sė Zotit ėshtė thikė me dy presje. Kush e pėrqafon me pėrulje dhe besim, kush kthehet tek i gjalli Jezu Krisht me pendim dhe sinqeritet, do tė shijojė jetėn e rilindjes sė Tij, e cila do tė bėhet edhe e tij pėrjetėsisht.
    Nuk ėshtė mėkati i botės problemi ynė, as edhe mėkatet tona “...sepse tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė” (Romakėve 3:23)

    Por, ėshtė shpėtimi nga mėkati dhe Shpėtimtari plot hir dhe mėshirė. Dhe njerėzit e kundėrshtuan, e anashkalojnė, qėndrojė indiferentė dhe tė kapluar nga egoizmi, jeta e tyre, gjėrat e tyre. Kur tė qėndrojmė pėrpara fronit tė Zotit, ku duhet tė gjithė tė qėndrojmė qė tė shpėrblehet ēdonjeri nga ne sipas jetės sė tij, sipas veprave tė tij (2 Korintasve 5:10), nuk do tė gjykohemi pėr mėkatet e tė tjerėve, tė botės, tė prindėrve tanė, por, sepse pretenduam ti themi jo shpėtimit, Shpėtimtarit, dashurisė sė madhe tė Jezu Krishtit, i cili “...erdhi tė kėrkojė dhe tė shpėtojė atė qė kishte kishte humbur” (Luka 19:10).

    Ėshtė tragjike tė ketė shpėtim, tė ketė jetė tė pėrjetėshme, tė ekzistojė fuqia qė shėron “kancerin e mėkatit” dhe njeriu ti kthejė shpinėn sepse, ėshtė tepėr i zėnė, sepse nuk interesohet, sepse preferon shijet e pėrkohėshme jetės mėkatare.
    Tė hapė Jezu Krishti grackėn e mėkatit tonė, tė paguajė borxhin tonė pėrballė syve tė Perėndisė sė Shenjtė, tė na dhurojė jetė tė ēliruar dhe tė pėrjetėshme dhe ne, tė preferojmė skllavėrinė e mėkatit, nėnshtrimin, vdekjen e pėrjetėshme??? Kostoja do tė jetė e madhe dhe e pėrjetėshme. Jezu Krishti bėri atė qė nuk mund tė bėnim ne. Na bėri gati dhe na dhuron njė shpėtim tė pėrsosur, falas dhe nėpėrmjet Hirit.
    Atė qė ne duhet tė bėjmė ėshtė ta pranojmė kėtė shpėtim, tė zgjatim dorėn e besimit dhe ta bėjmė tonin me pendim, pėrulje dhe besim. Tė bėhet Jezu Krishti, Zoti ynė dhe Perėndia ynė. Ai tė cilit do ti kemi borxh gjithė jetėn tonė.

    Nė qoftė se nuk marrim kėtė rrugė atėhere nuk ka rrugė tjetėr. Rruga e jetės sė shthurur mėkatare, ėshtė ashtu si zogjtė e egėr nė kafaz, tė gjakosur, tė dėshpėruar, tė cilėt presin ti hedhin tek macet qė ti shqyejnė. Ky ėshtė satani dhe bota e tij. Shijon humbjen tonė, vdekjen tonė tė pėrditshme dhe tė ngadaltė, humbjen tonė tė pėrjetėshme.
    Ne kėtu poshtė nė tokė erdhėm nė jetė qė tė zgjedhim Zot, tė zgjedhim jetė tė pėrjetshme. Dhe shumė tė tjera, tė cilat me sa duket nuk ekzistojnė. Njė ėshtė zoti i sė keqes, i armiqėsisė, i vdekjes, satani. Kėto ka, kėto e kėnaqin ti japė njeriut, pėr ta vrarė pėrjetėsisht. Tjetri, Jezu Krishti, ėshtė Zoti i sė Vėrtetės, i Dashurisė, i Jetės, i Ringjalluri, Shpėtimtari nga mėkati dhe vdekja.

    I pari gėzohet tė na shikojė duke vdekur ēdo ditė.

    Tjetri gėzohet tė na shikojė tė shijojmė jetėn e Tij tė pėrjetėshme qė tani brenda nesh.


    Iu dhe me zemėr kėsaj dashurie sė madhe?

    Zgjedhja ėshtė e jona dhe le ta bėjmė atė sot, pėrpara se tė jetė vonė.

    Cila ėshtė gjendja jote nė kėtė moment?

    Cila ėshtė zgjedhja jote?
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  6. #6
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Moter Abigail!

    Shume prekese dhe mallengjyese ky shkrim. Falenderoj Perendine per Jezu Krishtin dhe per ty si dhe per motrat dhe vellezerit ne Krisht. Zoti na ka dhene nje familje te madhe dhe na inkurajon dhe nxit te ecim ne Te me te gjitha menyrat.

    Faleminderit Perendia yne i mrekullueshem per dashurine qe derdh tek ne dhe qe ka vetem nje burim! Sa gje e mrekullueshme eshte kur e dime se kemi nje Perendi te tille qe kujdeset per ne dhe qe na dhuron gjithshka me ane te gjakut te Jezu Krishtit. Sa keq eshte qe bota ecen drejt shkaterrimit dhe nuk don te pranoje nje dhurate te tille te mrekullueshme. Akoma Krishti eshte ulur ne Fronin e Hirit, por do te vije dita, kur Fronin e Hirit do ta zevendesoje Froni i Gjykimit dhe atehere mjere ata qe nuk e pranuan dhuraten e Perendise, por ecen moskokecares ne rrugen e tyre qe per fund ka humbjen e tmerrshme.
    Prandaj ne duhet te lutemi per njerezit qe kemi perreth qe ato te zgjohen dhe te pendohen per mekatet e tyre, dhe te pranojne Jezusin qe na jep jeten e perjetshme.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  7. #7
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    BUBURRECET!


    Nuk e di nese ekziston brenda krijeses mbareboterore te Perendise, tjeter krijese me e peshtire dhe me e neveritur.
    Jane disa qe u pelqen tė bėjnė te zgjuarin dhe marrin nje pozicion disi te larte dhe gjykojne Perendine: Pse Zoti e beri akullin? Pse Zoti i beri mikrobet? Pse kur plakemi na bien te trupit, domethene gabime te Krijuesit. dhembet, dhe shume pyetje te tjera pa kuptim.
    Natyrisht, nuk mund te themi se jemi ne gjendje tu japim pergjigje te gjitha ketyre pyetjeve. Dhe as qe e morem mundimin ndonjehere tu pergjigjemi.

    E verteta eshte, se nuk dime, veēse pak gjera jo vetem per mjedisin qe na rrethon, por edhe per trupin tone. Dhe shume gjendra te trupit njerezor, qe tashme dime sesa te perdorshme dhe sa te nevojshme jane, dikur ne nje kohe mendonim se ishin pjese te panevojshme
    Ndermjet tyre ishin dhe bajamet, te cilat pediatret i hiqnin pa meshire si te kishin ndonje problem e si te mos kishin.
    Te njejten gje thoshin edhe per apandesitin dhe per shume pjese te tjera te trupit tone.
    Le te kthehemi perseri tek buburrecat.

    Ekspertet e posaēem na informojne, se nese ndodh ndonje shkaterrim berthamor ne planetin tone, gjithēka do te shkaterrohej dhe do te mbizoterojne vetem buburrecet.
    U vertetua shkencerisht, se ata kane reyistence te madhe radioaktive. Keshtu qe, kur te gjithe te jemi bere hi, toka do te jete nje parajse e pafundme per buburrecet, te leviyin kudo te lire, pa ndonje kufi..
    Me shume lehtesi verejme, diskutojme dhe analizojme ēeshtje dhe gjendje kaq te tmerrshme siē mund te jete nje shperthim berthamor ne planetin tone.
    Eshte tashme e njohur se te dy superfuqite, ku ēdo njera ka ne arsenalin e armeve te saj, aq lende berthamore sa te shkaterroje 10 here planetin tone, dhe 10 i ka tjetra, pra 20. Thua se kjo nuk mjafton dhe punojne me ngulm te rrisin sasine e lendeve berthamore.

    I mjeri njeri, u largua nga Perendia dhe donte kunder vullnetit te Tij te beje nje parajse te tijen ne toke.
    Tani ēlloj parajse arritit te bente kete mund ta kuptoj edhe njeriu me i pashkolle.
    Jeta me te famshmin konsumimin shoqeror, me deshirat arrogante qe behen gjigande nga indiferenca e gudulisjeve te reklamave dhe te mjeteve masive te informacionit.

    Nje bote pa Perendine, pa Krishtin, pa shprese. Kjo e fundit eshte shume e rendesishme. Pa shprese. Asgjekundi nuk duket pak drite qe te mund te sheronte plaget.Perkundrazi mesazhet shqetesuese shumohen. Fundosja eshte e sigurt. Vetem bijte e Perendise dine, se ēfaredo qe te ndodhe jeta e tyre eshte e siguruar ne duart e Perendise!



    Miqesisht Abigail.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 02-10-2004 mė 01:32
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •