Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Post Parlamenti europian rrėzon projektin e Korridorit 8

    ---------------------------------------------------------

    Parlamenti europian rrėzoi dje mundėsinė e ndėrtimit tė shpejtė tė Koridorit. Projekti ėshtė rrėzuar pas njė votimi tė dytė duke bėrė qė tė pėrjashtohet ēdo financim nga ana e Bashkimit Europian. Pas shumė pėrpjekjeve tė Italisė, dje ēdo shpresė u shua. Parlamenti europian rrėzoi amendamentit e quajtur "Enzo Lavara". Ky amendament nė projektin e veprave tė infrastrukturės Transeuropiane u hartua nga eurodeputetėt italianė. Nėn ndikimin e tyre u bė e mundur qė nė 17 shkurt komisioni i transporteve tė fuste nė listėn e veprave prioritare strategjike dhe ia kaloi mė pas Parlamentin Europian pėr votim. Mė 11 mars parlamenti europian e votoi pro kėtė projekt duke ja kaluar mė pas pėr shqyrtim Kėshillit tė Ministrave tė Bashkimit Europian. Kryeministrat e BE e rrėzuan projektin e Koridorit 8. Nė kėtė moment ka ardhur sėrish reagimi i Italisė, ministrit italian tė Transporteve, Lunardi, si dhe eurodeputetėve italianė tė cilėt ndėrmorėn sėrish njė inisiativė nė Parlamentin europian. Kjo inisiativė u quajt "Enzo Lavara", (emri i njė eurodeputeti italian). Amendamenti i hartuar e mbėshtetur nga italianėt pėr tė rifutur Koridorin 8 nė listėn e prioriteteve qė duhet tė financohen nga BE para vitit 2020, nuk mori votat e duhura duke u rrėzuar. Lajmi ėshtė konfirmuar dje edhe nga disa eurodeputetė italianė. Njė prej tyre Xhani Pitela i DS (Demokracia e Majtė italiane) ka akuzuar qeverinė italiane duke thėnė se kjo e fundit u impenjua mė shumė pėr projektin e njė ure (nė Mesina). "Ka qenė njė rast i humbur qė tregon se sa tė diskutueshme janė zgjidhjet e qeverisė tonė nė favor tė Jugut. Koridori 8 nė fakt ėshtė njė zgjidhje strategjike qė prek nė tė vėrtetė interesat jetėsore tė Italisė e tė Jugut tė saj. Bėhet fjalė pėr njė ndėrhyrje europiane qė nga jugu i Italisė hidhet drejt lindjes sė Europės qė zgjerohet me Shqipėrinė, Bullgarinė e Detin e Zi, njė zonė ku vendi ynė duhet tė pėrqėndrohet pėr njė prezencė aktive nė kėto tregje". Duket se ky Koridor do tė kthehet edhe nė njė argument tė luftės politike brenda Italisė, ndėrkohė qė pėr vendet e tjera ku ai do tė kalonte humbja ėshtė edhe mė e madhe.

    ---------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Nuk ka dyshim qe greqia ka interesat e saj por mendoj ne kete rast faji eshte vetem i qeveris shqiptare e cila nuk punon fare.
    E pame ca genjeshtrash bene me rrugen Durres-Kosove.
    Pastaj BE kudo jep nje pjese te parave jo te gjitha.
    Qeveria jone duhet te bej projektet, studimet e te negocioj per fondet e te mbledh taksat e te bej disa investime ti tregoj botes se ka interes.
    Mbase me parate tona nuk mund te bejme rruge me kater kalime po me dy kalime eshte e mundshme.E pame me parate e mbledhura per rrugen Durres-Kosove qe nuk berri asnje kilometer.Po per kete kush ja kishte fajin evropa apo greket.E per cudi greket nga nje ane i fajeson nga ana tjete i quan aleat strategjik!
    Po kjo qeveri s'punon fare.
    Mendoj se keto qe thote qeveria jane vetem justifikime e saj per te mbuluar ate qe ajo nuk punon e ministrat merren vetem me punet qe i sjellin perfitim personal.

    Bjeri gajdes gajdexhi

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'ėshtė Europa ?
    Nga oiseau en vol nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 21-06-2019, 08:12
  2. Shqiperia dhe Bashkimi Europian (BE)
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 15:27
  3. Ēėshtja ēame diskutohet pėr herė tė parė nė Parlamentin Evropian
    Nga Iliriani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 21:50
  4. Parlamenti Europian: Te hiqen vizat per Europen Lindore
    Nga Enri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 07:50
  5. Big Bang-u Europian dhe Shqipėria
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 04-06-2003, 04:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •