(Novele)
Eh, kjo Violina jote, me ngjan si nje „funeber“ e shpirtit tim, qe e deshiron ne castet kur dhemb gjithckaja…dhe e pamundshmja troket pas perdeve te pasmesnatavete mija…
Me ngjan si vallja e Engjujve kur per se fundi here rrethqarkuan Token duke e vajtuar pas lenies…neper lamtumiren e tyre te fundit…
E ne perlotjet e tyre per dhembjen qe ndjenin per genet qe lane…per disa sterniper qe u mbeten kendej-tyre pa krahe pergjithmone…u mbeten me shpirtin e madh si te tyre dhe vetem me sy drejt qiellit prej andej nga e dinin se eshte ay: Ati i tyre Qiellor, Ati i Yne i gjithe pushtetshem!
O zot, po si tu kujtua se kjo melodi "vajtimtare" mallesh do te ma zhbeje, te ma shkermoqe shpirtin ne cdo sekond…mos valle ti deshe te me shperbesh te terin, te me shkrish e te me ngrish kaq here?
Une po tretem kaq dite, ndoshta muaji na kaloje…po tretem pas germave te tua duke i belbezuar ndjeshem e permallshem me bulzat e shpirtit, me kujdesin e te verbrit ne levizje…
Ti kujtove se u mongon kjo melodi per ti ndjere…?
Jo mor shpirt, asgje nuk u mungonte, asgje…e tani me kete pjesez muzikore ka filluar tretja ime deri ne pluhurorin e fundme…deri ne shkrirje, ne tretjen e e kasaj melodie qe me qarkullon damarve unshem per te me pushtuar zemren tersisht…
I jam fale qe mbreme, nuk dij se si me me mbyt, por shpirtin nuk ma merrka, serish aty ne nje ankth nostalgjie ma le te varur ne kupen e Qeiellit…
Ah sikur ta dinte Mikele Anxhelo se ti do te me gjenje edhe verigen e fundit ku te ma varnje shpirtin tim…Ay sigurisht ne kupen e atij qielli hyjnor ne Kishen e Shen Pjetrit te Vatikanit, do ta kishte skalitur prej mermeresh nje ēengel posaēerisht per kete shpirtin tim… qe po varet e varet ne majen e litarit te ksaj muzikes tende hyjnore…
Litari me i bukur qe paske qendisur per mua, vija melodike pa shkeputje e nje Violine, a Violinēeli, i nje Harpe apo i nje vegle qiellore…qe gati, gati nuk po ja gjej dot as emrin qe tashme me ka bere te brishte…e aq sentimental, sa nuk iu ndakam dot.
Me ngjan me Nimfat qe i therrisnin dikur lundertaret e sterlodhur detrash, i thirrnin te ti ndalnin per gjithmone…
Po edhe une nje lundertar jam, te cilit anija e shpirtit i eshte mbytur afer brigjeve te shpreses, dhe pergjith-dallgesh gjysm i vrare, gjysem i dhunuar shpirtit, kam dale ne keto brigje i bjerrun ku vete shpresa me qorton e me qorton me fjalet:
Pse me erdhe kaq vone? Ēfare mund te bej une tani per ty, me ty e me vetet tua???
Anija ime e mbytur me gjithe thesaret, peisazhet me te bukura qe dikur pata krijuar…dhe porteretin tend sfondesh qendisur me engjuj e qiej pa fund…te gjitha shkuan atje ne fundin e fundit ku asnje flluske ajri nuk do te mundet me qe te mi sjedhi lart…
Tani une meditoj dhe keta tinguj me bejne te ēmendem, me beson, te ēmendem…nuk me ndalet dora se shkruarai, ndoshta po vajtoj dhe une ketu fjalesh e pesimizmash, por ne se te duket keshtu, a nuk e ke fajin vete?
Pse ti me ke germuar kaq thelle ne shpirt me fjalet e tua e tash ne fund me ke nisur dhe kete melodi qe po me ēmend…nuk e dij se si me ka hapur disa porta te shpirtit qe celsat e tyre mi pati marre ajo…ajo Laura ime qe te pata thene nje dite…mi mori qe te mos mundet te mi hape me askush, ajo mi mori naten e fundit kur une i thashe se do te iknja larg, shume larg…
Pra nuk dij se si i ke hapur ato dyer, por me ke shperbere te gjitha gojzat qe ndryshqesh kane qene ringjitur e sterngjitur mos-hapshem perjetsisht…
Ēudi me vjen, asnje krizem nuk u ndje, asnje oshetime trishtuese, vetem keto nota te tuat, kjo melodi qe do ta vershellej me vehten time deri ne sekondin e mbrame…keto nota te cilat, butsesisht i hapen te gjitha poret e shpirtit dhe ecin neper mue si neper udhet e qiellit, pa humbje ekuilibrash apo rendesi te forcave te qendreses…
Eh, mor shpirt , e si mundem une tash te te fajsoj ty, per fajet e mija, pse une jam, marr fryme, kam mall, deshire te te shoh, te te ndjej, te te flas, te te prek dhe te te pres cdo levizje tenden qe nga gjurma dhe deri tek prekja e gishtrinjeve te tu te bute…?
Aspak nuk mundem!
Ashtu si dhe ti nuk besoj se me fajson mua, pse ti je dhe ke ndoshta shume me shume deshira e endrra hyjnore se une, se cdo gjeja per rreth nesh…
Eh kjo melodi, serish me rremben flatrash dhe Yjeve me vertit e symbydhazi ndjej vetem gjithperēueshmerine e te pa shpjegueshmes ne madheshtine e hyjnores…
Nuk mundem me te flas, pse jemi kaq larg, eh sa larg ne pa fuqine e fluturimeve dhe sa prane ne pranine e ndjeshmerise…
Legjendat thone se zogjve u erdhen krahet vetem pse rrinin dite e nate duke qare per pamundesine e fluturimeve te lira per ti ndigjuar kenget e zerat njeri tjetrit…
Prandaj ua dha ajo, "Ndjeshmeria hyjnore e paqetimit te dhembjes…ua dhuroje krahet per fluturime...
Po une sa duhet te qaj me keta tinguj te kesaj pjeseze muzikore te pafund?
Sa kohe, vite e shekuj na duhet te vajtojme brezash qe Engjujt te na besojne se ne na duhen krahet per tu pare, per tu takuar e per tu puthur, per te qeshur e qare me njeri tjetrin…per ti vene lule njeri tjetrit ne kodrat e malleve, ne lendinat e dhembjeve…
Eh, veshtire, veshtire te na i falin krahet…sepse ne, njerzimi i keq perdorem kur dikur provuan dhe na i dhane…
Ia prene njeri tjetrit, ua prene dhe engjujve qe te mos ishin me te lire…
Ah njerzimi, kjo kafsheria jone me e cuditshme, ku lirine e tjetrit nuk e dashkan te gjithe si ti, o shpirt, as si une!
Lirine e tjetrit e dashkan burgjeve, emigrimeve, nenshtruar statuseve te refugjatit, emertimeve te racave, dallimeve, e deri tek nje fare Atdhetarie te rreme, ku liria e tjetrit, aftesia e tjetrit, forca e mendimit te tjetrit u prishkerka pune disave, atyre te vetquajturve te medhenje pa qene te tille kurre!
Servilve te djajve qe u moren me vrasje e me prerje krahesh te Engjujve…
Krijoni Kontakt