Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 34 prej 34
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    TINGUJ HYJNORĖ… Novelė nga LLemadeo

    (Novele)

    Eh, kjo Violina jote, me ngjan si nje „funeber“ e shpirtit tim, qe e deshiron ne castet kur dhemb gjithckaja…dhe e pamundshmja troket pas perdeve te pasmesnatavete mija…

    Me ngjan si vallja e Engjujve kur per se fundi here rrethqarkuan Token duke e vajtuar pas lenies…neper lamtumiren e tyre te fundit…

    E ne perlotjet e tyre per dhembjen qe ndjenin per genet qe lane…per disa sterniper qe u mbeten kendej-tyre pa krahe pergjithmone…u mbeten me shpirtin e madh si te tyre dhe vetem me sy drejt qiellit prej andej nga e dinin se eshte ay: Ati i tyre Qiellor, Ati i Yne i gjithe pushtetshem!

    O zot, po si tu kujtua se kjo melodi "vajtimtare" mallesh do te ma zhbeje, te ma shkermoqe shpirtin ne cdo sekond…mos valle ti deshe te me shperbesh te terin, te me shkrish e te me ngrish kaq here?

    Une po tretem kaq dite, ndoshta muaji na kaloje…po tretem pas germave te tua duke i belbezuar ndjeshem e permallshem me bulzat e shpirtit, me kujdesin e te verbrit ne levizje…

    Ti kujtove se u mongon kjo melodi per ti ndjere…?
    Jo mor shpirt, asgje nuk u mungonte, asgje…e tani me kete pjesez muzikore ka filluar tretja ime deri ne pluhurorin e fundme…deri ne shkrirje, ne tretjen e e kasaj melodie qe me qarkullon damarve unshem per te me pushtuar zemren tersisht…

    I jam fale qe mbreme, nuk dij se si me me mbyt, por shpirtin nuk ma merrka, serish aty ne nje ankth nostalgjie ma le te varur ne kupen e Qeiellit…

    Ah sikur ta dinte Mikele Anxhelo se ti do te me gjenje edhe verigen e fundit ku te ma varnje shpirtin tim…Ay sigurisht ne kupen e atij qielli hyjnor ne Kishen e Shen Pjetrit te Vatikanit, do ta kishte skalitur prej mermeresh nje ēengel posaēerisht per kete shpirtin tim… qe po varet e varet ne majen e litarit te ksaj muzikes tende hyjnore…

    Litari me i bukur qe paske qendisur per mua, vija melodike pa shkeputje e nje Violine, a Violinēeli, i nje Harpe apo i nje vegle qiellore…qe gati, gati nuk po ja gjej dot as emrin qe tashme me ka bere te brishte…e aq sentimental, sa nuk iu ndakam dot.

    Me ngjan me Nimfat qe i therrisnin dikur lundertaret e sterlodhur detrash, i thirrnin te ti ndalnin per gjithmone…
    Po edhe une nje lundertar jam, te cilit anija e shpirtit i eshte mbytur afer brigjeve te shpreses, dhe pergjith-dallgesh gjysm i vrare, gjysem i dhunuar shpirtit, kam dale ne keto brigje i bjerrun ku vete shpresa me qorton e me qorton me fjalet:
    Pse me erdhe kaq vone? Ēfare mund te bej une tani per ty, me ty e me vetet tua???

    Anija ime e mbytur me gjithe thesaret, peisazhet me te bukura qe dikur pata krijuar…dhe porteretin tend sfondesh qendisur me engjuj e qiej pa fund…te gjitha shkuan atje ne fundin e fundit ku asnje flluske ajri nuk do te mundet me qe te mi sjedhi lart…

    Tani une meditoj dhe keta tinguj me bejne te ēmendem, me beson, te ēmendem…nuk me ndalet dora se shkruarai, ndoshta po vajtoj dhe une ketu fjalesh e pesimizmash, por ne se te duket keshtu, a nuk e ke fajin vete?

    Pse ti me ke germuar kaq thelle ne shpirt me fjalet e tua e tash ne fund me ke nisur dhe kete melodi qe po me ēmend…nuk e dij se si me ka hapur disa porta te shpirtit qe celsat e tyre mi pati marre ajo…ajo Laura ime qe te pata thene nje dite…mi mori qe te mos mundet te mi hape me askush, ajo mi mori naten e fundit kur une i thashe se do te iknja larg, shume larg…

    Pra nuk dij se si i ke hapur ato dyer, por me ke shperbere te gjitha gojzat qe ndryshqesh kane qene ringjitur e sterngjitur mos-hapshem perjetsisht…

    Ēudi me vjen, asnje krizem nuk u ndje, asnje oshetime trishtuese, vetem keto nota te tuat, kjo melodi qe do ta vershellej me vehten time deri ne sekondin e mbrame…keto nota te cilat, butsesisht i hapen te gjitha poret e shpirtit dhe ecin neper mue si neper udhet e qiellit, pa humbje ekuilibrash apo rendesi te forcave te qendreses…

    Eh, mor shpirt , e si mundem une tash te te fajsoj ty, per fajet e mija, pse une jam, marr fryme, kam mall, deshire te te shoh, te te ndjej, te te flas, te te prek dhe te te pres cdo levizje tenden qe nga gjurma dhe deri tek prekja e gishtrinjeve te tu te bute…?
    Aspak nuk mundem!
    Ashtu si dhe ti nuk besoj se me fajson mua, pse ti je dhe ke ndoshta shume me shume deshira e endrra hyjnore se une, se cdo gjeja per rreth nesh…

    Eh kjo melodi, serish me rremben flatrash dhe Yjeve me vertit e symbydhazi ndjej vetem gjithperēueshmerine e te pa shpjegueshmes ne madheshtine e hyjnores…

    Nuk mundem me te flas, pse jemi kaq larg, eh sa larg ne pa fuqine e fluturimeve dhe sa prane ne pranine e ndjeshmerise…

    Legjendat thone se zogjve u erdhen krahet vetem pse rrinin dite e nate duke qare per pamundesine e fluturimeve te lira per ti ndigjuar kenget e zerat njeri tjetrit…
    Prandaj ua dha ajo, "Ndjeshmeria hyjnore e paqetimit te dhembjes…ua dhuroje krahet per fluturime...

    Po une sa duhet te qaj me keta tinguj te kesaj pjeseze muzikore te pafund?
    Sa kohe, vite e shekuj na duhet te vajtojme brezash qe Engjujt te na besojne se ne na duhen krahet per tu pare, per tu takuar e per tu puthur, per te qeshur e qare me njeri tjetrin…per ti vene lule njeri tjetrit ne kodrat e malleve, ne lendinat e dhembjeve…

    Eh, veshtire, veshtire te na i falin krahet…sepse ne, njerzimi i keq perdorem kur dikur provuan dhe na i dhane…
    Ia prene njeri tjetrit, ua prene dhe engjujve qe te mos ishin me te lire…
    Ah njerzimi, kjo kafsheria jone me e cuditshme, ku lirine e tjetrit nuk e dashkan te gjithe si ti, o shpirt, as si une!
    Lirine e tjetrit e dashkan burgjeve, emigrimeve, nenshtruar statuseve te refugjatit, emertimeve te racave, dallimeve, e deri tek nje fare Atdhetarie te rreme, ku liria e tjetrit, aftesia e tjetrit, forca e mendimit te tjetrit u prishkerka pune disave, atyre te vetquajturve te medhenje pa qene te tille kurre!
    Servilve te djajve qe u moren me vrasje e me prerje krahesh te Engjujve…
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Po shkoj shpirt, diku jashte po dal... Laura ime nuk e di se dikush ja ka hapur portat, te cilave ajo ua mori celsat me vehte…dhe nuk e pashe me kurre...nuk mu faq me asnje here...ndoshta merzishe ajo ka denuar edhe vehten...

    Por tani me duket sikur jam jashte gjithmone, me dyer te hapura, sikur me tremb kjo vetmi e shpirtit... nuk me duken te mijat as gjerat me te zakonshme…sikur po lej gjithcka…sikur nuk kam pase kurre dyer per te mbydhur asgje…

    Thua po me duhet perseri te emigroj? Te kerkoj azile te reja me emra te rreme planeteve te tjere…nuk dij ēte bej?
    Me duket se do te me duhet serish te kthehem tek origjina…kjo melodi me therret duke me thene se asgje nuk eshte e perjetshme, asgje nuk do te mbese pa u ndryshkur, pa u shperbere…
    E ne fund a nuk do te jete me mire qe kudo te bije, aty le te ndryshkem si ushqim per buke dhe lule?

    A thua po flas percarte? Ne se po, te lutem me fal, dhe mi korigjo fjalet, gabimet qe te mos mi lexojne ata qe nuk me deshen ose nuk diten se si te donin mua as ty…mi korigjo me korrekturen, me redaktimin me te vyer qe ti ma zotroke!

    Por nje deshire e kam tani te re:
    Qe te mos arratisem per ne asnje drejtim me pare se sa te vij tek ty nje here dhe te vershellej lehtazi kete melodi qe ti ma mesove qysh dje…ndoshta ti fillove te me mesosh keta tinguj hyjnore per te ndjelle Engjujt, per te hapur portat e shpirtrave, per te sheruar ndjenjat e ndryshkura gojzave te kohes…ndoshta…une vetem supozoj, e ti mi shkruan fjalet si kode qiellore, si thenie profetesh qe me duhet te u rrotullohem nga te katerqind anet qe ti zberthej…

    Me eshte dashur disa here ta lexoj Biblen dhe sa here shikoj dicka, ne te gjej nje rruge te re ne hapsire ne kuptimin e universales se pa fundme…

    A e ke parasyshe thirrjen e Jezusit ne Kryq : E dij se e kujton, por se perbrendi me vjen te ta them dhe nje here :
    Kur nje Ushtar i Pilatit ja nguli Hushten ne brinje Jezusit, Jezusi i kthej syte drejt Qiellit dhe thirri :
    " O Atё, fali keta gjind, se nuk dijne se ēka jane ka bajne !"

    E prapa asaje thirrje te Jezusit une kam pare madheshtine e madheshtive te shembellimit te qiellorit, i cili neper dhembje falet e fale, dhe lutet nepermjet argumentit qe ti falin edhe ata…

    VAZHDON.....
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    …Nuk dijne gje se ēka jane ka bajne…eh, argumenti hyjnor !

    Po deri kur, deri kur o Zot nuk do te dijne keto kalbesira barqesh zyrtare e pushtetare qe ushtrish e "hushtash" therin e vrasin Engjuj cdo dite udhve e kasollave te njerzise ???
    Deri kur keto kalbesira te ngjeshura kolltuqesh te gjana do te ēthuren orgjive bankare per prodhime vdekjesh, urie e vuajtjesh per vegjeline ???

    E koklavitur nuk na duket e thjeshta por e thjeshta e pa koklavitur na duket e mistershme…
    Ah, tani nuk ka cna hyn ne pune me filozofia pa baza, pasi bazat e filozofise nuk jemi mё ne, njerzimi.
    Por jane guret mbi te cilet shkelim, dheu mbi te cilin ulemi te urinojme kohe mbas kohe dhe serish ne te lepijme buk dhe lule…edhe pse derdhen bomba barbaresh dhe gjak vegjelie njesoj si miliona vjet me pare, si dje, si sot dhe neser...
    "Ky njerzim i pa njerzishem kafsheria me e pa edukate ndaj vetvehtes..."

    Te thashe me lart se po dal nga keto fjale, por kjo melodi qe nuk me shqitet vesheh as shpirtit me ka bere te me shpertheje ajo ujvare e atij Oqeani shpirti, ku don ti thoje te gjitha me nje here…edhe pse eshte Oqeani i jetes time, qe do prap nje jete te zbrazet deri ne tharje te cdo gjeje…
    Deri ne shtratin ku u ulem atehere me Lauren time, kur ajo me mori ēelsat e portave te ketij shpirtit tim ne naten e fundme, pse une i thashe se do te iknja larg, shume larg…
    E ku me pastaj u mbyten ne kete oqean me porat te mbydhura…te gjitha gjerat sic te thashe me lart…
    Por se si mi hape ti…sonte, pas kaq letrash e fjalesh profetike… aspak nuk po e kuptoj…

    Ne se ndokund ne fundin e ketij Oqeani ku me eshte mbytur anija ime shekujsh te shpirtit…do te shikosh ndonje cope lande te asaj anije…me ben te dij qe te shkoj neper balten e zeze dhe te germoj per te gjetur ndoshta sado pak, nga ato kujtime, ndoshta ndonje pulle kemishe dikur te keputur atyre hijeve, apo ndonje kapse te flokve te saj…ndoshta ndonje shenje te Laures time, te asaje melodie te keputur, ndoshta ndonje fije teli te zemres se saj…qe ne shenje kujtimi per ate, te vendos diku nje trendafil te bardhe, nga ato trendafila qe ajo mi sodhi dikur per nje ditlindje !

    Nuk dij se pse ajo mu kujtua bashke me keto melodi sonte gjithe naten, dhe tani ne mengjes…por ti sikur mi zgjove te gjitha, dhe po mi seleksionon nje e nga nje me madheshtine tende te hyjnueshme.

    Vazhdon ....
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ndoshta edhe pse ti i ngjakerke shume asaje, ose ajo te ka ngjare ty...

    Gjerat e bukura jane te pa perseritshme, dhe ti je e pa perseritshme, neser nuk do te me vish keshtu me keto qe me erdhe dje sot…por me te tjera, befasite e tua jane te gjithanshme ne larmine dhe llojshmerine e tyre…une te pres gjithmone edhe pse me afron deri afer ēmendimit tim, edhe pse ujvarat e Oqeanit te jetes time derdhen per te shterruar ate cka ka akumuluar koha…Prap e dua dhe e ndjej si te domosdoshme ardhjen tende…

    Eh kjo melodi, po me derdh ujvarash kete Oqean te shpirtit prej nga kam dale ne keto brigje te shpresave kaq vone, kaq vone...

    LLemadeo
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Mall e dhembje te shprehura ne vargje per largesine nga Atdheu dhe per gjendjen atje.

    LAMTUMIRE

    Une po dal, po shkoj diku, nene moj me jep urate,
    Per nje udhe qe sdi se ku, nuk e dij a kthehem prape!

    Me jep fjalen udhe e mbare, o atdhe, mirardhesh me thuaj!
    Se nuk dij a kthehem valle, apo mbes ne dhe te huaj!

    Mike moj, e shtrenjta ime, mbaje zemren fort ne gji,
    Dhe mos rri duke lotuar, se do kthehem perseri…

    O ti shpirti i im i shtrenjte, ti o zemer e dashuruar,
    Mos me qaj e mos me ther per nje mall qe mbet pa shuar!

    Ti moj Zogeza e praruar, o ti Engjull atje larg,
    Mi kujto si ne te shkuar, sa u puthem e sa u dhame…

    Udheve bashke ku shetitem, hijeve neper lendina…
    Mi kujto moj vashe e bukur, kur te shkosh ne dite te mira…

    Ne se gjen neper motmote, ndonje fjale diku latuar,
    Ajo eshte nje gjurme kohe, Lisave i patem shkruar…

    Une dhe ti, n’maje te shpirtit, beme dhe Lisat te vajtojne…
    Sot jane humbur ato germa, ne te dy me s’i shikojme !

    Lamtumire them neper goje, kendej tretur, larg prej teje,
    Moj e mira, qe nder mote, ma ndez gjakun neper deje…

    Lamtumire o Atdhe, serish ty une te kujtoj,
    Mos me thuaj se si je, shpirtit thelle ze e vajtoj…

    Te kam lene ne dite te liga, se te liqte mi ngjite lart,
    Mi ke hypur gjer ne krye, ca hajdut e injorant…

    Me ke bere ne sy te mij, kryeministra ca zagar,
    Qe e njihkan mire genjeshtren, per te vjedhe e per te marre…

    Ca ministra kalamanje, qe kurre ne jete s’paten punuar,
    Vec se qene ustallare, si servile te korruptuar...

    Kur une regjur e edhe dergjur per te shkreten demokraci…
    Shoke e miq e gjithe nje popull, dolem udhve per liri…

    O atdhe, pra lamtumire, qofsh i mire dhe i bekuar!
    Por ne ty, ajo kasta jote mi pat lidhur kemb e duar…

    Per nje varg e per nje fjale, per nje zjarr e per nje mall…
    Maskat tua pushtetare, policeske qeveritare…

    Zvarre me moren nder pazare…si t’mos isha farё Shqipetare!

    Lamtumire, pra lamtumire, do te jem tani larg teje,
    Se ky shpirti im i dlire, nuk bjen prehe e maskarenjve!

    More maskarenje te nxire, ne karrike e neper zyra…
    Sa ty shpejt tu helmua gjaku edhe shpejt tu nxi fytyra!

    Nga te paftyret qe i vure, neper poste atje lart,
    Qe te bene njeqint mynxyra ne te ziun netdhjete e shtate.

    Me le mua dhe te tjere neper rruge si te pa pune…
    Dhe rrugacve pa nje vlere u dhe zyre e u dhe vule…

    Neper rruget e Shqiperise na debuan me police,
    Na goditen e na rrahen ca shtetare e ca bandite…

    Ndaj nuk munda me te vuaj, vargu im lotonte gjak…
    Gjak e vrere te perveluar prej pushtetit zgjebarak…

    Dua jeten ne liri! O Atdhe a me kupton ?
    Do te shkoj dhe gjer ne Hene, ne se ti nuk ma afron!

    Emigrant do te vdes, neper shekuj brez pas brezi…
    Sepse s'dua qe per se gjalli te me mbyse n’ty krimineli…

    Siē prodhon prokuroria, vete polici gjykatori…
    Ta derdh gjakun tek shtepia, ta ben varrin tek oborri…

    Ndaj po iku o Atdhe, ndaē me shaj, ndaē me mallko…
    Le t’me plase ky mall i shkrete, por si une askush ste do!

    Pra ne ty ma vodhen voten, neper rrena e sterrrena,
    Komisonesh e partinash, ku ke lene dhe dreqin brenda…

    Dhe ne ty ma vrane jeten, nuk me lane ne shtepine time,
    Me bastisje e police, qe po vjedhin e bejne krime…

    Ndaj te them sot lamtumire, neper lotet e moskthimit…
    Qe po vuaj e dij mire, por s'do jem viktime e krimit.

    Eh, ti qaje moj mikja ime, me mire qajme per se gjalli!
    Se sa lule me lote te nxehte, te me derdhnje diku tek varri…

    Por kjo shpresa na mban gjalle, qe do shihemi nje dite…
    Kur zuzaret e gjithe zagaret, sdo te jene me n’politike !

    Kur njerzia e Shqiperise me nje ze si gjame rrufeje…
    Do ti fshije ata bandite, prej kolltuqesh e prej ēdo dere!

    Dhe do shihemi ne dite te mira, kur liria te lulezoje…
    Kur dhe vete Shqiperia te jete Zonje e perbi Zonje !

    Prill 2004

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    O MOJ ZANE, ATJE TEJ DRINIT !

    (Kushtim...)

    Mёngjesi kёndej veriun sa e ka pushtue,
    E rrezet e para ty atje t'kan pa...
    E lajmin bashkё me dritёn ma sodhёn kёndej mua
    Kur Ylli andej lindjes shkoj pa za...

    Kёshtu njё dite e re agoj, ndёr kto kohё te vona,
    Mike, o moj Zane atje tej Drinit,
    A thua po vjen e mbara andej ne vendet tona,
    E dalim pёrgjithmone prej atij Dimrit?

    Shume, shpresa me mban gjalle nё fuqinё tande,
    Moj Zanё, qё ngadhnjimtare m'rrin n'stuhi,
    Dhashtё Zoti qё te vijё njё ditё e madhe...
    Kur Drini t’mos mё ndaj, mua me ty!

    Jo Drinin shterrun, unё kurrё mos e pafsha,
    As bjeshkёt fusha djerrit, nuk i dua...
    Bora le tё shёndrisё mbi Lisa e mbi Aha,
    Por rrugёn mos t'ma ndali mё, askush mua!

    Moj Zanё bujare me synin porsi Ylli,
    Kёshtu fjala prej mallit sё thelli seē mё del,
    E loti mi mbush plot qepallat e syrit,
    Gjoksi me dridh ahesh, merziet seē mё ther.

    Me fol, une aqe shume, me ty sot dua,
    Pse vetёm ty te kam, andej si njё uzdaje,
    Pёr ku zёmra me digjet, shpirtit tim tё thellё,
    E s’gjёndet kush kёndej, mua vajin tё ma ndalё!

    Po si mendon moj Zanё, o shpirti im i ndamё,
    Se unё nuk tё kujtoj nё ditet e veshtira,
    Kur zija tё mbulonte, dhe e madhja gjamё...
    Tё sidhej si kulēeder nё votra e shtepia ?

    Oh, Zoti mua mё vrafte, nё mos t'paēa kujtue,
    Me britma e me gjamё, rrugve tuj vajtue...
    Kёndej, kёsaj bote, ku fshehet hipokrizia,
    Ku letrash shpesh po luajnё, me fatet e mija...

    Por moj Zanё, i ligu, i smuri i gjithe botёs...
    Qёnka thellё nё zemёr, nё shpirtin e Europёs,
    Njё dashni banale, raciste moderne...
    Fshehur poshtё arshivash, fshehur pas ēdo dere!

    Dashuri n’mes palve, fshehur n'mes sekretesh...
    Ruajtur Konferencash, darkash e ahengesh...
    Puthjesh e orgjish, qysh ne kohё t’mbretrive...
    Ēfaqet edhe sot, poshtё ēdo tavoline...

    Por ti duke m’ndigjue, e di se ēdo mё thuash,
    Don tё dish prej meje, si vehtёn t’ma ruash?
    E une e dij mirё dhe aq marak te kam,
    Pёr hapat tu atje, udhve gjatё e gjanё...

    Eh, unё ty po t’lutёm, mos e mbaj merzi,
    Kёte qё tё thashё sot, pёr vehte e pёr ty...
    Veē kam njё porosi, si t’vetmin amanet,
    Mos harro ē'tё them, ma ruaj si tё shenjtё!

    Mi thuaj Lindjes tonё, mallit dhe marakut,
    Jini shumё tё urtё nё shkallёt para pragut,
    Doren njeri tjerit, ngjituni me kujdes...
    Rrёzimi na then kokёn, na kёput nё mes!

    Europёs le tё sidhet, rreshqanё si njё kulēedёr,
    Ajo dashni e tyre, ai horllёk i vjetёr...
    S’kanё ku tё shkojnё mё, gjatё nuk fshihёn dot!
    Do t’jemi siē ishim, shekuj e mot-mot!

    Keshtu moj Zana ime, moj Ora e shpetimit,
    Qe shekujsh e mot-moteve me rrin atje tej Drinit,
    Zemres kam njё ndejnjё, njё t’madhe uzdajё...
    Qё kurr mua me ty, Drini s’do t'mё ndajё!

    LLemadeo, 30 Prill 2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Leter Mikut tim

    Mik i dashur te pershendes nga larg,
    E mora letren tende aq te trishtuar…
    E pashe se si merzitur sidhesh verdalle…
    Udhve atje, ku jeta te eshte gjymtuar!

    E pashe o mik, se si me aq vajtime,
    Nje leter te zeze me kishe shkruar,
    Ku halle me qanje per jeten ne vendlindje,
    Per kohen qe ti ka lidhur, kembe edhe duar !

    E dij se ne burg nuk je, por udhve ne tortuare…
    Ku sidhesh i pa shprese me penen e thyer…
    Dhe te ndodhka shpesh qe lyp edhe cigare,
    Ndonje kalimtari qe ja njeh fytyren…

    Me thonje se nuk shkruan me, as vargje poezie,
    Dhe se ftohte te duket tashme ai vargu yt…
    Si nje litar i lidhur shume here ne nyje,
    Te sidhet e pshtillet e te shterngon ne fyt.

    Te sidhet si ulkonje ajo pa punsi…
    Qe zhelesh te ka shkyer siē me the dhe vete,
    Nuk paske as ca rroba o miku im,
    Te dalesh ndonje dite, xhiro ne qytet…

    Me the se Shpia jote eshte vetem nje Ure,
    Ca thase ēimentoje, apo ca kartona…
    E persiper saj kalojne, ata qe bejne zhurme
    Me drita te ndezura ne autokollona…

    Me the se bodigardet e vete krye parit,
    Me shqelma nje nate, jashte te kishin nxjerrur,
    Dhe dhane alarmin se sikur “binladėt”
    Ty po te pagaunin fitilin per t’ja ndezur…

    Sukses te zbulimit te minister shtetit,
    E thirren arrestimin tend, ate nate nen Ure…
    Deri intervista dha dhe presidenti,
    Per suksese punesh qe nuk u bene kurre…

    E pas disa ditesh prap te nxorren jashte
    Si nje mjeran pa strehe, pa buk dhe pa pune,
    Serish paske shkuar ne kasollen tende…
    Kartonash e letrash, atje nen ate Urė…

    Po dil o burre i dheut, mos e rreziko jeten,
    Se po erdhen serish aty bodigardet…
    Urinen te bejne, se jo per gje tjeter,
    Do te vrasin fare, qe te u rriten gradat!

    Me thonje o mik se nena jote dashur,
    Jete prej dhembjesh ajo paska ndrruar,
    Prej nje apendisiti, i doli i shkreti Xhani,
    Pse mjeket skishin kushte per ta operuar…

    Nuk e dinje mire nese kushte nuk paten,
    Apo per Para qe ti dot nuk ua dhe…
    E ndjej dhembjen tende o miku im i dashur,
    Zoti te forcofte per dhembjen qe me ke!

    Mundoheshe te me tregoje per gjendjen e vendit,
    Per politikane, mafjoze e te tjere…
    Qe dyert e shtetit i paskan ozurpuar…
    Duke shtypur te varfrit, ata njerz te mjere.

    Por sme the shume gjera, si duket s’pate leter,
    Apo ndoshta zarfi aq shume te peshonte…
    Dhe Para per posten nuk pate, patjeter…
    Ndaj s’me the aq shume sa do donja sonte…

    Do donja te dinja, se ē’ben ai presidenti?
    Pasi kam degjuar se kryeministri i shtetit,
    Paska vjedhur shume e paska dhe mashtruar,
    Hapur paska dale si i korruptuar…

    Ē’ben kontroll i shtetit, gjygji dhe hetimi?
    Si munden te heshtin perballe atij krimi?
    Kur masa e madhe vuan per buk thate,
    Kryeministri hidhka e pritka me lopate…

    Keto nuk mi the o miku im i mire…
    E dij se je aq keq pa Para, pa pune,
    Por do vije dhe dita te bijen ata,
    Shprest mos i humb, po te lutem shume!

    Shpresat mos i humb, por mblidhi ne shpirt,
    Merre penen tende dhe ndize si nje drite,
    Sic e the dikur fjalen gjithe me zjarr,
    Thuaje serish sot dhe shpalle si skandal!

    Skandali me i ri: shkruaje me te madhe…
    Dhe vendose mureve neper ēdo dritare…
    Thirr pra me fuqi dhe mos u frikso,
    Qeveritaret hajdutė, botrisht mi denonco!

    Dhe mos e lesho vehten ne krahet e mrezise,
    Per ēastin qe po vuan, per dhembjen qe provon,
    Do te kaloje dhembja, mundimi do harrohet,
    Ne kohen qe po vjen, ne llumin qe po shkon!
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #28
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683

    Poezi nga Llemadeo

    Leter nje mikut tim

    Qenka e veshtire te jesh poet

    Te shkruash me ndjenje ēka shpirti ta thote,
    Qenka e veshtire, te puthesh me fjalen
    Qenka e veshtire, o mik, a me kupton!
    Qenka e veshtire ti thuresh vargje...

    Mikes se shpirtit qe te flen ne gji,
    Sepse fjale e saj te mbuloka me lot,
    E shpirti do te dhembe thelle pastaj,
    Nje dhembje or mik qe nuk e sheron dot!

    Qenka e veshtire te shkruash vargje,
    Ah mik i dashur, ruhu nga kjo dhembje,
    Nese do fillosh ta duash fjalen...
    Dije se do mbesesh shpesh here pa veten tende!

    Dhe ti mike e mire qe ti vargje shkruan...
    Kudo qe te jesh a me degjon!
    Mbahu shpirtit thelle kur ndjen e vuan...
    Se po i hodhe ne rrjeshta, ste kuptojne gjithmone!

    Nuk dijne se qielli i shtatėt eshte bote e poetve,
    Larg konferencave per gjuhe a leksione...
    Qe si paēavure na i bejne ca fjale...
    Ah, gjuhe e poetve eshte gjuhe hyjnore!

    Por jo te gjithe e njohin mire,
    Sepse shkrimtarucėt zyrtar duan te mbijetojne...
    Me rrjeshta si fjalime qe si nje zinxhir...
    Poetve te lindur ne qafe seē ua shterngojne!

    Ruhuni o poet nga njerzit e “verber”...
    Qe nuk diten kurre Pushkinin ta kuptojne...
    Ruhuni nga ata qe mbahen per te menēur,
    E asnje varg nuk diten kurre ta lexojne!

    Ruhu mik i dashur nga i egri veshtrimi...
    Nga koha qe Essninin e hodhi ne Mergime,
    Ruhu nga njeriu qe te ven „prangat“,
    E shpirtin ta shtyrdh pa kurrfare dhimbje!

    „Nese e duam njeriun, duhet ta duam mire,
    Qe te jete dhe nga ty gjithmone i lire...”!
    Ndryshe se ke dashur as kurre nuk te desh,
    Kete fjale tė urte ta mbajme ne vesh!

    Nuk qenka e lehte jo te merresh me vargje,
    O ti mik i mire qe aq po mi lavdron...
    Por une dua te vdes para e pas cdo fjale...
    Ashtu sic e tha "Shkreli", poeti i mire i jone!

    Do gjendet kesaj bote zemra njerezore,
    Qe shpirtin do ma marre ngadale ashtu perdore,
    Qe vargjet e mija gjithmone do mi kuptoje,
    Dhe ēdo dite te tjera ajo do me kėrkoje!

    O mik i poetit qe vargjet aq mi do,
    Nderime ti paē per jete e mot!
    E une e dij se do korre dhe gjemba,
    Prej fjalve qe do thur ne vargun tim te plote!

    Por dhe trendafili kur shkova ta kepus…
    Qe mikes se shpirtit te ia vej ne buze…
    Me theri dhe me tha: poet ki kujdes,
    E bukura qe ta kesh, te ther aqe shpesh.

  9. #29
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    ELEGJI nga Llemadeo D. Ne shenje rrespekti e ngushllimi dhe kujtimi te perjetshem per nxensit Kosovare!

    Dy fjalė nga autori Llemadeo

    Nė shėnje rrespekti e ngushllimi pėr prindrit, motrat e vllezrit e tė afėrmit e atyre tė rinjėve qė humbėn jetėn nė udhet e Shqipėrisė, si dhe ne shenje kujtimi pėr ata nxėnes tė njomė gjimnaziste qė po shkonin pėr herė tė parė pėr tė parė atdheun amė Shqipėrinė, unė po u kushtoj kėtė elegji nė vargje, si njė simbol kujtimi tė pėrjetshėm pėr ata tė rinjė!

  10. #30
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Elegji

    Kjo pendė zeza mė dridhet sonte,
    Nėpėr fjalė tė pėrvajshme udhėn ka marrė
    Nepėr lot e lagur pėr ju o nxėnės,
    Pėr ju o vllezėr, o djem shqipėtarė.

    Nė qiejet e pafund zutė vėnd atje,
    Nė emėr tė mallit pėr Shqipėrinė.
    Njė udhė e gjatė qė kurrė mė sju kthen
    Ta shihni atdhun, kosovėn e liriė.

    Nėnat kur iu nisėn, motrat baballarėt,
    Fjalen „udhe e mbarė“ ua thanė me zemėr,
    Ua dhanė me vete uratėn e shpirtit,
    Nė udhėt e atdheut ngado qė tė venit.

    Por ah, ai ēast i zi qė jetėn ua mori,
    Humnerės sė udhėve tė Shqipėrisė
    Zemrat e nėnave e tė motrave i dogji,
    Baballarėt e vllezrit i plasi nė shpirt.

    Ah, shoqerisė mbarė nė trojet shqipėtare
    Edhe ne kėndej detrave e udhve nė mėrgime…
    Na mbyti dhėmbja pėr ju nė lot e vaje,
    Kėshtu siē po mė qan sot, ah’ kjo zemra ime!

    Ētė qaj me parė o engjuj shqipėtarė?
    Beratin, Rifatin, Xhevdetet, Agronin,
    Visarin, Mėgzonin…, cilin me parė?
    Ju tė gjithė jeni nė shpirtin tonė si yje tė radhė!

    Si Ėngjuj u niset me mallin nė gji,
    Shqipėrinė mėmė ta shihni e ta gzonit,
    Por ah, ai fat i hidhur si njė helm i zi,
    Tė gjithve na rrėzojė, atje ku ju u hodhi.

    Nuk ishte fat i juaj vdekja kobzezė
    Por ishte fat i zi i mėmė Shqiperisė
    Qė dashurinė tuaj tė ua shpėrblejė,
    Me pritje humnerave tė pakujdesisė.

    Nuk ish’ veē faj i rėndė i tė gjithve atje,
    Pse pėrpara nuk u dolėn o bij tė mirė,
    Por ishte fat i zi i atyre qė mbi dhe
    Bėjnė vetėm hije bashkė me qeverinė…

    Nuk ishte faj i udhve i maleve Shqipėtare,
    Sepse asfaltet maleve nuk zgjėrohen vetė,
    Por ishte dhe do jete faj i i pushtetarve,
    Qė kujdesin pėr njerzit e lėnė gjithnjė tė zbehtė!

    Por ah, tash kur jeta juaj shkojė nė gji tė dheut,
    Ėshtė e kotė tė thuhen kritika nėpėr rradhė…
    Ajo dhėmbje e thellė qė nėnave u ther
    Nuk zbutet lehtė jo, kurrė, nga asnjė fjalė!

    Kjo vjeshtė aq e hidhur u erdhi nėnave,
    Qė shpresėn aq tė ndezur e patėn nė gji,
    Me nuse tė iu shihnin, me punė tė reja
    Pėr Kombin, pėr Kosven pėr nėnėn Shqipėri !

    Motrat e gjora qė lotin derdhin lumė,
    Iu patėn dritė tė syrit nė ditet mė tė mira.
    Udhėt mė si shohin pėr ju, jo kurrė,
    Por lule do tė mbledhin pėr ju nėpėr lendina.

    Dhe do vijnė aq shpesh tek koka tej tek varri,
    Atje nė lendinė, ku ju, rrini pushuar,
    E ashtu me dhimbje do ta nisin vajin,
    Pėr ju o mė tė mirėt qė heret na shkuat !

    Babat edhe vllezrit jo nuk mbahen dot,
    Vėshtirė e kanė o njerėz, tepėr tė vėshtirė,
    Cilit mund ti themi, “ndali ata lot”!
    Kur ai Vajė i tyre malet po i dridhė!

    Nuk mbahet jo dhėmbja, gjama nuk ndalon,
    Se ikja e juaj ishte krejt pa radhė,
    Nuk ishte luftė e rrebtė qė ju u rrėzoj,
    Por ishte fat i keq i Atdheut krahthatė!

    Qė ecėn i gjymtuar ashtu i sakatosur,
    Pa asnjė fuqi pėr vete as pėr ju…
    Sepse ca zuzarė me shpirtin e helmosur
    I qėndrojnė nė kyre si krerė pa Tru!

    Pranvera kur tė vijė e vera tė lulezojė
    Atje tej nė lendinė do tė vijnė me trėndafila
    Shokėt edhe shoqet qė sot pėr ju vajtojnė
    Nėnat, baballarėt dhe motrat zemėr thyera.

    Do qajnė nėpėr vite koha vetė me lot,
    Pėr ditėn e zezė qė i ndodhi Shqipėrisė,
    Pse nė udhėt e liga humnera iu pėrpiu,
    Pėr fajet e shtetit, tė vetė qeverisė!

    Nuk mundėm qė tė hesht pa i thėnė dy fjalė,
    Pėr vetė kyrenministrin atė zemėr keq,
    Qė kur atdheu ka zi pėr vdekje tragjike
    Ai dėndet turrneve nė Turq e Grek e dreq!

    Oh, por ju o shpirtra tė mirė tė perėndisė,
    Qė shkuat tė njomė porsi Trėndafila,
    Iu qau njė komb i tėrė me lotėt e dashurisė,
    Nė gji iu mban me mall e gjithė shqiptaria!

    Ju nėna e ju motra qė lotėsh jeni mbuluar,
    Mbahuni fisnikrisht nė kohėn qė iu vrau,
    Ata nuk i harrojmė kurrė nė ditėt tona,
    Se dhėmbja edhe ne zemrat na i thau!

  11. #31
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683

    Proze

    Ēast...

    Kjo mbramje erdhi serish e ftohte...nje ere e acarte pushtoj gjithe qenen time kendej nga nordi... Ti sigurisht diku andej po mbledh gjerat e nevojshme per tu afruar per nga dera qe pas e mbyll me marak...per vete rendesine e sigurise qe ajo duhet te kete...!
    Mendimesh po mbydhem une kendej sonte, duke te imagjinue ashtu virtytshem me gjithesine tande... Ti serish kujtohesh per mue e ndersa koha me ngjesh ne kete strofke-shtrat si nje pulbardhe qe ne nje shkume dallge ulet dhe mundohet disi me i ngroh puplat ne kete dimer...
    Mos harro te me kujtosh andej kur te sidhesh me ftyre prej Hanet...thuaj tre here naten e mire...qe te me marre lemza e pas mesnates!
    Ndoshta cingerima e ndonje gastareje ne shpirtin e brishte ka me te kujtue per mue sonte...!
    Harro se ke merzi te tjera ne ēastin kur vetem je dhe po loton per largesine tone, per fatin tone te ēuditshem...
    Une serish te thrras zemer, shpirt si me pare…
    Gjithe diten edhe pse lodhshem kam respirue ne hapsinat pa fund ku rreshqitshem me shkoj ky ortek i shpirtit tuj u rrezue mallesh e kujtimesh per ty...
    Tikataket e zemres ndjellin kohen e kalueme qe te me hape kujtimet dhe njekohesisht i thrrasin se rese qe te me hape anen e kumtrit te vet per me ra diku...ne ate qoshe te shpirtit ku mbytemi andrrash e deshirash, mallesh e zhgenjimesh pa fund as krye...
    Serish due me te thane sonte naten e mire! E di se ti do te me thuash ma shume...por ah, ani, le te mos mundesh ti sonte, le te dendi ai gjume i rande qe tashma te ka mberthye dhe gerhames se fytit shkon tuj ra lugjeve te verdha...
    Une te avitem ne ate bjeshke te shpirtit dhe lehte pa ta prishe qetesine...te preku ajrin qe ti e nxjerr kur frymon thelle e jashte e leshon serish...ashtu pra po me duket se u puthem imagjinates tone edhe sonte...
    Naten e mire, te fala andej nga vetmija nese je ndokund tuj e pa...une per vedi kam kohe qe kam humbun asaj shkretnie qe me dridh emocionesh e merzie pa fund...
    Shpresoj qe gjumi yt te jete i mbare edhe mas andrres qe ke nise me pa...
    Po dal per dritarjet si nje i arratisun qe qiellin ka marre fluturim per mos me u kthye ma kurre ne orbiten qe per rreth diellit shkon pa za...
    Edhe me por edhe pa castin nuk mundete te lindete bota kurre e jo ma une e ti, apo ata e ne, apo apo ajo dhe ai...
    Neser miremengjes kur te cohesh, e di se ti pret nje rafaelo per te embelsuar shpirtin...por ne mungese, ndoshta ne mungese, lexoj keto rreshta te mije per ty mua dhe castin e tanishem, ku te kujtohemi ku ishim, ku jemi dhe ku do shkojme...

  12. #32
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Kalaja e Krujes, pikturuar nga Llemadeo
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Smile Pershendetje Kotelja_VL

    Pershendetjet Kotelja_VL

    Ju pershendes perzemersisht per hedhjen e krijimeve te mia ne kete faqe!

    Ju falenderoj nga zemra per kujdesin tuaj per ti bere sa me publike ato krijime te shpirtit tim!

    Gjithe te mirat

    Nga Llemadeo
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  14. #34
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Asgje kenaqesia ime .....
    I gjeta diku ne nje web edhe me pelqyhen prandaj
    edhe i postova ketu.
    Te pershendes

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Krijime kushtuar ndjenjės fisnike tė dashurisė
    Nga fjollita nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 10:42
  2. Krijime tė ndaluara
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 05-09-2005, 12:19
  3. Krijime # 3
    Nga Prototype nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2004, 17:32
  4. Mbledhėsi i Folklorit: Nė '96 regjistrova 38 krijime
    Nga Beqari002 nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 12:16
  5. Cilat krijime shqiptare ju kane pelqyer me shume? Lista!
    Nga Benni nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 06:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •